Ligjerata VII-Hulumtimi - Ligjërata nga Prof. Dr. Shejnaze Gagica PDF

Document Details

NiftyGodel

Uploaded by NiftyGodel

UBT - Kolegji për Biznes dhe Teknologji

Prof. Dr. Shejnaze Gagica

Tags

research methodology research questions social science research academic research

Summary

This document provides lecture notes on research methodology. It discusses research questions, types of research questions (exploratory, descriptive, explanatory and evaluative), and the formulation of hypotheses. The document is intended for undergraduate students in business and technology.

Full Transcript

Kolegji për Biznes dhe Teknologji Hulumtimi Prof. Dr. Shejnaze Gagica PYETJA/PYETJET E HULUMTIMIT Pyetja/Pyetjet e hulumtimit kanë rëndësi thelbësore për projektin dhe i japin hulumtimit kahjen e shqyrtimeve. Hulumtimet shoqërore kanë të bëjnë me shqyrtimin e gjetjeve, përshkrimin, kuptimin, shpjegi...

Kolegji për Biznes dhe Teknologji Hulumtimi Prof. Dr. Shejnaze Gagica PYETJA/PYETJET E HULUMTIMIT Pyetja/Pyetjet e hulumtimit kanë rëndësi thelbësore për projektin dhe i japin hulumtimit kahjen e shqyrtimeve. Hulumtimet shoqërore kanë të bëjnë me shqyrtimin e gjetjeve, përshkrimin, kuptimin, shpjegimin, parashikimin ose vlerësimin e një aspekti të botës shoqërore… me pyetjet “çfarë”, “pse”, dhe “si”. (Blaikie, 1993:4) Pyetja e hulumtimit ka funksion të dyfishtë:  ajo shprehë qëllimin e projektit dhe  jep drejtimin në procesin e hulumtimit. Çdo projekt hulumtues ka pyetjet e veta specifike. PYETJA/PYETJET E HULUMTIMIT Bërja e pyetjeve të hulumtimit dhe hartimi i tyre. Kur si hulumtues shoqëror duam të:  Të përshkruajnë dhe shqyrtojnë një (ose disa) dukuri;  Dhe në përgjithësi, të kuptojmë dhe shpjegojmë se “si” dhe “pse” ekziston kjo dukuri – ose si dhe pse kuptohet – ashtu siç është. Si rrjedhojë, pyetjet tona hulumtuese zakonisht do të fillojnë me fjalët Çfarë?, Kush?, Ku? Pyetjet “përse” janë analiza, dhe janë më të përshtatshme për hulumtim, ngase kërkojnë të zbulojnë shpjegime, marrëdhënie, krahasime, parashikime, përgjithësime dhe teori. Hulumtimi duhet të ketë, së paku, një pyetje qendrore të cilës synon t’i dhënë një përgjigje. LLOJET E PYETJEVE TË HULUMTIMIT Në thelb pyetjet e hulumtimit mund të jenë katër llojesh: oZbuluese Këto janë një përpjekje fillestare për të kuptuar ose zbuluar e shqyrtuar një proces ose dukuri kur ju ose grupi juaj ka njohuri paraprake të kufizuara për atë fushë ose atë çështje. oPërshkruese Kjo lloj pyetje zakonisht rrjedhin nga pyetjet zbuluese dhe zakonisht kanë të bëjnë me përcaktimin e madhësisë së një fushe, çështje ose dukurie, për shembull: Sa e madhe është? Sa prej tyre ka? Ku janë? Çfarë përqindje e popullatës ndikohet? LLOJET E PYETJEVE TË HULUMTIMIT oShpjeguese Kjo mund të quhet edhe pyetje ‘pse?’