Psikologji Klinike - Fusha e Shëndetit Mendor PDF

Summary

This document is a past paper containing questions on Biopsychology, covering the nervous system, endocrine system, inheritance, prenatal development, sensory processes, and psychoactive drugs. It's designed for students studying psychology.

Full Transcript

QENDRA E SHËRBIMEVE ARSIMORE DREJTORIA E PROVIMEVE TË SHTETIT PROVIMI I SHTETIT FONDI I PYETJEVE PËR PROFESIONIN E RREGULLUAR TË PSIKOLOGUT KAPITULLI I FUSHA E BIOPSIKOLO...

QENDRA E SHËRBIMEVE ARSIMORE DREJTORIA E PROVIMEVE TË SHTETIT PROVIMI I SHTETIT FONDI I PYETJEVE PËR PROFESIONIN E RREGULLUAR TË PSIKOLOGUT KAPITULLI I FUSHA E BIOPSIKOLOGJISË 1. Sistemi nervor, endokrin dhe bashkëveprimi i trashëgimisë me mjedisin Pyetja 1 Njësia bazë e sistemit nervor është: A) Truri B) Palca kurrizore C) Sinapsi D) Neuroni Pyetja 2 Ku i çlirojnë hormonet gjëndrat endokrine? A) Në muskul B) Në inde C) Në gjak D) Në sinaps Pyetja 3 Pjesa e neuronit që kap mesazhet hyrëse quhet: A) Askon B) Këllëf myeline C) Dentrit D) Nerv Pyetja 4 Cilin hormon sekretojnë vezoret? A) Melatoninën B) Insulinën C) Glukagonin D) Estrogjenin Pyetja 5 Profesioni i Rregulluar i Psikologut 1 Në cilën pjesë të neuronit impulsi elektrik nervor çliron neurotransmetuesit? A) Dentritet B) Aksonet C) Bërthamat e neuronit D) Nyjet terminale Pyetja 6 Nxitja e neuronit që krijon ngarkesë elektrike quhet: A) Potencial B) Potencial i shkallëzuar C) Potencial pushimi D) Potencial veprues Pyetja 7 Neuronet që mbartin mesazhet nga një neuron tek një tjetër quhen neurone: A) Shqisore B) Aferente C) Shoqëruese D) Motore Pyetja 8 Cilat valë prodhohen në tru kur personi është duke lexuar? A) Alfa B) Beta C) Theta D) Delta Pyetja 9 Pankreasi rregullon nivelin _____ në gjak. A) Glukozës B) Kalciumit C) Fosfatit D) Natriumit Pyetja 10 Pjesën më të madhe të trurit e zë: A) Korja e trurit B) Talamusi C) Hipotalamusi D) Hipofiza Pyetja 11 Cila pjesë e trurit është përgjegjëse për ekuilibrin dhe koordinimin e lëvizjeve të trupit? A) Truri i mesëm B) Truri i madh C) Truri përparmë D) Truri i vogël Profesioni i Rregulluar i Psikologut 2 Pyetja 12 Nervi dëgjimor i përcjell mesazhet deri në lobin: A) Parietal B) Temporal C) Frontal D) Oksipital Pyetja 13 Cili lloj shurdhimi dobëson dëgjimin për tinguj të të gjitha frekuencave? A) I përçueshmërisë B) I nervit C) I membranës D) I daulles Pyetja 14 Cilët lloj nervash përmbajnë vetëm dendrite dhe mbartin mesazhe nga receptorët për në sistemin nervor qendror? A) Motorre B) Ndjesore C) Mielenike D) Mikse Pyetja 15 Cili sistem nervor përfshin nervat që i shërbejnë sistemit muskulor-eshtëror? A) Somatik B) Autonom C) Vegjetativ D) Simpatik Pyetja 16 Cili lob i trurit është përgjegjës për perceptimin pamor? A) Temporal B) Oksipital C) Parietal D) Frontal Pyetja 17 Sëmundja e Parkinstonit shkaktohet nga pamjaftueshmëria e: A) Dopaminës B) Endofrinës C) Glicinës D) Serotoninës Pyetja 18 Sëmundja e Alzheimer shkaktohet nga një mangësi e neurotransmetuesve: A) Norepinefrinë B) Serotoninë C) Acetilkolinë D) Dopaminë Pyetja 19 Profesioni i Rregulluar i Psikologut 3 Dëmtimet në zonën Broka ndikojnë në: A) Aftësinë për të kuptuar gjuhën e shkruar B) Aftësinë për të kuptuar gjuhën e folur C) Aftësinë për të folur D) Aftësinë për të shkruar Pyetja 20 Palca kurrizore lidhet me trurin me anë të: A) Urës B) Korpus kallosum C) Palcës së zgjatur D) Shtyllës së trurit 2. Zhvillimi para lindjes Pyetja 1 Periudha e embrionit ka një kohëzgjatje nga implantimi deri: A) Në javën e tretë të shtatzanisë B) Në javën e tetë të shtatzanisë C) Në javën e katërt të shtatzanisë D) Në javën e pestë të shtatzanisë Pyetja 2 “Ektoderma” quhet shtresa e jashtme e diskut embrional që formon: A) Sistemin muskulor-kockor dhe organet vitale B) Sistemin visual-dëgjimor C) Sistemin nervor, lëkurën dhe flokët D) Sistemin tretës, mëlçinë dhe pankreasin Pyetja 3 Në muajin e shtatë dhe të tetë të shtatzanisë, ndodh zhvillimi seksual i embronit në formën e një kreshte gjenitale të quajtur: A) Gonadi diferent B) Gonadi primitiv C) Gonadi indiferent D) Gonadi diversiv Pyetja 4 Me termin “teratogjen” kuptohet: A) Çdo element që ndikon në shëndetin e nënës B) Çdo agjent dhe element mjedisor që ndikon në zhvillimin e fetusit C) Çdo element fizik në mjedisin intrauterin D) Çdo sëmundje që mund të prekë nënën gjatë periudhës së shtatzanisë Pyetja 5 Studimet kanë treguar se nënat mund të kenë konsumuar alkool gjatë shtatzanisë,foshnjat e tyre: A) Do të kenë dëmtime neurologjike B) Do të kenë dëmtime fizike Profesioni i Rregulluar i Psikologut 4 C) Do të kenë dëmtime kardiovaskulare D) Do të kenë dëmtime të inteligjencës dhe procesimit të informacionit Pyetja 6 Studimet kanë treguar se ndër SST-të më serioze të trasmetuara te grate shtatzanë në shek.XX është: A) Sifilizi B) Sindromi i imuno deficiencës së akuizuar C) Klamidia D) Gonorrea Pyetja 7 Nëse merren gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë pa rekomandim mjeku, barnat që përmbajnë litium: A) Shkaktojnë depresion post-partum B) Rrezikojnë sjelljen në jetë të fëmijës nën-peshë C) Shkaktojnë deficite në zhvillimin e zemrës së bebit D) Shkaktojnë deficite në zhvillimin e trurit të bebit Pyetja 8 Fëmijët e nënave që kanë qenë abuzuese me alkoolin gjatë shtatzanisë kanë probabilitet të lartë për: A) Sindromi nalkoolik fetal B) Sindromin Wernicke-Korsakoff C) Deficiencë të vitaminës B D) Sindroma Boerhaave Pyetja 9 Të dhënat e Imazherisë së Resonancës Magnetike kanë treguar se fëmijët deri në 6 vjeç të ekspozuar ndaj alkoolit kanë më shumë gjasa të shfaqin: A) Simptoma të Ankthit të Përgjithësuar B) Simptoma të Demencës Infantile C) Simptoma të Depresionit Madhor D) Simptoma të Çrregullimit Bipolar II Pyetja 10 Në hulumtimet e tyre Schuetze dhe Zeski zbuluan se tymosja e duhanit te gratë shtatzana është e lidhur me: A) Lindjen e fëmijës nën peshën normale B) Lindjen e parakohshme C) Lindjene fëmijës me probleme të frymëmarrjes D) Lindjen e fëmijës me reduktim të aktivitetit të sistemit nervor autonom Pyetja 11 Foshnjat me peshë shumë të ulët gjatë lindjes quhen: A) Ato që peshojnë rreth 2500 gr. B) Ato që peshojnë rreth 2000 gr. C) Ato që peshojnë nën 1500 gr. D) Ato që peshojnë nën 1000 gr. Profesioni i Rregulluar i Psikologut 5 Pyetja 12 Bastra, Hadders-Algra dhe Neeleman në studimet e tyre gjetën që tymosja e duhanit nga gratë shtatzëna lidhet me: A) Shfaqjen e Çrregullimit të Hiperaktivitetit dhe Deficitit të Vëmendjes në fëmijëri B) Psikozat infantile C) Depresionin infantil D) Çrregullimin e Personalitetit Skizoid Pyetja 13 Përdorimi i mariuhanës nga grate shtatzëna lidhet drejtpërdrejtë me: A) Shfaqjen e Sindromit Kanaboid Hiperemesis te foshnjat B) Delirium nga Intoksikimi i Kanabisit te foshnjat C) Çrregullime të Ankthit të shkaktuara me përdorimin e Kanabisit te foshnjat D) Simptoma e vështërsisë së frymëmarrjes te foshnjat Pyetja 14 Studimet kanë treguar se rreziqet për fetusin rriten nëse mosha e nënës është: A) Më e vogël se 15 vjeç dhe më e madhe se 35 vjeç B) Më e vogël se 15 vjeç dhe më e madhe se 40 vjeç C) Më e vogël se 10 vjeç dhe më e madhe se 35 vjeç D) Më e vogël se 10 vjeç dhe më e madhe se 40 vjeç Pyetja 15 Me termin “holofrazë” kuptojmë: A) Shprehjen e një ideje a fjalie vetëm përmes një fjale te foshnjat B) Shprehjen e një ideje a fjalie vetëm përmes një fjale te fëmijët C) Shprehjen e një ideje a fjalie vetëm përmes një fjale te adoleshentët D) Shprehjen e një ideje a fjalie vetëm përmes një fjale te prindërit 3. Proceset ndijore Pyetja 1 Si quhet tingulli që kapet vetëm nga njëri vesh? A) Fonik B) Monofonik C) Bifonik D) Trifonik Pyetja 2 Cili organ shqisor ka si receptorë konet? A) Syri B) Veshi C) Hunda D) Gjuha Pyetja 3 Në cilin lob të trurit interpretohet të shijuarit? A) Parietal B) Temporal Profesioni i Rregulluar i Psikologut 6 C) Frontal D) Oksipital Pyetja 4 Cila shqisë na jep informacion për pozicionin tonë në hapësirë? A) Kinestetike B) Vesibulare C) Haptike D) Kimike Pyetja 5 Në sa pjesë kryesore ndahet veshi i njeriut? A) 2 B) 3 C) 4 D) 5 Pyetja 6 Ku gjenden fotoreceptorët? A) Në lëkurë B) Në veshin e brendshëm C) Në retinë D) Në gjuhë Pyetja 7 Njerëzit me shikim normal të ngjyrës quhen: A) Kromatë B) Monokromatë C) Dikromatë D) Trikromatë Pyetja 8 Kur një ngacmues që ka shkaktuar një herë ndijim fillon të bëhet më pak efektiv, atëherë themi se ka ndodhur: A) Shndërrimi shqisor B) Përshtatja shqisore C) Transduksioni shqisor D) Ndryshimi shqisor Pyetja 9 Cilës shqisë i referohet shqisa haptike? A) E të prekurit B) E të ftohtit C) E të ngrohtit D) E dhimbjes Pyetja 10 Sasia minimale e energjisë fizike që duhet për të prodhuar një ndijim quhet: A) Prag linear B) Prag i ndryshimit C) Prag absolut Profesioni i Rregulluar i Psikologut 7 D) Prag i zakonshëm Pyetja 11 Si quhet numri i cikleve të presionit zanor për sekondë? A) Volum B) Timbër C) Amplitudë D) Frekuencë Pyetja 12 Cili organ përmban receptorët dëgjues? A) I kudhrës B) I daulles C) I yzengjisë D) I kortit Pyetja 13 Nervi zanor i përcjell sinjalet ndjesore aferente që lindin në _____ për në qendrat nervore. A) Aparatin e kortit B) Aparatin nervor C) Aparatin vestibular D) Aparatin zanor Pyetja 14 Rruga qe ndjek drita për të krijuar impulsin neutral është: A) Kornea; Bebja; Lentja; Retina B) Kornea; Bebja; Retina; Lentja C) Kornea; Lentja; Bebja; Retina D) Kornea; Lentja; Retina; Bebja Pyetja 15 Rruga që ndjek vala zanore për të krijuar impulsin neutral është: A) Llapa e veshit; Kanali i veshit; Kërmilli i veshit; Daullja e veshit B) Llapa e veshit; Kanali i veshit; Daullja e veshit; Kërmilli i veshit C) Llapa e veshit; Daullja e veshit; Kanali i veshit; Kërmilli i veshit D) Llapa e veshit; Daullja e veshit; Kërmilli i veshit; Kanali i veshit 4. Drogat psikoaktive dhe efektet e tyre Pyetja 1 Substanca aktive që ka në pëmbajtje hashashi quhet: A) Morfinë B) LSD C) Benzodiazepinë D) Tetrahidrokanaboid Pyetja 2 Halucinacionet e prekjes shfaqen më së tepërmi në: A) Personat që abuzojnë me alkoolin B) Personat që abuzojnë me kokainën Profesioni i Rregulluar i Psikologut 8 C) Personat që abuzojnë me heroinën D) Personat që abuzojnë me meskalinën Pyetja 3 Në grupin e stimulantëve mund të bëjnë pjesë: A) Kafeja B) Heroina C) GABA Receptorët D) Benzodiazepinat Pyetja 4 Varësia psikologjike krijohet kur: A) Trupi dhe muskujt tanë mësohen shumë me drogën dhe nuk mund të jetojë dot pa të B) Truri dhe psikika jonë mësohen shumë me drogën dhe nuk mund të funksionojë pa të C) Zemra dhe mushkëria jonë mësohet shumë me drogën dhe nuk mund të funksionojë pa të D) Shpirti ynë mësohet shumë me drogën dhe nuk mund të funksionojë pa të Pyetja 5 Simptomat e tërheqjes nga droga përfshijnë: