Historia e Arkitekturës Renesance PDF

Document Details

WieldyHeliotrope9895

Uploaded by WieldyHeliotrope9895

Universiteti i Prishtinës

2007

Shqipe Nixha, Florina Jerliu

Tags

arkitekturë historie e arkitekturës renesancë arkitekturë evropiane

Summary

Ky dokument shqyrton Historinë e Arkitekturës, me fokus në periudhën e Renesancës në Evropë. Analizon zhvillimin e arkitekturës evropiane nga shekulli XV deri në XIX duke përmendur stile si Baroku dhe Klasicizmin. Përmban detaje të rëndësishme rreth arkitekturës italiane.

Full Transcript

Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës Katedra e Historisë së Ar...

Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës Katedra e Historisë së Arkitekturës dhe Artit Mr.Sc. Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida, MA HISTORIA E ARKITEKTURËS ARKITEKTURA EUROPIANE PREJ RENESANSËS DERI TE MODERNA (SHEKUJT XV –XIX) (DISPENCË) Prishtinë, 2007 -i- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) © 2007, Mr.sc. Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida. MA Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës Universiteti i Prishtinës Historia e Arkitekturës Arkitektura Eurpiane prej Renesansës deri te Moderna (Shekujt XV – XIX) Dispensë Prishtinë, 2007 -ii- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) HYRJE Shekujt XV-XIX përfaqësojnë një fazë të rëndësishme të civilizimit dhe të kulturës së njerëzimit kur hapet dhe trasohet rruga e veprimit dhe e mendimit të lirë. Është që nxori mendimtarë dhe talentë të mëdhenj të cilët krijuan kryevepra në të gjitha manifestimet kulturore të njeriut. Në këtë kurs ligjeratash do të vazhdojmë me elaborimin e periudhave kohore të zhvillimit të arkitekturës evropiane prej shekullit të XV-të, gjegjësisht, prej Renesansës e deri në prag të arkitekturës moderne të shekullit XX-të. Meqë vëllimi dhe numri i monumenteve arkitektonike dhe arkitektëve të kësaj periudhe të mahnitshme është i madh dhe elaborimi i hollësishëm i të shumtës së tyre është vështirë që të inkuadrohet në kuadër të lëndës, do të ndalemi te ato vepra dhe artistë e arkitektë të cilët shprehimisht, më së afërti e pasqyrojnë dhe na njoftojnë për zhvillimin e arkitekturës së kësaj periudhe. Kjo epokë, përfshinë periudhat: ƒ Renesansa/Rilindja bazuar në artin antik (shek.XV, XVI) ƒ Baroku (shek. XVII, XVIII) ƒ Klasicizmit (shek.XVII-XIX /neoklasicizmi) ƒ Romantizmit (shek. XIX) ƒ Eklekticizmit (shek. XIX) e përfundon me Modernën (fillimi shek.XX), si fazë e ciklit të ri në arkitekturë. Shekujt XV-XIX njëkohësisht përfaqësojnë kulminacionin e të arriturave të bazuara në Antikën klasike dhe në Mesjetë, gjegjësisht, në mësimet e grekëve dhe të latinëve, në teoritë e filozofëve dhe në traditat e ideologjisë kristiane. Pas kësaj kohe, lind epoka moderne e cila ndërpren provizorisht çdo gjë me të kaluarën. Kushtet e reja të zhvillimit material çuan në hulumtime të reja dhe nxitën rrjedhat moderne të civilizimit dhe të arritura të larta në kulturë. Të gjitha këto ndryshime rrënjësore përgatitën bazën për realizime të reja artistike të cilat do t’i shërbejnë nevojave jetësore dhe ndjenjave artistike të epokës moderne. Pas Mesjetës së gjatë dhe të errët 1 lind epoka e zgjimit të njerëzimit dhe epoka e përpjekjeve për liri nga dominimi fetar. Përderisa arti romanik dhe gotik kishin lindur dhe ishin zhvilluar në Evropën perëndimore, qendra e artit të ri kthehet në Itali, ku nga gërmadhat e monumenteve romake do të evoluojë arti antik i rilindur i cili me emrin Renesansë do ta përfshijë tërë Europën. 1 Nocioni Mesjetë për herë të parë u përdor në Italinë e shekullit XV-të për ta dalluar atë nga shenjat e para të të asaj që do të cilësohet si ringjallje apo Renesansë. -i- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) Italia e ndjente se në të kaluarën e largët Roma si kryeqytet bashkë me qytetet tjera italiane, ishte qendra e botës së qytetëruar, por që fuqia e saj qe venitur nga pushtimet e fiseve gjermane, gotët dhe barbarët, të cilët e shkatërruan Perandorinë romake. Italia ishte trualli specifik për lindjen e një arti të ri në Evropë pikërisht për shkak të traditës antike e cila nuk kishte humbur në tërësi dhe për faktin se elementet e arkitekturës gotike ishin përvetësuar me mjaft vështirësi meqë ky stil asnjëhere nuk iu përshtat ambientit dhe shijes së qyteteve italiane. Idetë italiane të bazuara në antikë do të plasohen në tërë Europën dhe do të mbisundojnë konzervatorizmin e vendeve veriore. Këto ide do të barten edhe te aristrokracia franceze e cila ishte fituese e luftrave në Italinë veriore, por e ngadhnjyer nga fuqia shpirtërore dhe artistike e Renesansës firentinase dhe asaj Lombarde. Në Renesansë, antika lajmërohet si një ideal i artit dhe shkencës, prandaj edhe studiohet më kënaqësi, krijohen teori, shkruhen histori dhe botohen vepra. Në fillet e kësaj periudhe në Itali, të cliruar nga paragjykimet e vjetra, në shoqëri dominon iluminizmi, ndërsa përparimi i shkencës sa vjen e bëhet më i rëndësishëm. Do të bëhen zbulimet të shumta dhe të rëndësishme për njerëzimin, si kompasi, shtypshkronja, baruti, do të zbulohet kontinenti i ri i Amerikës etj. Me zbulimet e reja do të zhvillohet tregtia; kjo do të rezultojë me zhvillimin e qyteteve. Poashtu, përderisa rregullimi feudal në vende tjera të Evropës fillon të rrënohet në shekujt XVI deri XVIII, në Itali kjo ndodh që në shekullin XIV-të. Qytetet italiane shquhen për klasën e lartë të shoqërisë. Ato bëhen qendra të mbretërimit njerëzor, në vend të shtetit të dikurshëm fetar. Braktiset asketizmi, ndërsa njeriu i Renesansës i kthehet jetës reale, e kultivon individualitetin, zhvillon anatominë, gjer më atëherë të ndaluar (e rëndësishme për proporcionet). Themelohet institucioni i mecenatit, qendrat e para të të cilave janë oborret mbretërore. Duke filluar nga shekulli XVI-të, mecenët më të mëdhenj u bënë papët. Mecenatët në Firencë, Mantovë, Milano dhe qytetet tjera tubonin artistët dhe shkrimtarët më të njohur. Megjithë kundërvënien ndaj ideologjisë mesjetare, artistët dhe arkitektët italianë nuk do të shkëputen nga katolicizmi; ata mbetën edhe më tutje në shërbim të papëve, kardinalëve, princërve, patricëve të pasur, por me një avancim evident të botëkuptimeve për jetën në përgjithësi, meqë edhe vetë kisha me udhëheqësit e saj tregon interesim për jetën profane. Qëllim i artit të Renesansës nuk mbështetej vetëm në arritjen e vlerave të antikës, por synohej tejkalimi i tyre. Për këtë kontribuan edhe rrethanat, ku shumë piktorë ishin edhe arkitektë, si dhe fakti se në shumë vepra bashkëpunuan piktorët, skulptorët dhe arkitektët. Ky bashkëpunim ndërmjet arteve mundësoi zgjidhjen e problemit të thellësisë në pikturë, zhvillimin e perspektivës si elementi më i rëndësishëm në artin e -ii- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) renesansës, dhe përvetësimin e simetrisë, si veçori e rëndësishme kompozicionale. ¨ Në shekujt XIV dhe XV lajmërohet humanizmi (ringjallja e filozofisë antike) i cili i kthehet njeriut (individit). Ishte kjo një lëvizje kulturore që shpien drejt civilizimit të ri nëpërmes të monumenteve të vjetra, lëvizje kjo themelet e të cilës i vunë Dante Aligeri (1265-1321), Petrarka (1304- 1374) e Bokacio (1313-1376). Edhepse i përket fundit të mesjetës, Dante vërejti ndryshimet që duhet bërë në shoqëri. Humanistët e kësaj periudhe do të nxjerrin në pah dy tipare themelore në krijimtarinë e tyre: kultin e njeriut dhe kultin e antikitetit. ¨ Gjatë shekujve XV dhe XVI, Renesansa italiane i dha njerëzimit shumë gjeni të artit, arkitektë, piktorë e skulptorë të cilët krijuan stile që nuk përfaqësonin vetëm ringjalljen e antikës, por një art karakteristik të epokës. Artistët e Renesansës italiane ishin njerëz të mëdhenj që bënin udhëtime të largëta, flisnin shumë gjuhë, shkëlqenin në shumë fusha, prandaj emrat si Bruneleski dhe Alberti në Firencë, Bramante, Mikelangjelo dhe Vinjolla në Romë, Palladio në Venedik etj. do të shquhen në arkitekturën botërore si emra të krijuesve më të denjë të arkitekturës së Renesansës. Ndër figurat eminente të artit italian do të veçohen emrat e skulptorëve të njohur si Donatello e Mikelangjelo, piktorëve si Mazzaco, Rafaeli, da Vinci (i cili ishte piktor, matematikan, mekanik, skulptor, arkitet), Ticiani, Tintoretti etj. ¨ Arti italian i shekullit XVII-të do të vazhdojë rrjedhën e dobësuar të zhvillimit me emrin Barok, stil i cili së shpejti përhapet në Evropë dhe zhvillohet me sukses sidomos në Gjermani e Austri, ndërsa në Francë evoluon drejtimi i posaçëm artistik me emrin Rokoko. ¨ Shekulli i XVI-të në Francë përfundon me destabilitet politik, ndërsa Renesansa nuk e kishte dhënë formulën definitive. Që nga fillimi i shekullit XVII-të, arti francez do të zhvillohet sipas modeleve antike, ndërkohë që kualiteti do të mbetet autokton. Si rrjedhojë, do të themelohet Akademia artistike në të cilën vërtetoheshin doktrinat klasike të artit. Është koha kur Puseni bëhet emër i njohur në pikturë dhe kur arkitektët ndërtojnë pallate aristokrate dhe kupolla italiane; është koha e Dekartit, Renijes, koha e lajmërimit të salloneve ku mbaheshin manifestime letrare dhe artistike. Në kohën e Luigjit të XIV-të aristokracija franceze që jetonte në Versaj kishte ambient të përshtatshëm për zhvillimin e artit falë bazës së fortë materiale. Shkrimtarët, artistët dhe disa nga shkencëtarët jetonin dhe vepronin në oborrin mbretëror, me liri të të shprehurit, por që ishte e kufizuar me shijen e Mbretit dhe brenda suazave të Akademisë. Kjo do të rezultojë me ndërtimin e pallateve luksoze si Versaji dhe me një seri të objekteve në Paris dhe tërë Europën. Fundi i shekullit XVII-të është i rëndësishëm për kulturën europiane në të cilën prijnë talentët francez me -iii- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) klasikët e njohur, si Molier dhe la Fonten. Në Anglinë e shekullit XVII-të, Renesansa italiane nuk do të zë vënd, mirëpo arkitektura do të jetë kryesisht nën ndikim të Palladios, gjegjësisht, palladianizmit me frymë barokiene. ¨ Në shekullin XVIII-të, qendra e zhvillimit kulturor dhe artistik do të bartet në Francë. Pas Luigjit të XIV-të, në art mbetet vetëm tradita për modelet klasike. Në arkitekturën e stilit rokoko, dominon linja e lakuar, sundon manirizmi por në mënyrë shumë tërheqëse dhe të këndshme. Pranë një arti të këtillë, të lehtë, të ndjeshëm, nuk janë më pak të rëndësishme të arriturat e shkenctarëve në fizikë, gjeografi, matematikë etj. Në Gjermani vërehen përpjekje të mëdha në afirmimin e ideve