. Përmes sajë pyetet për shkaqet dhe pasojat. Pse ka ndodhur kjo? Si ndodhi? Çfarë procesesh veprojnë këtu? oVlerësuese Kjo lloj pyetjeve lidhet më vlerën e një praktike ose dukurie të caktuar shoqërore dhe ka të bëjnë më pyetjet si: Çfarë funksionon më mirë? Sa e mirë (jo aq e mirë) është? Sa efektive është? Ky lloj hulumtimi shpesh përfshin bërjen e rekomandimeve për mënyrën se si mund të përmirësohet ose ndryshohet diçka dhe ky aspekt mund të përfshihet edhe në pyetjet hulumtuese. ÇFARË KËRKOJMË TË BËJMË KUR KRYEJMË HULUMTIME? Shembull 1.1. Progresi i Kosovës drejt përmbushjes së kritereve politike të Kopenhagës* Tabela 1 Katër lloje hulumtimesh Hulumtime përshkruese Çka përfshin kriteret politike të Kopenhagës? Hulumtime Çfarë është niveli i stabilitetit të institucioneve që garantojnë eksploruese a demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriu, dhe mbrojtjen e shqyrtuese/gjetës minoritetve? Hulumtime shpjeguese Cilat ishin rekomandimet nga misionet dhe ekspertët për vëzhgimin e zgjedhjeve? Cilat janë rekomandimet e instucineve tw ndwrkombtare dhe zotimet e Kosovws nw raportw me Demokracin dhe sundimin e ligjit, administratwn publike, dhe çwshtjet tjera qw lidhen me çshtjet integruese? Hulumtime vlerësuese Cilat hapa apo politika duhet të korrigjohen në mënyrë që tëkriteret politike të Kopenhagës? *Përshtatur nga Schutt (1996;3) ÇFARË KËRKOJMË TË BËJMË KUR KRYEJMË HULUMTIME? Në praktikë, në hulumtimet tona mund t’i përgjigjem më shumë sesa vetëm njërës prej këtyre pyetjeve, sepse ato mund të jenë të ndërlidhura dhe një pyetje mund të varët nga një tjetër. Schutt, sugjeron se, në përgjithësi, ka katër lloje hulumtimesh dhe këto më se miri mund të ilustrohen përmes shembullit tonë të hulumtimit. HIPOTEZAT Hipotezat janë një lloj i veçantë pyetje hulumtimi që në fakt nuk është pyetje, por një pohim ose shprehje e marrëdhënieve midis dy apo më shumë koncepteve. oÇfarë është hipoteza? Një pohim i testueshëm për marrëdhënien ose marrëdhëniet në mes dy ose më shumë koncepteve (kjo nuk është domosdoshmërish një pohim për realitetin, por diçka që duhet provuar ose hedhur poshtë). Hipotezat burojnë nga supozimet ose nga frymëzimet, por pasi të jenë formuluar ato duhet të testohen në mënyrë të rreptë, duke përdorë metodën e duhur. Nëse parashikimet e nxjerra nga hipoteza juaj nuk dalin të jenë të sakta, atëherë ju duhet të braktisni ose të modifikoni hipotezën. Nëse parashikimet dalin të sakta, atëherë hipoteza juaj është provuar/ dhe mund të qëndrojë përderisa teste të ardhshme të provojnë josaktësinë e saj. HIPOTEZAT Hipotezat si pohime të testueshme, nuk përdorën vetem tek ato hulumtime, ku të dhënat mblidhën dhe testohen me anë të mjeteve statistikore. Ato janë bazë edhe për hulutime ku mbledhja dhe përpunimi i të dhënave nuk është aq i strukturuar dhe i njëhsueshëm. Mendimi i Karl Popper në “The Logic of Scientific Discovery” është se natyra e metodës shkencore është hipotetike-deduktive dhe jo, siç mendohet përgjithësisht, induktive. Është e rëndësishme që ju, si hulumtues, të kuptoni dallimin ndërmjet këtyre dy interpretimeve të procesit të hulumtimit, ashtu që të mos shkurajoheni ose të ndjeni sikur po ‘mashtroni’ ose se nuk jeni në rrugë të duhur. Çdo punë eksperimentale ose shpjeguese fillon duke pritë ndonjë rezultat të caktuar. Kjo pritje e ndonjë rezultati është HIPOTEZA. Hipoteza siguron nismë