Dermatofitoza (Infeksionet Fungale) PDF
Document Details
![OrganizedElegy8197](https://quizgecko.com/images/avatars/avatar-14.webp)
Uploaded by OrganizedElegy8197
Tags
Summary
Dermatofitoza është një prezentim që trajton infeksionet fungale që prekin zonat e keratinizuara të trupit, si lëkura, flokët dhe thonjtë. Ky dokument shqyrton shkaqet, simptomat, metodat e transmetimit, faktorët predispozues, diagnostikimin, dhe trajtimin e dermatofitozës.
Full Transcript
Dermatofitozat Dermatofitoza quhen infeksionet nga funget qe prekin zonat e keratinizuara te trupit, perkatesisht: - Shtresen korneale te lekures - Folikujt e qimeve -thonjte Dermatofitet vendosen ne zona te pasura me keratine dhe ushqehen me te. Funget me te shpeshte jane te llojit: -...
Dermatofitozat Dermatofitoza quhen infeksionet nga funget qe prekin zonat e keratinizuara te trupit, perkatesisht: - Shtresen korneale te lekures - Folikujt e qimeve -thonjte Dermatofitet vendosen ne zona te pasura me keratine dhe ushqehen me te. Funget me te shpeshte jane te llojit: - Epidermophyton -Microsporum -Trichophyton Duke u bazuar ne vendodhjen e zonave te infektuara dermatofitozat ndahen ne: 1- Tinea Corporis 2- Tinea Cruris ( tinea inguinale) 3- Tinea pedis ( kemba e atletit) 4- Tinea unguium ( onicomicose) 5- Tinea capitis 6- Tinea barbae Menyrat e transmetimit jane: 1- Nga kontakti nga nje njeri ne tjetrin 2- Nga kafshet ( qeni, macja, lepuri, miu, lopa) te njeriu 3- Nga terreni te njeriu Si faktore predispozues sherben imuniteti i ulur i personit te infektuar Tinea corporis Manifestohet me shfaqjen e disa erupsioneve rrethore ne lekure me ngjyre te kuqe qe deskuamojne, ku zona qendrore eshte me e zbehte se kufijte, te cilet jane lehtesisht me te ngritur se qendra. - Evolucioni i ketyre lezioneve eshte nga qendra ne periferi - Japin prurit - Prekin ne menyre tipike ekstremitetet, trungun dhe rralle disa zona te fytyres. - Keto mikroorganizma gjenden normalisht ne lekuren tone dhe ne ambjentin rrethues. Por lekura dhe sistemi yne imunitar na mbrojne dhe kontrollojne proliferimin e shprehur te fungeve. - Ne prani te kushteve te favorshme keto mikroorganizma sillen si oportunist, pra shfrytezojne dobesimin e imunitetit, shumohen dhe invadojne lekuren - Shfaqen me shpesh ne zonen me pilozitet te ulur te kembeve dhe duarve dhe trungut por pa prekur lekuren e trashe te duarve, kembeve dhe regjionin inguinal - Transmetohet me shpesh permes objekteve te infektuar ( peshqirat, rrobat, pajisjet sportive, kreherat, brisqet...) - Permes kontaktit te drejtperdrejte me personat e infektuar - Duke perkedhelur dhe prekur zonat e infektuara te kafsheve - Gjate ekspozimit per nje kohe te gjate ne nje terren me dermatofite Faktoret predispozues - Jane infeksione te shpeshta ne periudhen e fund-pranveres dhe ne vere kur temperaturat jane me te larta dhe ka shume lageshti qe favorizon djersitjen dhe mos zbrazjen e gjendrave te yndyres. - higjena e ulet - veshje te ngushta - trajtimi me antibiotike - trajtimi me kortizonike - kemioterapia - kequshqyerja -diabeti Diagnoza vendoset nepermjet; - Pamjes klinike te lezionit - - Ekzaminimit citologjik - Nepermjet nje lame deskuamohet zona e lezionit dhe verehet pranie e hifeve ne mikroskop. - Trajtimi - a- Terapi topike ( kremera, solucion ose gel me permbajtje Mikonazoli, Klotrimazoli. Ekonazoli, Ketokonazoli) 2 x 1 lyerje/dite, 3 jave - b- Terapi sistemike, terbinafine ne rruge orale, 1tb/dite, 7 dite Tinea barbae -Eshte nje infeksion mykotik qe prek siperfaqen e lekures se fytyres dhe te qafes, ne zonat ne te cilat jane te pranishme qimet ( mjekra dhe mustaqet) - Prek ne