Shkrimi Akademik PDF
Document Details
Uploaded by LoyalMoldavite5712
UBT - Kolegji për Biznes dhe Teknologji
Tags
Summary
Ky dokument i referohet Shkrimit Akademik, trajton tematikat si drejtshkrimi, paragrafët, dhe format e shkrimit. Ligjerata e dytë i referohet kritereve për tekstin e shkruar dhe modeleve për komunikim me shkrim.
Full Transcript
SHKRIM AKADEMIK ( ligjërata e dytë TË SHKRUARIT SI PROCES. KRITERET PËR TEKSTIN E SHKRUAR “ Arsyeja e mosarsyes që i bëhet arsyes sime, ma dobësojnë aq shumë arsyen, sa me arsye…” Pse ndodh kjo? sot hasim shpesh në gabime drejtshkrimore si: Pavarësisht rrethanave (në vend te pavar...
SHKRIM AKADEMIK ( ligjërata e dytë TË SHKRUARIT SI PROCES. KRITERET PËR TEKSTIN E SHKRUAR “ Arsyeja e mosarsyes që i bëhet arsyes sime, ma dobësojnë aq shumë arsyen, sa me arsye…” Pse ndodh kjo? sot hasim shpesh në gabime drejtshkrimore si: Pavarësisht rrethanave (në vend te pavarësisht nga rrethanat); Kam shkrojtur në vend të: kam shkruar Migjeni u lind në… në vend Migjeni lindi në… etj. për të mos përmendur fjalët e shumta të huaja të panevojshme. Modele se si të flasim e të shkruajmë Nevoja që në universitete të ipen modele se si të flasim e të shkruajmë Është e njohur në kulturën kombëtare“Lutja e shkrimtarit” të përfaqësuesit tonë të madh Faik Konica : “Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë ta mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë. Falna durimin që të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me paanësi, por edhe të sillemi ashtu! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthitjet e shtypit! Ashtu qoftë! “ Detyrë: Duke u nisur nga fjalët e Konicës, shprehni mendimet e juaja me një paragraf rreth problemeve që trajton ky fragment) Ortografia Duhet të dimë të shkruajmë Çka i sheh syri ia bën dora (thuhet për mjeshtrit) Shprehje me cilësi të tilla: i mençur, i ditur ose i dijshëm, i shpejtë, i zgjuar, i kthjellët etj. Ç’ është ortografia (ose shqip: drejtshkrimi) Gjithnjë ballafaqohemi me këtë problem në momentin kur mendimet tona duhet t’i vëme në letër. Njeriu që ulet të shkruaj ndodhet para mëdyshjes: di çfarë të them, por duhet të di si ta them me shkrim. Idetë, qoftë ato që kanë të bëjnë me përditshmërinë, qoftë ato që lidhen me veprimtari të mëdha: me shkencën, artin, kulturën, politikën, biznesin etj.,kanë nevojë për t’u shprehur në një gjuhë, kanë nevojë për t’u shkruar, se atëherë do të bëhen të kuptueshme nga të tjerët. Fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet Nuk është e lehtë të shkruajmë. Këtë në mënyrë poetike na thotë edhe Dante Aligeri ” se s’asht një punë që i dilet lehtë m’atë anë t’përshkruhet si ashtë fundi i dynjasë, s’mjafton një gjuhë që thrret veç babë e nanë… “… desha me u fëdigun për sa mujta me dijtun…” (Buzuku) ose “… m’u desh me qitë në dritë shumë fjalë plaka e të harrueme…” (Budi) Kumtimi me gojë, gjithnjë ka qenë më i lehtë në krahasim me shkrimin Përse e themi këtë? Sepse: Folësi mund ta ndreqë menjëherë gabimin dhe të kërkojë të falur dëgjuesit E shkruara përcillet brez pas brezi, nga epokat e mëparshme tek e sotmja Gjithnjë mbetet aktuale thënia e moçme latine: “ Verba volant, scripta manent” (Fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet). GjUHA E FOLUR GjUHA E FOLUR: Përveç fjalëve ka edhe mjete të tjera ndihmëse si: pasthirrma britma intonacione të zërit dialogun gjeste dhe lëvizje të duarve dhe trupore Ata që hyjnë në bisedë zakonisht janë në afërsi me njëri-tjetrin folësi nuk mund të fshijë e të heqë ndonjë fjalë apo fjali që e ka shqiptuar. Fjala që shkon në vesh të marrësit nuk mund të kthehet mbrapa Ka karakter spontan GJUHA E SHKRUAR: GJUHA E SHKRUAR: Nuk ka mjete të tjera përveç letrës dhe mjetit të të shkruarit ju drejtohet shumë personave ose mbarë një kombi, ndërsa gjuha e folur një numri shumë të kufizuar të njerëzve Formë zotëruese ka monologun Ka saktësi dhe përpikëri Paraqitje më të saktë të të menduarit Komunikim i dyfishtë: me vete dhe me të tjerët Cila është më e lashtë? Rruga e të shkruarit është e mundimshme dhe e gjatë Studentët nën trysninë e lodhjes “duhet të shkruajmë” Shkrimtarët nën trysninë e mundimit për të gjetur fjalët dhe shprehjet e duhura. Të dy palët kanë të drejtë, sepse të shkruash është si të flasësh me vete sipas rregullave dhe stilit Të shkruash d.m.th. të lësh gjurmët e ideve, mendimeve dhe kulturës sate Rruga e të shkruarit është e mundimshme dhe e gjatë ka ekzistuar gjithnjë. Së pari përmes shenjave: hieroglife, ideograme, alfabete të ndryshme Shkrimet nëpërmjet internetit, po konkurojnë letrën por përsëri mbështeten në të njejtin mjet për të cilin po flasim: mbi të shkruarin si proces Mjeshtria e të shkruarit nuk është vetëm për shkrimtarë. Fazat e hartimit të një teksti të shkruar Kriteret që duhet pasur parasysh kur hartojmë një tekst të shkruar Faza paraprake ose përgatitore Faza projektuese Faza e hartimit në dorë të parë ose E parashtrimit Faza e rishikimit pas hartimit në dorë të parë Faza e rishikimit të dytë. Shpesh dëgjojme: ai “di të shkruaj”, kurse për të tjerë thuhet e kundërta. - njohuri nga shkolla me lëndët mësimore. - normat gramatikore. - njohje e dobësive ose mangësive të formimit gjuhësor personal (Sokrati thoshte: “ Fitorja më e madhe është ta njohësh dhe ta mposhtësh vetveten”). - zgjerimi termave dhe fjalëve sipas fushave të veprimtarisë përkatëse. - Kulturë e të të lexuarit. Secili folës ose shkrues ka nevojë për dy elemente të rëndësishme “Shqip flasim e nuk mirremi vesh”, thotë një fjalë e urtë popullore.” Secili folës ose shkrues ka nevojë për dy elemente të rëndësishme: Të tërheqë vëmendjen e bashkëfolësit ose lexuesit. Të kuptohet nga bashkëfolësi ose lexuesi Për të bërë vlerësimin e të shkruarit të një letre, libri a raporti etj. duhet të mbështetemi në tregues të dy niveleve kryesore: niveli gjuhësor i mirëfilltë (drejtshkrimi, zotësia për t’i përzgjedhur fjalët e termat, rrjedhshmëria, kujdesi ndaj eufonisë/bukurtingëllimi/ dhe simetrisë ) niveli i argumentimit ( qartësia e paraqitjes, përputhja e temës me titullin, plotëria/ trajtimi shterues/, lidhja e mirë e tekstit) Ajo që krijon tekstin nuk është gjatësia Teksti mund të përbëhet nga: një togfjalësh, një fjali, një tërësi fjalish. “Ku nuk ka tekst nuk ka as objekt studimi” (sipas Bachtin-it) Etimologjia e tekstit- nga latinishtja i endur, i thurur( prej nga vjen edhe njërrënjëshmëria me tekstil, tekstilist shqip endje, endës), mbështetet në një metaforë ku fjalët shihen si fijet e perit. Teksti i plotë duhet të ketë: fillim; zhvillim dhe përfundim. Si mund ta komentojmë këtë mendim: Ajo që krijon tekstin nuk është gjatësia (që mund të jetë e ndryshme), por natyra thellësisht kontekstuale e interpretimit të tij. Titulli është kartëvizita e çdo teksti Titulli(formulimi i kërkimit) është kartëvizita e çdo teksti dhe pjesë përbërëse e tij. Ndërtimi i tekstit nis që nga titulli. Një profesionist i komunikimit duhet të ketë patjetër sensin e titullit. Ekzistojnë dy drejtime kryesore për zgjedhjen e titullit: Përshkrues (funksion informativ) Vlerësues (interpretimin e përmbajtjes së tekstit dhe shpreh opinionin e atij që shkruan) Kujdes përshtatjen e duhur gramatikore në të shkruar dhe komunikim: Po iu drejtuam dikujt me “TI”, kjo parakupton se ai është një njeri i njohur mirë, madje edhe i afërt (edhe foljet në këtë rast do të jenë në veten e dytë njejës) “Ti mik i dashur, ke berë mirë që ke ardhur sot…” Po të jetë një i panjohur, e sidomos ndonjë person zyrtar, nëse e fillojmë tekstin me “JU”, “ Ju, zoti avokat, jeni i ri, por duhet ta dini se para jush këtu…” Shkrimi Akademik Ligjerata e katërt PARAGRAFËT Formimi i paragrafëve. Forma dhe lënda e paragrafëve. Koherenca e paragrafëve Njësimi, uniteti i paragrafëve Strukturimi i paragrafëve Lidhja e paragrafëve së bashku Gjatësia e paragrafit Tri pjesët përbërëse të paragrafit: fjalia kryesore, trungu dhe fjalia përmbyllëse Tema dhe ideja e kufizuar e paragrafit ose përqendrimi në një drejtim. Formimi i paragrafëve Paragrafi i shkruar mirë duhet të përmbajë disa tipare të veçanta: Kjo do të thotë që ai të përqëndrohet mbi një ide. Paragrafi i mirë duhet të ketë një mendim, një qëllim. Nëse gjatë shkrimit idetë tuaja do të ndryshojnë, atëherë edhe paragrafet duhet të ndryshojnë. Së pari, paragrafi duhet të jetë i njësuar, të ketë unitet. Kjo do të thotë që paragrafi të jetë i qartë dhe i renditur në mënyrë logjike, pra të kuptohet qysh me leximin e parë. Në paragraf, të gjitha fjalitë janë të lidhura me njëra – tjetrën. Kjo lidhje logjike është element përbashkues që ndihmon në qartësimin e ideve dhe kuptimin e fjalëve brenda paragrafit. Së dyti, paragrafi duhet të jetë i kuptueshëm Në aspektin pamor, rreshti i parë i paragrafit është më i zhvendosur, me fjalitë që vijnë më pas në paragraf. Së treti, paragrafi duhet të jetë i strukturuar, paragrafi përbëhet nga fjalitë që trajtojnë të njejtën temë. Fjalitë të ndërtuara mirë i përkasin një paragrafi. Në vetvete, paragrafi është një formë e rëndësishme e organizimit të fjalive. Gjithashtu, paragrafi është edhe baza e ndërtimit të eseve. Paragrafi ka tri pjesë përbërëse: FJALINË KRYESORE TRUNGUN (pjesën e mesme shtjelluese) FJALINË PËRMBYLLËSE Paragrafi i ngjan një treni në udhëtim. Fjalia kryesore është lokomotiva. Ajo është fjalia që drejton paragrafin. Fjalitë e trungut të paragrafit janë vagonat. Ato mbajnë ngarkesën, të gjitha faktet dhe detajet që lidhen me temën. Fjalia përmbyllëse është treni në fundin e udhëtimit. Ajo mbyll paragrafin. Në këtë shembull po ilustrojmë të dhënat e mësipërme. Dita e dëborës Dje ra shumë dëborë, e cila dalëngadalë i bëri gati të pakalueshme rrugicat e fshatit tonë, prandaj dhe mësimi mbaroi më herët. Dëbora filloi të binte para mesditës. Në fillim shihnim nga dritarja vetëm disa flokë të mëdhenj dëbore, por nuk zgjati shumë dhe ajo zuri të binte gjithnjë e më dendur. Dëbora mbuloi oborrin. Në orën 12:30, drejtori i shkollës lajmëroi se mësimi, atë ditë, do të mbaronte në orën 13:00. Falë dëborës, atë pasdite bëmë pushim! Por ç’janë fjalitë në vetvete? Fjalia kryesore, sikurse kuptohet dhe nga emërtimi, është fjalia e cila përmban temën që do të shtjellohet apo diskutohet në paragraf. Ajo kryen tri funksione: 1.Emërton subjektin. 