dhe nxitje për kërkim shkencor dhe ndikon në metodën e kërkimit. HIPOTEZAT oShembulli 1 Korrupsioni dhe ndikimet e tij në investimet e jashtme në Kosovë. Një hipotezë: Ulja e investimeve të jashtme në Kosovë është si pasojë e nivelit të lartë të korrupsionit. Kjo hipotezë flet për një marrëdhënie midis Investimeve dhe korrupsionit. Atëherë mund të themi që pyetja e hulumtimit është: Cilat janë investimet aktuale të jashtme në Kosovë? Dhe një nën pyetje tjetër do të ishte: A ka gjasa që të ndryshohen këto trende të investimeve në Kosovë? HIPOTEZAT Hipotezat përdoren më rëndomtë për t’i shqyrtuar marrëdhëniet midis koncepteve statistikisht të testueshme. Në hulumtimet e fushave shoqërore janë dy llojet e marrëdhënieve të marra në shqyrtim përmes hipotezave. Këto janë marrëdhëniet:  Shkakore  Me shoqërizim. Marrëdhëniet shkakore; Pohimi se një ndryshim në “A” shkakton një ndryshim në “B”. Shoqërizimi (asosacioni) ose lidhja më shoqëririzim: Bindja se midis dy koncepteve ekziston një lidhje, por jo domosdoshmërish se ajo marrëdhënie është shkakore. HIPOTEZAT Shembulli 1.2 Vërteton se hulumtuesi mund të identifikojë dhe gjurmojë marrëdhëniet e mundshme shkakore ose me shoqërizim edhe në të dhënat që vijnë nga një numër rastesh dhe pastaj të analizojë raste të tjera për të parë nëse në to janë të pranishme të njëjtat marrëdhënie. HIPOTEZAT Për shembull mund të themi që një shtim i një leximi të fokusuar sjell nota më të mira në provim ndër studentët universitar. Këtë po e paraqesim si: MARRËDHËNIET ME SHOQËRIRIZIM Megjithatë, ndonëse mund të ketë një marrëdhënie statistikore midis shtimit të leximit të fokusuar dhe notave më të larta në provim, mund të mos jemi në gjendje që A-ja shkakton B-në. Kjo mund të jetë për një numër arsyesh: Ka shumë arsye pse një student merr notë më të mirë në provim dhe do të ishte e vështir të provohet se ajo notë ka ardhur vetëm nga leximi i fokusuar. MARRËDHËNIET ME SHOQËRIRIZIM Mund të ndodh që studentët që dalin mirë në provim, janë, gjithashtu studentë që ju përshtatet leximi i fokusuar. MARRËDHËNIET ME SHOQËRIRIZIM Këtu mund të luaj një rol faktori i tretë, i cili ndikon si në sasinë e leximit të fokusuar, ashtu edhe në notat e larta në provim. Për shembull, disa studentë mund të kenë pasur një pedagoge, e cila u kërkonte atyre të lexonin rregullisht para seminareve dhe që ka hartuar pyetjet e provimit. Ajo ju thoshte studentëve që leximi para provimit është vetëm për të bërë një përsëritje, dhe jo për t’i mësuar gjërat nga e para. PËRKUFIZIMET OPERATIVE Përkufizimet operative Janë përkufizimet më të cilat hulumtuesi mund të punojë ose që mund t’i përshtatë për të ndihmuar në fokusimin e pyetjeve të hulumtimit dhe për të vendosur se çfarë të dhënash do të mblidhen për t’iu përgjigjur atyre pyetjeve. Shumica e pyetjeve të hulumtuese përfshijnë dhe lidhen me konceptet, me mënyrën se si duam të mësojmë më shumë për to dhe se si lidhen ata me njëri-tjetrin. Konceptet; Janë ide që mund të përkufizohen ose kuptohen ndryshe nga individë të ndryshëm, ose në kohë të ndryshme, kështu që ka shumë rëndësi të