Scintigrafia e Shpretkës dhe Lukthit
37 Questions
0 Views

Choose a study mode

Play Quiz
Study Flashcards
Spaced Repetition
Chat to lesson

Podcast

Play an AI-generated podcast conversation about this lesson

Questions and Answers

Cila është një nga indikacionet për scintigrafi të shpretkës?

• Vlerësimi i funksionit të sistemit nervor
• Diferencimi i hemangiomave kavernoze nga proceset malinje (correct)
• Studimi i rrymës së gjakut në mushkëri
• Vlerësimi i shkallës së infeksionit në organet e tretjes
• Cila është doza e zakonshme e radioizotopit për scintigrafinë statike të shpretkës?

• 5-10 mCi
• 3-6 mCi (correct)
• 1-3 mCi
• 10-15 mCi
• Cila metodë përdoret për scintigrafinë e perfuzionit të arteries hepatike?

• Imazhim me ultratinguj
• 99mTc MAA (correct)
• MR Skanime
• CT Skanime
• Pas administrimit të 99mTc-sulfur koloidit, kur merren imazhet statike të shpretkës?

Pas 10-20 minutash
Signup and view all the answers

Sa është doza e 99mTc për scintigrafinë me eritrocite të markuara?

20-25 mCi
Signup and view all the answers

Cila është periudha e grumbullimit të imazheve dinamike pas administrimit të radioizotopit?

Brenda 1 minute
Signup and view all the answers

Cfarë informacioni jep scintigrafia lidhur me pozicionin e kateterëve në arterien hepatike?

Për trajtimin e tumoreve malinje me kimioterapi
Signup and view all the answers

Cila është koha e nevojshme për të marrë imazhet e shpretkës pas injeksionit të radioizotopit?

30-120 minuta
Signup and view all the answers

Cili është indikacioni kryesor për scintigrafinë e lukthit?

Zbrazja shumë e vonuar e ushqimit nga lukthi
Signup and view all the answers

Cili është aktiviteti ideal i 99mTc-colloid për scintigrafinë e lukthit?

18.5-37 MBq
Signup and view all the answers

Çfarë tregon një mbetje radioaktive mbi 10% në lukth në orën e 4 të studimit?

Zbrazje të vonuar të lukthit
Signup and view all the answers

Me çfarë substance realizohet scintigrafia për zbulimin e gjakderdhjeve nga TGI?

99mTc RBC
Signup and view all the answers

Çfarë ndodh në rast të dëmtimit të funksionit të hepatociteve?

Vërehet vonim I akumulimit mbi 10 minuta
Signup and view all the answers

Cili është treguesi i një kolestaze?

Staza e biles dhe rritja e viskozitetit të saj
Signup and view all the answers

Cili test përdoret për diferencimin e atrezionit të rrugëve biliare nga kolestaza?

Testi i stimulimit me fenobarbital
Signup and view all the answers

Çfarë tregon dominimi i intensitetit të aktivitetit në hilus?

Mungesën e aktivitetit në zorrë
Signup and view all the answers

Cila është përqindja e lëngut të sekretuar nga gjendrat submandibulare?

60-70%
Signup and view all the answers

Cili nga këta tumore nuk akumulon perteknetatin?

Tumori Warthin
Signup and view all the answers

Cila metodë përdoret për të vlerësuar funksionin e ezofagut?

Scintigrafia me perteknetatin
Signup and view all the answers

Cila është e saktë për gjendrat peshtymore?

Gjendrat parotide janë më të mëdha se ato submandibulare
Signup and view all the answers

Cili është elementi kryesor që përdoret për scintigrafinë e ezofagut?

Teknecium-99m
Signup and view all the answers

Cilat janë tiparet e hemangiomave kavernoze në scintigrafi?

Akumulim të shtuar të eritrociteve të markuara
Signup and view all the answers

Si vizualizohet cirroza e mëlçisë në scintigrafi?

Mëlçia e zvogëluar me akumulim të zvogëluar
Signup and view all the answers

Cilat janë karakteristikat e shpretkës në rastin e mononukleozës?

