Nuclear Medicine Notes (Albanian) PDF
Document Details
Uploaded by WonDogwood948
Sadik Basha
Tags
Summary
These notes provide details on nuclear medicine procedures, such as scintigraphy of the digestive system and diverticulum Mickel. They touch on related medical conditions. These notes include descriptions of procedures and potential outcomes while focusing on interpretation of results.
Full Transcript
MJEKESI NUKLEARE 13. SISTEMI GASTROINTESTINAL Procedurat e ekzaminimit Pacienti qendron shtire, injektohen 15-30 mCi 99mTc RBC, dhe fillon procedura: - Faza vaskulare: merren imazhe dinamike me sekuenca prej 1-5 sekonda gjate minutes se par...
MJEKESI NUKLEARE 13. SISTEMI GASTROINTESTINAL Procedurat e ekzaminimit Pacienti qendron shtire, injektohen 15-30 mCi 99mTc RBC, dhe fillon procedura: - Faza vaskulare: merren imazhe dinamike me sekuenca prej 1-5 sekonda gjate minutes se pare, deri ne grumbullimin e imazheve sekuencore ne kohezgjatje prej 10-60 sekonda, per 60-90 minuta. - Imazhet statike merren cdo 2-3 minuta deri ne grumbullimin e 1 milion impulseve. - Imazhet merren me kolimator me kanale paralele, me energji te ulte dhe rezulucion te larte, ne matriksin 128x128, me dritare energjetike 20% nga piku maksimal energjetik i Tc-99, prej 144 keV. Nese per 60-90 minuta nuk identifikohet rrjedhje gjaku, atehere merren imazhe pas 2, 6, 18 dhe 24 oreve, ose perseritet ekzaminimi. Ⓣ Ne menyre qe te qetesohet peristaltika e zorreve japim glukagon. Ne disa raste mund te administrojme heparine, si stimulues per rrjedhjen e gjakut permes pengimit te koagulimit. Jepet IV ne doza 6000 njesi, ndersa tutje jepen nga 1000 njesi per cdo ore. SCINTIGRAFIA E ZORREVE ME KOLOID TE TC-SULFURIT Administrohet Tc-sulfur ne doze 10 mCi (370 MBq) Hulumtimi dinamik kryhet njejte si te sc me eritrocite te markuara. Imazhet e sekuencave ne fazen vaskulare zgjasin 2-3 sekonda. Ne hulumtimin dinamik sekuencat zgjasin deri ne grumbullimin e 750-1000 kilokount dhe merren cdo 2 minuta. Imazhet e vazhdueshme statike merren gjate 30 minutave, ndersa imazhet statike mund te merren edhe pas disa oresh deri ne 24 ore pas administrimit te dozes. Dobesi e kesaj metode eshte se mund te vizualizohen melcia dhe shpretka, per shkak te akumulimit te radiofarmakut ne qelizat e Kupferit. DIVERTICULUM MICKEL Eshte mbetje embiologjike, e shkaktuar nga mbyllja jokomplete e kanalit omfalomesenterik. Haset me shpesh ne pjesen distale te ileumit. Divertikulimi i Mickel-it ka qeliza ektopike te lukthit dhe pankreasit, qe sekretojne acid gastrik dhe pepsine, keshtu shkaktohet erozion i mukozes se zorres dhe rrjedhja e gjakut nga enet. Scintigrafia me teknecium perteknetat eshte shume e rendesishme per zbulimin e rrjedhjeve te gjakut nga divertikulumi i Mickelit, duke u bazuar ne vecorite e qelizave gastrike per sekretim aktiv te teknecium perteknetatit. Perdorimi i pentagastrines ne doze 6 mikro g/ kg subkutan ose antagonisteve te H2 receptoreve, para fillimit te marrjes se imazheve e rrite ndjeshmerin dhe saktesine e scintigrafise. INTERPRETIMI I REZULTATEVE IMAZHERIKE Rrjedhjet aktive te gjakut, shfaqen si akumulim i shprehur ekstravazal gjate hulumtimit dinamik vaskular apo disa minuta pas fillimit te hulumtimit. Me scintigrafit me Tc sulfur koloid, veshtire saktesohet dhe identifikohet rrjedhja e gjakut ne pjesen e siperme te TGI, sepse kemi akumulim te radiofarmakut ne qelizat Kupfer te melcise dhe shpretkes, aktiviteti i se cilave suprimon aktivitetin e vogel te shkaktuar nga rrjedhja e gjakut