LEKSIONI A1. METODOLOGJIA E KËRKIMIT - HYRJE (Update SHK1 Example) PDF
Document Details
Uploaded by FlatterCalculus2384
Dr. Jonid Kazani
Tags
Summary
This document is a lecture on Research Methodology. It covers topics such as the definition of research, research objectives, motivations, and models. It also discusses the importance of research in different areas of study and the methodologies used in various academic fields.
Full Transcript
A1. Metodologjia e Kërkimit - Hyrje Kuptimi i Kërkimit Objektivat e Kërkimit Motivimi i Kërkimit Modelet e Kërkimit Metodat e Kërkimit Rëndësia e Kërkimit Metodë vs. Metodologji Metoda Kërkimore dhe Shkencore...
A1. Metodologjia e Kërkimit - Hyrje Kuptimi i Kërkimit Objektivat e Kërkimit Motivimi i Kërkimit Modelet e Kërkimit Metodat e Kërkimit Rëndësia e Kërkimit Metodë vs. Metodologji Metoda Kërkimore dhe Shkencore Rëndësia e të Diturit Si Bëhet Kërkimi Procesi Kërkimit Kriteret për “Kërkim të Mirë” Etika në Kërkimin Shkencor Dr. Jonid Kazani © 2024 Kuptimi i Kërkimit Kërkimi është një aktivitet akademik dhe si i tillë termi duhet të përdoret në kuptimin teknik. Kërkimi kryhet në kontekste të shumëllojshme dhe nga njerëz me botëkuptime dhe arsye tërësisht të ndryshme në kryerjen e tyre. Për këtë arsye edhe mënyrat e përkufizimit të kërkimit janë të shumëllojshme. Dr. Jonid Kazani © 2024 Përkufizime Kërkimi.. (1)… është hetimi sistematik, i kontrolluar, empirik dhe kritik i pohimeve për marrëdhëniet e supozuara midis dukurive natyrore (Kerlinger, 1970:8) (2)… Me “kërkime, për qëllimet e Ushtrimit të Vlerësimit të Hulumtimit”, kuptohen hetimet origjinale që ndërmerren për të fituar njohuri dhe për të kuptuar. Këtu përfshihen punime që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me nevojat e tregtisë, industrisë, si dhe sektorit publik dhe atij vullnetar; veprimtaritë akademike; zbulimi dhe krijimi i ideve, pamjeve, shfaqjeve, produkteve, artefakteve, ku përfshihet dhe dizajni, aty ku këto sjellin një të kuptuar të ri ose mjaft të përmirësuar; si dhe përdorimi i njohurive ekzistuese në punë eksperimentale për të prodhuar materiale, mjete, produkte dhe procese të reja ose mjaft të përmirësuara, ndër të cilat edhe projektimet dhe ndërtimet. Në to nuk përfshihen provat dhe analizat rutinë të materialeve, përbërësve dhe proceseve, si ato që kryhen për ruajtjen e standardeve kombëtare, që dallojnë nga zhvillimi i teknikave të reja analitike. Po kështu, në to nuk përfshihen edhe krijimi i materiale të mësimdhënies, që nuk mëshirojnë në vetvete kërkimin origjinal (UK Research Excellence Framework (REF). (3)… është një proces hap pas hapi, që ka të bëjë me mbledhjen dhe shqyrtimin e informacionit. Kërkimi bëhet me qëllim që të përmirësojmë njohuritë dhe të kuptuarit e botës që na rrethon. Ai pothuaj gjithmonë përfshin gjetjen ose zbulimin e diçkaje të re (Cancer Research UK). (4)... ose hetimi që ka për qëllim zbulimin e ndonjë fakti me anë të shqyrtimit ose studimit të kujdesshëm të lëndës; një kurs hetimi kritik ose shkencor: të bësh kërkime (në një lëndë ose temë); të hetosh ose studiosh nga afër (Oxford English Dictionary , 1989) Dr. Jonid Kazani © 2024 Si i tillë termi “kërkim” i referohet metodës sistematike që përfshin: parashtrimin e problemit formulimin e një hipoteze mbledhjen e fakteve ose të dhënave analizimin e fakteve arritjen e konkluzioneve të caktuara ose në formën e zgjidhjeve ndaj problemit ose përgjithësimit për formulime teorike Dr. Jonid Kazani © 2024 Fjalët kyçe që evidentohen në përkufizim të termit “Kërkim” Proces (si fazë e parë) Risia (si rezultat i procesit) Dr. Jonid Kazani © 2024 Përkufizimi ynë referuar fjalëve kyçe mund të jetë.. KËRKIMI ËSHTË … një proces kërkimi të dhënash dhe hetimi, i cili është sistematik, metodik dhe etik që mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve dhe shtimin e njohurive. Dr. Jonid Kazani © 2024 Objektivat e Kërkimit Qëllimi i kërkimit është zbulimi i përgjigjeve të pyetjeve nëpërmjet procedurave shkencore. Dr. Jonid Kazani © 2024 Synimi kryesor i kërkimit është gjetja e diçkaje të re, e cila thjesht do të thotë e re “për të gjithë” ose e re “për ty” (e vërtetë e fshehur dhe e pa zbuluar ende). Dr. Jonid Kazani © 2024 Megjithëse çdo studim kërkimor ka qëllimet e veta specifike, objektivat e kërkimit mund të renditen në një numër grupimesh me fokus të gjerë: - Për të përfituar njohuri për një fenomen ose marrja e njohurive të reja për të (në këtë këndvështrim