Historia e Popullit Shqiptar (Deri Me 168 p.e.s) PDF
Document Details
![FragrantBay6094](https://quizgecko.com/images/avatars/avatar-15.webp)
Uploaded by FragrantBay6094
UT Tyler University Academy at Longview
Tags
Summary
This document details the history of the Albanian people until 168 BCE. It covers the Paleolithic, Mesolithic, and Neolithic periods, focusing on the development of early human settlements and economic activities.
Full Transcript
**HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR (DERI MË 168 P.E.S)** **Kreu I** **\ LINDJA DHE FORMIMI I BASHKËSIVE PRIMITIVE** 1. **Paleoliti i lartë** - Paleoliti i larte eshte perfaqesuar shume me gjere. - Vegla pune te kesaj periudhe jane zbuluar me shumice ne siperfaqen e stacionit te Xares Xara...
**HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR (DERI MË 168 P.E.S)** **Kreu I** **\ LINDJA DHE FORMIMI I BASHKËSIVE PRIMITIVE** 1. **Paleoliti i lartë** - Paleoliti i larte eshte perfaqesuar shume me gjere. - Vegla pune te kesaj periudhe jane zbuluar me shumice ne siperfaqen e stacionit te Xares Xara II, ne shpellen e Shen Marines ne Bogas te Sarandes, ne shpellen e Konispolit, ne Kryegjate, ne Rreze te Dajtit dhe ne Gajtanin III, pra ne nje rreze te tille qe nenkupton shtrirjen e vendbanimeve te kesaj kohe ne pjesen me te madhe te territorit te ILIRISE. - Keto materiale perbehen kryesisht nga vegla stralli e forma me te larmishme, kryesisht thika, kruese dhe gerryese, jane gjetur edhe disa vegla prej kocke, te cilat ne kete kohe marrin nje perdorim te gjere krahas persosjes se metejshme te punimit te strallit. - Ne shtresen paleolitike te shpelles se Shen Marines perveç veglave te punes jane gjetur dhe gjurme zjarri, si dhe fosile kafshesh - Perparesi kane te dhenat qe jane zbuluar ne shtresen me te hershme te shpelles se Konispolit I, te datuar 26 370 vjet me pare, si nje seri veglash pune te pergatitura nga gur-stralli i bardhe, kocka kafshesh te egra si edhe fare rrushi te eger dhe thjerreza te karbonizuara, te cilat jane tipike per Mesdheun Lindor paraneolitik. - Gjuetia e kafsheve te egra, mjeti kryesor i sigurimit te ushqimit. - Madje ne kete kohe persosen dhe me teper armet e gjuetise si dhe format e saj. - Mbledhja e prodhimeve te gatshme, mbetet nje nga menyrat e sigurimit te ushqimit te perditshem. - Si rrjedhim i persosjes se veglave te punes u rrit sigurimi me shumice i produkteve ushqimore, solli ndryshime edhe ne organizimin e bashkesise primitive. - Formohen tani grupe te qendrueshme njerezish: - **lidhjet e gjakut dhe nga origjina e tyre e perbashket**. - Gradualisht kalohet ne berthamen e pare te organizimit shoqeror, matriarkati-gruaja luante rol te dores se pare ne ekonomi dhe ne jeten shoqerore te kesaj bashkesie gjinore. - Forma kryesore e familjes ne kete gjini ishte martesa me grupe, prej se ciles origjina e femijeve percaktohej vetem nepermjet nenes. - Ne epoken e mezolitit te mesem 10 000 - 7 000 vjet p. e. re ndodhen ndryshime te medha ne floren dhe ne faunen e kontinentit, rrjedhimisht edhe ne territorin e ILIRIK. - U zhduken te gjitha kafshet tipike te pleistocenit, si mamuthi, rinoceronti etj., kurse nje pjese e kafsheve qe vazhduan te jetonin ndryshuan perhapjen gjeografike. - Ne kushtet e reja gjeo-klimatike, njeriu i mezolitit filloi te kaloje nga ekonomia qe mbeshtetej ne gjuetine e mbledhjen e produkteve te gatshme, blegtori primitive. - Epoka e mezolitit dallohet nga ajo e paleolitit edhe prej veglave te punes, te cilat jane bere nga ashkla stralli shume te vogla me forma te rregullta gjeometrike, si trekendesha, trapezoidale, ne forme segmenti etj.. - Me epoken mezolitike lidhet pjeserisht edhe vendbanimi i Vlushes rrethi i Skraparit, ku jane zbuluar vegla stralli tipike mezolitike. - Keto vegla jane gjetur se bashku me fragmente enesh shume primitive, fillimet e epokes neolitike. 1. ***Neoliti* ** a. **Vendbanimet neolitike** - Neoliti perfaqeson etapen e fundit dhe njekohesisht me te zhvilluaren te epokes se gurit. - Ai perfshin nje kohe qe fillon nga mijevjeçari i shtate dhe mbaron nga fundi i mijevjeçarit te katert p. e. sone. - **Arkeologjikisht neoliti ndahet ne tri periudha te medha:** - **e hershme,** - **e mesme dhe** - **e vone.** - Ne kete te fundit perfshihet dhe periudha e bakrit ose eneoliti qe perben etapen e fundit dhe kalimtare per epoken e bronzit. - Ne keta tridhjete vjetet e fundit jane zbuluar e germuar nje numer i madh vendbanimesh neolitike me shtrirje gati ne tere territorin e Shqiperise, si ne Maliq, ne Cakran, ne Vashtemi, ne Burimas, ne Podgorie, ne Barç ne Dersnik te rrethit te Korçes, ne Kamnik te Kolonjes, ne Blaz e Nezir te Matit, ne Cakran te Fierit, ne Burim, ne Gradec ne Cetush te Dibres, ne Kolsh te Kukesit, ne Rajce ne Rashtan te Librazhdit e nga gjetje te rastit ne pika te tjera. - Me mire eshte njohur e studiuar pellgu i Korçes, i cili paraqet sot zonen me te pasur me te zhvilluar kulturore te neolitit si edhe pellgun ku mund te ndiqet pa nderprerje zhvillimi i kultures neolitike ne gjithe shtrirjen e tij kohore. - ky territor gjate kesaj epoke ka qene i banuar dendur dhe pa nderprerje. - Jeta gjate neolitit u zhvillua ne kushte shume te pershtatshme natyrore. - Klima e ftohte dhe e lagesht e paleolitit, leshonte vendin nje klime me te bute, Si rrjedhim edhe flora e fauna thuajse nuk ndryshojne prej asaj te diteve tona. - Keto rrethana te favorshme natyrore ndihmuan qe vendi te arrije ne nje nivel te larte zhvillimi ekonomik dhe kulturor per ate kohe. - Njeriu nga skllav i natyres, siç ishte ne paleolit, shnderrohet tani, pak e nga pak, ne zoterues i saj. , - lindin e zhvillohen forma te ndryshme te veprimtarise prodhuese si dege te veçanta te ekonomise, te tilla jane bujqesia e blegtoria, prodhimi i qeramikes, tjerrja dhe endja, teknika e ndertimit te banesave etj. - Persoset teknika e punimit te veglave prej kocke dhe prej guri. teknika e lemimit te gurit. - Ne keto periudha ndeshim vendbanimet neper tarraca lumore, prane burimeve ose ne vende me toka pjellore dhe te pasura me pyje qe strehonin shume kafshe te egra. - Por krahas ketyre, sherbenin si vendbanim edhe shpellat. - Banesat paraqiten dy llojesh: ne forme gropash nendhese dhe mbi toke. - Zakonisht keto kishin planimetri drejtkendeshe dhe ishin nje ose dy dhomeshe. - Muret e tyre thureshin me thupra ose me kallama, lyheshin me balte ne njeren ose ne te dy faqet e tyre. - Dyshemete ishin gjithashtu prej balte ; ne disa raste ato vendoseshin mbi shtroje traresh per te izoluar lageshtine. Ne Dunavec dhe ne Maliq te Korçes jane zbuluar banime te ngritura mbi hunj **palafite.** - Mbi hunjte vertikale qendronte nje platforme prej traresh te vendosur horizontalisht e mbi te ngriheshin banesat kasollet te shtruara me balte a. **Ekonomia. Lulezimi i gjinise matriarkale** - Nga materialet e zbuluara ne vendbanimet neolitike, bujqesia perbente nje nga format kryesore te prodhimit tek ato bashkesi primitive qe banonin ne toka pjellore, si p.sh: - Ne pellgun e Korçes, ne fushen e Cakranit Fier etj. Toka punohej ceket me shat prej guri ose briri dreri. - Mbjellej gruri si dhe llojet e tjera te dritherave. - Krahas bujqesise banoret neolitike merreshin edhe me blegtori. - Prej bagetive ata siguronin qumeshtin, mishin, leshin, lekuren etj. - Nje pjese te ketyre produkteve ata i siguronin dhe nepermjet gjuetise se kafsheve te egra, kockat dhe briret - Dreri ishte nje nga kafshet e egra me te parapelqyera te gjahut, i cili perveç mishit dhe lekures, u siguronte bujqve primitive edhe briret me te cilet benin vegla te ndryshme bujqesore, si çekane etj. - Po ketu jane zbuluar edhe shume pesha rrjetash, gropa etj., qe deshmojne se nje forme tjeter e sigurimit te ushqimit ishte dhe peshkimi. - Banoret neolitike tirrnin fijen dhe te endnin prej saj rroba me ane te vegjes primitive vertikale. - Qe ne etapen me te hershme te neolitit shfaqen dhe enet prej balte te pjekur, - Prodhimi primitiv i tyre ashtu si edhe ai i tekstilit dhe i prodhimeve bujqesore, ishte i lidhur me punen e gruas. - Zhvillimi i madh teknik siç ishin bujqesia dhe blegtoria etj., solli ndryshime dhe ne organizimin shoqeror, qe u pasqyrua ne permiresimin e metejshem te struktures gjinore. - Ne fushen ekonomike kjo faze e zhvillimit gjinor ishte e lidhur kryesisht me zhvillimin e bujqesise primitive, puna e gruas, i jepte asaj nje vend me rendesi ne prodhimin shoqeror. - Paraqitja e saj me figurat e shumta prej balte, deshmon se ajo kishte nje pozite paresore ne gjini. Martesa me grupe, karakteristike per periudhen e hershme te matriarkatit, zevendesohet tani ne periudhen e lulezimit te saj me nje forme te re me te persosur, me martesen me çifte. - Gjate gjithe kohes se neolitit, gjinia mbetet e vetmja njesi shoqerore dhe ekonomike ne bashkesine primitive. - Puna e perbashket i shpinte njerezit ne pronen e perbashket mbi mjetet e prodhimit dhe mbi produktet e prodhimit. - Ndermjet gjinive, qe jetonin ne afersi te njera-tjetres, u vendosen gjate kesaj periudhe marredhenie te tilla ekonomike e shoqerore qe shpune ne formimin e bashkesive fisnore. - Midis ketyre njesive te medha fisnore fqinje ekzistonin marredhenie kembimi. - Ne vendbanimet jane ndeshur sende te sjella nga krahina te largeta, siç jane p.sh., importet e poçerise diminiane te Thesalise ne depozitimet e vendbanimit te Cakranit apo te Kamnikut etj. b. **Arti dhe botekuptimi** - Arti i bujqve dhe i blegtoreve neolitike priret drejt formave dekorative gjeometrike dhe figurative skematike. - Arti dekorativ neolitik shfaqet me tere permbajtjen e tij sidomos në prodhimet e poçarisë, kështu hyjnë në fushën e realizimeve artistike. - Ne tërë kulturat neolitike të vendit tonë qeramika paraqitet e zbukuruar me ornamente te shumta te realizuara me teknika te ndryshme dhe trajtime te veçanta stilistike, sipas fazave te zhvillimit perparues te saj. - Motivet e zbukurimit perbehen nga vija te drejta ose te perkulura me kombinime nga me te ndryshmet, si dhe nga figura gjeometrike: trekendesha e rombe me fushe te zbrazet ose te vizatuar, nga rrathe, spirale, meandra, etj. - Keto motive, per te zbukuruar enet, kane sherbyer, ne mjaft raste, edhe si simbole grafike per te paraqitur ambientin, sendet apo fuqite e natyres sipas botekuptimit magjik te njerezve neolitike. - Arti figurativ i kesaj kohe perfaqesohet kryesisht nga figurat antropomorfe apo zoomorfe prej balte te pjekur, te cilat kryesisht jane te vogla. - Tipari me karakteristik i tyre eshte skematizimi i formes, nganjehere jashte mases, ashtu sikurse eshte ne artin dekorativ te qeramikes gjeometrizimi i theksuar i ornamentit. - Keshtu, figurat e grave, te cilat mbizoterojne ne plastiken antropomorfe neolitike, jane te lidhura me kultin e pjellorise se tokes-nene, ndersa ato qe riprodhojne figura zoomorfe - me kultin e kafsheve shtepiake, qe luanin, ashtu sikurse dhe bujqesia. - Botekuptimi i banoreve neolitike eshte shprehur edhe ne kultin e varrimit. - Varrosja te vdekurve behej prane ose brenda territorit te vendbanimit. - Varret nuk kishin ndonje ndertim te veçante; kufoma vendosej ne nje grope te ceket ne pozicion fjetjeje dhe kembe te mbledhura pa takëm funeral. - Riti i varrimit brenda territorit te banuar ose brenda baneses ishte i lidhur me nje zakon shume te perhapur ne ate kohe ne ILIRIK dhe ne pergjithesi ne rajonin e gjere te Mesdheut. Siç duket, ai kishte karakter flijimi dhe u kushtohej fuqive qe mbronin vendbanimin. c. **Grupet etno-kulturore