A) Marramendjen B) Djersitjen dhe krampet C) Kollën e fortë D) Hipertensionin Pyetja 6 Sipas studiuesve Robinson dhe Berridge, përdorimi i drogave psikoaktive përfshin përdoimin: A) Social-rekreativ B) Agresiv C) Stinor D) Obsesiv Pyetja 7 Kur efektet e përdorimit të drogave kombinohen dhe shumëfishohen kemi të bëjmë me: A) Abuzim teleologjik B) Abuzim me polidrogat C) Abuzim me monodrogat D) Abuzim edelik Pyetja 8 Halucinogjenet njihen ndryshe: A) Qetësues madhorë B) Epinefrinë C) Droga psikedelike D) Strike Pyetja 9 Në drogat psikoaktive, rrezja e sigurisë dhe tolerancës së substancës nënkupton që: A) Droga është më e rrezikshme B) Droga është më pak e rrezikshme Profesioni i Rregulluar i Psikologut 9 C) Droga është më pak e pastër në përbërje biokimike D) Droga është më e shtrenjtë në vlerën e tregut Pyetja 10 Nga studimet e Vibeke dhe Slinning mbi faktorët e rriskut me përdorimin e drogës nga nëna shtatzanë, u vu re se më vulnerabël ndaj përdorimit janë: A) Vajzat B) Djemtë C) Binjakët monozigotikë D) Binjakët dyzigotikë Pyetja 11 Droga e tipit krak shkakton efekte te dëmshme te fetusi si: A) Vazokonstriksion dhe hipertension që pengojnë kalimin e lëndëve ushqyese në placentë B) Sklerozë laterale amiotrofike C) Vazodilatacion dhe hipotension që pengojnë procesin e frymëmarrjes në placentë D) Distrofi muskulare Pyetja 12 Procesi i “tërheqjes” nga përdorusesit e kokainës fillon: A) Në fazën e tretë deri në 8 ditë pas fazës së përplasjes B) Në fazën e katërt deri në 10 ditë pas fazës së përplasjes C) Në fazën e dytë deri në 4 ditë pas fazës së përplasjes D) Në fazën e parë të përplasjes Pyetja 13 Rodning, Beckwith dhe Howard zbuluan në studimet e tyre se fëmijët e ekspozuar ndaj përdorimit të kokainës: A) Kthehen në përdorues të kokainës kur arrijnë moshën e adoleshencës B) Kthehen në dhunues kur arrijnë moshën e rritur të re C) Kthehen në indidvidë me sjellje deviante ekstreme kur arrijnë moshën e adoleshencës D) Kthehen në fëmijë që nuk arrijnë dot të krijojnë lidhje të sigurta atashuese me prindërit e tyre në moshën 1 vjeç Pyetja 14 Qetësuesit nervorë që shkaktojnë vështërsi të frymëmarrjes te të porsalindurit përfshijnë: A) Amytal B) Diazepam C) Donnatal D) Metadon Pyetja 15 Metilenedioksimetamfetamina, substanca e përngjashme me amfetaminën, shkakton gjatë përdorimit: A) Relaksim, përgjujmje dhe reduktim të aktivitetit muskular B) Rritje të energjisë,afërsi në marrdhëniet me të tjerët dhe rritje të aktivitetit motorrik C) Sëmundje kronike të organeve të brendshme Profesioni i Rregulluar i Psikologut 10 D) Sëmundje kronike neurologjike 5. Stresi, fiziologjia e tij dhe fazat e përjetimit/përballimit Pyetja 1 Sipas Selye, në fazën e parë të reagimit të trupit ndaj një stresori ndodh: A) Ngadalësim i rrahjeve të zemrës B) Pakësim i djersitjes në lëkurë C) Shtim i sheqerit në gjak D) Ulje e aktivitetit të trurit Pyetja 2 Në cilën fazë të reagimit të trupit ndaj një stresori niveli i sheqerit në gjak bie shumë? A) Stadi i njohjes B) Stadi i nxitjes C) Stadi i rezistencës D) Stadi i rraskapitjes Pyetja 3 Si quhet gjendja në të cilën ne ndihemi të detyruar të arrijmë një standard më të lartë sjelljeje? A) Presion B) Zhgënjim C) Konflikt D) Konfrontim Pyetja 4 Cili hormon rregullon ritmin e metabolizmit të trupit? A) Tiroksina B) Melatonina C) Insulina D) Adrenalina Pyetja 5 Si quhet procesi në të cilin për të përballuar stresin ne kundërshtojmë të njohim një realitet të hidhur, kërcënues apo të dhimbshëm? A) Kompromis B) Mohim C) Zhvendosje D) Sublimim Pyetja 6 Njerëzit e cilit tip të sjelljes janë vazhdimisht nën një stres të tepërt? A) Tipi A B) Tipi B C) Tipi C D) Tipi D Pyetja 7 Si quhet burimi i stresit i cili ndodh kur personi pengohet në arritjen e një qëllimi? A) Presioni i jashtëm B) Presioni i brendshëm Profesioni i Rregulluar i Psikologut 11 C) Konflikti D) Frustracioni Pyetja 8 Në cilin stad të sindromës së përgjithshme të përshtatjes njerëzit besojnë se i kanë kapërcyer pasojat negative të stresit? A) Stadi i alarmit B) Stadi i rezistencës C) Stadi i konsumimit D) Stadi i rraskapitjes Pyetja 9 Cili lloj konflikti përjetohet kur ndeshemi me dy kërkesa njëlloj të padëshirueshme, prej të cilave na duhet të zgjedhim njërën? A) Tërheqje-tërheqje B) Shmangie-shmangie C) Tërheqje-shmangie D) Shmangie-tërheqje Pyetja 10 Vonesat janë një nga tipat më të zakonshme të: A) Frustracionit B) Konfliktit C) Presionit të jashtëm D) Presionit të brendshëm Pyetja 11 Në situatat e urgjencës (rritet pulsi, presioni i gjakut, frymëmarrja, rrahjet e zemrës), sistem nervor më aktiv është: A) Simpatik B) Parasimpatik C) Somatik D) Qendror Pyetja 12 Teknika e përballimit të stresit në të cilën merret vendimi për një zgjidhje realiste, kur zgjidhja ideale nuk është e mundur quhet: A) Kompromis B) Fantazim C) Konfrontim D) Largim Pyetja 13 Cili mekanizëm mbrojtës për përballimin e stresit ka të bëjë me rikthimin e sjelljeve në një formë që ju ngjajnë fëmijëve. A) Zhvendosjen B) Represionit C) Fantazisë D) Regresionit Profesioni i Rregulluar i Psikologut 12 Pyetja 14 Cili mekanizëm mbrojtës për përballimin e stresit ka të bëjë me ridrejtimin e ndjenjave të ndrydhura në kanale më të pranueshme nga ana shoqërore. A) Sublimimit B) Intelektualizmit C) Kompensimit D) Projektimit Pyetja 15 Cili mekanizëm mbrojtës për përballimin e stresit lidhet me veshjen e motiveve dhe dëshirave të tua të ndryshuara të tjerëve? A) Mohimit B) Sublimimit C) Projeksionit D) Reaksionit 6. Gjumi, tipat, teoritë, çrregullimet e gjumit dhe ëndrrat Pyetja 1 Si quhet kalimi i papritur në gjumë gjatë ditës? A) Disomni B) Insomni C) Epilepsi D) Narkolepsi Pyetja 2 Në cilën pjesë të gjumit ndodhin zakonisht ëndrrat? A) Gjumi me lëvizjen e shpejtë të syve B) Gjumi me lëvizjen e ngadaltë të syve C) Gjumi me lëvizjen e moderuar të syve D) Gjumi pa lëvizjen e syve Pyetja 3 Cili lloj gjumi ka katër faza? A) Gjumi paradoksal B) Gjumi aktiv C) Gjumi me lëvizjen e shpejtë të syve D) Gjumi me lëvizjen jo të shpejtë të syve Pyetja 4 Ndalimi frymëmarrjes në gjumë dhe më pas zgjimi duke gulçuar për ajër quhet: A) Apnea e gjumit B) Ëndërr e keqe C) Tmerr i natës D) Makthi i gjumit Pyetja 5 Si quhet ndryshe paaftësia për të të zënë gjumi? A) Hipersomni Profesioni i Rregulluar i Psikologut 13 B) Insomni C) Parasomni D) Trisomni Pyetja 6 Gjatë gjumit paradoksal sytë lëvizin: A) Avash majtas djathtas B) Shpejtë majtas djathtas C) Avash lart e poshtë D) Shpejtë lart e poshtë Pyetja 7 Cila neurotransmetues ndikon tek rregullimi i gjumit? A) Acetilkolina B) Dopamina C) Serotonina D) Norepinafrina Pyetja 8 Cilat valë prodhohen në tru kur njeriu është i qetë dhe me sy mbyllur? A) Alfa B) Beta C) Theta D) Delta Pyetja 9 Në cilin lloj gjumi muskujt e trupit janë thuajse të paralizuar? A) Gjumi me lëvizjen e syve B) Gjumi me lëvizjen e shpejtë të syve C) Gjumi me lëvizjen jo të shpejtë të syve D) Gjumi me lëvizjen e ngadaltë të syve Pyetja 10 Individët e moshuar kanë zgjime më të shpeshta spontane sepse kanë më pak gjumë të: A) Fazës së parë B) Fazës së dytë C) Fazës së tretë D) Fazës së katërt Pyetja 11 Cili gjumë mbetet i pandryshuar gjatë gjithë jetës së njeriut? A) Gjumi i fazës së dytë B) Gjumi i fazës së tretë C) Gjumi i fazës së katërt D) Gjumi i fazës së pestë Pyetja 12 Cila fazë e gjumit karakterizohet nga shpërthime ritmike të aktivitetit të valëve të trurit? A) Faza e parë B) Faza e dytë C) Faza e tretë Profesioni i Rregulluar i Psikologut 14 D) Faza e katërt Pyetja 13 Sipas teorisë së sintezës së aktivizimit të ëndërrimit: A) Ëndrrat janë rrugë drejt mendjes së pandërgjegjshme B) Në ëndrra ripërpunohet informacioni që grumbullohet gjatë ditës C) Truri e aktivizon vetveten dhe pastaj e sintetizon në ëndrra informacionin e krijuar D) Ëndrrat shprehin në mënyrë indirekte dëshirat e pavetëdijshme Pyetja 14 Në orët e fundit të gjumit, cili lloj gjumi shkurtohet derisa zhduket plotësisht? A) Gjumi i fazës së parë B) Gjumi i fazës së dytë C) Gjumi i fazës së katërt D) Gjumi i fazës së gjashtë Pyetja 15 Cila gjëndër endokrine rregullon ciklin e gjumit dhe të qëndrimit zgjuar? A) Tiroide B) Pineale C) Adrenale D) Paratiroide 7. Gjenetika e sjelljes Pyetja 1 Binjakët homozigotë kanë një material gjenetik: A) Të ndryshëm B) Të afërt C) Të ngjashëm D) Të njëjtë Pyetja 2 Njësia bazë e trashëgimisë është: A) Gjeni B) Gjenomi C) Gjenotipi D) Gjenetika Pyetja 3 Valët e trurit regjistrohen përmes: A) Elektrokardiogramës B) Elektroencefalogramës C) Elektromiografisë D) Elektrookulogramës Pyetja 4 Cilat qeliza përmbajnë vetëm 23 kromozome? A) Nervore B) Muskulore C) Kockore Profesioni i Rregulluar i Psikologut 15 D) Seksuale Pyetja 5 Si quhet substanca që rrethon çdo fibër nervore në një nerv? A) Ganglion B) Mielinë C) Akson D) Dentrit Pyetja 6 Ciki term i referohet karakteristikave fizike të individit? A) Poligjen B) Gjenom C) Gjenotip D) Fenotip Pyetja 7 Cilat studime bazohen në supozimin se nëse gjenet ndikojnë mbi një tipar të caktuar, të afërmit e rrethit të ngushtë duhet të jenë të ngjashëm për këtë tipar? A) Studimet e familjes B) Studimet e adoptimit C) Studimet e binjakëve monozigotë D) Studimet e binjakëve bizigotë Pyetja 8 Cila strukturë mundëson shkëmbimin e informacionit midis dy hemisferave të trurit? A) Korpus kallosum B) Talamusi C) Medulla D) Amigdala Pyetja 9 Cila lloj trashëgime ka të bëjë me bashkëveprimin e disa gjeneve për të dhënë një tipar të caktuar? A) Gjenetike B) Poligjenike C) Monogjenike D) Epigjenetike Pyetja 10 Gjenetika e sjelljes i referohet: A) Studimit sesi tiparet kalojnë nga një brez tek tjetri përmes gjeneve B) Studimit se sa ndikon trashëgimia mbi sjelljen dhe mendimin e individit C) Studimit sesi kanë ndryshuar rrënjët e sjelljes dhe proceseve mendore përgjatë evolucionit D) Studimit të origjinës së sjelljes dhe të ADN-së Profesioni i Rregulluar i Psikologut 16 KAPITULLI II FUSHA E ZHVILLIMIT 1. Teoria e Frojdit mbi zhvillimin Pyetja 1 Hipnoza, asosacioni i lirë dhe analiza e ëndrrave i dhanë të dhëna Frojdit për: A) Motivet e pavetëdijshme të njeriut B) Konfliktet e pavetëdijshme të njeriut C) Motivet dhe konfliktet e pavetëdijshme të njeriut D) Motivet e pavetëdijshme dhe të represuara të njeriut Pyetja 2 Sipas pikpamjes psikanaliste të Frojdit: A) Mënyra sesi prindërit menaxhojnë dëshirat seksuale në pesë vitet e para të jetës luan një rol thelbësor në formimin e personalitetit B) Mënyra sesi prindërit menaxhojnë dëshirat seksuale në tre vitet e para të jetës luan një rol thelbësor në formimin e personalitetit C) Prindërit nuk kanë ndikim në formimin e personalitetit të fëmijës D) Fëmijët zhvillohen sipas parimit ontogjenik Pyetja 3 Në formimin e personalitetit tonë sipas teorisë së zhvillimit të Frojdit: A) Idi dhe Egoja janë element të lindur dhe kërkojnë plotësimin e menjëhershëm të kënaqësisë B) Superegoja formohet diku në moshën 5 vjeç dhe është e pavarur nga Egoja dhe Idi C) Idi është I vetmi element psikik I lindur që kërkon plotësimin e menjëhershëm të kënaqësisë D) Egoja dhe Superegoja formohen si pasojë e zhvillimit të Idit dhe janë të fituara Pyetja 4 Me maturimin e Egos, fëmijët sipas Frojdit: A) Kërkojnë të plotësojnë në vijimësi kërkesat e tyre për ushqim dhe higjenë B) Përmirësohen në aftësitë e kontrollimit të idit dhe gjejnë mënyrave të përshtatshme për të kënaqur nevojat e tyre C) Janë të vetëdijshëm për devijimet e tyre pasi Egoja është censori i tyre i brendshëm D) Është në konflikt të vazhdueshëm me Idin dhe Superegon pasi nuk mund të ruajë dot ekuilibrat psikikë Pyetja 5 Në teorinë e tij të zhvillimit psikoseksual, Frojdi argumentoi se: A) Zhvillimi lidhet vetëm me kënaqësinë seksuale të individit B) Zhvillimi evoluon sipas një modeli stadial C) Zhvillimi evoluon sipas ngjarjeve jetësore që ne përjetojmë D) Zhvillimi është element i konfliktit dhe përvojave të fëmijërisë së hershme Pyetja 6 Në stadin Falik: Profesioni i Rregulluar i Psikologut 17 A) Fëmijët zhvillojnë kompleksin e Edipit dhe të Elektrës në varësi të përkatësisë së tyre gjinore B) Fëmijët zhvillojnë trauma përshtypjen e konflikteve të tyre seksuale C) Fëmijët zhvillohen sipas mbajtjes dhe marrëdhënies së tyre me tualetin D) Fëmijët janë krejtësisht të varur nga rregullat e moralit social Pyetja 7 Në stadin Oral: A) Konflikti i pavetëdijshëm ndodhet në zonën erogjene të gojës B) Konflikti i vetëdijshëm ndodhet në zonën erogjene të gojës C) Kateksis ndodhet në zonën erogjene të gojës D) Fiksimi ndodh në zonën erogjene të gojës Pyetja 8 Reaksionet orale të mësuara nga foshnjat në stadin oral shpien në: A) Të rritur dashamirës, pranues dhe miqësor kur janë pjesë e prototipit të marrjes B) Të rritur analizues kur janë pjesë e prototipit të hedhjes C) Të rritur cinikë kur janë pjesë e prototipit të kafshimit D) Të rritur pozitive kur janë pjesë e prototipit të mbylljes së gojës Pyetja 9 Nocioni i atashimit emocional nënë-foshnjë në teorinë e Frojdit: A) Është pararendës i studimeve të Spitz për marrëdhëniet e vështira nënë-fëmijë B) Është pararendës i studimeve të Klein për marrëdhëniet e fëmijës me tjetrin C) Është pararendës i studimeve të Ëinnicott për marrëdhëniet e fëmijës me nënën e keqe dhe të mirë D) Është pararendës i studimeve të Fairnbairn për marrëdhëniet e fëmijës me objektet psikike Pyetja 10 Qëllimi i stadit anal është: A) Të lejojë eksplorimin dhe rrisë vetë-kontrollin e fëmijës duke filluar nga kontrolli sfinkterial B) Të lejojë analizën e thelluar psikologjike për proceset e vetë-vlerësimit të fëmijës C) Të lejojë eksplorimin e kontrollit të impulseve D) Të lejojë eksplorimin e imazhit të vetes Pyetja 11 Në stadin fallik, vajzat sipas Frojdit: A) Përjetojnë më shumë konflikte dhe janë më të maturuara se djemtë B) Përballen me konflikte të ngjashme por më pak intensive se djemtë C) Përballen me ankthin e kastrimit në kohëzgjatje më të lartë se djemtë D) Përjetojnë më shumë impulse dhe janë më pak të maturuara se djemtë Pyetja 12 Për Frojdin, mendja funksionon në tri nivele, e pavetëdijes, e vetëdijes dhe: A) e pavetëdijes individuale B) e pavetëdijes kolektive Profesioni i Rregulluar i Psikologut 18 C) e paravetëdijes D) e ndërgjegjshmes Pyetja 13 Superegoja është përgjegjëse për: A) menaxhimin e konflikteve të pavetëdijshme B) mbajtjen në kontroll të idit dhe të egos C) rritjen psikologjike të individit D) rregullsinë morale dhe të kontrollit Pyetja 14 Sipas Frojdit, cili element i psikikes është krejtësisht e pandërgjegjshme: A) pavetëdija B) nën-vetëdija C) paravetëdija D) superegoja Pyetja 15 Energjia psikike që drejton të gjitha veprimtaritë e jetës psikike sipas Frojd është: A) thanatos B) libido C) eros D) antilibido Pyetja 16 Sipas modelit të ajsbergut të Frojdit, impulset tona biologjike dhe konfliktet e pazgjidhura: A) ndodhen në sipërfaqjen e dukshme të ajsbergut B) ndodhen në brendësi të ajsbergut C) ndodhen në thellësinë e padukshme të ajsbergut D) nuk ndodhen në ajsberg Pyetja 17 Parimi sipas të cilit gjetja e mënyrave të pranueshme nga shoqëria për të kënaqur Idin quhet sipas Frojd: A) parim i entropisë B) parimi i kënaqësisë C) parim i redudancës D) parim i realitetit Pyetja 18 Një vajzë e re, fajtore për dëshirën e saj të fortë seksuale, rastis të harroje emrin e të dashurit, madje edhe kur përpiqet ta prezantojë atë me të afërmit e tjerë. Cilin prej mekanizmave mbrojtës reflekton shembulli mësipërm? A) Represioni B) Introjeksioni C) Reagimi i kundërt D) Asgjesimi Profesioni i Rregulluar i Psikologut 19 Pyetja 19 Një burrë i martuar, i mire dhe nga më besnikët gjendet i joshur nga një zonjë e hijshme dhe lozonjare fqinje. Në vend që t’i pranoje vetes këtë dëshirë të ethshme, si normale ai bëhet gjithnje e më shumë xheloz për gruan e tij, i shqetësuar gjithmonë e më shumë për besnikërinë e saj. Cilin prej mekanizmave mbrojtës reflekton shembulli mësipërm? A) Zhvendosja B) Projeksioni C) Reagimi i kundërt D) Racionnalizimi Pyetja 20 Për Frojdin, një individ që është pasiv, i varur dhe ka nevojë për vëmendje, është i fiksuar në stadin : A) anal B) fallik C) oral D) gjenital Pyetja 21 Elementët që operojnë për të mbrojtur Egon nga frika dhe ankthi në teorinë psikanalitike quhen: A) mekanizma inhibitorë B) mekanizma asosiativë C) mekanizma përballues D) mekanizma mbrojtës Pyetja 22 Në teorinë e zhvillimit psikanalitik, reagimi i formimit është mekanizmi mbrojtës ku: A) Superegoja mposht Egon dhe i kthen nevojat e saj në irracionale B) Egoja transformon impulset dhe sjelljet e papranuara në të kundërtën e tyre C) Idi projekton kërkesat veta të menjëhershme në mjedis D) Egoja transformon instiktet e papranuara në të kundërtën e tyre Pyetja 23 Për Frojdin, procesi i përftimit të identitetit gjinor të një fëmije 4 -vjeçar quhet: A) projeksion B) introjeksion C) identifikim D) reagim formimi Pyetja 24 Kur kërcënimi nuk vjen nga jashtë, por nga bota shoqërore e brendshme e superegos, këtu kemi të bëjmë: A) Ankthin neurotik B) Ankthin moral C) Ankthin real D) Ankth i motivuar Pyetja 25 I vetmi mekanizëm mbrojtës kompleks që përfshin ngritjen e qëllimit seksual në një nivel më të lartë dhe lejon njerëzit të kontribuojnë për shoqërinë është: Profesioni i Rregulluar i Psikologut 20 A) regresioni B) represioni C) sublimimi D) zëvendësimi Pyetja 26 Sipas teorisë së zhvillimit të Frojdit, kur njerëzit brendësojnë cilësitë pozitive të një personi tjetër në egon e tyre që të mund të reduktojnë ndjesitë e inferioritetit, ata përdorin: A) introjeksionin B) projeksionin C) asosacionin D) mohimin 2. Teoria e Piazhesë mbi zhvillimin Pyetja 1 Sipas pikëpamjes konjitive të Piazhes, inteligjenca është: A) Një proces dinamik që ndihmon një organizëm të mbijetojë B) Një proces themelor që ndihmon një organizëm të përshtatet në mjedisin e tij C) Është një proces konjitiv i ekzekutimit të lartë mendor D) Është një proces neurobiologjik që avancon me progresin e zbulimeve shkencore Pyetja 2 Sipas Piazhes, stadet e zhvillimit konjitiv: A) Janë 4 dhe janë të përcaktuara sipas tipologjisë së fëmijës B) Janë 4 dhe janë të pavarura nga njëra-tjetra C) Janë 4 dhe janë të përcaktuara sipas inteligjencës së fëmijës D) Janë 4 dhe janë të ndryshme nga njëra-tjetra Pyetja 3 Procesi i përshtatjes së ideve ekzistuese ose ideve në vartësi të përvojave të reja quhet: A) Akomodim B) Inhibicion C) Asimilim D) Alteracion Pyetja 4 Nëse një fëmijë mund të hasë një ndryshim në lëvizjen e një aeroplani prej letre, kemi të bëjmë me procesin e: A) Çorganizimit B) Disfunksionit C) Disekuilibrimit D) Disorientimit Pyetja 5 Në teorinë e zhvillimit konjitiv të Piazhes, stadi i operacioneve formale i takon: A) Moshës 6-12 vjeç B) Moshës 7-12 vjeç C) Moshës 7-11 vjeç D) Moshës 6-11 vjeç Profesioni i Rregulluar i Psikologut 21 Pyetja 6 Stadi i parë i zhvillimit kognitiv në teorinë e Piaget quhet edhe: A) Stadi sensoro-motorr B) Stadi paraoperacional C) Stadi post-operacional D) Stadi motorr-sensor Pyetja 7 Thithja e gishtit të foshnjës përfaqëson: A) Reaksion cirkular dytësor B) Reaksion cirkular tretësor C) Reaksion cirkular reflektiv D) Reaksion cirkular parësor Pyetja 8 Një fëmijë e di se kur ju e bashkoni ngjyrën e verdhë me atë blu ju përftoni ngjyrën jeshile. Por kur e pyesni se çfarë ngjyre del kur bashkon ngjyrën blu me të verdhë ai nuk e di se cila është ngjyra që përftohet. Të menduarit e tij ka mungesë në: A) Qartësi B) Kthyeshmëri C) Liri dhe egocentrizëm D) Konservim Pyetja 9 Në fillimet e stadit paraoperacional, fëmijët: A) Organizojnë të gjitha skemat e tyre mendore nga fillimi B) Organizojnë të menduarit në bazë të induksioneve të kujdestarëve C) Organizojnë të menduarit në bazë të përfaqësimeve të tyre mendore D) Organizojnë të menduarit në bazë të arsyetimit pragmatik Pyetja 10 Kur fëmijët fillojnë të kuptojnë dhe zgjedhin identitetin e tyre shoqëror, ata ndodhen në: A) Stadin e operacioneve konkrete B) Stadin e operacioneve formale C) Stadin e operacioneve post-formale D) Stadin e zhvillimit para-operacional Pyetja 11 Në cilin nënstad të stadit sensoromotorik bën pjese Gabimi AB: A) Reagimet cirkulare tretësore B) Koordinimi i skemave sekondare C) Reagimet cirkulare parësore D) Reagimet cirkulare sekondare Pyetja 12 Aftësia konjitive thelbësore që shfaqet në stadin para-operacional është: A) Aftësia për veprimtari e orientuar me qëllim B) Aftësia për të kuptuar perspektivat e të tjerëve Profesioni i Rregulluar i Psikologut 22 C) Të menduarit induktiv-deduktiv D) Aftësia për të menduar me logjik të lartë Pyetja 13 Kur jepet një kompleks udhëzimesh që pasqyrojnë fazat për pjekjen e një ëmbëlsire, Dori nuk mund t’i vendos ato sipas radhës së duhur. Cilin prej stadeve të zhvillimit sipas Piaget reflekton shembulli i mësipërm? A) Sensoromotor B) Paraoeracional C) Veprime konkrete D) Veprime Formale Pyetja 14 Nëse një fëmijë vendos dorën e nënës në telekomandë për të treguar se kërkon të shohë televizor, ai: A) Koordinon dhe përdor skemat dytësore të objektit për të asimiluar informacionin B) Koordinon dhe përdor objektet për të përfaqësuar informacionin C) Koordinon dhe përdor skemat parësore për të akomoduar informacionin D) Koordinon skemat me objektet si qëllime për të përfaqësuar informacionin Pyetja 15 Sipas Piaget, për një nocion të një bote të qëndrueshme e të parashikueshme është e nevojshme: A) Njohuria mbi stadet e zhvillimit konjitiv B) Njohuria mbi permanencën objektuale C) Njohuria mbi nën-stadet e stadit sensor-motorr D) Njohuria mbi objektet cirkulare tretësore Pyetja 16 Gabimi që foshnjat