2.Tregon se për cilën pjesë të subjektit do të shkruani. (Kjo pjesë e subjektit quhet pikë ose çështje e përqëndrimit.) 3.Tërheq vëmendjen e lexuesit. Trungu ose pjesa e mesme shtjelluese, nëpërmjet fjalive bën shtjellimin, shpjegimin ose përshkrimin e subjektit. Të gjitha idetë e shprehura në këtë pjesë duhet të renditen në mënyrë sa më harmonike dhe të logjikshme. Një mënyrë e efektshme për ta realizuar këtë paraqitje të harmonishme dhe logjike është renditja e ideve kryesore përpara se të shkruhet paragrafi. Fjalia e fundit apo fjalia përbyllëse u sjell ndërmend lexuesve përmbajtjen e paragrafit, ose u jep atyre një ide për të cilën mund të mendojnë. Paragrafi është pjesë e përqëndruar e një mesazhi shkrimor. Por, kur është i plotë një paragraf? Paragrafi është i plotë, kur fjalia kryesore është tërësisht e mbështetur nga trungu dhe fjalia përmbyllëse. Si rregull, kjo arrihet nëse shkruhet nga tri deri dhjetë fjali. Nëse paragrafi juaj është më i gjatë se dhjetë fjali, ndajeni ato në dy paragrafë, ose vini re me kujdes, nëse të gjitha detajet janë të rëndësishme apo jo. Nëse paragrafi është më i shkurtër se tri fjali, kjo do të thotë se ka mundësi që në të, të mos jetë përfshirë informacion i mjaftueshëm për mbështetjen e idesë. Mundohuni t’i shtoni fjali të tjera. Por ka edhe raste të veçanta kur paragrafi është më i gjatë se dhjetë fjali, kur informacioni në të është i pasur dhe ka detaje të shumtë. Tema dhe ideja e kufizuar e paragrafit ose përqendrimi në një drejtim, në një pikë Paragrafi hartohet mbi një temë të caktuar. Për një paragraf , fjalia e temës mund të ndahet në pjesë të dallueshme nga njëra –tjetra: (1) tema dhe (2) ideja e kufizuar (drejtimi). Tema është subjekti për të cilin bën fjalë paragrafi. Ideja e kufizuar ose drejtimi ngushton apo kufizon këtë temë. Ky koncept është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse, në çdo rast, ideja e kufizuar është “zemra” e paragrafit. Pjesa tjetër e paragrafit zhvillon idenë e kufizuar. Për ta vlerësuar më mirë funksionin e idesë së kufizuar(drejtimin,përqëndrim në një pikë), ju duhet të sillni në mendje shumësinë e alternativave me të cilat përballeni përpara se të filloni të shkruani. Për shembull, merrni në konsideratë një temë si ajo e shitjes së librave në panair. Kjo është një temë e mirë për të shkruar rreth saj, por është shumë e gjerë. Çdonjëra nga fjalitë e temës më poshtë mund të krijojë një paragraf të mirë dhe secila prej tyre mund të bazohet në temën e përgjithshme për shitjen e librave në panair. Shembull 1. Shitja e librave në panir është një punë e lodhshme. tema ideja e kufizuar 2. Shitja e librave në panair krijon mundësinë për të takuar shumë lexues. tema ideja e kufizuar 3. Shitja e librave në panair nënkupton lëvizjen e shumë librave që janë të pashitur. tema ideja e kufizuar 4. Shitja e librave në panair kërkon nënshkrimin e një kontrate për të marrë pjesë atje. tema ideja e kufizuar 5. Shitja e librave në panair ju vë në kontakt me shumë botues. tema ideja e kufizuar Studentja që ka zhvilluar këtë ushtrim, më në fund ka përzgjedhur fjalinë e parë nga pesë fjalitë e temës së mësipërme dhe ka shkruar paragrafin e mëposhtëm: Panairi i librit është pak më ndryshe nga të tjerët, sepse vetë libri nuk është një mall i zakonshëm konsumi, dhe si i tillë meriton më shumë respekt. Në qoftë se do të marrësh pjesë në një panair, hapi i parë është caktimi i vendit dhe rregullimi i stendave. Këtu ka vend për fantazi, sepse mënyra e vendosjes së tyre mund ta bëjë hapësirën tënde më të vaçantë nga të tjerat. Pasi stendat të jenë në vendet e tyre, duhet menduar për vendosjen e logos, me anë të së cilës përfaqësohesh në panair. Ajo duhet të ketë një madhësi të caktuar, që të jetë mjaft e dukshme nga të gjitha anët e panairit. Ajo që është e rëndësishme, është gjetja e disa tavolinave jo të larta, në mënyrë që libri të ekspozohet më mire dhe klientët të kenë mundësi ta shikojnë nga afër. Mënyra e vendosjes së librave kërkon një përkushtim të vaçantë, sepse është mirë që librat të ndahen në stenda sipas grupmoshave dhe fushave. Në këtë mënyrë, blerësit do të dinë ku të drejtohen për të gjetur librin e përshtatshëm për ta. Në mënyrë që libri të jetë në qendër të vëmendjes së gjithkujt, në panair mund të vendosen posterë të librave më të rinj dhe kështu mund të informohen lexuesit që nuk janë në dijeni. Posterët janë element shumë i rëndësishëm, sepse mund t’i japin gjallëri hapësirës tënde dhe kështu nuk të duhet të mendosh shumë për dekorin; do të mjaftonte vetëm pak gjelbërim apo disa vazo me lule. Përsa i përket paketimit, do të ishte mirë sikur të siguroni çanta prej kartoni, sepse do të ishin më të përshtatshme për blerësit. Mbetet dhe diçka e fundit, shumë e rëndësishme gjatë shitjes: vendi ku do të mbahen paratë. Një kuti e vogël e mbyllur do të ishte shumë e përshtatshme. Tani çdo gjë është gati. Më në fund, dita e përurimit ka ardhur. Pallati i rinisë mirëpret lexuesit. Punë të mbarë! Shem bull 2 Poema “Këngët e Milosaos” e Jeronim de Radës u bënë jehonë ngjarjeve të shekullit XV. tema ideja e kufizuar Poema “Këngët e Milosaos” e Jeronim de Radës është ndërtuar mbi një plan të vetëm subjekti. tema ideja e kufizuar Poema “Këngët e Milosaos” e Jeronim de Radës nuk pasqyron veprim, por ndjenjat e heronjve. tema ideja e kufizuar Poema “Këngët e Milosaos” të Jeronim de Radës, elementi tregimtar ndërthuret me atë lirik. tema ideja e kufizuar Poema “Këngët e Milosaos” ka më shumë tiparet e shkrimit lirik. tema ideja e kufizuar. Studentja që ka zhvilluar këtë ushtrim, më në fund ka përzgjedhur fjalinë e fundit nga pesë fjalitë e temës së mësipërme dhe ka shkruar paragrafin e mëposhtëm: Kjo poemë u shkrua kur De Rada ishte 20 vjeç, moshë kur poeti kishte më shumë ndjeshmëri se sa përvojë. Dashuria që lidh heronjtë e poemës ishte përjetuar më parë nga vetë autori, për bijën e një bariu. Ndaj De Rada e pasqyron me drithërima shpirti gjendjen e heroit të dashuruar, me vargje të tilla si: “Bie, por s’dua të fle…” Dashuria e dy të rinjve trajtohet më shumë si mall, si mungesë dhe kjo e bën tejet romantike. Një tregues tjetër i shkrimit lirik janë zhvendosjet imagjinare në kohë dhe hapësirë. Së fundi, nuk mund të mos përmendim figurshmërinë dhe vargun e lirë që bëhet aq i fuqishëm në penën e De Radës. Të gjitha këto elemente krijojnë një harmoni të përkryer lirike dhe përcjellin ndjenja të mëdha për jetën dhe dashurinë. Llojet e paragrafëve;Paragrafet janë katër llojesh: Përshkrues, Shpjegues Tregues, Bindës (argumentues) Paragrafi tregues - Tregohet një histori apo ngjarje nga jeta e shkruesit Duke gatuar me gjyshen Gjyshja dhe unë kënaqeshim shumë kur “gatuanim” në kopshtin prapa shtëpisë. Në fillim mbushnim kutitë bosh të kosit me shkopinj të vegjël dhe me të gjitha llojet e gjetheve.Këto ishin disa nga perimet tona. Në vend të lakrës përdornim bar. Pastaj ushqimin e përzienim me shkop dhe e linim në diell që të “ziente”. Gjatë gjithë kohës shikonim nëse ushqimi ishte gati. Kishte raste kur në vend të kripës dhe piperit, gjithçka e spërkatnim me rërë. Dhe në fund, bënim një “gosti” të madhe! (Paragraf tregues -Një histori ose ngjarje nga jeta e shkruesit) Fjalia kryesore, detajet interesante. Fjalia mbyllëse Mall Nuk do ta harroj asnjëherë vajtjen time të parë në Greqi. Ai vend (ishull) i vogël m‘u duk i njohur dhe mikpritës, sepse aty ishin familja ime. Prindërit e mi së bashku me vëllanë kishin një vit që ndodheshin atje. Ishte viti 1998, dhe hera e parë që shkoja në atë vend. Udhëtimi ishte interesant dhe i qetë, por unë jo. Mendja më rrinte tek ata njerëz aq të dashur të jetës sime dhe zbrazëtia e mungesës e gëzimi i takimit përziheshin bashkë dhe s‘më linin të qetë. Kur trageti iu afrua brigjeve të kuqrremta të atij ishulli të vogël, pashë mes turmës siluetat e tyre dhe u përlota. (Paragraf tregues) Paragrafi përshkrues - Përshkruan një person, vend ose send. Për të shkruar një paragraf të tillë, përdoren fjalë që e ndihmojnë lexuesin të shikojë, dëgjojë, ndjej a shijojë objektin e përshkrimit Pranverë Në pranverë, akulli e dëbora fillojnë të shkrijnë e të mbushin lumenjtë e liqenet. Natën kur qielli është i pastër, mund të shihen yjet, miliona yje, krahas vezullimit të dritës së hënës. Ndonjëherë mund të shikoni edhe yje që bien dhe zhduken para se të arrijnë vijën