Ligjerata VI - HARTIMI I PYETËSORIT 2023 - Prof Dr. Shejnaze Gagica PDF
Document Details
Uploaded by NiftyGodel
Kolegji UBT për Biznes dhe Teknologji
2023
Prof Dr. Shejnaze Gagica
Tags
Summary
This document is a presentation on questionnaire design, targeting students at University of Business and Technology (UBT). It covers different question types, methods of questionnaire design, and their importance in various research contexts. Examples and practical guidelines for creating effective questionnaires are included.
Full Transcript
Kolegji për Biznes dhe Teknologji HARTIMI I PYETËSORIT Prof. Dr. Shejnaze Gagica Janar, 2023 Çfarë janë pyetësorët? Pyetësori është një formë e një sërë pyetjesh të cilat janë të destinuara për të mbledhur informacion nga një individ ose një grup. Pyetësorët janë instrument kërkimor të hulumtimit dh...
Kolegji për Biznes dhe Teknologji HARTIMI I PYETËSORIT Prof. Dr. Shejnaze Gagica Janar, 2023 Çfarë janë pyetësorët? Pyetësori është një formë e një sërë pyetjesh të cilat janë të destinuara për të mbledhur informacion nga një individ ose një grup. Pyetësorët janë instrument kërkimor të hulumtimit dhe anketimit, të cilët janë të disenjuar për regjistrim dhe mbledhje të të dhënave primare. Është e rëndësishme që pyetësori të jetë i organizuar dhe i logjikshëm dhe që pyetjet të jenë të sakta dhe të kuptueshme, për të siguruar që të mbledh informacion të saktë dhe të dobishëm. Çfarë janë pyetësorët? Pyetësori mund të jetë i ndërtuar nga një numër i pyetjeve të hapura ose të mbyllura, të cilat mund të kombinohen për të siguruar një gamë të plotë të informacionit. Pyetjet e hapura janë pyetje të cilat nuk kanë një përgjigje të caktuar dhe kanë për qëllim të japin hapësira për përgjigje individuale dhe të detajuara. Pyetjet e mbyllura janë pyetje të cilat kanë një numër të caktuar të përgjigjeve të mundshme dhe janë të destinuara për të mbledhur informacione të caktuara dhe të sakta. Qëllimet e pyetësorëve? Pyetësorët kur përdoren kanë ka katër qëllime: Qëllimi i parë, dhe kryesor, siguron informacione të sakta nga respodentët. Qëllimi i dytë, siguron përbërje të pranueshme të pyetësorit. Në anketë është me rëndësi se të gjithë respodentët të pyetën në mënyrë të njëjtë dhe me të njëjtat pyetje. Pa këtë përmbajtje do të ishte e pamundur të ndërtohet fotoja e tërësishme. Qëllimet e pyetësorëve? Qëllimi i tretë, i pyetësorit është të siguron formë standarde në të cilën faktet, komentet dhe qëndrimet munden me u paraqitur. Shënimi i një interviste është me rëndësi ashtu si pa te çështja do të harrohet ose dëmtohet. Qëllimi i katërt, pyetësori e ndihmon procesimin e të dhënave. Përgjigjet shënohen në vendin adekuat në secilin pyetësor ashtu që thjesht mundet me u ditur se sa shumë njerëz çka kanë thënë. Pa pyetësor, pra me vrojtim të 500 njerëzve do të kishim nja 500 shënime të shkurtra të renditura lirshëm nga anketuesi që do të ishte e pamundur të procesohen. Pyetësorët I strukturuar I pastrukturuar Pyetësorët në kontinuumin e të dhënave të strukturuara/ të pastrukturuara Mbledhin të dhëna të strukturuara/ të pa strukturuara A – Shumica e pyetësorëve i kanë përgjigjet paraprakisht të strukturuara B – Disa pyetësor kanë disa