rreth moshës 8 muaj mund të kuptojnë që objektet që janë të fshehura ekzistojnë dhe nuk janë zhdukur, quhet: A) Gabimi A dhe jo B B) Gabimi A dhe B C) Gabimi B dhe A D) Gabimi B dhe jo A Pyetja 17 Mbështetur në teorinë e Piaget, gjuha : A) Vjen para mendimit dhe është më e gjerë se mendimi B) Vjen në të njëjtën linjë me mendimin dhe nuk ka ndikim mbi të C) Vjen pas mendimit dhe është më pak e gjerë se mendimi D) Vjen pas mendimit dhe është e pavarur prej tij Pyetja 18 Sipas Piaget, fëmijët e stadit paraoperacionalë karakterizohen nga kongicioni i kufizuar social sepse: A) Ata nuk mund të krijojnë marrëdhënie me bashkëmoshatarët B) Ata bazojnë konceptet sociale në vartësi të ndryshorëve të brendshëm C) Ata bazojnë konceptet sociale në vartësi të ndryshorëve të jashtme D) Ata bazojnë konceptet sociale në vartësi të përvojave personale konkrete Pyetja 19 Profesioni i Rregulluar i Psikologut 23 Egocentrizmi si element karakterizues i mendimit para-operacional përfaqëson: A) Arrogancën dhe egoizmin përçmues ndaj të tjerëve në shoqëri B) Tendencën për të perceptuar, kuptuar dhe interpretuar botën në kuptimin e vetes C) Tendencën për të perceptuar, kuptuar dhe interpretuar veten në marrëdhënie me botën D) Tendencën për një vetë-vlerësimin e lartë dhe nivel të lartë të besimin te vetja Pyetja 20 Kur uji mund të duket i ndryshëm pasi derdhet nga një enë në tjetrën, por është i njëjti ujë, atëhere kemi të bëjmë me ruajtjen e: A) Identitetit B) Vëllimit C) Hapësirës D) Objektit Pyetja 21 Qeni ka katër këmbë. Macja ka katër këmbë. Atëherë qeni është mace dhe macja është qen sipas sipas një fëmije 4 vjeçar. Ky fëmijë arriti në këtë përfundim duke përdorur: A) Arsyetimin deduktiv B) Arsyetimin transduktiv C) Arsyetimin sinkretik D) Arsyetimin induktiv Pyetja 22 Pyetja “Si do të ishte bota nëse njerëzit nuk do të flinin gjumë?” iu drejtua një adoleshenti dhe ai i dha përgjigjen bazuar në: A) Arsyetimin induktiv B) Arsyetim epistemiologjik C) Logjikën me një drejtim D) Arsyetimin deduktiv Pyetja 23 Kur reaksionet dytësore përgjithësohen, ato shndërrohen në: A) Procedura që bëjnë tingujt e pamjet e bukura të zgjasin B) Procedura që bëjnë pamjet mbresëlënëse të zgjasin C) Procedura që bëjnë imagjinatën e fëmijës të zgjasë D) Procedura që bëjnë fantazinë e fëmijës të zgjasë Pyetja 24 Akomodimi sipas Piazhesë ndodh kur: A) Informacioni i ri përgatitet në përshtatje me zhvillimin kognitiv të fëmijës B) Informacioni i ri përshtatet, duke përdorur strukturat në përgjigje të stimulit të ri C) Informacioni i ri është shumë kompleks për t’u integruar në strukturën ekzistuese D) Informacioni i ri brendësohet në strukturat mendore në mënyrë të njëjtë Pyetja 25 Kur një fëmijë në moshën 6 vjeç thotë, se shoku tij ra nga shkalla, sepse ai po e sheh shokun të lënduar, ky fëmijë: A) Ka kryer arsyetim logjik B) Ka kryer arsyetim semiologjik C) Ka kryer arsyetim deduktiv Profesioni i Rregulluar i Psikologut 24 D) Ka kryer arsyetim epistemiologjik Pyetja 26 Ju mund të keni patur idenë tuaj për inteligjencë, por tani ju e ndryshoni strukturën tuaj kognitive, si rrjedhojë e dijeve të tjera. Sjellja juaj tani ndryshon për arsye të ndryshimit në në strukturat tuaja kognitive. Cilët nga mekanizmat funksionalë keni vënë në përdorim, sipas Piazhesë: A) Ekuilibrin dhe organizimin B) Asimilimin dhe akomodimin C) Akomodimin dhe organizimin D) Adaptimin dhe organizimin 3. Teoria e Eriksonit dhe Kohlbergut mbi zhvillimin Pyetja 1 Teoria e zhvillimit e mbështetur në studimet e Erik Erikson njihet ndryshe: A) Teoria psikosociale dhe epigjenetike e zhvillimit B) Teoria psiko - edukative e zhvillimit C) Teoria psiko - sociale e zhvillimit D) Teoria epigjenetike e zhvillimit Pyetja 2 Një nga dallimet thelbësore ndërmjet teorisë së Eriksonit dhe të Frojdit mbi zhvillimin është se: A) Erikson fokusohet më së tepërmi në modelet e të mësuarit social për sjelljen B) Erikson fokusohet më së tepërmi në modelet disfunksionale të personalitetit C) Erikson fokusohet më së tepërmi në ndikimet sociale dhe kulturore mbi zhvillimin D) Erikson fokusohet më së tepërmi në ndikimet e temperamentit mbi zhvillimin Pyetja 3 Mbështetur në teorinë e zhvillimit të Eriksonit, njerëzit përballen me: A) 9 periudha të mëdha krizash B) 8 periudha të mëdha krizash C) 5 periudha të mëdha krizash D) 3 periudha të mëdha krizash Pyetja 4 Në filozofinë e vet të zhvillimit, stadi “Identitet-Krizë Identiteti” përfaqësohet nga thënia e famshme: A) Të kesh apo të jesh B) Të jesh apo dish C) Të kesh apo të të mos kesh D) Të jesh apo të mos jesh Pyetja 5 Periudha moshore që ndeshet në stadin e “Identitetit kundrejt Konfuzionit të rolit quhet”: A) Adoleshencë B) Moshën e rritur të Re C) Moshën e rritur të Mesme D) Moshën e rritur të Avancuar Profesioni i Rregulluar i Psikologut 25 Pyetja 6 Referuar stadit të “Kalimit nga fëmijëria në maturitet” të Erikson, zhvillimi epinegjenetik: A) I përket stadit të 5-të nga 16-20 vjeç B) I përket stadit të 5-të nga 14-20 vjeç C) I përket stadit të 5-të nga 12-18 vjeç D) I përket stadit të 5-të nga 12-21 vjeç Pyetja 7 Në zhvillimin normal të stadit të “Besim kundrejt Mosbesimit”: A) Fëmija mëson t’u besojë instikteve të tij si agjenti i parë social B) Fëmija mëson t’i besojë kujdestarit të tij si agjenti i parë social C) Fëmija mëson të mbrohet nga kujdestarët e tij parësorë D) Fëmija mëson të mbrohet nga instiktet vetjake të zhvillimit Pyetja 8 Nëse në stadin e fundit të zhvillimit jetësor sipas teorisë së Erikson, nuk do të kemi plotësuar normalisht detyrat e vendosura, atëhere do të shfaqet: A) Stanjacioni B) Izolimi C) Inferioriteti D) Dëshpërimi Pyetja 9 Mara është 30 vjeç dhe një nga objektivat e saj jetësore është të krijojë një marrëdhënie intime afatgjatë; mbështetur në teorinë e Erikson ajo ndodhet në: A) Stadin e Identitetit kundrejt Konfuzionit të rolit B) Stadin e Intimiteti kundrejt Izolimit C) Stadin e Industrisë kundrejt Inferioritetit D) Stadin e Prodhimtarisë kundrejt Stanjacionit Pyetja 10 Nëse detyrat e stadit “Besim kundrejt mosbesimit” plotësohen shëndetshëm, tipologjia e atashimit të fëmijës me nënën do të jetë: A) Anksioze-ambivalente B) E pasigurtë C) E sigurtë D) E çorganizuar Pyetja 11 Në mbështetje të teorisë së Eriksonit,”rolet sociale”përfaqësojnë: A) Përpjekjen e fëmijëve për të luajtur një rol të caktuar social për t’u ndjerë të vlerësuar si individë B) Përpjekjen e fëmijëve për të luajtur një rol të caktuar social për t’u bërë përshtypje të tjerëve C) Përpjekjen e fëmijëve për të luajtur një rol të caktuar social për të shkuar mirë me bashkëmoshatarët D) Përpjekjen e fëmijëve për të luajtur një rol të caktuar social për të shpëtuar nga kontrolli prindëror Profesioni i Rregulluar i Psikologut 26 Pyetja 12 Në analogji me stadin e zhvillimit anal psikoseksual të Frojdit, stadi i zhvillimit sipas Eriksonit përfaqësohet me: A) Stadi i autonomisë kundrejt ndjenjave të turpit B) Stadi i autonomisë kundrejt ndjenjave të fajit C) Stadi i autonomisë kundrejt kontrollit D) Stadi i autonomisë kundrejt kufizimit Pyetja 13 Nëse një grua 36 vjeç heq dorë nga puna e saj e mirëpaguar për t’ju përkushtuar fëmijëve, ajo ndodhet në stadin e: A) Autonomisë kundrejt Ndjenjave të turpit B) Prodhimtarisë kundrejt Stanjacionit C) Identitetit kundrejt Konfuzionit të rolit D) Integritetit të Egos kundrejt Dëshpërimit Pyetja 14 Nëse një individ është kompliant me rregullat për t’iu shmangur ndëshkimit, mbështetur në teorinë e Kohlberg ai: A) Ndodhet në Stadin e V të Moralit post-konvencional B) Ndodhet në Stadin e II të Moralit pre-konvencional C) Ndodhet në Stadin e IV të Moralit konvencional D) Ndodhet në Stadin e I të Moralit pre-konvencional Pyetja 15 Stadi i VI i Moralit post-konvencional në teorinë e Kohlberg përfshin: A) Orientimin ndaj shpërblimit B) Orientimin ndaj ligjit dhe rregullit C) Orientimin ndaj parimeve etike dhe universale D) Orientimin ndaj kontratës sociale Pyetja 16 Sipas Kohlberg, ne të gjithë: A) Zhvillohemi në stadin pre-konvencional si fëmijë B) Zhvillohemi në stadin konvencional si fëmijë C) Zhvillohemi në stadin post-konvencial si fëmijë D) Zhvillohemi në stadin pre-konvencional si adoleshentë Pyetja 17 Elementët thelbësorë së teorisë së zhvillimit moral të Kolhberg përfshijnë: A) Pasojën morale, arsyetimin moral dhe sjelljen morale B) Afektin moral, arsyetimin moral dhe sjelljen morale C) Afektin moral, konjicionin moral dhe sjelljen morale D) Gjykimin moral,arsyetimin moral dhe sjelljen morale Pyetja 18 Stadet e 3 dhe të 4 të Nivelit të Moralit Konvencional të Kolhberg i referohen zhvillimit në: A) Fëmijërinë e Hershme dhe të Mesme B) Moshën e Pubertetit dhe Adoleshencës C) Moshën e Rritur të Re dhe të Mesme D) Moshën e Adoleshencës dhe të Rritur të re Profesioni i Rregulluar i Psikologut 27 Pyetja 19 Sipas teorisë së Kohlberg: A) Dija mbi gjininë paraprihet nga sjellja gjinore B) Dija mbi gjininë paraprihet nga zhvillimi konjitiv C) Dija mbi gjininë paraprihet nga zhvillimi motor D) Dija mbi gjininë paraprihet nga zhvillimi moral Pyetja 20 Identiteti gjinor sipas Kohlberg: A) Ndodh rreth moshës 3-4 vjec dhe përfaqëson fillesat e krijimit të identitetit të vetes B) Ndodh rreth moshës 2-3 vjeç dhe përfaqëson një formë të ndërgjegjësimit për veten dhe të tjerët C) Ndodh rreth moshës 4-5 vjeç dhe përfaqëson një formë të perceptimit për veten dhe të tjerët D) Ndodh rreth moshës 1-2 vjeç dhe përfaqëson fillesat e krijimit të orjentimit seksual Pyetja 21 Nëse një djalë në moshën 24 muaj preferon të luajë me makina pasi ato janë lodra për djemtë, ai: A) Ndodhet në fazën e Identitetit Gjinor B) Ndodhet në fazën e Stabilitetit Gjinor C) Ndodhet në fazën e Konsistencës Gjinore D) Ndodhet në fazën e Rregullimit të rolit Gjinor Pyetja 22 Zhvillimi i të arsyetuarit etik dhe vlerave të moralit absolut përfshihet në : A) Stadin e gjashtë të Nivelit post-konvencional B) Stadin e pestë të Nivelit post-konvencional C) Stadin e shtatë të Nivelit post-konvencional D) Stadin e tretë të Nivelit konvencional Pyetja 23 Sipas teorisë së zhvillimit moral të Kohlberg, rritja morale përparon: A) Në një sekuencë të njëjtrajshtme me dy nivele me nga dy nën-stade të ndryshme B) Në një sekuencë të njëjtrajtshme me tri nivele me nga tre nën-stade të ndryshme C) Në një sekuencë të njëjtrajtshme me dy nivele me nga tre nën-stade të ndryshme D) Në një sekuencë të njëjtrajtshme me tri nivele me nga dy nën-stade të ndryshme Pyetja 24 Nëse një fëmijë në moshën 5 vjeç mendon se nëse një shok e ngacmon edhe ai duhet ta ngacmojë shokun ai ndodhet në: A) Stadin e djalit të mirë ose të keq në Nivelin konvencional B) Stadin e Hedonizmit Masiv në Nivelin pre-konvencional C) Stadin e Moralit si Rend dhe Mbrojtje sociale në Nivelin