neolitike** - Numri i konsiderueshem i vendbanimeve neolitike te zbuluara ne tere territorin e Shqiperise (ILIRI) perkatesia kohore e tyre nga neoliti i hershem ne neolitin e mesem, te vone, duke perfshire dhe epoken e bakrit, e bejne te mundur te veçojme disa grupe kulturore dhe ta ndjekim zhvillimin e kultures pa nderprerje nga fillimet e mijevjeçarit te shtate e deri ne fund te mijevjeçarit te katert p.e.sone. - Neoliti i hershem, i i takon periudhes kalimtare nga mezoliti ne neolit. - Kultura Podgorie I, i takojne neolitit te hershem te zhvilluar. - Kultura perfaqesuese e Shqiperise Verilindore, Kolshi I ka si tregues themelor qeramiken barbotine ne reliev te ngritur, qeramiken e pikturuar me boje kafe mbi sfond te kuq dhe qeramiken impreso, te cilat vendosen mjaft qarte ne raporte kulturore e kronologjike me Rudnikun Rudniku III ne Kosove dhe me gjithe kulturat e fazes Starçevo II b te ILIRIKUT Qendror. - Blazi I e II ne zonen e Matit ka qeramike te tipit impreso-kardium me motive te ndryshme, si edhe qeramike njengjyreshe gri te zeze me shkelqim qe i japin kultures se ketij vendbanimi shpellor. - Kalimi nga neoliti i hershem ne neolitin e mesem shenon nje kthese ne te gjithe zhvillimin kulturor te territorit te vendit tone, gje qe eshte pasqyruar mjaft qarte ne kulturat Dunavec I - Cakran Blaz III, te cilat perfaqesojne dhe tri fazat kryesore te zhvillimit te neolitit te mesem ne Shqiperi. - Tipar themelor per te gjitha fazat e kesaj periudhe eshte qeramika ngjyre gri, gri e zeze dhe e zeze me siperfaqe te lemuar me ose pa shkelqim, si edhe qeramika barbotine e impreso te trasheguara nga neoliti i hershem. - Qeramika shquhet per nje larmi formash ku mbizoterojne kupat bikonike me variante te ndryshme, tasat trung konike me fund te larte, enet me trup sferik me profile te ndryshme etj. - Qeramika e neolitit te mesem dallohet edhe per pasurine e zbukurimeve te bera me incizim e thellim, hera-heres te inkrustuara me boje te kuqe ose te bardhe, per zbukurimet plastike me pikturim etj. - Çdo njera nga tri kulturat perfaqesuese ka tiparet dhe veçorite lokale qe burojne nga diferencat ne kronologjine relative si edhe nga pozita gjeografike, nga raportet e lidhjet qe ato kishin me kulturat fqinje. - gjetja ne Cakran e disa fragmenteve enesh te pikturuara dhe ne Dunavec II e nje fragmenti, te cilat jane te importuara nga kultura Thesalike e Diminit te hershem. - Ne te njejten kohe deshmojne per zhvillimin e kembimit midis trevave tona me Thesaline. - Faza fundore e neolitit te mesem eshte deshmuar nga Blazi III ne territorin e Shqiperise se brendshme qendrore. Ajo karakterizohet nga qeramika ngjyre gri, gri e zeze e ngjyre kafe e zbukuruar me motive linearo-gjeometrike e spiralike, te cilat jane elemente karakteristike per kulturat danilike te bregdetit dalmatin. - Kulturat e neolitit te mesem kane edhe disa tregues te rendesishem te kultit te botes shpirterore. - Si shfaqje re enë jo te zakonshme me kater kembe me gryke vezake te vendosur pjerrtas me nje doreze te madhe ne pjesen e siperme te trupit dhe te lyera me boje te kuqe. - Keto ritone kane sherbyer ne ceremoni rituale kulte qe ishin te lidhura me riprodhimin e jetes, me pjellorine e tokes te bagetise, te cilat ishin deget baze te ekonomise. - Nje kult tjeter i epokes neolitike eshte ai i varrimit te femijeve ne vendbanim, te vendosur ne pozicion kruspull, deshmi e nje flijimi per vete vendbanimin. - Kalimi nga periudha e neolitit te mesem ne neolitin e vone eshte bere shkalle-shkalle. - Kjo qeramike krijon efekte shume te ngjashme me qeramiken e neolitit te vone te Thesalise, qe njihet arkeologjikisht si faza e Diminit klasik. Keto elemente kulturore luajten nje rol te rendesishem ne formimin e kultures se neolitit te vone. - Fazen finale te epokes se gurit te ri ose siç quhet ndryshe epoka e bakrit, e perfaqesojne tri vendbanime me nje vijimesi kulturore e kronologjike: Burimasi, Maliqi II a dhe Maliqi II b. - Kultura e tyre karakterizohet nga persosja e veglave te strallit, e veglave me gur te lemuar dhe e atyre prej kocke e briri, si dhe dalja e veglave te para prej bakri sepata te tipit dalte, biza e grepa peshkimi, te cilat per shkak te cilesise se bute te bakrit nuk munden te zevendesonin veglat e tradites neolitike. - Tiparin themelor te kesaj faze e perben qeramika, e cila dallohet per cilesine e punimit te saj, per larmine e formave si edhe per zbukurimet e shumellojshme. - Kultura shquhet edhe per nje pasuri e larmi objektesh kulti, si figura antropomorfe e zoomorfe, tavolina kulti e objekte te tjera te karakterit ritual. - Kultura neolitike e vendit tone u zhvillua ne lidhje e marredhenie te ngushta me kulturat bashkekohese te vendeve fqinje, si me kulturen Crnobuki-Shuplevac te Pelagonise, me kulturen Rahmani te Thesalise dhe me kulturat egjeane te bronzit te hershem. - Te dhenat e deriatehershme deshmojne keshtu se kultura neolitike ne vendin tone zhvillohet pa ndonje nderprerje dhe mbi nje baze autoktone. - Njohurite e deritanishme nuk jane te mjaftueshme per te percaktuar se cilet ishin perfaqesuesit e grupeve apo te komplekseve me te gjera etnokulturore Ilirike te kesaj kohe. te dhenat gjuhesore nga fusha e toponimise se lashte te Ilirisë eshte veshtire te perputhen me siguri me te dhenat arkeologjike. - Ne keto rrethana, banoret e kesaj lashtesie te larget, keto grupe kulturore ka shume gjase t'i takonin nje popullsie paleoindoevropiane. 2. ***Epoka e bronzit. Kalimi ne organizimin fisnor patriarkal* ** a. **Gjurme te kohes se bronzit. Vendbanimet** - Epoka e bronzit ne Shqiperi perfshin mijevjeçarin e trete dhe gjithe mijevjeçarin e dyte p. e. sone, e deri ne fundin e shek. XII p. e. r. - Ajo njihet prej te dhenave te fituara nga shtresat e kultures se bronzit ne vendbanimet e Maliqit, te Trenit te Sovijanit ne pellgun e Korçes, nga shtresa e pare e vendbanimit te Gajtanit ne afersi te Shkodres, nga gjetjet ne shpellen e Nezirit dhe nga vendbanimi i Badheres e kalaja e Kalivose ne rrethin e Sarandes. - Gjithashtu njihet nga varrezat tumulare ne Mat, ne Kukes, ne Barç Korçe, ne Pazhok Elbasan, ne Divjake Lushnje, ne Patos Fier, ne Vajze e Dukat Vlore, ne Piskove Permet, nga tumat ne luginen e Dropullit, nga tuma e Bajkajt Sarande e nga depo e gjetje te rastit te zbuluara buze liqeneve te Shkodres, te Pogradecit, te Prespes etj. - Keto te dhena deshmojne se territori i Shqiperise gjate kesaj epoke ka qene i populluar gjeresisht, qe nga zonat e tij te uleta fushore e deri ne krahinat e brendshme dhe te veshtira malore. - Njerezit banonin kryesisht ne vendbanime te hapura. - Ne nje mase me te kufizuar jane shfrytezuar dhe shpellat, ashtu siç kane vazhduar te jene ne perdorim. - Nga fundi i kesaj epoke lindin edhe vendbanimet e para te fortifikuara, te cilat rrethohen me mure guresh te palatuar te lidhur ne te thate apo me ledhe e hunj. - Nje pjese e mire e vendbanimeve te ketij lloji, si kalaja e Gajtanit, qyteza e Margelliçit Fier etj - Banesat kane qene kasolle, qe ndertoheshin me lende drusore, kallama e kashte.. - Dyshemete kane qene te shtruara me balte te ngjeshur te rrahur, kurse muret te thurura me thupra te lyera me balte te perzier me byk. - Vlen te permendim nje kompleks banesash te bronzit te vone te zbuluara ne kalane e Badheres, te cilat kane forme katerkendeshe ose rrethore te ndertuara me gure, mbi te cilen ngriheshin paretet dhe çatia prej materiali te lehte. a. **Lindja e metalurgjise se bronzit dhe perparimet ne deget e tjera te ekonomise** - Karakteristika themelore e kesaj epoke eshte lindja e metalurgjise se bronzit, qe i dha emrin dhe vete epokes. - Per zhvillimin e saj ndihmoi shume dhe pasuria me baker e vendit tone, sidomos ne zonat metalmbajtese te Matit, te Kukesit, te Korçes etj. - Vendin kryesor ne prodhimin e metalurgjise e zene veglat e punes dhe sidomos armet, siç jane sepatat, draperinjte, shpatat, kamat, thikat dhe majat e heshtave te shigjetave. - Veglat dhe armet e reja nuk munden te perjashtonin plotesisht nga perdorimi veglat dhe armet e tradites neolitike. - Madje ne periudhen e pare te bronzit ato jane ende te pakta te dobeta, por gradualisht shtohen e persosen dhe hyjne gjeresisht ne perdorim, duke ushtruar nje ndikim te fuqishem ne veprimtarine ekonomike e shoqerore te njeriut. - Persosuria e derdhjes dhe pastertia e objekteve te prodhuara ne fundin e epokes se bronzit arrin nje nivel te tille teknik, qe deshmon se gjate kesaj periudhe metalurgjia e bronzit kishte arritur lulezimin e saj te plote dhe ishte kthyer ne nje zejtari te mirefillte. - Midis ketyre prodhimeve meritojne te permenden sepatat me forma karakteristike vendase siç jane sepatat me emrin\" shqiptaro-dalmate". Krahas tyre qendrojne prodhimet vendase te imitacioneve egjeane ose me origjine nga Evropa Qendrore, te tilla, si sepatat dyteheshe te tipit minoik, shpatat e gjata te tipit egjean, sepatat e tipit kelt, etj., qe dallojne nga prototipat e tyre per veçantite lokale. - Arritjet ne fushen e metalurgjise se bronzit ndihmuan veprimtarine prodhuese per zhvillimin e degeve te tjera te ekonomise, ne menyre te veçante te bujqesise. - Karakteri i saj ndryshoi edhe si pasoje e zhvillimit te blegtorise. Rritja e numrit te kafsheve shtepiake, si kali, gjedhet dhe bagetite e imeta, qe i gjejme te perfaqesuara gjeresisht midis materialit kockor ne shtresat kulturore te vendbanimeve te bronzit dhe ne varrezat e kesaj kohe, solli me vete ndryshime thelbesore ne bujqesi. - veglat e thjeshta prej briri e druri, kaluan tani ne shfrytezimin e siperfaqeve me te gjera, qe i punonin me parmende druri, duke shfrytezuar forcen terheqese te kafsheve. - Tokat hapeshin me ane te djegies se pyjeve. Te shkriftuara nga zjarri i forte dhe te pasuruara me plehun e hirit, ato ishin te gatshme per t'u mbjelle. - Bujkut primitiv nuk i mbetej veçse te hidhte faren dhe ta mbulonte ate me nje lerim te ceket. Kjo toke nuk mund te shfrytezohej per shume vjet, sepse ngjishej dhe nuk mund te punohej me veglat e thjeshta te kohes, prandaj bujqit hapnin toka te reja, gje qe i dha bujqesise se bronzit nje karakter ekstensiv. - Ne krahasim me qeramiken e bukur dhe te nje cilesie te larte te neolitit te vone, qeramika e bronzit te hershem paraqitet me primitive si ne tekniken e punimit, ashtu dhe ne sistemin e zbukurimit. Por kjo eshte nje qeramike me forma te reja te panjohura me pare, ndersa nje element i rendesishem ne ndertimin e saj jane vegjet. Me tipike ne kete qeramike jane vazot me dy vegje te larta mbi buze, ato me dy ose kater vegje unazore nen gryke, filxhanet me nje vegje te larte mbi buze dhe brokat me trup te fryre dhe qafe cilindrike me nje vegje nen gryke. - Tipar tjeter dallues i kesaj qeramike eshte zbukurimi me motive plastike shiritash me ose pa thellim. E njohur ne gjuhen arkeologjike, per kete arsye, si qeramika\" shiritore", ajo perben tani nje element te ri kulturor qe nuk lidhet me traditen neolitike. Prototipat e saj jane me origjine te larget nga Ponti ne brigjet e Detit te Zi dhe shfaqja e saj ne Ballkan, ashtu si dhe ne krahinat e tjera te Evropes eshte e lidhur me dyndjen e madhe te nje popullsie baritore qe vjen nga stepat e Lindjes aty nga fundi i neolitit. - Krahas kesaj qeramike do te vazhdoje te mbijetoje edhe ajo me forma tradicionale neolitike vendese, e zbukuruar me ornamente te incizuara ose me kanelyra, e cila paraqitet me e paket ne fillimet e shtresave kulturore dhe gradualisht vjen ze vend paresor ne qeramiken e bronzit. - Qeramika