pyetje të hapura që të mbledhin të dhëna gjysmë të strukturuara. Realizimi i pyetësorëve Realizimi i pyetësorëve mund të bëhet në disa mënyra: Mënyra e shkrimit: Pyetësori mund të shkruhet dhe të dorëzohet në mënyra tradicionale si dorëzimi i tij nëpërmjet postës ose dorëzimi i tij personalisht. Anketim online: Pyetësori mund të kryhet nëpërmjet internetit, duke përdorur platforma të ndryshme si Google Forms ose SurveyMonkey. Intervistë personale: Pyetësori mund të kryhet nëpërmjet intervistës personale, ku hulumtuesi interviston pjesëmarrësit dhe regjistron përgjigjet e tyre. Realizimi i pyetësorëve Anketim telefonik: Pyetësori mund të kryhet nëpërmjet thirrjeve telefonike, ku hulumtuesi interviston pjesëmarrësit dhe regjistron përgjigjet e tyre. Anketim i digjitalizuar: Pyetësori mund të kryhet nëpërmjet aplikacioneve mobile, ku përdoruesi mund të përgjigjet pyetjeve nëpërmjet aplikacionit. Është e rëndësishme që hulumtuesi të zgjedhë metodën e duhur të anketimit, në varësi të objektivave të hulumtimit dhe audiencës së synuar. Realizimi i pyetësorëve Hulumtues i pranishëm Hulumtues jo i pranishëm Pyetësorët në kontinuumin e hulumtuesit të pranishëm/ jo i pranishëm Hulumtues i pranishëm/ jo i pranishëm A – Pyetësor intervistë; B – Pyetësor telefonik; C- Pyetësor që plotësohen vetë/me postë fizike apo elektornike Llojet e pyetësorëve Janë tri lloje të njohura të pytësorëve: Pyetësorët e strukturuar; Pyetësorët e gjysmë i strukturuar; Pyetësorët e pa strukturuar. Pyetësorët e strukturuar janë shumë të standardizuar dhe përdoren për të mbledhur të dhëna sasiore, Pyetësorët gjysmë të strukturuar janë një kombinim i pyetësorëve të strukturuar dhe të pastrukturuar të cilët ofrojnë opsione të paracaktuara përgjigjeje, por gjithashtu u lejojnë të anketuarve të japin informacion shtesë ose shtjellim me fjalët e tyre. Pyetësorët e pastrukturuar nuk janë të standardizuar dhe përdoren për të mbledhur të dhëna cilësore. Pyetësorët e strukturuar Të njohur gjithashtu si pyetësorë me përgjigje fikse ose të mbyllur, janë një lloj mjeti kërkimor në të cilin të anketuarit i sigurohen një sërë zgjedhjesh të përgjigjeve të paracaktuara. Këta pyetësorë janë shumë të standardizuar dhe shpesh përdoren për të mbledhur të dhëna sasiore. Zakonisht ato janë të lehta për t'u analizuar dhe krahasuar rezultatet. Shembujt përfshijnë opsionet e shkallës së zgjedhjes së shumëfishtë, e vërtetë/e gabuar ose e Likertit. Shembull i pytjeve të të strukturuara Sa i kënaqur jeni me shërbimin tonë ndaj klientit? Shumë i kënaqur, i kënaqur, neutral, i pakënaqur, shumë i pakënaqur Pyetësorët e gjysmë të strukturuar Këta pyetësorë janë një kombinim i pyetjeve të strukturuara dhe të pastrukturuara. Ato ofrojnë një grup të paracaktuar opsionesh përgjigjesh, por gjithashtu u lejojnë të anketuarve të japin informacione shtesë ose shtjellime me fjalët e tyre. Pyetësorët gjysmë të strukturuar janë të dobishëm për mbledhjen e të dhënave sasiore dhe cilësore. Shembull i pytjeve gjysmë të strukturuara Cili është profesioni juaj? Studenti, i punësuar i papunë, pensionist Ju lutemi specifikoni fushën tuaj studimeve punës? apo të Pyetësorët e pa strukturuar Pyetësorët e pastrukturuar të njohur