konvencional D) Stadin e Moralit të Parimeve Individuale në Nivelin post-konvencional Pyetja 25 Në fokusin e Stadit të katërt të Nivelit konvencional parimor qendron: A) Kuptimi se ligjet janë instrument i përmbushjes së mirëqenies njerëzore Profesioni i Rregulluar i Psikologut 28 B) Dallimi mes asaj që është e ligjshme dhe e moralshme tek shoqëria C) Arritja e zhvillimit të një arsyetimi moral ideal të individit në shoqëri D) Të folurit bukur në publik dhe vetë-përmbajtja, një sjellje pozitive e pranueshme Pyetja 26 Niveli i parë i arsyetimit moral parakonvecional e Kohlberg, i cili shpreh se “Gjykimi bazohet mbi nevojat personale dhe rregullat e të tjerëve” është e njëjtë me cilën prej fazave të Piazhese për të menduarit moral? A) Morali autonom B) Gjykimi paramoral C) Realizimi Moral D) Gjykimi djalë/vajzë i/e mirë 4. Bazat biologjike dhe sociale të zhvillimit njerëzor Pyetja 1 Bërthama zigotike në materialin tone qelizor përmban: A) 46 kromozome B) 47 kromozome C) 45 kromozome D) 46,5 kromozome Pyetja 2 Molekula komplekse që pëmban materialin trashëgimor të njeriut quhet ndryshe: A) Acidi deoksiribonukleik B) Acidi desoksiribonukleik C) Acidi acetilsalicilik D) Acidi ribonukleik Pyetja 3 Mitoza përfaqëson procesin e: A) Dyfishimit të zigotës në tubin fallopian B) Dyfishimit të zigotës në mitër C) Dyfishimit të zigotës në muret e mitrës D) Dyfishimit të zigotës si procesi ndarjes natyrore Pyetja 4 Në mejozë: A) Kromozomet e veçanta bashkohen në 46 çifte kromozomike B) Shkëmbëhen material gjenetike unike gjatë kalimit gjenetik C) Krijohen qelizat seksuale të foshnjës D) Krijohen qelizat e sistemit endokrin të foshnjës Pyetja 5 Shanset për përsëritje të njëjtë të të njëjtit grup gjeni janë në procesin e kalimit trashëgimor janë: A) 1 në 64 milionë B) 1 në 64 bilionë Profesioni i Rregulluar i Psikologut 29 C) 1 në 64 trilionë D) 1 në 64 katërlionë Pyetja 6 Një individ me alelenn është: A) Heterozigotë dhe nuk e trasmeton paaftësinë te pasardhësit e tij B) Homozigotë dhe e trasmeton paaftësinë te pasardhësit e tij C) Bizigotë dhe trasmeton gene dominante D) Monozigotë dhe trasmeton gene recesive Pyetja 7 Gjatë zhvillimit intrauterin në muajin e tretë fetusi: A) Mund të dëgjojë qartësisht zërat në mjedisin e jashtëm B) Mund të shkelmojë dhe rrotullojë trupin C) Mund të këndojë sipas dëgjimit të zërit të nënës D) Mund të flejë për periudha të gjata kohore Pyetja 8 Studimet mbi atashimin e foshnjave kanë treguar se: A) Atashimi është një konstrukt jo i vërtetë B) Atashimi me nënën është më i rëndësishëm sesa atashimi me babain C) Atashimi i tipologjisë së tretë dhe të katërt lidhet me shfaqen e çrregullimeve në moshën adulte D) Atashimi është konstrukt konjitiv disfunksional Pyetja 9 Mbështetur në studimet e zhvillimit, shqisa më pak e zhvilluar në foshnjëri është: A) E shikimit B) E nuhatjes C) E dëgjimit D) E prekjes Pyetja 10 Funksionet vizuale te të porsalindurit janë: A) Të ndara nga përvoja B) Të lidhura drejtpërdrejtë me përvojën C) Të lidhura drejtpërdrejtë me zhvillimin e muskujve skeletorë D) Të palidhura me përforcimin sinaptik visual Pyetja 11 Fëmijët me Trizomi 21: A) Kanë vështërsi të përqëndrimit dhe mbajtjes së vëmendjes dhe njihen si fëmijë me ADHD B) Kanë një kopje shtesë të çiftit kromozomik 21 dhe njihen edhe si fëmijë me sindromin Down C) Kanë mungesë gjenetike të çiftit kromozomik 21 dhe njihen edhe si fëmijë me sindromin Apert D) Kanë 2 alele të çiftit kromozomik 21 dhe njihen edhe si fëmijë me sindromin Kongjenital Zika Profesioni i Rregulluar i Psikologut 30 Pyetja 12 Mary Answorth: A) Studion sjelljet e atashimit të foshnjave në Ghana B) Përshkroi situatën e çuditshme C) Përshkroi kategoritë e atashimit të sigurtë D) Përshkroi kategoritë e atashimit anksioz Pyetja 13 “Imitimi”: A) Është një tipar i rëndësishëm i të mësuarit të fëmijës B) Shfaqet në moshën 1 vjeç C) Fillon që në ditën 12-24 të jetës D) Është tipar dallies i zhvillimit gjuhësor të fëmijës Pyetja 14 Të vegjlit janë më shumë të interesuar ndaj stimujve: A) Që janë monotone B) Janë stacionarë C) Janë të mbushur me detaje D) Janë fluidë Pyetja 15 Sipas teorisë së zhvillimit psikosocial të Vygotskij: A) Gjuha është themeli i të gjitha proceseve të larta konjitive të foshnjave B) Fjalimi egocentric është themeli I të gjitha proceseve të larta konjitive të foshnjave C) Vëmendja dhe kujtesa janë themeli I të gjitha proceseve të larta konjitive të foshnjave D) Dialogu social është themeli i të gjitha proceseve të larta konjitive të foshnjave Pyetja 16 Sipas modelit të përshkruar të “zonës së zhvillimit proksimal”, karakteristikë e zhvillimit të fëmijëve është: A) Intersubjektiviteti B) Marrëdhënia me prindërit C) Marrëdhënia me bashkëmoshatarët D) Intrasubjektiviteti Pyetja 17 “Psikobiologjia” studion bazat fiziologjike të sjelljes mbështetur në teorinë e: A) Konrad Lorenz B) Karl von Frisch C) Ivan Pavlov D) Charles Darwin Pyetja 18 Nivelet e funksionimit neural sipas psikobiologëve “nuk” përfshijnë: A) Nivelin biologjik B) Nivelin antropometrik C) Nivelin ekonomiko-social Profesioni i Rregulluar i Psikologut 31 D) Nivelin neurofiziologjik Pyetja 19 Për të studiuar evolucionin e një sjelljeje përgjatë historikut të saj, psikologjia e zhvillimit përdor të dhënat burimore nga: A) Ontogjenia B) Mekanizmat e kontrollit C) Filogjenia D) Mekanizmat mbrojtës Pyetja 20 Për etologun e zhvillimit John Bowlby, foshnjat njerëzore: A) Janë rrjedhojë e seleksionimit natyror B) Janë të programuara gjenetikisht ndaj sjelljeve që përçojnë te nëna C) Janë të programuara që të kryejnë sjellje automatike D) Janë proces i zhvillimit tabula rasa Pyetja 21 Ndryshe nga etologët, gjenetistët e sjelljes: A) Janë të interesuar për unikalitetin e sjelljes sonë sipasojë e gjeneve të trashëguara B) Janë të interesuar për ndikimet gjenetike në jetën e njeriut C) Janë të interesuar për sjelljen normale dhe anormale të njeriut D) Janë të interesuar në modifikimin e gjeneve të njeriut Pyetja 22 Teknikat diagnostike imazherike përdoren: A) Për të kuptuar ndërveprimin e receptorëve dhe neuroneve në trup B) Për të studiuar morfologjinë dhe aktivitetin e SNQ C) Për të parë lezionet cerebrale të mundshme D) Për të kuptuar stimulimin elektrik të trurit Pyetja 23 Binjakët dizogitikë janë: A) Gjenetikisht identikë B) Vijnë nga një qelizë e vetme veze C) Janë gjithnjë të së njëjtës gjini D) Janë të gjinive të njëjta ose të ndryshme Pyetja 24 Periudha në të cilën individi shfaq komeptencat ose sjellje të caktuara dhe ndikohet nga mjedisi sipas etologëve quhet ndryshe edhe: A) Periudha e zhvillimit proksimal B) Periudha e ndjeshme C) Periudha e koncepsionit D) Periudha e zhvillimit neuro fiziologjik Profesioni i Rregulluar i Psikologut 32 Pyetja 25 Mosha më optimale e krijimit të marrëdhënieve intrapersonale të zgjatura përgjatë kohës sipas psikologjisë së zhvillimit është: A) 3 javë pas lindjes B) 3 muaj pas lindjesh C) 3 vjeç D) 2,5 vjeç Pyetja 26 Urie Bronfenbrenner njihet ndryshe në psikologjinë e zhvillimit edhe si zbuluesi i: A) Teorisë së procesimit të informacionit B) Teorisë evolucionare moderne C) Teorisë ekologjike D) Teorisë së konstrukteve konjitive Pyetja 27 Cilat nga të mëposhtmet “nuk” është pjesë e Teorisë Ekologjike të zhvillimit: A) Biofeedback B) Mezosistemi C) Lidhjet në ekzosistem D) Kronosistemi Pyetja 28 Në teorinë ekologjike-sociale të sistemeve: A) Fëmijët nuk ndikojnë në sjelljen e prindërve B) Fëmijët nuk janë pjesëmarrës në krijimin e sistemit të familjes C) Familjet janë sisteme sociale holistike D) Fëmijët janë pjesë e nën-sistemeve brenda familjes Pyetja 29 “Referimi social” është termi që përshkruan me procesin e: A) Aftësinë e foshnjave për të kuptuar dhe intepretuar shprehje të veçanta emocionale ndërmjet muajit të 7 dhe të 10 të lindjes B) Aftësinë e foshnjave për të kuptuar dhe intepretuar shprehje të veçanta emocionale ndërmjet muajit të 2 dhe të 5 të lindjes C) Aftësinë e foshnjave për të kuptuar dhe intepretuar shprehje të veçanta emocionale ndërmjet muajit të 8 dhe të 9 të lindjes D) Aftësinë e foshnjave për të kuptuar dhe intepretuar shprehje të veçanta emocionale ndërmjet muajit të 1 dhe të 3 të lindjes Pyetja 30 Sipas studimeve të Gunnar dhe Davis, zhvillimi sistemeve fiziologjike të emocionit dhe përballimit të stresit te fëmijët: A) Është i ndërvarur me nivelin e zhvillimit emocional dhe të përballimit të stresit të prindit B) Është I pavarur nga niveli i zhvillimit emocional dhe të përballimit të stresit të prindit C) Është I njëjtë nga niveli I zhvillimit emocional dhe të përballimit të stresit të prindit D) Është I varur nga niveli I zhvillimit emocional dhe të përballimit të stresit të prindit Pyetja 31 Profesioni i Rregulluar i Psikologut 33 Sipas shkencëtarëve që kanë studiuar dimensioned emocionale të temperamentit, faktori kryesor që ndikon në zhvillimin e shëndetshëm emocional të fëmijës është: A) Karakteri B) Personaliteti C) Konstrukti Temperamentit D) Tipologjia e Temperamentit Pyetja 32 Korrelacioni më i forte mes temperamentit dhe sjelljes së mëvonshme të fëmijëve ndodh: A) Në moshën 18 muaj B) Në moshën 2 vjeç C) Në moshën 3 vjeç D) Në muaj 1 vjeç Pyetja 33 Në vitet e para të jetë, binjakët identitikë: A) Janë të njëjtë në atributet e temperamentit të tyre B) Janë të ndryshëm në atributet e temperamentit të tyre C) Janë të njëjtë në atributet e personalitetit të tyre D) Janë të njëjtë në atributet e karakterit të tyre Pyetja 34 Ndër faktorët që gjenetistët sjellorë socialë shohin si shumë të rëndësishëm në zhvillimin e njeriut është: A) Statusi ekonomik familjar B) Statusi politik familjar C) Konteksti kulturor D) Konteksti I zhvillimit teknologjik Pyetja 35 Cila nga alternativat e mëposhtme është pjesë e tipologjive të temperamentit të njeriut sipasThomas, Chess dhe Birch: A) Flegmantik B) Sanguin C) Temperamenti I lehtë D) Bila e verdhë Pyetja 36 Studimet për rëndësinë e “miqësisë” dhe “pranimit social” të fëmijëve kanë treguar: A) Se miqësia dhe pranimi social janë njësoj të rëndësishme B) Se miqësia dhe pranimi social janë të rëndësishme sipas dëshirës së fëmijës C) Miqësia është më e rëndësishme se pranimi social D) Pranimi social është më i rëndësishëm se miqësia Pyetja 37 Sipas teorisë stadiale të zhvillimit moral të Kohlberg, “bindja ndaj rregullave pasi ato janë të nevojshme për bashkëjetesën sociale” i përket: A) Stadi IV të Moralit Konvencional B) Stadi V të Moralitetit Post-konvencional Profesioni i Rregulluar i Psikologut 34 C) Stadi II i Moralit Pre-konvencional D) Stadi VI i Moralitetit Post-konvencional Pyetja 38 Në përshkrimin e Situatës së Çuditshme të Ainsworth, “ndarja e dytë” zgjat: A) Më pak se 3 min B) Më pak se 13 min C) Më pak se 30 min D) Më pak se 3 