e horizontit. (Paragraf përshkrues – ku përshkruhet një person, vend ose send). Fjalia kryesore Detaje interesante mbi qetësinë, yjet, etj. Fjalia mbyllëse. Detaji më i mire është ruajtur për në fund Dhurata e ditëlindjes Sapo e mora në dorë, e ndjeva që ajo kuti e vogël e kuqe do të kishte vlerë të veçantë për mua. Hoqa me kujdes fjongon e bardhë që kishte përsipër dhe hoqa kapakun. Ishte një unazë në formë luleje, kishte disa petale të hapura, të mbushura me dhjetë gurë të vegjël, të shndritshëm, që për mua donin të thoshin shumë, dhe në qendër ca petale të tjera rrethonin një gur të madh të shndritshëm, imitim diamanti. Punimi mjaft i veçantë, e bënte unazën të dukej e mrekullueshme, sidomos në gishtin tim. Ndoshta bukurinë ia shtonte pesha e veçantë emocionale që kishte për mua. Ishte simboli i dhjetë viteve miqësie të sinqertë me një shoqe të mrekullueshme. (Paragraf përshkrues objekti) Paragraf përshkrues vendi: Shpella antike Shpella antike në malin e Tomorrit mbart në vete vlera të papërsëritshme kulturore, historike dhe arkitektonike. Brenda saj është një errësirë thuajse absolute dhe mbizotëron kudo lagështia. Natyra i ka gdhendur muret gëlqerore me një mjeshtëri të mahnitshme, me larmi formash dhe ngjyrash. Nga tavani e dyshemeja zgjaten stalagmite e stalaktite magjepëse. Gjithsesi, aty duket edhe dora njerëzore: nëpër mure janë gdhendur figura të thjeshta që mendohet se i përkasin prehistorisë. Nga një banesë e njerëzve primitivë, kjo shpellë është kthyer në një muze me vlera të mëdha. Paragraf përshkrues personi: Gjyshja ime Ndonëse kanë kaluar vite nga ndarja ime me të, portreti i gjyshes më rri pranë, i freskët, i dashur, sikur të jetë ende gjallë. Gjithçka e kam të gdhendur në zemër: sytë e qeshur, vështrimin e ngrohtë, flokët e thinjur, fytyrën me rrudha pleqërie, por gjithmonë erëmirë dhe duart topolake që s‘harronin kurrë të më përkëdhelnin. Trupvogël, por me zemër të madhe, ajo dinte të falte vetëm dashuri, dashuri nëne, ndaj kujtimet për të janë strukur diku në kujtesë, si për të më treguar se ai vend është vetëm i saj dhe i askujt tjetër. Paragraf me përshkrim ngjarje (1): Padrejtësi S‘ishte e drejtë, po ja që ndodhi. Prej dy vitesh, ai ishte një ndër shokët e mi të klasës, por nuk shoqërohej me asnjë nga ne. Ishte nga ata fëmijë që vijnë në shkollë kur kanë kohë të lirë, sepse pjesën tjetër të kohës e kalojnë duke punuar. Nxënësit e tjerë e bënin shpesh objekt talljeje, me ose pa dashje. Qeshnin kur ai thoshte se nuk e njihte të atin, nuk e dinte me çfarë merrej, ku ishte. Megjithatë, të gjithëve u erdhi keq ditën kur ai tha se do të linte shkollën. Arsyet tronditëse po ua tregoj më poshtë... Paragraf me përshkrim ngjarje (2): Nata e frikshme Gjithnjë më kanë pëlqyer filmat policorë, por kurrë s‘e kisha menduar veten dëshmitarë të një krimi. Ishte ora tetë e mbrëmjes dhe unë po nxitoja për në shtëpi. Rruga ishte shumë e errët; veç dritave, mungonin edhe yjet në qiell. Disa metra larg meje, dëgjova të bërtiturat e sharjet e dy të rinjve. Njëri prej tyre mbante në dorë një thikë. E tmerruar u fsheha pas një peme. Nxora celularin dhe i telefonova policisë duke menduar në kokë arsye të ndryshme... Paragrafi shpjegues – jepen shpjegime për një send, ngjarje etj; ose jepen informacione për to. Në të përfshihen fakte që i nevojiten lexuesit për ta kuptuar subjektin. Jeta me një vëlla më të vogël Të jetosh me vëllanë tim të vogël është shumë e vështirë. (fjalia kryesore) Së pari, ai mundohet të më kopjojë në çdo gjë. Nëse unë pi një gotë të dytë me qumësht, kështu do të bëjë edhe ai. Së dyti, ai gjithmonë do të luajë me shokët e mi. Nëse ne luajmë basketboll, ai do të luaj me ne. Por ai është shumë i vogël.Së treti, ai kërkon të qëndrojë zgjuar sa unë. Gjithmonë i thotë mamit: „Përse ai të qëndrojë zgjuar më vonë se unë?“ (detaje interesante). Mamaja më thotë se ai dëshiron të më ngjajë, dhe për këtë duhet të jem krenar. Përpiqem të jem, por nuk është gjithmonë e lehtë.(fjalia mbyllëse) Rënia e ortekut Të gjithë ata që nuk e dinë, mund të mendojnë se rënia e ortekëve kushtëzohet vetëm nga rënia e dëborës. Por gabohen, sepse rënia e ortekëve është dukuri natyrore, që nuk mund të ndodhë pa praninë e shumë faktorëve të tjerë. Si fillim, e rëndësishme është që sasia e dëborës që bie të formojë një shtresë 0,3-0,5 m. Edhe temperaturat luajnë rol të rëndësishëm: gjatë dimrit, ato tkurrin dëborën dhe në pranverë, pjesa e sipërme e saj shkrin dhe bën që dëbora e sapo shkrirë të depërtojë në shtresat e poshtme, duke i lëvizur ato. Së treti, edhe era ndikon në formimin e ortekëve. Kusht i rëndësishëm është që ajo të fryjë me shpejtësi 25-30 milje/orë. Relievi është faktor i rëndësishëm. Ai ndihmon në rënien e ortekëve me formën karakteristike, ekspozimin, pjerrësinë që duhet të jetë 22-60 gradë,etj. Pra, rënia e ortekëve nuk është një dukuri aq e thjeshtë sa duket. Paragrafi argumentues-bindës – Shprehet një opinion në lidhje me një send, ngjarje etj. Shkruesi gjithashtu përpiqet ta bëjë lexuesin të jetë një mendje me të, lidhur me çështjen e parashtruar. Pa trotuare Në rrugët e lagjes sonë nevoiten trotuarë.(fjalia kryesore shpreh opinionet). Pa to, kalimi në rrugë është i rrezikshëm dhe i vështirë.Ne nuk mund të ngasim biçikletat, pasi prindërit nuk na lënë që të dalim me to në rrugë. Po kështu, nuk mund të përdorim as patinat. Në dimër është e vështirë të shkosh në shtëpitë e shokëve, sepse dëbora grumbullohet në anët e rrugës. Kështu jemi të detyruar të luajmë në oborrin e shtëpisë.(arsye të shumta). Në lagjet e tjera, rrugët kanë trotuare, po tek ne, përse nuk duhet të ketë? (fjalia mbyllëse) Jo duhanit Duhani dëmton seriozisht shëndetin. Kjo është shprehja që predikojnë të gjithë, madje dhe vetë prodhuesit e paketave të cigareve. Jo më kot organizatat e shëndetit dhe qeveria përpiqen të bëjnë të ndjeshëm përdoruesit për rrezikun që vjen nga përdorimi i tij. Sot, sipas statistikave, duhani është shkaktari i një numri të madh vdekjesh në vendet e industrializuara. Prej tij, shumë fëmijë lindin jonormalë, të tjerë kanë probleme frymëmarrjeje ose sëmundje kronike mushkërish, vetëm e vetëm se kanë pasur “fatin” të lindin në familje duhanpirësish. E çfarë tjetër duhet të ndodhë që këta njerëz të kuptojnë se kështu, përveç vetes, dëmtojnë edhe njerëzit që duan më shumë? Paragrafi hyrës Fillimi i mbarë gjysma e punës. Fjalë e urtë Paragrafi hyrës Paragrafi hyrës është shumë i rëndësishëm. Ai është një lloj “pasaporte” që e njeh lexuesin me idenë, me qëllimin e shkrimit dhe çfarë do të shtjelloni më tej. Ndaj dhe duhet shkruar mirë duke treguar kujdes në formulim në mënyrë që të tërheq vëmendjen e lexuesit dhe ta mbajë gjallë interesin e tij për të vazhduar leximin deri në fund. disa këshilla për ta bërë hyrjen tuaj më tërheqëse Me një citim që ka lidhje me temën. Një anekdotë ose një rrëfim tjetër i shkurtër. Një fakt apo detaj interesant ( për shembull një statistikë interesante). Një përkufizim të një termi të rëndësishëm Me ndonjë pyetje provokuese dhe interesante. Një vështrim për një pikëpamje të ndryshme nga e juaja. Një pohim se një problem ekziston. Gjatë leximit mund të vërejmë se këto mjete përdoren gjërësisht në paragrafët hapës. Po japim një shembull të paragrafit hapës me anekdotë: Eshtë një rrëfenjë e vjetër popullore amerikane mbi një tas druri. Puna ishte se gjyshja, me duart që i dridheshin, hera- herës thyente nga një piatë. E zemëruar, e bija i dha një tas druri duke i thënë se këtej e tutje ajo do të hante në të. Duke parë këtë, mbesa e mitur pyeti të ëmën se përse gjyshja duhet në hante në një tas druri, kurse gjithë të tjerët në shtëpi në piata porcelani. “Sepse është plakë!” iu përgjegj e ëma. Fëmija u mendua për një çast e pastaj i tha s’ ëmës, “Kur gjyshja të vdes, ruaje tasin e drunjtë.” E ëma e pyeti: përse? dhe fëmija iu përgjegj:“që ta kesh kur të plakesh.” SHKRIM AKADEMIK Prizren - 2024 Leksione NJOHJA ME SHKRIMIN AKADEMIK, FUSHËN E VEPRIMIT TË TIJ DHE KARAKTERISTIKAT E PËRDORIMIT Hyrje Bota akademike është një botë fjalësh që përmban informacion, teori, fakte ide.Fjalët prodhojnë dije produkte, konflikte, mirëkuptim, veprime, art. Fjalët gjenden në tekste, në tabela, programe, libra etj.Tempujt e fjalëve, bibliotekat, janë pjesë e të gjitha mjediseve zyrtare dhe familjare. Bota akademike është në luftë dhe përpjekje mes intelektualit dhe fjalëve të shkruara.Në botën akademike duhet të mbijetosh me zotësinë për të zotëruar fjalën. Mes fjalëve duhet të përzgjedhësh më të rëndësishmet dhe më pak të rëndësishmet.Për të seleksionuar mes botës së fjalëve duhet të lexosh në detin e fjalë NJOHJA ME SHKRIMIN AKADEMIK, FUSHËN E VEPRIMIT TË TIJ DHE KARAKTERISTIKAT E PËRDORIMIT Shkrimi akademik paraprihet nga të lexuarit akademik. Ata zhvillohen së bashku dhe pasurojnë njëri- tjetrin vazhdimisht. Leximi për qëllime akademike ndryshon nga leximi që bëhet në arsimin parauniversitar. Leximi akademik karakterizohet nga : Numri i madh i faqeve; Kërkesa për të mbajtur shënime; Përmbledhja e materialeve nxjerrja e ideve, mbajtja e qëndrimit kritik etj. Kuptimi mbi të shkruarit NJOHJA ME SHKRIMIN AKADEMIK, FUSHËN E VEPRIMIT TË TIJ DHE KARAKTERISTIKAT E PËRDORIMIT Të shkruarit është një shprehi komunikative e rëndësishme që ka lindur qysh në lashtësi, si një nevojë e