Ligjerata 8 Perllogaritjet e tatimeve (matematika e tatimeve) 07.12. 2023.pptx

Full Transcript

Përllogaritjet e tatimeve (Matematika e tatimeve) Java 2 Muhamet J Spahiu www.universum-ks.com Data: 07.12.2023 Objektivat e ligjeratës së kaluar Ekouacionet Formulat Objektivat e ligjeratës së sotshme Do të kuptohen përllogaritjet si: Tatimi mbi vlerën e shtuar - TV...

Përllogaritjet e tatimeve (Matematika e tatimeve) Java 2 Muhamet J Spahiu www.universum-ks.com Data: 07.12.2023 Objektivat e ligjeratës së kaluar Ekouacionet Formulat Objektivat e ligjeratës së sotshme Do të kuptohen përllogaritjet si: Tatimi mbi vlerën e shtuar - TVSH Tatimi i akcizës dhe taksa tjera Tatimi në burim Tatimi në korporata Përllogaritja e TVSH Tatimi mbi vlerën e shtuar është një tatim i aplikuar në shumë vende të ndryshme, përfshirë edhe Kosovën. Në Kosovë, çdo biznes që realizon qarkullim (xhiro) vjetore mbi 30.000 euro është i detyruar të përllogarit edhe tatimin mbi vlerën e shtuar. TVSH i shtohet çmimit neto. TVSH në Kosovë është 18% dhe 8% për disa produkte dhe shërbime më specifike që konsiderohen si nevoja të domosdoshme për jetë. Përllogaritja TVSh Nëse çmimi i një malli është 346 euro, sa është TVSH e tij dhe sa është çmimi me TVSH? TVSH 346 + 18%=62.28 346*0.18=62.28 apo gjindet edhe me formulën e interest Çmimi me TVSH 346+62.28=408.28 Vlera pa TVSH apo çmimi neto Çmimi neto është vlera pa TVSH e nje produkti, shërbimi apo vlera totale pa TVSH në një faturë. Vlerës neto i shtohet TVSh 18% dhe e gjejmë vlerën me TVSH. Në disa raste çmimi jepet me TVSH por pa e sqaruar sa është TVSH. Duke e ditur se cilat produkte kanë TVSh 18% dhe cilat 8%, profesionistët e kompanisë duhet të dijnë [araprakisht se cila TVSH të aplikohet në secalin product. Vlera NETO Entela pasi bëri disa blerje në supermarket, e humbi faturen, por ajo di se pagoi shitësen në vlerë prej 128 euro. Duke e ditur që norma e TVSh është 18% gjeni: 1. Vlerën neto të produkteve të blera? 2. Vlerën e TVSh së paguar? Zgjidhja: P=vlera e TVSh; R=18%; B=vlera neto e produkteve pra P=BxR 3. B=(1+0.18)=1.18; B=128/1.18=108.47 4. 108.47*0.18=19.52 pra 108.47+19.52=128 Vlera NETO dhe TVSH (mbrenda çmimit) Në rastin e njejtë e gjejmë TVSH përmes ‘koeficientit të TVSH’. Nëse TVSH është 18% atëherë keoficienti i TVSH është si: Koeficienti I TVSh(18%)==6.55555556 Në këtë rast gjejnë sa është TVSh nga vlera totale me tVSH e 128 euro TVSH=128 (vlera me TVSH)/6.55555556 (koeficineti i TVSH) = 19.52 Vlera neto apo vlera pa TVSH=128 (vlera me TVSH)- 19.52(TVSH)=108.47 Shembulli 1. Bora shpk është biznes që prodhon pluhur larës. Gjatë muajit janar ajo kryen këto veprimtari: Shet pluhur larës me vlerë prej 400 euro. Blen te furnitorët e regjistruar në TVSH lëndë dhe materiale për nevoja të prodhimit 150 euro. Importon kimikate të ndryshme 40 euro. Blen paisje me vlerë 110 euro Llogaritni sa TVSh Bora shpk duhet të paguaj për buxhetin e shtetit? Shembulli 1. Zgjidhje: Shuma e shitjeve të bëra nga kompania=400 euro Shuma e blerjeve të kompanisë=150+40+110=300 euro 400-300=100; 100*18%=18 Ose 400*18% =72 300*18%=54 Atëherë kemi 72(TVSh që kemi mbledhur)-54(TVSh që kemi paguar)= 18 Pra, TVSh që duhet paguar buxhetit