Ligjerata IV-Punim Diplome PDF
Document Details
Uploaded by NiftyGodel
Kolegji për Biznes dhe Teknologji
Prof. Dr. Shejnaze Gagica
Tags
Related
- RM71003 Category Management & Merchandising Learner's Guide PDF
- Mobile Cranes (MOB) Diploma (Global) Workbook 2023 PDF
- Mobile Cranes Diploma (Global) Workbook PDF - LEEA 2023
- Mobile Cranes Diploma (Global) Workbook 2023 PDF
- Mobile Cranes Diploma (Global) Workbook 2023 PDF
- Prosseminar - Wykład 1 (PDF)
Summary
This document is lecture notes on Diploma work, focusing on the methodology, structure and requirements of the diploma work. The document covers topics such as choosing a suitable topic, research methodology, literature review, and writing skills.
Full Transcript
Kolegji për Biznes dhe Teknologji Ligjerata III PUNIMI I DIPLOMËS Prof. Dr. Shejnaze Gagica Nëntor, 2023 Ç’është punimi i diplomës? Punimi i diplomës; Paraqet një punë kërkimore origjinale në të cilën jo vetëm duhet te dish atë që kanë thënë për të njëjtën çështje studiuesit e tjerë, por sidomos d...
Kolegji për Biznes dhe Teknologji Ligjerata III PUNIMI I DIPLOMËS Prof. Dr. Shejnaze Gagica Nëntor, 2023 Ç’është punimi i diplomës? Punimi i diplomës; Paraqet një punë kërkimore origjinale në të cilën jo vetëm duhet te dish atë që kanë thënë për të njëjtën çështje studiuesit e tjerë, por sidomos duhet të “zbulosh” diçka që nuk e ka thënë ende askush. (Eko, 2006, f. 17). Në përgjithësi fillohet me një ide kërkimore, dhe mund të ketë edhe zbulime të thjeshta edhe arritje “shkencore”, por ngjanë që një punim diplome të ketë edhe karakter përmbledhës. Në çdo rast, studiuesi duhet të kryejë një punim, të cilin studiuesit e tjerë të asaj fushe do të duhet si rregull të mos e anashkalonin, për arsye se ai sjell diçka të re. (Eko, 2006). Të shkruash një punim diplome do të thotë: Të përcaktosh një çështje të veçantë; Të mbledhësh të dhëna rreth asaj çështjeje dhe t’i sistemosh këto të dhëna; Ta rishqyrtosh çështjen që në zanafillë, mbi bazën e të dhënave të mbledhura; Të ju japësh një trajtë organike të gjitha pikëpamjeve të shprehura më parë; Të shkruash në mënyrë, që ai që lexon të kuptojë ç 'është dashur të thuhet dhe në rast nevoje të jetë në gjendje t’ju drejtohet po atyre të dhënave, në mënyrë që t’i hyjë edhe vetë shqyrtimit të kësaj çështjeje. Të kesh aftësi për të organizuar, sistemuar dhe ofruar rezultatet e një hulumtimi në formë të shkruar dhe gojore; Mundësi për të përvetësuar formën, teknikat dhe mënyrën e të shkruarit akademik; etj. Pra, do të thotë të mësosh si të sistemosh idetë e tua dhe si të renditësh të dhënat. Përmbajtja e punimit të diplomës Punimi i diplomës duhet të përmbajë: Identifikimin e objektit të studimit; Mbledhjen e të dhënave; Metodat e analizimit të të dhënave; Përshkrimin e rezultateve të hulumtimit; Sintetizimin e të dhënave; Nxjerrjen e përfundimeve, si dhe Ofrimin e rekomandimeve përkatëse. Përmbajtja e punimit të diplomës Punimi i diplomës i’u ofron studentëve: Mundësinë për tu profilizuar dhe për të njohur mirë një fushë të caktuar studimi; Mënyrën se si të analizojnë fenomene të caktuara dhe të ofrojnë zgjidhje, përmes konkluzioneve dhe rekomandimeve; Aftësi, shprehi, shkathtësi dhe përvojë për të gjetur dhe hulumtuar burimet e informacionit në një fushë të caktuar. Kontributi i studentit Punimi i diplomës duhet të jetë një punë origjinale, rezultat i aftësive dhe angazhimeve hulumtuese të studentit. Punimi i diplomës mund; Të vlerësohet edhe si një mënyrë e re leximi dhe interpretimi i një çështje, teorie apo rezultati; Të jetë zbulimi i një dorëshkrimi, vërtetimi i një hipoteze, si dhe Të jetë zhvillim i studimeve të mëparshme, të cilat sjellin plotësimin e pikëpamjeve, që më parë gjendeshin të shpërndara nëpër tekste të ndryshme. Punimi i diplomës duhet të plotësojë standardet akademike, të përbëjë një punë estetike, të mirë-sistemuar, të kuptueshme, të qartë, serioze, dhe me rrjedhshmëri logjike për sa i përket mendimit të artikuluar, konkluzioneve të shprehura, tezave dhe pikëpamjeve të mbrojtura. Mbikëqyrja Puna kërkimore-shkencore për punimin e diplomës duhet të udhëhiqet, kontrollohet dhe monitorohet nga ana akademike. Për këtë qëllim çdo student ka të drejtë të zgjedhë një udhëheqës shkencor (mentor). Udhëheqësi shkencor që të udhëheqë punën e studentit duhet të ketë gradë shkencore “Doktor” dhe titull akademik. Profesori duhet të jetë ai që duhet. Në fakt ka kandidatë, që për arsye simpatie ose përtacie, zgjedhin një mësimdhënës për të bërë punimin e diplomës, i cili në të vërtetë nuk është i fushës së studimit nga të cilat është përzgjedhur tema e diplomës dhe më pas nuk është në