Ligjerata I - Shkrim Shkencor dhe Teknik 2023.pdf

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Full Transcript

Kolegji për Biznes dhe Teknologji Ligjerata I Procesi i të shkruarit: nga idea te realizimi i shkrimit Prof. Dr. Shejnaze Gagica Tetor, 2023 Procesi i të shkruarit Të shkruarit nuk është thjeshte “veprimtari”. Të mësosh si të shkruash do të thotë të mësosh për vetveten dhe ta zhvillosh atë. Të shkru...

Kolegji për Biznes dhe Teknologji Ligjerata I Procesi i të shkruarit: nga idea te realizimi i shkrimit Prof. Dr. Shejnaze Gagica Tetor, 2023 Procesi i të shkruarit Të shkruarit nuk është thjeshte “veprimtari”. Të mësosh si të shkruash do të thotë të mësosh për vetveten dhe ta zhvillosh atë. Të shkruarit ka të bëjë me vetë qenien tonë: Ҫfarë dhe kush jemi; Ҫfarë besojmë, ndjejmë dhe dimë; Si na kuptojnë të tjerët dhe si lidhen ata me ne. Të shkruarit na detyron të hulumtojmë dhe, si pasojë, të zgjerojmë aftësinë tonë për të menduar, ndjerë dhe perceptuar. Të shkruarit si proces përfshinë veprimtari fizike edhe mendore; njeriu mendon dhe shkruan atë që mendon. Çfarë bën të shkruarit Të shkruarit është një formë e veçantë komunikimi dhe ka disa tipare të rëndësishme: Është përfundimtar; Është relativisht i përhershëm; Bën të mundur që autori të përfshijë informacion që jo gjithmonë mund të bëhet në mënyrat e tjera të paraqitjes. Të shkruash do të thotë të lësh gjurmët e ideve, mendimeve dhe kulturës sate. Ç’ është ortografia (ose shqip: drejtshkrimi) Gjithnjë ballafaqohemi me këte problem në momentin kur mendimet tona duhet t’i vëme në letër. Njeriu që ulet të shkruaj ndodhet para mëdyshjes: di çfarë të them, por duhet të di si ta them me shkrim. Idetë, qoftë ato që kanë të bëjnë me përditshmërinë, qoftë ato që lidhen me veprimtari të mëdha: me shkencën, artin, kulturën, politikën, biznesin etj.,kanë nevojë për t’u shprehur në një gjuhë, kanë nevojë për t’u shkruar, se atëherë do të bëhen të kuptueshme nga të tjerët. Të shkruarit është proces, sepse kërkon veprimtarinë e zgjedhjes së problemeve përmes të menduarit arsyetues. Hapat kryesor në të shkruar janë: Shpikja (gjetja) dhe formulimi i temave për të cilat do të shkruhet; Renditja; Drafti (kopja) e parë, hartimi i një versioni jo përfundimtar; Rishkrimi; Para se të fillojmë të shkruajmë, duhet të gjejmë nëntemat - të mendojmë se për ҫfarë do të flasim. Gjatë hartimit dhe të rishkrimit, shumë shpesh ndodhë që të zbulojmë tema të reja, domethënë vazhdojmë të zbulojmë dhe krijojmë. 6 Të shkruarit akademik Paraqitja e ideve dhe mendimeve në formë të shkruar përbën formën më të lartë të shprehjes njerëzore. Të shkruarit është një betejë e vërtetë dhe shumë e vështirë, e cila zhvillohet “me dhe kundra vetes”. Bashevis Siner, fitues i çmimit Nobel në letërsi në vitin 1978, ka shkruar: “Besoj se mrekullitë ndodhin në ҫdo fushë të jetës, me përjashtim të të shkruarit. Përvoja më ka treguar se në procesin e të shkruarit mrekullitë nuk ndodhin”. Në qoftë se teknologjia ka bërë që të bie nevoja për të shkruar në disa fusha, përsëri të shkruarit mbetet një nevojë, aftësi dhe shprehi themelore. “Sot jetojmë në shekujt e qytetërimit të shkruar”. Arti i të shkruarit është një mrekulli e pafundme, një sfidë intelektuale e rendit të lartë. Të mësosh si të shkruash, do të thotë të mësosh për vetveten dhe ta zhvillosh atë. Kur shkruajmë bëjmë një numër veprimeve pothuaj njëkohësisht; organizojmë dhe rendisim idetë, mendojmë për lexuesin, zgjedhim fjalët, krijojmë me to togfjalësha, fjali të thjeshta dhe periudha, u japim formë fjalive në paragraf, lidhim paragrafët për të krijuar njësi më të mëdha. Shkrimi akademik është ndryshe nga të gjitha llojet e tjera të shkrimit, veçanërisht nga ai artistik. Shkrimet