përparimtare, lajmërohen manifestime të ngjajshme të shijes shoqërore sikur në Francë. Kah fundi i shekullit, Gëte dhe Shileri krijojnë epokën e re e cila do të ketë ndikim në romantizmin francez. Derisa Gëte mbështet në shkencat natyrore dhe etikën e Spinozës, Shileri do të jetë nën ndikimin e fuqishëm të idealizmit të Kantit. Në këtë kohë, Anglia është fuqia më e madhe ekonomike në botë duke krijuar mbretëri kolonishë. Kultura e saj është në tension gjithnjë e më të madh, e sidomos me lajmërimin e shkollës së pikturës, me Hogartin e talentuar. Kah fundi i shekullit, Bajroni, si romantik revolucionar, do të zhvillojë ndikim të madh në kulturën e tërë Europës. ¨ Arti evropian i shekullit të XIX-të përfshin fazën e fundit të rilindjes së artit të së kaluarës, nëpër klasicizëm dhe nëpër sintezën e artit antik e mesjetar - kulminacionit të cinqueqentos. Që nga kjo kohë e deri në fund të shekullit të XIX-të zhvillohet dekadenca e qetë, me përpjekje sporadike të rilindjeve të reja. Me lajmërimin e shoqërisë së re në Francë, pas revolucionit borgjez më 1789, klasicizmi dobësohet shpejtë, ndërsa romantizmi me tendenca të rilindjes së re mbretëron në tërë Europën. Në gjysmën e shekullit, i tërë kontinenti është në revolucion nga i cili lindin shtetet e reja dhe regjimet e reja absolutiste. Kjo periudhë është megjithate periudhë e zhvillimit të ekonomisë dhe shkencës (zhvillohet hekurudha, zbulohet makina me avull, elektrika, telegrafit, telefonit etj.). Në kulturën europiane të kësaj kohe mbisundon romantizmi që më pastaj do t’i lë vëndin rrymave realiste. Romantizmi lind në literaturë ku kërkohet liria e të shprehurit, e ndjenjave individuale, dhe lind si reaksion i klasicizmit dhe formulave të akademizmit të shekullit të kaluar. Arkitektura në fillim të shekullit është klasike, me Madlenën dhe Burzën në Paris, Muzeun Britanik në Londër, me veprat e Shinkelit dhe Klenzes në Berlin dhe Mynih, etj. Me lajmërimin e Viollet le Duck-ut dhe teorive të tij, lind rryma e re e romantizmit në arkitekturë me tendencë të ringjalljes së artit mesjetar dhe të atij të renesansës së hershme. Kriza e romantizmit gradualisht zëvëndësohet me realizmin i cili evoluon së pari në literaturën franceze më Stendalin, Balzakun dhe fuqizohet në pjesën e dytë të shekullit nën ndikimin e filozofëve dhe të shkenctarëve. Vërehet tendenca -iv- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) për vështrimin objektiv dhe të saktë të realitetit, si dhe urrejtja ndaj virtuozitetit në të gjitha lëmitë e artit. Në këtë lëvizje intelektuale të Europës lajmërohen ide, teori dhe doktrina të ndryshme. Arkitektura përvehtëson konstruksionin metalik për realizimin e saj, por nuk gjen trajta të reja që do t’i përgjigjeshin këtij konstruksioni prandaj determinon eklekticizmin, duke i përsëritur të gjitha stilet e antikës, mesjetës, të Renesansës e deri te Moderna. Simbolizmi do të jetë manifestimi më karakteristik në kuartalin e fundit të shekullit XIX, me të cilin edhe përfundon kjo epokë artistike për t’i lënë vend që nëpërmjet Verlenin në poezi e Sezanin në pikturë, të fillojë një epoke të re e artit dhe arkitekturës moderne të shekullit të XX-të. -v- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) RENESANSA (SHEKUJT XV, XVI) -0- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) PËRMBAJTJA 1.1. TRAKTATET ---------------------------------------------------------------------------- 2 1.2. RENDET STILIKE DHE PROPORCIONI ----------------------------------------------------- 2 1.3 PLANIFIKIMI URBAN DHE QYTETET IDEALE ------------------------------------------------ 3 1.4 TIPARET THEMELORE AKITEKTONIKE ------------------------------------------------------ 4 1.5. PALLATET ----------------------------------------------------------------------------- 5 1.6. KISHAT ------------------------------------------------------------------------------- 8 2. RENESANSA E HERSHME NË ITALI (C. 1420-1500) -------------------------- 10 FILIPPO BRUNELLECHI (1377-1446) ------------------------------------------------------- 11 MICHELOZZO MICHELOZZI (1391-1472) --------------------------------------------------- 15 BENEDETTO DA MAJANO (1442-1497) ----------------------------------------------------- 15 BERNARDO ROSSELINO (1409- 1464) ----------------------------------------------------- 16 LEONE BATTISTA ALBERTI (1404- 1472)--------------------------------------------------- 16 FOTOGRAFITË -RENESANSA E HERSHME NË ITALI (C. 1420-1500) ------------------------ 19 3. RENESANSA E LARTË NË ITALI (C.1500–1530)------------------------------- 23 DONATO D’ANGELO BRAMANTE (1444- 1514) ---------------------------------------------- 24 ANTONIO DA SANGALO, I RIU (1485- 1546) ----------------------------------------------- 27 RAPHAELO SANTI (1483- 1520) ---------------------------------------------------------- 27 FOTOGRAFITË -RENESANSA E LARTË NË ITALI (C.1500–1530) ---------------------------- 29 4. RENESANSA E VONË APO MANIRIZMI ITALIAN (1530–1600) -------------- 32 MICHELANGELO BUONAROTI (1475-1564) ------------------------------------------------- 33 BALDASSARE PERUZZI (1481- 1556)------------------------------------------------------ 38 GIULIANO ROMANO (1499- 1546) --------------------------------------------------------- 38 JACOPO TATTI – SANSOVINO (1486- 1550) ------------------------------------------------ 39 MICHELE SANMICHELI (1484-1559) ------------------------------------------------------- 40 ANDREA ALESSI (1425-1504)------------------------------------------------------------- 41 GIORGIO VASARI (1511- 1574) ----------------------------------------------------------- 41 ANDREA PALLADIO (1508- 1580)---------------------------------------------------------- 42 GIACOMO BAROCCI DA VIGNOLA (1507- 1573) -------------------------------------------- 45 FOTOGRAFITË- RENESANSA E VONË –MANIRIZMI ITALIAN ---------------------------------- 47 5. RESANSA NË FRANCË NË SHEK. XVI-TË --------------------------------------- 54 5.1. PERIUDHA E PARË (1494-1515) ------------------------------------------------------ 55 5.2. PERIUDHA E DYTË (1515-1547) ------------------------------------------------------ 55 5.3. PERIUDHA E TRETË (1547-1578) ---------------------------------------------------- 56 5.4 PHILIBERT DE L’ORME (1512-1570) --------------------------------------------------- 57 5.5 KËSHTJELLAT E FRANCËS SË SHEKULLIT XVI-TË ----------------------------------------- 58 5. FOTOGRAFITË - RESANSA NË FRANCË NË SHEKULLIN XVI-TË ---------------------------- 63 6. VENDET TJERA EUROPIANE NË SHEK. XVI-TË -------------------------------- 67 6.1 SPANJA NË SHEK. XVI-TË ----------------------------------------------------------- 67 6.2 GJERMANIA NË SHEKULLIN XVI-TË ------------------------------------------------ 70 6.3 ANGLIA NË SHEKULLIN XVI-TË ----------------------------------------------------- 71 -1- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) 1. RENESANSA ITALIANE Nocioni Renesansë, për herë të parë u përdor nga Giorgo Vassari në shek. XVI. Rrjedh nga fjala “Rinashito”, që do të thotë “ringjallje” apo “ripërtëritje”, që simbolizon rilindjen 2 e kulturës antike klasike. Ringjallja apo ripërtëritja e interesimit për antikitetin klasik nënkuptonte thyerjen e limiteve apo kufizimeve intelektuale të imponuara nga bota mesjetare, ringjalljen e interesimit për nxënie të dijeve, për njohjen e vetëvetes dhe të kreativitetin individual; si reminishencë e personaliteteve të Antikitetit (kur njerëzit lavdëronin një poet apo artist, ata thonin se vepra e tij ishte po aq e mirë sa e lashtësisë); nënkuptonte hulumtim të përgjithshëm të së vërtetës në fushat klasike dhe shkencore. Megjithatë, arti i Renesansës nuk është ripërtritje e artit antik në kuptimin e plotë të fjalës, por që me elementet klasike shprehet si një art i ri figurativ e sidomos arkitekturë e re e cila si në konstruksion, dispozitë funksionale dhe me detyrat të cilat i parashtron shoqëria, paraqet formulë krejtësisht të re, të realizuar në ideale të kohës së saj. Djepi i Renesansës është Firenca, qyteti i Dantes dhe Giottos, ku lajmërohen veprat e para të këtij arti të ri, i cili në fillimin e vet megjithatë mbante vulën e mesjetës. Koha e lulëzimit dhe ajo e mëvonshme i takojnë Romës, ndërsa Venediku do të ketë rëndësinë e veçantë në zhvillimin e artit dhe arkitekturës së Renesansës gjatë tërë kohës. Ndarja themelore e zhvillimit të Renesansës bëhet në mënyra dhe kohë të ndryshme, ndaj këtu është përvetësuar njëra prej tyre; dallimi është i vogël. Renesansa e Hershme – Quatroçento – 1400 (1420) – 1500 Qendra – Firenca Qendra sekondare – Lombardia, Roma, Venediku Renesansa e Lartë - Cinqueçento – 1500 – 1550 ( 1540) Qendra – Roma Qendrat sekondare – Firenca, Venediku Renesansa e Vonë – 1550 ( 1540 ) – 1600 ( 1580 ) Qendra – Roma Qendrat sekondare – Gjenova, Viçenca, Venediku Në periudhën e Renesansës së Hershme (Quattrocento), skulptorët janë edhe arkitektë. Në këtë kohë zbulohet dhe studiohet traktati i Vitruvit dhe sëkëndejmi, e gjithë teoria arkitekturale e shekujve pasues do të jetë në raport me Vitruvin dhe komentet mbi te. Ripërtriten veprat dhe rendet stilike antike por vetëm në mënyrë dekorative (në antikë kanë edhe funksion konstruktiv). Përkundër Quattrocentos, periudha e Renesansës së Lartë (Cinquecento) thekson individualitetin e krijuesit; vet emri i 2 Ideja e një rilindjeje të tillë në Itali kishte filluar që në kohën e Giotto-s (shekujt XIII,XIV) -1- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) autorit të veprës paraqet shkollën përkatëse, prandaj kemi një plejadë të tërë artistësh si Leonardo da Vinçi, Rafaeli e Mikelangelo, në Venedik, Giorgone, Ticiani, Tintoretto, Veronezze, Sanmikele, Sansovinno e shumë të tjerë. Në shekullin e XVI-të vjen në shprehje strukturaliteti i veprës arkitektonike. Shtylla, pilastri, trau dhe kurora theksohen lehtë ashtu që të mund të alternohen zbrasëtirat dhe masat. 