Summary

Ky dokument paraqet një prezantim mbi "Ekonomite e hapura", një temë lidhur me Ligjin 7. Dokumenti përmban informacione mbi tregtinë ndërkombëtare, faktorët që e përcaktojnë ekuilibrin në tregun ndërkombëtar, si dhe koncepte të tjera të lidhura me temën.

Full Transcript

Ekonomite e hapura Ligj. 7 MARRËDHËNIET EKONOMIKE NDËRKOMBËTARE I. Tregtia ndërkombëtare, faktorët që e përcaktojnë dhe ekuilibri në tregun ndërkombëtar Eksporti përfaqëson shitjen e mallrave dhe shërbimeve të një vendi në vendet tjera, kurse impo...

Ekonomite e hapura Ligj. 7 MARRËDHËNIET EKONOMIKE NDËRKOMBËTARE I. Tregtia ndërkombëtare, faktorët që e përcaktojnë dhe ekuilibri në tregun ndërkombëtar Eksporti përfaqëson shitjen e mallrave dhe shërbimeve të një vendi në vendet tjera, kurse importi blerjen e mallrave dhe shërbimeve nga vendet e tjera. Eksporti dhe importi i mallrave dhe shërbimeve kushtëzohet nga një varg faktorësh: Kushtet e ndryshme të prodhimit Ekonomizimet e shkallës Ndryshimet në shijet Kushtet e ndryshme te prodhimit Ne kushtet e prodhimit perfshihen burimet natyrore, toka, kapitali, teknologjia, kushtet natyrore. Ato jane te ndryshme ne vende te ndryshme, prandaj edhe sasia, llojshmeria, cilesia e mallrave dhe sherbimeve, qe prodhojne vendet e ndryshme nuk jane te njejta. Kjo ben te domosdoshem kembimin midis vendeve te ndryshme. Ekonomizimet e shkalles Ne firma dhe dege te ndryshme, me rritjen e madhesise se tyrevjen deri te renia e kostos per njesi. Kjo dukuri quhet ekonomizim I shkalles. Ne aspektin nderkombetar, vendet te cilat kane fituar nje pozicion superior ne prodhimin e nje produkti te caktuar kane avantazhin e ekonomizimit te shkalles, prandaj specializohen ne prodhimin e atij produkti duke eksportuar ne vendet qe nuk kane kete pozicion. ( P.sh. SHBA dhe Japonia) Ndryshimet ne shije Edhe nese kushtet e prodhimit do te ishin te njejte per cdo vend, perseri do te ishte e leverdisshme te eksportohet dhe importohet pasi qe shijet ndyshojne nga nje vend ne tjetrin. P.sh. Shqiperia dhe Greqia prodhojne ne te njejten sasi mish qengji dhe mish pule, por shqiptaret pelqejne me shume pulat, kurse greket qingjat, andaj shkembejne ne mes veti mish pule dhe mish qengji. Marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare janë të kushtëzuara edhe nga: Avantazhi absolut Avantazhi krahasues Avantazhi absolut Shpreh aftesine e nje vendi per te prodhuar, me te njejtat burime, nje sasi me te madhe produkti sesa vendet tjera. Psh. Australia mund te kete nje avantazh absolut ne prodhimin bujqesor ne krahasim me Kinen, ne kuptimin qe per njesine e punes prodhon me shume produkte bujqesore se Kina Vendet Grurë Oriz (1kg) (1kg) Australia 2 ore pune 4 ore pune Kina 6 ore pune 8 ore pune Avantazhi krahasues Perfaqeson nje ligj, sipas te cilit nje vend mund te specializohet ne prodhimin dhe eksportin e e atyre mallrave qe mund t’i prodhoje me kosto relativisht me te ulet dhe te importoje ato mallra qe mund t’i prodhoje me kosto relativisht me te larte Avantazhi krahasues llogaritet duke u mbeshtetur ne koston oportune te secilit produkt Kërkesa e tepert për importe ne Shqiperi P S P 5 4 3 A 2 D D* 100 400 mollë ton 100 mollë ton Tregu i mollëve dhe oferta e tepërt në Shqipëri S P P S* 8 7 6 5 D 200 700 mollë ton 500 mollë ton Cilat janë argumentet që mbrojnë proteksionizmin? Mbrojtja e degëve “foshnjore”. Kundërveprimi ndaj politikave të dumpingut dhe subvencioneve që ndjekin vendet e tjera. Dy janë rrugët kryesore për të realizuar kufizimin e tregëtisë së lirë: Kuotat, Tarifat, Kuotat Perfaqesojne nje kufizim te vendosur nga shteti ne sasine e nje malli te vecante qe importohet nga nje tjeter ne vendin perkates Kuotat perfaqesojne nje kufizim sasior i cili çon ne rritje te cmimeve te mallrave te jashtme, duke stimuluar prodhimin e brendshem, por njekohesisht ndikon ne zvoglimin e efiçences ekonomike Tarifat Perfaqesojne taksa te vendosura mbi mallrat e importit. Karakteri mbrojtes i tarifes qendron ne faktin se ajo vendoset vetem per mallrat e importit II. Bilanci i pagesave, tregu valutor dhe kurset e këmbimit Bilanci i pagesave është një koncept i përgjithshëm që shprehë totalin e gjithë transaksioneve të një vendi me vendet e tjera gjatë një viti. Pjesët përbërëse të bilancit të pagesave janë: I. Llogaria korrente. II. Llogaria e kapitalit. III. Mospërputhja statistikore. IV. Rezervat zyrtare. I. Llogaria korrente Ne kete llogari perfshihet eksporti dhe importi i mallrave dhe sherbimeve si dhe pagesat transferuese. II. Llogaria e kapitalit Perfshijne levizjet e ndryshme te kapitalit brenda, jashte vendit dhe anasjelltas, ne formen e huave private dhe shteterore (shitjeve dhe blerjeve te letrave me vlere, si aksione, obligacione etj.) III. Mospërputhja statistikore Ketu perfshihet shuma neto e te gjitha transaksioneve te paregjistruara IV. Rezervat zyrtare Kur bilanci i pagesave eshte me deficit , atehere shteti nderhyn per te bere pagesa per mbulimin e deficitit nga rezervat zyrtare

Use Quizgecko on...
Browser
Browser