njerëzimit për të komunikuar dhe për të përcjellë mesazhe në një mënyrë tjetër. Të shkruarit realizon komunikimin e njerëzve në kohë dhe në hapësirë. Përmes të shkruarit shoqëria njerëzore në shekuj ka ruajtur dhe transmetuar mesazhet më të rëndësishme të saj;shpikjet, ngjarjet,kulturën etj. Të shkruarit luan një rol të rëndësishëm Megjithëse të shkruarit vlerësohet si një proces dhe shprehi vetiake, ai i ka shërbyer shoqërisë si mjet i rëndësishëm për realizimin e lidhjeve humane shumëshekullore. Duke filluar nga bibliotekat më të vjetra në botë, nga papiruset e lashta, dhe duke arritur deri në ditët tona tek përdorimi i internetit, dëshmohet më së miri për rolin dhe shërbimet që i ka bërë shkrimi njerëzimit. Të shkruarit luan një rol të rëndësishëm në shkollimin e çdo individi në një shoqëri të hapur. Të shkruarit i jep mundësinë çdo individi për të regjistruar, shprehur dhe shkëmbyer në mënyrë të saktë ide, dhe mezazhe. Përparësitë e procesit të të shkruarit janë të llojeve të ndryshme Shumë prej tyre lidhen me ndryshime të thella të dijeve intelektuale, deri dhe tek mënyra e të jetuarit në këtë botë që ata jetojnë dhe në atë që ata aspirojnë. Ka edhe përparësi të tjera, që janë më të kufizuara, por me përmirësime e rrjedhoja pozitive, si përmirësimet në fjalorin dhe gjuhën në përdorim etj. Kështu, mund të përmendim disa përparësi; Kështu, mund të përmendim disa përparësi; Të rinjtë gjejnë veten kur shkruajnë për përvojat e tyre. Të shkruarit i shtyn të rinjtë në mendime më të thella. Të shkruarit u ngre kuriozitetin të rinjve, i bën ata më të gjallë më vëzhgues. Të shkruarit zgjeron ndërgjegjësimin e të rinjve për përvojën dhe sfidat e shokëve. Të shkruarit sjell frymë bashkëpunimi. Të shkruarit përmirëson aftësitë lexuese të të rinjve. Nxënësit lexojnë si shkrues dhe shkruajnë si lexues. Të shkruarit përmirëson të mësuarit e thelluar të nxënësve. Shkrimi Akademik Ligjërata e Pestë Esetë, llojet dhe struktura Esetë kërkojnë më shumë se sa prezantim të asaj që është bërë në të kaluarën nga studiuesit e tjerë. Zakonisht, në një ese nga ju kërkohet, që të ngrini një debat rreth një teme dhe të ofroni argumente, që mbështesin apo nuk mbështesin një qëndrim të caktuar (Bouker, 2007). Esetë janë eksplorim intelektual i një teme, që përfshijnë analizën e provave dhe argumenteve të ndryshme, mbi të cilat autori e zhvillon pikëpamjen e tij të të menduarit (Plymouth University, 2011). Ne përpiqemi t'i përgjigjemi një pyetjeje a dileme, duke u shërbyer me idetë dhe argumentet, që të tjerët i kanë sjellë, por edhe duke inkorporuar mendimet tona. Eseja i nënshtrohet çdo rregulli të përgjithshëm të shkrimit akademik dhe kjo nënkupton, që eseja duhet të jetë e qartë, e saktë, koncize, objektive dhe formale dhe si çdo formë tjetër e të shkruarit akademik është një proces. Fjala ese rrjedh nga gjuha e vjetër latine dhe nga fjala "exigere", që do të thotë të hulumtosh, ekzaminosh, të testosh (Pardue University, 2015). Eseja tradicionale Eseja tradicionale “përbëhet nga pesë paragrafë, hyrje, tre paragrafë të trungut (zhvillimit) dhe përfundimi, të gjithë në mbështetje të një ideje ose disa idesh që kanë lidhje me njëra- tjetrën. Por eseja mund të përbëhet gjithashtu nga më pak apo më shumë paragrafë, aq sa është e nevojshme për të shprehur idetë në lidhje me ato që dëshirohet të thuhet.”… Pa marrë parasysh gjatësinë, esetë kanë tri pjesë kryesore: hyrjen, trungun dhe konkluzionet. Paragrafi hyrës i një eseje ka dy funksione kryesore: (1) të tërheqë vëmendjen e lexuesit dhe të stimulojë interesimin e tij për lexim; (2) të prezantojë për lexuesin qëllimin dhe subjektin e esesë (Hogue, 2006). Bouker (2007) propozon, që t'iu japim përgjigje disa apo të gjitha pyetjeve, si: "Kush, Çfarë, Ku, Kur, Si dhe/ Pse?". Hyrja e esesë - Për të realizuar një hyrje të mirë, ju duhet të filloni me një formulim të saktë, që përfshin të dhëna të përgjithshme rreth temës suaj. Në veçanti formulimi specifik është i rëndësishëm për esenë, pasi informon lexuesin qartë, se çfarë e pret. Bouker (2007) jep disa këshilla të vlefshme sa i përket formulimit specifik. Sipas saj, formulimi specifik duhet të jetë: i qartë jo më i gjatë se 2 fjali realist i rëndësishëm të japë përgjigje në pyetjen e esesë apo arsye pse është zgjedhur një linjë e caktuar argumentimi. Trungu i esesë - Zakonisht, në këtë pjesë, ofrohen argumentet mbështetëse për linjën e mendimit, që autori dëshiron të ndjekë. Kjo pjesë zakonisht përbën 70% deri në 80% të esesë. Edhe pse secili paragraf do të jetë një argument i ri, është shumë e rëndësishme, që paragrafët të ndërlidhen mes vete. Përfundimi i esesë - Përfundimi paraqet një përmbledhje të esesë dhe pikave kryesore të diskutuara në përmbajtje (Hogue, 2006). Paragrafët e përfundimit janë të fundit në një ese. Sipas Hogue (2006) këto paragrafë kanë tri qëllime kryesore: Sinjalizojnë fundin e esesë I kujtojnë lexuesit pikat kryesore E lënë lexuesin të ndahet nga eseja me mendimet përfundimtare të autorit në lidhje me temën. Llojet e eseve Esetë për nga mënyra e përmbajtjes klasifikohen në katër lloje: Eseja treguese Eseja përshkruese Eseja shpjeguese, dhe Eseja bindëse. Për nga mënyra e të shkruarit te eseja shpjeguese dallojmë disa modele zhvillimi ,si: procesi, shembulli, krahasimi- kontrasti, klasifikimi, përkufizimi dhe shkak-pasoja. Esetë treguese Esetë treguese mund të shihen si prezantim i një ngjarjeje. Këto ese në të shumtën e rasteve janë personale dhe i lejojnë studentit, që të tregojë një ngjarje apo përvojë në mënyrë kreative dhe emocionale (Purdue University, 2012). Përshkruani raportin tuaj me mbikëqyrësin gjatë praktikës klinike. Përshkruani përvojën tuaj me klientin në seancën e parë terapeutike Esetë argumentuese Esetë argumentuese janë ndër format më të shpeshta të të shkruarit të eseve, që kërkojnë hetim të një teme, mbledhje dhe vlerësim të provave (Purdue University, 2012). Në esetë argumentuese është e mundshme, që studenti të mbledhë të dhëna me anë të pyetësorit, testit apo eksperimentit dhe ato të dhëna t'i përdorë që të ndërtojë argumentin e tij mbrojtës (Illinois State University, 2015). Sipas Endy (2011), një ese e argumentuar mirë ka tre cilësi specifike: Saktësi në argument dhe përdorim të termave Mbështetje të fuqishme në prova Qartësi dhe precizitet në prozë Argumentoni qëndrimin tuaj pro komunikimit të lajmit të keq nga mjekët? Përse eksperimenti njihet si metodë superiore e studimit në shkencë? Esetë shpjeguese Esetë shpjeguese kërkojnë nga studenti, që të hetojë një argument, të vlerësojë provat dhe të japë shpjegime “pse ekziston apo pse shfaqet” një fenomen i caktuar, gjithmonë nëpërmjet një gjuhe që është e qartë dhe e saktë (Pardue University, 2015). Esetë krahasuese dhe esetë shkak-pasojë. Esetë krahasuese diskutojnë ngjashmëritë dhe dallimet në mes të dy koncepteve, ideve apo mendimeve. Krahaso rolin e qeverisë së vogël dhe asaj të madhe në ballafaqimin me krizat institucionale? Ismail Kadare apo Nënë Tereza? Cili është meritor për afirmimin e vlerave kombëtare? Esetë shkak-pasojë shpjegojnë “pse dhe si” disa ngjarje ndodhin dhe japin përgjigje gjithashtu në pyetjen “çfarë i shkakton” ato ngjarje. Këto ese janë studim i marrëdhënies në mes të dy fenomeneve, ngjarjeve, faktorëve etj. (Gallaudet University, 2015). Pse pacientët mund të jenë të pakënaqur me shërbimet shëndetësore? Cilat mund të jenë pasojat e mungesës së shtetit ligjor në rregullimin e jetës kolektive dhe individuale në shoqëri? Esetë kritike Esetë kritike analizojnë përparësitë, dobësitë dhe metodën e përdorur në punën shkencore të një apo më shumë autorëve. Zakonisht, këto ese fillojnë me një përshkrim të punës, veprës, hulumtimit, që ka realizuar studiuesi, dhe më pas fillon edhe analiza e secilit prej komponenteve. Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e qasjes etatiste në ekonomi? Listoni pesë kritikat tuaja kundrejt politikë-bërjes kosovare lidhur me politikat e sigurisë? Ligjërimi i folur edhe ligjrëimi i shkruar Jo gjithnjë është e mundur që mendimet a gjykimet t’i shprehim me një fjalë ose thënie të vetme. Si në ligjërimin e folur edhe në ligjërimin e shkruar ne prodhojmë thënie ( ajo që thuhet për diçka; mendim, pohim, shprehje, fjalë – togje prej dy a tri fjalësh,etj ) të lidhura midis tyre. Pra ligjërimi ynë është i lidhur. Në ligjërimin e shkruar, disa thënie të lidhura më ngushtë midis tyre formojnë një paragraf (njësi tekstore). Llojet e shkrimit Janë disa mënyra të përcaktimit: llojet e të shkruarit, mënyra e të shkruarit, tipat e të shkruarit etj. Lexuesi kritik është lexues që gjurmon, heton Kur kemi të bëjmë me qëllimin për të cilin shkruhen mund t’i ndajmë në disa kategori kryesore.si: të shkruarit përshkrues te shkruarit tregues të shkruarit parashtrues/ shpjegues të shkruarit argumentues/ bindës të shkruarit krijues ose artistik. Si lexues kritik, ju merrni në kosideratë logjikën e ideve. Poashtu, si informacion a përputhet apo ndryshon me njohuritë kryesore tuaja dhe me besimin personal. Ka shumë këndëvështrime nga të cilat mund të diskutohet një temë apo ngjarje e veçantë. Nëse dëgjoni vetëm një anë të një debati apo lexoni për një ngjarje të trajtuar vetëm nga një pikëpamje, jeni i kufizuar në të kuptuarin dhe aftësitë tuaja për të analizuar në mënyrë