studimet me këtë objekt quhen studime kërkimore eksploruese); - Për të portretizuar me saktësi karakteristikat e një individi, situate ose grupi të caktuar (në këtë këndvështrim studimet me këtë objekt njihen si studime kërkimore përshkruese); - Për të përcaktuar frekuencën me të cilën ndodh diçka ose me të cilën është e lidhur me diçka tjetër (në këtë këndvështrim studimet me këtë objekt njihen si studime diagnostikuese); - Për të provuar një hipotezë të një marrëdhënieje shkakësore midis variablave (në këtë këndvështrim studimet me këtë objekt njihen si studime kërkimore hulumtuese). Dr. Jonid Kazani © 2024 Motivimi i Kërkimit Pse lind si nevoja për kërkim? Dr. Jonid Kazani © 2024 Motivimi i Kërkimit Kërkimi lind si nevojë për të marrë përgjigje mbi pyetjet që lindin nga: - dëshira për tu përballuar me sfidën për zgjidhjen e problemeve të pazgjidhura, pra, shqetësimi për problemet praktike bën që të nisin kërkimet; - dëshira për të marrë kënaqësi intelektuale nga kryerja e punës krijuese ose rishikuese; - dëshira për të qenë në shërbim të shoqërisë; - dëshira për të marrë respekt. A është kjo një listë shteruese? Dr. Jonid Kazani © 2024 Motivimi i Kërkimit Faktorë të tjerë si: direktivat e qeverisë; kushtet e punësimit; kurioziteti rreth gjërave të reja; dëshira për të kuptuar raportet shkakësore, etj mundet gjithashtu të mirë motivojnë ose imponojnë njerëzit të kryejnë veprimtari kërkimore. Dr. Jonid Kazani © 2024 Modelet e Kërkimit Modelet kryesore të kërkimit janë: - Kërkimi eksplorues Kërkimi eksplorues kryhet kur ekzistojnë pak ose aspak studime të mëparshme. Qëllimi kryesor është të kërkohet për modele, hipoteza ose ide që mund të provohen dhe të cilat do të përbëjnë bazën për kërkime të mëtejshme. Dr. Jonid Kazani © 2024 Modelet e Kërkimit Çfarë kërkohet: Kërkimet eksploruese kërkojnë të identifikojnë shkakun dhe pasojat e fenomenit në shqyrtim. Nëpërmjet cilave teknika? Teknikat tipike të kërkimit përfshijnë: raste studimore, vëzhgime dhe rishikime të studimeve të mëparshme dhe i të dhënave. Dr. Jonid Kazani © 2024 - Kërkimi eksplorues Qëllimi i shtruar në pyetje: Si mund të përmirësohet eficenca e algoritmeve të inteligjencës artificiale për zgjidhjen e problemeve komplekse? Cilat janë mundësitë e reja për të përmirësuar sigurinë e të dhënave në mjediset e cloud computing? Cilat janë mundësitë e reja për përmirësimin e privatësisë në sistemet e inteligjencës artificiale? Dr. Jonid Kazani © 2024 Modelet e Kërkimit - Kërkimi përshkrues Kërkimi përshkrues përpiqet të përcaktojë dhe përshkruajë fenomenin social nën shqyrtim. Dr. Jonid Kazani © 2024 Modelet e Kërkimit - Kërkimi përshkrues Kërkimi përshkrues mund të përdoret për të përshkruar dhe dokumentuar një fenomen ekzistues me fokus te karakteristikat dhe sjelljet p.sh: Cilat janë metodat më të përdorura për përpunimin e të dhënave masive (big data)? Si ka evoluar përdorimi i aplikacioneve mobile për pagesa gjatë pesë viteve të fundit? Cilat janë sfidat më të zakonshme të sigurisë kibernetike në platformat cloud? Shpeshherë termi i përdorur për këtë metodë është “Ex post facto research”. Dr. Jonid Kazani © 2024 Kërkimi përshkrues Karakteristikë kryesore e kësaj metode është që kërkuesi nuk ka kontroll mbi variablat, pasi ai vetëm mund të raportojë çfarë ka ndodhur ose çfarë po ndodh. Dr. Jonid Kazani © 2024 Kërkimi përshkrues Metodat e përdorura për kërkimin në këtë model janë studimet e të gjitha llojeve përfshirë këtu metodat krahasuese dhe lidhëse. (Më së shumti përdoren teknikat sasiore për mbledhjen, analizimin dhe përmbledhjen e të dhënave) Dr. Jonid Kazani © 2024 - Kërkimi përshkrues Shembull: Qëllimi i Kërkimit: Përshkrimi i karakteristikave të sigurisë në platformat cloud. Pyetje Kërkimore: Cilat janë masat më të zakonshme të sigurisë të përdorura në platformat cloud? Metodologjia: Mbledhja e të dhënave nga dokumentacionet teknike të ofruesve të shërbimeve cloud dhe analiza e këtyre masave (p.sh., enkriptimi, autentifikimi me dy faktorë) për të përshkruar metodat që përdoren për mbrojtjen e të dhënave. Rezultatet e pritura: Një përshkrim i detajuar i praktikave më të zakonshme të sigurisë në platformat cloud dhe tendencat aktuale në këtë fushë. “Çfarë ka ndodhur” Dr. Jonid Kazani © 2024 Modelet - Kërkimi analizues Kërkimi analizues shpesh vazhdon qasjen përshkruese duke sugjeruar ose shpjeguar pse ose si diçka është duke ndodhur. (p.sh: shkaqet kryesore të veprimeve të punëmarrësve) Dr. Jonid Kazani © 2024 Modelet - Kërkimi analizues Ky model kërkimi si tipar të tij kryesor ka lokalizimin dhe identifikimin e përfshirjes së faktorëve të ndryshëm (ose variabëlve). Referuar këtij modeli kërkuesit i duhet të përdorë faktet ose informacionin tashmë në dispozicion duke i analizuar dhe bërë një vlerësim kritik të materialit. “ÇfarëDr.mund të bëjmë” Jonid Kazani © 2024 - Kërkimi analizues Shembull: Qëllimi i Kërkimit: Analiza e faktorëve që ndikojnë në zgjedhjen dhe zhvillimin e masave të sigurisë në platformat cloud. Pyetje Kërkimore: Cilat janë faktorët kryesorë që ndikojnë në përzgjedhjen e masave të sigurisë në platformat cloud? Metodologjia: Analiza e të dhënave ekzistuese dhe faktorëve si rritja e kërcënimeve kibernetike, kërkesat ligjore, dhe kostot teknologjike që ndikojnë në zhvillimin e masave të sigurisë. Rezultatet e pritura: Një analizë e thelluar e faktorëve që kontribuojnë Dr. Jonid në vendosjen Kazani © 2024 e teknologjive të reja të sigurisë dhe adaptimin e tyre nga ofruesit e Modelet - Kërkimi parashikues Kërkimi parashikues synon të spekulojë në mënyrë inteligjente mbi mundësitë në të ardhmen, bazuar kjo në analizimin e plotë dhe të saktë të provave të shkakut dhe pasojave. Qëllimi i Kërkimit: Parashikimi i zhvillimeve të ardhshme të masave të sigurisë në platformat cloud. Pyetje Kërkimore: Cilat masa të sigurisë do të jenë më të rëndësishmet në platformat cloud gjatë pesë viteve të ardhshme? Metodologjia: Analiza e të dhënave aktuale për sigurinë cloud, krahasuar me trendet në teknologjitë e sigurisë dhe të dhënat historike për të ndërtuar modele parashikuese. Rezultatet e pritura: Parashikimi i masave të reja të sigurisë që pritet të zhvillohen dhe të përdoren, si enkriptimi i avancuar dhe autentifikimi biometrik. “Çfarë mund Dr. Jonid të©ndodh?” Kazani 2024 Metodat e Kërkimit Çdo shkencë karakterizohet nga teoria dhe metodat. Teoria përfaqëson sistemin e dijeve racionale dhe, si rregull, është rezultante e një procesi të ndërlikuar e të gjatë përgjithësimi. Por teoria mbështetet mbi një bazë empirike, mbi një numër të mjaftueshëm faktesh, zbulimi i të cilave lidhet me zbatimin e metodave të kërkimit. Metoda përfshin rrugët, mënyrat, rregullat, procedurat bazë për realizimin e qëllimit studimor. Njohja njerëzore është e kushtëzuar nga përpunimi dhe zbatimi i metodave të kërkimit. Dr. Jonid Kazani © 2024 Metodat e Kërkimit Çfarë është Metoda? Fjala metodë vjen nga greqishtja, methodos, që do të thotë rrugë, mënyrë, kriter, normë direktive, me anë të së cilës arrihet qëllimi i caktuar. Me metodë shkencore kuptohet tërësia e parimeve që përbëjnë qarkun analitik të një shkence, së bashku me tërësinë e mënyrave të kërkimit, me të cilat shkenca synon të zgjidhë detyrat e shtruara para saj. Metoda është tërësia e mjeteve që përdoren për të studiuar e për të shpjeguar diçka. Dr. Jonid Kazani © 2024 Metodat e Kërkimit Modelet e mësipërme të kërkimit sjellin në dritë metodat kryesore të kërkimin të cilat janë sasiore / cilësore themelore / e zbatuar deduktive / Dr. Jonid Kazani © 2024 - Metoda Sasiore Kërkimi sasior përfshin: …gjenerimin e të dhënave në formë sasiore të cilat mund ti nënshtrohen analizës sasiore strikte në një formë dhe model të pandryshueshëm. Kjo metodë me tej mund të nën klasifikohet në metodë kërkimore “prezumuese”, “eksperimentale” “simuluese” Dr. Jonid Kazani © 2024 “prezumuese” Qëllimi i kërkimit prezumues është formimi i një “database” nga i cili të nxirren karakteristikat ose marrëdhëniet e popullsisë. Kjo zakonisht nënkupton kërkimin nëpërmjet analizës nga ku studiohet një kampion i popullsisë (i pyetur ose i vëzhguar) dhe më pas arrihet në përfundimin që popullsia ka të njëjtat karakteristika. Dr. Jonid Kazani © 2024 “eksperimentale” Kërkimi eksperimental karakterizohet nga një kontroll më i madh mbi mjedisin e kërkimit, nga ku në këtë rast disa variabla manipulohen për të studiuar efektin e tyre tek variablat e tjerë. (p.sh: Përdorimi i algoritmit të ri krahasuar me një algoritëm ekzistues për kompresimin e të dhënave, duke kontrolluar faktorë si madhësia e të dhënave dhe shpejtësia e rrjetit.) Dr. Jonid Kazani © 2024 “simuluese” Kërkimi simulues përfshin ndërtimin e një mjedisi artificial brenda të cilit mund të gjenerohet informacioni dhe të dhënat. Kjo lejon një studim të sjelljes dinamike të një sistemi (ose nënsistemet e tij) në rrethana të kontrolluara. nënkupton “përdorimin e një Termi “simulim” modeli numerik për të