pergjithesi meshkujt adult - Shkakton lezione siperfaqesore unazore eritematoze qe deskuamohen, por ndonjehere infeksioni shkon dhe me thelle dhe prek folikulin e qimes. Prekja e folikulit te qimes indukton nje pergjigje inflamatore dhe ne kete zone ndodh cikatrizimi dhe si pasoje ne kete zone do te mungojne qimet. - Shfaq prurit. -Transmetohet nga personi ne person permes kontaktit me lekuren e prekur. -Nga kafshet te njeriu - Autoinukulim nga pranie ne te njejten kohe te nje onikomikoze ose te nje tinea pedis Faktor predispozues jane frekuentimi i vendeve me shume njerez, higjena e ulet personale, perdorimi I perbashket I jasteqeve, briqeve te rrojes, kreherit apo objekteve te tjera te kontaminuara. - Ka qene me e shpeshte ne te kaluaren dhe ndryshe quhet “ pruriti I berberit” - Jetesa ne zona te nxehta dhe me lageshtire Paraqiten zona eritematoze dhe prekje e folikujve me elemente papulo-pustuloz Diagnoza Vleresimi klinik + citologjik Mjekimi Mjekim topik, por shpesh shoqerohet me mjekim sistemik ( griseofulvina, 1tb/dite ne rruge orale per 3 jave) Ne rastet me te renda perdoret mjekim IV terbinafike, itrakonazol Tinea capitis Infeksion fungal qe prek skalpin Shkatohet kryesisht nga gjinite Trichophyton dhe Microsporum te cilet parazitojne ne strukturat e keratinizuara te lekures ( shtresen korneale te epidermes dhe folikujt e qimeve) Eshte shume ngjitese , mund te shfaqe dhe epidemi Shkaktohet nga ( kontakti i drejtperdrejte nga personi ne person dhe nga kafshet te njeriu) Manifestohet me humbje te lekures me zona Ka nje periudhe inkubimi 14 dite. Ka forme te rrumbullaket dhe dimensione te ndryshme, shfaqet eritema me deskuimim kutan te thate. Dhe ndonjehere dhe reaksion inflamator Shfaq prurit ne lekure Ne zonat e prekura te lekures qimet verehen te holla, qe keputen ne traumen me te vogel, mund te shoqerohet me deskuamim si ne forme zbokthi, ndonjehere formohen pustula, me pas cikatrice dhe ne keto zona nuk shfaqen qimet. Diagnoza vendoset nepermjet ekzaminimit klinik dhe citologjik Trajtimi eshte me terapi sistemike me antimykotik dhe ndonjehere per te lehtesuar pruritin perdoren dhe kortizonik topik. Tinea pedis ( kemba e atletit) Eshte mykoza me e perhapur Shkaktohet nga funget Trichophyton saprofiti te cilet ne kushte nxehtesie dhe lageshtie proliferojne. Kane predispozite ata qe perdorin corape dhe kepuce me materiale jo traspirante. Mund te ndodh te shfaqet dhe tek ata qe kane zakon te lajne shpesh kembet dhe mos ti thajne sic duhet. Shfaqet me shpesh te meshkujt ne moshe te madhe dhe tek atletet Simptomat klinike Lekura verehet e skuqur, verehet deskuamim I lekures, hiperkeratoze, kembe me ere te rende, prurit, shfaqjen e vezukulave ne pjesen plantare te kembes, carje te lekures Kuadri klinik mund te nderlikohet me mbivendosje te infeksioneve bakteriale Rekomandohet ndjekja e rregullave higjenike, nevojitet larja dhe tharja e kembeve dhe gishterinjve Rekomandohet te aplikohen substanca antiseptike ne kepuce, ne kembe dhe ne corape Diagnoza Vendoset nepermjet klinikes dhe ekzaminimit citologjik te marre nga lezioni ne kembe I pacientit Mjekimi Rekomandohet mjekimi me antimikotike topike dhe ne rastet e veshtira dhe mbivendosjes bakteriale rekomandohet antimykotike orale dhe disa cikle antibiotikesh. Mikonazol 2 x 1 lyerje /dite ( mbidozimi mund te krijoje reaksione hipersensibiliteti, djegie dhe prurit te lokalizuar. Klotrimazol 3 x1 lyerje ne dite, ne rast inflamacioni te shprehur mund te trajtohet duke shtuar dhe betametasone Tinea Cruris Eshte nje infeksion mikotik I cili prek shtresen siperfaqesore te lekures ne regjionin inguinal Shkaktohet nga