e bronzit te mesem lidhet gjenetikisht me ate te bronzit te hershem dhe riprodhon te njejtat forma e sistem zbukurimi, por me nje teknike me te perparuar. Shfaqen tani dhe forma te reja, prej te cilave me karakteristike jane enet pseudominoike me dy vegje te larta mbi buze, sahanet me dy vegje horizontale poshte buzeve ose qe ngrihen mbi to, etj. - Ne bronzin e vone prodhimi qeramik rigjallerohet. Enet paraqiten me forma me te evoluara, me te pasura dhe me te persosura nga pikepamja teknologjike. Zakonisht enet me parete te holla jane te pjekura mire dhe kane ngjyra kryesisht te çeleta, oker, te kuqe dhe gri ne te blerte. Ne fillim kjo qeramike eshte e thjeshte, por ne fazat e mepastajme pasurohet me zbukurime te pikturuara me motive te larmishme gjeometrike. Tek qeramika me e hershme e ketij tipi, pikturimi eshte bere pas pjekjes se enes dhe ka ngjyre te kuqe te praruar, kurse me vone ai behet para pjekjes dhe merr pastaj ngjyren kafe me nuanca te ndryshme. - Ne literaturen arkeologjike kjo qeramike eshte pagezuar me emrin\" devollite", nga emri i krahines ku eshte zbuluar me pare. Por djepi i saj duket se eshte pellgu i Korçes, ku ajo kronologjikisht paraqitet deri tani si me e hershme. Kendej ajo perhapet pastaj ne te gjithe Shqiperine e Jugut dhe ne krahinat fqinje te Maqedonise, te Thesalise dhe te Epirit, ku datohet si me e vone. - Nga fundi i bronzit, ne sintaksen gjeometrike te sistemit zbukurues te qeramikes\" devollite" futen dhe elemente te zbukurimit mikenas, si rezultat i lidhjeve gjithnje me te ngushta te kesaj treve me boten e Egjeut. - Si e tille qeramika\" devollite" paraqitet si perfaqesuese e nje grupi te veçante kulturor me nje shtrirje te gjere ne territorin jugor te Shqiperise dhe te diferencuar nga ai i krahinave veriore, i cili nuk zbaton pikturimin e qeramikes dhe as teknologjine e grupit\" devollit", duke u treguar me konservator si ndaj formave, ashtu dhe ndaj zbukurimit tradicional te periudhave pararendese te epokes se bronzit. - Prodhimet zejtare dhe ato bujqesore-blegtorale bene te mundshme edhe zhvillimin e kembimeve. - Tregues i rendesishem ne kete drejtim jane depot, te tilla jane gjetur buze liqenit te Shkodres dhe Bunes, ne afersi te Shirokes e Beltojes me sepata te tipit\" shqiptaro-dalmat", ne nje shpelle afer Koplikut dhe ne fshatin Bushat me sepata te tipit\" kelt", etj. - Keto depo, qe krijohen ne raste rreziku nga zejtare endacake, te cilet jane njekohesisht dhe shites te prodhimeve te tyre, gjenden zakonisht gjate rruges natyrore. - Objektet e importit egjean, italik dhe ato me prejardhje nga viset e Evropes Qendrore, te perfaqesuara ne gjetjet arkeologjike te vendit tone permes armeve, qeramikes dhe sendeve te tjera te luksit, jane deshmi e perpjesetimeve qe marrin kembimet gjate bronzit - Zhvillimi i tyre dhe lidhjet me krahina kaq te largeta u ndihmuan nga lindja ne kete kohe e transportit tokesor, qe shfrytezon forcen bartese te kafsheve dhe sidomos shfaqja e anijeve me vela, qe lejuan lundrimet ne det te hapur dhe arritjen e brigjeve te tjera. banoret e bronzit te vendit tone, duket se kryen per here te pare dhe kalimin e Adriatikut. - Megjithate duhet thene se lidhjet midis krahinave te ndryshme, qofshin keto te aferta apo te largeta, nuk ishin te rregullta, prandaj dhe shkembimi i produkteve midis bashkesive mbetet gjithnje nje gje e rastit. b. **Ndryshimet ne strukturen shoqerore** - Perparimet ne deget e ndryshme te ekonomise çuan ne rindarjen e punes midis sekseve dhe per pasoje ne ndryshimin e pozites shoqerore te burrit dhe te gruas. Burri duke u marre tani si me bujqesi e blegtori, ashtu edhe me prodhimin metalurgjik, zuri vendin drejtues ne ekonomi e shoqeri, ndersa roli i gruas u dobesua. - Kjo solli ndryshime dhe ne marredheniet shoqerore, te cilat u shprehen ne zevendesimin e rendit gjinor matriarkal me ate patriarkal dhe ne kalimin nga familja matriarkale me çifte ne familjen patriarkale monogame, e cila u be dhe berthame e shoqerise fisnore te kesaj kohe. - Brenda fisit ajo formonte nje njesi te pavarur ekonomike e shoqerore. - Pjesetaret e saj i lidhte prona e perbashket e familjes, prodhimi dhe konsumi i perbashket. - Te gjithe pjesetaret e familjes ishin te barabarte midis tyre, kurse kryetari ishte i pari midis te barabarteve. - Gjate epokes se bronzit struktura e fisit u be me e nderlikuar. Midis familjes dhe fisit u krijua nje hallke tjeter, vellazeria, e cila permblidhte disa familje te medha patriarkale, te dala nga ndarja e familjes mëmë. - Pasqyre e ketij organizimi shoqeror jane monumentet skulpturore te kesaj kohe, tumat, te cilat jane varre apo varreza kolektive te nje familjeje, vellazerie ose fisi. Inventari i varreve te tyre flet dhe per diferencim social te popullsise dhe nje shtresezim fillestar te saj, qe e ka bazen te perparimet e shenuara ne ekonomi. - Vete ky fakt nenkupton krijimin e premisave per lindjen e prones private, qe do te sjelle ne te ardhmen shperberjen e bashkesise primitive. - Prirja per te shtuar pasurine, per te fituar toka e kullota te reja çoi gjate kesaj epoke ne konflikte e lufta te vazhdueshme. Levizjet dhe dyndjet e medha te popullsive qe vertetohen ne menyre te qarte, permes te dhenave arkeologjike, jane nje shfaqje e kesaj dukurie. - Lindja e vendbanimeve te fortifikuara, persosja e armeve dhe vendi qe zene ato ne inventarin e varreve, deshmojne se nga fundi i epokes lufta ishte bere nje funksion i rregullt ne jete. Plaçkitjet dhe perfitimet e tjera qe vinin prej saj, rriten nje shtrese udheheqesish ushtarake, e cila filloi te veçohet nga masa e gjere e anetareve te fisit, - Keta te fundit do te behen pastaj burim per format me te hershme te shfrytezimit te njeriut si skllav ne familjet patriarkale ose ndryshe per lindjen e skllaverise patriarkale. c. **Botekuptimi dhe arti** - Niveli i ulet i faktoreve te prodhimit dhe karakteri empirik i njohurive krijuan te njeriu primitiv nje botekuptim magjik-mistik per boten qe e rrethonte dhe fenomenet e veçanta te saj. Mbi kete baze gjate epokes se bronzit vazhdojne te jetojne rite e besime te trasheguara nga shoqeria neolitike siç eshte kulti i tokes-meme qe vazhdon te ushtrohet edhe gjate periudhes se pare te bronzit dhe qe shprehet nepermjet figurave prej balte te pjekur, te cilat paraqesin gruan-meme, apo riti i flijimit dhe i varrimit te femijeve brenda territorit te vendbanimit, qe i sherbejne mbrojtjes nga fuqite mistike keqberese, qe vertetohen me horizontin e bronzit te hershem ne Maliq dhe me vone ne grupin e urnave te shtreses se fundit te bronzit ne Tren. - Shqetesimi per fatin e njeriut pas vdekjes krijoi tek njerezit primitive botekuptimin e vazhdimit te jetes pertej varrit, qe shprehet ne kete epoke me kujdesin e veçante qe tregohet per te vdekurin, per plotesimin e riteve te varrimit dhe per ndertimin e vete varreve. - Varet me tuma jane varre monumentale ne formen e kodrave te vogla gjysme sferike, te larta 1-4 m me diameter 15-30 m, te ngritura me dhé me gure. - Disa prej tyre kane ne baze nga nje ose dy unaza kufizuese me gure, te cilat sherbenin si kufi per masen e dheut qe hidhej mbi varret. - Arkitektura e varreve eshte e thjeshte ne forme gropash te rrumbullaketa ose katerkendeshe te rrethuara te mbuluara me gure, apo arkash katerkendeshe prej druri apo guresh. - Varrimi behej duke e vendosur trupin me kembe dhe me duar te mbledhura ne pozicion fjetjeje. Kjo menyre varrimi e njohur qe ne neolit behet me karakteristike gjate gjithe epokes se bronzit. Varrimi me djegie perkundrazi ndeshet me rralle. - Ne kete rast hiri dhe mbeturinat e djegura te trupit vendoseshin zakonisht ne gropa te mbuluara me gure ose me urna. Te vdekurit shoqeroheshin ne varr me takemin funerar, karakteri i te cilit percaktohej nga seksi dhe pozita shoqerore te vdekurit. - Qe nga bronzi i mesem fillojne te shfaqen dallimet midis varreve me inventar te pasur te thjeshte. Ne disa raste te vdekurin e shoqeronin ne varr edhe kafshe qe adhuroheshin, siç eshte rasti i varrit qendror te tumes se madhe te Pazhokut, i cili krahas dy skeleteve permbante dhe nje koke kau, kafshe kjo e lidhur me kultin e bujqesise me parmende, mjaft i perhapur si i tille ne boten e Mesdheut. **Kreu II** **SHTHUARJA E BASHKËSISË PRIMITIVE ILIRE (SHEK. XI-V PES)** - Burmet historike dëshmojnë se në epokën e hekurit teritorri shqiptar banohej nga Ilirët, një nga popullsitë e mëdha të Evropës së atëhershme, që shtrihej në gjithë pjesën perendimore të Gadishullit Ilirikë. 1. **Origjina dhe trualli historik i Ilirëve** - Problemi i prejardhjes dhe i rruges se formimit te trungut etnik ilir me veçorite e tij gjuhesore e kulturore, synimet me kryesore te ilirologjise. - Rreth tij jane shfaqur pikepamje te ndryshme, te cilat ndriçojne gjithe kete proces te nderlikuar etnogjenetik. - Kerkimet komplekse arkeologjike, gjuhesore dhe historike te koheve te fundit e kane vendosur ate mbi nje baze me te shendoshe dhe e kane futur ne nje rruge me te drejte zgjidhjeje. - Teorite mbi prejardhjen e ilireve, ne permbajtje shprehin vetem dy pikepamje, njera nga te cilat i quan iliret si te ardhur ne Gadishullin Ilirik, ndersa tjetra si popullsi autoktone te formuar ne truallin historik te Ilirise. - Ne mijevjeçarit e dyte p.e.sone iliret moren pjese ne levizjet e popujve qe njihen me emrin dyndja dorike, egjeane apo panono-ilirike dhe duke zbritur nga Evropa Qendrore, ne fillim te epokes se hekurit, u ngulen ne Gadishullin ilirik ne trojet e tyre historike. - Pikepamje me re eshte ajo qe e konsideron kulturen ilire si nje dukuri te formuar historikisht ne vete truallin ilir ne baze te nje procesi te gjate dhe te panderprere te saj gjate gjithe epokes se bronzit dhe fillimit te asaj te hekurit. - Kjo teze e zhvillimit te panderprere te kultures, qe jep mundesi te flitet edhe per nje zhvillim te panderprere etnik, gjen prova te shumta ne territorin historik te ilireve, jashte vendit tone ne varrezat tumulare te pllajes se Glasinacit Bosnje e gjetke. - Trualli i Panonise ndjek menyren e varrimit me djegie duke vendosur mbeturinat e saj ne vazo te veçanta urna, ndersa ai i Matit dhe i Glasinacit, varrimin ne tuma e kryesisht me vendosje kufome. - Keto ndryshime ne kulture i veçojne panonet edhe si nje grup etnik me vete qe dallohet nga ai i ilireve. - Perveç kesaj te dhenat arkeologjike kane treguar se dyndjet panono-ilirike, dorike a egjeane nuk e perfshine pjesen perendimore te Gadishullit ilirik dhe si pasoje nuk shpune ne ndryshime dhe zhvendosje te theksuara te ilireve. - Ky zhvillim i panderprere kulturor ne vendin tone shfaqet akoma me mire ne qeramike, e cila eshte nje tregues i rendesishem ne percaktimin etnik dhe kulturor te bartesve te saj. - Qeramika e kesaj kohe zhvillohet ne tere truallin ilir mbi bazen e poçerise me te hershme te epokes se bronzit, pa pasur ndonje ndryshim ne kohen e kalimit nga epoka e bronzit ne ate te hekurit, dhe duke e ruajtur kete tradite autoktone te pakten deri ne shek. VI p.e.re, kur historikisht dihet se keto krahina banoheshin nga bashkesi te qendrueshme fisnore ilire. - Si e tille, kjo epoke krijon ne pjesen perendimore te ilirikut ate substrat etno-kulturor, mbi bazen te cilit formohet me vone etnosi dhe kultura ilire. - Bartesit e ketij substrati mund te identifikohen me ate popullsi parailire, qe ne burimet historike njihet si pellazge. - Pavaresisht nga kjo hipoteze per parailiret, thelbesore eshte fakti se ne fund te epokes se bronzit, ne pjesen perendimore te