1.1. Traktatet Në shekullin e XV-të arkitektët vazhdojnë të jenë të organizuar në korporata të mëdha zejtarësh, gurëgdhendësish, artarësh, etj. Gjatë mesjetës, kufiri i njohurive praktike dhe arsimore në mes të gurëgdhenësit që gdhendte një gurë dhe arkitektit i cili projektonte dhe realizonte një katedrale ishte shumë i vogël, ndërkaq tani, në Renesansë, kjo traditë do të ndryshojë. Në këtë periudhë, arkitektët do të arsimohen në gjeometri e perspektivë dhe do të ngriten në nivel të lartë intelektual. Si rezultat i kësaj tradite gjithnjë në ndryshim dhe i inspirimit për rizbulimin dhe rivlerësimin e veprave të lashtësisë, e veçanërisht të traktatit të arkitektit Romak, Vitruvit, “De architectura Libri Decem” (Dhjetë Libra mbi Arktekturën), arkitektët do të fillojnë një veprimtari të bujshme teorike. Kështu, Pietro de la Franceska boton debatin për pesë poliedrat platonike, Luca Pacioli jep komentin shkencor për proporcionet hyjnore, prerjen e artë. Disa nga teoritë arkitekturale janë ruajtur në formë të dorëshkrimeve si psh. ato të arkitektëve italianë Francesco di Giorgio dhe Antonio Filarete. Megjithatë, e shumta e tyre u botuan. Më 1485 Alberti boton veprën ‘De re aedificatoria’ (Dhjetë libra mbi Arkitekturën/ mbi ndërtimin), të modeluar sipas Vitruvit, duke e nisur një debat të përmasave të jashtëzonshme, i cili do të arrijë kulmin e vet në pjesën e fundit të shekullit XVI. Sebastiano Serlio më 1540 boton “Shtatë libra mbi Arkitekturën”; Sansovino boton “Ndërtesa e trupit të njeriut”, Scamozzi më 1615 boton traktatin “Ideja për arkitekturë universale në dhjetë libra”, Vingnola më 1562 boton “Rregullat për pesë stile në arkitekturë, Palladio më 1570 boton “Katër libra mbi arkitekturën”, etj. Në vargun e detyrave të cilat i parashtronte arkitektura, mjeshtrit e Renesansës arritën zhvillim të rëndësishëm në ndërtimin e pallateve dhe të kishave si dhe në zgjidhje të suksesshme të potezeve urbanistike dhe të infrastrukturës. 1.2. Rendet Stilike dhe Proporcioni Arkitektët e Renesansës do të njihen me stilet klasike nëpërmjet gërmadhave të objekteve antike (veçanërisht në Itali por edhe në Francë dhe Spanjë) si dhe nëpërmjet të traktatit të Vitruvit. Ata do të përvetësojnë rendin stilik si element i projektimit arkitektonik, i cili sikurse në Anikë, bëhet sistem i njësive tradicionale arkitekturale. Gjatë -2- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) Renesansës janë përdorur pesë rende: Toskan, Dorik, Jonik, Korinth dhe Kompozit. Secili prej tyre, do të preferohet herë më shumë e herë më pak, varësisht prej periudhës së zhvillimit të saj. Kështu, Korinthin e hasim gjatë Renesansës së Hershme ndërsa Dorikun gjatë Renesansës së Lartë dhe jo rrallë ato janë të aplikuara sipas praktikave të romakëve antik, siç haset te Koloseumi apo te Teatri i Marcelit (rende të ndryshme përdoren në secilin kat të ndërtesës, duke filluar me më të rëndin në përdhesë – toskan apo dorik, dhe duke përfunduar në etazhitet me ato më të lehta e dekorative – Jonik, Korinth apo Kompozit) Faktori determinues i bukurisë për artistët e Renesansës ishte proporcioni. Alberti ishte i pari që e definoi Bukurinë si: "Harmoni e të gjitha Pjesëve në çfarëdo qoftë subjekti që shfaqet, të sjellura së bashku me një Proporcion dhe Ndërlidhje të atillë, që asgjë nuk mund t’i shtohet, pakësohet apo ndryshohet, e të mos keqësohet”. Mbështetur në Vitruvin, artistët e Renesansës do të gjejnë harmoninë midis proporcioneve të figurës njerëzore dhe arkitekturës. Raporti do të ndërtohet edhe midis proporcioneve dhe perspektivës, e cila sipas definicionit të piktorit Italian Piero della Francesca, “përfaqëson objektet që shihen nga larg, në proporcion me distancën e tyre respektive”. Më vonë, arkitekti Italian Filippo Brunelleschi, do të jetë i pari që ta formulojë ate. Nëpërmjet perspektivës, artistët e Renesansës do t’a bëjnë të mundur definimin e hapësirës arkitekurale. 1.3 Planifikimi Urban dhe Qytetet Ideale Renesansa shënon fillimin e një konceptimi kompleks të botës moderne nëpërmjet specializmieve gjithnjë në rritje dhe të shumëllojshme. Nevoja për planifikim dhe për krijim të modeleve të balansuara për shfytëzim të tokës bëhet më e madhe se kurdoherë. Bëhen propozime teorike dhe plane të ndërtimit të shumë shesheve në qytet (përkundër mesjetës ku ishte sheshi kryesor me katedralen, dhe me objektet e banimit dhe të punës përreth saj). Trajtat e shesheve tani janë forma të rregullta gjeometrike si katror, këndëdrejtë, pesëkëndësh etj. e që janë një vazhdimësi e agoreve dhe forumeve antike. Planet e para të qyteteve do të lajmërohen fillimisht nëpërmjet të teorive të planifikimit urban në veprat e arkitektëve të Renesansës, si Alberti, Filarete, si dhe në veprën e rizbuluar të Vitruvit. Ata do të jenë përfaqësues të epokës së 'citta ideale' , apo epokës së preokupimit me qytetin ideal. Kështu, sipas Albertit (De Re Aedificatoria”, Libri IV), shfaqet nevoja për: -3- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) …” një qytet ideal, ku ndërtesat individuale subordinohen në një tërësi dhe e përmirësojnë jetën sociale, politike dhe praktike të qytetarëve...” Qyteti dhe Shteti ishin koncepte të ndërvarura dhe të këmbyeshme në të menduarit e Renesansës; qyteti mendohej si një shprehje e “shtetit”. Nga këtu lind utopia letrare e cila duhej të shoqërohej me vizatimet/projektet e “Qyteteve Ideale”. Tekstet utopike shfaqnin raportin filozofik në mes të Kushtetutës dhe Shtetit (si tek Savonarola e Machiavelli), ndërsa qyteti bëhen objekt i veçantë interersimi. Në propozimet teorike për strukturën e re të qytetit, për bazë merret kompozimi qëndror, planimetri e qytetit në formë rrethore me sistem radial unazor. Mirëpo, këto ide shpeshëhere nuk gjenin zbatim. (shembull i realizimit të qytetit ideal është Palma Nuova e Scamozzit). Fig. a) Palma Nuova e Scamozzit, Itali 1.4 Tiparet themelore akitektonike − Përdorimi i elementeve të arkitekturës antike: arkitektura e renesansës shërbehet me të njejtat elemente të arkitekturës antike, por i interpreton me një gjuhë të re; − Forma ideale e ndërtesës: në renesansë kërkohen koncepte të qarta dhe të harmonizuara arkitektonike dhe konstruktive; − Thjeshtësia dhe pastërtia planimetrike, konstruksioni i qartë dhe i pasur: arkitektura e Renesansës me pastërti të formës, linja të drejta dhe me kompozim të ekuilibruar e zëvëndëson dinamikën dhe masivitetin e arkitekturës mesjetare; − Simetria, proporcionet, linjat horizontale: vendosen në raporte harmonike dhe me përmasa antropomorfe; − Arkitekturë humane: Arkitektët e renesansës i preferojnë trajtat planimetrike gjeometrike të cilësuara si humane, si katrori, rrethi, këndëdrejtëshi; -4- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) − Përshtatja me rrethinën: i kushtohet kujdes përshtatjes organike të objektit në mjedisin që e rrethon; − Arkitekturë sakrale me kupola: që i përgjigjet zhvillimit të planimetrisë rreth-katror; forma qendrore kishte përmbajtje humaniste, i kundërvehet trajtës së zgjatur mesjetare të preferuar nga kisha; − Arkitektura profane: pallati i qytetit si tip i ri i ndërtesës qytetare. 1.5. Pallatet Pallati i Renesansës është ndërtuar sipas parimit të zgjidhjes planimetrike me kthinat e radhitura në mënyrë të rregullt rreth oborrit qëndror këndëdrejtë në trajtë të atriumit, rreth të cilit portiku me shtylla na përkujton shtëpinë e patricëve romak. Megjithatë, koncepti themelor i pallatit është përvetësuar edhe nga kështjellat mesjetare të tipit ‘kastel’, trajta hapësinore e së cilës paraqiste gjithnjë oborrin e brendshëm këndëdrejtë rreth të cilit orientohen kthinat. Nga jashtë, në pjesën më të madhe, kështjella nuk kishte hapje, pastaj ishte e ndërtuar prej gurit me bosazh (rustikë) të theksuar, ndërsa përfundimi bëhej në trajtë të kurorës së hjedhur në anëcak dhe të mbështetur në shtylla të theksuara, që kishte rëndësi të madhe për mbrojtjen e kështjellës. Fig. b) Pallati Medici-Riccardi, Firencë, Michelozzo di Bartolommeo Përveç prezencës së portalit hyrës dhe hapjeve/dritareve të vogla, përdhesa ishte në tërësi e mbyllur, por edhe në kate hapjet ishin të rralla. Kjo dispozitë e kështjellës është bartur fillimisht në pallatin komunal mesjetar, më vonë e fiton portikun rreth oborrit të brendshëm dhe kështu transponohet në një kuptim të arkitekturës helene, karakteristikë e së cilës është portiku i cili rrethon oborrin. Përdhesa në fasada i ka hapjet e vogla të cilat përkujtojnë hapjet e kështjellave të feudalëve, ndërsa në etazhen e sipërme hapjet janë në formë biforash. Pallatet në Firencë janë ndërtuar prej tullës dhe gurit (opus mixtum). Muret mvesheshin me blloqe të gdhendura të gurit (bosazh) që pallatit i jepnin karakter fortifikues. Kurora mbrojtëse e kështjellës tani zëvendësohet me kurorë antike, me gejzon tejet të theksuar me elemente stilike antike si kimationi dhe sima, me të cilat edhe përfundohet ndërtesa. -5- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) Oborri i brendshëm (‘cortile’) në fund i ka shkallët me rampa që shpiejnë në galerinë nga e cila janë të orientuara kthinat për jetën private të feudalit. Derisa përdhesa zakonisht i dedikohej rojave, si depo, punëtori etj., nënkulmi i dedikohej shërbëtorëve, ndërsa kati i parë (‘piano nobile’) është dedikuar për banimin e familjes së feudalit, mbretit apo bankierit. Hapësirat për banim ishin të mëdha, me dekorime të pasura dhe të lidhura në mes veti në një rend kontinual pa korridor, gjegjësisht, hyrja bëhej prej dhomës në dhomë. Realizimi i arkitekturës së Renesansës në fazën e parë kaloi në shenjë të dekorimit të hapësirave dhe masave, ndërsa më vonë në shenjë të sintezës së formësimit të hapësirës dhe të konstruksionit. Karakteristikë e përgjithshme në kompozimin e arkitekturës së pallateve, sidomos të Renesansës së hershme, është kontrasti në mes të fasadave relativisht të rënda nga jashtë dhe brendësisë së lehtë të oborrit të brendshëm me kolonada dhe harkada. Në fasada dukshëm dominojnë horizontalet, të theksuara me breza të etazheve, kurora, e posaçërisht me kurorën kryesore përfundimtare të ndërtesës. Në disa shembuj fasada përfundon me balustradë të lartësisë së vogël e cila kamuflon kulmin dyujor dhe fitohet përshtypja se ndërtesa ka kulm të rrafshtë. Hapjet trajtohen si elemente të veçanta, ndonjëherë deri në atë masë sa që çdonjera prej tyre paraqet një tërësi të veçantë arkitektonike. Me plasticitetin e shtyllave të saj, kurorave dhe timpanorit, hapjet ndahen qartë nga masa e murit. Janë realizuar dy komponime të fasadave në Renesansë: − njera më e vjetër ku dominojnë sipërfaqet e qeta të murit të ekzekutuar me bosazh, të ndara me horizontale nëpër etazha – me kurora të profiluara si p.sh. Pallati Pitti në Firencë, dhe − komponimi tjetër më dekorativ i cili është i afërt me arkitekturën antike, si p.sh. Pallati Rucelai, Firencë Fig. c) Pallati Pitti (majtas) dhe Pallati Rucellai (djathtas) -6- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) Në të gjitha etazhet në mes të kurorave horizontale zhvillohen rendet stilike të pilasterve ose shtyllave me elemente përkatëse dekorative. Shembujt e parë të këtij kompozimi i zbatuan