orë Pyetja 39 Në studimet e saj mbi stilet e prindërimit, Diana Baumrid, raportoi se: A) Prindërit autoritarë janë më efektivë në edukimin e fëmijëve B) Prindërit e çangazhuar janë më efektivë në edukimin e fëmijëve C) Prindërit autoritativë janë më efektivë në edukimin e fëmijëve D) Prindërit lejues janë më efektivë në edukimin e fëmijëve 5. Karakteristikat e zhvillimit fizik, kognitiv, moral e social në foshnjëri dhe fëmijëri Pyetja 1 Cili është përkufizimi i konceptit zhvillim njerëzor? A)Zhvillimi është baraz me procesin e rritjes jo vetëm tek fëmijët por edhe adoleshentët; B) Zhvillimi është tërësia e ndryshimeve që ndodhin tek njeriu gjatë hapsirës së tij jetësore; C) Zhvillimi është një proces i vazhdueshëm ndryshimesh që kulmojnë në adoleshencë; D) Zhvillimi është proces i ndryshimeve biologjike tek njeriu që vazhdon gjatë gjithë jetës. Pyetja 2 Foshnjëria përfshin periudhën kohore: a) 0-3 muajsh; b) 0-6 muajsh; c) 0-12 muajsh; d) 0-24 muajsh. Pyetja 3 Fëmijëria e mesme përfshin periudhën kohore: A) 5-12 vjeç; B) 6-12 vjeç; C) 7-12 vjeç; D) 8-12 vjeç. Pyetja 4 Cila nga reagimet e mëposhtme lidhet me fëmijët që shfaqin temperament të lehtë: A) I shmanget situatave të panjohura; B) Shfaq intensitet të ulët të reagimeve emocionale në situate të reja; C) Përshtatet më lehtë në situata të reja; D) Ka një orar gjumi të parregullt. Pyetja 5 Buzëqeshja sociale shfaqet përafërsisht në cilën periudhë zhvillimore tek fëmijët e vegjël? A) 1-2 muajsh; Profesioni i Rregulluar i Psikologut 35 B) 2-3 muajsh; C) 3-4 muajsh; D) 4-5 muajsh. Pyetja 6 Fëmijët e vegjël tipikisht shqiptojnë fjalën e parë në cilën periudhë zhvillimore? A) 6-7 muajsh; B) 7-8 muajsh; C) 8-9 muajsh; D) 10-12 muajsh. Pyetja 7 Pesha e trurit të një fëmije 6 vjeç është rreth: A) 60% e peshës së trurit të një të rrituri; B) 80% e peshës së trurit të një të rrituri; C) 90% e peshës së trurit të një të rrituri; D) 95% e peshës së trurit të një të rrituri. Pyetja 8 Fëmijët e vegjël ecin këmbadorasi përafërsisht në cilën periudhë kohore: A) 5-6 muajsh; B) 6-7 muajsh; C) 8-9 muajsh; D) 9-10 muajsh. Pyetja 9 Në cilën periudhë kohore fëmijët përfaqësojnë objekte në vizatimet e tyre duke shfaqur më shumë kontroll dhe qëllimshmëri? A) 5-6 vjeç; B) 4-5 vjeç; C) 3-2 vjeç; D) 2-1 vjeç. Pyetja 10 Koncepti për veten private shfaqet tek fëmijët në cilën periudhë kohore? A) 1 vjeç; B) 2 vjeç; C) 3 vjeç; D) 4 vjeç Pyetja 11 Në cilën stad zhvillimor fëmijët fillojnë të kuptojnë se koncepti për veten lidhet me tipare të qëndrueshme të personalitetit? A) Në fëmijërinë e hershme; B) Në fëmijërinë e mesme; C) Në para-adoleshencë; D) Në adoleshencë. Pyetja 12 Në cilën moshë fëmija kupton se gjinia e tij nuk ndryshon, është konstante (e qëndrueshme)? A) 2-3 vjeç; B) 3-4 vjeç; Profesioni i Rregulluar i Psikologut 36 C) 4-5 vjeç; D) 6-7 vjeç Pyetja 13 Fëmijët që shfaqin moral konvencional: A) I binden rregullave nga frika e ndëshkimit; B) I binden rregullave për të marrë shpërblim; C) I binden që përputhen me vlerat e tyre; D) I binden rregullave për të marrë aprovimin e të tjerëve Pyetja 14 Aftësitë e konjicionit social zhvillohen dukshëm në cilin stad zhvillimor? A) Në fëmijërinë e mesme; B) Në fëmijërinë e hershme; C) Në moshën parashkollore; D) Në foshnjëri Pyetja 15 Fëmijët kalojnë nga kombinimi i dy fjalëve në përdorimin e fjalive me tre ose me katër fjalë, në cilën moshë përafërsisht? A) 1.5-2 vjeç; B) 2.5-3 vjeç; C) 3-3.5 vjeç; D) 1-1.5 vjeç Pyetja 16 Një fëmijë 4 muajsh fillon dhe reagon duke lëvizur këmbët, duart, dhe duke qeshur kur babai i tregon një lodër që kishte përafërsisht një javë që nuk e shihte (lodra kishte humbur por babai e gjeti sërish). Kur babai e afron lodrën në dorën e fëmijës, ai përpiqet ta shtyp për të dëgjuar muzikën. Reagimet e fëmijës ndaj lodrës janë tregues të: A) Inteligjencës së fëmijës; B) Kujtesës së fëmijës; C) Reflekseve të fëmijës; D) Temperamentit të fëmijës. Pyetja 17 Një nënë tregon se si vajza e saj e vogël kohët e fundit ka filluar të kap me gishtin tregues dhe gishtin e madh lodra të vogla që janë në tapet. Përafërsisht, në cilin periudhë moshore është vajza e vogël? A) 6-8 muajshe; B) 9-12 muajshe; C) 12-14 muajsh; D) 16-18 muajsh. Pyetja 18 Një baba i emocionuar tregon se si fëmija e tij ka filluar të ecë duke u mbajtur vetëm tek një dorë e babait dhe jo tek të dyja duart. Përafërsisht, në cilin periudhë moshore është fëmija i vogël? A) 6-7 muajsh; B) 8-9 muajsh; C) 11-12 muajsh; Profesioni i Rregulluar i Psikologut 37 D) 10-14 muajsh. Pyetja 19 Një edukatore po i tregon prindërve të një fëmije të vogël, se si fëmija e tyre ka ngjitur dhe ka zbritur shkallët vetë, pa ndihmën e saj. Përafërsisht, në cilën periudhë moshore është fëmija? A) 14-20 muajshe; B) 18-24 muajshe; C) 20-26 muajsh; D) 24-30 muajsh. Pyetja 20 Babai tregon për vajzën e tij të vogël që është shumë e vështirë për të dhe bashkëshorten e tij të vënë orare për gjumin dhe për ushqimin për vajzën e tyre pasi kundërshton shpesh këto orare. Duke u bazuar tek rrëfimi i babait, cilin temperament shfaq vajza? A) Temperament të vështirë; B) Temperament të ngadaltë; C) Temperament miks; D) Temperament kundërshtues. Pyetja 21 Nëna rrëfen se djali i saj 10 muajsh që sa ka filluar të shkojë në çerdhe, nuk qan kur nëna largohet, reagon njëlloj si me nënën dhe edukatoren e re, dhe nuk shfaq interes ndaj nënës kur ajo rikthehet për ta marrë. Duke u bazuar tek reagimet e djalit, cilin tip atashimi shfaq fëmija? A) Atashim shmangës; B) Atashim të sigurtë; C) Atashim rezistent; D) Atashim i pasigurtë. Pyetja 22 Një edukatore që ka në përgjegjësi grupin e fëmijëve të moshës 3-4 vjeç po planifikon aktivitetet për javën. Nga konsulta me psikologun zhvillimor, ajo vendosi që çdo aktivitet të zgjasi përafërsisht: A) 4-6 minuta; B) 8-10 minuta; C) 12-18 minuta; D) 16-24 minuta. Pyetja 23 Një nxënës i thotë shoqes së bankës të mos e pyes për diçka gjatë momentit që mësuesja po shpjegon mësimin, por të pyesi kur të jetë pushimi ndërmjet orëve. Nxënësi po shfaq: A) Vëmendje selektive; B) Disiplinë; C) Bindje ndaj rregullave të mësueses; D) Përqëndrim të lartë Pyetja 24 Babai i thotë vajzës së tij 5 vjeçare të vendos lodrat në tapet tek koshi i lodrave, më pas të vendos librin tek rafti, dhe më pas të ulet në tavolinë për të ngrënë drekën. Vajza vendos lodrat në vendin e tyre dhe ulet në tavolinë për të ngrënë drekën, por librin nuk e vë në raft. Vajza nuk e vendosi librin në raft sepse: A) Kujtesa afatshkurtër në këtë moshë është e kufizuar; B) Kujtesa afatgjatë në këtë moshë është e kufizuar; Profesioni i Rregulluar i Psikologut 38 C) Fëmija në këtë moshë nuk ka aftësitë e duhura të ndjekë udhëzimet; D) Kujtesa dëgjimore në këtë moshë është e kufizuar. Pyetja 25 Një fëmijë parashkollor po përpiqet të mbaj mend kafshët, objektet, frutat dhe perimet që po sheh në foto. Ai sheh faqen me figurat përkatëse, pastaj mbyll sytë dhe thotë fjalët që mban mend. Ky fëmijë shfaq: A) Strategji të qëllimshme për të ruajtur informacionin në kujtesë; B) Kujtesë afatshkurtër të avancuar; C) Kujtesë afatshkurtër të kufizuar; D) Strategji të kufizuara për të ruajtur informacionin në kujtesë. Pyetja 26 Kur nëna e pyet djalin e saj se cili është kuptimi i shprehjes: “Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron”, djali përgjigjet se sa do ujku të shkoj të qethë flokët, ato do i dalin sërish. Duke u bazuar në përgjigjen e tij, përafërsisht cilës periudhë moshore i përket djali? A) Moshës parashkollore; B) Fëmijërisë së mesme; C) Periudhës moshore në vitet e para të shkollës; D) Periudhës moshore 9-11 vjeç. Pyetja 27 Një nënë po sheh se si vajza e saj ka vizatuar një rreth që duket si koka e një njeriu dhe dy vija që duken si këmbë, dhe kur e pyet se çfarë po vizaton, vajza përgjigjet se po vizaton vëllain e saj të vogël, dhe se tani po vizaton sytë. Përafërsisht, cilës periudhë moshore i përket vajza? A) 2.5-3 vjeç; B) 3-3.5 vjeç; C) 3.5-4 vjeç; D) 4-4.5 vjeç Pyetja 28 Një djalë po i shpreh babait të tij se sa u gëzua në momentin e parë kur babai i dha dhuratën për ditëlindje, por më pas u zemërua shumë me të, pasi dhurata nuk ishte ajo që ajo i kishte kërkuar më parë. Duke u bazuar tek ky rrëfim i djalit, cilës periudhë moshore i përket? A) 4-6 vjeç; B) 5-7 vjeç; C) 7-9 vjeç; D) 9-11 vjeç. Pyetja 29 Një vajzë merr nga tavolina lekët që kanë lënë prindërit dhe i vë në sirtarin e saj, ndërkohë motra më e vogël e sheh këtë gjë, i thotë motrës më të madhe që po bën gabim dhe se do i thotë prindërve. Motra më e madhe e bind motrën më të vogël që të mos i thotë asgjë prindërve pasi me lekët do t˙i blej një ëmbëlsirë. Në cilin stad të zhvillimit të moralit janë të dyja motrat? A) Në stadin e ndëshkimit; B) Në stadin e shpërblimit; C) Në stadin parakonvecional; D) Në stadin konvecional Profesioni i Rregulluar i Psikologut 39 Pyetja 30 Një fëmijë në moshën e shkollës e ka të vështirë të bëj ushtrimet që mësuesi jep në fiskulturë, dhe nuk është i talentuar në atletikë, por ai punon me shumë këmbëngulje në orën e vizatimit dhe të gjithë shokët e klasës i pëlqejnë vizatimet e tij. Ky rezultat i fëmijës zhvillon: A) Vetë-vlerësimin; B) Arritjet shkollore; C) Personalitetin; D) Motivimin Pyetja 31 Një nënë dëgjon djalin e saj 2 vjeçar që i thotë: “Mama, dea, dada”, nëna kupton që djali po mundohet të thotë që të hapë derën dhe të dalin jashtë për shëtitje, dhe i thotë: “Mami, thuhet hape derën të dalim jashtë, dera mami jo dea, dera”. Si e vlerësoni reagimin e nënës? A) Nëna po nxit zhvillim e gjuhës tek fëmija duke i folur korrektësisht; B) Nëna po zhvillon një marrëdhënie emocionale të ngrohtë me fëmijën; C) Nëna po zhvillon një marrëdhënie imponuese me djalin e saj; D) Nëna po pengon zhvillimin spontan gjuhësor të djalit të saj. Pyetja 32 Një baba po sheh se si vajza e tij 26 muajshe po shgarravit me laps në murin e dhomës. Ai ulet afër saj dhe i thotë se nuk mund të shgarravisim murin, ai nuk i jep një letër ku mund të shgarravis, por i merr lapsin dhe e vendos në një vend të lartë, më pas orienton vajzën drejt lodrave të tjera. Si vlerësoni reagimin e babait ndaj vajzës? A) Babai po zhvillon aftësi të vetë-kontrollit tek vajza e tij duke i mësuar rregulla; B) Babai nuk po nxit aftësitë paraprake të shkrimit në këtë moshë; C) Babai nuk po nxit krijimtarinë e fëmijës në këtë moshë; D) Babai ka vepruar në përputhje me nevojat e vajzës duke e orientuar në lodra të tjera. Pyetja 33 Një nënë është e shqetësuar pasi vajza e saj 5 vjeçare imagjinon sikur dhoma e saj është mbretëria e zanave. Vajza rri në dhomën e saj dhe rrobat, librat i sheh si pjesë e mbretërisë së zanave, për shembull rrobat si pëlhura magjike, lapsat si shkopa magjik. Ju si e vlerësoni këtë sjellje