letrare nuk kanë një strukturë rigoroze. Shkrimi akademik ka një strukturë të mirë përcaktuar më një hyrje, zhvillim dhe përfundim. Shkrimi akademik dallon nga ai artistik kryesisht nga qëllimi, lloji i gjuhës së përdorur dhe struktura. Në shkrimin akademik vendin kryesor e zënë faktet dhe argumentet. Qëllimi kryesor tek shkrimet artistike, është shprehja e ndjenjave dhe emocioneve. Qëllimet kryesore të të shkruarit akademik janë tre: ekspresiv; ekspozues dhe persuaziv (bindës). Shkrimi akademik duhet të lirohët nga ekspresiviteti, pasi që ai synon shprehjen e ndjenjave dhe emocioneve të shkrimtarit. Ekspozimi - përdoret për të informuar, analizuar, dhe shpjeguar një kocept, një fenomen, një ngjarje apo një proces. Bindja - synon që nëpërmjet argumenteve bindëse dhe fakteve mbështetëse të arrijnë bindjen dhe mbështetjen e lexueseve. Përmbledhtazi - do të thonim se shkrimet akademike kanë si qëllim të informojnë, të analizojnë, interpreojnë dhe shpjegojnë një koncept, një fenomen, një ngjarje apo një proces akademik. Në raste të caktuara këto zhvillohen me qëllimin final të bindjes së lexuesit, se shkrimtari/ja ka të drejtë dhe bindja se ai/ajo ka të drejtë do të vërtetohet nga reagimet e lexueseve (shih: Harbrace College Handbook, 1990). Fillimi i procesit të krijimit akademik Krijimi akademik: përmban disa faza, e të cilat shkurtimisht do t’i përmblidhnim në fazën e; shpikjes, shkrimit, Rishikimit, dhe redaktimit. Faza e shpikjes është proces në të cilën autori akademik kupton temën, prodhon ide dhe fillon t’i jap formë materialit. Midis strategjive të përdorura në këtë fazë do të përmendim: diskutimi rreth temës së dhënë, leximi për të njohur e kuptuar më mirë temën; të menduarit dhe mendimi në lidhje me atë temë; Shkrimi është hapi i fundit i fazës së shpikjes. Hedhja e mendimeve në letër është shkrim i lirë dhe jo shumë i strukturuar. Në këtë moment e rëndësishme është që idetë të hidhen në letër, sepse vetëm kështu ato do të përpunohen dhe ndryshohen më pas (shih Klooster&Bloem, 1995). Detyrë Praktike; provoni të gjeni një shembull nga revistë shkencore në gjuhën shqipe dhe vëreni gjuhën që përdor autori/ja. Ushtrim; Shkruani një letër rreth një problemi që ju ka lindur në kolegj, për shembull një letër ankesë drejtuar përfaqësuesve të administratës së kolegjit, ose një letër drejtuar tre llojeve të ndryshme lexuesish; një letër humoristike drejtuar një miku/je; një letër serioze drejtuar një familjari. Fillimi i procesit të krijimit akademik Faza e shkrimit; një mënyrë mjaft e përdorur sot për eksplorimin e ideve quhet shkrim-lexim-reagim, një shkrim i lirë që shkruhet për t’u lexuar dhe për të marrë mendimet e të tjerëve, sidomos kur ajo bëhet menjëherë pas shkrimit. Kopja e parë; është versioni më i hershëm i një shkrimi. Në kopjen e parë mund të pranohen të meta të vogla. Synimi në këtë fazë është që të zhvilloni idetë dhe të krjoni një strukturë. Redaktimi; redaktimi nuk është thjeshtë korrigjim i gabimeve drejtshkrimore të kopjes së parë, por mbi të gjitha është një renditje e përcaktuar-rishkrim. Në rishkrimin; e materialit, kthehemi në lexues, madje në lexues kritik dhe kërkues, që kërkojnë të arrijnë një punim të përkryer. Eseja “Fjala ese është disi e vështirë për t’u përkufizuar. Si emër, ajo do të thotë në thelb një “përpjekje” ose “orvatje” për të bërë diҫka. Shkrimet e tilla ishin “ese” (“përpjekje”, “orvatje”) për të trajtuar një temë, por pa pretenduar trajtimin shterrues të ҫdo aspekti shterrues të saj dhe shpalljen e të vërtetave përfundimtare për të”. (Thomas S. Kane). Detajet sigurohen nëpërmjet fakteve si statistikat, case studies, citimet nga burime të ndryshme që përbëjnë autoritet në fushë. Esetë duhet të kenë