kritike. Lexuesi kritik është lexues që gjurmon, heton.... Listat bibliografike kanë kuptim kur të përfshihen edhe veprat tjera që nuk janë cituar në tekst por që autori është mbështetur. Gjashtë modele… Sa herë që mbështetemi në ide ose mendime të një tjetërkujt, duhet treguar se kjo nuk është jona, përndryshe biem në plagjiaturë (formë e vjedhjes letrare që dënohet edhe me ligj). Njihen gjashtë modele organizative të përgjithshme: 1. Renditje e thjeshtë 2. Përkufizim dhe shpjegim 3. Krahasim dhe kundërvënie 4. Teza dhe prova ose opinione dhe arsye 5. Shkak dhe pasojë 6. Problem dhe zgjidhje SEKRETET E NJË SHKRIMI TË SUKSESSHËM 1.Vendos qëllime dhe objektiva Para se të filloj shtypjen e germave apo kapjen e lapsit në dorë, patjetër duhet të ndalem dhe t'i bëj pyetje vetes sime, se cili është qëllimi im me këtë punë modeste?! Përfitimi material, të bëhem i njohur para lexuesve, të tregoj shkathtësinë time në shoshitjen e analizave të ndryshme…?! Me siguri do ta gjesh përgjigjen në veten tënde, por duhet patjetër të jesh i sinqertë në këtë moment, nëse dëshiron ta plotësosh kushtin e parë për një shkrim të suksesshëm. Gjatë shoshitjes së temës 2. Sinqeriteti: Gjatë shoshitjes së temës në fjalë, duhet që të jem i sinqertë në çdo gjë që paraqitet para lexuesit. Shkrimi im ka të bëjë në mënyrë direkte me temën në fjalë dhe jo me faktorët e jashtëm që më kanë nxitur në marrjen e iniciativës për shkrimin e këtyre rreshtave. Aspak nuk duhet që autori të jetë i ndikuar nga rrethanat e jashtme, e sidomos kur ato kanë efekte negative si p.sh: Fyerjet, ngacmimet indirekte, provokimet, thashethemet, njollosjet, etj. Ky kusht na mundëson që të jemi në lidhje të drejtpërdrejtë me lexuesin, edhe pse prania jote fizike është larg tij. Sinqeriteti si kusht i dytë, përforcohet edhe më tepër kur e kemi parasysh kushtin e parë, qëllimin. Përpjekja . 3. Përpjekja: Edhe pse është radhitur ky kusht si pikë e tretë, ai ka rëndësinë e vet thuajse sa dy kushtet e para. Përpjekja është nxitje e brendshme e vet autorit, e cila i bën presion intelektit të tij, mendon për të arritur në finalizimin e shtjellimit të temës në fjalë dhe për të sakrifikuar potencialin e tij fizik dhe psikik në dhënien e mundësisë për lexuesin që të arrijë në kuptimin e vërtetë të artikullit dhe esencës së tij. Nëse me të vërtetë arrihet që kjo pikë të përvetësohet mirë, atëherë shkrimi ynë do ta arrijë suksesin e duhur. Si të përballemi me fletën e bardhë Si të përballemi me fletën e bardhë Strategjitë për krijimin e ideve Teknikat e të shkruarit Planifikimi i të shkruarit Metodat që mund t`i ndjekim gjatë procesit të ideve të para Pesë etapat e të shkruarit: gjenerimi i ideve, planifikimi, skicimi (draftimi), zhvillimi, korrigjimi, editimi. Strategjitë e ideve Strategjitë e ideve mund të përzgjidhen nga shkruesit prandaj ato janë të ndryshme. Për shumicën e shkruesve pjesa më e vështirë e të shkruarit është fillimi, përballja me faqen bosh. Ekzistojnë teknika lehtësuese për të kaluar këto vështirësi Disa herë idetë vijnë pa mund të madh, e kjo mund të ndodh gjatë leximit, diskutimit, shikimit të ndonjë emisioni, gjatë reflektimit. FURI MENDIMESH (BRAINSTORMING) Kur studentëve u kërkohet të shkruajnë një ese për një lëndë universiteti, ata shprehin dy ankesa: -”S’kam gjë për të thënë ” -”Kam ide, por s’di si t’i shpreh” Të mësosh të shkruash do të thotë të mësosh t`i bësh vetes pyetje. Ekzistojnë disa mënyra për të zhvilluar idetë e juaja: FURI MENDIMESH (BRAINSTORMING) është një inspirim i momentit. Si një strategji shkrimi, furia e mendimeve stimulon një varg idesh dhe ato duhet të hidhen në letër sa më shpejt që të jetë e mundur, duke shkruar çfarë ju vjen në mendje pa korrigjime. Gjetja e një emri për një produkt Në vende të punës, përdoret shpesh për të përmbushur një nevojë të veçantë- gjetja e një emri për një produkt, emblema e një korporate ose një emërtim për një fushatë reklamuese. p.sh. Teknologjia elektronike Gjëra elektronike- i-Pod, celular, televizor, kabllor, DVD dhe gjëra të tjera. Jemi gjithmonë të lidhur- në shtëpi, në makinë, në shkollë. Kjo lloj teknologjie na shkurton kohën e kontaktit njerëzor me njëri-tjetrin Bëhemi më pak të ndërgjegjshëm për gjërat jashtë botës sonë elektronike. Kur doni të përdorni furi mendimesh (brainstorm), mund të përdorim këto këshilla: Filloni me një fjalë apo shprehje kyçe. Vendosni një limit- 10 deri 15 min. është kohë e mjaftueshme. Me shpejtësi listoni shkurtimisht idetë. Mos u ndalni … Ushtrim Zgjedhni nga lista më poshtë një temë që do të kishit dëshirë të shkruani. Më pas bëni breinstorm për 10 min. udhëtim ,frikë ,ushtrime, dietë ,ëndrra ,makina ,familja ,teknologji ,sporte ,profesioni ,edukimi, përkushtimi. Kontrolloni listën tuaj dhe rrethoni temat që janë të dobishme për esenë tuaj. Eleminoni idetë që nuk ju interesojnë dhe rrethoni ato që ju duken më premtuese. -Bërja e pyetjeve dhe përgjigjet e tyre Gazetarët duke mbledhur fakte për të shkruar, i bëjnë vetes pyetje. Në gazetari ekzistojnë gjashtë pyetje: KUSH? ÇFARË ? KUR? KU? PSE? SI? Bërja e pyetjeve mund të jetë një strategji e dobishme në procesin e të shkruarit, veçanërisht tek studentët Bërja e pyetjeve dhe dhënia e përgjigjeve është një mënyrë që përqendron vëmendjen tuaj. Shpesh, sapo bëni një pyetje, merrni përgjigje të papritur. Të shtohen detaje për të dhënë më shumë informacione Mbrëmjen e kaluar (kur), një balonë gjigante e bërë në kushte të shtëpisë (çfarë) befasoi banorët e Kosta Mesës (ku), kur Ambros Barker, 79 vjeçar, krijonte zigzake në qiell me një shpejtësi prej 300 km/orë (si) duke u përpjekur të krijonte një rekord të ri (pse). Në vijim, gjatë të shkruarit do të shtohen detaje për të dhënë më shumë informacione. Qëllimi i pyetjeve është një ndihmesë për të strukturuar idetë tuaja. Po marrim edhe një shembull me temën e vrasjes së presidentit Jon.F Kennedy dhe le të shohim se si secila pyetje mund të na çojë drejt pyetjeve të tjera. Kush ishte Kennedy? Cili ishte profili i tij? Çfarë njeriu ishte? Kush ishte me të kur u vra? Kush ishte më pranë tij? Kush mendohet se e vrau atë? Detaje… Çfarë i ndodhi Kennedyt- saktësisht? Cilat ishin ngjarjet që e çuan në vrasjen e tij? Çfarë ndodhi gjatë atentatit? Çfarë bënë njerëzit që ishin pranë tij? Çfarë bëri media? Çfarë bënë qytetarët? Pyet dikë që e mban mend këtë ngjarje, se çfarë bënë kur e dëgjuan këtë ngjarje? Ku u vra Kennedy? Në cilin qytet? Në cilën rrugë? Ku po shkonte ai? Me çfarë automjeti lëvizte? Ku ishte ulur? Prej nga kishin ardhur të shtënat? Ku u qëllua? Ku vdiq? Kur u krye atentati?- ditën , muajin, vitin, orën? Kur vdiq? Kur u arrestua i dyshuari? Pse u vra Kennedy? Cilat janë disa nga teoritë që tentojnë të shpjegojnë atentatin? Cilat janë provat që e zbardhin çështjen? Pse kjo çështje ka krijuar kaq shumë diskutime dhe kundërshtime? Si u vra Kennedy? Ç`lloj arme u përdor? Sa të shtëna u dëgjuan? Për çka u shkaktua vdekja e tij? Si mund ta gjejmë të vërtetën për këtë ngjarje? Ushtrim: Zgjedh njërën nga temat e poshtëshënuara. Krijo pyetje gazetareske. Shkruaj një ose dy fjali për të përmbledhur të gjitha pyetjet. Bashkoi këto fjali në një paragraf: Një ngjarje e paharruar në jetën tënde Një aktivitet ku ju keni marrë pjesë Një arritje në kolegjin tuaj Një ngjarje në qytetin tuaj Një fjalim i rëndësishëm. Listëzimi Ashtu si bërja e pyetjeve dhe dhënia e përgjigjeve, edhe listëzimi është një mënyrë për të krijuar ide Listëzimi mund t’ju ndihmojë edhe të qartësoni idetë që ju duken amorfe (pa trajta) Filloni të shkruani duke listuar ngjajshmëritë dhe pastaj duke listuar ndryshimet, ose filloni t’i shkruani të dy listat në të njejtën kohë (në kolona paralele). Listëzimi mund t’ju ndihmojë të krijoni e të zhvilloni ide Listëzimi mund t’ju ndihmojë të krijoni e të zhvilloni ide - mund t’ju ndihmojë edhe të gjeni një temë mbi të cilën doni të shkruani. skematizimi Skematizimi është i ngjashëm me listëzimin, por ndryshon për nga forma vizuele. Idetë këtu nuk kanë formë vertikale. Zakonisht fjalët ose shprehjet kyçe vendosen në mes të një faqeje pastaj shënohen fjalë të tjera siç na vijnë në mendje. shkrimi i lirë E kemi vështirë t’i hedhim fjalët në letër, sepse gabimisht mendojmë që punën duhet ta përvijojmë , rishikojmë dhe redaktojmë në të njejtën kohë. Këto procese janë të ndara dhe përpjekja që t’i bëjmë të gjitha përnjeherë mund të jetë paralizuese. Shkrimi i lirë ndihmon studentët që e ndiejnë se kanë ide, por s’dinë si t’i hedhin në letër, pra është një strategji që u mundëson t’i harrojnë rregullat për pak kohë dhe thjesht të fillojnë të shkruajnë. Për të filluar procesin e shkrimit të lirë , gjithçka që duhet të bëni është t’i vini duart mbi tastiere ose të merrni një laps dhe të filloni të shkruani. Nëse nuk u bie ndërmend fjala e duhur, shkruani diçka të përafërt ose lini një hapësirë bosh dhe vazhdoni. Shkrimi Akademik Ligjërata e Shtatë STRUKTURA E NJË ARTIKULLI SHKENCOR Trupi i punimit duhet të ketë paragrafë që janë koherente ashtu si fjalitë. Fjalia temë e çdo paragrafi duhet të lidhë paragrafin me atë paraardhës apo deklaratën e tezës. Ju duhet të lidhni paragrafët duke përsëritur fjalët kyçe, duke iu referuar ideve nga paragrafët e mëparshëm, dhe duke përdorur fjalë dhe fjali kalimtare. Nëse jeni duke shkruar një shkrim me karakter hulumtimi, një tezë, ose një letër për një konferencë, këto këshilla duhet të ndihmojnë që punimi juaj të jetë autoritativ dhe koherent. Teza juaj do të provohet përmes shpjegimeve të qarta dhe bindëse. Lexuesit e shkrimit tuaj do të ndjekin arsyetimin tuaj dhe të kuptojnë përfundimin tuaj. . Mbështetja në besimin tënd Autori nuk duhet të harrojë se suksesi i takon vetëm besimit dhe se punën që është duke e kryer është si rezultat i dhuntisë vetiake dhe e besimit. Ekzistojnë pengesa të shumta që të ndalojnë në arritjen e qëllimit tënd, prandaj për këtë arsye mbështetja në besim është e domosdoshme që të tejkalohen këto pengesa. 