gjendje ta përcjellë kandidatin gjatë punimin e diplomës. Udhëheqësi -Mentori ka përgjegjësinë: Të vetëdijsojë studentin për rrezikun e falsifikimeve dhe të plagjiaturës. Të këshillojë studentin për mundësinë e kryerjes së hulumtimit dhe t’ju ndihmojë të zgjidhni një metodologji të përshtatshme; Të drejtojë studentin tek literatura e përshtatshme; Të këshillojë studentin për modelin e mbledhjes së të dhënave dhe strategjitë e analizës; Të diskutojë me studentin strukturën dhe paraqitjen e temës së diplomës; Të vlerësojë progresin e studentit rregullisht duke i kërkuar atij të paraqesë një raport të shkruar dhe të monitorojë punën e tij përkundrejt standardit të kërkuar. Të bëjë komente mbi versionet e para të punimit. Mënyra se si do të bëhet kjo varet nga praktika e institucionit. Disa shohin vetëm kopjen e parë të përfunduar, të tjerë vetëm disa kapituj; pyesni se si janë rregullat në institucionin tuaj. Përzgjedhja e temës Punimi i diplomës duhet kuptuar si një rast i veçantë për të ushtruar vetën më diçka që do të na hyjë në punë gjithë jetën. Dëshira e parë e studentit mund të jetë që të shkruajë një punim, ku do të trajtojë shumë gjëra. Shumë e rëndësishme është që të zgjidhet temë për të cilën mendohet se ekzistojnë gjasa të kryhet mirë dhe nëse është e mundur, që në fillim të disponohet njohuri akademike për temën (ekzaminimi i fuqive dhe interesave personale). Përzgjedhja e temës, do të merrej e mirëqenë nga kandidati, i cili shfaq një interes të caktuar dhe e një mësimdhënësi të gatshëm të kuptojë drejtë kërkesat e kandidatit. Në fazën e parë është të keni një ide, e më pas duhet të vendosni se cila është mënyra më e mirë për të vazhduar më tej. Një mënyrë tjetër për të filluar është me anë të formulimit të pyetjes së hulumtimit. Të disponosh me një pyetjeje hulumtimi është thelbësore, në fillim pyetja do të jetë pak e përgjithshme, madje edhe e mjegullt. Që të përsosni idenë tuaj, duhet të keni mundësi të bëni një pyetje hulumtimi specifike dhe me të qartë në mënyrë që të ketë lidhje me atë që doni të zbuloni dhe të jetë e menaxhueshme. Pra, të keni qasje: Tek popullimi i hulumtimit, Të keni mundësi të gjeni literaturë, Ttë mos ketë probleme etike të pakapërcyeshme, Të keni njohuri të mjaftueshme për metodologjitë e përshtatshme, etj. Nuk është shumë e vështirë. Po shkruani një temë diplome, e jo një disertacion doktorature! Sado që të mundoheni, nuk do të jeni në gjendje të mbuloni gjithçka nga ajo fushë. Është mirë të merret parasysh ky parim themelor: “Sa më shumë kufizohet shtrirja, aq më mirë punohet dhe aq më shumë rritet saktësia”. Në rastet e tilla janë këto rregulla për përzgjedhjen e temës: Tema duhet t’ju përgjigjët interesit të kandidatit (të ketë lidhje me natyrën e provimeve të dhëna, me leximet që ai ka bërë, me pikpamjet e tij poltike, kulturore ose fetare); Burimet që ai do të përdorë duhet të jenë të gjetshme, që do të thotë të jenë të disponueshme nga kandiadti; Burimet e nevojshme duhet të jenë të lehta në përdorim; Kuadri metodologjik i kërkimit duhet të jetë i përshtatshëm me përvojën e kandidatit. Është e rëndësishme që të zgjidhet diçka, që është po aq atraktive dhe e rëndësishme që do të mbajë vëmendjen e autorit gjatë gjithë kohës që harton punimin e diplomës. Është më mirë një punim diplome të ngjajë me një sprovë se sa me një histori a me një enciklopedi. (Eko,2006, f. 29) Pavarësisht nga fusha e studimit të cilës i përkasin, punimi i diplomës mund të jetë: Punim monografik apo përmbledhës; Punim me kakrakter historik apo teorik; Punim me karakter shkencor apo politik; Kombëtarë; Ndërkombëtarë / krahasues / globalë ; Lokalë Shqyrtimi i literaturës Në këtë pjesë kandidati bën një përshkrim të përgjithshëm të “fushës së studimit” dhe e vendos temën e propozuar në kuadër të saj. Këtu është e domosdoshme të paraqiten, krahasohen dhe vlerësohen teoritë më të rëndësishme që lidhen me temën e propozuar. Shqyrtimi i literaturës Rekomandohet të përmendet literatura dhe studimet që lidhen me temën e hulumtimit (libra, artikuj, raporte hulumtuese) të autorëve të tjerë (vendorë dhe ndërkombëtarë) duke u përqendruar kryesisht në rezultatet dhe përfundimet e tyre. Hulumtimet më të reja (p.sh. të botuara gjatë këtij dhjetëvjeçari) duhet të vendosen në radhë të parë. Kandidati/ja duhet të bëjë të qartë se çfarë dihet në fushën përkatëse të hulumtimit (në lidhje me temën apo problemin që dëshiron të shtjellojë) dhe çfarë nuk është trajtuar ende në mënyrë sistematike, apo cilat pyetje kanë mbetur pa përgjigje. Shqyrtimi i literaturës Një nga kërkesat kryesore të kësaj pjese është përshkrimi i sfondit teorik. Në punën