Qyteti funksional dhe vertikal PDF

Summary

This document discusses urban design concepts, particularly works by Le Corbusier, including Ville Contemporaine, Plan Voisin, and Ville Radieuse. It analyzes functional and vertical city structures, exploring technological advancements applied to urban development in the past. The document touches on the city planning and architecture, as well as specific projects and plans.

Full Transcript

Qyteti funksional, Le Corbusier: Ville Contemporaine, Plan Voisin, Ville Radieuse Ludwig Hibelseimer Qyteti vertikal Qyteti funksional Le Corbusier: Ville Contemporaine , Plan Voisin, Ville Radieuse...

Qyteti funksional, Le Corbusier: Ville Contemporaine, Plan Voisin, Ville Radieuse Ludwig Hibelseimer Qyteti vertikal Qyteti funksional Le Corbusier: Ville Contemporaine , Plan Voisin, Ville Radieuse Le Corbusier, (me psudonimin Charles-Edouard Jeanneret), i lindur në Zvicër (1887-1965) është në nga figurat kryesore të lëvizjes moderne. Ai është një nga teoricienët më të mëdhenj të arkitekturës së shek. XX. Publikon 54 libra mbi arkitekturën, urbanistikën, dizajnin dhe artin. Nga modelet e qyteti të Le Corbusiesë do të analizojmë shembujt e mëposhtëm: 1) Ville Contemporaine (1922) 2) Plan Voisin (1925) 3) Ville Radieuse (1930) Ai kërkon të vërë në jetë mundësitë që jep teknologjia e kohës në epokën e makinës për të zgjidhur racionalisht problemin e banesës popullore. Ville Contemporaine është projekti i tij i parë për një qytet ideal: një qytet bashkëkohor me 3 milion banorë, i lindur si përgjigje polemike ndaj kërkesës për të jprojektuar në shatërvan të dekoruar për tu paraqitur në Salon d’Automne të Parisit në vitin 1922. Ville Contemporaine ka për qëllim të ndërtoj një exploit të madh për tu marrë për shembull, përmes një modeli të mundshëm ( real jo futurist, që duhet të veproj si në instrument kritik ndaj qytetit real. Pikat ku bazohet modeli i Ville Contemporaine janë: impianti rrugor racional; një qendër tregëtare drejtuese dhe shërbime të mëdha; një ofertë rezidenciale urbane dhe një fashë rezidencash suburbane, me pajisjet e tyre, në ekujlibër me hapësirat e gjelbërta; dhe një zonë rezervë për ekspansionet e ardhshme. Qyteti përbehet nga në impiant qëndror i rregullt i fiksuar përmes dy arterieve pingule që zgjaten për nga jashtë duke përfshirë pjesë të territorit përmes një rrjeti rrugor 45* që lidh lagjet, me fashën e gjelbërt ekstraurbane dhe një rrjeti shërbimesh lokale. Përtej impiantit qëndror dhe brezit të gjelbët shtrihet qyteti kopësht dhe zonat industriale. Bërthama e sistemit përbëhet nga 24 ndërtesa në formë kryqi me 60 kate për aktivitete terciare administrative dhe drejtimi; në perëndim është vendosur një qendër qyteti, ku kapet një park urban, i ndarë në module nga rrjeta urbane, por i trajtuar në tërësi sipas një vizatimi natyralist. Një sërë nivelesh lirojnë trafikun në zonën qëndrore, të ndara sipas funksionve: ( trafik ajërore, trafik i motorrizuar suburban, metropolitana, linjat hekurudhore kombëtare). Përreth zonës drejtuese zhvillohen rezidencat, të ndërtuar sipas sistemeve ndërtimore immeuble-villas, me 12 kate ( pra 6 kate dyshe), pjesërisht të artikulara në mënyrë të pavarur nga rrjeti rrugor, duke krijuar redents-at( formë e veçante e blloqeve të banimit. Në zonat radent ka një aplikim më rigoroz të