ilirikut ishte formuar nje bashkesi e gjere kulturore dhe etnike, e cila ne epoken e hekurit ne baze te zhvillimit te brendshem ekonomiko-shoqeror, do te vazhdonte te zhvillonte me tej kulturen e vet duke i dhene asaj nje fytyre gjithnje me te percaktuar etnike. - Kjo eshte dhe periudha e formimit te plote te bashkesise se madhe ilire dhe te grupeve te veçanta etnokulturore, ashtu siç permenden tek autoret me te hershem antike. a. **Trualli historik i ilireve** - Sipas burimeve historike, nocioni ilir - Iliri, ka pasur gjate historise se vet nje kuptim disi te ndryshem gjeografiko-historik. - Me emrin ilir ne fillim njiheshin vetem krahinat jugore te ilireve. - Ketu banonin sipas burimeve me te vona letrare edhe iliret e mirefillte, siç i quan ata historiani romak, Plini Plak. - Ky emer u shtri gradualisht prej grekeve edhe ne vise te tjera te njohura me vone prej tyre, popullsite te cilave, pavaresisht nga veçorite e zhvillimit te tyre lokal, paraqitnin elemente te nje trungu te perbashket etno-kulturor. - Ne kohen e historianit grek Herodotit shek. V p.e.sone, emri ilir shtrihej mbi nje territor mjaft te gjere, i cili arrinte ne lindje deri tek rrjedhja e lumit Morave. - Nje shekull me vone, sipas Pseudo-Skylaksit, ky emertim do te perfshinte territore akoma me te gjera ne veriperendim te Ballkanit. - Sipas tij iliret shtriheshin pergjate Adriatikut duke filluar qe nga liburnet ne veri e deri tek kufijte e Kaonise ne jug. Perhapjen me te madhe dhe perfundimtare te emrit dhe te territorit ilir, na e jep Apiani i Aleksandrise, i cili duke permbledhur gjithe sa ishte thene perpara tij mbi topografine e ilireve, shkruante:\" grekerit quanin ilire ata qe banonin mbi Maqedonine dhe Trakine, qe nga kaonet dhe thesprotet deri tek lumi Ister. - Dhe kjo eshte gjatesia e vendit, ndersa gjeresia prej maqedoneve dhe thrakeve malore tek paionet deri ne Jon dhe ne rreze te Alpeve". - Nga studimet me te reja te mbeshtetura jo vetem ne burimet e shkruara historike, por edhe ne te dhenat arkeologjike si dhe ne ato gjuhesore, rezulton se trualli historik i ilireve perfshinte tere pjesen perendimore te Gadishullit Ballkanik, qe nga rrjedhja e lumenjve Morave e Vardar ne lindje, e deri ne brigjet e Adriatikut e detit Jon ne perendim, qe nga lumi Save ne veri, e deri tek gjiri i Ambrakise ne jug, pra deri ne kufijte e Hellades se vjeter. - Burimet historike dhe ato arkeologjike e gjuhesore deshmojne per pranine e ilireve edhe jashte treves historike te tyre. - Grupe te tera iliresh, midis tyre dhe mesapet dhe japiget u vendosen ne Itali gjate bregut te Adriatikut dhe ne krahinat jugore te saj. - Ne Azi te Vogel u shperngulen grupe popullsish dardane, paione, te cilat do te permenden edhe ne eposin homerik si pjesemarres, perkrah trojaneve ne luften e tyre kunder grekeve. - Prania e elementit etnik ilir eshte vertetuar arkeologjikisht nga burimet e shkruara edhe ne rajonet veriore te Maqedonise te Greqise, si ne Akarnani ne Etoli. - Te gjitha keto levizje grupesh etnike ilire pertej treves historike te tyre ndodhen, siç mund te provohet dhe arkeologjikisht, kryesisht gjate dyndjes se madhe panono-ballkanike, e cila siç dihet fillon te vershoje ne drejtim te jugut qe ne fund te shek. XIII-XII p.e.sone. - Meqenese fatet e tyre historike, ne trojet e reja ku ato u vendosen, jane thuajse krejt te ndara nga bota e mirefillte ilire-ballkanike, keto grupe te emigruara nuk do te perfshihen ne shqyrtimin e metejshem te historise ilire. - Gjithcka eshte e sakte a. **Topografia e fiseve me te rendesishme ilire** - Ne shekujt e pare te mijevjeçarit te fundit para eres sone ishin formuar tanime bashkesite fisnore ilire dhe ne pergjithesi ata kishin zene vend ne trojet e tyre historike. Nder fiset me te hershme ilire qe luajten dhe nje rol ku me shume e ku me pak te rendesishem ne ngjarjet historike te mevonshme, per t'u permendur jane: thesprotet, te cilet zinin ultesiren bregdetare qe nga gjiri i Ambrakise e deri tek lumi i Thiamit Kalama, ne veri te tyre vinin kaonet, vendbanimet te cileve arrinin deri tek malet e Llogarase dhe gryka e lumit Drinos. - Moloset banonin ne pllajen pjellore te Janines. Gjate lugines se Vjoses ne te majte banonin amantet, ndersa ne te djathte bylinet, kurse ne rrjedhjen e siperme te Vjoses banonin parauejte. - Ne lindje te bylineve shtrihej territori i atintaneve. Taulantet shtriheshin ne zonen bregdetare nga Vjosa e deri tek lumi i Matit dhe ne veri te tij, pergjate brigjeve te Adriatikut te Mesem, fisi i ardianeve. - Ne viset e ILIRISE Qendrore dy ishin fiset me te medha dhe me te rendesishme ilire: paionet ne luginen e mesme te Vardarit, dhe dardanet qe banonin ne rrafshin e Kosoves, te cilet shtriheshin ne veri ne tokat midis degeve jugore e perendimore te Moraves deri aty ku keto bashkohen per te formuar Moraven e Madhe. - Midis fiseve te hershme te ILIRISE Veriperendimor nder me te fuqishmit ishin liburnet, te cilet banonin ne bregdet dhe ne ishujt deri tek lumi Krka, ne jug te tyre vinin dalmatet, kurse ne viset e Bosnjes se brendshme, autariatet. - Perveç ketyre fiseve, ne territorin e gjere te Ilirise do te shfaqen me vone, ne rrethana krejt te reja historike e politike, edhe nje numer i madh bashkesish te tjera ilire, midis te cilave edhe bashkesi te tilla qe do te kene nje peshe te madhe ne zhvillimin e ngjarjeve politike te shtetit ilir, si enkelejte, dasaretet etj. - C:\\Users\\User\\Downloads\\Illyrian\_tribes-en.png - Perhapja e fiseve me te rendesishme te hershme ilire deshmohet ne burimet e autoreve antike, te cilat ne mjaft raste jane, megjithate, te fragmentuara, madje dhe kontradiktore. - Rrjedhimisht ne percaktimin e topografise se fiseve ilire ka edhe raste te diskutueshme - Amant[[ë]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Ardian%C3%ABt)t - midis luginës së poshtme të Vjosës dhe Llogarasë. - [[Ardianët]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Ardian%C3%ABt) - rreth liqenit te Shkodres, ne veri te Labeateve. - [[Atintanët]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Atintan%C3%ABt) - ne luginen e mesme te Vjoses. - [[Dalmatët]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Dalmat%C3%ABt) - rreth liqenit te Shkodres. - [[Dardanët]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Dardan%C3%ABt) - ne territorin e sotem te Kosoves. - [[Dasaretët]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Dasaret%C3%ABt) - ne Shqiperine Juglindore. - [[Desidiatët]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Desidiat%C3%ABt) - [[Dokleatët]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Dokleat%C3%ABt) - [[Dorsejtë]](https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Dorsejt%C3%AB&action=edit&redlink=1) - [[Enkelejtë]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Enkelejt%C3%AB) - rreth liqeneve te Ohrit dhe Prespes. - [[Eordejtë]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Eordejt%C3%AB) DAORS - [[Epiriotët]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Epiriot%C3%ABt) DESIDIATI - [[Japigët]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Japig%C3%ABt) - ne gadishullin Apenin - [[Japodët]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Japod%C3%ABt) - rreth liqenit te Shkodres. - [[Kaonët]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Kaon%C3%ABt) - ne pellgun e Sarandes, Delvines dhe ne luginen e Drinasit. - [[Labeatët]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Labeat%C3%ABt) ILIRI - [[Istrët]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Istr%C3%ABt) MAED - [[Liburnët]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Liburn%C3%ABt) - rreth liqenit te Shkodres. - [[Mesapët]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Mesap%C3%ABt) - ne gadishullin Apenin. - [[Molosët]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Molos%C3%ABt) - ne pellgun e Sarandes, Delvines dhe ne luginen e Drinasit. - [[Paionët]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Paion%C3%ABt) - midis dardaneve dhe maqedonasve. - [[Partinët]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Partin%C3%ABt) - midis Shkumbinit dhe Osumit. - [[Pirustët]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Pirust%C3%ABt) - ne lindje deri ne malesine e Sharrit. - [[Penestët]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Penest%C3%ABt) - ne lindje deri ne malesine e Sharrit. - [[Taulantët]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Taulant%C3%ABt) - ne prapatoken e Dyrrahut dhe Apolonise. - [[Thesprotët]](https://sq.wikipedia.org/wiki/Thesprot%C3%ABt) - ne pellgun e Sarandes, Delvines dhe ne luginen e Drinasit. [^[\[3\]]^](https://sq.wikipedia.org/wiki/Ilir%C3%ABt) [^[\[4\]]^](https://sq.wikipedia.org/wiki/Ilir%C3%ABt) 1. **Gjendja ekonomiko-shoqërore e Ilirëve (shek. XI-V p.e.r)** a. **Vendbanimet** - Ilirët e kohës së hekurit jetonin në fshatra dhe në vendbanime të fortifikuara. Të parët nuk njihen dhe aq mirë për arsye se nuk janë gjurmuar në mënyrë të mjaftueshme. - Në burimet e shkruara ato dokumentohen nga fundi i kësaj periudhe, në fiset më jugore ilire, nëpërmjet Pseudo-Skylaksit, i cili thotë se kaonët, thesprotët dhe molosët banonin në fshatra. - Ky njoftim i shkurtër, që me sa duket i referohet një burimi më të hershëm, nuk ndihmon shumë për të krijuar një ide të qartë mbi karakterin e këtyre vendbanimeve. - Me sa mund të gjykohet nga të dhënat arkeologjike, vendbanimet fshatare ilire të kësaj kohe formoheshin nga grupe shtëpish të grumbulluara sipas njësive shoqërore që përfaqësonin, d.m.th. mbi bazën e një familjeje të madhe patriarkale ose të një grupi familjesh të tilla, që i përkisnin një vëllazërie. - Një mendim të tillë e sugjerojnë, të paktën për vendbanimet respektive të tyre, nekropolet tumulare të Matit, të cilat përbëhen nga grupe të vogla tumash, të vendosura në tarraca, në luadhe e në toka buke gjatë luginës së lumit. - Po kjo gjë përsëritet në tumat e Kukësit, ato të pellgut të Korçës, të luginës së Drinos e gjetkë. Edhe vendbanimet fshatare të gjurmuara në luginën e Vjosës japin të njëjtën tablo. - Në të gjitha rastet ato paraqiten si vendbanime të vogla e të shpërndara pranë tokave bujqësore. - Burimet e shek. V p.e.sonë dëshmojnë se vendbanimet e hapura fshatare të këtij lloji kanë qenë tipike jo vetëm për Ilirinë, por edhe për krahinat fqinje të Maqedonisë në lindje dhe të Akarnanisë e Etolisë në jug. - Gjatë kohës së hekurit vazhdojnë të mbijetojnë edhe palafitet si vendbanime të trashëguara nga epokat e mëparshme. Herodoti në "Historitë" e tij përshkruan me shumë hollësi një vendbanim të tillë buzë liqenit Prasaida të Panonisë. - Arkeologjikisht ato janë vërtetuar gjithashtu në fshatin Knetë të Kukësit dhe jashtë territorit shqiptar, në Donja-Dolina e Ripaç të Bosnjës dhe në Otok afër Sinjit në Dalmaci. - Krahas vendbanimeve fshatare të pambrojtura në kohën e hekurit përhapen gjerësisht vendbanimet e fortifikuara me mure. - Të njohura që nga koha e bronzit të vonë, ato evoluojnë dhe bëhen një nga elementet më karakteristike për epokën e hekurit. - Në gjuhën e popullit këto vendbanime njihen me emrat qytezë, kala ose gradina. - Për Ilirinë e Jugut janë karakteristike qytezat apo kalatë e fortifikuara me mure gurësh. - Ato janë të ngritura mbi kodra të mbrojtura dhe me pozitë mbizotëruese e horizont të gjerë shikimi. - Kufijtë e vendbanimit i përcaktonin muret rrethuese. Linja e murit ndjek relievin e terrenit duke shfrytëzuar aftësitë mbrojtëse të tij dhe ndërpritet