Dermatozat virale PDF - Simptomat, diagnoza, trajtimi
Document Details
![SublimeChrysoprase9720](https://quizgecko.com/images/avatars/avatar-3.webp)
Uploaded by SublimeChrysoprase9720
Tags
Summary
Kjo paraqitje e titulluar "Dermatozat virale" nga mjekësia përshkruan sëmundjet virale të lëkurës. Prezantohen të dhënat e përgjithshme të viruseve, replikimi viral, dhe sëmundjet specifike si herpes simplex dhe herpesit gjenital dhe metodat e diagnozës dhe trajtimit.
Full Transcript
Dermatozat Virale Të dhëna të përgjithshme Viruset : agjentë infektivë me formë të veçantë riprodhimi. Nuk kanë ribozome dhe organele të tjera qelizore. Genoma virale, mund të jetë si ADN ose ARN, në varësi të tipit të virusit. Ato dyfishohen vetëm brenda qelizave, duke...
Dermatozat Virale Të dhëna të përgjithshme Viruset : agjentë infektivë me formë të veçantë riprodhimi. Nuk kanë ribozome dhe organele të tjera qelizore. Genoma virale, mund të jetë si ADN ose ARN, në varësi të tipit të virusit. Ato dyfishohen vetëm brenda qelizave, duke shfrytëzuar aparatin e sintezës së qelizave ospite. Ky tipar i ka dhënë atyre përcaktimin: parazit intraqelizorë obligativë. Replikimi Viral Cikli i replikimit viral kalon nëpër këto hallka: Ngjitja (adezioni), penetrimi, shpërbërja e mbështjelljes dhe e kapsidës, biosinteza, formimi i vironeve dhe dalja e genomës Grupi i Herpes Virus Infeksionet e Herpes Virus (Human Herpes Virus =HHV). Virusi herpes simplex është pjesë e familjes virale me 8 viruse, ku përfshihen tipi 1 dhe tipi 2, virusi varicella –zoster, HHV -6, HHV -7, HHV-8, virusi Ebshtein –Barr, dhe citomegalovirusi. Janë qeliza me AND dyfishe në formë helike, që infektojnë duke depërtuar qelizat shenjë. Herpes Simplex Tipi 1: HSV -1 lidhet me infeksionet që shfaqen në pjesën e sipërme të trupit. Tipi 2: HSV -2 është shkaku i infeksioneve gjenitale, dhe si e tillë, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, por mund të transmetohet edhe nga nënat e infektuara te neonatët gjatë kalimit në rrugët e lindjes. Epidemiologjia Rreth 90% e adultëve janë portatorë të antikorpeve anti- HSV -1, dhe pse nuk mbajnë mend infeksionin primar, dhe mbi 30 % kanë antikorpe anti HSV2. Format e padukshme janë më të shpeshtat. Fizpathologji Infeksioni primar nga HSV 1 vihet re në fëmijët e vegjël para moshës 4 vjeç dhe mund të jetë subklinik. Infeksioni primar nga HSV 2 shfaqet kryesisht pas pubertetit sepse është i lidhur me aktivitetin seksual. Njeriu është bartës i vetëm i virusit. Infeksioni transmetohet me: kontaktin mukozal ose kutano –mukozal direkt nga një person që ka një infeksion primar herpetik ose një recidivë klinike. Përhapja lehtësohet kur ekziston një dëmtim epitelial. Viruset herpetike janë neurotrop dhe epidermotrop. Qendrojnë përgjatë mbaresave nervore lokale duke arritur rrënjët e ganglioneve dorsale (neurotropismi). Qendrojnë në ganglione në fazën latente derisa disa faktorë shpërthyes çojnë në riaktivizimin e virusit dhe shfaqjen e elementëve kutanë. Trasmetimi i herpes labialis. A-Ne infeks primar virusi replikohet ne epiteliumin e orofarinx duke u vendosur ne ganglionet nervore periferike. B-HSV persiston ne fazen latent ne ganglione per gjithe jeten. C-Riaktivizimi i virusit nga stimuj te ndryshem. Trasmetimi i HSV1 Faktoret Shperthyes: - stresi - infeksionet -rezatimi diellor -ciklit menstrual -deficitet imunitare Rreth 10 ditë nga infeksioni primar shfaqen antitrupat IgM, më pas IgG e IgA. IgM zhduken pas 3 muaj, kurse IgG persistojnë. Deficitet imunitare Rezatimi diellor Stresi Ciklit menstrual Infeksionet Aspektet klinike Infeksioni herpetik primar quhet infektimi që ndodh për herë të parë te një pacient seronegativ. Klinika e infeksioneve herpetike është tipike: - Fillon