principeve të reja të shpërndarjes, me eliminimin e rue corridor, dhe aksesin e mekanizuar për tek blloqet në pikat fundore; kudo ka liri qarkullimi për këmbësorët, në hapësirat e pemëzuara dhe të trajtuara. Përmes përdorimit të ketij tipi të ri ndërtimor dhe artikulimit të tij të veçantë urban, aspiratat tradicionale të borgjezisë, të shprehura ne autonominë suburbane dhe në shtëpinë unifamiliare, gjejnë këtu në mediacion të veçantë, të siguruar nga niveli i lartë i izolimit dhe i prajvazisë dhe njëkohësisht nga eficenca dhe ekonomia e truakturave kolektive. ( dendësia arrin 300 banorë për ha, pavarsisht zonës së mbuluar nga ndërtime që është 15 %). Ndikimi I projektit Ville contemporain mund të matet shumë thjeshtë, duke u krahasuar me propozimet e mëvonshme. Mbi të gjitha kjo vihet re në zgjidhjet për rezidencën e masës që qyteti I ri është në gjendje të sjellë, për të ndryshuar totalisht edhe aspekte të jtës që I bashkëlidhen. Ky instrument është i rëndësishëm edhe sepse parashikon një sistem të ri administrimi të qytetit, marrjen nga ana e shtetit të truallit, ngritjen e teknikave të sistemimit të hapësirës, racionalizimit dhe koordinimit të kapitaleve. Aplikimi i principeve të ville contemporaine paraqitet në ‘25 në Expozitën ndërkombëtare të arteve në hapësirën rrethore pranë pavionit Esprit Nouveaux, si fryt i një kërkimi të financuar nga automobili Voisin, i interesuar të kthej një pjesë të aktivitetit të tij në sektorin e industrisë së ndërtimit. Në ville Radieuse, propozimi–manifest i publikuar në vitin 1933 paraqet një lloj antropologjie skematike që i con në kockë nevojat e njeriut modern, duke ofruar zgjidhje që shkojnë nga qeliza e banimit tek struktura urbane. Idea kompozitive, principet që vënë në levizje propozimin për një qytet të gjelbëruar për një milion e gjysëm banorë janë : vdekja e rrugëve, këndi i drejtë dhe zonimi. Vdekja e rrugës do të thotë ndryshimi i raportit të kalimeve për këmbësorë dhe atyre të motorizuar dhe eliminimin e shtëpive në linjë , për ti lënë vendin rrugëve të mëdha për trafikun e automjeteve, pa ndërhyrje me ndërtimet. Zonimi, përcakton një ndarje apsolute të funksioneve dhe të kalimeve. Këndi i drejtë kushtëzon impiantin e përgjithshëm deri në përcaktimin e ndërtesave të veçanta. Brenda rrjetit të madh të rregullt vendosen tri zona kryesore: 1. njera e destinuar për tregëtinë dhe nyjet e veçanta ( qytetiiI studimit, qendra qeveritare) në veri, një zonën ku ndodhet stacioni hekurudhor, aeroporti dhe hotelet e ambasadat; 2. një zonë industriale e ndare në tri pjesë , për industruitë e lehta, dept, dhe industritë e rënda; 3. një sistem banimi i vendosur ndërmjet dy zonave të tjera dhe e mbrojtur nga një brez i gjerë i gjelbër në drejtim të industrisë. Funksioneve të ndryshme i përgjigjen edhe principe të ndryshme vendbanimi. Fasha e banimit dhe ajo industriale mund të rriten në anë. Rrugët e presin vendbanimin në mënyrë ortogonale; disa diagonale, për transferimin në shpejtësi më të lartë; lidhin ndërmjet tyre zonat funksionale. Hekurudha formon një brez të jashtëm. Nën dhe parashikohet një rrjet metropolitane. Intensiteti i përdorimit të tokës. Sipërfaqja e mbuluar është 12% e sipërfaqes totale, pjesa tjetër është e lirë nga ndërtimet, ku pjesa më e madhe është e destinuar për hapësirë të gjelbërt. Ky kontraktim i sipërfaqes