edhe si pyetësorë me fund të hapur, janë një lloj mjeti kërkimor në të cilin të anketuarit nuk i jepen përgjigje të paracaktuara dhe në vend të kësaj ka lirinë të japë përgjigjen e tij. Këta pyetësorë nuk janë të standardizuar dhe shpesh përdoren për të mbledhur të dhëna cilësore. Ato janë më pak të lehta për t'u analizuar dhe krahasuar rezultatet, por mund të japin informacion të vlefshëm për mendimet, opinionet dhe përvojat e të anketuarit. Ata gjithashtu mund të jenë të dobishëm për të eksploruar tema të reja dhe për të kuptuar arsyet themelore pas sjelljeve ose qëndrimeve të caktuara. Shembull i pytjeve të pa strukturuara A mund të më tregoni për një përvojë të fundit që keni pasur me shërbimin tonë ndaj klientit? Çfarë mendoni për produktin tonë? A mund të shpjegoni pse vendosët ta blini këtë produkt?, etj… Llojet e pyetjeve Ka disa lloje të pyetjeve të pyetësorëve, më poshtë disa nga më të njohurat: Pyetjet e hapura: Pyetjet e hapura janë pyetje të cilat nuk kanë një përgjigje të caktuar dhe janë të destinuara për të japin hapësira për përgjigje individuale dhe të detajuara. Shembull: Si e shpjegonit ndjenjën tuaj për punën tuaj? Pyetjet e mbyllura: Pyetjet e mbyllura janë pyetje të cilat kanë një numër të caktuar të përgjigjeve të mundshme dhe janë të destinuara për të mbledhur informacion të caktuar dhe të saktë. Shembull: A jeni i/e kënaqur me cilësinë e shërbimit të marrë në këtë dyqan? (Po/Jo/Nuk e di) Llojet e pyetjeve Pyetjet me skalë të vlerësimit: Pyetjet e këtij lloj janë të destinuara për të mbledhur informacion mbi nivelin e pëlqimit ose mbështetjes për një çështje të caktuar. Shembull: Sa i/e pëlqen juve këto produkte? (Shumë pak/Pak/Në mes/Shumë/Shumë shumë) Pyetjet me përgjigje të shumëfishtë: Pyetjet e këtij lloj kanë më shumë se një përgjigje të mundshme, dhe pjesëmarrësit mund të zgjedhin më shumë se një përgjigje. Shembull: Cilat janë sportet që ju praktikoni? (Futboll/Basketboll/Tenis/ Volejboll/ Asnjë) Llojet e pyetjeve Pyetjet demografike: Pyetjet demografike janë pyetje të cilat janë të destinuara për të mbledhur informacion mbi pjesëmarrësit, si gjinia, moshën, qytetin e banimit, etj. Shembull: "Cili është gjinia juaj? (Mashkull/Femër)" Pyetjet e subjektivitetit: Pyetjet e subjektivitetit janë pyetje të cilat janë të destinuara për të mbledhur informacion mbi perceptimin e pjesëmarrësit mbi një çështje të caktuar. Shembull: "Sa i besueshëm e gjykoni ju kompaninë X?" Llojet e pyetjeve Pyetjet e vlerësimit: Pyetjet e vlerësimit janë pyetje të cilat janë të destinuara për të mbledhur informacion mbi cilësinë e produktit ose shërbimit. Shembull: "Sa i/e pëlqen mes/Shumë/Shumë shumë)“ juve ky hotel? (Shumë pak/Pak/Në Pyetjet e ndërlidhura: Pyetjet e ndërlidhura janë pyetje të cilat janë të destinuara për të mbledhur informacion mbi ndërlidhjen e një çështjeje me një tjetër. Shembull: "A jeni i/e kënaqur me cilësinë e shërbimit të marrë në këtë dyqan? (Po/Jo/Nuk e di) Nëse përgjigja është "Jo", hulumtuesi mund të ndjekë me pyetjen: "Pse jo?" Lloje të ndryshme përgjigjesh Llojet e përgjigjeve që mund të merren nga një pyetësor janë: Sasi –numër i burrave,numri i veturave etj. Kategori – kategoria e moshës p.sh. 16 -25 vjeç, kategoria e punës p.sh. punëtor krahu, mësues, etj., Përgjigje të zgjedhura nga një listë përgjigjesh - p.sh. po/jo; nuk e di; Pozicioni në një shkallë - p.sh. nga shumë i kënaqur deri në shumë i pa kënaqur. Pozicioni në rang – p.sh. zgjedhja e juaj e parë, zgjedhja e juaj e dytë, etj. Të dhëna të hapura – përgjigje më fjalët e vetë të anketuarit. Shkalla e renditjes Në këtë rast të anketuarëve ju kërkohet ta vendosin përgjigjen e tyre në një shkallë renditje. Zakonisht shkalla e renditjes është numerike e që mund të jetë nga 1 në 5, në 7 apo 9. P.sh. Sa të rëndësishme janë këto më poshtë për ju kur zgjidhni një pushim? Ju lutem rrethoni numrin që reflekton rëndësinë e se cilit faktor për ju. Shumë e rëndësishme Aspak e rëndësishme Kostoja 1 2 3 4 5 6 7 Strehimi 1 2 3 4 5 6 7 Mundësia të bëj ç’të dua 1 2 3 4 5 6 7 Të qenit me familjen/miqtë e mi 1 2 3 4 5 6 7 Lloje të ndryshme të të dhënave Ka lloje të ndryshme të dhënash Pyetësorët zakonisht përdorën për të mbledhur lloje të ndryshme të dhënash, ndër të cilat janë: Fakte- për njerëz dhe ngjarje; Përshkrime – përshkrimet e njerëzve për diçka që ka ndodhur; Njohuri – çfarë dinë njerëzit për diçka; Opinione – cili është opinion i tyre për diçka që kanë përjetua apo që e njohin; Qëndrime – vlera qëndrimet e tyre ndaj njerëzve, institucioneve, ideve të tjera e kështu më radhë Hartimi i pyetësorëve Hartimi i pyetësorëve është një proces i rëndësishëm që duhet të kryhet me kujdes dhe me metoda të duhura për të siguruar që rezultatet e hulumtimit të jenë të sakta dhe të dobishme. Këtu janë disa hapa apo elemente që duhet të kemi parasysh në hartimin e pyetësorëve: Definimi i qëllimeve dhe objektivave të hulumtimit: Para se të filloni me hartimin e pyetësorit, duhet të keni një ide të qartë të qëllimeve dhe objektivave të hulumtimit. Identifikimi i audiencës së synuar: Duhet të identifikoni audiencën e synuar të hulumtimit dhe të përshtatni pyetësorin për të. Zgjidhja e llojit të pyetësorit: Duhet të zgjidhni llojin e pyetësorit që është më i përshtatshëm për hulumtimin, duke përdorur pyetje të hapura, të mbyllura, me skalë vlerësimi, me përgjigje të shumëfishtë, demografike, etj. Hartimi i pyetësorëve Zgjidhja e llojit të pyetësorit: Duhet të zgjidhni llojin e pyetësorit që është më i përshtatshëm për hulumtimin, duke përdorur pyetje të hapura, të mbyllura, me skalë vlerësimi, me përgjigje të shumëfishtë, demografike, etj. Hartimi i pyetjeve: Duhet të hartoni pyetjet e pyetësorit duke siguruar që ato të jenë të sakta, të kuptueshme dhe të përshtatshme për audiencën e synuar. Testimi i pyetësorit: Duhet të testoni pyetësorin me një numër të vogël të pjesëmarrësve për të siguruar që pyetjet janë të kuptueshme dhe të përshtatshme. Krijimi i skalës së vlerësimit: Duhet të krijoni skalën e vlerësimit për pyetjet me skalë vlerësimi dhe të siguroheni që ato janë të sakta dhe të përshtatshme. Hartimi i pyetësorëve Formati i pyetësorit: Duhet të formatoheni pyetësorin duke siguruar që të jetë i lehtë për të lexuar dhe të përshtatshëm për audiencën e synuar. Sigurimi i etikës dhe ligjit: Duhet të sigurohet që pyetësori dhe metoda e hulumtimit të jenë në përputhje me standardet e etikës dhe të