4.Thjeshtësia Thjeshtësia Kur autori fillon t'i flas vetes së tij për suksesin dhe lëvdatat që do t'i ketë, atëherë do të fillojë puna e tij ta humb pamjen e saj të vërtetë. Suksesi në artikullin e shkruar, do të jetë i plotë nëse merret parasysh ky kusht shumë i rëndësishëm. 5. Qartësia e idese /ideve: Ky kusht, veç më e plotëson efektin e shkrimit tonë ndaj lexuesit, e nëse nuk plotësohet atëherë nuk ndikon në humbjen e efektit të artikullit apo shkrimit, nëse plotësohen kushtet e lartpërmendura. Duke e ditur se ky kusht ndihmon në forcimin e mendimit, analizës dhe shtjellimit të një teme dhe i jep një pamje edhe më të bukur shkrimit tonë, atëherë pse të mos plotësohet. Qartësia e freskon mendjen dhe trurin..Njohja e detajeve të temës Njohja e detajeve të temës: Nëse duam të jemi në rrjedha të tematikës së shkruar në faqet e bardha, duhet të jemi të informuar mirë rreth temës për të cilën bisedojmë. Si parakusht i këtij kushti paraqitet para autorit studimi i temës apo i thelbit të artikullit. Me këtë dua të them se autori nuk guxon ta shkruajë artikullin duke u mbështetur në dëgjimin e disa ligjëratave apo leximin e disa broshurave rreth një teme, të cilat kanë një peshë shumë të madhe para personave adekuatë që merren me lëmin gjegjës. Kjo është arsyeja kryesore që na bën të hasim vështirësi në kuptimin e artikullit dhe në shumë raste të keqkuptimit të tij, për shkak të mosnjohjes së natyrës së vërtetë të temës nga ana e autorit, e mos të flasim rreth komentit që bëhet nga ana e lexuesve. Duhet bërë studimi i temës Kur themi se duhet bërë studimi i temës, nuk e kemi për qëllim kryerjen e fakultetit, por çështjen që dëshiron ta paraqesësh para lexuesit të jetë mirë e detajizuar dhe e shkoqitur, e pse jo edhe konsultimi me personat përgjegjës të temës në fjalë. Paraqitja para opinionit me ide ose mendime të reja duke u mbështetur në : "e kam dëgjuar", është plotësisht e gabuar, sepse nuk është aspak bindës pohimi se nuk ka tjetër shtjellim përveç këtij, për të cilin pretendon autori.Ky kusht i përfshin të gjitha natyrat e çfarë do lloji qofshin ato. Përpilimi i drejtë Përpilimi i metodës dhe mënyrës së shkrimit të artikullit, hedhja e ideve dhe mendimeve të njëpasnjëshme dhe të renditura sipas nevojës, mbajtja e balansit në mes asaj që shkruhet më herët dhe asaj që pason, shtjellimi i temës në pika esenciale dhe të qarta, duke mos u zgjeruar shumë, dhe në të njëjtën kohë duke mos e humbur thelbin kryesor të shkrimit dhe mosdalja nga tema në temë pa pasur nevojë, paraqesin kuptimin e vërtetë të kushtit në fjalë, ELABORIMIT. Burimet e ideve Burimet e ideve : Me siguri, idetë e autorit dhe mendimet e tij nuk janë krijesë e mendjes së tij. Patjetër duhet të dihet burimi i këtyre ideve. Nuk është e kushtëzuar që brenda në artikull të tregohen këto burime, por është shumë e lehtë për lexuesin që ta kuptojë shkrimin, nëse burimet e këtyre mendimeve janë të bazuara. Në të kundërtën, lexuesi do të ballafaqohet me shumë kundërthënie dhe nuk do të arrijë ta kuptojë artikullin. Po ashtu, te ai formohen ide që janë në kundërshtim të plotë me atë që thuhet në artikull.. Njohja e terminologjisë: Njohja e terminologjisë: Secila shkencë ka terminologjinë e vet me të cilën njihet në mesin e lexuesve. Artikulli nuk e arrin suksesin e tij nëse autori flet rreth një teme, por nuk e njeh terminologjinë e asaj lëmie. Fjalët dhe mendimet e tij mbeten të gjymta, keqkuptohen dhe i jepet kahje tjetër qëllimit të shkrimit. Njohja e terminologjisë së një shkence, është kusht brenda kushteve për të folur rreth asaj teme. Unë them diçka, por në të njëjtën kohë kuptohet diçka tjetër nga njohësit e kësaj shkence. Prandaj kërkohet përgatitje adekuate për ta filluar shkrimin apo për ta shtjelluar një çështje delikate. Elokuenca gjuhësore: Elokuenca gjuhësore: Artikulli të shkruhet bukur dhe rrjedhshëm në gjuhën e lexuesve, duke u mundësuar atyre ta kuptojnë më lehtë dhe më rrjedhshëm temën. Përmirësimet gjuhësore të korrigjohen para se të hidhen në fletët e bardha. Njëkohësisht, të mos komplikohet artikulli me fraza filozofike të panevojshme, të largohemi nga barbarizmat në gjuhën amtare dhe sa më tepër ta thjeshtësojmë kuptimin e artikullit, duke mos u larguar nga rregullat dhe ligjet e parapara të gjuhës amtare. Të shumtë janë ata që thonë se shkrimi im është i stilit shumë të lartë, saqë shumica e lexuesve nuk e kuptojnë. Jam i sigurt se po të ketë diçka që ka për tu kuptuar, do ta kishte kuptuar edhe lexuesi. Korrektësia: Korrektësia: Korrektësia në shkrim konsiderohet ndër parimet më të larta morale të autorit. Këtu shihet inteligjenca dhe morali i autorit. Shpeshherë shohim se një autor flet bukur për një autor tjetër i cili mund të jetë në kundërshtim të plotë me idetë dhe qëllimet e tij. Kjo është shkalla e vlerësimit dhe provimi final i karakterit të autorit. Ndoshta ky kusht ka të bëjë më tepër me kushtet e grupit të pare, por e radhitëm në këto kushte sepse faktorët e jashtëm do të mbeteshin pa vlerë po të mos mbështeteshin në këtë pikë shumë të rëndësishme. Duhet patjetër autori të jetë korrekt në shtjellimin e temës duke mos anuar me këmbëngulje rreth tematikës në fjalë. Këto ishin disa kushte të cilat duhet t'i plotësojë ai që dëshiron të shkruajë një shkrim. Kjo nuk do të thotë se nuk ekzistojnë elemente tjera që duhet të hynë në vargun e kushteve për të qenë shkrimi sa më i mirë dhe efektiv. Shkrimet që e bëjnë lexuesin të ndjej me zemër Aty hasim edhe shumë pika tjera që e bëjnë autorin të dallohet me shkrimet e tij dhe dhe të lë mbresa në zemrën e lexuesit, duke ia mundësuar atij zgjerimin e horizontit të njohurive të reja, duke i ndihmuar atij që sa më shumë të gjendet afër leximit dhe duke i ndihmuar atij që leximi dhe konsultimi i literaturave të ndryshme të jetë pjesë e jetës së tij. Artikujt e bukur dhe të rrjedhshëm e afrojnë lexuesin edhe më shumë afër sofrës së diturisë, e bëjnë atë që edhe ai të jetë pjesëmarrës i shtjellimit të temave kyçe të shoqërisë, madje edhe më gjerë. Këmbimi i ideve përmes shkrimeve Prandaj, është këshillë e dobishme për çdonjërin që të mos frikësohet nga penda, mos ta bind veten se nuk mundet, por të mundohet, të studiojë dhe ngadalë të fillojë hedhjen e mendimeve të veta në këto faqe të bardha, duke iu përmbajtur kushteve dhe etikës gjuhësore. Sa më tepër duhet të largohemi nga kuantiteti dhe të koncentrohemi në kualitet. Nuk është me rëndësi, se cili ka shkruar, por është me rëndësi se ç`ka ka shkruar. Nuk duhet të jetë qëllimi ynë, por qëllimi final duhet të mbetet në ofrimin e mundësisë që shoqëria të përfitojë nga ne. Këmbimi i ideve përmes shkrimeve jep mundësinë e përparimit ideor duke i dhënë të drejtë gjithkujt për shprehjen e mendimit të tij. Parimore do të ishte… Sa mirë dhe sa e dobishme do të ishte që secili t'i qaset lëmisë së vet të cilën e ka studiuar! Sa parimore do të ishte kur mjeku të fliste për mjekësi, bujku për bujqësi,,ekonomisti për ekonomi teologu për teologji…! Sa bukur do të lidheshin temat njëra me tjetrën, dhe në mënyrë automatike do të bindeshim se çdokush në shoqëri e ka vendin e vet të caktuar dhe çdonjëri për tjetrin do të kishte nevojë. Shkrimet dhe artikujt do ta humbnin vlerën, pamjen reale dhe artin esencial, kur për një temë do të flisnin njerëz të kategorive dhe profileve që nuk kanë të bëjnë me artikullin në fjalë. Ligjerata e tretë TE LEXUARIT DHE MENDIMI KRITIK Llojet e të lexuarit në nivel akademik Të lexuarit në nivel akademik bëhet për disa qëllime: Të lexuarit për të marrë informacion; Të lexuarit si shkrimtar; Të lexuarit për të kuptuar; Përzgjedh-pyes,lexoj-rilexoj-rishikoj; Leximi linear; Leximi për metodën e kontekstit; Leximi për argument; Leximi për vlerat letrare; Leximi nga ekrani i kompjuterit; Leximi kontekstual; Leximi kritik etj. Mbajtja e shënimeve Gjatë realizimit të procesit të të lexuarit një element i rëndësishëm është edhe mbajtja e shënimeve proces ky që ndihmon në realizimin e shkrimit akademik.Për mbajtjen e shënimeve duhet të merren parasysh edhe disa këshilla si më poshtë: Mos humbisni qartësinë për hir të shkurtësisë; Sigurohuni që shënimet të jenë të kuptueshme dhe të përdorshme edhe pas një kohe; Është më mirë të hedhësh qartë një shënim sesa t’i kthehesh burimit; Nuk duhet kopjuar burimi fjalë për fjalë; Shënimet duhet të lidhen me thelbin e çështjes apo temës që studioni; Kur e vlerësoni si shumë të rëndësishme thenien, citojeni duke e futur në thonjëza; Mos shkruani çdo gjë,zgjidhni ide, koncepte; Mbajtja e shënimeve Përdorni në skeda shënimet tuaja; Krijoni shënimet tuaja personale; Fjalë që i përdorni shpesh shprehni me simbole; Krijoni kodin personal të simboleve; Për