keni një përkufizim të qartë të koncepteve që do të përdorni dhe që me këtë përkufizim të mund të punohet për qëllimet e punimit tuaj – pra të jetë operative PËRKUFIZIMET OPERATIVE Përkufizimet operative na duhen sepse na ndihmojnë ta fokusojmë pyetjen dhe të vendosim se çfarë të dhënash do të mbledhim për t'i përgjigjur atyre pyetjeve. oPërkufizimi operativ: Duhet të jetë i vlefshëm dhe specifik për hulumtim – ai duhet të jetë i tillë që të mund të përdoret për të mbledhur të dhënat që na ndihmojnë për t’iu përgjigjur pyetjes së hulumtimit; Duhet të jetë gjithnjë specifik për kontekstin e caktuar – i hartuar për secilin projekt hulumtues dhe mund të mos jetë i dobishëm për projekte tjera hulumtuese. PËRKUFIZIMET OPERATIVE oShembulli 2 Korrupsioni dhe varfëria– përkufizimet operative Hulumtimi do të shohë marrëdhënien midis dy koncepteve – korrupsionit dhe varfëria. Përpara se të hartojmë pyetjet dhe projektin tonë hulumtues, duhet të krijojmë përkufizimet operative për këto dy koncepte. Për qëllimet e këtij hulumtimi, po ju rikujtojmë disa nga përkufizimet që definojnë se çfarë është korrupsioni: PËRKUFIZIMET OPERATIVE “Keqpërdorimi i fuqisë apo pozitës për përfitime personale” (Adela Shera, “Korrupsioni dhe ndikimi i tij në rritjen ekonomike” Disertacion, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 2013; “I korruptuar është çdo kush që i shërben vetes, në mënyrë jo morale dhe jo etike” (Elife Luzha Prishtinë, 2010) Mbështetur në një raport të Transparency International – ‗Korrupsioni është një nga sfidat më të mëdha kontemporane të botës‘. Ai përcakton qeverisjen e mirë, çon në një alokim joefiçent të burimeve, çrregullon sektorin privat dhe publik dhe ndikon shpesh tek të varfrit.‘ PËRKUFIZIMET OPERATIVE Ja disa sygjerime që përcaktojnë disa nga shkaqët e korrupsionit. Ato mund të jenë shkaqe institucionale dhe shoqërore: Ndër shkaqet institucionale mund të përmendim:  Autoritetin e gjerë dhe kompetencat e shumta,  Përgjegjshmërinë e ulët dhe mungesën e transparencës,  Politikat nxitëse që nuk motivojnë (pagat, shpërblimet për performancën, siguria e pozicionit të punës dhe profesionalizmi janë në një shkallë të ulët, struktura e rrogave dhe e shpërblimeve nuk është e standartizuar). Në shkaqet shoqërore mund të përmendim:  Përkushtimin personal,  Një qeveri jo të besueshme,  Pabarazia dhe diskriminimi, etj. PËRKUFIZIMET OPERATIVE Zgjedhja e përkufizimit që do të përdoret do të jetë varësisht se cili është fokusi i hulumtimti dhe i pyetjes së hulumtimit. Për shembull: Në qoftë se pyetja e hulumtimit është: A. Çfarë ndikimi ka korrupsioni në rritjën rritjën e varfërisë? Atëherë përkufizimi operativ I.3 do të ishte më i përshtatëshmi dhe mund të përdoret për të idnetifikuar një kampion të përshtatshëm të pjesmarrëve në hulumtim. PËRKUFIZIMET OPERATIVE Do të ishte e këshillueshme që përkufizimi të ngushtohet duke vendosur, se në cilin grup të shkaqëve edhe pyetje që do të përqendrohet hulumtimti. B. Cilët janë faktorët kryesorë që influencojnë korrupsionin në Kosovë? C. Cilat janë llojet më të shpeshta të korrupsionit