kërkimore gjithnjë fillohet prej një baze teorike që është mbizotëruese në fushë të caktuar shkencore. Paradigmat dhe konceptet teorike të autorëve/ shkencëtarëve të njohur, jo vetëm që ndikojnë në hulumtimin (e ardhshëm), por duke qenë se ato konsiderohen si trashëgimi e përbashkët shkencore, duhet të jenë edhe fillesa të studimeve pasardhëse. Hulumtimi i biblografisë Si duhet shfrytëzuar bibliotekat? Gjurmimi i literaturës është një proces, i cili kërkon shumë kohë. Trajtimi i literaturës së analizuar duhet të shkojë përtej kufijve të një përmbledhjeje, dhe në mënyrë kritike të vlerësojë kufizimet dhe mundësitë e literaturës së mëparshme në lidhje me studimin. Një studiues mund të shkojë ndonjëherë në bibliotekë për të kërkuar një libër, që e di se ndodhët atje, por shpesh shkon në bibliotekë jo më bibliografi në dorë por për të përgatitur një bibliografi. Të përgatitesh një bibliografi do të thotë të kërkosh diçka, të cilën nuk e dimë ende që ekziston. Kërkuesi i zoti është ai që është në gjendje të hyjë në një bibliotekë pa ditur asgjë rreth një çështje të caktuar dhe të dalë së andejmi duke ditur diçka më shumë. Katalogët - nëse biblioteka disponon të tillë, krijojnë shumë lehtësira në zgjedhjen dhe gjetjen e bibliografisë. Katalogët janë: Katalogë alfabetik autorësh ose Katalogë tematikë. Katalogët mund të mos japin informacionin studiuesi. Por në këto raste duhet shfrytëzuar pasi që të cilat zakonisht i disponojnë bibliotekat. Studiuesit mund të ju drejtohen edhe punonjësit të bibliotekës (bibliotekarit) i cili është i specializuar për kërkimin e bibliografik. Për të realizuar me sukses punimin e diplomës, do të duhet të shfletosh shumë libra artikuj shkencorë e burime tjera bibliografikë, për të cilat duhet të marrësh shënime. Shënimet mund të merren në një bllok të veçantë ose në skeda. Skema: Biblioteka, orientimi bibliografik Skedarët, katalogët alfabetik të autorëve dhe katalogët tematikë Enciklopeditë dhe librat bibliografikë Biblioteka Skedat Bibliotekari Përmbledhje rregullash për citimin e bibliografisë Pse të përdorim burime? Shkruesit akademikë përdorin burime për të zgjeruar dhe përpunuar idetë e tyre. Në qoftë se nuk merrni parasysh asnjë burim, ka rrezik të bini në pozitën e njeriut shumë të painformuar. Shënimet mund të klasifikohen në dy grupe: Shënime referenciale dhe Shënime të përmbajtjes Shënimet referenciale Të gjitha materilat duhet të përfshijnë shënime refernciale apo citate në tekst dhe një listë referencash në fund, duke renditur burimet e informacionit të përdorur në punimin e diplomës. Referencimi është një metodë e standardizuar e njohjes së burimeve të informacionit dhe ideve që një studiues/ student ka përdorur në një mënyrë që identifikon në mënyrë unike çdo burim. Shënimet referenciale Ka disa mënyra të paraqitjes së referencave, por kryesoret mund të klasifikohen në dy grupe. Njëri sistem është ai i cili referencën e jep në fusnotë, kurse sistemi tjetër që referencën e jep brenda kllapave menjëherë pas citatit, parafrazimit apo përmbledhjes. Ndryshe njihen edhe si : Sistemi i Harvard (Referenca në kllapa), dhe Sistemi i Oxford (Referenca në fusnotë) Shënimet Referenciale Dallimi kryesor midis këtyre dy sistemeve është se ndërsa metoda e Harvard-it përfshin informacione të caktuara brenda tekstit, ndërsa metoda e Oksfordit përdor fusnota për të vendosur referenca në fund të çdo faqeje. Në punimin e juaj të diplomës duhet ta përdorni Sistemin e Harvard-it (Referenca në kllapa). Te sistemi i Harvardit është e domosdoshëm lista e literaturës apo bibliografisë ( Kapitulli: Referencat). Është me rëndësi që në të gjithë punimin të përdoret një stil apo mënyrë citimi unike, pavarësisht se cilën prej tyre zgjedh Institucioni/ Universiteti. Tek drejtimi i shkencave kompjuterike dhe të inxhenerisë preferohet të përdoret stili IEEE ( Shiko më poshtë stilin IEEE). Sistemi i referencës së Harvard-it (Referenca në kllapa) Sistemi i referimit të Harvard-it apo siç njihet edhe si (Referenca në kllapa) menjëherë pas citimit ose references përfshin: Mbiemri i Autorit apo Autorëve Vitin e Botimit Numrin e faqes apo faqeve Paraqitja e referimeve në tekst bëhet, si vijon ( Shembull): Në varësi të qëllimeve të një kompanie, ka një sërë arsyesh që menaxhmenti i lartë mund të vendosë të ndërmarrë kontrolle të kostos; mund të jetë për reduktimin e provuar të kostos (Corbridge, 1998, f.27) ose për të "përmirësuar imazhin e korporatës në fushën mjedisore" (Bozena, et al, 2003, f.45). Te sistemi i Harvardit është e domosdoshëm lista e literaturës apo bibliografisë ( Kapitulli: Referencat). Stilet e Referencimit Ka disa mënyra apo