Alberti në Firencë dhe Bramante në Romë. Me zhvillimin e këtyre kompozimeve themelore në fasada, Renesansa italiane i dha disa tipe interesante të fasadave të ndërtesave të banimit respektivisht, pallateve: 1. Firentinase – sipas kompozimit të parë i cili u aplikua në Toskanë gjatë Quattrocentos; 2. Veneciane – sipas kompozimit të dytë, tejet dekorativ, ku disa nga detajet e formësuara bazoheshin në gotikë; 3. Romake – që Bramante tentoi ta formoi duke i kombinuar të dy kompozimet e sipërdhëna, duke e kombinuar rustikën e lehtë me stilet klasike. Sistemi themelor konstruktiv të cilin e përvetësuan dhe e përpunuan arkitektët e Renesansës ishte shtylla me harkun, qemeri dhe tavani i rrafshët. Trajtat klasike të këtyre elementeve janë përpunuar në mënyra të ndryshme, padyshim se për model patën stilet romake, të cilat së pari Alberti e më vonë Vignola i studiuan dhe i përpunuan për t’i dhënë trajtë parimit të krijimtarisë arkitektonike e të cilat do të mbeten si kodeks i arkitekturës deri me lajmërimin e Viollet le Dick-ut në dhe shkollës së tij romantike. Kombinimi i harkut me shtylla të lira, me kurora, me shtylla katrore, ka sjellë zbërthime interesante dekorative e konstruktive. Fillimisht, shtyllat drejtëpërdrejtë i bartin harqet, ndërsa më vonë do të aplikohen trajta më të ndërlikuara, të zbërthyera, sidomos kur bartnin ngarkesa të mëdha. Si shembuj të mirë veçohen Biblioteka e Shën Markut në Venedik, Bazilika në Viçencë, etj. Efekti i rustikës është studiuar gjerësisht në Renesansën e hershme në pallatet firentinase dhe në ato të Sienës, por që nga momenti i aplikimit të shtyllës dhe pilastrit, rustika do të zëvendësohet me blloqe normale të gdhendura. P.sh. te pallati Pitti, blloqet e gurit janë disa metra të gjatë ndërsa theksimi i sipërfaqes së përpunuar vrazhdë, është rreth 30cm. Në Renesansën e lartë, rustikën do ta gjejmë nëpër kënde, cokla, si kornizë stabile e fasadës, pastaj në pilastër, korniza të portaleve dhe dritareve, por sigurisht më pak të suksesshme. Prandaj në këto fasada vinin në shprehje kompozimet e hapjeve me përpunime specifike me prejardhje mesjetare. Hapjet e pallateve i gjejmë në dy forma: a. me kornizë bosazhi sikurse edhe muri, ndërsa dritarja ndahet në trajtë kryqi në katër pjesë (psh. Pallati Pitti) b. bifora e përfshirë në arkivolt (psh. Riccardi, Strozzi, Rucellai, etj) -7- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) Në Romë, tipi specifik i fasadës lajmërohet me Bramanten. Trajtat tashmë të njohura dhe të përpunuara stabilizohen edhe më tej me rregulla të reja të aplikimit të rendeve stilike. Fasada romake ka për karakteristikë ndarjen horizontale dhe vertikale me pilastër, shtylla dhe kurora, me ndikim nga Koloseumi i Romës dhe pallati Rucellai në Firencë. Fasadat janë me dimensione më të mëdha, me përpunim më të begatshëm, me mezanin për shërbëtorë. Karakteristika e kompozimit qëndron në ritmin dhe proporcionin e dritareve. Tipi tjetër i fasadës romake është më dekorativ, me dekorim ornamental dhe figural, që ndikon në plastikën arkitektonike. Dekorimi bëhet me inkrustim, me terrakotë të zmaltuar, zgrafit e freska. Kjo mënyrë e zbatimit të fasadës e humb paksa monumentalitetin e ndërtesës, por është ineresante se mu këtë mënyrë të trajtimit të fasadave e përvetësojnë shtetet e Evropës perëndimore dhe veriore për arkitekturën e tyre. Në Venedik, pallatet nuk janë të mëdha, dhe fasadat e tyre kanë kryesisht tri hapje nga të cilat e mesmja është më e gjërë dhe më e lartë. Specifikë e tyre është lajmërimi i balkonit në kat, ndërsa në përdhese theksohet hyrja me shkallë (‘hyrja prej kanalit’). Te këto pallate përpunohen vetëm fasadat kryesore. Trajtë më dekorative kanë pallatet veneciane si pallati Vendramin Calergi në Venedik. 1.6. Kishat Arkitektura kishtare fillimisht e mban planimetrinë mesjetare, sepse trajtat antike nuk ishin të përshtatshme për konstruksionin i cili aplikohej. Në favor të kësaj dëshmon kupola e Bruneleskut në Santa Maria del Fiore në Firencë, e ngritur mbi planimetrinë gotike, me brinjë, konstruksion ky të cilën sigurisht e njihnin mjeshtrit mesjetar. Kupola është vendosur në prerjen e transeptit dhe nëfit të mesëm, mbi tambur i cili u tregua i dobishëm jo vetëm në aspektin konstruktiv por edhe në atë të ndriçimit të hapësirës sè brendshme. Kujdes i veçantë si në aspektin konstruktiv ashu edhe në atë dekorativ i kushtohet ngritjes së kupollës. Ndarja e saj në tri pjesë, tambur, kalotë dhe fanar/lanternë ka dhënë mundësi të studimit të trajtave të ndryshme të kupolave. Mbi bazën katrore ngritej kupola mbi pandantive, shpeshëherë e kasetuar, me dy membrana/cipa. Brunneleschi kupolën e tij në kishën Santa Marija del Fiore në Firencë (diametër 45.50 m dhe lartësi prej 114.5 m) e ngriti mbi bazë oktogonale, mbi dy pjesë konstruktive, nga të cilat kalota e jashtme kishte edhe funksionin mbrojtës. Përndryshe, mbi kalotën e brendshme shpeshëherë zbatohet konstruksioni i drurit ashtu sikurse veproi Bramante në kishën Santa Maria delle Grazzie në Milano. Njëra ndër kupolat më të bukura e ndërtuar në Renesansën italiane është padyshim ajo e kishës së Shën Pietrit në Romë e Mikelangelo Buonarottit, me diametër të brendshëm 42m dhe 133.3m -8- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) lartësi nga dyshemeja deri në majë, e zbatuar poashtu me dy cipa dhe me fanar. Kjo zgjidhje u bë shembull i kupolave te ndërtesat e kultit, respektivisht, kishave e katedraleve të periudhave të mëvonshme. Fig. d) Shën Pjetri, Romë Trajta tjetër planimetrike, përveç kryqit latin është ajo e tipit qendror, fillimisht e frymëzuar sipas shembujve të planimetrive bizantine. Më vonë gjithnjë e më tepër do të aplikohet trajta e tipit qendror e planimetrive katrore dhe këndëdrejta, si formë më humane, më e afërt me njeriun si dhe më e përshtatshme për vendosjen e kupolës mbi tambur. Hapësirat e kishave do të mbulohen me tavan të rrafshët të kasetuar kur janë njënëfëshe, ose me qemer të dekoruar sikurse në mesjetë. Trajta e fasadës kryesore, respektivisht ballore, me nëfet anësore më të ulëta, vështirësoi lidhjen harmonike të trajtave klasike. Lidhja organike e planimetrisë dhe fasadës së shprehur qartë në gotikë, në kishat e Renesansës nuk ekziston. Kjo do të arrihet me Giacomo della Porta i cili e dha një tip të fasadës në kishën e njohur Il Gesu 3 (karakteristike për ndërlidhjen e nëfeve mes vete me anë të volutave), që do të mbetet si zgjidhje themelore gjatë tërë periudhës së Barokut në Europë. Përkundër këtij tipi të fasadës, tipi i fasadës në kishat me planimetri qëndrore (padyshim me ndikim të Pantheonit) dha mundësi më të madhe të harmonizimit të enterierit dhe eksterierit në një tërësi harmonike. Të gjitha mbulohen me kupolë dominante nga jashtë dhe brenda. Por këto objekte kërkonin hapësirë më të madhe që të mund të përjetohen nga larg (si p.sh. Kapela në Montorio e Donato Bramantes). Deri diku, edhe kisha e Shën Pjetrit (sipas planimetrisë së Mikelangelos) do të kishte arritur efektin e përjetimit të mirëfilltë sikur të mos ndodhte modifikimi i mëvonshëm të kishës (zgjatja e nëfit të mesëm nga Maderno). 3 Emërtimi sipas rendit jezuit të cilit i takonte. -9- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) Në enterier, aplikohet ndarja e murit në lartësi në tri pjesë, sipas shembujve pompejan, me soklën, sipërfaqen e mesme dhe kryesore të murit dhe me kurorë. Tavanet dekoroheshin varësisht nga trajta dhe gjithnjë ishin më të stolisura se sa muret. Dekorimi polikromik dominonte qysh nga Renesansa e Hershme dhe më pastaj kalon në kompozime pikturale të pavarura. Kombinimi i ngjyrës së kaltërt dhe të artë është karakteristik për dekorin e Renesansës së Hershme. Ndriçimit i kushtohet poashtu kujdes i veçantë. Në ndërtesat sakrale kjo qe e mundur falë fanarit dhe tamburit i cili kishte hapje të dritareve të trajtave të ndryshme, si dhe falë përpunimit të mureve. Kështu, derisa në Mesjetë muret mbuloheshin me freska e vitrazhe, në Renesansë muret janë të bardha ose me ngjyra të çelta të pastërta që mundësonin ndriçim të bollshëm në enterier. 2. RENESANSA E HERSHME NË ITALI (c. 1420-1500) Renesansa, pra, filloi në Itali ku ndijesia për arkitekturën klasike nuk kishe pushuar asnjëherë. Qendra kryesore e arkitekturës së Renesansës së Hershme, apo Quattrocentos, do të jetë Toskana me qytetin kryesor Firencën. Sipas një vështrimi logjik, do të ishte e pritshme që Renesansa në fakt të fillonte në Romën e shquar për gërmadhat antike, mirëpo në shekujt XIV dhe XV, situata politike në Romë nuk shkonte në favor të përpjekjeve artistike. Në anën tjetër, Firenca e udhëhequr nga familja Mediçi, ishte stabile si në rrafshin politik ashtu edhe në atë ekonomik. Renesansa e Hershme do të përhapet gradualisht nga Firenca në gjithë Italinë duke kulmuar në gjysmën e dytë të shekullit XV-të. Artistët firentinas si Filarete me projektin e tij për Ospedale Maggiore në Milano (filloi më 1457), sollën dekorimet klasike dhe njohuritë për arkitekturën e Renesansës në rajonin e Lombardisë. Këtu Renesansa zhvillohet më shumë në dekorim, shembull karakteristik i së cilës është kisha Kartuziane në Pavi e arkitektit Amadeo Solari, me kompozim të qartë gotik të përpunuar me motive të Renesansës. Arkitektura e Italisë Veriore zhvilloi një interesim të madh për strukturën dhe ngjyrën në arkitekturë. Ngjyra potencohej me përdorimin e mermerit shumëngjyrësh. Materiali ndërtimor që përdorej më së shumti në Italinë Veriore ishte tulla me përpunime e dekore nga terakota, kombinim ky me të cilin arrihej efekti i dritë-hijes në të gjithë ndërtesën. Në rastet kur përdorej guri, blloqet gdhendeshin në faqe duke e krijuar pastaj në fasadë efektin e strukturës së diamantit (rustikë). Edhe rendet klasike ishin ndikuar nga kjo qasje dekorative. Karakteristikat ornamentale bëhen me projeksion shumë të vogël dhe shfaqen më shumë si linja në sipërfaqe. Ngjyra përdorej më tepër për të potencuar raportin linear se sa për qëllime strukturale. -10- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) Stili do të transferohet në Venedik pikërisht nëpërmjet arkitektëve lombardias si Pietro Lombardo dhe Mauro Coducci. Mirëpo, Venediku edhepse përcjellë zhvillimin e Renesansës, mbetet edhe më tutje konzervativ në thelbin e kompozimit arkitektonik. Karakteristika e kompozimit të tillë vërehet sidomos te pallatet, ku në vend të oborrit qendror të hapur dhe dekorativ (si në Firencë) imponohen zgjidhje planimetrike me vestibul të mbyllur, si dhe me ndarjen e vrazhdë të fasadës në pëdhesë rustikale të rëndë dhe