ligjit, duke siguruar anonimitetin e pjesëmarrësve, konfidencialitetin dhe saktësinë e të dhënave të mbledhura. Sigurimi i qasjes dhe distribuimi: Duhet të sigurohet që pyetësori të jetë i lehtë për të qasur dhe të distribuar për pjesëmarrësit. Analiza e të dhënave: Duhet të sigurohet që të analizohen të dhënat e mbledhura dhe të interpretohen rezultatet në mënyra të duhura. Pyetësorët dhe çështjet etike Anonimiteti: pyetësorët mund të jenë anonimë dhe zakonisht nuk është e nevojshme të vendosën emra apo karakteristika identifikuese. Konfidencialiteti: Përfshinë privatësinë e pjesëmarrësve; Informimin e pjesëmarrësit për planet e përdorimit të te dhënave, etj. Ruajta e të dhënave: nga përdorimi i tyre për qëllime tjera hulumtuese ose edhe njerëz tjerë jo-hulumtues. Zgjidhja e pjesëmarrësve Zgjidhja e pjesëmarrësve për realizimin e pyetësorëve është një proces i rëndësishëm që duhet të kryhet me kujdes dhe me metoda të duhura për të siguruar që rezultatet e hulumtimit të jenë të sakta dhe të dobishme. Pyetësorët përdoren zakonisht kur merret një kampion i rastësishëm nga një popullatë, ose kur përdoret një kampion me kuotë. Zgjidhja e pjesëmarrësve Kampioni i zgjedhur do të varët nga pyetja e hulumtimit dhe nga natyra e të dhënave që mblidhen. Për sa i përket madhësisë së kampionit dy çështje duhet të merren parasysh: a) Nëse kemi të bëjmë më një kampion të rastësishëm nga një popullatë, duhet të kihet parasysh madhësia e tij dhe të garantohet që grupet e vogla të përfaqësohen në shkallë të mjaftueshme dhe b) Nëse kampioni nuk është i rastësishëm, grupet që doni t'i krahasoni duhet të përfshihen në numra të mjaftueshëm. Zgjidhja e pjesëmarrësve Para se të zgjidhen pjesëmarrësit për realizmin e pytësorve, duhet të keni parasysh këto: Definimi i audiencës së synuar: Para se të filloni me zgjedhjen e pjesëmarrësve, duhet të keni një ide të qartë të audiencës së synuar të hulumtimit. Zgjidhja e një mostre të përfaqësueshme: Mostra duhet të jetë e përfaqësueshme për audiencën e synuar, duke përfshirë një numër të barabartë të personave të ndryshëm në varësi të kritereve si gjinia, moshë, qyteti i banimit etj. Zgjidhja e pjesëmarrësve Zgjidhja e metodës së mostrës: Metoda e mostrës duhet të jetë e duhura për hulumtimin dhe duhet të përdoret në mënyra të ndryshme si mostra e plotë, mostra e përzgjedhur në mënyrë të rastësishme ose mostra e përzgjedhur në mënyrë sistematike. Kontakti me pjesëmarrësit: Duhet të sigurohet që të kontaktoheni me pjesëmarrësit në mënyra të ndryshme, si me email, thirrje telefonike ose me postë, për të siguruar që ata të jenë të disponueshëm dhe të gatshëm për të marrë pjesë në hulumtim. Trajtimi i refuzimeve: Duhet të sigurohet që të trajtohen refuzimet e pjesëmarrësve në mënyra të ndryshme dhe të sigurohet që të zëvendësohen pjesëmarrësit e refuzuar me pjesëmarrës të tjerë të përshtatshëm. Zgjidhja e pjesëmarrësve Zgjidhja e pjesëmarrësve është një proces kompleks dhe duhet të kryhet me kujdes dhe me metoda të duhura për të siguruar që rezultatet e hulumtimit të jenë të sakta dhe të dobishme. Kështu, duhet të sigurohet që të zgjidhen pjesëmarrësit e duhur, duke përdorur metoda të duhura të mostrës dhe duke verifikuar