funget e gjinise Trichophyton Eshte me e shpesh te meshkujt se te femrat Zakonisht ne vere, pas nje episodi djersitje te shprehur Infeksioni favorizohet nga ambjenti I ngrohte I lagesht Veshjet e ngushta, aktiviteti sportiv Obeziteti Gjendjet e imunodeprimuara Klinikisht verehen zona te rrumbullaketa me kufij eritematoz te cilat kane tendence te deskuamohen, kane formen e unazave Shfaq prurit Mund te shfaqi dhe dhimbje ne rast mbivendosjeje bakteriale si pasoje e kruarjes me thonjte Shfaqet fillimisht ne rreze te kofshe, ne regjionin inguinal, dhe regjionin perianal Diagnoza Diagnoza vendoset nepermjet shfaqjeve klinike, ku ndryshe nga Candida te meshkujt lezionet jane te mirekufizuara dhe nuk perhapen ne nivelin e skrotumit dhe te penisit Infektimi Infektimi behet permes shkembimit te rrobavem peshqireve, carcafeve, briqkut, dhe ne ndjonej rast dhe nepermjet kontaktit seksual, shume rralle nga kontakti me kafshet apo me ambjentin e jashtem Mjekimi Mjekimi behet nepermjet mjekimit me antimykotike Topike 2x1 ne dite lyrje deri 10 dite pas largimit te lezionit ( terbinafine, mikokonazole, clotrimazole, ketokonazole) dhe antimikotike orale Itraconazole per 3 jave Parandalimi Tharja e mire e regjionit inguinal pas dushit Veshje intime prej pambuku Evitimi I perdorimit te objekteve personale te njerezve te tjere. Renia ne peshe Onikomikozat Jane infeksione fungale te thonjve Jane shume te shpeshta Mund te prekin nje thua ose disa Zakonisht fillon me ndryshimin e n gjyres se thoit, me kalimin e kohes mund te ekzistoje rreziku qe thoi te demtohet ne menyre te perhershme Prekin njelloj si meshkujt dhe femrat Mund te shfaqen si ne thonjte e duarve dhe te kembeve por jane me te shpeshta te thonjte e kembeve per shkak te lageshtires. Dermatofitet jane pjese e flores normale, qe ne kushte e pershtatshme dhe ne rast imuniteti te ulur, shumohen dhe demtojne Onikomikozat shkaktohen nga 4 grupime kryesore - candida -Trichopthyton -Epidermophyton -Aspergillus Faktor risku Keto mykoza gjenden ne vende me lageshtire, ne palestra, ne pishina, dushe. Frekuentimi I ketyre vendeve zbathur eshte nje nga faktoret kryesore te riskut Mund ta infektojne thonjte duke hyre ne hapesiren midis shtratit te thoit dhe thoit Imuniteti I ulur, diabetiket, mosha e madhe Kepucet e ngushta, corapet sintetike simptomat Fillohet me ndryshimin e ngjyres, duke u bere me kafe, dhe ndnj me njolla te gjelbra, dhe te zeza Me perhapjen e infeksionit thoi e humbet transparencen e tij, dobesohet dhe mund te thyhet Verehen 3 variante klinike 1- onikomikoze subunguale distale ( me e shpeshte) 2-Onikomikoze siperfaqesore e bardhe 3- Onikomikoze subunguale proksimale 1- Onikomikoza subunguale distale Fillon ne kurifirin e lire te thoit dhe shtrihet me proksimalisht, thoi verehet I trashe dhe porcioni distal ngrihet gradualisht nga shtrati I thoit. 2- Onikomikoza siperfaqesore e bardhe Karakterizohet n ga formimi I disa njollave te bardha, thoi nuk ka siperfaqe te njetrajtshme dhe lehtesisht te demtueshme 3- Onikomikoza subunguale proksimale Shfaqet vecanerisht tek imunodeprimuarit, verehet nje zone me ngjyre te bardhe ne nivel te lunules Diagnoza Diagnoza vendoset permes ekzaminimit te drejtperdrejte me mikroskop. Smalti I vendosru ne thonjte mund te ndihmoj ne permiresim te gjendjes Zakonisht trajtimi eshte me terbinafine dhe itrakonazol ne rruge orale Nje antimikotik oral mund te perdoret per te perforcuar veprimin e antimikotikeve orale. Pacienti duhet ti mbaj thonjte e shkurtra, nuk duhet te eci zbadthur ne ambjente publike, te thaje kembet pas larjes, te mbaje corape pambuku dhe ti nderroje shpesh Faleminderit!