stile të ndryshme të paraqitjes së referencave tek sistemi i Referencave në kllapa , por stilet më të njohura janë: IEEE (Institute of Electrical and Electronics Engineers) APA (American Psychiatric Association) Harvard Tek drejtimi i shkencave kompjuterike dhe të inxhenerisë preferohet të përdoret stili IEEE IEEE Stili i Institutit të Inxhinierëve Elektrikë dhe Elektronikë (IEEE) është një stil referimi i numëruar që përdor numrat e citimit në tekstin e punimit, të dhënë në kllapa katrore, p.sh:. Stili i referencës IEEE përdoret zakonisht në fushat teknike, në fushat e inxhinierisë elektrike dhe shkencave kompjuterike. Stili i citimit IEEE përfshin citimet në tekst, të numëruara në kllapa katrore, të cilat i referohen citimit të plotë të renditur në listën e referencës në fund të punimit. Pra, Lista e referencës është e organizuar në mënyrë numerike, jo alfabetike. IEEE Më poshtë është paraqitur shembulli se si mund të paraqitet stili IEEE tek referencimi brenda në tekst të punimit si dhe tek lista e literaturës apo bibliografisë : Paraqitja e referimeve në tekst bëhet, si vijon: Një sistem ERP mund t'i sigurojë firmave dhe zinxhirit të furnizimit një avantazh konkurrues, i cili më pas do të justifikojë investimin e kohës dhe parave në ERP. Paraqitja e referimeve tek lista e referencave literaturës apo bibliografisë, bëhet si vijon: S. Ovidiu and C. Dascalu , "THE ADVANTAGES AND RISKS OF USING AN ERP SYSTEM IN THE CONTEXT GLOBALIZATION," International Journal of Modern Manufacturing Technologies, vol. II, no. 2067–3604, fq. 2, 2010. APA Stili APA, është krijuar nga Shoqata Psikologjike Amerikane. dhe është një sistem autor-vit. Përdorimi i stilit APA gjatë referencimit brenda në tekst duhet të përmbaj: Mbiemrin e autorit, vitin e botimit, si dhe numrin e faqes Me një autorë (Bedford, 2001) Me dy autorë (March & Springer, 2019) Me shumë autorë (Dwee et al., 2012) Me një autorë, data dhe me faqen e botimit (Bedford, 2001, fq. 154) Me dy autorë, data dhe me faqet e botimit (March & Springer, 2019, fq. 11) Me shumë autorë, data dhe me faqen e botimit (Dwee et al., 2012, fq. 78) APA Paraqitja e referimeve në tekst bëhet, si vijon: Një sistem ERP mund t'i sigurojë firmave dhe zinxhirit të furnizimit një avantazh konkurrues, i cili më pas do të justifikojë investimin e kohës dhe parave në ERP (Ovidiu & Dascalu, 2010, fq. 78). Paraqitja e referimeve tek lista e referencave literaturës apo bibliografisë, bëhet si vijon: Ovidiu, S., & Dascalu, C. (2010). THE ADVANTAGES AND RISKS OF USING AN ERP SYSTEM IN THE CONTEXT GLOBALIZATION. International Journal of Modern Manufacturing Technologies, 78. Harvard Më poshtë janë paraqitur shembujt e referencimit brenda në tekst të sistemit të Harvard-it(Referenca në kllapa) me një autorë apo me më shumë autorë: Me një autorë (Stevens 2013, fq. 13) Me dy autorë Numri i faqes mund të referencohet edhe me shkronjën e vogël p. 13 (në gjuhën angleze për Page) , si p.sh. (Banerjee dhe Watson, 2011, fq. 56 ) (Stevens 2013, p. 13) Me tre autorë (Smith, Jones dhe Thomas, 2011, fq. 13) Me shumë autorë (Davis et al., 2019, fq. 340) APA Paraqitja e referimeve në tekst bëhet, si vijon: Një sistem ERP mund t'i sigurojë firmave dhe zinxhirit të furnizimit një avantazh konkurrues, i cili më pas do të justifikojë investimin e kohës dhe parave në ERP (Ovidiu, 2010, p. 23) Paraqitja e referimeve tek lista e referencave literaturës apo bibliografisë, bëhet si vijon: Ovidiu, S., 2010. THE ADVANTAGES AND RISKS OF USING AN ERP SYSTEM IN THE CONTEXT GLOBALIZATION. International Journal of Modern Manufacturing Technologies, p. 23. Shënime të përmbajtjes Lejojnë autorin të japë atë informacion shtesë që i duket me interes për lexuesin, por që s’ është aq i rëndësishëm sa për t’u përfshirë në tekst. Janë të ngjashme me shtojcat. Për shkak se në fusnotë (në fund të faqes, në fund të kapitullit ose krejt në fund të librit) jepen të dhëna të plota lidhur me burimin, disa autorë nuk shënojnë fare listën e literaturës ose bibliografisë. Ka të tjerë që e praktikojnë listën e bibliografisë në fund të librit. Të dyja standardet janë të aplikueshme. Sistemet e Oxford-it (Referenca në fusnotë) Tek sistemet e Oxford-it apo siç njihet “Referencat në fusnotë”, pas çdo citimi vihet një eksponat (një numër i ngritur pak më lart se teksti. Shembull: ¹ Nëse i referoheni sërish të njëjtës vepër në fusnota, përdorni vetëm mbiemrin e autorit dhe numrin e faqes apo faqeve. Nëse i referoheni më shumë se një vepre nga i njëjti autor, përdorni mbiemrin e autorit, pastaj një titull të shkurtër dhe një numër faqesh. _______________________________ ¹ Steven