kate të lehta dhe dekorative. Filippo Brunellechi (1377-1446) Brunelleschi (Bruneleski) është arkitekti i parë i Renesansës i cili në mënyrë gjeniale arriti të sintetizojë përvojën e ndërtimit antiko-romak me arkitekturën e toskanës mesjetare duke i shkrirë në një tërësi të re të përshkuar me frymën e Renesansës. Ishte i biri i një noteri firentinas, i shkolluar dhe edukuar në frymë humaniste. Artin e mësoi nga një argjendar firentinas që i takonte esnafit ku mësohej skulptura, prandaj veprimtaria e parë e tij është e fushës së skulpturës, ndërsa profesion jetësor i bëhet arkitektura. Në fillim të karrierës së tij prej skulptori bashkë me Donatelon udhëton në Romë (në fillim të shekullit XV); Midis viteve 1402-1418 jetoi me radhë herë në Romë e herë në Firencë. Gjatë kësaj kohe ai në mënyrë intenzive e studioi matematikën dhe formuloi perspektivën linerare e cila do të bëhet element themelor i artit të Renesansës. Në të njejtën kohë, Bruneleski e hulumtoi arkitekturën antike romake – ai studioi, rilevoi dhe vizatoi rrënojat e monumenteve antike që pjesërisht do t’i shërbejnë si model për projektet e ardhshme. Bruneleski poashtu ishte i ndikuar nga tradita firentinase – romanika toskane - e hasur në baptisterin e katedrales në Firencë dhe kishat si psh. San Miniato al Monte afër Firencës. Së bashku me piktorin Mazaco dhe skulptorin Donatelo, është themelues i shprehjes stilike të arkitekturës të Renesansës së Hershme. Arkitekturës përfundimtare të Mesjetës i jep zakone të reja: proporcioni, harmonia, konstruksioni, duke aplikuar repertorin e begatshëm të rendeve stilike antike të arkitekturës romake me një maturi dhe kuptim të madh. Këto rende stilike të Bruneleskut kanë më tepër rol dekorativ se sa struktural. Talentin e vet e provoi në të gjitha llojet e objekteve që përbëjnë repertorin e arkitekturës së Renesansës – pallate, vila, objekte kishtare të tipit bazilikal dhe qendror. ¨ Kupola në katedralen firentinase S.Maria del Fiore (filloi më 1420) apo ‘duomo’, është vepra dhe njëherit suksesi i parë i Bruneleskit. Më 1418 Bruneleski fiton konkursin për projektin e kupolës mbi tamburin tetëkëndësh ekzistues. Gjysëm shekulli më parë, arkitektët mesjetarë kishin synuar një kupolë madhështore e cila nuk u realizua, dhe më pas askush nuk kishte njohuritë e mjaftueshme për ta përfunduar ate. Projekti i Bruneleksut edhepse i kundërt me praktikat e asaj kohe, bëri përshtypje -11- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) të madhe në autoritetet e atëhershme dhe fitoi vendin e parë dhe të drejtën e zbatimit. Prandaj, kjo kupolë meriton të konsiderohet si vepër e parë e arkitekturës post-mesjetare, së paku për shkak të ndërtimit nëse jo për shkak të stilit. Së bashku me Ghilbertin, Bruneleski punon modelin në dru të kupolës së ardhshme dhe projektin tekniko-kontruktiv. Për të garantuar realizimin e kësaj ideje, Bruneleski e mori përsipër vetë drejtimin e punimeve dhe realizmin e saj. Punët në kupolë filluan më 1420. Ky është edhe i vetmi projekt i Bruneleskit ku ende ndihet ndikimi i traditës gotike, meqë u ndërtua në konstruksion brinjësh në formë të harkut të thyer. Megjithatë, prezantimi i tamburit që e bëri kupolën më të dukshme, do të bëhet karakteristikë e kupolave të Renesansës. Në vitin 1436, dmth. 18 vjet më vonë, kupola qe gati. Bruneleski, në distancë prej 45.50 m dhe lartësi prej 91 m, së pari ngriti tetë brinjë, të ndërtuar nga guri i gëlqeres, e pastaj vendosi dy membrana të lehta nga tulla, në mesin e të cilave janë vendosur shkallët që shpiejnë gjer nën fanar, dhe gjashtë unaza guri ranor të lidhura me profile metalike. I tërë ky sistem u vendos në një trup prizmatik brinjësh të tamburit ortogonal të ndërtuar më parë. Brinjët e theksuara nga jashtë e potencojnë vertikalitetin që ishte karakteristikë e gotikës, e që në këtë konstruksion gjeti arsyetimin për shkak të forcave të mëdha horizontale të cilat dukshëm u zvogëluan pikërisht falë konstruksionit të brinjëveve. Nga jashtë objekti është i veshur me mermer të ngjyrave të ndryshme ndërsa kupola e saj dominon në tërë siluetën e qytetit të Firencës. Enterieri është poashtu impozant dhe është karakteristik për nga pastërtia, thjeshtësia dhe dekorimi i pakët në tambur me hapje në formë rrethi (okuluset). Pas dhjetë vitesh filloi ndërtimi i fanarit (lanternës), një miniaturë e kupolës së madhe, e cila do të ndriçojë hapësirën nën kupolë, siç ishte e paraparë me projektin e Bruneleskit. Fanari do të përfundohet pas vdekjes së tij me ca ndryshime e plotësime të vogla. Bashkë me fanar, kupola do të arrijë lartësi prej 114.5 m. Paralelisht me veprën jetësore të tij Bruneleski i jep Firencës edhe disa vepra arkitektonike me të cilat bëhet themelues i shprehjes së re stilike të Renesansës së Hershme. ¨ Ospedale degli Innocenti, Firencë (1420 - 1445), apo, Spitali për të braktisurit (për fëmijë pa përkujdesje prindore) në sheshin St. Annunziata, ishte objekti i parë i këtij lloji në botë dhe vepra e parë e bërë në frymën e Renesansës. Është një objekt njëkatësh me fasadë longitudinale me portik të hapur harmonik përgjatë tërë përdhesës. Portiku është i mbuluar me qemer të cilin e mbajnë një sërë shtyllash elegante me kapitele korinthiane e me harqe gjysmërrethore. Ky portik me harkada konsiderohet ndër më të bukurat në Renesansë. Portiku ndahet nga etazha e parë me kurorë horizontale tejet të theksuar mbi të cilën janë vendosur dritaret në ritëm të harkadave, me timpanon -12- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) trekëndësh. I tërë kompozimi përfundon me kurorë të theksuar të kulmit, e cila që prej këtu, do të lajmërohet rregullisht në objektet profane firentinase. Te ky objekt hasim alternim të fushave të plota dhe të zbrazta. Këtu Bruneleski jep zgjidhjen e kolonadës dhe loxhës, dy koncepte karakteristike të arkitekturës së Renesansës, që në veprimtarinë e tij të mëvonshme do të luajnë rol të rëndësishëm. ¨ Kisha San Lorenzo (c. 1421- c. 1460) në Firencë (e paraparë të jetë Mauzoleu i Mediçeve) është kisha e parë e Renesansës me tri nëfe. Duke aplikuar planimetri tradicionale bazilikale 4 , planimetria dhe pamjet e kësaj kishe u organizuan në një sistem të proporcioneve me lartësi të nëfit sa dyfishi i gjerësisë së saj. Ky tip i planimetrisë do të jetë karakteristik edhe për objektet sakrale të Renesansës së Hershme. Arkitekturën që e aplikoi në Ospedale degli Innocenti, Bruneleski do ta shfrytëzojë në tërësi në këtë kishë; brendësinë e koncipon përsëri me shtylla me kapitele të korinthit si bartëse të harqeve gjysmërrethore, me të cilat fitohet lartësi më e madhe e enterierit. Të gjitha ornamentet janë klasike, pra, shtylla korinthi dhe pilastre të bëra nga guri i butë ngjyrë të kaltër-hiri (‘piètra serena’), të cilat kontrastojnë me muret e ndritshme nga shtukoja, si dhe nga modelimi klasik me allçi në kornizat e dyerve dhe dritareve. Nëpërmjet rendeve stilike, Bruneleski arriti të fitojë lartësi dhe ndriçim më të madh të enterierit ndërsa në prerje të nëfit kryesor dhe transeptit e ngriti kupolën me diametër relativisht të vogël. Koncepti planimetrik është i dukshëm në siluetën e jashtme të objektit. ¨ Kapela Pazzi (1429 –1444/enterieri; 1461/kupola) e ndërtuar në oborrin e manastirit mesjetar të Santa Croce në Firencë, konsiderohet si vepra më e bukur e arkitekturës së Renesansës. Edhepse e vogël për nga dimensionet, Kapela Pazzi me proporcionet e saja dhe pastërtinë e shprehjes stilike është vepër origjinale dhe paraqet kulminacionin e arkitekturës së Renesansës së Hershme. Njëherit është edhe kryevepër e autorit. Është objekt tek i cili pjesa qendrore e sipërfaqes kënddrejtë mbulohet me kupolë. Ndërsa pjesa e përparme ka portik me një harkadë. Nga brenda, Kapela është drejtkëndëshe, pak më e gjerë se sa e lartë. Ka tri kupola; kupola e madhe është e vendosur në qendër, mbi kapelë, ndërkaq të voglat, njëra mbi faltore dhe tjetra mbi portik. Kupola e madhe, e theksuar mbi tamburin rrethor me okulusa, në eksterier është e mbuluar me pullaz konik dhe përfundon me një fanar. Portiku ka traun horizontal të cilën e bartin gjashtë shtylla korinthi, i ndërprerë në qendër me harkun gjysmërrethor i cili e ¨centralizon¨ kompozicionin, i përsërit format e kupolës në portikun prapa si dhe e lartëson fasadën horizontale. Në enterier dominon pastërtia me theksim të karakteristikave themelore të rendeve stilike. Enterieri është harmonik me plot dritë, muri i 4 Planimetria tradicionale e kishave mesjetare ishte ajo e kryqit latin e cila gjatë Mesjetës konsiderohej si referencë simbolike e kryqit të Krishtit. -13- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) bardhë ndahet në pilastra të përhimta duke dhënë kështu ndjesinë e shtyllës klasike , megjithëse pa funksion konstruktiv. Bruneleski i kompozoi në mënyrë të shkëlqyer krijuese si dispozitën planimetrike të prostilosit helen ashtu edhe elementet arkitektonike antike, kryesisht romake, si: portiku me shtylla korinthiane, arkitrau dhe atika, të përshkuara me arkivolte të gjera, pastaj pilastret, kasetat dhe në fund kupola. ¨ Santa Maria degli Angeli, Firencë (1434-37), është vepra të cilën Bruneleski fillon ta ndërtojë menjëherë pasi kishte filluar realizimin e Kapelës Pazzi. Është kishë me planimetri qendrore e cila nuk u përfundua kurrë dhe e cila është e rëndësishme pikërisht për shkak të planimetrisë qendrore (karakteristikë e të menduarit të Renesansës). Në mes, Bruneleski jep oktagonin e rrethuar në nike eliptike, me trajtimin karakteristik të rendeve stilike me rol dekorativ ngase është mënjanuar çdo gjë që e thekson strukturën e objektit. Nga jashtë objekti ka 16 faqe me qemer në formë të kupolës që sigurisht është paramenduar të mbulojë pjesën qendrore të kishës. ¨ San Spirito, Firencë (filloi 1436). Në etapën e fundit të jetës Bruneleksi projekton kishën San Spirito e cila fillon më 1436 dhe përfundohet pas vdekjes së tij nga ndërtues të tjerë të cilët deri diku iu përmbajtën koncepteve dhe të Bruneleskit. Objekti është simetrik në çdo drejtim. Është bazilikë trinëfëshe me kapela gjysmërrethore. Në prerjen e nëfit kryesor dhe transeptit trenëfësh ngritet kupola e cila i jep ndriçim pjesës qendrore të kishës. Ndriçimi shtohet edhe falë dritareve te mëdha të nëfit kryesor, tavani i së cilës përfundon si i rrafshët dhe është i kasetuar. ¨ Pallati Piti, Firencë (1458 – gjysma e dytë e shek. XVI), është pallati me të cilin Bruneleski realizon tipin karakteristik të pallatit firentinas. Në planimetri zhvillohet rreth oborrit qendror me kolonadë. Me përpunimin specifik