shifrat përdorni numra dhe jo fjalë; Shpesh mund të hiqen zanoret e fjalëve fjl,mgjths; Shkruani qartë emrat, datat, përkufizimet; Vendosni shënja për çështjet e paqarta * ^ ?; Kontrolloni saktësinë e shënimeve para se të dorëzoni materialin e burimit; Mbajtja e shënimeve Shënimet në kompjuter duhet të selektohen, klasifikohen dhe të përbëjnë një skedar tematik me qëllim që t’i përdorin për më shumë se një qëllim; Duhet shmangur plagjiatura pasi shpesh nga mënyra se si studentët i mbajnë shënimet ata bien në plagjiaturë. Detyrë 1: Merrni një tekst me karakter shkencor dhe mbani shënime me shenja të veçanta për të. Prezantoni në grupe dyshe punën tuaj. Përdorimi i bibliotekave: Shkrimi akademik është i lidhur shumë edhe me punën në bibliotekë, pasi puna kërkimore del nga bibliotekat. Studentët janë si urithët që lëvizin nëpër biblioteka. Mbajtja e shënimeve A ka student që nuk di të përdorë bibliotekën skedarin, regjistrin etj? Informatizimi i bibliotekave është një risi dhe lehtësi. Ka përvoja nga më të ndryshmet në lidhje me përdorimin e bibliotekave të digjitalizuara. Ato janë të mbushura me rafte, mikrofilma, koleksione, bibliografi, indekse, abstrakte, enciklopedi, direktori, fjalorë, vjetarë, udhëzues etj. Bibliotekat akademike përcjellin informacion burimor të plotë; komunikim ndërkombëtar përmes ëebsite; leximi nga interneti etj. Hapat që duhet ndjekur gjatë përgatitjes së prezantimit Shkathtësitë dhe hapat që duhet ndjekur gjatë përgatitjes së prezantimit : Përmbajtja e ligjeratës së tretë: Shkathtësitë që duhet të ekspozojmë përpara publikut. Teknikat e shkrimit dhe shkathtësia e komunikimit. Hapat që duhet ndjekur për përgatitjen e prezantimit : Parashkrimi, shkrimi, përshtatja për formatin e prezantimit Akordimi i materialit me kohën në dispozicion, pasqyra e analizës së publikut Faktorët e ndikimit: struktura dhe përmbajtja, ligjërimi, pamja dhe qëndrimi, shfrytëzimi i veglave pamore, përgjigjet në pyetje Informatat kthyese; parimet e informatave kthyese. Prezantimet pamore (vizuale) dhe me gojë Prezantimi me gojë dallohet nga komunikimi me shkrim ngase kërkon prezencën tuaj fizike para publikut. Edhe në botën akademike, edhe në atë afariste do t’u duhet herë pas here të mbani prezantime. Në prezantime, ne ekspozojmë para publikut punën tonë. Ai përqëndrohet tek ju e kjo e bën prezantimin një punë stresuese. Zhvillimi i prezantimit të suksesshëm është shkathtësi që mësohet me kohë dhe me ushtrime. Sa më shpesh ta përsërisni, do t’u bëhet gjithnjë e më i lehtë. Pavarësisht se a jeni fillestar, apo keni përvojë në mbajtjen e prezantimeve, ju do të liroheni nga ajo barrë dhe do të relaksoheni në qoftë se përgatiteni mirë. Përgatitja e mirë do të thotë shfrytëzimi i teknikave të shkrimit të mirë dhe zhvillimi i strategjisë së komunikimit, që ju ndihmon të krijoni vetëbesim. Për të mbajtur me sukses një prezantim, duhet të keni kujdes edhe në një sërë shkathtësish. Duhet të dini si të shfrytëzohen më së miri veglat vizuale- ndihmëse. Paraqitja dhe përgatitja e prezantimit Të rëndësishme janë edhe teknikat tjera, p.sh. përgjigjet në pyetje në mënyrë profesionale dhe shkalla e mjaftueshme e fleksibilitetit (pyetjen e publikut ta përshtatni me prezantimin tuaj). I-Paraqitja dhe përgatitja e prezantimit tuaj -ky planifikim është i lidhur së pari me përpilimin e punimit me shkrim. Janë disa hapa që mund t’i ndiqni edhe në përgatitjen e prezantimit: a. parashkrimin b. shkrimin c. përshtatjen për formatin e prezantimit d. akordimin e materialit me kohën në dispozicion e. pasqyra e analizës së publikut Në fazën tjeter… II- a. Në fazën e parashkrimit duhet të caktoni qëllimin tuaj, si dhe objektivat. Kjo fazë nënkupton përgatitjen e fazës së përmbajtjes konkrete. b. Shkruani përmbajtjen e prezantimit tuaj. Ky shkrim nganjëherë mund të ndryshojë duke theksuar disa pjesë dhe duke shpjeguar ato. Mos harroni të keni kujdes kur kaloni nga njëra temë në tjetrën duke pas parasysh që të ketë një rrjedhë të lëmuar. Kujdes gjithashtu në gramatikë dhe në stil. Hapi tjetër është përshtatja e materialit për prezantimin me gojë Hapi tjetër është përshtatja e materialit për prezantimin me gojë. d. Renditni tezat kyçe sipas rëndësisë që t’i mbani rezervë tezat më pak të rëndësishme në qoftë se mungon materiali (për të koordinuar kohën që e kemi në dispozicion). Kjo kërkon përgatitje të mirë që të fitoni vetëbesim për ta bërë këtë. e. Analiza e publikut është tejet e rëndësishme për prezantimin. Duhet të dini sa e njeh publiku juaj temën që do të prezantoni. P. sh. nëse ia prezantoni publikut raportin financiar, mund të përdorni terme profesionale, ngase ata sigurisht do ta kuptojnë, por nëse në publikun tuaj krahas ekspertëve financiarë gjenden edhe punëtorë të profileve të ndryshme, ato terminologji duhet shpjeguar paraprakisht. Kur të përfundojmë me këto pika të rëndësishme që i përmendëm deri tani duhet të përqëndrohemi në faktorët e ndikimit- që në prezantimin tuaj të lini mbresat më të mira. Faktorët e ndikimit janë: 1. Struktura dhe përmbajtja 2. Ligjërimi 3. Pamja dhe qëndrimi 4. Shfrytëzimi i veglave vizuale dhe ndihmëse 5. Përgjigjet në pyetje Struktura dhe përmbajtja: Ashtu si shkrimi edhe prezantimi do të duhej të ketë fillimin, mesin dhe përfundimin. Struktura e prezantimit, mos harroni, rrjedh nga një shkrim i sukseshshëm, i punuar dhe i organizuar mire. Është mirë të filloni me diçka që të tërheq vëmendjen e publikut tuaj. Pjesa kryesore e perzantimit tuaj duhet të paraqitet në mënyrë logjike. Paraqitni qartë tezat, të cilat mund t’i orientoni me këto fraza: “përshkrimi im tregon se…”, apo “për këtë arsye është e qartë se…”. Kini kujdes që kapërcimet gjatë ndërrimit të temave dhe kalimin në argumente të reja, të jenë të qarta. Publiku duhet të jetë i vetëdijshëm se keni përfunduar shpjegimin e temës A: dhe se tani jeni duke folur për temën B: “me këtë pikërisht vërtetova se… për këtë arsye mund të kalojmë në…” Një rezyme të shkurtër të tezave kryesore Kur ta përfundoni prezantimin, duhet të bëni një rezyme të shkurtër të tezave kryesore. Është e rëndësishme që prezantimin ta përfundoni pastër. Përfundoni me fjali përmbyllëse lidhur me qëllimet që i keni theksuar në fillim. Për shembull: “Këtë paradite kam folur mbi…, gjë që vërteton se…”. Nëse e filloni fjalimin tuaj me hyrje që tërheq vëmendjen, mund t’i ktheheni atij edhe te përfundimi. Po japim një shembull të prezantimit mbi marrëdhëniet industriale në minierën kanadeze të thëngjillit: “ Ishte natë dhe me siguri ftohtë. Binte borë, kurse 130 njerëz provonin të ngroheshin pranë hekurudhës së afërt në Gurorën kanadeze– qëndronin aty që ta parandalonin hyrjen e trenit në minierë”. Hyrje interesante... Kjo hyrje është interesante dhe e tensionuar. Shtrohet pyetja: pse kanë tentuar ta ndalojnë trenin këta njerëz në mes të natës dhe në atë të ftohtë. Pas paraqitjes së prezantimit mbi gjendjen e marrëdhënieve industriale në një minierë dhe mënyrës se duhet ndryshuar ato, mund të përfundojmë me një rishikim të hyrjes. P.sh. Do të mund të thonim: “nëse e ndryshojmë grafikën tonë të marrëdhënieve industriale, të punësuarve tonë nuk do t’u nevojiten aksione radikale dhe problemet e veta nuk do të duhej t’i zgjidhnin me ndalimin e trenave që ta fusin thëngjillin në minierë”. Ligjërimi: Mënyra se si ligjëroni ka një ndikim më të madh në mbresën përfundimtare. Matni se sa shpejt flisni. Shumica e njerëzve i flasin rreth 130 fjalë në minutë. Shumica e programeve kompjuterike e kanë mundësinë e numrimit të fjalëve, kështu ato do të llogarisin se sa fjalë ka në materialin tuaj të shkruar. Bëni pjesëtimin e thjeshtë të numrit të fjalëve të shkruara me shpejtësinë e të folurit tuaj dhe do të fitoni se sa kohë do të zgjas prezantimi juaj. Për shembull, nese i flisni 130 fjalë në minutë, ndërsa prezantimi juaj ka 3250 fjalë, do të keni material të mjaftueshëm për përafërsisht 25 minuta prezentim, pa i përfshirë këtu pyetjet shtesë. . Do të duhej ta ushtroni prezantimin tuaj duke lexuar me zë dhe duke matur kohën. Mund ta xhironi, mund të ushtroni para mikut, kolegut apo anëtarit të familjes, të cilët mund t’ua japin informatën kthyese. Nuk preferohet leximi fjalë për fjalë nga skripta ose shënimet, sepse mund të dukeni monoton. Është mirë të përdorni mjete vizuale (pamore), të cilat do t’i ndihmojnë publikut që t’i kuptojë tezat tuaja. Shikojeni publikun. Mos shikoni në dysheme, tavan, mur. Flisni qartë dhe ndryshojeni shpejtësinë dhe ritmin e të folurit tuaj në mënyrë që ta ruani interesimin e publikut. Ndryshojeni lartësinë e zërit tuaj. Zëri i ulët zakonisht tingëllon në mënyrë më autoritative Orët e oratorisë Thuhet se kryeministrja britaneze Margaret Thatcher ka vijuar orët e oratorisë me qëllim që të arrijë këtë efekt. Nëse nuk jeni i sigurt se sa të zëshëm jeni, ushtrojeni përpara në hapësirën ku do të mbani prezentimin. Dikush prej miqve le të qëndrojë në skajin e sallës. Folësit pa përvojë shpesh flasin tepër shpejt. Janë nervoz dhe shpejtojnë pa bërë pauza, kështu publikut mund t’i ik një pjesë e mirë e fjalimit. Bëni pauza dhe vini kontakt me publikun, por keni kujdes që kjo të ndodh në moment të përshtatshëm. Theksoni tezat kyçe. Nëse keni publik më shumë se 15 apo 20 njerëz, do të jetë më mirë të qëndroni. Ndihmoni vetes me gjeste