Levy, In the PLEX: How Google Thinks, Works, and Shapes Our Lives (New York: Simon & Schuster, 2011), f. 72. ² Levy, f. 192. ³ Levy, Hackers: Heroes of the Computer Revolution, f. 29. Fusnotat Fusnotat apo siç ninjhen edhe ndryshe Poshtëshënimet janë shënime të vendosura në fund të një faqeje. Ata citojnë referenca ose komentojnë një pjesë të caktuar të tekstit mbi të. Për shembull, thoni që dëshironi të shtoni një koment interesant në një fjali që keni shkruar, por komenti nuk lidhet drejtpërdrejt me argumentin e paragrafit tuaj. Lejojnë autorin të japë atë informacion shtesë që i duket me interes për lexuesin, por që s’është aq i rëndësishëm sa për t’u përfshirë në tekst. Janë të ngjashme me shtojcat. Sistemi i Oxford-it (Referenca në fusnotë) Sistemi i Oxford-it (Referenca në fusnotë), pra duhet të përmbajë të dhëna të mjaftueshme dhe të domosdoshme, si: Emri dhe Mbiemri i Autorit Titullin e Veprës Vendin e botimit Botuesin/Shtëpinë Botuese Datën e publikimit Numri i Faqes Sistemi i Oxford-it (Referenca në fusnotë) Pra, paraqitja e referimeve në fusnotë bëhet si vijon: __________________ ¹ Lutfi Bina, Elektroteknika (Prishtinë: UBT, 2017 ), f. 13. Citimi për herë të parë Kur për herë të parë citohet një autor, atëherë të dhënat duhet të jenë të plota. P.sh. _____________ ¹ Lekë Sokoli, “Metodat e kërkimit shkencor”, Botimi i katërt - IS,Tiranë. 2013, f.105. Modeli me dy autorë: _____________ ² John S. Mill & Imanuel Kant, “Mbi lirinë dhe paqen”,Rilindja,Prishtinë 2000, f. 127 Modeli me më shumë se dy autorë: _____________ ³ John S. Mill & Imanuel Kant, “Mbi lirinë dhe paqen”,Rilindja,Prishtinë 2000, f. 127; Sami Frashëri, “Kush e prish paqen në Ballkan?”, Rilindja, Prishtinë 2007, f.245. Modele me vepra të përkthyera: _____________ ⁴ Imanuel Kant, “Paqja e amshueshme”, (Përkthyer nga Bardh Bardheci.) Rilindja, Prishtinë 2006, f. 20. Citimi i të njejtit autor pasi të jenë cituar autorë të tjerë: Nëse përsëritet citati, parafrazimi ose mbështetja nga i njejti autor dhe nga e njejta vepër, por pasi të jetë cituar ndonjë autor tjetër, atëherë duhet shkruar mbiemri i autorit, viti i botimit dhe numri i faqes. Nëse nga i njëjti autor do të jetë e njëjta vepër, atëherë do të mjaftonte të shkruhej: __________ ¹ Kant 2006, f.30. ² Mill-Kant 2002, f.5. ³ Mill et al 2007,222. Et al = shkurtesë e fjalës latine “et alii” që d.m.th. dhe të tjerë. Citimi në vazhdim nga i njëjti burim Nëse citohet i njejti autor, nga i njejti burim, nga e njejta faqe dhe menjëherë në vazhdim, atëherë referenca mund të jetë e shkruar: Ibid., (shkurtesë e fjalës latine Ibidem), që domethënë po aty. Nëse autori dhe burimi është i njejtë, por vetëm faqja ndryshon, atëherë do të duhej të shtohej numri i faqes, si më poshtë: __________ ² Po aty, f. 105. Shembull: __________ ¹ Lekë Sokoli, “Metodat e kërkimit shkencor”, Botimi i katërt - IS,Tiranë. 2013, f. 52. Sokoli ² Po aty, f. 105. Citimet jo të plota Nëse citohet autori i thënies, atëherë jepet vepra dhe faqja: Ahtisari ka thënë se është “konstatuar” se tetë standardet “ janë përmbushur në mënyrë të knaqëshme”¹ Kur përmendet emri i të cituarit, mund të shkruhet vetëm burimi në fusnotë. E njëjta vlen edhe po qe se nuk përmendet emri i autorit në citim. P.sh.: Tashmë është “konstatuar” se tetë standardet “janë përmbushur” në mënyrë të kënaqshme² ___________ ¹ “Koha ditore”, 30 tetor 2007, f.3. ² Marti Ahtisaari, “Koha ditore”, 30 tetor 2007, f.3. Citimet e veprave të përkthyera: Nuk mjafton vetëm të dhënat që u përmendën më lart, por preferohen të pajisen edhe me emrin e përkthyesit (sepse një vepër mund ta përkthejnë autor të ndryshëm). P.sh.: _____________ ¹ Tzvetan Todorov, “Poetika e prozës”. (Përkthyer nga Gjovalin Kola.)Shtëpia botuese Panteon.Tiranë, 2000. f.12. Publikimet në internet: _____________ ² Graham Greenleaf, ‘The Global Development of Free Access to Legal Information’ (2010) 1(1) EJLT accessed 27 July 2010. Blogjet dhe faqet e internetit: _____________ ³ Sarah Cole, ‘Virtual Friend Fires Employee’ (Naked Law, 1 May 2009) http://www.nakedlaw.com/2009/05/index.html> accessed 19 November 2009. Blogjet dhe faqet e internetit: _____________ ⁴ Jane Croft, ‘Supreme Court ëarns on Quality’ Financial Times (London, 1 July 2010) 3. Zgjedhja e metodologjisë/ metodave Në rastet kur tema e kërkimit është kryesisht teorike dhe nuk kërkon metodologji empirike, ky kapitull përfshin zakonisht këto elemente: Grumbullimin dhe përzgjedhjen e materialit (literaturës, dokumenteve, fotografive, etj.); Përshkrimin e materialit të grumbulluar (theksi vihet në idetë, format, historinë, etj.); Metodat që do të zbatohen (historike, krahasuese, empirike etj.). Zgjedhja e metodologjisë/ metodave Në rastet kur tema e hulumtimit kërkon metodologji empirike, ajo përfshin elemente të tilla, si p.sh., një përshkrim të kampionit të përzgjedhur, instrumentet e matjes, procedurat e mbledhjes së të dhënave, përpunim statistikor, etj. Rekomandohet që kjo pjesë të përbëhet nga disa paragrafë, si p.sh: Kampioni: çfarë lloj kampioni do të përdoret; karakteristikat dhe parametrat kryesorë; Instrumentet matës: kush i ka zhvilluar ato dhe kur; karakteristikat, vlerësimi; Procedurat dhe kushtet e mbledhjes së të dhënave; metodat e përdorura; Përpunimi statistikor (vërtetimi i hipotezave, etj). Rezultatet e hulumtimit diskutimet/konkluzionet/rekomandimet Rezultatet duhet të parashtrohen në raport duke u mbështetur në kapitujt e mëparshëm. Po ashtu, rekomandohet që kandidati t’i paraqesë rezultatet e veta si pjesë e kontributit të tij në njohuritë, teorinë e praktikën ekzistuese në një fushë të caktuar. Ne këtë pjese paraqiten diskutimet, konkluzionet, apo rekomandimet e bazuara në rezultatet (informatat) e gjetura gjatë hulumtimit. Një element i rëndësishme është krahasimi i rezultateve tona me ato të gjetura gjatë shfletimit të literaturës. Treguesi i lëndës Treguesi i lëndës është një shërbim i domosdoshëm që i bëjmë edhe lexuesit edhe vetes. Ju këshillojmë që të vihet që në fillim një tregues lënde i cili përcakton nënndarjet logjike të punimit tuaj, në kapituj, nënkapituj paragrafët e tekstit, me po atë numërtim, të njejtin numër faqësh dhe të njejtat fjalë. Treguesi i lëndës Një nënndarje të mirëfilltë do te ishte ajo me dy degëzime ku shkruhet: 1. Çështja qendrore 1.2. Nënçështja qendrore 1.3 Nënçështja dytësore 2. Shtjellimi i çështjes qendrore 2.1. Degëzimi i parë 2.2. Degëzimi i dytë. Kjo sturkturë mund të paraqitet me anë të një diagarmi në formë peme, ku vijë të ndërprerë mund të tregohen degëzimet vijuese, që ju mund të përfshini pa prishur organizimin e përgjithshëm të punës. Skema: Treguesi i lëndës vështruar si plan pune Struktura e temës së diplomës Për të nxitur interesimin e lexuesit duhet që të strukturoni qartë dokumentin. Kjo mund të jete një pike e mirë filluese për strukturim: TITULLI (ballina) ABSTRAKT < MIRËNJOHJE/FALENDERIME > PËRMBAJTJA < LISTA E FIGURAVE > < LISTA E TABELAVE > < FJALORI I TERMAVE > 1. HYRJE 2. SHQYRTIMI I LITERATURËS (HISTORIKU) 3. DEKLARIMI I PROBLEMIT 4. METODOLGJIA 5. REZULTATET 5.1 Rezultati A 5.2 Rezultati B 6. DISKUTIME DHE PËRFUNDIME 7. REFERENCAT APPENDICES Të gjitha seksionet nga hyrja deri të përfundimi, duhet të jenë të numëruara në dokument. Fjalët e shkruara në kllapa < > janë pjesë të cilat studenti duhet t’i zëvendësojë sipas pjesëve që posedon në dokument. 51 Titulli: është ‘abstrakti i abstraktit’ dhe duhet të jetë i shkurtër, informativ dhe i kuptueshëm. Faqja e titullit, ku duhet të përfshihen: Titulli i temës së diplomës Të dhënat e studentit (emri ose numri i identifikimit të studentit; pyesni se cilat janë rregullat në institucionin tuaj) Programi i studimeve (aty ku ka të tillë) Departamenti/fakulteti/universiteti Viti Falënderimet: (zakonisht opsionale), mundësi për të shkruar një deklaratë personale për të falënderuar ata që ju kanë ndihmuar dhe mbështetur, ose ku tregoni se pse vendosët ta bëni këtë hulumtim. Parathënia: mund të kompozohet nga tri pjesë: motivimi personal, falënderimet dhe struktura e punës. Secila pjesë mund të zgjedhet nga vetë kandidati. Kjo do të thotë se mund të ketë nga një pjesë, ose që të trija të përfshira në parathënie. Pasqyra e lëndës: kjo duhet të jetë një pasqyrë lënde e detajuar, ku tregohen numrat e faqeve. Është praktikë e zakonshme që figurat dhe tabelat, dhe numrat e faqeve që i korrespondojnë atyre, të vihen ndarazi në pasqyrën e lëndës. Abstrakti: që zakonisht është rreth 250 fjalë (por pyesni se cilat janë rregullat për temën e diplomës suaj) dhe duhet të përfshijë: Informacion për temën. Informacion për çka keni bërë që ta hulumtoni atë. Gjetjet dhe përfundimet kryesore. Hyrja: ne kontrast nga abstrakti, hyrja jep detaje me tepër rreth punës së studentit. Hyrja jep këto informacione: Pse është interesante te diskutohet problemi i jepur? Në hyrje përshkruhet motivimi i autorit: A është puna e autorit e lidhur me një projekt? Pse punohet ne ketë fushë dhe veçanërisht pse ia vlen të punohet në temën e caktuar. Ku është sfida, çka ka të re? Cili është kontributi i autorit në këtë punim? Si duhet të zgjidhet problemi? Cilat probleme duhet të zgjidhen? Të arriturat e mëparshme në temë dhe puna e ngjashme; Ky seksion përshkruan të arriturat dhe punën e ngjashme me punën e autorit dhe