ne organet perreth. Prania e shpretkes akcesore, mund te jep rezulate te rrejshme pozitive te rrjedhjes se gjakut. Te carja e shpretkes, scintigrafia me Tc RBC regjistron aktivitet te shtuar, ndersa scintigrafia me Tc sulfur koloud regjistron zone fotopenike ne shpretke. Gjate scintigrafise me Tc RBC mund te detektojme rrjedhje gjakut me origjine jashte abdomenit: hematoma gluteale dhe lendimet traumatike. SB 79 MJEKESI NUKLEARE 13. SISTEMI GASTROINTESTINAL Problem paraqesin rrjedhjet e gjakut ne murin abdominal, por qe imazhet laterale dhe te pjerrta ndihmojne ne diferencim. Venat abdominale retroperitoneale te zgjeruara, mund te imitojne rrjedhjen e gjakut gastrointestinal. Rrjedhjet e gjakut intraperitoneale dhe brenda pseudocisteve pankreatike, tregon akumulim te shtuar ne radiofarmakeve si me RBC ashtu edhe me sulfur koloid. Strukturat qe paraqesin veshtiresi ne interpretim jane: veshkat, vena e majte ovare, aorta abdominale e dilatuar, hemangioma e melcise, zorret iskemike, abcesi i divertikulumit dhe leiomioma e uterusit. SEMUNDJET E MELCISE Percaktuesit e funksionit normal te melcise dhe ruajtjes se hepatociteve jane: AST, ALT, GGT, AP. HEPATITI Semundje infektive e melcise qe shkaktohet nga viruset e hepatitit A, B, C dhe rralle nga D. Rriten enzimat hepatike dhe bie aftesia e hepatociteve dhe konjugimi i bilirubines. CIRROZA E MELCISE Shkaktohet nga: - Infeksionet virale kronike te melcise (hepatiti A, B, C dhe rralle D) - Bllokimi i rrugeve biliare – cirroza biliare - Insuficienca e zemres, sidomos te djathtes - Steatoza hepatike e shoqeruar me diabet dhe obezitet - Semundje si: fibroza cistike, hemokromatoza, mungesa e alfa 1 antitripsines, semundja Willson. Te cirroza hasim hipertension pulmunar, qe shkakton ekstavazacion te gjakut dhe grumbullim te ascitit ne abdomen. Ⓣ Te cirroza kemi humbje te mases qelizore te sistemit retikuloendotelial, keshtu kur aplikohet 99Tc perteknetati sulfur koloid, melcia vizualizohet me mase te zvogeluar, dhe aktivitet ne shtyllen kurrizore dhe shpretke, per shkak te ruajtjes se qelizave te SRE ne to. TUMORET BENINJE DHE MALINJE Tumoret beninje jane: cistat, hemangiomat, hiperplazit nodulare, steatoza fokale etj. Tumoret malinje jane: karcinoma hepatocelulare. Ⓣ Tumoret e melcise ne scintigrafi me 99mTc-sulfur koloid, vizualizohen me defekte ne akumulim dhe si zona hipopenike (te ftohta). Ⓣ Perjashtim ben hemangioma qe te scintigrafia me eritrocite te markuara, zonat hipopenike pas 45-180 minutash vizualizohen si zona me akumulim te theksuar. Keshtu diferencohet hemangioma nga tumoret e tjera beninje te melcise, karcinoma hepatocelulare dhe nga metastazat ne melci. (Tumoret-defekte te akumulimit te Tc; Hemangioma cavernoze- akumulim i shtuar i Tc) Cistet hepatike ne scintigrafi vizualizohen si zona afunksionale me mure te perkufizuara qarte dhe forme te rregullt ovale. Ⓣ Te Scintigrafia me Tc EHIDA, galium citrat-67, PET 18FDG, karcinoma hepatocelilare vizualizohet si zone me akumulim te shtuar te radiofarmakut. SB 80 MJEKESI NUKLEARE 13. SISTEMI GASTROINTESTINAL SCINTIGRAFIA ME 99MTC SULFUR KOLOID Ka disa forma te scintigrafise statike e melcise dhe shpretkes: - Scintigrafi pas administrimit te IV koloidit te 99mTc-sulfurit – grimcat koloide fagocitohen shpejte nga qelizat e sistemit retikuloendotelial Ⓣ Scintigrafi me eritrocite te markuara – per detektim te hemangiomave kavernoze - Hulumtim i perfuzionit hepatik pas adminisstrimit intraarterial te 99mTc MAA, ne arterien hepatike. - Scintigrafi e