Elementët e Diagnostikimit të Lëkurës PDF
Document Details
![SublimeChrysoprase9720](https://quizgecko.com/images/avatars/avatar-3.webp)
Uploaded by SublimeChrysoprase9720
Tags
Summary
Kjo është një prezantim mbi elementët e diagnostikimit të sëmundjeve të lëkurës. Ai shpjegon elementët primarë si makula, papula, urtika dhe nodujt, së bashku me shkaqet e mundshme dhe klasifikimin e tyre.
Full Transcript
(Bene curatum bene diagnosticum) Për të diagnostikuar një patologji kutane ka mjaft rëndësi njohja e shkaktarëve etiologjikë dhe patogjenetikë, kuadri klinik (elementët morfologjikë) dhe në fund metodat ndihmëse si ekzaminimet laboratorike, histopatologjike, imunolog...
(Bene curatum bene diagnosticum) Për të diagnostikuar një patologji kutane ka mjaft rëndësi njohja e shkaktarëve etiologjikë dhe patogjenetikë, kuadri klinik (elementët morfologjikë) dhe në fund metodat ndihmëse si ekzaminimet laboratorike, histopatologjike, imunologjike etj. Shkaktarë të jashtëm -Shkaqe biologjike ( Infeksionet) -Shkaqe jobiologjike Shkaktarë të brendshëm -Shkaqe metabolike -Shkaqe gjenetike -Sëmundje të tjera Shkaqe të panjohura Janë elementët esencialë, mbi bazën e së cilëve vendoset diagnoza klinike e një sëmundjeje. Janë të pranishëm në momentin e shfaqjes klinike të një sëmundjeje. Shpesh mjaftojnë për vendosjen e diagnozës, mgjt në shumë raste lind nevoja për observimin e evolucionit të tyre dhe për ekzaminime të ndryshme. Paralelisht me ecurinë e sëmundjes, evolucioni i tyre çon në zhvillimin e elementëve sekondarë, mgjt në disa raste, elementët primarë dhe ata sekondarë janë të pranishëm njëkohësisht. (varicella: erozione, kruste+ vezikula të reja) Ndryshim i kufizuar i ngjyrës së lëkurës pa ndryshime të dukshme të karakteristikave të tjera makroskopike të dermës dhe epidermës. Rrjedhimisht është një lezion jo i palpueshëm. Duhet të përshkruhet në bazë të formës, kufijve, përmasave dhe ngjyrës. Në disa sisteme, makula përkufizohet si një lezion me diametër më të vogël se 1 cm; për lezionet me diametër më të madh, përdoret termi “njollë”. Ngjyra Shkaku E kuqe Hiperemia (Erythema) Ekstravazimi i gjakut (purpura) Teleangiectasia Blu Cianoza Hematoma Melanina Kafe Melanina Hemosiderina E bardhë Mungesa e melaninës (depigmentimi) Reduktimi i melaninës (hypopigmentim) Anemia Spazma vaskulare Pseudoleukoderma (lëkura përreth më e errët: psoriasis e trajtuar me dithranol) Portokalli Carotene E verdhë Lipidet Pigmentet biliare Demtim i indit elastik dermal Gri, E zezë Melanin, Arsenik, Argjend, Merkur Dithranol, Qymyr, etj Miks Tatuazhet Vitiligo (reduktimi i melanociteve ne numer ose Purpura (ekstravazat) funksion) (Bojë në dermis) Ngritje solide e lëkurës, e kufizuar qartë me madhësi nga 0, 1- 1 cm. Mund të jetë: 1. Epidermike: rezultat i trashjes së lokalizuar të epidermës ose hiperkeratozës (p.sh verruke). 2. Dermike: rezultat i infiltratit në shtresat sipërfaqësore të dermës Rritja e prodhimit të kolagjenit (nevus i indit lidhor) Infiltrat qelizor ose proliferim i elementëve adnexialë (syringoma) Enë gjaku (hemangioma) Ind nervor (neurofibroma) Melanocite (nevus melanocitik) 3. Dermo-epidermike: kombinim i ndryshimeve dermike dhe atyre epidermike. P.sh.lichen planus hypertrophicus hemangioma Nevus melanocitik Lichen planus hipertrofik URTIKA Ngritje solide e kufizuar mbi nivelin e lëkurës në madhësinë e kokrrës së orizit - të shuplakës së dorës. Ka konsistencë të fortë, elastike dhe ngjyrë të kuqe të hapët deri në të bardhë. Shkaktohet nga një edemë akute inflamatore e kufizuar e shtresës papilare. Eshtë shumë pruriginoze dhe zhduket pa lënë gjurmë. Mund të jetë: e kuqe (edemë + dëmtim i kapilarëve: urtica rubra), e bardhë (edemë+ ngushtim i enëve të gjakut (urtica porcelanea), edematoze, gjysëmsferike (urtica mollis-në palpebra, buzë, gjenitale) Formacion solid i kufizuar në dermë ose hipodermë i shkaktuar nga një infiltrat inflamator, neoplastik ose nga akumulimi i substancave metabolike (kripëra kalciumi, lipide, acid urik etj). Xanthoma tendinosum Nodul rheumatoid (Nodul metabolik) (nodul inflamator) Një ngritje e lëkurës në formë plateje, e cila mbulon një sipërfaqe më të madhe lëkure, në krahasim me lartësinë që ka mbi lëkurë. Zakonisht formohet nga: konfluenca e papulave (p.sh. në psoriasis) Akumulim dermal difuz (p.sh. Mycosis fungoides) psoriasis Mycosis fungoides Ngritje e vogël (1cm. Mund të klasifikohen në bazë të: nivelit → subkorneale (impetigo) → intraepidermale (pemphigus vulgaris) → subepidermale (pemphigoid buloz) → dermale (epidermolysis bullosa distrofica) përmbajtjes →serum (pemphigus vulgaris) →pus (impetigo) →gjak (pemfigoid buloz) Qelizat epidermale, mund të shkëputen nga njëra-tjetra, si rezultat i : edemës intracelulare (degjenerim në formë balone në herpes) edemës intercelulare (spongiozë ne një dermatit kontakti akut) ose akantolizës (pemphigus vulgaris) Bulat subepidermale mund të zhvillohen si rezultat i: ndryshimeve në keratinocitet bazale (lichen planus) Ndryshimeve në junksionet dermo-epidermale (pemfigoidi buloz) Ndryshimeve në dermën e sipërme ( epidermoliza buloze e fituar) Faktorët Etiologjikë Gjenetikë (epidermolysis bullosa) Imunologjikë (pemphigus vulgaris) Fizikë (djegie nga dielli) Kimikë (djegie kaustike) Infektivë (impetigo) Idiopatikë (lichen skleroz buloz) Pemphigoid buloz Impetigo buloz Vezikul me eksudat purulent në epidermë ose poshtë saj. Përmbajtja e likidit e dallon nga vezikula. Zakonisht shoqërohen me infeksion (impetigo, folikulit). Mund të përmbajnë baktere jo piogjene (acne) Mund të jenë edhe sterile ( psoriasis pustuloze) Shpesh shfaqen si elementë primarë (psoriasis pustuloze), por mund të evoluojnë edhe nga vezikulat dhe bulat (herpes simplex) Falemnderit