aty ku mbrojtja nuk është e nevojshme. - Muret ndërtoheshin me gurë të mëdhenj e mesatarë të palatuar, formuar nga dy këmisha anësore dhe bërthama e mesit që mbushej me gurë të vegjël. - Trashësia e tyre luhatet nga 3,10-3,50 m. Mungojnë në këtë sistem të hershëm fortifikimi kullat, kurse portat janë në përgjithësi të vogla. - Në ndonjë rast ato janë pajisur me një korridor që ndihmonte mbrojtjen. - Lartësia e këtyre mureve, e ruajtur deri në ditët tona arrin 2,50--3 m, por trashësia e tyre tregon se kanë pasur një ngritje të madhe. - Megjithatë duhet menduar se mbi këtë nivel, fortifikimi do të ketë qenë plotësuar me gardhe hunjsh. - Madhësitë e këtyre vendbanimeve ndryshojnë nga një rast në tjetrin. Më të voglat kanë një shtrirje prej 1-2 ha, kurse të tjera si Gajtani arrinin deri 4-5 ha. Zgjerimet e mëvonshme kanë bërë që brenda mureve rrethuese të përfshihen sipërfaqe më të gjera, siç është rasti i kalasë së Trajanit (Korçë), i kalasë së Lleshanit (Elbasan), i kalasë së Karosit (Himarë), që zënë 15-20 ha. - Në këto raste vendbanimet paraqiten me 2-3 e më shumë radhë muresh. - Ndryshe nga territori i Ilirisë Jugore, në krahinat lindore ilire ishin vendbanimet e mbrojtura me ledhe, të njohura me emrin "gradina". - Ato ndeshen me shumicë në tokat e banuara nga dardanët, si në rrafshin e Glasinacit e gjetkë. I vetmi vendbanim i këtij lloji në Shqipëri është ai i zbuluar në Shuec të Bilishtit. - Gradinat janë të vendosura mbi kodra mbizotëruese. - Ledhet mbrojtëse të tyre formoheshin nga masa dheu apo gurësh, që arrinin 7--15 m gjerësi. - Sistemi i mbrojtjes plotësohej me sa duket nga një gardh hunjsh, që ngrihej mbi ledhin dhe në disa raste nga një hendek që rrethonte vendbanimin. - Vendbanimet e fortifikuara i gjejmë të vendosura në një mjedis të pasur me toka buke e kullota, që formonin bazën e ekonomisë së tyre. - Në disa raste, siç tregojnë të dhënat arkeologjike, në to zhvillohej edhe një veprimtari e kufizuar zejtare. - Rreth tyre gjendeshin vendbanimet e hapura fshatare, me të cilat formonin së bashku njësi të caktuara ekonomiko-shoqërore. - Vendbanimet e mbrojtura me ledhe, të krahinave të brendshme e veriore ilire, janë zakonisht më të vogla se vendbanimet e fortifikuara të Ilirisë Jugore. - Në shumicën e rasteve ato gjenden në një mjedis kullotash alpine, si në Glasinac apo në tokat e brendshme dalmate dhe ishin qendra grupesh të vogla fisnore të një popullsie baritore. - Në të dyja rastet lindën në këtë kohë edhe kryeqendra të këtyre vendbanimeve, që dallohen nga të tjerat prej madhësisë dhe pozitës gjeografiko-ekonomike qendrore. - Si të tilla, me sa duket ato janë edhe qendra të një fisi të madh ose të një bashkimi të gjerë fisnor. - Aty nga fundi i kohës së hekurit (shek.VII-V p.e.sonë), disa prej tyre marrin pamjen e qendrave protourbane. - Burimet e shkruara dhe ato arkeologjike dëshmojnë se, gjatë kësaj periudhe, ilirët merreshin si dhe më parë kryesisht me bujqësi dhe me blegtori. - Bujqësia u zhvillua sidomos në zonat fushore dhe në përgjithësi në krahinat pjellore të vendit. Ilirët kultivonin në këtë kohë të gjitha llojet e drithërave. Jo rastësisht, krahina të veçanta ilire, si Paionia dhe Thesprotia, përmenden që në eposin homerik si vende frytdhënëse dhe pjellore, d.m.th. të përshtatshme për kulturat bujqësore. - Hesiodi, shkrimtar grek i shek. VIII-VII p.e.sonë, do ta cilësojë gjithashtu si shumë pjellore fushën e Helopisë, ndërsa sipas historianit grek Hekateut (fundi i shek. VI-V p.e.sonë), në Iliri kishte krahina që prodhonin deri dy herë në vit. - Më vonë Skymni, duke përsëritur në vargjet e tij Hekateun, shton se popullsia ilire që banonte në viset e brendshme merrej me lërimin e tokës. - Krahas bujqësisë, në Iliri, veçanërisht në zonat bregdetare të saj dhe në krahinat e ulëta kodrinore me klimë të butë, qenë kultivuar dhe rrushi e ulliri. "I ngrohtë dhe frytdhënës ka qenë ky vend, shkruan historiani dhe gjeografi grek Straboni në veprën e tij "Gjeografia" (shek. I e.sonë); ai është plot me ullishta dhe vreshta", vijon ky autor, përveç disa krahinave të pakta ku toka është fare e ashpër. - Që ilirët merreshin me vreshtari, këtë e dëshmojnë farërat e rrushit të zbuluara në disa nga vendbanimet e kohës. - Kushtet e përshtatshme tokësore dhe klimatike ndihmuan jo më pak edhe për kultivimin e perimeve, si të bishtajës, të bathës, të bizeles, etj., si dhe të kulturave frutore, si p.sh. të mollës, të dardhës, të qershisë etj., të gjitha këto janë të dëshmuara nga farërat e gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike. - Ilirët shfrytëzonin në këtë periudhë edhe bletët, prej të cilave ata siguronin mjaltin dhe dyllin. - Sipas Aristotelit, taulantët e përdornin mjaltin edhe për të bërë një lloj pijeje të ngjashme me atë të verës së ëmbël dhe të fortë. - Tek ilirët ishte e zhvilluar edhe blegtoria, madje në krahinat e brendshme malore ajo përbënte bazën kryesore të ekonomisë së tyre. - Hesiodi duke e cilësuar Helopinë si një fushë shumë pjellore dhe me livadhe të gjera, shton se ajo është e pasur me tufa delesh dhe me qé këmbëharkuar, ndërsa Pindari, do ta vlerësonte, në shek. V p.e.sonë, këtë krahinë si ushqyese të shkëlqyeshme të gjedhit. Hekateu gjithashtu bën fjalë për kullota të pasura të Adrias (krahinë bregdetare e Ilirisë), dhe për bagëtinë e saj me pjellshmëri të lartë. - Si te ky autor i hershëm, ashtu dhe tek të tjerët, që përsërisnin më vonë këto njoftime, ato shpesh paraqiten të veshura me hollësira fantastike. - Por duke lënë mënjanë teprimet e tyre, këto burime, sidoqoftë, flasin për një blegtori të zhvilluar tek ilirët. - Kujdesi që tregonin ilirët për mbarështimin e bagëtisë vihet re edhe nga tregimi i Aristotelit për kriporet e autariatëve dhe ardianëve. - Konfliktet e shpeshta midis këtyre dy fiseve për këtë kripore, shprehin shqetësimet e blegtorëve ilirë lidhur me këtë produkt shumë të vlefshëm për jetën e gjësë së gjallë. "Kripa, - thotë Aristoteli, - u duhet atyre për kafshët, të cilave ua japin dy herë në vit, përndryshe shumica u ngordh". - Midis kafshëve shtëpiake më të parapëlqyera ishin qetë, delet, derrat, qentë etj., për të cilat flasin si burimet historike, ashtu edhe vetë materiali kockor i zbuluar dendur në vendbanimet e ndryshme të kësaj periudhe. - Ilirët shquheshin edhe si rritës të mirë të kuajve. Këta të fundit ishin të shpejtë në vrapime dhe të qëndrueshëm në punë, siç na thonë burimet e mëvonshme. - Krahas blegtorisë, ilirët merreshin edhe me gjueti, megjithëse kjo veprimtari nuk luante ndonjë rol aq të rëndësishëm në jetën ekonomike të tyre. - Të përmendur ishin në atë kohë qentë e gjahut të Mollosisë, por akoma më të shquar ata që ruanin kopetë e bagëtive. - Deti, liqenet si dhe lumenjtë, që e përshkonin Ilirinë në drejtime të ndryshme, u dhanë mundësi banorëve pranë tyre të merreshin që herët edhe me peshkim. - Këto burime ujore përmbanin sasi të shumta peshku. Kështu, p.sh. ilirët që jetonin pranë liqenit Prasiada të Peonisë, zinin, sipas Herodotit, shumë peshk. - Vetëm në shek. VIII-VII p.e.sonë prodhimi metalurgjik i hekurit arrin zhvillimin e tij të plotë tek ilirët. - Ky metal e zëvendëson në një masë të ndjeshme bronzin, në prodhimin e armëve dhe të veglave të punës, të cilat tani bëhen më të forta dhe më me rendiment në punimet e ndryshme bujqësore dhe zejtare. - Ky përmirësim i veglave të punës çoi për pasojë edhe në zgjerimin e mëtejshëm të prodhimit të shoqërisë ilire të kësaj kohe. - Përpunimi i metaleve ishte përqendruar kryesisht në qendrat metalurgjike të Ilirisë. Të tilla ishin në vendin tonë, p.sh. zona e Mirditës dhe e Matit, ku janë përcaktuar edhe vendet e shkrirjes së bakrit, si zona e Kukësit, ajo e Korçës, e njohur për punimin e metaleve që në kohën e bakrit dhe të bronzit etj. - Prania e qendrave të ndryshme për punimin e metaleve në Iliri duket edhe në vetë karakterin e diferencuar tipologjik të prodhimeve të këtyre qendrave. - Në to prodhohej jo vetëm për të plotësuar nevojat e brendshme të fisit ose të një krahine më të madhe, por edhe për t'u përdorur si mall këmbimi. - Futja e teknikës së re në prodhimin e enëve, bëri që poçeria të shndërrohet në një degë të veçantë zejtarie, me të cilën merreshin mjeshtra të specializuar në këtë fushë të prodhimit. - Zhvillimi i madh i degëve të ndryshme të prodhimit bujqësor dhe zejtar, bëri që të zgjeroheshin në këtë kohë edhe më tepër marrëdhëniet ekonomike ndërfisnore, si edhe midis popullsisë ilire dhe atyre të vendeve fqinje ose më të largëta. - Në këtë drejtim ndihmoi shumë dhe pozita e favorshme gjeografike e territorit të Ilirisë, e ndodhur midis botës mesdhetare dhe Evropës Qendrore, si edhe rrugët e tij të hapura të komunikimit natyror, tokësor dhe detar. - Këto marrëdhënie pasqyrohen qartë në prodhimet e ndryshme të zejtarisë greke apo në imitacionet lokale të modeleve të tyre, në stolitë e tipave italikë ose në qelibarin me prejardhje nga Baltiku. - Nga ana tjetër, stolitë dhe armët tipike ilire që gjenden në Traki, Maqedoni, Itali ose në Greqi janë dëshmi tjetër e gjallë e këtyre lidhjeve reciproke tregtare që ekzistonin midis ilirëve dhe vendeve të tjera përreth. - Një zhvillim të madh morën veçanërisht shkëmbimet tradicionale me Greqinë sidomos pas shek. VIII p.e.sonë, me themelimin e kolonive helene në brigjet e Ilirisë. - Shtrirja e territorit të Ilirisë gjatë brigjeve të Adriatikut dhe të Jonit krijonte mundësinë për një hov të madh të lundrimit. - Në fillim të epokës së hekurit ilirët përshkonin me anijet e tyre të shpejta ujërat e këtyre deteve duke kaluar deri në brigjet perëndimore të Greqisë dhe në ato jugore të Italisë. - Disa prej fiseve ilire, si mesapët dhe japigët, u vendosën përgjithmonë në brigjet e Italisë së Jugut. Shumë aktivë në këtë veprimtari të hershme lundruese u treguan sidomos liburnët, të cilët themeluan edhe vendbanime të veçanta në ishullin e Korkyrës, si dhe në brigjet e Gadishullit Apenin. **\ c) Lindja e pronës private dhe diferencimi shoqëror** - Përparimet që u bënë në degët e ndryshme të ekonomisë gjatë epokës së hekurit sollën ndryshime edhe në vetë strukturën e shoqërisë ilire. - Baza e këtyre ndryshimeve u bë prona private, e cila filloi të shfaqet tek fiset ekonomikisht më të zhvilluara, në fillim në blegtori e zejtari e më pas edhe mbi tokën. - Hesiodi, duke folur për kopetë e mëdha në Helopi, shënon se ato ishin pronë e njerëzve të veçantë. - Karakteri dhe shkalla e zhvillimit të zejtarisë dëshmon gjithashtu për praninë në këtë fushë të pronësisë private. - Dukurinë e pronësisë për tokën e kemi të dëshmuar më vonë dhe duket se ajo ndjek një rrugë më të ngadaltë. - Zakoni i ndarjes së tokës çdo tetë vjet, që na kumtohet nga Straboni për dalmatët, është një dëshmi që tregon se zotërimi periodik i saj ishte një hallkë e ndërmjetme në procesin e formimit të pronës private. - Forcat kryesore të prodhimit të shoqërisë ilire në këtë kohë ishin bujqit dhe blegtorët e lirë, anëtarë të thjeshtë të fisit. - Këtyre u shtohet edhe një shtresë e re, më e kufizuar, ajo e zejtarëve. - Nga ana tjetër, nga masa e gjerë e popullsisë, fillon të veçohet si një shtresë më vete aristokracia fisnore, e cila, duke u shkëputur nga prodhimi dhe nëpërmjet përvetësimit të pasurisë së përbashkët, vihet në një pozitë të privilegjuar derisa bëhet dalëngadalë zotëruese e pronave të mëdha tokësore dhe blegtorale. - Ajo gradualisht mënjanon organet demokratike të fisit dhe uzurpon pushtetin. - Nga burimet e shkruara më të hershme, siç është eposi