përfaqësuar një process dinamik të ndërlikuar, si rrjetet e komunikimit ose algoritmet e optimizimit”. Duke marrë parasysh kushtet e fillimit, parametrat dhe variablat me ndikim të jashtëm, simulimi ndihmon në prezantimin e sjelljes së sistemit me kalimin e kohës. Kjo metodë kërkimi mund të jetë e dobishme për ndërtimin e Dr. Jonid Kazani © 2024 modeleve për të kuptuar kushtet e ardhshme. - Metoda Cilësore Kërkimi cilësor është e lidhur me vlerësimin subjektiv të qëndrimeve, opinioneve dhe sjelljes. Kërkimi në situatë të tillë është një funksion i njohurive dhe përshtypjeve të kërkuesit. Nga një kërkim i tillë gjenerohen rezultate në formë jo-sasiore ose në formë të cilat nuk i nënshtrohen analizës sasiore strikte. Përgjithësisht përdoren teknikat me fokus intervistat në grup, teknikat projektuese dhe intervistat e thelluara. Dr. Jonid Kazani © 2024 - Metoda themelore (basic) Synimi i kërkimit themelor është studimi sistematik i orientuar drejt përmirësimit të njohurive (dëshira) ose kuptimit plotë të fenomenit (kurioziteti) dhe shqyrtimi i fakteve pa synuar zbatimit e tyre në praktik por duke ngelur në kuadrin teorik te kërkimit. Përgjithësisht ky lloj kërkimi kryhet nga intelektualet në institucionet akademike të cilët janë përzgjedhur në mënyrë të veçantë për këtë qëllim Shembuj: Si u krijua universi? Nga se përbëhen protonet, neutronet dhe elektronet? Dr. Jonid Kazani © 2024 - Metoda e aplikuar Synimi i metodës së aplikuar është fitimi i njohurive nga zbatimi praktik të bazës teorike tashmë të krijuar dhe e cila pritet ti japë zgjidhje problemit kritik. Kjo metodë kërkimi kryhet nga industritë, qeveritë, universitetet ose nga institucione dhe laboratorë të specializuar. Përgjithësisht kjo metodë përmendet si metoda e kërkim zhvillimit (R&D). Disa shkencëtarë mendojnë se është pikërisht koha të theksohet ndryshimi nga kërkimi themelor (bazë) drejt shkencës së aplikuar, si nevojë e imponuar nga problemet që rezultojnë nga mbipopullimi, ndotja dhe mbi përdorimi i burimeve natyrore në tokë. Shembuj: -Përmirësimi i performances së serverave në qendrat e të dhënave. -Optimizimi i trafikut urbanDr. me Jonid Kazani © 2024 algoritme të avancuara. - Metoda deduktive Kërkimi deduktiv është i lidhur me zhvillimin e hipotezës (ose hipotezave) mbi bazën e teorive ekzistuese dhe më pas projektimin e një strategjie kërkimi për të provuar hipotezën. Kërkimi deduktiv lëviz nga idetë/teoritë drejt situatave specifike dhe të veçanta. Metoda deduktive nënkupton metodën e përfundimeve. “E veçanta (shembulli specifik) si konkluzion i të përgjithshmes (rregulli)” Kjo metodë i ofron kërkuesve një mënyrë relativisht të lehtë dhe sistematike të testimit të ideve të krijuara në një grup njerëzish. Për shembull: “Çdo algoritëm që përdor më pak burime është më efikas | Algoritmi A përdor më pak burime se algoritmi B | prandaj A është më efikas” Dr. Jonid Kazani © 2024 Teoria Hipotezat Vëzhgim Vërtetimi Dr. Jonid Kazani © 2024 - Metoda induktive Kërkimi induktiv është procesi i kundërt i kërkimit deduktiv pasi ai lëviz nga situatat specifike dhe të veçanta për të bërë ose për të konkluduar idetë/teori të përgjithshme. “E veçanta (shembulli specifik) në funksion të së përgjithshmes (rregulli)” Kjo metodë kërkimi mund t'u bëjë të shkoni drejt një përkufizimi të ri ndoshta dhe jo. Kjo qasje mund të marrë shumë kohë por shpërblimi i kësaj punë mund të rezultojë në arritjen e një mënyre të re vështrimi të temës. Për shembull: “Kompjuteri X u bë më i shpejtë pasi iu shtua më shumë RAM | Kompjuteri Y gjithashtu u përmirësua pasi iu shtua RAM | Prandaj, duke shtuar RAM në shumicën e kompjuterëve, performanca do të përmirësohet.”. Dr. Jonid Kazani © 2024 Vëzhgimi Modeli Hipotezat Provuese Teoria Dr. Jonid Kazani © 2024 Rëndësia e Kërkimit “I gjithë progresi ka rezultuar nga hetimi. Dyshimi është shpesh më i mirë sesa besimi i tepërt, sepse ai çon në hetim, dhe hetimi çon në shpikje” (Hudson Maxim) Dr. Jonid Kazani © 2024 Rëndësia e Kërkimit Referuar kontekstit të mësipërm kuptohet mirë rëndësia e kërkimit Rritja e volumit të kërkimeve që kryhen bën të mundur progresin. Kërkimi inkurajon të menduarit në mënyrë shkencore dhe induktive si edhe nxit zhvillimin e shprehive logjike të të menduarit dhe organizuarit. Dr. Jonid Kazani © 2024 Rëndësia e Kërkimit Roli i kërkimi në disa fusha të ekonomisë së aplikuar, qoftë në lidhje me biznesin ose me ekonominë në tërësi, është rritur shumë në kohët moderne. Natyra