të vajzës? A) Vajza angazhohet në lojë imagjinare; B) Vajza angazhohet në lojë me shokë imagjinarë; C) Vajza ka nevojë të socializohet; D) Vajza ndjehet e vetmuar. Pyetja 34 Babai është i shqetësuar për djalin e tij 6 vjeçar, pasi sa herë lozin, ai e ka të vështirë të ndjek rregullat, madje shpik rregulla të reja, vetëm e vetëm që të fitoj lojën. Si e vlerësoni sjelljen e fëmijës? A) Fëmijët në këtë moshë e kanë të vështirë të kuptojnë rregullat e lojërave; B) Babai duhet të bëjë një vlerësim më të detajuar të fëmijës tek një psikolog zhvillimor; C) Babai mund të ketë përforcuar më parë këto sjellje të fëmijës gjatë lojës; D) Fëmija shfaq përqëndrim të ulët dhe mund të ketë probleme me vëmendjen. Profesioni i Rregulluar i Psikologut 40 Pyetja 35 Gjyshërit sa shohin mbesën e tyre 6 vjeçare të vizatoj apo të thotë diçka, menjëherë i thonë se ajo është mbesa më e bukur dhe e mirë në botë. Si do të vlerësoni sjelljen e gjyshërve? A) Gjyshërit nxisin vetë-vlerësimin e mbesës së tyre pozitivisht; B) Gjyshërit ofrojnë një mjedis të sigurt emocional për mbesën e tyre; C) Gjyshërit po pengojnë zhvillimin e kompetencave të mbesës së tyre; D) Gjyshërit po nxisin vetë-vlerësimin e mbesës së tyre negativisht. Pyetja 36 Një nxënëse në moshën 8 vjeçare po dëgjon mësuesen, por nga ana tjetër ndjehet shumë e lodhur dhe do të ndonte të lëvizte, të dilte jashtë klasës, por ajo nuk e pyet mësuesen do edhe shumë të mbaroj mësimi, por qëndron ulur dhe dëgjon. Si e vlerësoni reagimin e vajzës? A) Shfaq aftësi të socializimi; B) Shfaq aftësi të inteligjencës interpersonale; C) Shfaq aftësi të vëmendjes auditive; D) Shfaq aftësi të kuptimit të perspektivës së të tjerëve. Pyetja 37 Një nxënës 10 vjeçar thotë për shokun e tij të bankës që ai është shumë i lëvizur dhe vazhdimisht përpiqet që të tërheq vëmendjen e të tjerëve me sjelljet e tij. Ndërsa, një fëmijë 6 vjeçar shprehet për shokun e tij që ai vazhdimisht lëviz dhe bërtet shumë. Cili është ndryshimi midis përshkrimit të nxënësit dhe atij të fëmijës? A) Nxënësi jep përshkrim më të detajuar të sjelljes së shokut të bankës; B) Fëmija jep më shumë detaje në përshkrimin e sjelljes së shokut të tij; C) Nxënësi nxjerrë përfundime për sjelljen e shokut të bankës; D) Fëmija nxjerrë përfundime për sjelljen e shokut të tij. Pyetja 38 Një fëmijë shprehet se shoku i tij i ngushtë është shumë i mirë pasi ai e sillet mirë me të dhe e ndihmon sa herë që ka nevojë. Duke u bazuar tek përshkrimi, si e vlerësoni konceptin e shoqërisë që fëmija ka zhvilluar? A) Shoqëria bazohet në aktivitete të përbashkëta të dy fëmijëve; B) Shoqëria bazohet tek mirësia dhe ndihma ndaj njëri-tjetrit; C) Shoqëria bazohet tek reciprociteti; D) Shoqëria bazohet tek ndjenjat e besimit. Pyetja 39 Një nxënës i merr pa leje stilolapsin nxënësit tjetër për të shkruar diçka. Nxënësi tjetër i kërkon stilolapsin, por nxënësi i parë nuk ja jep stilolapsin. Nxënësi që merr stilolapsin pa leje shfaq: A) Temperament të vështirë; B) Aftësi të ulëta të konjicionit social; C) Aftësi të ulta të konservimit; D) Temperament të ngadaltë. 6. Karakteristikat e zhvillimit fizik, kognitiv, moral e social në adoleshencë dhe në moshën e rritur Pyetja 1 Fillimi i adoleshencës, fillon me: A) Fillimin e pubertetit B) Fillimi i identitetit Profesioni i Rregulluar i Psikologut 41 C) Fillimi i personalitetit D) Fillimi i karakterit Pyetja 2 Fillimi i seksualitetit sipas Frojdit fillon në: A) Stadin Oral B) Stadin Anal C) Stadin Fallik D) Stadin Gjenital Pyetja 3 Në elementët parësor të sjelljes seksuale tek adoleshentët, të dhënat tregojnë se, ata përjashtojnë sjellje dhe qëndrime, si: A) Vetëstimulimi seksual B) Qëndrimet heteroseksuale C) Qëndrimet heterokonceptuale D) Qëndrimet homofobike Pyetja 4 Kur adoleshenti arrin të mendojë për idealet, filozofinë, dashurinë dhe koncepte të tjera abstrakte, si dhe të organizojë idetë dhe objektet në mënyrë sistematike dhe të mendojë në mënyrë deduktive, sipas Frojdit, adoleshenti është në stadin: A) Sensoromotorik B) Paraoperacional C) Operacioneve konkrete D) Operacioneve formale Pyetja 5 Në moshën e adoleshencës, shpesh herë vajzat për të qenë në përshtatje me kërkesat shoqërore, si të qënurit e bukur, elegante, i nënshtrohen dietave të rrepta, palestra intensive etj, duke krijuar kështu probleme shëndetësore, por dhe çrregullime psikologjike, të tilla si: A) Anoreksia nervore B) Bulimia nervore C) Amenorea nervore D) Bradikardia nervore Pyetja 6 “Prirja e adoleshentit për të ekzagjeruar rëndësinë, veçantinë dhe seriozitetin e përjetimeve të tyre sociale dhe emocionale”, ka të bëjë me atë që Elkind e quan: A) Identiteti i adoleshentit B) Egocentrizmi i adoleshentit C) Seksualizmi i adoleshentit D) Konfunsionizmi i adoleshentit Pyetja 7 Në moshën e rritur të hershme (20-40vjeç) një ndër karakteristikave të mëposhtme, i përket një periudhe tjetër moshore, si: A) Fillimi i menopauzës tek femrat B) Zhvillimi mendor është kompleks C) Zhvillimi i sensit të identitetit D) Zgjedhja e karrierës profesionale Profesioni i Rregulluar i Psikologut 42 Pyetja 8 Në moshën e rritur të mesme (40-65 vjeç) një ndër karakteristikave të mëposhtme, i përket një periudhe tjetër moshore, si: A) Fillimi i menopauzës tek femrat B) Përjetimi i krizës së mesit të jetës C) Zhvillimi i sensit të identitetit D) Përgjegjësi për t’u kujdesur për të moshuarit Pyetja 9 Simptomat psikologjike të tilla si, depresioni, irritimi, ankthi, ndryshim në marrëdhëniet ndërpersonale, të shfaqura në moshën e rritur të hershme, kanë të bëjnë me atë që quhet: A) Sindroma Premenstruale B) Sindroma Postmenstruale C) Sindroma Proseksuale D) Sindroma Menstruale Pyetja 10 Karakteristika zhvillimore fizike dhe kognitive të tilla, si përjetimi i ndjenjave kulminante mbi familjen karrierën, apo sensin e urgjencës, që përfaqësojnë modelin e krizës së tranzicionit, lidhen me: A) Moshën e adoleshencës B) Moshën e rritur të hershme C) Moshën e rritur të mesme D) Moshën e rritur të vonë Pyetja 11 Karakteristika zhvillimore fizike dhe kognitive të tilla, si humbja e qelizave nervore dhe dobësimi i aktivitetit, qëndrimi i përkulur, ndryshime në sistemin shqisor dhe atë nervor qëndror, lidhen me: A) Moshën e adoleshencës B) Moshën e rritur të hershme C) Moshën e rritur të mesme D) Moshën e rritur të vonë Pyetja 12 Sipas Riegel, të menduarit e të rriturve synon të zbulojë kontrakditat, krizën intelektuale, mungesën e tensioneve dhe stimulimin konstant. Kjo ka të bëjë me stadin e pestë të zhvillimit kognitiv, që Riegel e quan: A) Stadi i të menduarit dialektik B) Stadi i të menduarit pragmatik C) Stadi i të menduarit sistematik D) Stadi i të menduarit hipotetik Pyetja 13 Një ndër elementët e rëndësishëm zhvillimor të moshës së rritur është edhe zhvillimi profesional, pra zgjedhja e një profesioni. Ky cikël kalon në disa stade përfaqësuese, ku Hevigahrsti përjashton stadin e: A) Të bërit një person produktiv B) Identifikimi me një punëtor C) Përvetësimi i shprehive të punës D) Tranzicioni drejt të qënurit prind Profesioni i Rregulluar i Psikologut 43 Pyetja 14 Sipas stileve të ndërveprimit intim, individët që zgjidhin krizën e identitetit, nuk kanë tendencën të sillen në mënyrë të tillë, që: A) Të formojë marrëdhënie dashurie të thella dhe afatgjata B) Të përkushtohet me emocion dhe ndjenjë marrëdhënies me partnerin C) Të mbajnë distancë me të tjerët kur ndihet i kërcënuar prej sjelljes së tyre D) Të tërhiqet nga shoqëria dhe t’i përkushtohet partnerit Pyetja 15 Adoleshenti që zhvillon një sens solid identiteti, ndërton një plan të kënaqshëm për zhvillimin e tij dhe fiton një ndenjë sigurie, si dhe ata që nuk e zhvillojnë një sens të tillë, të cilët bien pre e konfuzionit të roleve, sidomos seksuale dhe profesionale, sipas Eriksonit, adoleshenti i përket stadit të: A) Identiteti kundrejt konfuzionit të roleve B) Intimiteti kundrejt izolimit C) Gjenerativiteti kundrejt stanjacionit D) Integriteti kundrejt dëshpërimit Pyetja 16 Individët të cilët nuk janë në gjendje të vendosin prioritetet, që janë pa një qëllim në jetë, të ndikueshëm shumë nga të tjerët, si dhe marrin atë që ju ofron momenti, konsiderohen si individë me identitet: A) Të difuzuar apo konfuz B) Të imponuar nga të tjerët C) Në status të moratoriumit D) Në status të identitetit të arritur Pyetja 17 Zhvillimi fizik i vonuar tek adoleshenti ka efekte negative psikologjike, si: A) Djemtë veprojnë si lidera në aktivitetet heteroseksuale, ndësra vajzat ndjehen atraktive dhe popullore me djemtë e rritur. B) Djemtë janë më pasivë me vetëbesim të ulët, ndërsa vajzat përjetojnë shumë ankth për ndryshimet në trupin e tyre. C) Djemtë janë pozitiv për ndryshimet në trupin e tyre, ndërsa vajzat kanë vetëbesim të lartë D) Djemtë janë më të adaptueshëm me bashkëmoshatarët e rritur, ndërsa vajzat i kushtojnë rëndësi pamjes së jashtme fizike. Pyetja 18 Rrethi i shokëve është shumë i rëndësishëm, pasi ndihmon adoleshentin të zhvillojë shprehitë sociale, llojet e sjelljeve që do të shpërblehen shoqërisht dhe rolet që u përshtaten më mirë atyre. Pikërisht, aftësia e adoleshentit për të bërë shok të rinj dhe për të ruajtur shokët e vjetër, ka të bëjë me: A) Kompetencë sociale të adoleshentit B) Identitet social të adoleshentit C) Moratorium social të adoleshentit D) Ndërvarësi sociale të adoleshentit Profesioni i Rregulluar i Psikologut 44 Pyetja 19 Prirja e një individi për të zgjatur sa më tepër martesën, pasi do të shijoj akoma beqarinë, apo refuzimi i një vendi pune, pasi e gjen më të rehatshme të jetoj nga të ardhurat e prindërve, ka të bëjë me: A) Miratim të socializimit B) Refuzim të socializimit C) Pranim të socializimit D) Kërkim të socializimit Pyetja 20 Aftësia thelbësore e individit që të lidh shpresat dhe frikërat e tij me dikë tjetër dhe të pranojë gjithashtu nevojën e një personi tjetër për intimitet, duke zhvilluar kështu sensin intimitetit, ka të bëjë me: A) Identiteti kundrejt konfuzionit të roleve B) Intimiteti kundrejt izolimit C) Gjenerativiteti kundrejt stanjacionit D) Integriteti kundrejt dëshpërimit Pyetja 21 Në moshën e rritur të mesme shumica e njerëzve vendosin rutina dhe kjo mund të zgjojë stanjacionin, që do të thotë që njeriu fokusohet vetëm në nevojat vetjake dhe në komfortin e jetës së tij. Kjo do të thotë, që ky individ, sipas Eriksonit, i përkon stadit: A) Identiteti kundrejt konfuzionit të roleve B) Intimiteti kundrejt izolimit C) Gjenerativiteti kundrejt stanjacionit D) Integriteti kundrejt dëshpërimit Pyetja 22 Një pjesë e konsiderueshme e popullatës mbi 65 vjeç janë beqarë, gjë që pleqërinë e tyre nuk e shohin si kohë të vetmuar, pasi janë mësuar me këtë gjendje beqarie dhe kanë mësuar të mbështeten emocionalisht tek vetja. Faktori kryesor ndikues