informon lexuesin rreth zgjidhjeve të pjesëve të problemit. Në punim mund të shpjegohen pjesë që janë me rendësi, duke të përmend faktet që kanë lidhje me punën e autorit të punimit dhe nuk duhet të jep informacione rreth problemit ne përgjithësi. Pjesa kryesore: e punimit; Është me teori, skema dhe zgjidhjet në detaje; Duhet te përmendë eksperiencën e autorit përgjatë implementimit dhe dizajnit te zgjidhjes se problemit të shqyrtuar; Shkruhet rreth rezultateve të autorit dhe alternativave te zgjidhjes së problemit të parashtruar dhe Përbehet nga disa kapituj, ku secili me disa seksione dhe nënseksione. Diskutimi: Ky kapitull përmban një rishikim te punës së autorit dhe diskutimi rreth përparësive dhe dobësive të rezultateve të prezantuara në pjesën kryesore. Qëllimi është qe rezultatet të krahasohen dhe të diskutohet çfarë keni gjetur dhe bërë gjatë hulumtimit. Kjo mund të jetë thjeshtë një paraqitje e të dhënave por mund të përfshijë edhe ndonjë diskutim. Mund të përfshijë diagrame dhe grafikë, ose figura. Përfundimi; prezanton një përmbledhje te punës në dokument nga një pikëvështrim tjetër. Ketu shpjegohen pikat kryesore të cilat përfshijnë përgjigjet në pyetjet: Çfarë ka te re nga ky punim për autorin dhe për audiencën? Cilat përfundime mund te nxirren nga punimi? Cilat eksperienca janë bërë gjate punës? A ekziston ndonjë rrugë tjetër rreth zgjidhjes se problemit? Në përfundim duhet të tregohet së qëllimi i punimit është plotësuar. Vërtetimi duhet të bazohet në vlera të matshme, raste të skenarëve ose argumente që plotësohen nga puna dhe duhet te përmenden idetë te cilat mund te përdoren për punë te mëtejme. 58 Kërkesat teknike për punimin e diplomës Formati Punimet seminarike apo të diplomës shkruhen në kompjuter. Margjinat e majta dhe të djathta 30 mm; Margjinat lart-poshtë 25 mm; Paragrafët të renditur në rreshta; Teksti shkruhet në rreshta me hapësirë 1,5 ndërmjet rreshtave; Teksti i zakonshëm shkruhet me shkronja e tipit Times New Roman, 12 pts. i renditur majtas dhe djathtas “Justify” (CTRL + J) Titujt dhe nëntitujt preferohen të shkruhen në këtë mënyrë: Titujt e kapitujve (p.sh. 1…, 2…, 3…) duhet t’i shkruani me shkronja të madhësisë 14 pts, bold. Titujt e nënkapitujve me dy njësi decimale (p.sh. 1.1.., 1.2..., 1.3...) duhet të shkruhen me shkronja të madhësisë 12 pts, bold. Titujt e nënkapitujve me tri ose më shumë njësi decimale (p.sh. 1.2.1., 1.2.1.1.) duhet të shkruhen me shkronja të madhësisë 12 pts, bold. Teksti i figurave dhe tabelave shënohet me shkronja të pjerrëta (italike) të madhësisë 11 pts, dhe te jete e pozicionuar ne qender (text-align:center). Përshkrimi duhet të përcillet edhe me nurmin e figurave (Figura 1.) apo (Tabela 1.) Në fund të faqes (në mes) shënohet numri i faqes; Hyrja duhet të ketë numra romakë; Kapitujt e studimit duhet të ketë numra arabë; Faqet e bibliografisë, shtojcave duhet të numërohen me numra arabë në vijim të numrave të tekstit; Faqet shtypen vetëm në njërën anë të fletës. Shtesat; jepen; treguesit (shkurtesat, tabelat, figurat, shembujt,...), diagramet, listimet (kodi burimor), fjalorth (fjalor), etj. Gjatësia e punimit; Secili departament përcakton kërkesat specifike për gjatësinë e punimit në përshtatje me specifikat e fushës së kërkimit. Lloji i letrës; Duhet përdorur letër e cilësisë së mirë, e bardhë, format A4. Të shkruarit e punimit Rekomandime që duhen respektuar “Shkrimi e bënë punimin tuaj publik, e bënë atë jetëgjatë, e bën të ri. Dhe shkrimi e bën punimin tuaj, tuajin”. (Klooster & Bloem f. 6) Të shkruarit është proces, sepse kërkon veprimtarinë e zgjedhjes së problemeve për mes të menduarit arsyetues. Hapat kryesor në të shkruar janë: 1. Shpikja (gjetja) dhe formulimi i temave për të cilat do të shkruhet; 2. Të përkufizohen termat që përdorën - duhen dhënë të gjitha përkufizimet e të gjitha termave teknikë të përdorur si kategori kyç në studimin tonë. 3. Renditja; 4. Drafti (kopja) e parë, hartimi i një versioni jo përfundimtar; 5. Rishkrimi. 63 Draftimi dhe ri-draftimi Rekomandime që duhen respektuar Elementet kryesore që prodhojnë një shkrim të mire janë: Organizimi, Disiplina, si dhe Kujdesi ndaj audiencës Organizimi është i nevojshëm për shpërndarjen efikase të kohës dhe mundit, si dhe për prezantimin e një punimi, struktura e të cilit është e balancuar, si dhe paraqitjen e argumenteve në mënyre të logjikshme. Disiplina është e nevojshme për punën shume orëshe. Kujdesi ndaj audiencës nënkupton atë se hulumtuesi nuk shkruan për veti, por për një audience kritike. 