gjithnjë e më komplekse e biznesit dhe qeverisë ka përqendruar vëmendjen në përdorimin e kërkimit në zgjidhjen e problemeve operacionale. Kërkimi, si një ndihmë për politikën ekonomike, ka fituar rëndësi të shtuar, si për qeverinë dhe për biznesin. Kërkimi siguron bazën për pothuajse të gjitha politikat qeveritare në sistemin tonë ekonomik. Për shembull: Buxhetet e qeverisë mbështeten pjesërisht në një analizë të nevojave dhe dëshirave të njerëzve dhe në disponueshmërinë e të ardhurave për t'i përmbushur këto nevoja. Kostoja e nevojave duhet të barazohet me të ardhurat e mundshme dhe kjo është një fushë ku kërkohet më së shumti kërkimi. Nëpërmjet hulumtimit mund të krijojmë politika alternative dhe mund të shqyrtojmë gjithashtu pasojat e secilës prej këtyre alternativave. Dr. Jonid Kazani © 2024 Kërkimi ka rëndësinë e tij të veçantë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme operacionale dhe planifikuese në biznese dhe industri. Kërkimi mbi operacionet, kërkimi mbi tregun dhe kërkimi motivues konsiderohen vendimtare dhe rezultatet e tyre ndihmojnë, në shumë mënyra për marrjen e vendimeve nga biznesi. Kërkim tregu është kërkimi i strukturës dhe zhvillimit të një tregu me qëllim të formulimit të politikave efikase për blerje, prodhim dhe shitje. Kërkimi operacioneve i referohet aplikimit të teknikave matematikore, logjike dhe analitike për zgjidhjen e problemeve të biznesit të minimizimit të kostos ose të maksimizimit të fitimit ose çfarë mund të quhet si probleme optimizimi. Kërkimi motivues për përcaktimin se pse njerëzit sillen siç ata duan është kryesisht e lidhur me karakteristikat e tregut. Dr. Jonid Kazani © 2024 Kërkimi është po aq i rëndësishëm për shkencëtarët e shkencave sociale në studimin e marrëdhënieve shoqërore dhe në kërkimin e përgjigjeve ndaj problemeve të ndryshme sociale. Kërkimi siguron kënaqësinë intelektuale të njohjes së disa gjërave vetëm në interes të njohurive dhe gjithashtu ka dobi praktike për shkencëtarin social të dijë në interes të mundësisë për të bërë diçka më të mirë ose në mënyrë më efikase. Kërkimi në shkencat sociale është i lidhur si me njohuritë në interes personal ashtu edhe me njohuritë në funksion të asaj se me çfarë mund të kontribuojë në shqetësimet praktike. Ky theks i dyfishtë është ndoshta veçanërisht i përshtatshëm në rastin e shkencës shoqërore. Nga njëra anë, përgjegjësia e saj si shkencë është të zhvillojë një grup parimesh që mundësojnë të kuptuarit dhe parashikimin e gjithë spektrit të ndërveprimeve njerëzore. Nga ana tjetër, për shkak të orientimit të saj social, gjithnjë e më shumë po shikohet për udhëzime praktike në zgjidhjen Dr. Jonid e problemeve të menjëhershme të Kazani © 2024 marrëdhënieve njerëzore. Kërkimi si mbështetje ndaj politikbërjes për çështje e sigurisë kombëtare Agjencitë shtetërore të organizuara në formën e institucioneve shtetërore apo institucioneve kërkimore akademike, zhvillojnë kërkime në mënyrë që të sigurohen në kohë dhe në mënyrë efektive të dhëna që ndihmojnë në procesin e diskutimeve për politikat e sigurisë, nga ku fokusi është si në aspektin (ngushtësisht) kombëtar ashtu dhe ndërkombëtar lidhur me çështjet e sigurisë. Dr. Jonid Kazani © 2024 Përveç sa më sipër, rëndësia e kërkimit mund të kuptohet gjithashtu duke mbajtur parasysh : - Për ata studentë të cilët duhet të shkruajnë një temë masteri ose doktorature, kërkimi mund të nënkuptojë një karrierizëm ose një mënyrë për të arritur një pozitë të lartë në strukturën shoqërore. - Për profesionistët e metodologjisë kërkimore, kërkimi mund të nënkuptojë një burim jetese. - Për filozofët dhe mendimtarët, kërkimi mund të thotë “treg” për ide dhe njohuri të reja. - Për meshkujt dhe femrat e angazhuar në veprimtari letrare, kërkimi mund të nënkuptojë zhvillimin e stileve të reja dhe të punës krijuese. - Për analistët dhe intelektualët, kërkimi mund të nënkuptojë përgjithësimet e teorive të reja. Dr. Jonid Kazani © 2024 Metodologjia Metodologjia: Metodologjia e kërkimit, siç sugjeron emri i saj, është studimi i metodave në mënyrë që të zgjidhet problemi i kërkimit. Metodologjia është shkenca e të mësuarit se si kërkimi duhet të kryhet në mënyrë sistematike. Ajo i referohet analizës rigoroze të metodave të aplikuara në rrjedhën e kërkimit, për të siguruar që konkluzionet e nxjerra janë të vlefshme, të sigurta dhe të besueshme gjithashtu. Metodologjia mund të jetë: E përgjithshme - që studion parimet dhe proceset metodike të