në Kosovë? D. Sa dhe si është i përhapur korrupsioni politik në Kosovë? E. Cili është ndikimi i korrupsionit në sistemin e drejtësisë dhe jetën publike? Cilin përkufizim operativ do të përdornim për të hulumtuar secilin prej pyetjeve? Dhe a mund të sygjeroni mënyra tjera për operacionalizimin e korrupsionit? A. Cilat janë ndikimet e korrupsionit në rritjën e varfërisë? B. Cilat janë ndikimet e korrupsionit në dekurajimin e investimeve drejt gjenerimit të vendeve të reja të punës? PËRKUFIZIMET OPERATIVE Për qëllimet e këtij hulumtimi, po ju rikujtojmë disa nga përkufizimet që definojnë se çfarë është varfëria: Varfëria s’ është produkt i të varfërve, por i krimit dhe korrupsionit. Varfëria, nënkupton një gjendje apo një lloj statusi të njerëzve të cilëve u mungojnë mjetet elementare të reproduktimit biologjik e social, apo që gjenden në vazhdimësi në buzë të ekzistencës fizike. Varfëria absolute apo skamja i referohet mungesës së nevojave themelore të njeriut, siç janë; ushqimi, uji, higjiena, veshjet, strehimi, kujdesi shëndetësor dhe arsimimi. Varfëria relative përkufizohet si pabarazi ekonomike në vende apo në shoqëri në të cilën jetojnë njerëzit. PËRKUFIZIMET OPERATIVE Përkufizimet operative përveç që ndihmojnë hulumtuesin për të ngushtuar pyetjet e hulumtimit, ato janë të nevojshme edhe kur fillojmë të mendojmë se si do t'i mbledhim të dhënat për t'iu përgjigjur pyetjeve tona të hulumtimit. Përkufizimi operativ i zgjedhur ndikon:  Në zgjedhjen e kampionit (mostrës) së pjesëmarrësve,  Në identifikimin e, institucioneve dhe personave që plotësojnë kriteret,  Në qasjen në të dhënat dytësore që mund të përdoren,  Që të jemi në gjendje të mbledhim të dhëna nga ata, ose nga persona të tjerë, që do të na mundësojnë /në këtë rast/ të "matim" ndikimin e korrupsionit në përhapjen e varfërisë. TESTIMI PILOT I PËRKUFIZIMEVE OPERATIVE Testimi pilot i përkufizimeve operative; ëshët një provë ose mundësi për të vënë në provë metodën e mbledhjes së të dhënave me një kampion (mostër) të vogël rastesh. Përpara fillimit të mbledhjes kryesore të të dhënave duhet të jetë formulimi i pyetjeve, të kuptuarit e tyre nga pjesëmarrësit, dhe procedurat e mbledhjes së të dhënave. Të gjitha mund të testohen dhe ndryshohen, po qe nevoja, përpara se të fillojë faza kryesore e hulumtimit. Qasja më efektive në shkrimin e përkufizimeve operative është qasja "gjirafa dhe breshka“. oShembulli 2.1 Hartimi i pyetjeve të hulumtimit me anë të përkufizimeve operative Pyetja fillestare e hulumtimit Cilat janë ndikimet afatgjatë në korrupsionit në varfëri? Përkufizimet operative  Korrupsioni: Korrupsioni, i cili është një simptomë e dobësive të thella institucionale është një nga faktorët përgjegjës për reduktimin e investimeve dhe shpenzimeve (për arsim dhe shëndetësi), rrit pabarazinë e të ardhurave, ul investimet e huaja direkte, si dhe shpërndarjen e burimeve.  Varfëria: Pagat e ulëta, nën nivelin e "pagës për të jetuar" janë në qendër të korrupsionit si dhe stimulues të varfërisë së drejtpërdrejtë. Fokusimi dhe përmirësimi i pyetjeve të hulumtimit.  