homerik, shihet se në disa nga fiset ilire ekzistonte, tanimë, diferencimi shoqëror, të paktën në shekujt VIII-VII p.e.re kur u krijuan "Iliada" e "Odisea". - Duke folur për pjesëmarrjen e ilirëve paionë në luftën e Trojës kundër ahejve, Homeri i barazon prijësit e tyre ushtarakë, që vinin nga "Paionia pjellore" me prijësit e ahejve dhe të trojanëve. - Kjo pa dyshim flet për një gjendje sociale pak a shumë të ngjashme me atë të fiseve fqinje të Greqisë. - Në një vend të poemës "Odisea" flitet për Feidonin, prijësin me origjinë fisnike të thesprotëve, i cili pasi strehoi dhe mirëpriti në pallatin e vet Odisenë, gjatë kthimit për në atdhe, përgatiti një nga anijet e tij të shpejta për ta dërguar atë në Itakë. - Sipas këtij tregimi mitik, Feidoni përfaqëson këtu njërin nga krerët që jetonte në një nga pallatet më të pasura të thesprotëve. - Këta kishin anijet e veta e njerëz që u shërbenin. - Shumë kuptimplotë në këtë drejtim është dhe një tregim i Herodotit, sipas të cilit, Klistheni, kur ftoi në Sikione (rreth vitit 570 p.e.sonë) të gjithë burrat që do ta ndienin veten të denjë për të pasur për grua të bijën e tij Agaristën, midis atyre që u paraqitën tek tirani qe edhe një farë Alkoni nga Molosia. - Sipas këtij tregimi, ky molosas duhet të ketë qenë nga një familje princore ose shumë e pasur, që të pretendonte për të lidhur krushqi me një skllavopronar të madh të Greqisë së asaj kohe, siç ishte Klistheni. - Të dhënat arkeologjike nga varrezat tumulare të luginës së Drinos, pellgut të Korçës dhe Ohrit (Trebenisht), zonës qendrore ilire të Glasinacit etj., dëshmojnë gjithashtu se në shek. VIII-V p.e.sonë, diferencimi shoqëror në gjirin e shoqërisë ilire ishte bërë mjaft i theksuar dhe kishte prekur edhe krahinat e thella të Ilirisë Qendrore e Veriore. - Në këto varreza ndeshen, krahas varreve me inventar të varfër, edhe varre ku të vdekurin e shoqëronin armë të kushtueshme, sende luksi prej ari e argjendi dhe objekte të tjera të importuara nga viset përreth, që i takonin shtresës së pasur të aristokracisë fisnore. b. **Federatat fisnore** - Zhvillimi i pronës private, që çoi në thellimin e diferencimit social, u bë burim konfliktesh në shoqërinë ilire të shek. VIII-V p.e.sonë. - Në këtë kohë morën përpjesëtime të mëdha luftërat ndërfisnore dhe inkursionet plaçkitëse për det e tokë, që arrinin deri në Greqi dhe në brigjet e përtejme të Adriatikut. - Të tillë kanë qenë inkursioni i enkelejve për plaçkitjen e thesarit të Delfit ose ato të detarëve liburnë, të cilët me anijet e tyre të lehta dhe të shpejta zotëruan për një kohë brigjet e Adriatikut, që nga Korfuzi deri në brigjet italike. - Gjendja e krijuar nga këto luftëra dhe inkursione, që i sillnin aristokracisë fisnore ilire të ardhura të mëdha, gjen shprehjen e vet në veprimtarinë e gjerë të ndërtimit të vendbanimeve të fortifikuara dhe në zhvillimin e armatimeve, sidomos të armëve të reja, siç ishin shpatat, hanxharët dhe heshtat prej hekuri që janë gjetje të rëndomta në varret e luftëtarëve ilirë dhe të mburojave të paionëve, të përkrenareve e frerëve të kuajve që përbënin pajisjet e veçanta të aristokracisë luftarake. - Në procesin e këtyre konflikteve, fiset e vogla ilire filluan të lidhen dhe të formojnë gjatë veprimeve të tyre të përbashkëta në luftërat agresive ose mbrojtëse, aty nga fundi i shek.VII p.e.sonë, federatat e para. - Një federatë e tillë ishte ajo e taulantëve, që nën mbretin Galaur dhe më pas, gjatë shek. VII-VI p.e.sonë invadoi disa herë Maqedoninë duke i shkaktuar asaj dëme të rënda dhe sakrifica të mëdha në njerëz. - Gjatë shek. VI-V p.e.sonë federata të tilla formuan edhe disa fise të tjera, si molosët, thesprotët, kaonët, parauejtë, orestët, lynkestët, paionët, dardanët etj. - Në krye të federatës qëndronte mbreti, i cili në burimet quhet basileus. Në disa raste si tek kaonët e thesprotët vendin e tij e zinte një njeri i zgjedhur çdo vit nga gjiri i fisit sundues të federatës. - Në burimet e fundit të shek.V vihet re se funksioni i basileut nuk i takonte më prijësit më të aftë ushtarak, por ishte bërë i trashëgueshëm dhe pushteti e autoriteti i tij ishte rritur mjaft si brenda fisit e lidhjes fisnore, ashtu dhe jashtë tij. - Në bazë të këtij fuqizimi të prijësve ushtarakë dhe të basilejve qëndronte gjithnjë pasuria që vinte duke u shtuar përherë e më shumë në sajë të luftërave. - Ata vinin nga shtresa e pasuruar e shoqërisë fisnore ilire, e cila dallohej nga pjesa tjetër e popullsisë së thjeshtë. - Në këto punë ishin të angazhuar vetëm prodhuesit e vegjël, masa e gjerë e fshatarëve të lirë ose gjysmë të lirë. - Zanati më i nderuar për ta ishin lufta, gjuetia, garat sportive etj., skenat e të cilave na janë transmetuar përmes gjuhës së gjallë artistike në objektet e bronzta të zbuluara në krahinat veriore ilire apo në kallcat e Glasinacit. - Në gjysmën e dytë të shek. V p.e.sonë disa nga federatat ilire kishin arritur një stad mjaft të përparuar në zhvillimin e tyre politik. - Taulantët, fiset ilire, fqinje të Maqedonisë dhe ato më jugore: kaonët, thesprotët e molosët merrnin pjesë në ngjarje të tilla politike të historisë së botës së Mesdheut siç ishte lufta e Peloponezit. - Taulantët ndërhyjnë me këtë rast në luftën civile që shpërtheu në Epidamn në vitin 436 p.e.sonë. - Në këtë luftë ata morën nën mbrojtje oligarkët e dëbuar nga demosi i qytetit dhe qenë një nga ato forca që në aleancë me Athinën, kundër lidhjes së Peloponezit, ndihmuan aristokracinë epidamnase të rikthehet në pushtet. - Kjo ngjarje shënoi një kthesë të rëndësishme në historinë e kësaj kolonie greke, sepse fatet e saj do të lidhen paskësaj gjithnjë e më shumë me botën ilire. - Dy njoftime të tjera kanë të bëjnë me ngjarjet e vitit 423. I pari bën fjalë për kaonët, thesprotët, molosët dhe disa fise të tjera më të vogla fqinje të molosëve, që marrin pjesë nga ana e lakedemonëve në fushatën për të nënshtruar Akarnaninë dhe për ta shkëputur atë nga aleanca me Athinën, fushatë që përfundoi pa sukses. - Njoftimi i dytë lidhet me luftën që zhvilluan ilirët e krahinave juglindore kundër maqedonëve. - Fisi ilir i lynkestëve ishte prej kohësh në konflikt me sundimtarët maqedonë, të cilët synonin ta nënshtronin. - Gjatë luftës greko-persiane mbreti maqedon i ndihmuar nga persët kishte mundur t'u impononte lynkestëve sovranitetin e tij. - Në kushtet e reja të luftës së Peloponezit, kur shteti maqedon ishte ende i pakonsoliduar dhe sundimtari i tij Perdika II përplasej sa në njërën anë në tjetrën, duke u lidhur herë me Athinën e herë me Spartën, mbreti i lynkestëve, Arrabeu, shfrytëzoi këtë situatë për t'u shkëputur nga varësia maqedone. - Në përpjekjet e tij për të rivendosur gjendjen e mëparshme, Perdika kërkoi ndihmën e aleatit të vet, komandantit të forcave lakedemone, Brasidës, të cilit i kishte besuar luftën kundër Athinës në teatrin halkidik të veprimeve ushtarake. - Një ekspeditë e fuqishme e përbërë nga forcat e Perdikës dhe të Brasidës provoi të thyente Arrabeun me anën e bisedimeve dhe të bëhej aleat i lakedemonëve. - Por përpjekjet dështuan dhe bashkë me to dështoi edhe ekspedita kundër lynkestëve. Në kundërshtim me vullnetin e Perdikës, Brasida nuk guxoi të sulmonte dhe vendosi t'i tërhiqte forcat. - Pak kohë më vonë Perdika e bindi përsëri Brasidën për një fushatë të re kundër lynkestëve; forcat maqedone e ato lakedemone të përbëra prej 3 000 hoplitësh, 1 000 kalorësish dhe një numër barbarësh sulmuan Arrabeun. - Por këtë radhë lynkestët kishin siguruar ndihmën e vëllezërve të tyre ilirë. - Forcat e bashkuara të ilirëve dhe lynkestëve e shpartalluan veçmas mbretin maqedon dhe e detyruan të largohej në pështjellim të plotë, duke braktisur aleatin e tij. - Kështu Brasida u gjend i rrethuar keq dhe vetëm me përpjekje të mëdha mundi t'i shpëtojë forcat e veta nga asgjësimi i plotë. Kjo luftë ndryshoi krejt drejtimin që kishin marrë ngjarjet në frontin halkidik. "I detyruar nga rrethanat e rënda,- shkruan Tukididi, - Perdika u përpoq të hynte sa më parë në marrëveshje me athinasit dhe t'i hiqte qafe peloponezasit". - Duke i përshkruar këto ngjarje të shek. V, Tukididi na ka lënë edhe një shënim me mjaft interes për vlerësimin e jetës social-politike të ilirëve. Prej fjalimit, që sipas tij Brasida u mbajti ushtarëve të tij para tërheqjes, ne mësojmë se shoqëria ilire ruan ende në fundin e shek.V mbeturina të theksuara të rendit fisnor. - Por midis njoftimeve të autorëve që bëjnë fjalë vetëm për inkursionet e ilirëve dhe atyre të Tukididit, që i përmend ata si një forcë aktive, pjesëmarrëse në ngjarjet më të rëndësishme të kohës, ku luajti ndonjëherë një rol jo pa rëndësi, ka një ndryshim të dukshëm. - E re në njoftimet e Tukididit është se lufta e federatave ilire si në rastin e ndërhyrjes në luftën civile të Epidamnit, ashtu dhe në luftën kundër maqedonëve dhe aleatëve të tyre peloponezas, nuk kishte më karakterin e një inkursioni grabitqar, por synime politike të caktuara dhe kjo nënkupton një stad mjaft të avancuar të organizimit të tyre politik qoftë edhe në kuadrin e një federate fisnore. - I gjithë ky zhvillim social-politik, që vihet re, veçanërisht tek fiset ilire të jugut në fund të shek.V p.e.sonë, pasqyron qartë një shoqëri, që jetonte etapën e fundit të organizimit fisnor, atë kalimtare për në rendin skllavopronar. - Mbi bazën e kësaj shoqërie do të lindin në fundin e shek. V - fillimin e shek. IV p.e.sonë formacionet e para shtetërore ilire. - Kultura ilire u formua me tiparet e saj karakteristike që e dallojnë nga kulturat e popujve fqinjë në periudhën e zhvilluar të epokës së hekurit. - Ajo ishte një kulturë autoktone që u krijua në truallin historik të ilirëve. - Në procesin e formimit të vetë etnosit ilir, mbi bazën e zhvillimit të brendshëm social-ekonomik të shoqërisë ilire dhe pa dyshim edhe të marrëdhënieve me popujt fqinjë. - Krahas tipareve themelore të përbashkëta të kësaj kulture, që janë karakteristike për gjithë truallin ilir, vihen re edhe veçanti lokale. Në kushtet e një territori të gjerë, me larmi të theksuara fiziko-gjeografike, siç ishte pjesa perëndimore e Gadishullit të Ballkanit, me lidhje fqinjësie e marrëdhënie me krahina që i karakterizonte një zhvillim i ndryshëm social-kulturor, sidomos i theksuar midis veriut të prapambetur qendror evropian dhe jugut më të përparuar egjeo-mesdhetar. - Sipas të dhënave arkeologjike, në truallin ilir dallohen në epokën e hekurit disa grupe kulturore: grupi jonik ose epirot, që përfshin krahinën e banuar nga kaonët, thesprotët, molosët dhe fiset e tjera më të vogla të viseve më jugore; grupi adriatik-jugor ose taulanto-ardian, që shtrihet në gjithë ultësirën bregdetare nga Vjosa në Naretva dhe që banohej nga këto dy fise të mëdha si dhe fise të tjera më të vogla rreth tyre; - grupi devollit ose dasaret në krahinën juglindore të Shqipërisë me qendër pellgun e Korçës; grupi pelagon në Maqedoninë Perëndimore dhe ai paion në atë lindore, grupi i Matit ose pirust, që përfshin krahinat e brendshme të Shqipërisë Verilindore (Mat, Dibër Kukës) dhe ai dardan në Kosovë; - grupi i Glasinacit me qendër rrafshnaltën me të njëjtin emër në lindje të Sarajevës dhe rreth saj, që i përgjigjet krahinës së banuar nga autariatët; grupi dalmatin, që përfshin krahinën midis lumenjve Naretva e Krka; grupi japod në territorin e sotëm të Likës dhe grupi verior-adriatik ose liburn, që shtrihej në territorin midis lumenjve Krka e Zrmanje. - Çdo njeri nga këto grupe kulturore i përgjigjet kryesisht territoreve të banuara