të shtetit është 18 euro Tatimi në të ardhura personale Llogaritjen e tatimit tek paga në Kosovë mund ta bëni lehtë në faqen zyrtare të Administratës tatimore të Kosovës duke klikuar këtu. Duke shkruar pagën bruto që ju merrni faqja automatikisht llogaritë pagën tuaj neto. Normat e reja të tatimit tek paga në Kosovë, janë si vijon: 0 deri 80=0% 80 deri 250=4% 250deri 450=8% dhe mbi 450=10% Tatimi në burim apo Tatimi në paga Llogaritjen e pagave sipas shkallëve që janë të aplikueshme: Për të pasur më të qartë po kalkulojmë pagën prej 370€, ku në bazë të ligjit së pari zbresim kontributet pensionale, minimumi 5%. 370×5%=18.50€ – Kontributi i punëdhënësit 370×5%=18.50€ – Kontributi i punëtorit Tatimi në burim apo Tatimi në paga Tani e llogarisim tatimin për çdo prag të pagës. 0-80=80€ x 0%=0€ 80-250€=170€x4%=6.8€ 250-351.50€=101.50€x8%=8.12€ Totali i tatimit është 14.92€ Paga neto në ketë rast është 336.58€, të cilën e merr i punësuari. Paga Bruto dhe paga Neto I punësuar AA ka lidhur kontratë me kompaninë XL dhe merrë pagën bruto 780 euro Sa është kontributi pensional? Sa është tatimi në burim apo pagë? Sa është paga neto që do ta pranoj AA në llogari për çdo muaj? Shkallët e tatimit në të ardhura personale Akciza Akciza është një tatim i aplikuar vetëm për disa produkte të përcaktuara me ligj dhe vendim të qeverisë qëndrore. Disa produkte akcizën e kanë të aplikuar në vlerë të caktuar, përderisa disa në përqindje (%). Nafta (diesel) e ka akcizën 37 cent për çdo litër. Disa produkte e kanë në përqinje, si psh 10%. Disa të tjera e kanë në vlerë por të shkallëzuar, si psh veturat e kanë të shkallëzuar sipas vitit të vjetërsisë. Shembull i akcizës Një gjerdan argjendi ka çmim shitje prej 550 euro. Duke e ditur që norma e TVSh është 18% dhe akciza është 10%, sa është çmimi bruto që blerësi e paguan për këtë gjerdan? Tatimi në fitim apo tatimi në korporata Tatimi është dhënje e detyrueshme në para, të një pjesë të të ardhurave ose të pasuris, shtetit për mbulimin e të dalave të përgjithshme shoqërore dhe pa kundërshperblim të drejtpërdrejt. Tatimi në të ardhura të korporatave njihet si tatimi në fitim, pra aplikohet vetëm në fitimin e kompanisë. Shkalla e tatimit në fitim në Kosovë është 10%, që është jashtëzakonisht e ulët. Shumica e shteteve e kanë më të lartë, psh Shqipëria 20%. Si llogaritet tatimi në fitim Të hyrat bruto (qarkullimi, apo shitjet totale gjatë një viti); -(minus) KMSH (Kosto e mallrave të shitura, ku hyjnë shpenzimet materiale që kanë hyrë drejpërdrejt në procesin e prodhimit; -(minus)shpenzimet operative (pagat, amortizimi, shpenzimet e shitjes dhe marketingut, shpenzimet administrative dhe të hulumtimit etj); =fitimi bruto Fitimi Bruto* 10%= tatimi në fitim Fitimi bruto-tatimi në fitim=fitimi NETO Si llogaritet tatimi në fitim Sa është tatami në fitim dhe fitimi NETO nëse: Të hyrat bruto =220.000 KMSH = 108.000 Shpenzimet operative =90.000 fitimi bruto=220.000-(108.000+90.000)=22.000 Fitimi bruto=22.000 Tatimi në fitim=22.000* 10%= 2.200 Fitimi NETO=22.000-2.200=19.800 Përmbledhje e ligjeratës së sotme Përllogaritja e TVSH Përllogaritja e tatimit ne burim Perllogaritja e fitim Akciza

Use Quizgecko on...
Browser
Browser