Cili është niveli i korrupsionit?  Cili është niveli institucional për luftimin e korrupsionit dhe uljen e varfërisë?  Cili është ndikimi i politikës në përhapjen e korrupsionit? Pyetjet e hulumtimit Duke përdorur përkufizimin operativ dhe mënyrat e sugjeruara për bërjen e pyetjeve, mund të hartohen disa pyetje ndihmëse.  A mund të jenë të inkurajuara për hapjen të vendeve të punës kompanitë që paguajnë ryshfet të lartë?  Sa e pengon zhvillimin ekonomik orientimi i buxhetit për të shpenzime qeveritare?  Sa e pengon uljen e varfërisë orientimi i buxhetit publik në investime infrastrukturore që nuk gjenerojnë të vende pune?  Çfarë ndryshimesh në politikat sociale do të dëshironit? TIPARET E HULUMTIMIT TË MIRË Hulumtimi bazohet në një sistem të hapur të mendimit (hulumtuesi nuk është ai që i di përgjigjet e duhura, por ai që përpiqet të shtrojë pyetjet e duhura). Hulumtuesit i ekzaminojnë të dhënat në mënyrë kritike. Hulumtuesit përgjithësojnë dhe specifikojnë kufijtë e përgjithësimeve të tyre. (‘Të gjitha përgjithësimet janë të rrezikshme, përfshirë dhe këtë!’) PYETJE TË DOBISHME NË LIDHJE ME PYETJEN E HULUMTIMIT Ekzistojnë disa pyetje të dobishme që mund t’ia shtrosh vetvetes në lidhje me pyetjen e hulumtimit tuaj. Nëse pyetjet (ose përgjigjet) ju zemërojnë ose ju nervozojnë, atëherë ju duhet të rimendoni planin e hulumtimit. (Përgjigja ndaj secilës pyetje duhet të jetë ‘po’.) A po provoni të zbuloni diçka të re dhe jo vetëm të provoni diçka? A befasoheni me atë që zbuloni nga të dhënat tuaja? A mendoni, bazuar në të dhënat tuaja, se idetë tuaja të mëparshme janë të gabuara? Për çfarë mund të shkruaj? (KONTEKSTI) Pyetja e hulumtimit tim është … (50 fjalë?); Çfarë kanë hulumtuar të tjerët në këtë temë... (50 fjalë); Refrencat;) ; hulumtuesi i parë argumenton se... (25 fjalë); hulumtuesit i dyrë argumenton se... (25 fjalë), citate dhe refernca tjera; Debati përqendrohet në çështjet e... (25 fjalë); Ka akoma punë për t’u bërë në.... (25 fjalë); Hulumtimi im i afrohet më së shumti hulumtimit të hulemtuesit “x”, “y”, etj. ashtu që... (50 fjalë) Kontributi im do të jetë... (50 fjalë) Orientimi teorik Qëllimi juaj këtu është të theksoni idetë tuaja themelore mbi temën. Së pari, theksoni qasjet e ndryshme teorike në temën tuaj. Cilën propozoni ta përdorni në hulumtimin tuaj dhe përse? Çfarë mendoni përafërsisht mbi temën? Nëse ka teori të ndryshme në temën ose në fushën tuaj, cilën/cilat do t’i përdorni në kornizën konceptuale për tezën tuaj? Çfarë trende doni të përcillni nga literatura? A keni ndonjë propozim të freskët shpjegues, interpretues ose programor? Pyet veten... Cilat pjesë të hulumtimit duket të jenë më të suksesshme e më premtuese dhe cilat më pak? Cilat janë kritikat më të rëndësishme të punës së deritanishme/mëparshme? Çfarë thekse të lëna jashtë, të papërfillura ose hendeqe mund të identifikohen? METODOLOGJIA Përshkruaj metodat që i keni propozuar në hollësi të mjaftueshme ashtu që lexuesi të ketë të qartë se:  Çfarë informata do të përdorni?  Prej çfarë burimesh to të merren informatat?  Çfarë burimesh do të të duhen?  