arrihet përmes dendësisë së lartë (1000 banorë /ha). Për të përmasuar banesat i caktohet cdo banori një sipërfaqe prej 14 m2. Sistemi i traseve. Rrugët diagonale janë të ngritura mbi piloties. Prerjet e propozuara për rrugët kryesore janë tri: një e gjerë 54m me tramvi anësore; një 40m dhe një 28. Edhe rrugët rakorduese janë të dallueshme ( 24,16,12m), sipas tipeve të kryqëzimeve. Rrugët penetrojnë në blloqet e banimit në lidhje me hyrjet kryesore në ndërtesa, ku ndodhen zonat e parkimit. Për këmbësorët parashikohen kalime në parqe dhe pensilina. Ndarja e tokave. Rrjeti rrugor pret blloqet katrore që kanë nga në anë 400m. brenda nuk gjendet më ndarja historike e imët me trualle: ndërtesat rezidenciale, aktivitetet industriale dhe terciare mbështyetet mbi një terren që nuk është I parcelizuar, por krijon një trup të vetëm që lejon krijimin e hapësirave të gjelbërta, të vazhdueshme , me përdorim publik. Ky revolucion në ndarjen e tokës supozon disponibilitetin e tyre përmes aplikimit të shprenësimit. Format e ndërtimit dhe të hapësirave të gjelbëta. Rezidenca përbëhet nga ndërtesa të mëdha në linjë, me 11 kate, me palosje 90 gradë që fomojnë 6 tipe të ndryshme redents të studiuara në aspektin e orientimit. Hyrjet shënojnë elementët e vetëm në linjë, ku në secilin mund të qëndrojnë 27000 banorë. Banesat drejtëvijëzore mbi piloties, e lënë të lirë hapësirën që duket e përshkueshme në të gjtihë drejtimet dhe që formëzohet si park në të cilin vendoset shërbimet sociale dhe hapësirat kreative. Korpuset janë të dy tipeve: cifte , prej 16m me në korridor qëndror të orientuar veri-jud ( apartamentet në dy krahët janë vetëm pamje nga në anë ); dhe 9m me orinetimin perëndim lindje, me apartamente në jug dhe korridor në veri. Plan Voisin Plan Voisin parashikon një rindërtim radikal të 240 ha, në qendër të Parisit, për ndërtimin e një lagjeje rezidenciale, të artikuluar në një aks primar perëndim–lindje ( ndërmjet rue Piramides, sheshit rrethor Champs Elysees, gare st. lazare dhe Rue Rivoli), i karakterizuar nga prania e immeuble villas, dhe e nje lagjeje tregëtare, ndërmjet aksit dytësor dhe Senës në veri në të cilin do të ngrihen qiellgërrvishësit në formë kryqi. Nga prishja e pjesës më të madhe të Parisit historik, do të shpëtohen disa episode monumentale, si Louvri, dhe Place Vendome, duke u lënë si dëshmi arkeologjike të zonës së gjerë të parkut. Efekti shock që Le Corbusier propozon me këtë projekt eksperimental vihet ne dukje nga polemikat e ndezura që lindin gjatë ekspozitë. Gjatë polemikave Le Corbusier mohon se kishte për qëllim të paraqiste në zgjidhej përfundimtare ndaj problemit të zgjerimit të Parisit, dhe shton se kishte për qëllim të hapte një debat mbi fatin e qytetit; megjithatë nuk rresht së nguluri këmbë mbi realizueshmërine e projektit dhe të ardhurat ekonomike të kësaj ndërhyrjeje. Shembuj të ideve të tij janë: 1. Projekti per Gjenvën 2. Projekti për Anversën 3. Projekti për Stokolmin 4. Projekti për Rio deJjanerio 5. Plani Saint Die Ludwig Hibelseimer. Qyteti vertikal Hilberseimer është profesor në shkollën e Bauhaus-it. Ai është i vëmendshëm mbi temat e qyteti të madh që pas mbarimit të luftës. Në vitin 1924 Hilberseimer projektoi Qytetin vertikal të publikuar ne vitin 1927 në librin Grosstadt Architektur. Këtu ai shfaqi gjerësisht principet e planifikimit të