Muskujt e Gjymtyrs s siprme PDF
Document Details
Uploaded by SoftCynicalRealism7809
Fakulteti i Mjekësisë
Tags
Related
- Volume 1, BD Chaurasia Human Anatomy, Upper Limb and Thorax PDF
- Anatomy Hand-out Upper Limb PDF
- Anatomy: LE 1 | TRANS 1 Fascia and Muscle Compartments of the Upper Limbs PDF
- Anatomy of Upper and Lower Limbs (ANAT 201) Lecture 04 PDF
- BD Chaurasia's Human Anatomy - Upper Limb & Thorax - PDF
- Upper Limb Anatomy-Introduction-PDF
Summary
This document describes the muscles of the upper limb in detail, including their origins, insertions, actions, and innervation. It classifies the muscles into groups, providing a comprehensive overview of the anatomy responsible for arm movement.
Full Transcript
# Muskujt e rrethit të krahut ## Anatomia e Muskujve të Krahut - **M. Deltoideus** - Forma e gërmës greke ∆ (delta) - Fillon nga skaji akromial i klavikulës dhe nga maja e akromionit - Fijet muskulare të përparme kalojnë nga përpara-prapa - Fijet e mesme drejtohen vertikalisht...
# Muskujt e rrethit të krahut ## Anatomia e Muskujve të Krahut - **M. Deltoideus** - Forma e gërmës greke ∆ (delta) - Fillon nga skaji akromial i klavikulës dhe nga maja e akromionit - Fijet muskulare të përparme kalojnë nga përpara-prapa - Fijet e mesme drejtohen vertikalisht - Fijet e pasme drejtohen nga prapa – përpara dhe në nivelin e 1½ të faqes së përparme të humerusit fijet kalojnë në tendin që fiksohet në tuberositas deltoidea - Ky muskul largon krahun, kur tkurren fijet e përparme - **M. Subscapularis** - Muskul i gjërë në formë trekëndëshi, i vendosur në faqen e përparme të scapulës - Fillon me fije muskulare nga gjithë fossa subscapularis - Fijet muskulare drejtohen anash, duke u ngushtuar përpara kapsulës artikulare dhe fiksohen me një tendin të fortë në crista tuberculi minoris humeri (në vendin e fiksimit te tij gjendet një bursë mukoze) - Muskuli subskapular rrotullon krahun nga brenda dhe e rrotullon atë - **M. Supraspinatus** - Formë piramide trekëndëshe - Fillon me fije muskulare nga 2/3 e brendshme të fossa supraspinata - Drejtohet anash – poshtë art. acromioclavicularis dhe mbaron në tuberculum majus humeri - Ky muskul largon krahun dhe e rrotullon nga jashtë - **M. Infraspinatus** - Formë trekëndëshe - Fillon me fibra muskulare nga fossa infraspinata - Drejtohet prapa artikulacionit të krahut dhe mbaron në pjesën e mesme të tuberculum majus - Ky muskul largon krahun dhe e rrotullon nga jashtë - **M. Teres minor** - Muskul i vogël i rrumbullakët - Fillon nga fossa infraspinata, nga faqja anësore e gjysmës së sipërme të buzës anësore të shpatullës dhe mbaron në pjesën e poshtme të tuberculum majus humeri - Ky muskul largon dhe rrotullon krahun nga jashtë - **M. Teres major** - Formën e cilindrit - Vendoset poshtë m. teres minor - Fillon nga faqja e poshtme e angulus inferior scapulae dhe fijet drejtohen lart – anash duke përfunduar në crista tuberculi minoris - Ky muskul afron krahun pranë trupit dhe e rrotullon nga brenda ## Grupi i Muskujve të Krahut Muskujt e krahut ndahen në dy grupe: **Grupi i përparmë – muskujt flektorë:** - M. Biceps brachii - M. Brachialis - M. Coracobrachialis **Grupi i pasëm - muskujt ekstensorë:** - M. triceps brachii - M. Anconeus ## Grupi i përparmë – muskujt fleksorë të krahut: - **M. Biceps brachii** - Muskul dykrerësh