Leksioni i Dytë Imunologji PDF
Document Details
Uploaded by RapturousVenus
Fakulteti i Mjekësisë
Tags
Summary
Ky dokument përmban leksionin e dytë të imunologjisë përqendruar në stomatologji. Përshkruan organet e sistemit imunitar dhe funksionet e tyre, duke përfshirë timusin dhe palcën e kockave. Gjithashtu trajton imunitet të dytë dhe sisteme të tjera të lidhura.
Full Transcript
TEMA: Hyrje ne imunologji.Organet e sistemit imunitar,terminologjia Leksion.2 **Me sistem imunitar quajmë atë tërësi faktorësh indorë, qelizorë apo humoralë me të cilat organizmi mbrohet nga agresionet e huaja.** **Organet dhe indet e sistemit imunitar i ndajme ne ato qendrore ose paresore si dhe...
TEMA: Hyrje ne imunologji.Organet e sistemit imunitar,terminologjia Leksion.2 **Me sistem imunitar quajmë atë tërësi faktorësh indorë, qelizorë apo humoralë me të cilat organizmi mbrohet nga agresionet e huaja.** **Organet dhe indet e sistemit imunitar i ndajme ne ato qendrore ose paresore si dhe ne ata dytesore ose periferike.** **Ne organet qendrore (ose paresore)** bejne pjese **timusi** dhe **palca** **kockore**. Ne to ndodh maturimi i **limfociteve T ( Timus) dhe atyre B ( palca e kockave)**. Keto organe jane te zhvilluar mire qe ne lindje pasi zhvillimi i tyre **nuk ka lidhje** me stimujt antigjenike sic ndodh me organet limfoide dytesore **Timusi perbehet: Zona kortikale është e përbërë nga limfocite të dëndur që quhen *timocite*.** **Qelizat e specializuara kortikale ne korteksin e jashtem jane te njohura si qeliza edukuese *( nurse cells).* Qelizat epiteliale te korteksit me te thelle kane procese dentritike te degezuar dhe te pasur ne molekula te klases se dyte te *kompleksit madhor te pajtueshmerise indore (KMPI).*** **Ne zonen medulare jane te pranishme dhe nje numer qelizash *dentritike interdigitale* me origjine nga palca kockore dhe qelizat epiteliale te kesaj zone kane zgjatime me te gjera se sa partneret e tyre kortikale si dhe shprehin nivele te larta si te klases se pare dhe asaj te dyte te KMPI. Qelizat epiteliale në pjesën medulare bashkohen edhe në formacione të rrumbullakta që quhen *trupëzat e Hassall-it*. Përveç kësaj në lobulin timik dallojmë shumë *makrofagë*. Veçori edhe e ketyre është se shprehin mjaft molekulat e kompleksit madhor të pajtueshmërisë indore (KMPI).** **Seleksioni pozitiv** ben qe LT te shprehin vetem njerin nga markuesit ose CD4+ ose CD8+. Kjo behet me nderveprimin me qelizave epiteliale timike qe shprehim molekulat e KMPI. [Seleksionohen pozitivisht LT me afinitet te ulet per KMPI.] - **Seleksioni Negativ** ndodh kur LT njohin antigenin e vetes (autoantigenet) te paraqitur nga qelizat dentritike (QAP) ose qelizat epiteliale timike te zones medulare se bashku me KMPI. **Palca e kockore**; **Quhet organ parësor sepse pervec funksioneve te tjera qe ka palca kockore ajo sherben dhe si organ paresor per maturimin e limfociteve B. Qelizat pro-B jane te pranishme ne melcine fetale ne javen e 8-9 te barres. Prodhimi i limfociteve B nga hepari gradualisht zhduket dhe ky funksion merret nga palca kockore per gjate gjithe jetes. Ky maturim bëhet nga kalimi i një qelize meme hematopoietike ne palcen kockore ne qelize pro-B, qelize pre-B, qelize B e papjekur dhe se fundi ne qelize B te pjekur. Qelizat stromale retikulare të palcës kockore shprehin molekulat e adezionit dhe sekretojnë Il-7. Me anë të zgjatimeve dentritike të tyre ato realizojnë një kontakt të ngushtë me pararendësit e limfociteve B që shprehin receptorë për Il-7. Maturimi i limfociteve B në palcën kockore ndjek disa etapa të fitimit të shënuesve diferencues** **Organet dytesore te Sistemit Imunitar: Përveç organeve parësore kemi organet dytesore ose periferike të sistemit imunitar.