të fasadës me rustikë, ai tenton të harmonizojë idenë mesjetare me shprehjen antike. Pjesa e mesme e ngritur është vepër e Brunelsekit ndërsa pjesët anësore të mëvonshme janë të Bartolomeo Amanatit. Objekti është i ekzekutuar në gurë dhe katet theksohen me kurora horizontale. * * * Madhështia e Bruneleskit si krijues dhe themeltar i arkitekturës së Renesansës së Hershme firentinase, andaj edhe i koncepteve të reja në tërë arkitekturën italiane të gjysmës së parë të shekullit të XV-të, nuk qëndron vetëm në përvetësimin e menduar të elementeve arkitektonike antike e mesjetare, por edhe në përshtatjen gjeniale të tyre, të nevojave dhe frymëzimit të kohës së vet, të rilindur. -14- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) Michelozzo Michelozzi (1391-1472) Ndër pasardhësit e drejtpërdrejtë të Bruneleskit në Firencë është Michelozzo Michelozzi (Mikeloci), i cili poashtu në fillim merret me skulpturë në mënyrë që më vonë të përcaktohet për arkitekturën. Pas ndërtimit të fasadës së kishës S. Agostino (Montepulciano) që është e afërt me konceptin gotik të fasadave, Micheloci i përshtatet në tërësi mënyrës Bruneleskiane dhe bëhet njëri ndër mjeshtrit kryesorë të Renesansës firentinase. Ai bëri rindërtimin e Manastirit San Marko në Firencë (1437-43), struktura e të cilës daton që prej vitit 1100 (bëhet manastir në vitin 1299; në fillim të shekullit të XV-të vehet nën mbrojtjen e familjes Mediçi) si dhe bibliotekës dhe klaustrit, në kuadër të manastirit. Si skulptor gjendet pranë Donatelos. ¨ Pallati Medici-Riccardi, Firencë (1444–59) është shembull i mrekullueshëm i arkitekturës profane, e ndërtuar për Cosimo de' Mediçi, liderin e madh politik dhe padronin e artit të Firencës. Pallati është i organizuar rreth oborrit qendror sipas planimetrisë tipike të pallateve firentinase. Megjithëse planimetria e këtij pallati mbështetet në ato të kështjellave qytetare mesjetare, Micheloci aplikon elemente të reja, si në konceptin hapësinor ashtu edhe në strukturë. Pallati është përafërsisht një kub (40x38m) i ekzekutuar në rustikë dhe i përfunduar me kurorë dominante, sipas modelit të kurorës në teatrin antik të Marcelit në Romë. Ky pallat do të ndikojë në ndërtimin e pallatit më të bukur të Renesansës, pallatit Strozzi të Benedeto da Majanës. Një vit më vonë, Micheloci ndërton kapelën Di Noviziato në kishën Sta. Croce, ndërsa në Pallatin Vecchio punoi oborrin e brendshëm (kortilen). Në të gjitha realizimet e Michelocit vërehet invencioni i lartë. Nga risitë që i dha, vlen të përmendet planimetria e kishës-sallë, hapësirë njëanëfëshe me kapela anësore. Benedetto da Majano (1442-1497) Benedetto da Majano u lind në Majano të Republikës së Venedikut dhe u njoh si skulptor i Renesansës së Hershme. E ndikuar nga skulptorët firentinas, veprimtaria e tij do të veçohet për elegancën dekorative dhe detajet realiste. Pas vitit 1470, da Majano do të angazhohet në dy vepra të mëdha në kishën Monte Oliveto në Napoli: varri i Marisë së Aragonit (c.1470) të cilën e filloi Rosselino, dhe altari i shpalljes (Annunciata: 1489). Në të njejtën kohë, ai angazhohet nga bankieri firentinas Filippo Strozzi për të bërë bustin e tij, për të cilin ai poashtu do t’a ndërtojë varrin në kishën Sh.Maria Novella në Firencë (1491). Vepra e da Majanos veçohet më shumë për nga shija e pagabueshme dhe niveli i lartë i shkathtësive teknike sesa për nga inovacioni apo origjinaliteti. -15- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) ¨ da Majano njihet për projektimin e etazhës së parë të Pallatit Strozzi në Firencë (1489- 1539), edhepse sipas disa burimeve të tjera, ishte Giuliano da Sangallo ai që bëri projektin e këtij pallati. Projekti i pallatit Strozzi arrin kulmin e tipit të pallatit qytetar, tri-etazhësh me fasadë të rrafshtë ku secila etazhë veçohet me kurorë horizontale. Guri i gdhendur në rustikë teatrale dominon në fasadë, me harqe gjysmërrethore që kornizojnë të gjitha hapjet e mëdha. Bernardo Rosselino (1409- 1464) Rosselino është njëri ndër përfaqësuesit e skulpturës dhe të arkitekturës së Renesansës së Hershme në Firencë. Si arkitekt, kryesisht punoi si bashkëpunëtor i mjeshtërve të tjerë; Me Albertin realizon Pallatin Rucellai. Në veprën e tij - varreza e humanistit Leonardo Brun në kishën firentinase Sta. Croce, krijon prototipin e monumentit mbi varr të Renesansës. Më pas punon në një numër të monumenteve të tilla të cilat i realizon pjesërisht me vëllain Antonion. Në të gjitha realizimet e tij dominon struktura arkitektonike dhe dekori i Renesansës. Veprën më të rëndësishme e realizon për Papën Pia II – sheshi kryesor në qytezën toskane Pienza. Sipas planit të tij urbanistik, të parit të këtij lloji në Renesansë, realizohet sheshi kryesor në trajtë trapezi me katedralen, pallatin e episkopit, ndërtesën e kuvendit dhe pallatin Piccolomini, autor i së cilit është Rossellino. Sheshi konsiderohet si njëri ndër ansamblet më të bukura të Renesansës, që e fut Rosselinin në radhët e arkitektëve të njohur të Renesansës së Hershme. Leone Battista Alberti (1404- 1472) Ishte arkitekt, piktor, skulptor, shkrimtar, muzicient dhe humanist italian i cili mësoi në Venedik, doktoroi shkencat juridike dhe studioi teologjinë në Universitetin e Bolonjës. Ky njeri i shumë talenteve ishte arkitekti më i rëndësishëm i Renesansës i cili u cilësua edhe si njeriu i parë universal apo “homo universalis”. Qëllimi i tij ishte që parimet e arkitekturës klasike t’ua përshtasë kërkesave të kohës së tij. Arritjet e tij më të mëdha në këtë domen ishin kishat të cilat gjatë projektimit i mveshte me elemente të tempujve grekë, si timpanonet dhe harqet triumfale romake. Si teoricient, Alberti, apo ¨Vitruvi modern i arkitekturës¨ filloi me shkrimin e traktateve duke bërë vështrim kritik të objekteve të Romës antike dhe njëkohësisht duke nxitur aplikimin e trajtave arkitektonike antike. Qëndrimet e tij vijnë në pah në vepën “De re Aedificatoria” (të botuar më 1452), si rezultat i dëshirës për të deshifruar traktatin e Vitruvit, në të cilën sintetizoi teorinë arkitekturale të romakëve. Në fakt, studimi i Vitruvit dhe i objekteve antike të Romës bënë që Alberti të përcaktohet për arkitekturën. Me Albertin zë fill arkitektura e pasur e fortifikimeve dhe e rikonstruimeve. Rendet klasike Alberti do t’i aplikojë në fasadat e -16- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) pallateve, duke përdorur pilastre të rendeve të ndryshme të mbivendosura në tri etazhe, ashtu që të krijohet raporti i vendosur mes etazheve. Kështu, ai fillon prej pilastreve të shkurtëra dhe të fuqishme toskane në përdhesë, për të përfunduar me ato të gjata e dekorative të korinthit në majë. Pjesën më të madhe të projekteve të tij i realizonin të tjerët, sepse mbante parimin se funksioni i arkitektit është invencioni, ndërsa ekzekutuesit duhet t’i nënshtrohen ideve të arkitektit. Për Albertin, bukuria e arkitekturës përbëhet nga raporti harmonik midis pjesëve, ku ornamentet, përfishirë këtu rendet klasike, janë ndihmëtare të raporteve proporcionale. ¨ Vepra e parë arkitektonike e rëndësishme e tij është rindërtimi i kishës gotike S. Francesco në Rimini (c. 1450), të cilën e ndërtoi Mateo de Pasi, por nuk u përfundua për shkak të dobësimit politik e financiar të porositësit, Sigismond Malatesta. Detyrë e Albertit ishte që kishën ekzistuese ta riformësonte në panteon të familjes Malatesta. Efektin kryesor në hapësirë duhej ta siguronte kupola masive e cila nuk u ndërtua. Wshtë kishw njënëfëshe që u mbulua me çati. Fasadën hyrëse Alberti e zgjidhi si variantë të portës triumfale romake, respektivisht, fasada është variantë e lirë e portës së Augustit në Rimini. Baza mbi të cilën duhej të qëndronte kupola, së bashku me pjesët tjera të objektit, paraqet vepër të lartë arkitektonike. ¨ Në të njejtën kohë, në Firencë, Alberti e punon Pallatin Rucellai (filloi më 1446), për një tregtar të pasur firentinas. Është pallat i Renesansës, fasada me pilastret dekorative të të cilës paralajmëron zhvillimin e konceptit të pallatit të Renesansës së Hershme kah trajtat më të begatshme të Renesansës së Lartë. Alberti i shmanget rëndësisë fortifikuese të pallatit (si te p.sh. pallati Piti) dhe krijon rezidencën në qytet me oborrin qendror dhe shkallët reprezentative; e zbut rustikën në fasadë të cilën e ndan në tri etazha me pilastre të rendeve antike (dorik, jonik dhe korinth). Kurorat të cilat i ndajnë katet janë të profiluara ndërsa portat i përfundon me arkitra. Pallati Rucellai do t’i shërbejë Rosselinit (i cili edhe e përfundon ate) për ndërtimin e pallatit Pikolomini në Pienzë, ndërsa Mikelocit për pallatin Medici-Ricardi në realizimin e etazheve të epërme. ¨ Alberti e përfundoi fasadën e Sta. Maria Novella në Firencë (1456 – 1470) duke i dhënë korpusit gotik fasadë të renesansës; lidhi katin e poshtëm me atë të sipërm me dy konsola të mëdha në formë të volutave. Zgjidhjen e fasadës me alternim të gurit dyngjyrësh të cilën e aplikon Alberti në këtë kishë, do t’a përvetësojnë shumë arkitektë bashkëkohas italianë. ¨ Kisha Sant'Andrea në Mantovë (filloi më 1472, përfundoi në shek. XVIII), është kryevepër e Renesansës së Hershme e cila do të -17- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) ketë ndikim të jashtëzakonshëm në arkitekturën e mëpasme sakrale, pikërisht, në koncipimin e hapësirës së brendshme të kishës Il Gesu, e cila do të ndërtohet 100 vjet më vonë. Në S. Andrea vjen në shprehje mendjemprehtësia e teoriticienit dhe invencioni gjenial i artistit. Është vepra e fundit e Albertit. E ndërtoi Luka Fraceli sipas projektit të Albertit por më vonë pësoi ndryshime (përfundoi 1597). Kupolën e filloi Juvarra (1734) ndërsa u përfundua (1782). Planimetria, ashtu siç është ndërtuar, është në trajtë të kryqit latin, me kryqëzim të dy qemereve në formë të fuqisë. Megjithatë, kryqëzimi në përfundim të faltores ishte trajtuar si plan qendor me nëfin e bashkangjitur në te. Nuk dihet nëse kjo planimetri korrespondon me intencat e Albertit, meqë vetëm pjesa e nëfit ishte ndërtuar në shekullin e XV-të. Fasada me proporcione katrore është variantë e zmadhuar e portës triumfale Romake me nike dhe timpanon. Qemeri 18 metërsh dëshmon guximin inxhinierik të tij. Edhe pamja e enterieri ishte organizuar sipas të njejtit sistem, duke bërë që kompozicioni i enterierit të korrespondojë me atë të eksterierit. * * * Alberti qe novatori më i madh i arkitekturës italiane të Quatrocentos, dhe sintezë e shkencëtarit me fuqi të jashtëzakonshme të kreativitetit dhe imagjinatës gjeniale. Bashkërendimi i së resë me