përgjigjet e tyre, për të siguruar që të mbledh informacion të saktë dhe të dobishëm. Përveç kësaj, duhet të sigurohet që të respektohen standardet e etikës dhe të ligjit, duke siguruar anonimitetin e pjesëmarrësve, konfidencialitetin dhe saktësinë e të dhënave të mbledhura. Sugjerime për të shkruar pyetjet e pyetësorit Përdorni një gjuhë që është e njohur për të anketuarin – shmangni zhargonin. Bëjeni pyetje në formë asnjanëse- shmangni pyetjet ‘drejtuese’. Zakonisht është më mirë të bëhen dy ose tri pyetje të thjeshta, se sa një pyetje e gjatë dhe e ndërlikuar. Siguroheni që keni përfshirë të gjitha përgjigjet e mundshme – shtoni kategorinë ‘tjetër’ nëse është e nevojshme. Sugjerime për të shkruar pyetjet e pyetësorit Pyetjet duhet të jenë të qarta dhe të kuptueshme për njerëzit që duhet t’u përgjigjen, sepse kështu mundësojnë mbledhjen e të dhënave që ju duhet. Siguroheni që përgjigjet të përjashtojnë njëra – tjetrën, nëse kërkohet vetëm një përgjigje. Përfshini disa pyetje të hapura për t;ju dhënë njerëzve mundësinë të thonë atë që duan të thonë. Sugjerime për të shkruar pyetjet e pyetësorit Pyetni njerëzit për gjërat që i din dhe i njohin. Shmangni pyetjet e pa qarta ose të pasakta. Shmangni pyetjet që pre supozojnë se i anketuari ka njohuri të specializuara që mund të mos i ketë. Mos përdorni fjalë apo shprehje që mund të shkaktojnë fyerje. Mos bëni dy pyetje në një pyetje. Sugjerime për të shkruar pyetjet e pyetësorit Shmangni pyetje që mbështet tek termat negative. P.sh. A do të keni preferenca që të mos votoni në zgjedhjet e ardhshme? Shmangni pyetjet që varën nga kujtesa për ngjarjet në të shkuarën e largët. Renditja e pyetjeve Renditja duhet të këtë kuptim për të anketuarin; Modeli tipik përfshin një pyetje të përgjithshme të ndjekur nga një numër nënpyetjesh më të hollësishme. Preferohet që në fillim të jenë pyetjet përshkruese dhe faktike për temën dhe më pas ato që ju kërkojnë mendimet dhe opinionet të anketuarit. Nëse pyetësori trajton tema të ndjeshme preferohet që ato të vendosën nga fundi i pyetësorit. Në fund të pyetësorit po ashtu vendosën po ashtu një pyetjet e përgjithshme që u jep mundësi të anketuarve të shtojnë ndonjë gjë tjetër në lidhje më temën. Faqosja dhe paraqitja Faqosja dhe paraqitja e pyetësorit është një pjesë e rëndësishme e hartimit të pyetësorit, duke siguruar që pyetësori të jetë i lehtë për të lexuar dhe të përshtatshëm për audiencën e synuar. Këtu janë disa këshilla për faqosjen dhe paraqitjen e pyetësorit: Përdorimi i tipografisë së duhur: Duhet të përdoren tipografi të lehta për të lexuar dhe të qarta që të bëjnë pyetësorin më të lehtë për të lexuar. Përdorimi i ngjyrave: Duhet të përdoren ngjyra të përshtatshëme që të bëjnë pyetësorin më tërheqës dhe të lehtë për të lexuar. Faqosja dhe paraqitja Përdorimi i imazheve dhe ilustrimeve: Duhet të përdoren imazhe dhe ilustrime të përshtatshme që të bëjnë pyetësorin më tërheqës dhe të lehtë për të kuptuar. Organizimi i pyetësorit: Duhet të organizohet pyetësori në mënyra të duhura që të jetë i lehtë për të lexuar dhe të kuptuar. Përdorimi i tabelave dhe grafikeve: Duhet të përdoren tabela dhe grafikë të përshtatshëm për të paraqitur të dhënat dhe për të bërë