një qellim dominues; komunikim sa më të qartë më audiencën, duke mbështetur idetë e paraqitura nga detaje të rëndësishme. Ndërtimi i esesë Eseja përbëhet nga: hyrja, zhvillimi i përmbajtjes dhe mbyllja apo përfundimi. Titulli i një eseje duhet të sqarojë temën dhe të ngjallë interes, por titulli nuk duhet të zërë vendin e paragrafit hyrës. Hyrja- Në një ese i tregon lexuesit se cila është tema ose fakti mbi të cilin do të shfaqet opinioni i shkruesit. Në shumicën e rasteve hyrja përbëhet nga se paku dy paragrafë. Ka raste kur vetë titulli i esesë është hyrje. Nëse titulli ju jep juve opsione, hyrja e saj duhet të thotë se cilat opsione keni marrë. Paragrafi i parë përcakton llojin e esesë. Çdo fjalë brenda paragrafit të parë sugjeron rreth temës. Qëllimi i çdo paragrafi duhet të jetë i qartë i renditur, i skicuar. Strukturimi i esesë Llojet e eseve Eseja parashtruese-shpjeguese; është një lloj shkrimi i shkurtër që ka në bazë faktin dhe jo trillimin. Nëpërmjet kësaj forme të shkruari, lexuesi informohet për fakte dhe ide në një mënyrë koncize e të drejtpërdrejtë. Eseja parashtruese shpjegon, informon, analizon, interpreton. Eseja narrative; rrëfen sekuencën e ngjarjeve. Shpesh esetë narrative tregojnë se si ndodhi ngjarja-rrëfen një ngjarje hap pas hapi (si sekuenca e një filmi). Eseja narrative; shprehet në këndvështrimin e një personi në vetën e parë, ose vetën e tretë. Në vetën e parë ngjarja i përket vetë treguesit, ndërsa në vetën e tretë dikujt tjetër (shih Brusaw 37). Eseja përshkruese (descriptive); - pikturon me fjalë një skenë, një person, një vendngjarje, një objekt apo ndodhi. Ҫelësi për një përshkrim të saktë qëndron në paraqitjen e detajeve. Eseja argumentuese;- ka për synim të bindë lexuesin se diҫka duhet bërë, një vendim duhet marrë apo një veprim duhet kryer; ose kërkon t’i bindë ata ta pranojnë pozicionin e autorit/res mbi një çështje a problem të debatueshëm. Eseja vlerësuese; - ka për synim të vlerësoj përmes fakteve dhe argumenteve, situatën, a një problem të caktuar si dhe të propozojë rrugë dhe mundësi për ta përmirësuar apo për ta zhvilluar në mënyrë progresive dhe të pranueshme një problem. Teknika për nxjerrjen e ideve kryesore Shkrimi i lirë - është një aktivitet që e detyron autorin/en të hedhë diҫka në letër pa u menduar. Nëse do të përdorni teknikën e shkrimit të lirë për të nxjerrë idetë kryesore, mos prisni për frymëzim, por i caktoni vetes një kufi kohor; 3 ose 5 minuta dhe shkruani gjatë gjithë kësaj kohe pa u ndalur. Në përfundim të 5 minutëshit, shikoni atë që keni shkruar ose titullin e esesë suaj. Si rrjedhim, gjeni diҫka të vlefshme. Shumica e fjalëve do të jenë të pavlefshme, por mund të zbuloni gjëra që nuk kishit menduar më parë. Teknika për mbledhjen e informacioneve Pasi keni bërë një listë të ideve që do të trajtoni në shkrimin tuaj, shpesh kërkohet të hulumtoni burime të ndryshme në mënyrë që informacioni i përshirë në ese apo detyrë, të jetë sa më i saktë dhe sa më i plotë. Teknikat më të shpeshta për marrjen e informacioneve zhvillohen me: Marrjen e informacionit përmes pyetjeve; Intervistimi për informacion; organizimi i intervistave me ekspertë në temën tuja. Konsultimi dhe këshillimi; konsultimi me pedagogun/en që ju ka dhënë detyrën por edhe me kolegët tuaj, ju ndihmon të largoni konfuzionin që mund të keni krijuar për temën. Konsultimi do t’ju vlejë për të diskutuar idetë tuaja, si edhe për t’ju dhënë informacione të mëtejme në lidhje me temën që po shtjelloni. Bërja e skemave - përveç listëzimit, idetë mund të hidhen edhe në formë skemash si në figurë. Në qendër vendosim fjalët ҫelës të temës dhe për rrethe shënojmë idetë që kanë lidhje me to. [email protected]

Use Quizgecko on...
Browser
Browser