Silhouette shumë e zmadhuar dhe aktivitet shumë i lartë
Signup and view all the answers

Cila është metoda e preferuar për evaluimin e lëndimeve traumatike të dyshimta për çarjen e diafragmës?

Imazhet scintigrafike të kraharorit
Signup and view all the answers

Cilat janë përgatitjet farmakologjike që përdoren për hulumtimin e funksionit të hepatociteve?

Acidi iminoacetik
Signup and view all the answers

Cilat karakteristika paraqiten te cistat ekinokoksike në mëlçi?

Defekte të akumulimit në vata me përkufizim shumë të qartë
Signup and view all the answers

Çfarë ndodh me mëlçinë në rastin e hepatiteve virale?

Mëlçia paraqet siluetë të zmadhuar dhe zvogëlim të akumulimit
Signup and view all the answers

Çfarë ndodh gjatë markimit të preparateve IDA me 99mTc?

Qendrojnë 30 minuta në temperaturë të ngrohtë
Signup and view all the answers

Cili është qëllimi i administrimit të glukagonit gjatë ekzaminimit të sistemit gastrointestinal?

Të qetësojë peristaltikën e zorrëve.
Signup and view all the answers

Çfarë ndodh nëse nuk identifikohet rrjedhje gjaku pas 60-90 minutash ekzaminim?

Imazhet merren pas 2, 6, 18 dhe 24 orësh.
Signup and view all the answers

Cila është doza e radiofarmakut Tc-sulfur që administrohet për hulumtimin dinamik?

10 mCi
Signup and view all the answers

Cila është një nga dobësitë e scintigrafisë me kolloid të Tc-sulfurit?

Mund të vizualizohen melcia dhe shpretka.
Signup and view all the answers

Si ndikon divertikulum Mickel në organizëm?

Shkakton erozion të mukozës së zorrës.
Signup and view all the answers

Cili është përbërësi kryesor i radiopharmaceutikëve të përdorur në ekzaminimet e mjekësisë nucleare?

Teknecium
Signup and view all the answers

Cilat janë sekuencat dinamike që merren gjatë fazës vaskulare të ekzaminimit?

1-5 sekonda gjatë minutës së parë.
Signup and view all the answers

Çfarë funksioni ka heparina në procesin e ekzaminimit?

Stimulus për rrjedhjen e gjakut.
Signup and view all the answers

Study Notes

Procedurat e ekzaminimit

• Pacienti qendron i shtrirë, injektohen 15-30 mCi 99mTc RBC, dhe fillon procedura:
• Faza vaskulare: merren imazhe dinamike me sekuenca prej 1-5 sekonda gjatë minutës së parë, deri në grumbullimin e imazheve sekuencuar në kohëzgjatje prej 10-60 sekonda, për 60-90 minuta.
• Imazhet statike merren çdo 2-3 minuta deri në grumbullimin e 1 milion impulseve.
• Imazhet merren me kolimator me kanale paralele, me energji të ulët dhe rezulucion të lartë, në matriksin 128x128, me dritare energjetike 20% nga piku maksimal energjetik i Tc-99, prej 144 keV.
• Nëse për 60-90 minuta nuk identifikohet rrjedhje gjaku, atëherë merren imazhe pas 2, 6, 18 dhe 24 orëve, ose perseritet ekzaminimi.
• Në mënyrë që të qetësohet peristaltika e zorrëve japim glukagon.
• Në disa raste mund të administrojmë heparinë, si stimulues për rrjedhjen e gjakut përmes pengimit të koagulimit. Jepet IV në doza 6000 njesi, ndërsa tutje jepen nga 1000 njesi për çdo orë.

### Scintigrafia e zorrëve me koloid të Tc-sulfurit

• Administrohet Tc-sulfur në dozë 10 mCi (370 MBq).
• Hulumtimi dinamik kryhet njëjtë si te sc me eritrocite të markuara.
• Imazhet e sekuencave në fazen vaskulare zgjasin 2-3 sekonda.
• Në hulumtimin dinamik sekuencat zgjasin deri në grumbullimin e 750-1000 kilokount dhe merren çdo 2 minuta.
• Imazhet e vazhdueshme statike merren gjatë 30 minutave, ndërsa imazhet statike mund të merren edhe pas disa orësh deri në 24 orë pas administrimit të dozës.