qytetit dhe arkitekturës. Në katet e poshtme të godinave parashikohet qyteti i tregëtisë, ndërsa në katet e sipërme, rezidenca – kjo lidhet me qëllimin për të kritikuar dhe për të pasuruar temat e hapura nga Le Corbusier me projektin e tij në ‘25 dhe në të njëjtën kohë nga plane e Siedlungen berlineze. Por që këtu mund të vihet re fusha e interesit të Hilberseimer-it, lidhet me kalimin teorik nga hapësira e banimit në strukturën urbane, dhe sigurohet në këtë rast nga rrjeta tridimensionale që lind nga renditja gjeometrike e ndërtesave. Plani i transformimit të Dessaut në një sistem linear, paraprin temat që do të jenë zhvilluar më pas nga Hilbersheimer, pas transferimit të tij në Amerikë, pasi ka hyrë në kontakt me elementët e ideologjisë organike-komuniste. Projekti i tij u ndikua nga Qytetet e larta amerikane, nga Modeli i qytetit Satelit, dhe veçanërisht nga projekti për 3 milion banorë i Le Corbusier-it, pasi nga analizat është e mundur të vërehet zhvillimi nga qyteti i lartë në qytetin e decentralizuar të periudhës Amerikane. Gjatë viteve 20 ndikimi amerikan ishte shumë i rëndësishëm në Evropë, si në aspektin kulturor edhe në atë teknologjik. Në vitin 1893 një ngjarje e rëndësishsme e përqendroi vemendjen e arkitektëve evropian në Amerikë. Kjo ishte panairi Ndërkombëtar i Chicagos. Arkitektët Evropian shikonin Shtetet e bashkuara si një referencë e rëndësishme. Evropianën studiuan projektet e qyteteve kopësht në Amerikë, në vendin e industrializimit të gjerë. Pati një lidhje shumë të rëndësishme të planifikuesve Gjerman dhe Rusë me qytetet amerikane. Qyteti vertikal i Hilbersheimer Ne vitin 1927 Ludvig Hilbersheimer boton tekstin “Grossstadt Architektur”, ku shtjellon ëështjen e zhvillimit te metropolit modern. Modeli bazohet në mbivendosjen e funksioneve brenda nje organizmi objekti kompleks që ndërthur ndërtesën me infrastrukturën. Gati si dy qytete të vendosura njëra mbi tjetren: sipër qyteti rezidencial me trafikun e këmbësorëve dhe nën qyteti i tregëtisë me trafikun e automjeteve. Skemës së përgjithshme nuk i bashkëngjit shembuj konkret pasi, sipas tij , propozimi kërkon një qëndrim të ndryshmëm sipas vendit ku do të aplikohet. Qyteti i Hilbersheimer është menduar të jetë për 1 milion banorë me një dendësi banimi 715 banore/ha. Elementet ndërtimor janë kuartalle të mëdha prej 100x600 mt. Nje bazament prej 5 katesh i shërben ambjenteve te punes ( qyteti i tregëtise) ndërsa pjesa e sipërme prej 15 katesh i shërben banimit , zyrave dhe dyqaneve. Në secilin kuartall mund të banojnë rreth 9000 persona dhe të ketë hapësirë tregëtare dhe ambjente zyrash rreth 90000 m2. Kuartallet janë pozicionuar në bazë të ekspozimit më të mirë ndaj diellit. Brinja e gjatë e lagjes me tehet e banimit ka orientimin veri-jug. Gjerësia e rrugëve është 60mt, baraz me lartësinë e ndërtesave ndërsa gjatësia e kuartallit është përcaktuar nga distanca e stacionit nga hekurudha kryesore. Pjesa e sipërme e kauartallit, më hollë dhe e futur se ajo e poshtme, lejon që të krijohen një kuota kalimesh për këmbësor e gjerë 10 m të lidhur mes tyre përmes urash. Në një ndërtesë të vetme bashkëjetojnë dy tipologji ndërtesash: oborr për zyrat dhe dyqanet, shtëpi në linje për rezidencat. Një kafaz shkallësh sot 100m i përgjigjet nje kolone shërbimesh të përbashkëta.

Use Quizgecko on...
Browser
Browser