me shqetësime subjektive, si djegie, prurit i lehtë pak ditë para shfaqjes së lezioneve. - Më vonë shfaqen 1-2 ose 3 njolla eritematoze, me buzë jo të rregullta, të bashkuara ndërmjet tyre mbi të cilat lindin vezikula të grupuara. - Vezikulat për pak ditë transformohen në erozione, kruste. - Brenda pak ditësh deri 2 javë lezionet rezorbohen dhe mund të mbetet një zonë e pigmentuar ose atrofi cikariciale. - Format atipike paraqiten vetëm në fazën eritematoze. Në këtë rast test i rëndësishëm diagnostik është ndjenja e djegies apo ndjeshmëria e tipit sensitiv Klinika( herpes simplex) Gingivo–stomatiti herpetik Ndodh si pasojë e HSV-1. Manifestohet kryesisht në fëmijët e moshës 6 muaj deri 5 vjeç. Klinika: disfagi, rritje e sekretimit te peshtymes gjendje e përgjithshme e alteruar, temperaturë. Më vonë shfaqen shenjat e një gingivo –stomatiti që karakterizohen nga erozione pak gri, rrethuar nga një unazë e kuqe të cilët bashkohen me njëri-tjetrin të mbuluar nga pseudo – membrana. Gingivo stomatiti herpetik Janë prezente limfadenopati cervikale të dhimbshme. Pavarësisht këtij kudri klinik të agravuar, sëmundja shërohet në 10 -15 ditë,duke arritur integritetin e plotë të mukozës. Gingivostomatiti Herpetik Aspekte të tjera të infeksioneve herpetike primare Infeksioni herpetik i gishtit Keratokonjuktiviti herpetik Infeksionet herpetike primare të rënda Infeksioni herpetik ne neonatët. Infeksioni herpetik i gishtit Keratokonjuktiviti herpetik Infeksionet herpetike primare të rënda Tek neonatët Transmetimi i virusit ndodh “in utero” nëqoftëse nëna është e prekur nga infeksioni primar gjatë gravidancës, por në shumicën e rasteve ndodh “per partum”. INFEKSIONI HERPETIK REKURENT Meqënëse HSV është prezent në gjendje latente në 100% të popullatës adulte, pothuajse të gjithë janë të ekspozuar ndaj riskut për recidiva. Rreth 20% e tyre si rrjedhojë e çrregullimeve në imunitetin qelizor, bëhen viktima të infeksionit rekurent. Faktorët shpërthyes: Infeksione të përgjithshme, ekspozimi në diell, cikli menstrual, raportet seksuale, stresi, medikamentet,ushqimet, nën ndikimin e të cilave ndodh proçesi i reaktivizimit. Infeksioni herpetik rekurent do të shfaqet në zonat e infeksionit primar. Herpesi labial Herpesi nazal Stomatiti herpetik Keratiti herpetik Herpesi gjenital keratiti herpetik. HSV2 Diagnoza Ekzaminimi citodiagnostik i Tzanck (në strisho) Imunofluoreshenca: evidenton antigenin viral me anë të antikorpeve monoklonale. Metoda ELISA. Izolimi i virusit në kulturë: Është metoda kryesore. Demonstrimi i ADN virale:Ajo mund të evidentojë një sekrecion viral asimptomatik (sidomos tek gratë gjatë momentit të lindjes). Serologjia Diagnoza Diferenciale Herpes simplex. Herpangina është epidemike dhe lokalizohet në faring Aftet recidivante manifestohen me elementë të pakët, me ngjyrë të verdhë, hiperemike dhe janë shumë të dhimbshme. Eritema polimorfe lezioni në forme “irisi”. Mjekimi ka 2 qëllime - Të shkurtojë kohën e manifestimeve klinike - Të reduktojë frekuencën e recidivave Mjekimi mund të pë rdoret lokal dhe sistemik. Acikloviri : antiherpetik që parandalon shumëzimin viral pa efekte sekondare. - Kremi 5% përdoret për mjekimin e Herpesit labial dhe herpesit gjenital, ka efikasitet nëse përdoret që në fillim. -Aciclovir oral: indikohet për trajtimin e infeksionit herpetik primar dhe recidivave gjenitale (200 mg 5 herë në ditë, për 5 deri në 10 ditë). Ne Infeksionet herpetike gjenitale të rënda ose frekuente përdoret administrim i zgjatur i aciklovirit. Antivirale të tjerë: valacikloviri dhe famcicloviri. Si alternativë e dytë e barnave antivirale mund të përdoren foscarnet (acidi fosfonoformico) që vepron kundër ADN dhe ARN së viruseve. Për stimulimin e imunitetit