64 Përfitimet nga procesi i draftimit janë: Sjellja e ideve të reja; Mundësi për shkurtimin punimit; Rishikimi i shkrimeve të vjetra në dritën e materialeve të reja; Përmirësimi i strukturës se asaj qe kemi shkruar; Përgatitja e përgjigjeve ndaj komenteve të lexueseve, si dhe Heqja e ndonjë përsëritje të panevojshme. 65 Literatura - Bibliografia Rekomandime që duhen respektuar Një prej elementeve të rëndësishme në punimet profesionale është edhe literatura apo bibliografia përfundimtare. Këtu futen të gjitha burimet dhe shkrimet që studenti ka përdorur, Shkruhen me rendin alfabetik sipas mbiemrit të autorit, Që bibliografia apo literatura të jetë korrekte, duhet të jetë e plotë, e saktë dhe e sistemuar në mënyrë akademike. 66 Literatura - BIBLIOGRAFIA Rekomandime që duhen respektuar Bibliografia vendoset në fund të punimit, dhe i ofron lexuesit informacionin e nevojshëm që ai të mund ta kërkojë dhe të gjej burimin e cituar në punim. Çdo burim i përmendur në punim duhet: Të pasqyrohet në bibliografi. Të ketë të dhëna të sakta, Që në listën e bibliografisë së pari shënohet mbiemri i autorit 67 Ka variante të ndryshme veprimi si; Pas emrit mund të vihet presje, por mund të vihet edhe pike; Në listën e bibliografisë nuk jepet numri i faqes; Renditja bëhet në mënyrë alfabetike sipas mbiemrit; Aty ku nuk ka autor, vepra renditet sipas fjalës së parë të titullit të veprës. Në bibliografi përfshihen të gjitha veprat e shfrytëzuara dhe që lidhen sadopak me punimin. 68 Rasti kur bibliografia shkruhet sipas renditjes alfabetike të mbiemrave të autorëve të caktuar; Për shembull: Puto, E. (2008). E Drejta Kushtetuese e Krahasuar. Tiranë: UFO Press. Geuras, D. dhe Garofalo, Ch. (2010). Etika Praktike në Administratën Publike. Tiranë: UFO Press. Nëse ekziston më shumë se një burim nga i njëjti autor: Bajrami, A. (20011a). Sistemi Kushtetues i Republikës së Kosovës. Prishtinë: Koha Press. Bajrami, A. (20011b). Sistemi Kushtetues i Republikës së Kosovës. Prishtinë: Koha Press. Në qoftë se burimi nuk ka autor, atëherë renditni alfabetikisht në bazë të shkronjës së parë të titullit të veprës ose institucionit që e ka botuar. A Framework for Qualifications of the European Higher Education Area (2005). Copenhagen: Ministry of Science, Technology and Innovation. ABC-ja e së drejtës së Bashkimit Evropian (2010). Prishtinë: Biblioteka e Komisionit Evropian. Autorëve të huaj duhet t’iu lihet emri siç është në gjuhën origjinale; Po kështu edhe titulli i librit/ burimit duhet vendosur në origjinal dhe në kllapa mund të vendoset përkthimi i tij. Whish, R and B, David, (2012). Competition Law (E Drejta e konkurrencës). UK: Oxford University Press. Kur burimi nuk është një libër, si në shembujt e mësipërm, por një artikull i marrë nga një revistë shkencore ose nga një vëllimpërmbledhje, mund të ndiqet modeli i citimit më poshtë: Revista: Doomen, J (2013). The Significance of International Legal Norms. Hanse Law, Review, Volume 9. No.1, Bremen. Përmbledhje artikujsh/ kapitull i një libri: Misko, M. dhe Mero, S. (2010). Principle of self-determination. Në përmbledhjen nga Hughes, A, Principles of international publik laë (faqe 203-229).UK: Oxford University Press. Burimet nga interneti duhen dhënë me adresën e tyre të plotë, nën një nëntitull të veçantë si psh: Burime nga internet: Monti, M (2010), Rules of Competition Law, from Columbia University, Institute for Learning Technologies web site: http://www.ilt.columbia.edu/publications/papers/newwine1.html (25.02.2014) Tabelat Tabelat është mirë të përfshihen në tekst. Tabelat duhet të vendosen në qendër të faqes, brenda marxhinave të caktuara. Çdo tabelë i duhet vendosur një numër referimi me numër arab. Numri i tabelës duhet të ndjekë numrin e kapitullit të cilit i përket. Fjala “tabelë”, numri i tabelës dhe legjenda duhet të vendosen në krye të tabelës. Nëse tabela vazhdon në faqen tjetër legjenda nuk përsëritet. Nëse një tabelë përmban citate, referencat duhet të theksohen. Materialet shoqëruese Nëse një punim përmban materiale shoqëruese të tilla, si: disketa kompjuteri, video ose kaseta, etj., që janë një pjesë e rëndësishme e punimit, ato duhet t’i bashkëngjiten punimit. Diagramet Nëse diagramet paraqiten si fotografi, duhet të vendosen në faqen përkatëse; ilustrimet ose grafikët nuk e ndjekin tekstin ose tabelën gjithmonë. Fjala “figurë”, numri i diagramës me numër arab dhe shpjegimet duhet të vendosen poshtë diagramës. Përgjithësisht, një diagramë nuk duhet ta kalojë një faqe. Nëse diagrama vazhdon në faqen tjetër, duhet të ndiqet rregulli për tabelat. Si edhe tabelat, diagramet duhet të mblidhen bashkë dhe t’u vihen numra. Fotografitë që janë më të vogla se një faqe duhet të vendosen në faqen përkatëse. [email protected]