Divertikulum Mickel

• Është mbetje embiologjike, e shkaktuar nga mbyllja jokomplete e kanalit omfalomesenterik.
• Haset më shpesh në pjesën distale të ileumit.
• Divertikulimi i Mickel-it ka qeliza ektopike të lukthit dhe pankreasit, që sekretojnë acid gastrik dhe pepsine, kështu shkaktohet erozion i mukozës së zorrës dhe rrjedhja e gjakut nga enët.
• Scintigrafia me teknecium perteknetat është shumë e rëndësishme për zbulimin e rrjedhjeve të gjakut nga divertikulumi i Mickelit, duke u bazuar në veçoritë e qelizave gastrike për sekretim aktiv të teknecium perteknetatit.

### Scintigrafia e shpretkës me eritrocite të dëmtuara në temperaturë të lartë

• Për vleresim të funksionit të indit të shpretkës.

Indikacionet për scintigrafi të mëlçisë dhe shpretkës

• Hiperplazionet nodulare fokale - akumulim sa indi normal ose më të shtuar
• Vleresim i funksionit të sistemit retikuloendotelial
• Diferencim i hemangiomave kavernoze nga proceset malinje
• Percaktim i pozicionit të katetereve në arterien hepatike për trajtim të tumoreve malinje me kimioterapi apo radioterapi me mikrosfera
• Për të përjashtuar aspleninë dhe polispleninë kongjenitale/ ose splenoktominë.

### Procedurat e scintigrafisë

• Të scintigrafia statike e mëlçisë dhe shpretkës, shfrytëzohet koloidi 99mTc-sulfur me grimca 0.1-1 mikro m, që jepet IV 3-6 mCi (111-220 MBq)
• Të scintigrafia me eritrocite të markuara, përdoret metoda in vitro dhe ajo invitro e modifikuar, tekneciumi me doza 20-25 mCi (750-925 MBq)
• Të scintigrafia e perfuzionit të arteries hepatike, shfrytëzohet 99mTc MAA në arterien hepatike në dozë 1-3 mCi (40-110 MBq)
• Imazhet statike të mëlçisë dhe shpretkës merren 10-20 minuta pas administrimit IV të 99mTc-sulfur koloidit.
• Perdoren kolimator me kanale paralele ose me kanale divergjente, me energji të ulët dhe rezulucion të lartë.
• Sekuencat e imazheve merren deri në grumbullim të 500 000 – 1 milion kount.
• Të SPECT, koloidi i 99mTc sukfurit jepet në dozë 370 MBq.
• Imazhet me SPECT preferohen kur madhësia e lezionit është nën 2-3 cm.
• Scintigrafia e pellgut të gjakut të mëlçisë, me eritrocite të markuara punohet në tre faza:
• Fillimisht grumbullohen imazhet dinamike në sekuenca me kohëzgjatje prej 1 sekonde, brenda minutës së parë të hulumtimit, menjëherë pas administrimit të radioizotopit. Kohëzgjatja deri në grumbullimin e 1-2 milion impulseve.
• Imazhet pas 45-180 minutash merren në sekuenca të njëjta, deri në grumbullim të 1-2 milion kount.
• Imazhet e perfuzionit të mëlçisë merren menjëherë pas administrimit të ngadalshëm inta arterial të 99mTc MAA, deri në grumbullim të 500 000-1 milion kount.
• Gjatë këtij hulumtimi, për identifikimin e fistulave të mundshme arteriovenoze intrahepatike, duhet të merren imazhet e mushkërive.
• Imazhet e shpretkës merren 30-120 minuta pas injektimit të radioizotopit, deri në grumbullim të 300 000-750 000 kount.
• Nëse dyshohet për shpretkë ektopike, preferohen imazhet scintigrafi të abdomenit.
• Të lëndimet traumatike të dyshimta për çarjen e diafragmës, preferohen imazhet scintigrafike të kraharorit.