qelizor (timopentina, interferon alfa). Si profilaksi përdoren vaksinat antiherpetike. Infeksionet nga Human Papiloma Virus (HPV) Etiologjia: Human papiloma viruses (HPV) janë ADN virus me helikë dyfishe. Pjesëza sferike e virusit (virionit) përbëhet nga proteina e jashtme (kapsida) që rrethon helikën e dyfishtë të ADN- së. Papilomaviruset nuk kanë një mbështjellëse lipoproteinike që të rrethojë kapsidën. HPV janë të klasifikuar sipas ngjashmërive imunologjike (antigjenet virale strukturore) ose ngjashmërive gjenetike (sekuenca të ADN-së). Roli i HPV në karcinogjenezën është ende në studim, megjithëse dihet që HPV-16, HPV-18 dhe HPV-31, janë cilësuar si “viruse onkogjene” kryesisht të karcinomës së aparatit riprodhues, të lëkurës, të gojës, faringsit dhe laringut. Pacientët me infeksione të qafës së mitrës ku është identifikuar HPV-16 janë më të rrezikuar për të zhvilluar kancerin e qafës së mitrës se sa në femrat me infeksione nga lloje të tjera të HPV. Vaksina që është në dispozicion kohët e fundit do të pakësojë ndjeshëm incidencën e HPV-16 dhe 18. Vaksina Verruke Vulgaris Etiologjia : HPV- 2 Klinika :Ata paraqiten si tumore të vegjël papilomatoze e keratozike me një sipërfaqe gjysmë sferike apo të rrafshuar, ose në formë viloze. Janë të vendosura kryesisht në sipërfaqen dorsale të duarve Leziont mund të jenë solitare ose multiple. Ndarja sipas paraqitjes 1.Verruket plantare 2. Verruket si mozaik 3. Verruket plane Verruket plantare Paraqiten në formën e lezioneve hiperkeratozike diskoide të rrethuar shpesh nga një unazë e brirëzuar, në qendër të të cilave janë prezentë një numër i madh pikash të zeza (kapilarët trombotikë). Verruket si mozaik paraqiten në formën e verrukeve sipërfaqësore, të shkaktuara nga HPV-2, jo të dhimbshme, shpesh të shumta që bashkohen në një pllakë keratozike. Verruket plane Lokalizohen në fytyrë, pjesën dorsale të duarve, të gishtave, të krahëve, të gjunjëve dhe këmbëve. Paraqiten si papula të vogla lehtësisht të ngritura , me ngjyrën e lëkurës përreth ose të verdha në kafe, me sipërfaqe lineare. Verruket gjenitale Condylomata acuminatum (zakonisht të referuara si "lafshë gjeli") janë tepër kontagioze. Ata paraqiten fillimisht si papula në ngjyrë rozë ose të kuqe, të cilat kanë tendencë të rriten shpejt apo rriten së bashku me njëri-tjetrin duke prodhuar pamjen e një lulelakre. Condilomat plane virale Shfaqen në nivelin e qafës së mitrës dhe prepuciumit, si makula në ngjyrë rozë apo të kuqe, ndonjëherë të dallueshëm vetëm duke aplikuar acid acetik 5% i cili pas disa minutave u jep atyre ngjyrë të bardha të qartë dhe të përcaktuar mirë në lidhje me indet përreth mukozave. Papuloza Bowenoide Ka ngjashmëri histologjike me sëmundjen Bowen. Eshtë parë tek adultët e rinj në nivel të penisit dhe të vulvës.Paraqitet me papula që bashkohen në pllaka të izoluara apo multicentrike, në ngjyrë të kuqe në kafe, me sipërfaqe të lëmuar Epidermodysplasia verruciforme (EV) Levandowsky dhe Lutz. Kjo është një genodermatozë e rrallë, autosomale recesive, karakterizohet nga infeksioni kutan i HPV-së, me natyrë kronike. Mjekimi Mënyra e trajtimit varet nga tipi i verrukeve, numri, madhësia, topografia, eksperienca personale e mjekut dhe dëshira e pacientit. Mjetet terapeutike mund të jenë të natyrës farmakologjike, fizike, kirurgjikale, psikologjike. Mjetet farmakologjike lokale: përzierje vazeline me acid salicilik 20-40%. Aldara 5% (imiquimod) ,aplikimi lokal i 5- fluoruracil në trajtimin e kondilomave, injeksione intralesionale me interferon. Në trajtimin e verrukeve plane të fytyrës duhet kujdes. Përdoret lokalisht acidi retinoik (krem ose solucion), për 3 -6 javë. Mjetet fizike: Diatermokoagulacioni dhe Krioterapia ose Kriokirurgjia me azot