shpretkes me eritrocite te demtuara ne temperature te larte – per vleresim te funksionit te indit te shpretkes. Indikacionet per scintigrafi te melcise dhe shpretkes jane: - Hiperplazionet nodulare fokale – akumulim sa indi normal ose me te shtuar - Vleresim i funksionit te sistemit retikuloendotelial - Diferencim i hemangiomave kavernoze nga proceset malinje - Percaktim i pozicionit te katetereve ne arterien hepatike per trajtim te tumoreve malinje me kimioterapi apo radioterapo me mikrosfera - Per te perjashtuar asplenine dhe polisplenine kongjenintale/ ose splenoktomine. Procedurat e scintigrafise Te scintigrafia statike e melcise dhe shpretkes, shfrytezohet koloidi 99mTc-sulfur me grimca 0.1-1 mikro m, qe jepet IV 3-6 mCi (111-220 MBq) Te scintigrafia me eritrocite te markuara, perdoret metoda in vitro dhe ajo invitro e modifikuar, tekneciumi me doza 20-25 mCi (750-925 MBq) Ⓣ Te scintigrafia e perfuzionit te arteries hepatike, shfrytezohet 99mTc MAA ne arterien hepatike ne doze 1-3 mCi (40-110 MBq) Imazhet statike te melcise dhe shpretkes merren 10-20 minuta pas administrimit IV te 99mTc-sulfur koloidit. Perdoren kolimator me kanale paralele ose me kanale divergjente, me energji te ulte dhe rezulucion te larte. Sekuencat e imazheve merren deri ne grumbullim te 500 000 – 1 milion kount. Te SPECT, koloidi i 99mTc sukfurit jepet ne doze 370 MBq. Imazhet me SPECT preferohen kur madhesia e lezionit eshte nen 2-3 cm. Scintigrafia e pellgut te gjakut te melcise, me eritrocite te markuara punohet ne tre faza. - Fillimisht grumbullohen imazhet dinamike ne sekuenca me kohezgjatje prej 1 sekonde, brenda minutes se pare te hulumtimit, menjehere pas administrimit te radioizotopit. Kohezgjatja deri ne grumbullimin e 1-2 milion impulseve. Imazhet pas 45-180 minutash merren ne sekuenca te njejta, deri ne grumbullim te 1-2 milion kount. Ⓣ Imazhet e perfuzionit te melcise merren menjehere pas administrimit te ngadalshem inta arterial te 99mTc MAA, deri ne grumbullim te 500 000-1 milion kount. Ⓣ Gjate ketij hulumtimi, per identifikimin e fistulave te mundshme arteriovenoze intrahepatike, duhet te merren imazhet e mushkerive. Imazhet e shpretkes merren 30-120 minuta pas injektimit te radioizotopit, deri ne grumbullim te 300 000-750 000 kount. Nese dyshohet per shpretke ektopike, preferohen imazhet scintigrafi te abdomenit. Te lendimet traumatike te dyshimta per carjen e diafragmes, preferohen imazhet scintigrafike te krahrorit. SB 81 MJEKESI NUKLEARE 13. SISTEMI GASTROINTESTINAL Interpretimi i scintigrafike Ⓣ Hepatocitet normale – vizualizohen pas 10 min Lezionet beninje – si cistat, hemangiomat, abceset, karcinoma primare e melcise dhe metastazat ne melci nuk akumulojne radiokoloidin ose e akumulojne shume pak. Hiperplazionet nodulare funksionale – vizualizohen si vatra me akumulim te shtuar ne melci apo intensitet akumulimi ekuivalent me indin normal te melcise. Vatra me akumulim te shtuar hasen edhe te semundja Gilbert. Ⓣ Te hemangioma kavernoze – kemi akumulim te shtuar te eritrociteve te markuara, ne hulumtimin e scintigrafise se pellgut te gjakut ne melci. Njejte paraqitet edhe angiosarkoma e melcise. Semundja akute infektive e melcise (hepatitet virale) – vizualizohet siluete e zmadhuar e melcise dhe zvogelim i aftesise se akumulimit te radiokoloidit te injektuar nga qelizat e sistemit retikuloendotelial ne te gjithe indin e melcise. Ⓣ Cirroza e melcise – zvogelim i indit te SRE ne melci, melcia vizualizohet e zvogeluar dhe akumulon radiokoloid me intensitet te