Ligjerata II - UBT PDF
Document Details
Uploaded by NiftyGodel
UBT
Shejnaze Gagica
Tags
Summary
This document provides guidelines on academic writing, including citations, paraphrasing, and summarization. It's a lecture on academic writing techniques.
Full Transcript
Kolegji për Biznes dhe Teknologji Ligjerata III Citimi, Parafrazimi, Përmbledhja gjatë punimit akademik Prof. Dr. Shejnaze Gagica Për shkak të përpilimit më të lehtë të regjistrit të literaturës, si dhe për shkak të citimit të shënimeve të punimeve në mënyrë të drejtë dhe më të lehtë, eshtë e dobish...
Kolegji për Biznes dhe Teknologji Ligjerata III Citimi, Parafrazimi, Përmbledhja gjatë punimit akademik Prof. Dr. Shejnaze Gagica Për shkak të përpilimit më të lehtë të regjistrit të literaturës, si dhe për shkak të citimit të shënimeve të punimeve në mënyrë të drejtë dhe më të lehtë, eshtë e dobishme që krahas tekstit ose parafrazës, të shënohen detajet bibliografike të secilit burim të konsultuar siç janë: emri i autorit, emri i veprës, botimi, botuesi, vendi, viti i botimit etj. 2 Mendimet kritike individuale 1. Janë të dobishme menjëherë të shënohen, duke bërë përpjekje që të lidhen me qëndrimet nga punimet e lexuara dhe të përkrahen me argumente logjike. 2. Preferohet që shënimet në lidhje me literaturën shkencore, mbahen në skeda të posaçme (fisha) ose fletë të posaçme për shkak të përdorimit më të lehtë më vonë. 3 Skeda Skedat duhet t`i kemi me vete sa herë që duhet të lexojmë diçka mbi çështjen që trajtojmë. Është e rëndësishme që shënimet në skeda të kenë saktësi. Mos dhënia e këtyre saktësive si p.sh. numri i burimit apo Nr. i faqes, mund të bëjë që të shpenzoni orë të tëra në gjetjen e një informacioni që mund të ishtemarrë qysh në fillim. 4 Edhe pse lejohet të shkruhet në të dy anët e skedës, vetë do ta kuptoni se kjo s`është shumë e dobishme, sidomos gjatë procesit të shkrimit të punimit. Është më e thjeshtë dhe shumë më praktike, që skedat të përdoren të shkruara vetëm në një anë. Meqenëse leximi i materialeve përbën lëndën e parë të punimit, saktësia e shënimeve do të përcaktojë lehtësinë dhe cilësinë e rezultatit përfundimtar. 5 6 Pra, integrimi i mendimeve të të tjerëve në punimin tuaj arrihet përmes: citimeve (citate) parafrazimeve (parafraza) përmbledhjeve (përmbledhje) 7 Citimet Citimi do të thotë, se ju pajtoheni me autorin që citoni. Citimet duhet të jenë identike me origjinalin, duke përdorur në mënyrë të detajuar burimin. Ato duhet të paraqiten fjalë për fjalë dhe t’i atribuohen (ngjitje, mveshje, mbështetje) autorit origjinal. 8 Citimet e drejtpërdrejta futen në thonjëza dyshe (“ “) “Materiali i cituar futet në thonjëza”. nëse përdoret citimi brenda citimit, atëherë aplikohen thonjëzat (‘ ‘) (për shembull, autori që citoni ka cituar dikë). Për çdo citim duhet dhënë qartë autori dhe burimi nga është marrë informacioni. Kjo arrihet duke shënuar në fund të faqes (nën vijën që paraqitet) _ 9 Parafraza Përsëritja me fjalët e tua mendimin e autorit. Ka raste kur autori në një frazë shumë të shkurtër, ka shumë mendime, kështu që parafrazimi do të dalë më i gjatë se origjinali. Pse duhet të parafrazojmë? një parafrazim mund të ndihmojë për sqarimin e një pasazhi të vështirë ose të errët për lexuesin tuaj. 10 Fragment nga burimi origjinal Mbipesha përbën një çështje madhore, sepse: (1) Ajo prek një masë të madhe njerëzish. (2) Përhapja e saj po rritet. (3) Shkalla e numrit të fëmjëve me të po rritet. (4) Efektet mjekësore, psikologjike dhe sociale janë të ashpëra. (5) Sjelljet që e shkaktojnë atë (dietë e varfër dhe mungesë aktiviteti), janë në vetvete kontribut madhor në shëndetin e dobët (6) Dhe trajtimi mjekësor është i kuptueshëm, rrallë i efektshëm dhe jo-praktikë për t`u përdorur në një masë të gjerë. 11 Përmbledhja Përmbledhja përfshinë vendosjen e ideve kryesore me fjalët tuaja, duke përfshirë vetëm pikat kryesore. Përmbledhja është dukshëm më e shkurtër se sa burimi origjinal. 