nga fiset ose bashkimet e mëdha fisnore ilire. - Sa më të afërta gjeografikisht ishin këto grupe, aq më të mëdha ishin ngjashmëritë kulturore midis tyre. Kështu, p.sh., grupi japod paraqet mjaft paralele me atë fqinjë liburn. - Në Ilirinë Qendrore grupi i Matit lidhet aq ngushtë me atë të Glasinacit dhe atë dardan saqë inkuadrohen me një kompleks të gjerë kulturor Mat-Glasinac; ndërsa në Ilirinë e Jugut grupi devollit afron në shumë aspekte me atë pelagon dhe epirot. - Këto ndryshime dhe ngjashmëri lokale, që burojnë nga baza e përbashkët etnike, kushtet herë të përafërta e herë të ndryshme të zhvillimit social-ekonomik dhe marrëdhëniet ndërkrahinore, shkrihen në tërësinë e bashkësisë kulturore ilire, të cilën e vërejmë si në gjuhë, ashtu dhe në kulturën materiale (vendbanimet, veglat e punës, armët, qeramikën, stolitë etj.) e atë shpirtërore (artin e botëkuptimin) të saj, pa kërkuar një unitet të plotë për këtë shkallë të zhvillimit të ilirëve. - Veçoritë lokale etnografike në kulturë, ashtu sikurse dhe ato dialektore në gjuhë, nuk cenojnë unitetin e kulturës ilire dhe të bartësve të saj, ato janë shprehje e larmisë dhe e ndryshimeve brenda së njëjtës kulturë. a. **Gjuha** - Ilirët flisnin një gjuhë që dallohej nga gjuhët e popujve të tjerë të kohës së lashtë të Ballkanit. Ajo ishte një gjuhë e veçantë indoevropiane, që kishte lidhje afërie ku më të largët e ku më të afërt me gjuhë të tjera të gadishullit dhe jashtë tij. - Janë konstatuar elemente të përbashkëta sidomos me trakishten. Lidhur me vendin e ilirishtes në mes të gjuhëve indoevropiane është diskutuar mjaft dhe janë dhënë mendime të ndryshme. - Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar popullsi ilire; nga ana tjetër, në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera në trojet e sotme; një pjesë e elementeve gjuhësore: emra vendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe. - Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato janë zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, d.m.th. kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse; marrëdhëniet e shqipes me greqishten e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe është zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit; të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm. - Nga të gjitha këto argumente, del si përfundim se teza e origjinës ilire të gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore. - Studiues të ndryshëm kanë përcaktuar si ilire edhe një numër fjalësh të ndeshura në gjuhët e tjera të lashta ose në gjuhët e sotme të Evropës, duke i marrë ato si huazime nga ilirishtja ose si të trashëguara prej saj. Shumica e tyre janë të diskutueshme, po disa kanë gjasa vërtetësie. - Ndër to përmendim: lat. mannus = kalë i vogël, krhs. shqipen maz/mëz; gr. balios = i bardhë, me pulla të bardha, krhs. shqipen balë; gr. kalibe = kasollë; disa fjalë pararomane etj. - Material më të pasur jep mesapishtja e Italisë Jugore. Prej saj kanë ardhur një numër mbishkrimesh zakonisht të shkurtra e shpesh fragmentare të shek. VI-I p.e.sonë, që japin edhe fjalë, trajta e ndonjë frazë, përveç emrave të përveçëm që përmenden në to, por që janë kuptuar dhe shpjeguar deri më sot në një masë të vogël. - Kemi disa glosa si brendon = bri, bilia = bilë, bijë etj., dhe shumë emra të përveçëm njerëzish, fisesh e vendesh. - Janë vënë re gjithashtu edhe bashkëpërkime të rëndësishme midis mesapishtes dhe shqipes në sistemin fonetik dhe gramatikor, si p.sh. reflektimi i \|o\|-së së shkurtër indoevropiane në \|a\|, evolucioni ?\|-m\|\>\|-n\| i mbaresës së rasës kallëzore njëjës të emrave në të dyja këto gjuhë etj. b. **Arti dhe botëkuptim** - Arti ilir në periudhën e hershme të hekurit karakterizohet me stilin e tij dekorativ të theksuar të epokës së bronzit, por lulëzimin e arrin në fillim të epokës së plotë të hekurit, d.m.th. rreth shek. VIII-VII p.e.sonë në kushtet e zhvillimit të mëtejshëm ekonomiko-shoqëror të ilirëve. - Kjo vihet re qartë sidomos në grupin e kulturës së Devollit, në atë të Mat-Glasinacit etj. - Ky stil zbukurimi, i aplikuar jo vetëm në objektet e veçanta metalike, kryesisht prej bronzi dhe në qeramikë, por edhe në materialet që nuk i rezistuan kohës si në dru, kockë etj., përfaqësohet nga një gamë e pasur figurash gjeometrike, si rrathë të veçantë e bashkëqendrorë, rombe e trekëndësha me fusha të zbrazura ose të mbushura me vija paralele etj., të kompozuara me një fantazi të zhvilluar dhe në një sistem rigorozisht simetrik. - Ky stil do të jetojë në të gjitha periudhat e veçanta të zhvillimit dhe të dobësimit të tij, deri në fund të periudhës së hershme të hekurit, duke përbërë kështu bazën kryesore dhe më të qëndrueshme të koncepteve estetike të ilirëve në përgjithësi - Përsa u përket besimeve të ilirëve të epokës së hekurit, ato nuk ndryshonin prej atyre të epokës së bronzit. - Një rol të madh vazhdon të luajë kulti i tokës mëmë i lidhur me pjellorinë e saj dhe me zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi. - Shumë e përhapur tek ilirët ishte heliolatria (adhurimi i diellit). Gjurmët e shumta të saj shprehen përmes motiveve të ndryshme, që zbukuronin objektet e veçanta dhe që në mënyrë grafike simbolizonin diellin. - Të tilla ishin, p.sh.: rrathët bashkëqendrorë, svastikat, spiralja etj. Ky kult diellor tek ilirët shprehej dhe përmes varëseve të ndryshme në formë kali, kaprolli, zogu etj. - Një kult tjetër shumë i zhvilluar tek ilirët, sidomos tek ata të krahinave jugore, ishte dhe gjarpri si simbol i pjellorisë si totem, si qenie mbrojtëse nga syri i keq (apotropeike) etj. - Vendosja e varreve në tuma përreth një varri më të hershëm të pasur dhe qendror, si dhe shoqërimi i të vdekurit në varr me objekte të ndryshme, tregon se tek ilirët e periudhës së hershme të hekurit ishte i zhvilluar dhe kulti i të parëve, si edhe besimi mbi jetën e përtej varrit. - Ilirët besonin edhe në ekzistencën e fuqive mistike, që rronin midis tyre dhe u shkaktonin njerëzve sëmundjet dhe fatkeqësitë e tjera shoqërore. a. **Kolonitë helene dhe marrdhëniet me botën Ilire** - Vendosja e kolonive helene në bregdetin ilir është pjesë e drejtimit të lëvizjes kolonizuese helene, në të cilën më aktiv u tregua Korinthi. - Kjo dukuri u zhvillua, nga njëra anë, me shtytjen e faktorëve ekonomikë e shoqërorë të metropoleve dhe, nga ana tjetër, qe një hap i mëtejshëm në përfshirjen e zonave ilire në sferën e ekonomisë së Mesdheut. - Kolonitë më të hershme u vendosën në tokat e Ilirisë së Jugut. Këto zona të banuara nga ilirët kishin marrëdhënie tregtare me vendet e Greqisë që nga epoka kreto-mikene. - Kjo tregti fitoi një bazë më të gjerë në kushtet e shthurjes së rendit fisnor tek ilirët. Vendosja dhe zhvillimi i mëtejshëm i kolonive ka qenë pasojë e këtij procesi. - Në fillim u vendosën pranë vendbanimeve ilire pikat tregtare, të cilat me zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me brendatokën ilire u populluan nga grupe kolonistësh helenë dhe u kthyen në qendra të shpërngulurish (apoike) të metropoleve greke. - Kolonia më e hershme u vendos në vitin 737 në ishullin e Korkyrës, që banohej atëhere nga liburnët. - Nga këtej një valë kolonistësh u vendosën në Dyrrah (627 p.e.sonë, ka shumë gjasë edhe më herët). - Apolonia, e cila u themelua në vitin 588, ngjan të ketë qenë populluar nga kolonistë të ardhur nga Dyrrahu. - Veçanërisht eksportimi i argjendit që nxirrej nga minierat e pirustëve dhe të Dardanisë, u bë një nga burimet kryesore të pasurimit e të lulëzimit të dy kolonive të mëdha, Dyrrahut dhe Apolonisë. Ai eksportohej kryesisht në formën e monedhave, të cilat gjetën një përkrahje të gjerë në krahinat e afërta dhe të largëta ilire. - Për të nxjerrë fitime sa më të mëdha nga marrëdhëniet tregtare me ilirët, sidomos nga tregtia me shumicë e lëndëve të para, e gjithë kjo veprimtari kryhej nëpërmjet një përfaqësuesi të veçantë të kolonive, të quajtur poleti. - Duke qenë se Dyrrahu dhe Apolonia ishin qendra zejtare e tregtare, bujqësia e blegtoria zinte në to një vend të dorës së dytë. - Në rrethet e afërta të qytetit pronarët e pasur kishin tokat e kullotat e tyre me sipërfaqe e prodhim të kufizuar, sepse kufiri me ilirët nuk shtrihej shumë larg mureve të qytetit. - Që në fillim në kolonitë helene të bregdetit ilir u vendos mënyra antike e prodhimit. Në ndarjen e shoqërisë në kolonitë rol të veçantë luante prejardhja shoqërore dhe etnike e njerëzve. - Në kushte më të privilegjuara ishte shtresa me prejardhje aristokrate, që kishte qenë shpesh përkrahëse e themelimit të kolonive. - Përbërja shoqërore e shtresave të lira ishte e larmishme. Krahas të mërguarve, për arsye politike gjatë luftërave të demosit me aristokracinë në metropole, kishte fisnikë të varfëruar, zejtarë të zhveshur nga mjetet e prodhimit, fshatarë të shpronësuar, tregtarë e detarë. - Kjo masë e popullsisë shtohej vazhdimisht si rrjedhim i dyndjeve të herëpashershme nga metropolet. Në Dyrrah një kontingjent i madh njerëzish të tillë erdhi në gjysmën e dytë të shek.V. - Në Dyrrah e në Apoloni shtresa e skllevërve përbënte forcën kryesore të fuqisë punëtore. Ajo ndahej në tri kategori: në skllevër të qytet-shtetit skllavopronar, të cilët punonin në punishtet e tjegullave dhe të tullave, në thyerjen, transportimin dhe në skalitjen e gurëve, në përpunimin e metaleve e në prerjen e monedhave, pra në punët më të rënda. - Të shumtë ishin edhe skllevërit privatë që përbënin kategorinë e dytë, të cilët përveç ergasterive shërbenin edhe në ekonomitë shtëpiake. - Një pjesë të popullsisë, gjithmonë në rritje, e përbënin "të huajt", kategoria e tretë ose banorët me origjinë ilire. Këta në dhjetëvjeçarët e parë ishin të privuar nga të drejtat shoqërore dhe politike. - Në përputhje me këtë përbërje shoqërore të popullsisë, rendi politik në Apoloni e Dyrrah kishte në fillim karakter oligarkik. Pushteti i takonte një pakice me prejardhje aristokrate. - Shumica dërrmuese e popullsisë, ashtu edhe ilirët, duke mos bërë fjalë për skllevërit, nuk gëzonte të drejta në qeverisjen e qytetit. - Zhvillimi i vrullshëm ekonomik i Dyrrahut dhe i Apolonisë në shek.VI-V shoqërohet me ndryshime në rendin shoqëror e politik të dy kolonive, si rrjedhim i një lufte të ashpër sociale e politike. - Me zgjerimin e prodhimit zejtar dhe të shkëmbimit të mallrave me ilirët dhe me Greqinë, u pasuruan dhe u forcuan ekonomikisht shtresat tregtare e zejtare të kolonive. - Këto shtresa dolën tani si forca të pavarura në arenën politike kundër grupit oligarkik, me synimin për të marrë pushtetin dhe për ta përdorur atë në dobi të interesave të tyre. - Si rrjedhim i kësaj, në vitin 437 shpërtheu në Dyrrah një kryengritje e demosit, e njohur në historinë antike për rolin që luajti në prag të luftës së Peloponezit. - Në arenën e kësaj lufte përveç forcave të demosit dhe aristokracisë, u duk edhe ndeshja e interesave të Korkyrës, prapa së cilës qëndronte Athina dhe Korinthi. - Të dyja fuqitë synonin të përfitonin mundësi më të gjera në tregun ilir. - Gjithashtu në këtë ndeshje morën pjesë aktive edhe ilirët fqinjë, të cilët duke ndihmuar aristokratët e dëbuar nga qyteti, u radhitën me forcat që përkahnin Athinën në luftën kundër lidhjes së Peloponezit. - Këto ndryshime u pasqyruan edhe në përbërjen dhe në funksionet shtetërore. - Vendin e krerëve (fylarkëve) aristokratë, në duart e të cilëve qe përqendruar pushteti gjatë regjimit oligarkik, e zuri tani një organ kolegjial, buleja (këshilli). - Anëtarët e