të vjetrën, i trajtave gotike me format bashkëkohore, do të jetë karakteristikë për shumë mjeshtër të mesit të këtij shekulli. -18- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) FOTOGRAFITË -Renesansa e Hershme në Itali (c. 1420-1500) Fig. 1. S.Maria del Fiore / ‘duomo’, Firencë, (c.1420-1424), Filippo Brunellechi Fig. 2. Ospedale degli Innocenti, Firencë (1420 - 1445), Filippo Brunellechi Fig. 3. San Lorenzo, Firencë (c. 1421 -1460), Filippo Brunellechi -19- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) Fig.4 Kapela Pazzi, Firencë (1429-44/enterieri; 1461/kupola), F. Brunellechi Fig.5 Santa Maria degli Angeli, Firencë, (1434-37), F. Brunellechi Fig.6 F. San Spirito, Firencë (filloi 1436), Brunelleschi -20- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) Fig.7 Pallati Pitti (1458 – gjysma e dytë e shek. XVI), F. Brunelleschi Fig.8 Pallati Medici-Riccardi Firencë, (1444–59), M. Michelozzi Fig.9 Pallatit Strozzi, Firencë (1489- 1539), da Majano, -21- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) Fig.10 Kisha gotike S. Francesco, Rimini Fig.11 Palazzo Rucellai , Firencë (c. 1450), Leon Battista Alberti (filloi më 1446), Leone Battista Alberti Fig.12 Sta. Maria Novella, Firencë (1456 – 1470), Leone Battista Alberti Fig.13 Sant'Andrea, Mantovë (1472- deri në shek. XVIII), Leone Battista Alberti -22- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) 3. RENESANSA E LARTË NË ITALI (c.1500–1530) Italia, e cila në shekullin e XV-të fitoi primatin në art dhe kulturë, do ta ruajë atë edhe gjatë shekujve XVI dhe XVII. Gjatë një periudhe të shkutër në fillim të shekullit të XVI-të, do të shfaqet arkitektura e Renesansës së Lartë (Cinquecentto) me veprat e Bramantes, të realizuara kryesisht në Romë. Përveç Romës si qendër kryesore, arkitektura e Renesansës së Lartë do të lulëzojë edhe në qendrat tjera si Firenca dhe Venediku. Ajo që do t’a bëjë Romën udhëheqëse kulturore të kësaj periudhe do të jetë e lidhur me disa faktorë, ndër të cilat vlen të përmendet rrethimi i Firencës (viti 1529), e veçanërisht përpjekjet e papëve të fundit të kësaj periudhe për të zhvilluar një papat të pushtetshëm. Kështu, qyteti i përjetshëm, Roma, zgjohet nga gjumi mesjetar duke iu falendëruar para se gjithash aktivitetit të Vatikanit (Papa Julius II, i cili ishte nga më të mëdhenjtë dhe poashtu përkrahës i arteve dhe adhurues i artistëve si Bramante, Mikelangjelo, Raphael, etj.; pastaj, Leoni X dhe Pauli III, etj.). Pothuajse të gjithë artistët e njohur të Italisë u joshën nga Roma, e cila për dallim nga Firenca, nuk krijoi artistë 5 por i ftoi dhe i mbrojti ata. Renesansa e Lartë ishte periudhë e harmonisë dhe barazpeshës në të gjitha artet dhe cilësohet si momenti më klasik në këtë aspekt që nga shek. V-të p.e.s. në Greqi. Derisa arkitektura e Quatrocentos ishte lojë e linjave dhe sipërfaqeve, ajo e Cinquecenttos thekson vëllimin dhe masën. Tani, imitimi i antikës nuk do të përqëndrohet vetëm në dekor por edhe në strukturë; struktura e monumenteve antike gjithnjë e më shumë do t’i inspirojë arkitektët e Renesansës. Pikërisht këtu qëndron dallimi rrënjësor midis arkitekturës së shekullit XV-të dhe asaj të shekullit XVI-të, e cila, pra, ishte strukturale. Tani do të theksohet funksioni mbajtës konstruktiv i pilastreve të cilat fitojnë relief të begatshëm, harqe dhe kurora horizontale, duke kaluar kështu prej aplikimit dekorativ të rendeve stilike të shekullit XV-të, në shprehjen strukturale të arkitekturës së shekullit XVI-të, ndërsa ndikimi i mesjetës ndërpritet në tërësi në këtë periudhë. Ky shekull është poashtu shekull i preokupimit në hulumtimin e realitetit, e veçanërisht preokupimit me të bukurën dhe të vërtetën. Në këtë aspekt, dy artistët e mëdhenj të Renesansës së shekullit XVI-të në Itali, Leonardo Da Vinci dhe Michelangelo Buonaroti, do të reagojnë dhe do t’i kundërvihen estetizmit tanimë të papërmbajtur në art; Leonardo Da Vinci nëpërmjet hulumtimeve shkencore, ndërsa Michelangelo me angazhimin e tij të ashpër moral. 5 Me përjashtim të Giulio Romanos, asnjë nga artistët e mëdhenjë të kësaj periudhe nuk ishte me origjinë nga Roma. -23- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) Donato D’angelo Bramante (1444- 1514) Bramante i Urbinos, ishte arkitekti më i madh i kohës së tij dhe themelues i stilit të ri arkitektural të Renesansës. Ishte piktor i çmuar para se t’i përkushtohej arkitekturës. Pikturën e mësoi nga Piero Dela Francesca. Ai pjesërisht i përket edhe Quatrocento-s duke qenë aktiv në Lombardi të Italisë Veriore ku veproi kryesisht në frymën lombardiane të Renesansës së Hershme. ¨ Më 1485 Bramante e projektoi pjesën lindore të kishës Santa Maria Delle Grazie në Milano (kishë gotike të cilën e filluan Giovani e Solari më 1472), planimetrinë e së cilës e bazoi në atë të S. Sebastianit të Albertit. Në këtë vepër, në pamundësi që të zhvillojë hapësirën në thellësi të vërtetë, Bramante e arriti efektin e thellësisë, pra, jo nëpërmjet konstruksionit, por lojës virtuoze të perspektivës. Masat e mëdha të absidave shkrihen në kupolën poligonale të stolisur me galeri të tejdukshme. Kjo mënyrë e lidhjes së trajtës dhe hapësirës është në lidhje të ngushtë me hulumtimin e “sfumato-s” së Leonardo Da Vincit, raporti i të cilit me Bramanten do të jetë vendimtar për veprimtarinë arkitektonike të Bramantes. Gjatë kohës kur punonte në Milano, Bramante ishte në kontakt me firentinasin madhështor, Leonardo Da Vincin, i cili në këtë kohë ishte i përqëndruar në studimin e problematikës arkitektonike - koncepti i planimetrisë kishtare të trajtës qendrore, skicat e të cilit Bramante mbase i kishte studiuar me kujdes. Planimetria qendrore, pra do të bëhet preokupimi dhe njëherit edhe baza për hulumtimet e mëtejme të Bramantes në fushën e arkitekturës, duke u jetësuar pastaj në kryeveprën e tij - kishën e Shën Pjetrit më Romë. Para se të kalonte në Romë në vitet e fundit të shekullit të XV-të (viti 1499), ai tentoi që të harmonizojë dhe qetësojë kontrastet e dy shekujve nëpërmjet të shprehurit modest me trajta klasike të ndërlidhura, si dhe me kompozime origjinale të hapësirave dhe masave, për të krijuar kështu një epokë të re në arkitekturë. ¨ Bramante hulumtimin e të bukurës në arkitekturë e bazon në përvojën e hulumtimeve të Leonardo Da Vincit 6 dhe këtë e aplikon në ndërtimin e një pjese të kishës S.Satiro (c. 1485) në Milano, (të ndërtuar në themelet e kishës së shekullit të IX-të) duke e dhënë thellësinë e absidës në mënyë iluzioniste, ngase nuk kishte vend të ndërtohej në hapësirë të duhur 7. Në këtë kishë, Bramante zgjidh edhe problemin e vendosjes së trupit katror të objektit në trupin cilindrik, të ndërprerë me nike. Mbi 6 Njeriu i vizatuar dhe i përbashkuar në rreth e në katror (Figura Vitruviane) nga Leonardo do të bëhet interpretimi më i famshëm i qëndrimit të Vitruvit në lidhje me raportin e dimensioneve të njeriut dhe proporcioneve të tempujve. 7 Kjo ide më vonë do të përqafohet nga artistë të barokut në shekujt XVII-XVIII. -24- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) objekt dominon tamburi ortogonal dhe fanari, të cilat paraqesin boshtin qendror rreth të cilit vendosen masat tjera të ndërtesës. Kur Milano pushtohet nga ushtria e Luigjit të XII-të, Da Vinci kthehet në Firencë, ndërsa Bramante shkon në Romë ku krijon veprat më të bukura të Renesansës së Lartë, paralelisht me veprat e artit të pikturës së Raphaelit 8. Në Romë ai studioi gërmadhat antike gjë që ndikoi në arsimimin e tij humanist. Në këtë kohë ai studion Albertin dhe Lauranën, dhe përqëndrohet në definimin e efektit të dritë-hijes (masave plotë-zbrazët). Duke i kombinuar njohuritë e fituara nga gërmadhat antike me idetë e Da Vincit dhe me klasicizmin në rritje të arkitekturës së Renesansës së Hershme romake, Bramante do të njihet si figurë përgjejgjëse për lulëzimin e Renesansës së Lartë. ¨ Më 1502 e fillon ndërtimin e tempullit të vogël Tempietto, në Manastirin e Shën Pjetrit në Montorio, Romë. Kjo kryevepër e vogël u ndërtua për Ferdinandin dhe Isabellën e Spanjës në vendin ku mendohej se Shën Pjetri kishte vdekur. Në Tempietto, Bramante hulumtoi problemet hapësinore të tempullit të vogël rrethor, me kolonadë prej 16 shtyllave, si skulpturë në qendër të oborrit, fillimisht i menduar të jetë në trajtë rrethore, por që u zbatua në trajtë kënddrejtë, poashtu me kolonadë. Kjo vepër është interpretimi origjinal i tempullit klasik dhe njëkohësisht shprehje e respektit të madh ndaj së kaluarës, sikurse që është sipas funksionit dhe simbolikës edhe monument i qartë i krishterë. Frymëzimi themelor për Tempietton ishte tempulli rrethor romak, (siç është tempulli Vesta në Romë apo në Tivoli). Mirëpo ndryshimet inovative që do të bëhen në Tempietto do ta bëjnë këtë vepër një krijim origjinal të kapelës së Renesansës. Tempietto është organizuar në dy etazhe, me shtylla dorike në përdhesë ndërsa lartë qëndron kupola gjysmërrethore mbi tambur. Ornamenti mbi kupolë është e një date të mëvonshme e që në fakt dëmton pak nga thjeshtësia e masave. Edhepse me dimensione të vogla, Tempietto në kuadër të oborrit arrin monumentalitetin e jashtëzakonshëm dhe konsiderohet si vepër tipike e Renesansës e cila nuk krijoi kundërthënie në mes të së kaluarës pagane dhe krishterimit. Bashkëkohësit e konsideronin Tempietton kryevepër që mund të qëndronte ballë për ballë me monumentit madhështor të antikës klasike, Pantheonin. ¨ Në fund të vitit 1505, Bramante përgatiti plane për kishën monumentale të Shën Pjetrit, me porosi të papa Julit II. Më 1506 rrënohet bazilika e vjetër e Shën Pjetrit dhe në vend të saj do të vihet gurëthemeli i kishës së Shën Pjetrit në Romë. Në projektin e tij, Bramante me shumë 8 Raphaeli kishte themeluar Shkollën e Athinës dhe ishte bashkëvendas dhe mik i Bramantes. Besohet se Bramante e këshillonte Raphaelin rreth arkitekturës në pikturat e tij. -25- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) invencion do të kombinojë skicat e planimetrive qendrore-simetrike të Da Vincit dhe elementet stilike të Albertit, e që do të cilësohet si shprehja më e plotë e qëllimeve të Renesansës së Lartë. Trajta themelore e projektit është katrori në të cilin brendashkruhet kryqi grek. Brinjtë e këtij kryqi përputhen në mes veti nën kupolën madhështore. Në mes të brinjëve janë koncipuar kryqët më të vegjël grek ndërsa në diagonale në katër kënde qëndrojnë katër kulla (pirgje). Të gjitha këto elemente shkrihen në një tërësi duke mos e humbur asnjera prej tyre individualitetin e vet. Ato unifikohen në një strukturë të