Çfarë metodologjie do të përdorësh?  Përse keni zgjedhur këtë qasje?  Çfarë çështje etike dhe të sigurisë keni identifikuar dhe si propozoni të vazhdoni punën? METODA/QASJA Përvijo se si do t’i qasesh temës. Qëllimi juaj është të demonstrojë se metoda ose qasja që keni zgjedhur do t’i shërbejë avancimin të tezës apo argumentit tuaj. Me fjalë të tjera, duhet të shpjegoni se si puna që dëshironi ta bëni do të testojë idetë e caktuara ose hipotezat, ose do të zbulojë mënyrën më të mirë të zgjidhjes së një problemi kompleks. Nëse ju duhet të mblidhni të dhëna, përshkruani se si do ta bëni këtë. Për shembull, kërkime në arkivë, intervista, ose forma të tjera të punës në terren. METODA/QASJA Ka shumë metodologji të hulumtimit. Por ju duhet të identifikoni fushën studimore dhe të bazoheni në: Hulumtime përshkruese Hulumtime eksploruese a shqyrtuese/gjetës Hulumtime shpjeguese Hulumtime vlerësuese REFERENCAT DHE LEXIMET TË MËTEJSHME Referencat bibliografike janë të domosdoshme për disa arsye: Një punim duhet vazhdimisht të jetë i prurjeve të mëparshme, vazhdimi i atyre që janë arritur deri në momentin e dhënë. Si rregull, shfrytëzimi i përvojës së mëparshme, i studimeve të realizuara për të njëjtën problematik nga paraardhësit dhe bashkohësit, është pikënisje e një studimi të dhënë - parim udhëheqës është: “Mos shpenzo për të ribërë atë që kanë bërë të tjerët”. Referencat bibliografike dëshmojnë për thellësinë e vetë punimit. Referencat (bibliografike ose webografike) e orientojnë lexuesin në burime autentike të informacionit shkencor. Referencat shërbejnë edhe për të verifikuar saktësinë e informacionit shkencor që sjell një punim i dhënë. REFERENCAT DHE LEXIMET TË MËTEJSHME Referencat janë të domosdoshme për të provuar nëse një punim shkencor është origjinal apo plagjiaturë. Kjo lidhet jo vetëm me etikën e kërkimit shkencor, por edhe me ruajtjen e pronësisë intelektuale, të të drejtave të autorëve, apo botueseve që zotërojnë atë si të drejta pronësisë që garantohen me ligj. VËREJTJE Teza është një argument që, tradicionalisht, duhet të ‘provohet’. Megjithatë, ky është një term që, me disa përjashtime të vogla, nuk përdoret në shkrimin akademik. Kuptohet, se hulumtimi dhe shkrim i varen nga konteksti dhe rasti. Prandaj, ne nuk ‘provojmë’ diçka për të gjitha kohët dhe vendet; dhe kjo nuk është përdorim i saktë i fjalës ‘me provua’. Në të vërtetë, ne mund të ‘tregojmë’, ‘propozojmë’ dhe të bëjmë interpretime të arsyeshme të asaj që gjejmë në analizën tonë të teksteve, përmbajtjeve, njerëzve apo ngjarjeve. Nëse kjo duket si kompromis, atëherë nuk duhet harruar se me rastin e shkrimit të tezës, ne futemi në një debat; ka shumë njerëz që nuk do të pajtohen me tezën tonë. Jo vetëm që nuk duhet injoruar punën e atyre që mund të mos pajtohen me ne, por ne duhet t’i adresohemi drejtpërsëdrejti kësaj. Na duhet të artikulojmë bazën e një mospajtimi të tij në shkrimin tonë, duke treguar se çfarë vendi zë ai në debat. Fjalët si, ‘propozoj’ e të ngjashme janë më të duhura për gjuhën e debatit. [email protected]

Use Quizgecko on...
Browser
Browser