### Interpretimi i scintigrafike

• Hepatocitet normale - vizualizohen pas 10 min.
• Lezionet beninje - si cistat, hemangiomat, abceset, karcinoma primare e mëlçisë dhe metastazat në mëlci nuk akumulojnë radiokoloidin ose e akumulojnë shumë pak.
• Hiperplazionet nodulare funksionale - vizualizohen si vatra me akumulim të shtuar në mëlçi apo intensitet akumulimi ekuivalent me indin normal të mëlçisë. Vatra me akumulim të shtuar hasen edhe te sëmundja Gilbert.
• Të hemangioma kavernoze - kemi akumulim të shtuar të eritrociteve të markuara, në hulumtimin e scintigrafisë së pellgut të gjakut në mëlci. Njëjtë paraqitet edhe angiosarkoma e mëlçisë.
• Semundja akute infektive e mëlçisë (hepatitet virale) - vizualizohet siluete e zmadhuar e mëlçisë dhe zvogelim i aftësisë së akumulimit të radiokoloidit të injektuar nga qelizat e sistemit retikuloendotelial në të gjithë indin e mëlçisë.
• Cirroza e mëlçisë - zvogelim i indit të SRE në mëlci, mëlcia vizualizohet e zvogëluar dhe akumulon radiokoloid me intensitet të zvogëluar, jo të njëtrajtshëm.
• Imazhi scintigrafik karakteristik për cirrozën e mëlçisë është vizualizim i mëlçisë së zvogëluar, shpretkë hiperaktive dhe akumulim në palcën aktive, në unazat e shtyllës kurrizore.
• Shpretka - me siluete shumë të zmadhuar dhe aktivitet shumë të lartë të akumulimit të radiokoloidit (splenomegali), hasen te mononukleoza, sëmundjet e mëlçisë, limfomat etj.
• Të hipersplenizmi - shpretka prezantohet me aktivitet të shtuar dhe e zmadhuar.
• Cistat ekinokoksike në mëlçi dhe shpretkë - vizualizohen me defekte të akumulimit në varta me përkujdesim shumë të qartë.

### Rruget biliare

• Për hulumtimin e funksionit të hepatociteve dhe kinetike biliare janë preparatet e acidit iminoacetik (IDA) si analogë të bilirubines dhe kriprave biliare.

### Markimi i preparateve IDA me 99mTc perteknetat

• Preparatet farmakologjike të grupit të acidit iminodiacetik, IDA (HIDA, EHIDA, Mbr IDA), markohen me 99mTc perteknetat. Qëndrojnë 30 min në temperaturë të dhomës që të lidhen. Pacienti nuk duhet të hajë ushqim se paku 2 orë para fillimit të hulumtimit.
• Mbyllja e kanalit të përbashkët biliar - paraqitet si vonim i kalimit të radiofarmakut nëpër kanalin e përbashkët hepatik me gjatë se 60 minuta.
• Të kolestaza - vie deri te staza e bilës, trashja e lëngut të bilës, rritja e viskozitetit dhe pamundësi e bartjes së saj në kanale dhe zorrë.
• Për diferencimin e atrezionit të rrugëve biliare nga kolestaza, aplikohet testi i stimulimit me fenobarbital.
• Paraqitja e çfarëdo intensiteti të aktivitetit në zorrë brenda 72 orëve, tregon kolestaze.
• Dominim i intensitetit të aktivitetit në hilus, ndaj hepatociteve dhe mungesa e aktivieteti në zorrë, tregon atrezion të rrugëve biliare.
• Me metoden e procesimit, përcaktohet aftësia hedhese kontraktuese e fshikës së tëmthit dhe funksioni hepatocelular.
• Pas 35 min, radiofarmaku zbrazet nga kanali i holedokut në zorrë.