vetme pa e humbur integritetin. Fasada poashtu paraqet objektin e ndarë qartë në katet e ndërtesës. Objekti duhej të kurorëzohej me kupolë gjysmërrethore të ngjashme me kupolën e Pantheonit e cila do të mbështetej në rendin e shtyllave të radhitura drejtë. Brendia e kishës, ashtu siç e kishte paraparë Bramante dhe e cila mund të shifet në pikturën e Rafaelit që gjendet në pallatin e Vatikanit, nuk u realizua sipas tij. Bramante udhëhoqi ndërtimin e Shën Pjetrit që nga fillimi (prej vitit 1506) ndërkaq kur ajo arrin fazën më të vrullshme të ndërtimit, Bramante vdes (1514). Ndërtimi i kishës u ndërpre për rreth 30 vite. Shumë projekte të reja u ofruan gjatë kësaj periudhe mirëpo nuk pati përparime në ekzekutim. Përfundimisht, ndërtimi i kishës së Shën Pjetrit zgjati më se 120 vjet, periudhë kjo gjatë së cilës do të ndërrohen më se 20 papë. ¨ Rëndësi poaq të madhe sa edhe kishat me planimetri qendrore të kësaj periudhe, kishte edhe hulumtimi i perspektivës iluzioniste të cilën Bramante e aplikon me mjaft sukses në oborrin e madh të Vatikanit, Cortile de Belvedere (filloi më 1505), afër kishës së Shën Pjetrit në Romë. Projekti origjinal i Bramantes përbën një oborr të terracuar prej tri nivelesh të ndërlidhura me shkallare elegante, nëpërmjet të cilit ai arrin që të unifikojë në një tërësi Pallatin e vjetër të Vatikanit (Kapela Sistine, ndërtuar nga papa Sixtus IV në vitet 1471-1484) dhe vilën Belvedere të Innocentit VIII (1484-1492), e cila gjendej afro 270m larg pallatit. Bramante dha një oborr të madh me atmosferë neo-antike që gjason me projektet mbretërore antike (siç ishte psh. vila e Hadrianit). Sipas projektit, oborri duhej të përblidhte funksionin e kopshtit, vilës, oborrit të skultpturave dhe teatrit, nën emërtimin “atrio del piacere” (atriumi i kënaqësisë). I tërë koncepti i tij do të shkatërrohet me ndërtimin e bibliotekës së tanishme të Vatikanit (ndërtuar më 1587), mu në qendër të oborrit e cila e ndau oborrin në dy pjesë. Nikja e madhe në vilën Belvedere të Innocentit e frymëzuar nga kupola e Pantheonit do të ndërtohet më vonë nga arkitekti Pirro Ligorio (më 1565). I preokupuar që të arrijë efekte grandioze arkitektonike e jo të bëjë zgjidhjen korrekte të problemeve të strukturës, teknika ndërtimore e Bramantes përkujton në teknikën intelektuale të Leonardo Da Vincit deri në atë masë sa rezultatet përfundimtare ndonjëherë nuk ishin fatlume. -26- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) Përkundër Da Vincit, Bramante i përfillte mesazhet (porositë) e historisë. Bramante i dha kontribut të madh arkitekturës së Evropës, duke krijuar arkitekturë të përmasave madhështore me qëllim që të krijojë shprehjen e fuqisë mbinjerëzore. Në këtë drejtim, do të vazhdojë arkitektura e Evropës disa shekuj më vonë. Antonio da Sangalo, i riu (1485- 1546) Antonio da Sangalo i riu, nip i Sangalo plakut si dhe ndihmësi dhe pasuesi i Bramantes, veproi kryesisht në Romë. Ai e projektoi dhe filloi ndërtimin e pallatit më të madh të Renesansës së Lartë, Pallati Farnese në Romë (1517–89). Në projektin e tij, Sangalo hoqi dorë nga rendet klasike në fasadë me qëllim që fasadën ta ndajë në një numër të barabartë të krahëve, gjegjësisht, aplikoi fasadë firentinase. Fasada është e veshur me tullë me llaç dhe me bosazh në këndet e ndërtesës. Planimetria është kënddrejtë me zgjidhje simetrike ndaj boshtit të hyrjes kryesore, me proporcion të katrorit të dyfishtë, që ngritet në tri etazhe me lartësi të njejtë. Pallati ka vestibulin me kolonadën anësore dhe shkallët asimetrike dhe reprezentative që shpiejnë në katin “piano nobile”. Në mesin e katit Sangalo vendos loxhën që në fasadën e prapme hapet nga kopshti. Oborri në formë katrori i rrethuar me harkada dhe kthina është më klasik për nga rendet e mbivendosura. Theksim i posaçëm i është dhënë hyrjes kryesore të rrethuar me dritare. Në katin e parë dritaret janë dhënë me frontore që kanë trajta trekëndëshe dhe segmentale, të mbështetura në rende stilike që është karakteristikë e kësaj periudhe. Pas vdekjes së tij, më 1546, Michelangelo do ta vazhdojë ndërtimin e pallatit deri në pëfundim. Sangalo i riu ka punuar edhe në pallatin Saccheti në Romë (ndërtimi filloi më 1542). Këtë pallat e bëri për vete, por nuk e priti përfundimin e tij. Është poashtu autor i kishës Santa Maria di Loreto dhe një mori objektesh tjera, në mesin e të cilave mund të veçojmë objektet në Vatikan, pallatin Godi në Firencë, pallatin Natale në Montepulciano. Ka qenë njëri ndër udhëheqësit e projekteve të vëllaut Guliano Da Sangalo dhe udhëheqës i ndërtimit të kishës së Shën Pjetrit në Romë. Raphaelo Santi (1483- 1520) Bashkë me Michaleangelon dhe Leonardo Da Vincin, Santi paraqet shprehjen përfundimtare të Renesansës së Lartë. Shprehjen e tij artistike Santi e gjeti në pikturë edhepse sikurse artistët e tjerë të Renesansës u mor edhe me lëmitë tjera artistike. Tregoi afinitet të posaçëm për kompozimin monumental, marrëdhënie proporcionale dhe harmoni specifike. Në arkitekturë, Rafaeli vazhdon veprën e Bramantes. Ai paralajmëron manierizmin të cilin nxënësi i tij Giuliano Romano më së miri do ta theksojë dhe do ta shprehë në Pallatin Del Te në Mantovë. -27- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) Gjatë jetës së tij ai fitoi shpërblimet më të larta dhe ishte i adhuruar nga papët e pushtetshëm, të cilët e emëruan edhe si mbikqyrës të monumenteve antike. Pas vdekjes së Bramantes (1514) dhe Fra Giokondos (1515) papa i’a beson ndërtimin e Shën Pjetrit, në Romë. Rafaeli nuk e përfilli planimetrinë qendrore por tentoi që ta kthejë atë në planimetri bazilikale. Mirëpo, gjatë punës së tij, përveç ndryshimeve që i bëri në projekt, nuk u ndërtua asgjë tjetër. ¨ Vepra më e rëndësishme e Rafaelo Santit është Pallati Pandolfini (c. 1517) në Firencë. Nëse e krahasojmë me pallatin Farneze ose pallatet e shekullit të XV-të, Stroci, Medici e Piti, do të shohim se Pallati Pandolfini dallon rrënjësisht. Trajtimi i rendeve stilike këtu fiton karakteristikë personale. Diç personale ka edhe vet kompozicioni. Këndet dhe portalet janë përpunuar me rustikë me gurë, të cilën Rafaeli nuk e potencon, prandaj edhe do të mungojë shprehja e fuqisë së rustikës (bosazhit), karakteristike për arkitekturën e shekullit të XV-të. Dritaret përfundohen në të njejtën mënyrë në të dy etazhet ndërsa objekti përfundohet me strehë të rëndë. -28- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) FOTOGRAFITË -Renesansa e Lartë në Itali (c.1500–1530) Fig.14 Tempietto /Shën Pjetri në Montorio, Romë, (1502) , Donato Bramante Fig.15. Kisha e Shën Pjetrit (filloi më 1506) , Lartë: pamja ballore dhe pamja nga absida. Poshtë: planimetritë sipas Donato Bramante (majtë), Sangalos (në mes) dhe Michelangelos (djathë) -29- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) a) b) Fig.16 Oborri Belvedere Vatikan, (filloi më 1505), Donato Bramante. a) pamja ajrore e oborrit b) pamja ballore e vilës Belvedere c) të Innocentit VIII c) prerja e oborrit sipas Bramantes Fig.17 (a,b,c) Pallati Farneze, Romë (1517-1546), Antonio Sangallo i riu/ Michelangelo -30- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) Fig.18 Pallati Pandolfini Firencë, (c. 1517), Raphaelo Santi -31- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) 4. RENESANSA E VONË APO MANIRIZMI ITALIAN (1530–1600) Manirizmi është nocion që përshkruan disa aspekte të stileve artistike, kryesisht italiane, në periudhën midis Renesansës së Lartë të fillim shekullit të XVI- të dhe filleve të Barokut në fillim të shekullit XVII- të. Qëndrimi i kahmotshëm se kultura e Renesansës Italiane përfundon rreth vitit 1530 është sfiduar me zgjatje të periudhës deri në fund të shekullit XVI- të. Periudha midis vitit 1530 – 1600 është quajtur si Anti- Renesansë, Renesansë e Vonë, Kundër-Renesansë, Para-Barok, stil Anti- Klasik dhe Manirizëm. Në studimet periodike të historisë së artit italian, lëvizjen që zhvillohet pas Renesansës së Lartë dhe para periudhës së Barokut e hasim me emërtimin Manirizëm. Megjithatë, opusi dhe karakteri i emërtimit “Manirizëm”, mbetet problematik. Manirizmi si periudhë artistike shfaqet në pikturë, ndërkaq kur aplikohet në skulpturë, hasë në vështirësi. Manirizmi si shprehje do të përdoret edhe në arkitekturë, megjithëse nuk është definuar në tërësi. Edhepse disa objekte janë padyshim maniriste, megjithatë ne nuk arrijmë që të japim definicionin për Manirizmin, apo stilin arkitektural manirist të një epoke. Manirizmi përherë ka krijuar vepra të cilat nuk kanë mbetur indiferente dhe kanë ndikuar në ndieshmërinë tonë. Mirëpo janë të rralla rastet kur artistët që i përkisnin ndonjë gjenerate maniriste arritën që të tejkalojnë kriteret e vendosura të kohës (si ato të akademizmit), dhe të bëjnë interpolime maniriste, prandaj, ato shpesh mbetën tendenca e jo krijime të përfunduara. Megjithatë, kur flasim për Manirizmin në arkitekturë, atëherë duhet theksuar se përveç atij në Italinë e fundshekullit të XVI-të, Manirizmi duhet të ketë qenë prezent edhe në epokat tjera të mëdha të zhvillimit të artit. Kështu, Manirizmi është i dukshëm në shekullin IV-të në Greqinë e vjetër, pastaj në shekullin XIV-të në Francë, dhe në pjesën e dytë të shekullit XVI-të në tërë Evropën. * * * Që nga dekada e tretë e shekullit XVI-të, në Itali e veçanërisht në Romë do të ndjehet një shpërthim i tensioneve politike dhe fetare. Më 1527 Roma do të pushtohet nga Sharli i V-të i Francës gjë që do të ndikojë në largimin e artistëve nga Roma dhe shpërndarjen e tyre anë e kënd Italisë. Sidomos me shpartallimin e shkollës së Bramantes dhe të shkollës së Athenës të Raphaelit, do të ndjehen fillet e Manirizmit të hershëm. Këshu, Giulio Romano, ndihmësi kryesor i Raphaelit merr postin e artistit dhe arkitektit të oborrit mbretëror të qytetit të Mantovës, ndërkaq me veprat e Galeazzo Alessin nga Gjenova, Leone Leonit nga Milano dhe Sebastiano Serlios nga Bolonja, arkitektura maniriste do të vejë themelet e saja. Më 1537 Serlio boton traktatet e tij mbi arkitekturën ku ndër tjerash, e ekzaminon antikitetin nëpërmjet qasjes maniriste, si -32- Historia e Arkitekturës © Mr.Sc.Shqipe Nixha, ida Florina Jerliu, ida , MA R E N E S A N S A (Shekulli XV dhe XVI) nga aspekti teorik ashtu edhe nëpërmjet vizatimeve e projekteve arkitektonike dhënë në një seri katalogjesh. Tri vite më vonë Serlio i bashkohet piktorit Italian manirist Francesco Primaticcio në Fontainebleau, ku do të ndikojë në konsolidimin dhe depërtimin e idealeve maniriste në Francë. Me ardhjen e Sanga

Use Quizgecko on...
Browser
Browser