të lëngshëm (një ndërhyrje javore për 2-3 javë rresht), Laser CO2. Në disa vende të zhvilluara ka filluar të përdoret imunoterapia lokale dhe sistemike, retinoidet etj. Mjekimi kirurgjikal: Heqja e verrukeve me kyreta duke aplikuar anestezi lokale. Në rastin e verrukeve të përhapura të regionit plantar ose në condylomat acuminate të diseminuara të regjionit gjenital përdoret ndërhyrja kirurgjikale me anestezi të përgjithshme. Për kondilomat e lokalizuara në regjionin urethral apo vaginal është e nevojshme të bëhet konsultimi dhe trajtimi nga mjeku urolog dhe gjinekolog. Molusku kontagioz Etiologjia: Shkaktohen nga viruse që i përkasin grupit të Poxvirus. Janë identifikuar dy tipe Poxviruse (MCV-1, MCV-2). Periudha e inkubacionit varion nga disa ditë në disa javë. Transmetimi i infeksionit bëhet nga njeriu te njeriu nëpërmjet kontaktit direkt nëse kemi prishje të integritetit kutan, ose indirekt me anë të mjeteve të kontaminuara me virusin. Klinika Paraqiten si papula hemisferike, me shkëlqim, të izoluar apo në grupe, me ngjyrën e lëkurës normale, pak në të verdhë ose rozë të hapët.Diametri shkon nga 1-5mm.Në sipërfaqen e tyre zhvillohet një e thelluar umbiliforme. Po të preket me pincetë në këtë thellim do të dalë jashtë një masë e trashë si ajkë me ngjyrë gri në të bardhë ku në të njëjtën kohë nxirren jashtë edhe trupëzat infeksioze virale. Vihen re më shpesh te fëmijët si rrjedhojë e autoinokulacionit nga gërvishtja. Vendosen kryesisht në fytyrë, trung, duar. Diseminimi është më i shprehur tek fëmijët atopik si rrjedhojë e pruritit dhe anomalive në imunitetin qelizor. Diagnoza Bëhet kryesisht me pamjen tipike klinike. Rrallë është e nevojshme biopsia (kur janë të izoluar, voluminozë, dhe pa umbilikusin qendror). Histologjikisht vihet re një akantozë e shprehur e epidermës, e invaginuar në lobuj, ku vihen re qelizat e infektuara dhe një korpuskul intracitoplazmatik që është korpuskuli i moluskut kontagioz. Mjekimi: Bëhet heqja me kyretë me ose pa anestezi lokale. Nganjëherë mund të përdoret krioterapia, ose aplikimi lokal i acidit salicilik ose podofilotoksinës. Tek HIV pozitivët ekziston rreziku i recidivave megjithë trajtimin agresiv që mund të përdoret. Sëmundja dorë –këmbë- gojë Etiologjia: enterovirus i grupit të picornavirus. Është shumë kontagioze duke shkaktuar epidemi sidomos te fëmijët. Patogjeneza: Virusi vendoset në mukozën orale përhapet me difuzion në limfonodulat regjionale brenda 24 orëve. Pas 72 orëve ndodh viremia e ndjekur nga lokalizimi i virusit në organet përkatëse, si mukoza orale, lëkura e duarve dhe këmbëve. Në ditën e 7 vihet re një rritje e titrit të antikorpeve dhe virusi zhduket nga gjaku dhe nga lokalizimet e tjera. Klinika Pas 12-24 orë ,karakterizohet me temperature, gjendje të përgjithshme të alteruar, dhimbje abdominale, shfaqen në mukozën orale, palatum dhe gjuhë elemente erozive me një zonë eritematoze përreth në forme ovale. Lezionet kutane shfaqen menjëherë me lezionet orale, manifestohen me vezikula të vendosura në pjesën laterale të gishteve të duarve dhe këmbëve. Këto lezione janë të rrethuara nga një zonë eritematoze, të dhimbshëm ose asimptomatikë. Krustet e formuara nga tharja e vezikulave zhduken gradualisht brenda 7-10 ditësh pa lënë cikatrice. Diagnoza Klinika (erozioneve në mukozën orale dhe ekzantemës në duar dhe këmbë) Në gjak :leukocitozë me limfocitozë atipike. Histologjia: Vezikula intraepidermale e cila përmban neutrofile dhe qeliza mononukleare. Vihet re gjithashtu edemë intraqelizore. Sindromi gojë-duar –këmbë shërohet brenda 1 jave dhe nuk është i nevojshëm përdorimi i terapisë specifike. Përdoren antipiretikë dhe solucione dezinfektante si për mukozën orale dhe për lezionet kutane. Faleminderit !