### Pika përmblodhëse

• Trakti tretës është sistemi më i ndërlikuar në trupin e njeriut dhe fillon nga kaviteti i gojës dhe përfundon me zgavrën e anusit.
• Gjendrat më të rëndësishme të pështymes janë gjendrat parotide, sublinguale dhe submandibulare por në strukturat që përcaktojnë zgavrën e gojës nga pjesa e brendshme ekzistojnë edhe 800-1000 gjendra pështymore të vogla.
• Gjendrat submandibulare dhe pse të vogla në krahasim me gjendrat parotide sekretojnë rreth 65-70% të sasisë së lëngut të pështymes në zgavrën e gojës.
• Në scintigrafi gjendrat parotide dhe ato sublinguale vizualizohen qartë, ndërsa normalisht gjendrat sublinguale nuk vizualizohen.
• Gati të gjitha tumoret e gjendrave pështymore nuk akumulojnë perteknetatin dhe vizualizohen si defekte të akumulimit.
• Përjashtim bën tumori Warthin i cili akumulon perteknetatin
• Scintigrafia e ezofagut me besueshmëri të lartë prezanton ndryshimet funksionale të ezofagut.
• Për scintigrafia e ezofagut zakonisht përdorim radioizotopin e teknecium perteknetatit në doza të vogla deri në 37 MBq.
• Scintigrafia e ezofagut mund të punohet me administrimin e ushqimit (ujit) të markuar me 99mTcDTPA dhe po ashtu me ushqimin gjysmë të lëngët të markuar me Teknecium koloidi 99mTckolloidi ose 99mTc-DTPA.
• Koha normale e kalimit të radioaktivitetit nga fillimi i ezofagut deri te zbrazja pothuajse totale në lukth është rreth 9.50 sekonda.
• Vierat e aktivitetit rezidual me të larta se 10% flasin për pengesa në zbrazjen e radioaktivitetit nga ezofagu.
• Indikacioni kryesor për scintigrafia e lukthit është zbrazja shumë e vonuar e ushqimit nga lukthi (pareza e lukthit).
• Për scintigrafia lukthit preferohet 99mTc-colloid me aktivitet 18.5-37 MBq (0.5-1 mCi) përzier me tretjen e të bardhës së vezës të përpunuar.
• Nëse mbetja radioaktive në lukth është më e lartë se 10% edhe në orën e 4 të studimit, atëherë themi se rezultati është jo normal, dhe kemi zbrazje të vonuar të lukthit.
• Për zbulimin e gjakderdhjeve nga TGI aplikohet scintigrafia e zorrëve e cila punohet me markuara (99mTc RBC) dhe 99mTc-sulfur colloid.
• Scintigrafia me qëllim të perfitimit të imazhit të mëlçisë dhe shpretkës realizohet pas administrimit përmes rrugëve venoze të 99mTc-sulfur koloidit.
• Për diferencimin e hemangiomes kaveroze nga karcinoma hepatocelulare aplikohet scintigrafia me shfrytëzimin e eritrociteve të markuara.
• Për vizualizimin e funksionit të hepatociteve dhe rrugëve biliare aplikohet scintigrafia me 99mTclDA.
• Në rastin e dëmtimit të funksionit të hepatociteve, regjistrohet vonim I akumulimit në hepatocite me shumë se 10 minuta.
• Për atrezion të rrugëve biliare mendohet kur edhe pas 72 orëve dhe testit të stimulimit me fenobarbital, nuk regjistrohet aktivitet në zorrë. Të kolestaza regjistrohet aktivitet brenda 72 orëve.

Studying That Suits You

Use AI to generate personalized quizzes and flashcards to suit your learning preferences.

Quiz Team

Related Documents

Description

Ky kuiz shqyrton konceptet dhe praktikat e scintigrafisë për shpretkën dhe lukthin, duke përfshirë indikacione, dozat e radioizotopëve dhe procedurat e imazhit. Pjesëmarrësit do të testojnë njohuritë e tyre në lidhje me administrimin dhe interpretimin e skanimeve të scintigrafisë. Ky kuiz është i rëndësishëm për studentët e mjekësisë dhe profesionistët e shëndetit që merren me diagnostikimin e sëmundjeve të organeve digestive.

More Like This

The Spleen
20 questions

The Spleen

CoherentSchorl avatar
CoherentSchorl
Spleen
16 questions

Spleen

DelicateComposite avatar
DelicateComposite
Davies SPLEEN Flashcards
21 questions
Use Quizgecko on...
Browser
Browser