zvogeluar, jo te njetrajtshem. Ⓣ Imazhi scintigrafik karakteristik per cirrozen e melcise eshte vizualizim i melcise se zvogeluar, shpretke hiperaktive dhe akumulim ne palcen aktive, ne unazat e shtylles kurrizore. Shpretka – me siluete shume te zmadhuar dhe aktivitet shume te larte te akumulimit te radiokoloidit (splenomegali), haset te mononukleoza, semundjet e melcise, limfomat etj. Te hipersplenizmi – shpretka prezantohet me aktivitet te shtuar dhe e zmadhuar. Cistat ekinokoksike ne melci dhe shpretke – vizualizohen me defekte te akumulimit ne varta me perkufizim shume te qarte. RRUGET BILIARE Ⓣ Per hulumtimin e funksionit te hepatociteve dhe kinetike biliare jane preparatet e acidit iminoacetik (IDA) si analog te bilirubines dhe kriprave biliare. MARKIMI I PREPARATEVE IDA ME 99MTC PERTEKNETAT Ⓣ Preparatet farmakologjike te grupit te acidit iminodiacetik, IDA (HIDA, EHIDA, Mbr IDA), markohen me 99mTc perteknetat. Qendrojne 30 min ne temperature te dhomes qe te lidhen. Pacienti nuk duhet te haj ushqim se paku 2 ore para fillimit te hulumtimit. Nese pacienti nuk ka marre ushqim per me teper se 24 ore, atehere vezika biliare mund te mos mbushet me radiofarmak, keshtu pacientit i jepen sincalide (cholecystokinin) ne doze 0.01-0.02 mikro m/kg, per 2-3 minuta. Te adultet, radiofarmaku ne forme te 99mTc EHIDA ose 99mTc BRIDA, jepet ne rruge venoze 1.5-5 mCi (50-200 MBq). Te rastet e hiperbilirubinemise se theksuar doza duhet te jete me e larte: 3-10 mCi (111-370 MBq). Te femijet dhe infantet 0.05-0.2 mCi/kg (2-7 MBq/kg). Imazhet e scintrigrafise merren ne sekuenca dinamike prej 60 sekondash per 30-60 minuta, permes kolimatorit me energji te ulte dhe rezulucion te larte. Hulumtimi zgjate deri ne vizualizim te vezikes biliare dhe aktivitetit ne zorre te holle (per 45-60 minuta). Nese nuk vizualizohet, imazhet merren pas 3,4 ore te administrimit te dozes. Kur dyshohet per mbyllje te kanalit te perbashket dhe atrezion te rrugeve biliare, imazhet merren pas 24, 48 dhe 72 oresh. SB 82 MJEKESI NUKLEARE 13. SISTEMI GASTROINTESTINAL Ⓣ Kur dyshohet per inflamacion akut te vezikes biliare, kur fshikeza nuk vizualizohet per 30-60 minuta, kerkohen imazhet edhe pas 3 dhe 4 ore, ose administrohet morfine sulfat venoz ne doze 0.04-0.1 mg/kg ne interval brenda 3 minutash, per te stimuluar kontraktimin e sfinkter odi. Ⓣ Ne fshikezen e temthit radiofarmaku IV arrine pas 20 min. - Nese kanali cistik eshte i dukshem, bila e ndihmuar nga kontraktimi i sifinkter odi arrin te mbushe fshiken. - Kur trungu biliar intrahepatik dhe kanali hepatik i perbashket kane bile radioaktive, sapo te injektohet morfine sulfati regjistrohet aktivitet ne zorre. - Kur nuk ka bile radioaktive ne kanalin e perbashket, jepet edhe 1 mCi venoze radiofarmak. INTERPRETIMI I IMAZHEVE SCINTIGRAFIKE Ⓣ Te inflamacioni akut i fshikezes se temthit (me dhe pa kalkuluse) – vezika nuk vizualizohet brenda 30 muinutave te pare te hulumtimit, e as pas 3-4 oresh pas administrimit te morfines. Ⓣ Te inflamacioni kronik i fshkezes se temthit – pas atimulimit me morfine, vie deri te depertimi i radiofarmakut ne fshike dhe vizualizimi i saj pas 3-4 oresh. Te semundjet biliare kalkuloze dhe jokalkuloze (kolecistiti kronik kalkuloz, sindroma e kanalit cistik, kontraktimi i sfinkter Odi) – mund te regjistrohet dobesim i forces hedhese kontraktuese te fshikes. Ⓣ Mbyllja e kanalit te perbashket biliar – paraqitet si vonim i kalimit te radiofarmakut neper kanalin e perbashket hepatik me gjate se 60 minuta. Te kolestaza – vie