në formë boshti - Mbulon m. brachialis dhe m.coracobrachialis - Ka dy pjesë; caput longum dhe caput breve - Shtrihet prej shpatullës, deri në mes të radiusit - Caput longum fillon nga tuberculum supraglenoidalis scapulae, kalon në gropën artikulare të krahut dhe poshtë vendoset në sulcus intertubercularis - Caput breve fillon nga maja e processus coracoideus - Të dyja pjesët bashkohen duke formuar një trup muskulor, zbret në artikulacionin e bërrylit dhe mbarojnë në tuberositas radii - M. biceps brachii përkul parakrahun mbi krahun dhe është muskuli kryesor supinator - **M. Brachialis** - Vendoset nën m. biceps brachii - Fillon me fije muskulare nga buza e përparme e faqes laterale dhe mediale të humerusit poshtë inserimit të m. deltoideus - Kalon poshtë përpara artikulacionit të bërrylit dhe mbaron me tendin të gjërë në tuberositas ulnae - Ky muskul përkul parakrahun mbi krah - **M. Coracobrachialis** - Muskul i hollë - Fillon nga procesi korakoid i skapulës dhe përfundon në siperfaqen e brendshme të humerusit, në nivelin e 1/3 së mesme - Ky muskul përkul krahun dhe e afron pranë trungut ## Grupi i pasëm – muskujt ekstensorë: - **M. Triceps brachii** - Shtrihet prej shpatullës dhe humerusit deri në olecranon ulnae - Ka tre krerë të veçanta: caput longum, caput laterale dhe caput mediale - Caput longum fillon nga tuberculum infraglenoidale i scapulës - Zbret poshtë ndërmjet m. teres major dhe m. teres minor, pastaj bashkohet me një trup të vetëm me dy kokat e tjera - Caput mediale fillon me fije muskulare nga faqja e pasme e humerusit dhe brenda sulcus n. radialis - Fijet mbulohen nga caput longum dhe mbarojnë me tendin të përbashkët në olecranon - Caput laterale fillon lart me fije tendinoze nga sipërfaqja e pasme e humerusit dhe nga septum intermusculare laterale - Fijet muskulare zbresin pjerrtas poshtë duke u bashkuar me pjesët e tjera në një tendin të përbashkët që fiksohet në olecranon - Ky muskul shtrin parakrahun - **M. Anconeus** - Muskul i vogël i bërrylit - Shpesh konsiderohet si koka e katërt e muskulit triceps - Fillon nga epicondylus lateralis humeri dhe mbaron prapa në kapsulën artikulare të bërrylit - Ky muskul forcon kapsulën artikulare të bërrylit ## Fossa axillaris Fossa axillaris bëhet e dukshme në abduksion të lehtë të krahut dhe kufizohet: - **Nga përpara** – M. Pectoralis major et minor, - **Nga prapa** – M. Latissimus dorsi dhe m. teres major, - **Medialisht** – M. Serratus anterior, - **Lateralisht** - M. Coracobrachialis dhe caput breve m. biceps brachii. Lëkura e fosës aksilare mbulohet me qime; më poshtë gjenden indi dhjamor subkutan, pastaj fascia axillaris. Në thellësi të fosës aksilare gjenden arteria dhe vena axillaris, limfonodulat aksilare dhe pleksi nervor i krahut (plexus brachialis) me degët e tij. ## Foramen trilaterum et quadrilaterum **Foramen quadrilaterum kufizohet:** - **Lateralisht** – Humerusi, - **Medialisht** - Caput longum m. tricipitis brachii, - **Lart** – M. Teres minor, - **Poshtë** – M. Teres major. Në foramen quadrilaterum kalojnë nervi aksilar dhe arteria dhe vena circumflexa humeri posterior. **Foramen trilaterum kufizohet:** - **Lart** – M. Teres minor, - **Poshtë** – M. Teres major, - **Lateralisht** – Caput longum m. triceps brachi. Në foramen trilaterum kalojnë arteria dhe vena circumflexa scapulae.