përbashkëta për të gjitha shkencat. E veçantë - që ka të bëjë me sfera të caktuara shkencore. Specifike - që studion proceset metodike karakteristike për një disiplinë të caktuar shkencore. Dr. Jonid Kazani © 2024 Metodë vs. Metodologji Dallimet kryesore midis metodës së kërkimit dhe metodologjisë së kërkimit mund të nxirren qartë në bazë të këtyre arsyeve: (1) Metoda e kërkimit përcaktohet si procedura ose teknika e aplikuar nga kërkuesi për të ndërmarrë kërkime. Nga ana tjetër, metodologjia e kërkimit është një sistem i metodave, të përdorura shkencërisht për zgjidhjen e problemit të kërkimit. (2) Metoda e kërkimit nuk është asgjë tjetër veçse sjellja apo mjeti, i përdorur në zgjedhjen dhe ndërtimin e teknikës së kërkimit. Në anën tjetër, metodologjia e kërkimit nënkupton shkencën e analizimit, mënyrën në të cilën kërkimit zhvillohet në mënyrë të përshtatshme. (3) Metoda e kërkimit ka të bëjë me kryerjen e eksperimentit, provave, sondazheve, intervistave etj. Në lidhje me këtë, metodologjia e kërkimit ka të bëjë me mësimin e teknikave të ndryshme që mund të përdoren në kryerjen e eksperimentit, testimit ose studimit. (4) Metoda e kërkimit mbulon teknika të ndryshme hetimi, ndërsa metodologjia e kërkimit përbëhet nga një qasje e plotë e lidhur me arritjen e qëllimit. (5) Metoda e kërkimit synon të zbulojë zgjidhjen e problemit në fjalë, ndërsa metodologjia e kërkimit synon të zbatojë procedurat e duhura, me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve. Përfundimi? Dr. Jonid Kazani © 2024 Metodë vs. Metodologji Qëllimi i metodologjisë së kërkimit është më i gjerë se ai i metodës së kërkimit, pasi kjo e fundit është pjesa e parë. Për të kuptuar mirë problemin objekt kërkimi, studiuesi duhet të njohë metodologjinë e kërkimit së bashku me metodat. Dr. Jonid Kazani © 2024 Metoda Kërkimore dhe Shkencore Për një kuptim të qartë të termit kërkim, duhet nxjerrë kuptimi i metodës shkencore Dy termat, metodë kërkimore dhe metodë shkencore, janë të lidhura ngushtë. Termi kërkim: Kërkimi, siç kemi theksuar tashmë, mund të konsiderohen "një hetim mbi natyrën, arsyet dhe pasojat e një serie të caktuar rrethanash, nëse këto rrethana kontrollohen eksperimentalisht ose regjistrohen ashtu siç ndodhin. Më tej, kërkimi nënkupton që studiuesi është i interesuar për më shumë se rezultate të veçanta; ai është i interesuar në përsëritshmërinë e rezultateve dhe në shtrirjen e tyre më të komplikuar në situata të përgjithshme. Filozofia e përbashkët për të gjitha metodat dhe teknikat e kërkimit, megjithëse mund të ndryshojnë shumë nga njëra shkencë në tjetrën, Dr. Jonid Kazani © 2024 zakonisht i jepet emri i metodës shkencore Metoda Kërkimore dhe Shkencore Metoda shkencore Metoda shkencore është ndjekja e së vërtetës siç përcaktohet nga faktorët logjik. Idealja e shkencës është të arrihet një ndërlidhje sistematike e fakteve. Metoda shkencore përpiqet të arrijë “idealen me anë të eksperimentimit, vëzhgimit, argumenteve logjike nga pranimini e postulateve dhe një kombinim i këtyre tre në përmasa të ndryshme”. Në metodën shkencore, logjika ndihmon në formulimin e propozimeve në mënyrë eksplicite dhe të saktë me qëllim që alternativat e tyre të mundshme të bëhen të qarta. Dr. Jonid Kazani © 2024 Metoda Kërkimore dhe Shkencore Metoda shkencore bazohet në disa postulate themelore: Ajo mbështetet në prova empirike; Ajo përdor konceptet përkatëse (sipas rastit); Ajo është e angazhuar vetëm për konsiderata objektive; Ajo presupozon neutralitetin etik, domethënë, nuk synon asgjë, përveçse duke bërë vetëm deklarata adekuate dhe korrekte në lidhje me objektin; Ajo rezulton në parashikime probabilitare; Metodologjitë e saj të bëra të njohur për të gjithë të interesuarit për një shqyrtim kritik, përdoren si testim për konkluzionet përmes përsëritjes; Ajo synon të formulojë aksiomat më të përgjithshme ose atë që mund të quhet teori shkencore. Dr. Jonid Kazani © 2024 Metoda Kërkimore dhe Shkencore Në këtë mënyrë "metoda shkencore inkurajon një procedurë rigoroze, jo-personale, të diktuar nga kërkesat e logjikës dhe procedurës objektive." Për këtë arsye metoda shkencore nënkupton një: - metodë objektive, logjike dhe sistematike, domethënë një metodë pa paragjykime personale, - metodë për të konstatuar cilësitë e demonstrueshme të një fenomeni të aftë për t'u verifikuar, - metodë ku kërkuesi udhëhiqet nga rregullat e arsyetimit logjik, - metodë ku hetimi vazhdon në mënyrë të rregullt; dhe - metodë që