saj mund të ishin jo vetëm nga fisnikët, por edhe nga shtresat e tjera të skllavopronarëve. - U krijua edhe organi i mbledhjes së përgjithshme te popullit, helieja. - Detyrat kryesore të saj ishin miratimi i ligjeve, marrja e vendimeve me rëndësi dhe zgjedhja e kontrollimi i veprimtarisë së organeve ekzekutive të qytetit. - Me gjithë pjesëmarrjen e popullit të lirë, edhe ky organ ishte në duart e skllavopronarëve, pa praninë e të cilëve helieja nuk kishte të drejtë të zgjidhte organet e larta ekzekutive të qytetit. - Nga anëtarët e bulesë në krye të çdo viti zgjidhej prytani, i cili ishte funksionari më i lartë civil i qytetit. - Me emrin e tij lidheshin të gjitha ligjet, dekretet e vendimet me rëndësi të shpallura gjatë vitit. Me çështjet që kishin të bënin me mbrojtjen ushtarake dhe me luftën merrej toksarku, që ishte komandanti i shigjetarëve. - Sekretarit i binte për detyrë kryesore të kujdesej për ngulitjen mbi gur ose mbi tabela bakri të ligjeve, të dekreteve e vendimeve të marra nga helieja apo organet e larta ekzekutive dhe t'i shpallte ato publikisht. - Të tre hieramnamonët, merreshin jo vetëm me çështjet e kultit, me organizimin e lojërave e të festave, por me sa duket edhe me çështjet financiare të qytetit. Veç këtyre kishte edhe nëpunës të tjerë, të një rangu më të ulët, por që në të vërtetë luanin një rol me rëndësi në jetën ekonomike. - I tillë ishte nëpunësi i ngarkuar me prerjen e monedhave, i cili kishte për detyrë të kujdesej si për sigurimin e lëndës së parë, ashtu edhe për prerjen dhe shpërndarjen e monedhave. - Mbi drahmet e argjendta emri i tij vendosej krahas atij të prytanit. - Një funksionar tjetër ishte poleti që merrej me rregullimin e tregtisë me ilirët. - Kulti fetar ishte në harmoni me institucionet shoqërore e politike të qytetit. Kjo duket edhe nga shkrirja e funksioneve fetare me ato shtetërore (hieramnamonët). - Hyjnitë më të adhuruara në Apoloni ishin Apoloni, që i dha emrin qytetit, hyjnesha ilire e brigjeve u unjisua nga kolonistët me Artemisin; Dionizi ishte hyu i vreshtave etj. Perënditë kryesore, të cilëve u faleshin më shumë dyrrahasit, ishin Zeusi, Dielli dhe bashkëthemeluesi legjendar i qytetit Herakliu. - Kolonitë helene u vendosën në Iliri në rrethanat e marrëdhënieve të ngushta ekonomike me ilirët, që kushtëzoheshin nga interesat reciproke. - Fuqizimi i mëtejshëm i kolonive përkon me lindjen e qyteteve ilire dhe me formimin e shtetit ilir. - Tek këta kolonitë do të gjejnë një bazë për t'u mbështetur në synimet e tyre për çlirimin e plotë ekonomik dhe politik nga metropolet. - Nuk kanë munguar edhe konfliktet midis ilirëve dhe kolonive, me sa duket, si rrjedhim i shpërdorimeve të kolonistëve në marrëdhëniet me ilirët dhe për kufijtë midis tyre. - Këto morën forma të armatosura në luftën e Apolonisë me qytetin ilir Thronion rreth mesit të shek.V dhe në luftën e ilirëve kundër Isës më 385 p.e.sonë. - Që nga gjysma e dytë e shek. IV p.e.sonë historia e kolonive helene të bregdetit të Ilirisë zhvillohet në marrëdhënie të ngushta me historinë politike të shtetit ilir dhe në kornizën e saj. - Gjatë shek IV-II para erës së re qyteti dhe jeta mori një zhvillim të vrullshëm.Ato u zhvilluan veçanërisht ne krahinat e ultësirëst bregdetare, nga Dyrrahu deri ne Apoloni. - Qytetet ishin të ngritura në kodra të mbrojtura nga pikpamja natyrore dhe të fortifikuara me murë rrethues të ndërtuar me blloqe gurësh. - Në arkitekturen e tyre të mbrendshme qytetet Ilire u ndërtuan sipas shembullit të qyteteve bashkohase te Greqise,Maqedonisë dhe Epirit. - Në vendet më të mira ndërtoheshin ngrehinat e rëndësishme shoqërore si : tempujt,teatrot,stadiumet etj. **Kreu III** **SHTETET ILIRE** 1. **Zhvillimi ekonomik e shoqëror i Ilirëve në shek. IV p.e.sonë** - Në shtetet fundin e shek. V p.e.r ilirë thyjnë rrugën e zhvillimit sklavopronar. - Midis formacioneve shtetërore që u formuan në trevën e gjërë Ilire, I cili arriti shkalën më të lartë të zhvilluar politike dhe që luajti rol të shquar në ngjarjet politike të kohës qe shteti Ilir apo Mbretëria Ilire. Në një teritor të gjërë që përfshinë krahinat prej lumit neretva (Narona) në veri e deri te lumi Vjosa (AOUS), në jug me një shtrirje drejt lindjes deri te liqenet Lynhide në kufi me Maqedonin dhe më në veri me MbretërinëDardane. - Shtete tjera në jug ishin shteti I Epirit- përfshnte tokat prej Lumit Vjosa (Aous), e deri në gjirin e Artës (Nikopolit), due u kufizua Akarnaninë e nga lindja me thesalinë e Maqedonisë - Në këtë hapsirëkanëegzistuar edhe formacione shtetrore të pavarura edhe një varg qytetesh shtete, si dyrahu, Apollonia, Ammbrakia. - Në krahinat e brendëshme jugore dhe qendrore ilire u formuan tri mbretëri të vogla ilire e Paionëve , dardanëve dhe Athamanëve në shek. III ëë - Popullata ilire e krahinave të brenshme qendrore e veriore u urganizuan në federata fisnore si ai i Dalmatëve. a. **Lindja e qyteteve dhe e jetës qytetare** - Zhvillimi ekonomik e shoqëror i Ilirisë gjatë epokës së hekurit dhe veçanërisht gjatë shek. VII-V p.e.sonë kishte përgatitur kushtet për lindjen e qyteteve dhe të jetës qytetare. - Siç dëshmojnë të dhënat arkeologjike, qytetet ilire ngrihen mbi bazën e vendbanimeve të fortifikuara të epokës së hekurit dhe të qendrave protourbane që u krijuan si rezultat i zhvillimit të zejtarisë, të bujqësisë, të blegtorisë, si edhe të intensifikimit të marrëdhënieve të këmbimit me botën greke. - Kjo dëshmohet nga prania e gjerë e qeramikës së importuar korinthike e jonike dhe më pas edhe nga prodhimet e kolonive greke në Dyrrah e në Apoloni, të cilat kishin hyrë në marrëdhënie të ngushta me prapatokën ilire. - Lindja dhe zhvillimi i jetës qytetare ishte një dukuri me karakter ekonomik e shoqëror tërësisht e re. - Thelbi i saj ishte vendosja e ekonomisë antike të tregut që u materializua me krijimin e qyteteve si qendra prodhimi e shkëmbimi. - Kjo është e lidhur me shkëputjen e plotë të zejtarisë nga bujqësia, me krijimin e mënyrës antike të prodhimit dhe me zbatimin e punës së skllavit në degët e ekonomisë. - Historiani grek, Diodori, duke përshkruar fushatat e Filipit II kundër ilirëve thotë se mbreti i Maqedonisë "u lëshua mbi Ilirinë me një ushtri të fortë, plaçkiti vendin, nënshtroi shumë vogla dhe u kthye në Maqedoni me plaçkë të madhe". - Oratori i madh, Demosteni, duke paralajmëruar athinasit për rrezikun që i kërcënonte nga mbreti maqedon, vë në dukje gjithashtu se "Filipi po fortifikonte qytete në Iliri". - Pak më vonë historianët grekë të shek. II p.e.sonë Ariani e Rufi përmendin me emër Polionin si qytet i Dasaretisë, kurse historiani i shek. IV p.e.sonë Theopompi përmend qytetin Oidanton. - Më në fund nga të dhënat numizmatike të fillimit të shek. IV p.e.sonë mësojmë emrin e një qyteti të rëndësishëm ilir, Damastion. - Kuptohet se origjinën e këtyre qyteteve, që janë të pranishme në mesin e shek. IV p.e.sonë, (një rast vërtetohet qysh në fillim të këtij shekulli), duhet ta kërkojmë pak më parë, d.m.th. në fundin e shek. V p.e.sonë. - Dëshmitë e autorëve antikë, përveç faktit që kumtojnë ekzistencën e tyre, janë tepër të varfra për të ndihmuar që të rindërtohet pamja reale e këtyre qendrave urbane. - Edhe nga pikëpamja arkeologjike nuk ka ende gjurmime të tilla, nëpërmjet të cilave të dallohet qartë qyteti i kësaj kohe. - Megjithatë, prej qyteteve antike, rrënojat e të cilave ruhen në vendin tonë, mund të pohohet se qyteti i mirëfilltë në Iliri formohet kryesisht gjatë shek. IV p.e.sonë. - Në këtë kohë kemi edhe dëshmitë e qarta si nga burimet e shkruara, ashtu edhe nga ato arkeologjike. - Këto qytete ashtu sikurse vendbanimet e fortifikuara të epokës së hekurit, ngrihen mbi kodra të mbrojtura nga pikëpamja natyrore, por shtrihen me sipërfaqe relativisht më të gjera, që arrijnë deri në 10-20 ha. - Muret e tyre rrethuese janë ndërtuar me një teknikë më të përparuar me blloqe shumëkëndëshe, trapezoidale; ato janë mjaft të fuqishme dhe me një bukuri të rrallë (Amantia, Klos, Çuka e Aitojt etj.). - Qytetet e mëdha zënë një pozitë qendrore në krahinën që zotërojnë dhe shtrihen në një hapësirë prej 30-40 ha, siç është rasti i Bylisit, i Antigonesë, i Lisit etj., dhe janë të mbrojtura me mure të fuqishme. - Duke folur për qytetet e kësaj kohe Diodori i quan ato me termin polisma, që do të thotë qytete të vogla, me sa duket ende në shkallën fillestare të zhvillimit të tyre. Demosteni, në shek. IV p.e.sonë përkundrazi, përdor termin poleis që do të thotë qytet. - Ndryshimi që vërehet në termat e përdorur prej këtyre dy autorëve nuk duket të jetë i rastit; ai shpreh me sa duket një diferencim që u bëhet këtyre qendrave urbane ilire dhe që lidhet me karakterin e tyre. - Pak dritë mbi këtë çështje hedh pohimi i Arianit, i cili e quan Pelionin si "qytetin më të fortë" midis qyteteve të Dasaretisë. - Duket se disa qytete kishin mundur të ecnin përpara dhe të dalloheshin prej të tjerave. Interes të veçantë paraqet në këtë drejtim Damastioni, i cili është dhe i pari qytet ilir që pret monedha. - Burimet tregojnë se ky qytet gjendej në shpinë të zonës bregdetare, diku midis kësaj zone dhe liqeneve lynkeste. Duke folur për këtë Straboni në shekullin e parë shkruan kështu: "Pas Epidamnit dhe Apolonisë gjer te malet Keraune ndodhen bylinët, taulantët, parthinët dhe brygët; aty afër gjenden dhe minierat e argjendit në Damastion, mbi të cilat diestët vendosën sundimin e tyre, si dhe enkelejtë, të cilët i quajnë dasaretë; afër këtyre vijnë lynkestët..". - Mungesa e të dhënave më të sigurta ka penguar që ky qytet të lokalizohet me saktësi, por duke u nisur nga arsenali i gjetjeve të monedhave të tij, ai duhet kërkuar në krahinat e brendshme ilire, diku në lindje të Drinit të Sipërm. - Pasazhi i Strabonit ka një rëndësi të veçantë dhe për një fakt tjetër. - Ai tregon se Damastioni qe një qytet që lindi dhe u zhvillua në një zonë të pasur me miniera, të cilat, me sa duket përbënin edhe bazën ekonomike të tij. - Shfrytëzimi i tyre dhe zhvillimi i zejtarisë së përpunimit të metaleve qenë degët kryesore të kësaj ekonomie. - Karakteri i saj bëhet i qartë edhe nga simbolet që mbajnë monedhat e qytetit, të cilat paraqesin midis të tjerash çekanin e minatorit dhe shufrat metalike. - Damastioni është, kështu, shembulli i një qyteti zejtar të përparuar të kësaj kohe, por padyshim jo i vetmi. - Pelioni shfaqet në burimet, jo vetëm si qyteti më i fortë midis qyteteve të Dasaretisë, por edhe si kryeqendër apo qendër rezidenciale e mbretit ilir. - Ka mundësi që qytetet e tjera më të vogla, ato që Diodori i quan polisma, do të kenë qenë qendra njësish gjeografiko-ekonomike, ku do të ketë mbisunduar ekonomia bujqësore-blegtorale me ndonjë degë të kufizuar të zejtarisë. a. **Zejtaria, bujqësia e blegtoria** - Lindja e qyteteve i dha një shtytje të re zhvillimit të degëve të ndryshme të ekonomisë ilire. - Zejtarinë e shfrytëzimit të minierave dhe të përpunimit të metaleve ilirët e njihnin dhe më parë, por asnjëherë si tani ajo nuk paraqitet si degë e veçantë e një qyteti, siç është rasti i Damastionit. - Në shek. IV në zejtarinë e punimit të metaleve nuk vihet re ende ndonjë ndryshim cilësor, fjala vjen në punimin e veglave të punës, të armëve apo të zbukurimeve, në krahasim me shekujt pararendës. - Por tani mund të flitet për një veprimtari më të gjerë e më intensive si në shfrytëzimin e minierave, ashtu edhe në prodhimtarinë e degëve të veçanta të zejtarisë metalpunuese. - Të dhënat për bujqësinë dhe blegtorinë e ilirëve për shek. IV janë të v