12 Po bëjmë edhe një përmbledhje të: Citimit: transkriptimi i fjalëve të sakta direkt nga burimi. Parafrazimi: riformulimi ose shndërrimi i plotë i ideve të autorit në fjalët tuaja. Përmbledhja: reduktimi i idesë kryesore të autorit në elementët themelorë. 13 Elementet e Strukturës së temës së diplomës dhe punimit seminarik Për të nxitur interesimin e lexuesit duhet dokumenti duhet të jetë i strukturuar qartë. Tema e diplomës edhe punimet seminarike duhet të përmbajnë këto elemente kyçe: Hyrja Pjesa teorike dhe metodologjike Pjesa analitike ose pjesa aplikative (sipas temës së përzgjedhur) Diskutimet/Përfundimi Bibliografinë/ Referencat 14 Përcaktimi i strukturës së punimit Një nga veprimet me rëndësi të veçantë gjatë hartimit të punimit seminarik apo të diplomës, është përcaktimi i strukturës së punimit. Pas shikimit të parë të literaturës së mbledhur, është e nevojshme të përpilohen tezat, që do të paraqesin bazën e punimit. Për dallim nga esetë e shkurtra, te punimi seminarik dhe i diplomës nuk mjafton vetëm hyrja, pjesa kryesore dhe përfundimi, por është e nevojshme të ndahet në disa tërësi- pjesë, kapituj dhe nënkapituj. 15 Struktura e temës së diplomës dhe punimit seminarik Renditja e kapitujve që duhet te një temë diplome apo edhe punim seminarik duhet të bëhet si më poshtë: TITULLI (ballina) ABSTRAKT < MIRËNJOHJE/FALENDERIME > PËRMBAJTJA < LISTA E FIGURAVE > < LISTA E TABELAVE > < FJALORI I TERMAVE > 1. HYRJE 2. SHQYRTIMI I LITERATURËS (HISTORIKU) 3. DEKLARIMI I PROBLEMIT 4. METODOLGJIA 5. REZULTATET 5.1 Rezultati A 5.2 Rezultati B 6. DISKUTIME DHE PËRFUNDIME 7. REFERENCAT APPENDICES Të gjitha seksionet nga hyrja deri të duhet të jenë të përfundimi, numëruara në dokument. Fjalët shkruara në kllapa < > janë pjesë të cilat studenti duhet t’i zëvendësojë sipas pjesëve që posedon në dokument. 16 Titulli; është ‘abstrakti i abstraktit’ dhe duhet të jetë i shkurtër, informativ dhe i kuptueshëm. Faqja e titullit, ku duhet të përfshihen: i. ii. Titulli i temës së diplomës Të dhënat e studentit (emri ose numri i identifikimit të studentit; pyesni se cilat janë rregullat në institucionin tuaj) iii. Programi i studimeve (aty ku ka të tillë) iv. Departamenti/fakulteti/universiteti v. Viti 17 Falënderimet: (zakonisht opsionale), mundësi për të shkruar një deklaratë personale për të falënderuar ata që ju kanë ndihmuar dhe mbështetur, ose ku tregoni se pse vendosët ta bëni këtë hulumtim. 18 Parathënia: mund të kompozohet nga tri pjesë: motivimi personal, falënderimet dhe struktura e punës. Secila pjesë mund të zgjedhet nga vetë kandidati. Kjo do të thotë se mund të ketë nga një pjesë, ose që të tria të përfshira në parathënie. Pasqyrën e lëndës; kjo duhet të jetë një pasqyrë lënde e detajuar, ku tregohen numrat e faqeve. Është praktikë e zakonshme që figurat dhe tabelat, dhe numrat e faqeve që i korrespondojnë atyre, të vihen ndarazi në pasqyrën e lëndës. 19 Abstrakti; që zakonisht është rreth 250 fjalë (por pyesni se cilat janë rregullat për temën e diplomës suaj) dhe duhet të përfshijë: Informacion për temën. Informacion për çka keni bërë që ta hulumtoni atë. Gjetjet dhe përfundimet kryesore. 20 Hyrja Në kontrast nga abstrakti, hyrja jep detaje me tepër rreth punës së studentit. Hyrja jep këto informacione: Pse është interesante te diskutohet problemi i dhënë? Në hyrje përshkruhet motivimi i autorit: A është puna e autorit e lidhur me një projekt? Pse punohet ne këtë fushë dhe veçanërisht pse ia vlen të punohet në temën e caktuar. Ku është sfida, çka ka të re? Cili është kontributi i autorit në këtë punim? Si duhet të zgjidhet problemi? Cilat probleme duhet të zgjidhen? 