nënkupton konsistencën e brendshme. Dr. Jonid Kazani © 2024 Rëndësia e të Diturit Si Bëhet Kërkimi Studimi i metodologjisë së kërkimit i mundëson studentit: - përgatitjen e nevojshme për grumbullimin e materialeve dhe rregullimin ose renditjen e tyre; - pjesëmarrjen në punën në terren kur kërkohet, si dhe përgatitjen e teknikave për mbledhjen e të dhënave të përshtatshme për probleme të veçanta; - përdorimin e statistikave, pyetësorëve dhe eksperimentime të kontrolluara; - regjistrimin e provave, duke i renditur ato dhe më tej interpretuar. Dr. Jonid Kazani © 2024 Rëndësia e të Diturit Si Bëhet Kërkimi Në fakt, rëndësia e njohjes së metodologjisë së kërkimit ose se si bëhet kërkimi vjen për arsye: - Për një person që po përgatit veten për një karrierë në fushën e kërkimeve, rëndësia e njohjes së metodologjisë së kërkimit dhe teknikave të kërkimit është e qartë pasi këto dy elementë përbëjnë mjetet për ushtrimin e profesionit. Njohuritë e metodologjisë ofrojnë një përgatitje të mirë për punonjësin e ri të kërkimit dhe i mundëson atij të bëjë kërkime më të mira. Kjo e ndihmon atë të zhvillojë një mendim të disiplinuar ose një "bent of mind" për të vëzhguar në fushën objekt kërkimi në mënyrë objektive. Prandaj, ata që aspirojnë për karrierë në fushën e kërkimeve duhet të zhvillojnë aftësinë e përdorimit të teknikave të kërkimit dhe duhet të kuptojnë plotësisht logjikën që qëndron pas tyre. Dr. Jonid Kazani © 2024 - Njohuritë se si duhen bërë kërkimet do të rrënjosin aftësinë për të vlerësuar dhe përdorur rezultatet e kërkimit me besim të arsyeshëm. Me fjalë të tjera, mund të themi se njohuritë e metodologjisë së kërkimit janë të dobishme në fusha të ndryshme si administratë shtetërore ose biznese, zhvillimin e komunitetit dhe punës në komunitet ku njerëzve gjithnjë e më shumë u kërkohet të vlerësojnë dhe përdorin rezultatet e kërkimit në ë përditshmen e tyre. - Kur dikush e di se si bëhet kërkimi, atëherë mund të ketë kënaqësinë e përvetësimit të një mjeti të ri intelektual, i cili mund të shërbejë rrugë për të parë botën dhe për të gjykuar përvojën e përditshme. Prandaj, kjo mundëson përdorimin për marrjen e vendimeve inteligjente në lidhje me problemet me të cilat ballafaqohemi në jetën praktike gjatë kohës. Kështu, njohuritë mbi metodologjinë e kërkimit sigurojnë mjete në mënyrë që gjerat në jetë të jenë sa më objektive. - Në këtë epokë shkencore, të gjithë ne jemi në shumë mënyra konsumatorë të rezultateve të kërkimit dhe ne mund t'i përdorim ato me inteligjencë, me kusht që të jemi në gjendje të gjykojmë përshtatshmërinë e metodave me të cilat ato janë marrë. Njohuritë e metodologjisë ndihmojnë Dr. Jonid konsumatorin e rezultateve të Kazani © 2024 kërkimit për t'i vlerësuar ato dhe i mundëson atij të marrë vendime Procesi i Kërkimit Para se të trajtohen në mënyrë të detajuar elementët e metodologjisë dhe teknikave të kërkimit, konsiderohet e përshtatshme që të paraqitet një skemë e shkurtër e procesit të kërkimit. FF Rishiko literaturën FF R ishiko ko nceptet dhe teo ritë Formulo Projekto Mblidh të A nalizo të Përcakto dhënat (testo Interpreto & kërkimin ( përf shirë dhënat hipotezat në ka problemin modelin e projekt it ) ( realiz o) F ndonjë) F raporto e kërkimit R ishiko hipotezat gjetjet në kërkimet e mëparshme 1 2 3 4 5 6 7 F F = Reagim (feedback)- Ndihmon në kontrollin e nënsistemit ku transmetohet FF= Kontrolli i Sistemit (i shërben funksionit jetik të ofrimit të kritereve për vlerësim) Procesi i kërkimit përbëhet nga një seri veprimesh ose hapash të nevojshme për të kryer në mënyrë efektive kërkimet dhe renditjen e dëshiruar të këtyre hapave. Dr. Jonid Kazani © 2024 Kriteret për “Kërkim të Mirë” Që një kërkim të konsiderohet i kënaqshëm duke pasur parasysh kriteret në vazhdim: Qëllimi i kërkimit duhet të përcaktohet qartë dhe të përdoren koncepte të të përgjithshme Procedura e përdorur për kërkimin duhet të përshkruhet në detaje të mjaftueshme për të lejuar një studiues tjetër që të përsërisë kërkimet për avancim të mëtejshëm, duke ruajtur vazhdimësinë e asaj që tashmë është arritur. Projekti procedural i kërkimit duhet të planifikohet me kujdes për të dhënë rezultate sa më objektive të jetë e mundur. Studiuesi duhet të raportojë me sinqeritet të plotë të metat në hartimin e procedurës dhe të vlerësojë efektet e tyre mbi gjetjet. Analiza e të dhënave duhet të jetë mjaftueshëm adekuate për të zbuluar rëndësinë e saj dhe metodat e analizës së përdorur duhet të jenë