negativisht kryesisht tek gratë, në të ndjehurit e vetmuar është: A) Seksualiteti i tyre B) Shëndeti i tyre C) Integriteti i tyre D) Socialiteti i tyre Pyetja 23 Referuar moshës së rritur të mesme, studiuesit pohojnë se niveli i divorceve është më i lartë në pesë vitet e para të martësës, që ndodh për arsye të ndryshme, duke eliminuar një ndër arsyet, si: A) Tradhëtisë bashkëshortore B) Mospërputhjeve martesore C) Përputhjeve martesore D) Divorceve emocionale Pyetja 24 Ndryshimi i konceptit të martesës midis moshës së rritur të vonë dhe asaj të rritur të hershme, është që të moshuarit prevalojnë si elementin më të rëndësishëm në marrëdhëniet e tyre bashkëshortore, si: A) Sigurinë emocionale Profesioni i Rregulluar i Psikologut 45 B) Divorcet emocionale C) Intimitetin seksual D) Integritet social Pyetja 25 Euthanasia është termi që përdoret për të emërtuar një vdekje të mirë dhe pa dhimbje. Në rastin kur, ne kemi një të afërmin tonë për të cilin vuajmë dëshpërisht shumë teksa e shohim duke vuajtur, dhe për të mënjanuar këtë gjë, në bashkëpunim me mjekun vendosim t’i heqim aparatin e oksigjenit, apo t’i japim mbidozë morfine, respektivisht jemi duke kryer një vdekje: A) Vdekje me dinjitet B) Vdekje natyrale C) Vdekje klinike D) Vdekje për arsye të keqardhjes Pyetja 26 Në zyrën e psikologut, paraqitet një grua nga një famije me tradita shqiptare, e cila për hir të kushteve social-ekonomike, është dashur të përkujdesej më shumë me fëmijët, sidomos djalin e saj. Në terapi ajo pohon se, pasi djali kishte marrë një apartament të tijin dhe nuk jetonte me të ëmën, pas disa ditësh ajo kishte filluar të përjetonte ankth, nënvlerësim të rolit të saj si nënë, ndjehej e vetmuar dhe sikur i ishte venitur tërësisht roli i saj në familje. Sipas reagimeve emocionale të saj, psikologu evidentoi se tek ajo ishte formuar: A) Sindroma e Folesë Bosh B) Sindroma e Abuzimit Narcistik C) Sindroma e Arrogancës D) Sindroma e Dashurisë së Pashlyer Pyetja 27 Në zyrën e psikologut, paraqitet një nënë e një djali, e cila ishte jashtëzakonisht e mërzitur dhe e dëshpëruar, pasi djali i saj adoleshent ishte larguar nga shtëpia prej disa ditësh. Në terapi ajo pohon se, mësuesja e djalit e kishte marrë në telefon duke i bërë të ditur që ai kishte braktisur shkollën. Përveç kësaj në mënyrë informale nga shokët e klasës kishte kuptuar që djali i saj pothuajse rrinte gjithë natën nëpër diskotekat e qytetit, dhe shumë sjellje të papërshtatshme të tjera. Sipas reagimeve emocionale të saj, psikologu evidentoi se djali i saj po përjetonte atë që Eriksoni e quan: A) Konfuzion të identitetit B) Egocentrizëm të identitetit C) Gjendje të identitetit D) Vitalitet të identitetit Pyetja 28 Periudha ndërmjet pubertetit dhe moshës së rritur të re quhet: A) Pre-adoleshencë B) Pubshelencë C) Adoleshencë D) Seneshencë Pyetja 29 Gjetja që adoleshenca është një periudhë e stuhisë dhe stresit i atribuohet studimeve të: A) Carl Gustav Jung B) Erik Erickson C) Margaret Mead Profesioni i Rregulluar i Psikologut 46 D) Mary Answorth Pyetja 30 Gonadet nënkuptojnë: A) Testet dhe organet gjenitale mashkullore B) Ovariet dhe uterusi femëror C) Testikujt mashkullorë dhe ovariet femërore D) Pjesë të ventrikulit anterior të majtë Pyetja 31 Studimet kanë treguar se rritja e nivelit të testosteronit te meshkujt shoqërohet me: A) Shtimin e kriminalitetit ekstrem B) Shtimin e sjelljes aggressive dhe të dhunshme C) Shtimin e sjelljes romantike dhe dashurore D) Shtimin e sjelljes melankolike dhe depressive Pyetja 32 Sipas Piazhesë, periudha e zhvillimit konjitiv në adoleshencë quhet ndryshe edhe: A) Stadi I operacioneve post-formale B) Stadi I operacioneve formale C) Stadi I operacioneve konvencionale D) Stadi I operacioneve para-konvencionale Pyetja 33 Sipas eksperimentit të problemit të pendulumit, adoleshentët: A) Përdorin të menduarin abstrakt për zgjidhjen sistematike të problemit B) Përdorin të menduarin arsyetues për zgjidhjen sistematike të problemit C) Përdorin të menduarin sistematik për zgjidhjen e problemit D) Përdorin të menduarin asociativ për zgjidhjen e problemit Pyetja 34 Me rritjen dhe zhvillimin e adoleshentëve, vetë-koncepti i tyre: A) Çorganizohet B) Unifikohet C) Diferencohet D) Shkatërrohet Pyetja 35 Sipas Sullivan, aftësia për intimitet formohet fillimisht në: A) Adoleshencën e hershme nga marrëdhëniet me individët e të njëjtës gjini B) Adoleshencën e hershme nga marrëdhëniet me individët e gjinive të ndryshme C) Adoleshencën e vonë nga marrëdhëniet me individët e të njëjtës gjini D) Pre-adoleshencë nga marrëdhëniet me individët e gjinive të ndryshme Pyetja 36 Sipas Eriksonit, stadi që i përket krizës së adoleshencës quhet: A) Autonomi kundrejt ndjenjave të turpit B) Besim kundrejt mosbesimit C) Identitet kundrejt konfuzion të identitetit Profesioni i Rregulluar i Psikologut 47 D) Maturitet kundrejt çorganizimit Pyetja 37 Studiuesit e psikologjisë së zhvillimit kanë argumentuar se aftësi konjitive të moshës së rritur ndahen në: A) Aftësi konjitive fluide dhe aftësi konjitive të kristalizuara B) Aftësi mendore parësore dhe aftësi mendore dytësore C) Aftësi konjitive deduktive dhe aftësi konjitive induktive D) Aftësi mendore gjykuese dhe aftësi mendore logjike Pyetja 38 Në studimin longitudinal të Seattle nga K.Warner Schaie u arrit në përfundimin se: A) Aftësitë intelektuale në moshën e rritur të re mbeten të pandryshuara nga aftësitë intelektuale të adoleshencës B) Aftësitë intelektuale në moshën e rritur të re fillojnë me një rritje të lehtë e më pas reduktohen gradualisht në moshën e rritur të mesme C) Aftësitë intelektuale në moshën e rritur të re ngadalësohen në mënyrë progressive dhe të pandërprerë deri në moshën e rritur të mesme D) Aftësitë intelektuale mbeten të pandryshuara në të gjitha stadet e zhvillimit konjitiv të njeriut Pyetja 39 Inteligjenca fluide përshkruan: A) Aftësitë që I bëjnë njerëzit gjykues fleksibël, të përshtatshëm dhe që mund të bëjnë lidhje ndërmjet koncepteve B) Aftësitë që I bëjnë njerëzit të flasin rrjedhshëm dhe me koherence mendimi C) Aftësitë që I bëjnë njerëzit të kuptojnë lidhjet dinamike ndërmjet koncepteve të ndryshme D) Aftësitë që I bëjnë njerëzit të arsyetojnë sipas përvojës së kultures së tyre Pyetja 40 Mbështetur në të dhënat e teorisë të integrimit Parieto frontal, inteligjenca njerëzore: A) Është e shpërndarë në rrjetin neural të lobeve frontale dhe parientale të trurit B) Është e shpërndarë në rrjetin neural të lobeve pre-frontale dhe temporale të trurit C) Është e shpërndarë në rrjetin neural të lobeve frontale dhe oksipitale të trurit D) Është e shpërndarë në rrjetin neural të lobeve temporale dhe frontale të trurit Pyetja 41 Mbështetur në studimet e Kitchener dhe King: A) Ekziston një formë e të menduarit postformal në moshën e rritur të re B) Ekziston një formë e të menduarit deduktiv në moshën e rritur të re C) Ekziston një formë e progresionit sistematik në mendimin reflektiv të moshës së rritur të re D) Ekziston një formë e gjykimit sistematik në mendimin reflektiv të moshës së rritur të re Pyetja 42 Lidhja e ngjarjeve të ardhshme me një kohë ose moshë të caktuar kur këto ngjarje duhet të plotësohen quhet: A) Ora biologjike e kontruktit jetësor Profesioni i Rregulluar i Psikologut 48 B) Ora psikologjike e konstruktit jetësor C) Ora sociale e konstruktit jetësor D) Ora fiziologjike e konstruktit jetësor Pyetja 43 Në psikologjinë e zhvillimit historia jetësore nënkupton: A) Tregimin e historisë personale të individit sipas kujtimeve të tij B) Narrativë personale që organizon ngjarjet e së shkuarës në sekuenca koherente C) Narrativë familjare që jep detaje mbi zhvillimin e individit D) Anamnezë personale që jep të dhëna mbi jetën psikike të individit Pyetja 44 Vetet e mundshme përfaqësojnë: A) Veten që përdorim në një situate të caktuar psikosociale B) Veten që njohim në jetën tonë të përditshme C) Veten që mund të jemi,që do të donim të ishim dhe veten që do të përpiqemi të jemi D) Veten që mund të jemi, që do të donim të ishim dhe veten që kemi frikë që kemi Pyetja 45 Në hulumtimet e tyre për zhvillimin e veteve të mundshme,studiuesit zbuluan se interesi kryesor për personat mbi moshën 60-vjeç është: A) Familja dhe mirëqenia e saj shëndetsore B) Mirëqenia shëndetsore dhe sociale personale C) Mirëqenia ekonomike dhe sociale personale D) Të qenit të vlefshëm për shoqërinë nëpërmjet punës vullnetare Pyetja 46 Kontrolli i besimeve personale në psikologjinë e zhvillimit përfaqëson: A) Shkallën e besimeve psikopatologjike të individit B) Shkallën e kontrollit mbi besimet irracionale të individit C) Shkallën në të cilën individi beson se performanca e tij varet nga diçka që ai ka bërë D) Shkallën në të cilën individi mendon se performanca e tij varet nga diçka që ai s’ka bërë Pyetja 47 Sjellja ose konjicioni që ka për qëllim ndikimin në botën e brendshme të një individi quhet: A) Kontroll parësor B) Kontroll dytësor C) Kontrol tretësor D) Kontroll obsesiv Pyetja 48 Studimet kanë treguar se studentët e moshës së rritur të re që kanë një rrjet miqësie të fortë: A) Përshtaten më mirë me situatat stresante të jetës dhe kanë vetë-vlerësim më të mirë B) Kanë siguri më të lartë te vetja dhe janë më tërheqes me të tjerët C) Kanë performancë akademike më të lartë se të tjerët D) Janë më eficientë në zgjidhjen e problemeve akademike Profesioni i Rregulluar i Psikologut 49 Pyetja 49 Studimet e Schmeckle,Giarusso dhe Wang treguan se: A) Gratë i japin më shumë rëndësi lidhjeve vëllazërore në moshën e rritur të re krahas burrave B) Burrat i japin më shumë rëndësi lidhjeve vëllazërore në moshën e rritur të re krahas grave C) Gratë dhe burrat nuk kanë dallime në vlerësimin e lidhjeve vëllazërore D) Gratë janë më vulnerabël se burrat në moshën e rritur të re Pyetja 50 Mbështetur në teorinë e Sternberg, zhvillimi emocional dhe intimi në moshën e rritur të hershme: A) Përfshin 2 stade dinamike të zhvillimit B) Përfshin 4 stade dinamike të zhvillimit C) Përfshin 3 stade dinamike të zhvillimit D) Përfshin 6 stade dinamike të zhvillimit Pyetja 51 Në teorinë e Çiftimit Asortativ: A) Njerëzit kërkojnë partnerët e tyre në bazë të ngjashmërive mes tyre B) Njerëzit kërkojnë partnerët e tyre në bazë të dallimeve mes tyre C) Njerëzit kërkojnë partnerët e tyre në bazë të ngjashmërisë fizike D) Njerëzit kërkojnë partnerët e tyre në bazë të ngjashmërisë të temperamentit Pyetja 52 Sindromi i grave të rrahura ndodh kur: A) Kur një grua mendon se nuk mund të largohet nga një marrëdhënie abuzive dhe ndihet e dashuruar me abuzuesin e saj B) Kur një grua mendon se nuk mund të largohet nga një marrëdhënie abuzive dhe mund të arrijë të vrasë abuzuesin e saj C) Kur një grua mendon se

Use Quizgecko on...
Browser
Browser