21 Të arriturat e mëparshme në temë dhe puna e ngjashme; Përshkruan të arriturat dhe punën e ngjashme me punën e autorit dhe informon lexuesin rreth zgjidhjeve të pjesëve të problemit. Këtu shpjegohen pjesë që janë me rendësi, duke të përmend faktet që kanë lidhje me punën e autorit të punimit dhe nuk duhet të jep informacione rreth problemit ne përgjithësi. 22 Pjesa kryesore e punimit; është me teori, skema dhe zgjidhjet në detaje; duhet te përmendë eksperiencën e autorit përgjatë implementimit dhe dizajnit te zgjidhjes se problemit të shqyrtuar; shkruhet rreth rezultateve të autorit dhe alternativave të zgjidhjes së problemit të parashtruar, dhe përbehet nga disa kapituj secili me disa seksione dhe nënseksione. 23 Diskutimi: Ky kapitull përmban një rishikim te punës së autorit dhe diskutimi rreth përparësive dhe dobësive të rezultateve të prezantuara në pjesën kryesore. Qëllimi është që rezultatet të krahasohen dhe të diskutohet çfarë keni gjetur dhe bërë gjatë hulumtimit. Kjo mund të jetë thjeshte një paraqitje e të dhënave, por mund të përfshijë edhe ndonjë diskutim. Mund të përfshijë diagrame dhe grafikë, ose figura. 24 Përfundimi; prezanton një përmbledhje te punës në dokument nga një pikëvështrim tjetër. Këtu shpjegohen pikat kryesore të cilat përfshijnë përgjigjet në pyetjet: Çfarë ka te re nga ky punim për autorin dhe për audiencën? Cilat përfundime mund te nxirren nga punimi? Cilat eksperienca janë bërë gjatë punës? A ekziston ndonjë rrugë tjetër rreth zgjidhjes së problemit? Në Përfundim duhet të tregohet së qëllimi i punimit është plotësuar. 25 Vërtetimi duhet të bazohet në vlera të matshme, raste të skenarëve ose argumente që plotësohen nga puna dhe duhet te përmenden idetë te cilat mund te përdoren për punë te mëtejme. 26 Shtesat; jepen; treguesit (shkurtesat, tabelat, figurat, shembujt,...), diagramet, listimet (kodi burimor), fjalorth (fjalor), etj. 27 Treguesi i lëndës Treguesi i lëndës është një shërbim i domosdoshëm që i bëjmë edhe lexuesit edhe vetës. Ju këshillojmë që të vihet që në fillim një tregues lënde i cili përcakton nënndarjet logjike të punimit tuaj, në kapituj, nënkapituj paragrafët e tekstit, me po atë numërtim, të njëjtin numër faqesh dhe të njëjtat fjalë. 28 Një nënndarje të mirëfilltë do te ishte ajo me dy degëzime ku shkruhet: 1. Çështja qendrore 1.1. Nënçështja qendrore 1.2. Nënçështja dytësore 2. Shtjellimi i çështjes qendrore 2.1. Degëzimi i parë 2.2. Degëzimi i dytë 29 Skema: treguesi i lëndës vështruar si plan pune 27 Literatura Një prej elementeve të rëndësishme në punimet profesionale është edhe literature, apo bibliografia përfundimtare. këtu futen të gjitha burimet dhe shkrimet që studenti ka përdorur; shkruhen me rendin alfabetik sipas mbiemrit të autorit; që bibliografia apo literatura të jetë korrekte, duhet të jetë e plotë, e saktë dhe e sistemuar në mënyrë akademike. 31 Kërkesat teknike për punimin e diplomës Formati Punimet seminarike apo të diplomës shkruhen në kompjuter. Margjinat e majta dhe të djathta 30 mm; Margjinat lart-poshtë 25 mm; Paragrafët të renditur në rreshta; Teksti shkruhet në rreshta me hapësirë 1,5 ndërmjet rreshtave; Teksti i zakonshëm shkruhet me shkronja e tipit Times New Roman, 12 pts. i renditur majtas dhe djathtas “Justify” (CTRL + J) 32 Titujt dhe nëntitujt preferohen të shkruhen në këtë mënyrë: Titujt e kapitujve (p.sh. 1…, 2…, 3…) duhet t’i shkruani me shkronja të madhësisë 14 pts. Bold. Titujt e nënkapitujve me dy njësi decimale (p.sh. 1.1.., 1.2..., 1.3...) duhet të shkruhen me shkronja të madhësisë 12 pts. Bold. Titujt e nënkapitujve me tri ose më shumë njësi decimale (p.sh. 1.2.1., 1.2.1.1.) po ashtu duhet të shkruhen me shkronja të madhësisë 12 pts. Teksti i figurave dhe tabelave shënohet me shkronja të pjerrëta (italike) të madhësisë 11 pts. Dhe duhet të jetë i pozicionuar në qendër (text-align:center). Përshkrimi duhet të përcillet edhe me numrin e figurave P.sh. (Figura 1.) apo (Tabela 1.) 33 [email protected]