të përshtatshme. Vlefshmëria dhe besueshmëria e të dhënave duhet të kontrollohen me kujdes. Analiza e të dhënave duhet të vetëm për ato çfarë prezantojnë të dhënat e kërkimit dhe e kufizuar për ato të dhënat që ofrojnë bazë të mjaftueshme Besueshmëria më e madhe në kërkim garantohet nëse kërkuesi është me përvojë, ka një reputacion të mirë në kërkime dhe është një person me integritet. Dr. Jonid Kazani © 2024 Kriteret për “Kërkim të Mirë” Me fjalë të tjera, ne mund të theksojmë cilësitë e një kërkimi të mirë, të ndarë në këto fokusime: Kërkimi i mirë është sistematik: Kjo do të thotë se kërkimi është strukturuar me hapa të specifikuara që duhet të ndiqen në momente të caktuara në përputhje me rregullat e përcaktuara mirë. Karakteristika sistematike e kërkimit nuk përjashton të mendimin krijues por sigurisht refuzon përdorimin e mendimit dhe intuitës në arritjen e konkluzioneve. Kërkimi i mirë është logjik: Kjo nënkupton që kërkimi udhëhiqet nga rregullat e logjikës së arsyeshme dhe procesi logjik induktiv dhe deduktiv të cilët janë me vlerë të madhe për kërkimin. Në fakt arsyetimi logjik e bën kërkimin më kuptimplotë në kuptim të vendimmarrjes. Kërkimi i mirë është empirik: Kjo nënkupton që kërkimi është i lidhur kryesisht me një ose më shumë aspekte të një situate reale dhe merret me të dhëna konkrete që ofrojnë bazë për vlefshmërinë e pjesës së dukshme në rezultatet e kërkimit. Kërkimi i mirë është i përsëritshëm: Kjo karakteristikë lejon që rezultatet e kërkimit të verifikohen duke përsëritur studimin dhe duke krijuar një bazë të sigurt për vendimet. Dr. Jonid Kazani © 2024 Etika në Kërkimin Shkencor - Ç'është etika? Fjala etikë vjen nga greqishtja: ethicos (ose ethos), do të thotë sjellje, zakon. Etika është një sistem parimesh morale ose vlerash dalluese të një kulture, apo të një grupi (si: etika kristiane, etika protestante, etika tribale) – një kompleks parimesh ose normash të sjelljes së individëve (si etika personale). Përgjithësisht etika synon atë që duhet të jetë (realitet të kërkuar ose ideal) Shkenca i referohet asaj që është realiteti në çastin kur e studiojmë atë. Shkenca synon të vërtetën. - Çfarë është etike?? Etike është ajo që u referohet koncepteve të së mirës, ose të së drejtës, përballë të keqes dhe të gabuarës Dr. Jonid Kazani © 2024 - Etika në procesin e njohjes Etika është pranuar gjerësisht si shkenca e parimit të moralit. Lindja e etikës dhe moralit (antikitet) Sokrati – Njih vetveten. Nga njohja e botës së jashtme tek ajo e botës së brendshme Aristoteli – vetë-realizimi Një i porsalindur, një bebe, nuk është ende një person real, por vetëm një potencial Hedonistët –maksimalizimi i kënaqësive dhe minimizimi i dhimbjeve - Ndryshimi i vlerës nga etika Vlera - e mirë e dëshirueshme nga shoqëria Etika - sjellje e drejtë dhe korrekte, e pakushtëzuar nga masa e përfitimit personal apo të çastit, apo e pakushtëzuar nga rrethanat, të cilat mund të jenë, por edhe mund të mos jenë favorizuese. Dr. Jonid Kazani © 2024 - Ligji dhe etika Të lidhura me njëra tjetrën por nuk kanë përputhshmëri të plotë. Ligjet mund të jenë shprehje e vullnetit të shumicës ose jo. Ligjet kufizohen në çfarë është e lejuar dhe çfarë është e ndaluar. Sjellja etike e një komuniteti, bashkësie, institucioni apo organizate, kushtëzohet nga kode të veçanta, specifike, profesionale që ato hartojnë, miratojnë dhe u përmbahen. Dr. Jonid Kazani © 2024 - Kodet etike Kodet etike nuk mund të miratohen nga organe ligjvënëse, as nga qeveritë, as nga dikasteret. Kodet etike janë produkt i kooperimit të profesionistëve të fushave të ndryshme të shkencës dhe veprimtarisë njerëzore. P.sh: Urdhri i mjekëve, Dhoma e avokatëve Dr. Jonid Kazani © 2024 - Kërkesat etike të kërkimit Ndershmëria Objektiviteti Integriteti Kujdesi Të qenit i hapur Respektimi i të drejtës së autorit dhe pronësisë intelektuale Konfidencialiteti, apo mirëbesimi Mosndërhyrja në jetën private të individëve objekt kërkimi shkencor E drejta e publikimit të të dhënave të kërkimit si një e drejtë e rezervuar Respektimi i qenieve njerëzore por edhe ndaj kafshëve Dr. Jonid Kazani © 2024 A1. Metodologjia e Kërkimit - Hyrje Kuptimi i Kërkimit Objektivat e Kërkimit Motivimi i Kërkimit Modelet e Kërkimit Metodat e Kërkimit Rëndësia e Kërkimit Metodë vs. Metodologji Metoda Kërkimore dhe Shkencore Rëndësia e të Diturit Si Bëhet Kërkimi Procesi Kërkimit Kriteret për “Kërkim të Mirë” Etika në Kërkimin Shkencor Dr. Jonid Kazani © 2024