** **Dallimi midis tyre qendron ne faktin qe:** **Organet sekondare të kapsuluar:** - Sinusi marginal nen-kapsular me makrofage dhe qeliza fagocitare - Korteksi i pasur me Limfocite B (folikujt primar e sekondar) - Parakorteksi i pasur me LT e qeliza interdigitale - Medula - LT,LB,plazmocite - Enet limfatike aferente- hyrja e antigeneve - Enet limfatike eferente -- dalja e antigeneve dhe LT - HEV- rihyrja e qelizave LT dhe B ne nodul Folikujt primare -- nuk kane rene ne kontakt me antigenin Folikujt sekondare- pas kontaktit me antigenit dhe ne to zhvillohen qendrat germinative. **Shpretka:** **Kjo shërben si filtër i antigenëve që depërtojnë në rrugët e gjakut. Ne te ndodh shkaterrimi i eritrociteve dhe leukociteve te vjeteruar si dhe pergjigja imunitare ndaj antigjeneve qe hyjne me rruge gjaku sidomos ndaj atyre qelizore.** **Shpretka ka 3 zona të ndryshme: a. Këllëfi periarteriolar që mbështjell arteriolat ose pulpa e bardhë (ajo ka limfocite T me shumicë prandaj quhet zona timovartëse). b. zona marginale ku ndodhen folikujt limfoidë, përbëhet nga limfocite B dhe quhet zonë B vartëse c. pulpa e kuqe që përbëhet nga sinusoide venoze dhe makrofagë e plazmocite. Ne kete te fundit ndodh shkatërrimi i eritrociteve.** **Organet jokapsulare - indi limfoid i lidhur me mukozat (MALT): Ky ndodhet i shpërndarë nën gjithë mukozat e organizmit, p.sh. mukozat digjestive, mukozat respiratore, urogenitale, gjëndrat e qumështit gjatë laktacionit.** **Karakteristike e tyre: Jane perqendrime subepiteliale te indit limfoid te parrethuara nga nje kapsul e indit lidhor sic ndodh ne limfonodulet. *MALT*-i në traktin respirator përbëhet nga makrofagë që veshin submukozën. Vende-vende kjo formon grumbullime që quhen nyja limfoide subepiteliale. Ndërsa në traktin tretës dallojmë unazën e *Valdeyerit* dhe pllakëzat e *Peyer*-it si dhe indin limfoid të apendiksit. Në MALT antigeni futet nëpërmjet mukozës dhe nxit qelizat limfoide që shndrrohen në limfocite T dhe B efektorë (këta të fundit shndrrohen në plazmocite prodhues kryesisht të imunoglobulinave A sekretore), si dhe në limfocite T dhe B kujtesë që qarkullojnë kryesisht në lokalizime të ndryshme të MALT.** **QARKULLIMI I ANTIGENEVE** Antigen qe hyn ne ind kapet nga qeliza dentritike qe e transportojne me rrugë limfatike në folikujt limfoide të nyjeve limfatike. Aty ai u paraqitet limfociteve B nga qeliza dentritike folikulare. Ne zonën parakortikale antigeni i paraqitet limfociteve T nga qeliza dentritike interdigitale. Antigeni qe depërton nëpërmjet gjakut kalon në shpretkë në tre zonat e saj. Qelizat dentritike realizojnë në përgjithesi paraqitjen e antigenit që futet për herë të parë në organizëm ndërsa makrofagët përpunojnë antigenët që futen për herë të dytë dhe në vazhdimësi. Antigeni qe hyn ne mukozat lokalizohet ne indin limfoid te submukozes dhe stimulon qelizat limfoide te tij. **RIQARKULLIMI I LIMFOCITEVE** Qarkullimi i limfociteve nga organet primare ne linfonodule behet nepermjet rruges limfatike dhe pastaj ne qarkullimin e pergjithshem ata hyjne ne limfonodula nepermjet HEV (high endotelium venules). Ne se Limfocitet ne linfonodul takojne antigenin aktivizohen dhe kthehen ne limfocite efektore dhe kujtese. Keto dalin nga limfonoduli me ane te rruges eferente dhe qarkullojne sipas skemes dhe rikthehen ne limfonodul me ane te HEV. Fenomeni i rikthimit quhet Homing. **QELIZAT E IMUNITETIT** Limfocitet jane celesi qe kontrollon pergjigjen imune, veprojne me materialin e huaj dhe jo kunder indeve te veta. Ato ndahen ne limfocite T dhe B. Limfocite B - prodhojne antitrupa. Limfocitet T - Ndihmojne limfocitet B te prodhojne antitrupa. Njohin dhe shkaterrojne qelizat e infektuara nga viruset. Aktivizojne fagocitet per te shkaterruar agjentin patogjen. Kontrollojne nivelin dhe kualitetin e pergjigjes imune.Limfocitet e njohin antigenin nepermjet receptoreve specifik. Qelizat nul (as T as B), Natural killer nuk kane receptore specifike dhe nderhyjne me vrasje jo specifike. Fagocitet -- perfshijne monocitet , makrofaget dhe neutrofilet ata gelltisin agjentet patogjene, antigene dhe mbeturina qelizash per ti shkateruar. Makrofaget mund ti jene dhe QAP ( Qelize Antigjen Paraqitese). Qelizat ndihmese- perfshijne eosinofilet, bazofilet, mastocitet, trombocitet qe nderhyjne ne proceset inflamatore dhe QAP te tipeve te ndryshme qe ja prezantojne antigenin limfociteve.