pyetësorin më të lehtë për të kuptuar. Faqosja dhe paraqitja Sigurimi i qasjes për personat me nevoja të veçanta: Duhet të sigurohet që pyetësori të jetë i qasshëm për personat me nevoja të veçanta, si ata me dëshira të kufizuara të leximit, shikimit ose të dëgjimit. Përdorimi i softuerit për hartimin e pyetësorit: Mund të përdoren softuer të përshtatshëm për hartimin e pyetësorit në formatin elektornik, si Google Forms, Survey Monkey, Qualtrics etj, që ju lejojnë të krijoni pyetësorë të qasshëm, të lehtë për të lexuar dhe të përshtatshëm për audiencën tuaj. Këto softuer ju lejojnë gjithashtu të automatizojnë disa hapa të hartimit të pyetësorit, si për shembull, analizën e të dhënave dhe prezantimin e rezultateve. Përdorimi i pyetësorit në studimet shoqërore Pyetësorët përdoren në një gamë të gjerë situatash hulumtimi shoqëror, veçanërisht janë të dobishëm për të mbledhur të dhëna, për shembull; moshën, gjini, të ardhurat e njerëzve, apo përdorimin e shërbimeve, për të mbledhur opinione, dhe përvojat e njerëzve. Pyetësorët zgjidhen për të mbledhur të dhëna brenda një projekti përfaqësimor (prerje tërthorë) ose afat gjatë hulumtimi dhe ku të dhënat mblidhen nga një kampion (mostër) prej një popullatë më të madhe. Qëllimi i hulumtimit mund të jetë të që të krahasojë karakteristikat dhe përvojat e grupeve të ndryshme të njerëzve ose që të gjejë marrëdhënie midis karakteristikave të ndryshme. Hulumtime te vërteta (Sondazhi i Krimit Britanik) Sondazhi i Krimit Britanik: që nga viti 2001 kryhet në çdo viti dhe është nga sondazhet më të mëdha përfaqësimore në Angli dhe Uells. Sondazhi ka për qëllim të shoh shtrirjen dhe natyrën e krimit, dhe u bënë pyetje njerëzve për përvojat e tyre me krimin, (si krimi kundër pronës, ashtu edhe kundër personit) gjatë vitit të mëparshëm. Ajo përfshin edhe krime që nuk janë raportuar në polici dhe tani konsiderohen si një vlerësim i mirë i shtrirjes dhe natyrës së vërtet të krimit. Në të përfshihen pyetje që kërkojnë pikëpamjet e të anketuarave mbi politikat e tanishme qeveritare dhe ligjore për krimin. Hulumtime te vërteta (Sondazhi i Krimit Britanik) Kampioni: Çdo vit përfshin rreth 40 mijë persona mbi moshën 16 vjeç. Pyetësori: administrohet nga intervistues që bëjnë shumicën e pyetjeve. Përgjigjet hidhen në një kompjuter portabël gjatë intervistës. Një seksion i pyetësorit (i cili përmban pyetje për sjelljen e vetë të anketuarit, p.sh. nëse ata kanë përdorur droga të paligjshme, dhe sa pinë alkool), plotësohet nga vetë të anketuarit në kompjuter. Për më shumë shih. (Pyetësorët për krimin britanik 2007-8 gjendet në: ëëë.data-archive.ac.uk0doc6066questionnaire.pdf) Hulumtime te vërteta (Sondazhi i Krimit Britanik) Përparësitë: Të dhënat e mbledhura janë në format të standardizuar, sepse, nevojitet një sondazh i shkallës më të gjerë për të garantuar përfshirjen e një game të gjerë njerëzish dhe përvojash dhe që rezultatet të mund përgjithësohen për gjithë popullatën. Shumica e informacioneve të mbledhura janë faktike. Përdorimi i të njëjtave pyetje çdo vit lejon që të bëhen krahasime afat gjata dhe përfaqësimore. Të dhënat mund të futën në kompjuter dhe janë të gatshme për analizë statistikore. [email protected]