Trevat Shqiptare në Greqi PDF
Document Details
Uploaded by InvulnerableCynicalRealism3000
USC
Tags
Summary
Ky dokument shqyrton trevat shqiptare në Greqi, duke theksuar aspektet gjeografike, klimatike, hidrografike, popullore dhe ekonomike. Studimi përfshin analizën e relievit, lumenjve, popullsisë dhe bujqësisë. "Dokument Shkencor/Akademik"
Full Transcript
TREVAT SHQIPTARE NE GREQI POZITA GJEOGRAFIKE Kapshtice Trevat shqiptare ne Greqi shtrihen pergjate pjeses veriperendimore te saj, nga kufiri shteteror qe e ndan ate me Shqiperine, deri ne gjirin e...
TREVAT SHQIPTARE NE GREQI POZITA GJEOGRAFIKE Kapshtice Trevat shqiptare ne Greqi shtrihen pergjate pjeses veriperendimore te saj, nga kufiri shteteror qe e ndan ate me Shqiperine, deri ne gjirin e Artes ne jug. Kakavije Keto treva dallohen per poziten e favorshme gjeografike. Tri Urat Porti i Igumenices perben sot nje nyje strategjike per lidhjen me vendet e Qafe-Botes Evropes Perendimore. Komunikimi i ketyre trevave me Shqiperine realizohet permes pikave te kalimit kufitar te: RELIEVI Format kryesore të relievit në trevat shqiptare në Greqi janë malet, kodrat, fushat dhe luginat. Fushat kryesore janë fusha e Llurit, e Frarit, e Gardhiqit etj. Vija bregdetare është kryesisht shkëmbore dhe e përthyer, ku dallohen gjire të shumta, si ai i Sajadhës, Igumenicës, Pllatares, Pargës dhe i Artës. Në grykëderdhjet e lumenjve krijohen edhe brigje të ulëta me plazhe ranore. KLIMA Klima është tipike mesdhetare, me verë të nxehtë dhe të thatë e me dimër të butë dhe të lagësht, për shkak të ndikimit të masave ajrore që vijnë nga Mesdheu. Me rritjen në lartësi ndeshet klima malore. HIDROGRAFIA Hidrografia përbëhet nga lumenj të shkurtër e malorë, me regjim mesdhetar të prurjeve, që rrjedhin në drejtime të ndryshme e derdhen kryesisht në Detin Jon. Dallohen lumenjtë: Kalama, Uji i Zi, Lluri, Arta etj. Në këto treva kalon dhe rrjedha e sipërme e lumit të Aliakmonit, i cili buron nga mali Gramoz dhe derdhet në Detin Egje. Të pranishme janë edhe liqenet, si ai i Kosturit dhe i Janinës. POPULLSIA Në numrin e popullsisë shqiptare të këtyre trevave kanë ndikuar disa faktorë, ku më kryesorët janë faktori demografik dhe ai historiko-shoqëror. Emigrimet dhe shpërnguljet e vazhdueshme të grupmoshës së re dhe zbatimi i politikave të vendosjes në këto treva të familjeve greke, ka sjellë uljen e numrit të popullsisë shqiptare dhe rënien e ritmeve të shtimit natyror të saj. Dendësia mesatare e popullsisë shqiptare në këto treva është 31 banorë/km2. Për dendësinë më të madhe dallohet krahina e Çamërisë, me 40 banorë/km2 EKONOMIA Ekonomia e këtyre trevave mbështetet kryesisht tek ekonomia bujqësore, turizmi, përpunimi i produkteve bujqësore-blegtorale dhe artizanati. Ekonomia bujqësore dallohet për kultivimin e ullinjve, agrumeve, vreshtave e drithërave, për mbarështimin e bagëtisë së imët dhe për bletarinë e peshkimin. Banorët e këtyre trevave merren kryesisht me përpunimin e produkteve blegtorale, si qumështi, djathi, vera, vaji i ullirit etj. Turizmi dhe shërbimet kanë kushte shumë të mira për zhvillim, për shkak të peizazheve natyrore e bregdetare dhe trashëgimisë së pasur kulturore e historike. Artizanati dallohet për prodhimin e produkteve artizanale të leshit dhe të lëkurës. Kosturi është një qendër e njohur në rajon për prodhimin e peliçeve.