deri te staza e biles, trashja e lengut te biles, rritja e viskozitetit dhe pamundesi e bartjes se saj ne kanale dhe zorre. Ⓣ Per diferencimin e atrezionit te rrugeve biliare nga kolestaza, aplikohet testi i stimulimit me fenobarbital. Ⓣ Paraqitja e cfardo intensiteti te aktivitetit ne zorre brenda 72 oreve, tregon kolestaze. Ⓣ Dominim i intensitetit te aktivitetit ne hilus, ndaj hepatociteve dhe mungesa e aktivieteti ne zorre, tregon atrezion te rrugeve biliare. Me metoden e procesimit, percaktohet aftesia hedhese kontraktuese e fshikes se temthit dhe funksioni hepatocelular. Ⓣ Pas 35 min, radiofarmaku zbrazet nga kanali i holedokut ne zorre. PIKA PERMBLEDHESE 1. Trakti tretes eshte sistemi me i nderlikuar ne trupin e njeriut dhe fillon nga kaviteti i gojes dhe perfundon me zgavren e anusit 2. Gjendrat me te rendesishme te peshtymes jane gjendrat parotide, sublinguale dhe submandibulare por ne strukturat qe perkufizojne zgavren e gojes nga pjesa e brendshme ekzistojne edhe 800-1000 gjendra peshtymore te vogla 3. Gjendrat submandibulare dhe pse te vogla ne krahasim me gjendrat parotide sekretojne rreth 6570% te sasise se lengut te peshtymes ne zgavren e gojes Ⓣ Ne scintigrafiagjendrat parotide dhe ato sublinguale vizualizohen qarte, ndersa normalisht gjendrat sublinguale nuk vizualizohen Ⓣ Gati te gjitha tumoret e gjendrave peshtymore nuk akumulojne perteknetatin dhe vizualizohen si defekte te akumulimit. Ⓣ Perjashtim ben tumori Warthin i cili akumulon perteknetatin. Ⓣ Scintigrafia e ezofagut me besueshmeri te larte prezanton ndryshimet funksionale te ezofagut Ⓣ Per scintigrafia e ezofagut zakonisht perdorim radioiziotopin e teknecium perteknetatit ne doza te vogla deri ne 37 MBq. Ⓣ Scintigrafia e ezofagut mund te punohet me administrimin e ushqimit (ujit) te markuar me 99mTcDTPA dhe po ashtu me ushqimin gjysme te lenget te markuar me Teknecium koloidi 99mTckolloidi ose 99mTc-DTPA SB 83 MJEKESI NUKLEARE 13. SISTEMI GASTROINTESTINAL Ⓣ Koha normale e kalimit te radioaktivitetit nga fillimi i ezofagut deri te zbrazja pothuajse totale nelukth eshte rreth 9.50 sekonda. Ⓣ Vierat e aktivitetit rezidual me te larta se 10% flasin per pengesa ne zbrazjen e radioaktivitetit nga ezofagu. 12. Indikacioni kryesor per scintigrafia e lukthit eshte zbrazja shume e vonuar e ushqimit nga lukthi (pareza e lukthit). 13. Per scintigrafia lukthit preferohet 99mTc-colloid me aktivitet 18.5-37 MBq (0.5-1 mCi) perzier me tretjen e te bardhes se vezes te perpunuara Ⓣ Nese mbetja radioaktive ne lukth eshte me e larte se 10% edhe ne oren e 4 te studimit, atehere themi se rezultati eshte jo normal, dhe kemi zbrazje te vonuar te lukthit Ⓣ Per zbulimin e gjakderdhjeve nga TGI aplikohet scintigrafia e zorreve e cila punohet me markuara (99mTc RBC) dhe 99mTc-sulfur colloid 16. Scintigrafia me qellim te perfitimit te imazhit te melcise dhe shpretkes realizohet pas administrimit permes rrugeve venoze te 99mTc-sulfur koloidit Ⓣ Per diferencimin e hemangiomes kaveroze nga karcinoma hepatocelulare aplikohet scintigrafia me shfrytezimin e eritrociteve te markuara. Ⓣ Per vizualizimin e funksionit te hepatociteve dhe rrugeve biliare aplikohet scintigrafia me 99mTclDA Ⓣ Ne rastin e demtimit te funksionit te hepatociteve , regjistrohet vonim I akumulimit ne hepatocite me shume se 10 minuta. Ⓣ Per atrezion te rrugeve biliare mendohet kur edhe pas 72 oreve dhe testit te stimulimit me fenobarbital, nuk regjistrohet aktivitet ne zorre. Te kolestaza regjistrohet aktivitet brenda 72 oreve. SB 84