përkatëse. Ushtrimi i prezantimit Edhe nëse jeni nervoz, provoni të dukeni të natyrshëm dhe të qetë. Gati të gjithë janë nervoz në prezantime. Me ushtrimin e prezantimit zvogëlohet nervoza. Dukja dhe qëndrimi: Hulumtimet tregojnë se mbresat që lë prezantimi me siguri më shumë bazohet në dukje dhe qëndrim se sa në vetëpërmbajtje. Qëndrimi i bukur krijon një ndjenjë të sigurisë, vetëbesimit. Rrini drejt, ngase kjo do të jep përshtypje të zgjuarsisë. Mjetet vizuale ndihmëse: ndihmojnë në përcjelljen e ideve dhe informatave. Ato duhet të arrijnë në disa efekte: Të na fusin në temë T’i ndihmojë publikut për të vizualizuar koncepte abstrakte (tabela, diagrame) Të tërheqë vëmendjen (figura të ndryshme, fotografi, harta, plane) Përgjigjet në pyetjet Në fund të prezantimit publiku juaj ka mundësi të bashkëpunimit. Ju e caktoni në fillim se kur do të përgjigjeni në pyetje- ky është prezentimi juaj. Nëse dikush e shtron pyetjen në mes të prezantimit, mund t’i thoni se në fund të fjalimit do t’i ktheheni pyetjes- dhe mos harroni ta bëni atë. Theksoni se lejoni vetëm një apo dy pyetje në person. Kur ta parashtrojë dikush pyetjen, mos u përgjigjni derisa të jeni të sigurt se e keni kuptuar në tërësi. Nëse nuk e keni kuptuar, luteni personin që ta shpjegojë atë. Nëse nuk mund të përgjigjeni në pyetje, zakonisht është më e sigurt që këtë ta pranojmë sinqerisht, se sa të “përziejmë diçka”, veçanërisht kur flisni para publikut që e njeh temën. Informatat kthyese Kut t’i afroheni fundit të kohës së përcaktuar për pyetje, përgatitni publikun duke theksuar se do të përgjigjeni vetëm edhe në një pyetje. Pas kësaj mund ta përmblidhni argumentin tuaj me një a dy fjali. Nganjëherë mund të ndodh që askush nga publiku të mos ketë pyetje. Në këtë rast mundeni ju vet t’i përgatitni disa pyetje prej përpara. Strategjia tjetër e zgjedhjes së këtij problemi është që të keni në publik mikun, me të cilin keni pasur marrëveshje paraprake që të shtrojë ai pyetje nëse tjetërkush nuk i shtron. Informatat kthyese Në prezentimet me gojë një rëndësi të veçantë, ndoshta edhe më të madhe se vet përmbajtja, kanë shenjat joverbale. Shumica e informatave kthyese të cilat i fitoni, vijnë nga sinjalet joverbale. Duhet të jeni të vetëdijshëm për informatat kthyese që i fitoni nga publiku gjatë prezantimit tuaj. Studioni sjelljen joverbale të publikut tuaj. A ju duket i interesuar dhe a ju përcjell me vëmendje. A mos ka humbur interesimin gjatë prezantimit tuaj. Të bëni një pauzë Ndoshta do të duhej të bëni një pauzë dhe të shtroni disa pyetje në mënyrë që të zbuloni se a e kupton publiku thelbin e temës suaj. Publiku ndoshta nuk ju dëgjon qartas ose ju flisni tepër shpejt. Secili komunikim, e në veçanti prezantimi me gojë, bazohet në informatat kthyese, të cilat ndihmojnë në realizim të suksesshëm. Informatat kthyese na ndihmojnë që ta kuptojmë se a jemi duke e kryer punën mirë apo keq. Prandaj me të drejtë thuhet se informata kthyese është proces pozitiv. Parimet e informatës kthyese.Dhënia e informatës kthyese: 1. Jepni fakte, mos interpretoni gjatë. 2. Informata kthyese duhet të jetë jopersonale. thoni: “përfundimi do të kishte efekt më të mirë sikur…”, e jo: “ e keni prishur përfundimin”. 3. Mundësoni ndryshimin, mos e kërkoni atë. Këtë do ta bëni në qoftë se propozoni sinqerisht ndryshimin. Lista e detyrave për prezantim Lista e detyrave për prezantim: Ushtrimi i prezantimit tuaj është mënyra e vetme që të vërtetoni se a i keni bërë të gjitha ashtu siç duhet. Këto shënime do t’u udhëheqin dhe do t’u ndihmojnë që të mbani prezantim të suksesshëm. Kur të fitoni më shumë përvojë do të duhej të krijoni stilin tuaj të veçantë. Zhvillimi i ideve gjatë procesit të të shkruarit. Mendimi kritik Fokusimi Mendimi kritik: subjekti, tema, teza. Për të shkruar një ese universitare nuk mjafton të zgjedhësh një subjekt dhe të kesh ide mbi të , por duhet që këtyre ideve t’u japësh një farë përqëndrimi. Prandaj brenda subjektit duhet të përcaktoni një temë. Idenë tuaj mbi temën duhet ta paraqisni në formën e nje teze (një argument, ide e përmbledhur). Gjetja e një teme - Çdo detyrë kërkon që të ngushtoni subjektin, sepse vetëm ashtu mund ta trajtoni atë tërësisht në kohën dhe hapësirën e caktuar. p.sh. Jo për Migjenin(subjekti) por varfëria në prozat e Migjenit (tema). Një rregull e përgjithshme për gjetjen e një teme: ndiqni prirjet tuaja: përqëndrohuni në diçka specifike brenda subjektit që ju intereson. Zhvillimi i një teze – tezë sprovë Zhvillimi i një teze – tezë sprovë. Është një hipotezë e mundshme; është e diskutueshme. Teza sprovë - do t’ju ndihmojë të ruani përqëndrimin Teza sprovë na orienton që të mbështetemi në : citimet, faktet, statistikat, arsyet, përshkrimet, ndodhitë ilustruese Teza sprovë mund të na çojë edhe tek një ndryshim i ndjeshëm i tezes sonë. P.sh. Idetë mund t’i mbështesim dhe zhvillojmë nga leximi, mendimi, mbajtja e shënimeve, bërja e pyetjeve dhe kujtesa, të cilat janë si procese të të shkruarit. Në qoftë se keni përdorur një ose disa nga strategjitë të theksuara në sllajdet e sipërshënuara. Në qoftë se keni filluar të zhvilloni një bosht në lidhje me një temë brenda një subjekti më të gjerë. Do t’i jepni një kuptim se për çfarë bën fjalë eseja juaj. Tani është koha të shkruani draftin e parë. SI TË FILLONI ? Përgatitja e kushteve Përgatitja e kushteve si vijon: Uluni dhe filloni të shkruani Filloni me diçka më të lehtë Provoni të shkruani lirisht Planifikoni të pushoni së shkruari Rishikoni më vonë. Përgatitja e mendjes: Ndonjëherë idetë, imazhet për shkrimin tuaj, shfaqen papritur. Kur kjo ndodh, uluni dhe hidhni në letër idetë. Përgatitja e kushteve Do të vëreni se fjalët dhe fjalitë do të krijohen me më pak mundim: Flisni për shkrimin tuaj- diskutoni idetë me kolegë Diskutojini planet tuaja- tregoni pse duhet të shkruani, çfarë materiali do të përdorni dhe si do ta strukturoni këtë material. Nëse personit që i tregoni thotë: “Oh, kjo duket shumë ide e mirë:, atëherë do të keni shtytje. Mbani me vete një bllok shënimesh- gjithmonë mbani me vete një bllok të vogël, në çantë apo komodinë, për të shkruar idetë që mund t`ju vijnë në çdo moment. Imagjinata mund të shpërthejë derisa jeni në ndonjë sallë pritjeje, në kuzhinë, në shitore apo në momente të qetësimit nga puna që e bëni. Lexoni- Kalimi nga leximi në momentin e shkrimit është i shpejtë. Edhe kur ju lexoni vetëm për kënaqësi, ju filloni të përfshiheni me ide, ose mund të hasni në informacion të vlefshëm që mund ta përdorni në shkrimin tuaj. Përgatitja e kushteve Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi shoqëror dhe dobitë e një auditori të vërtetë. Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Shkrimi Akademik Ligjërata e dymbëdhjetë Intervista hulumtuese dhe qasja ndaj saj Intervista dhe qasja ndaj saj Intervista është mënyrë e komunikimit që përfshin dy e më shumë persona, intervistuesi pra përcakton njeriun që do të intevistojë për të pyetur për jetën e tij, projektet e tij ,për idetë e tij etj., me qëllim që t’ia bëjë të njohura publikut të gjerë. Për të bërë një intervistë, duhet: 1. Të përcaktoni njeriun që do të intervistoni,pra të intervistuarin,të takoheni me të, t’i parashtroni kërkesën tuaj , pastaj të caktoni datën, vendin dhe orën e takimit. 2. Të parapërgatitni pyetjet. Ato duhet të jenë të qarta dhe, mundësisht, sa më të shkurtra. Intervista zakonisht zhvillohet rreth një teme kryesore, ndërsa Brenda saj mund të dalin edhe tema të tjera, kryesisht në mbështetje të temës kryesore. Zyrtarët politikë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, përfaqsues biznesi…gjenden në situate të jenë të intervistuar për tema e çështje të ndryshme. Intervista kërkon punë përgatitore, në mënyrë që ajo ta arrijë efektin e saj, ta realizojë qëllimin. Një intervistë e e papërgatitur mire shpesh di të kthehet në dëm të të intervistuarit dhe të institucionit që ai përfaqëson. Personalitete të caktuara kërkojnë të shohin më herët pyetjet ose së paku temat për të cilat do të diskutohet dhe jashtë të cilave nuk do të dilet. Të shumtën kështu veprohet në rastin e zyrtarëve shumë të lartë ose udhëheqësve shtetërorë. INTERVISTIMI PËR INFORMACION. Shpesh qëllimi, që i kemi vënë vetes kërkon më shumë informacion se ç’mund të gjendet në formë të shkruar. Kur të kuptoni këtë do t’ju duhet të organizoni intervista me ekspertë në temën tuaj. Intervistimi mund të ndahet në tri etapa: përcaktimi i personit të duhur për intervistë, përgatitja për intervistën dhe intervista Përcaktimi i personit për intervistë Vetë tema e zgjedhur të tregon se cilin person duhet të intervistosh. Nëse shkruajmë për ndryshimin e ligjit mbi zgjedhjet elektorale është e natyrshme, se personi i përshtatshëm për këtë intervistë do të ishte kryetari i komisionit për rishikimin e ligjit. Gjithashtu ju mund të intervistoni atë profesor tuajin, që është specializuar në këtë fushë, ligjvënës të ndryshëm, shoqata qeveritare dhe joqeveritare profesionale, që merren me këtë çështje, etj. Përgatitja për intervistë Pasi të keni përcaktuar personin, që do të merrni në intervistë, ju duhet të viheni në kontakt me të dhe t’i kërkoni takim për intervistë. Këtë mund ta bëni nëpërmjet telefonit ose një letre apo përmes adresës elektronike. Mësoni sa më shumë për personin dhe vendin ku punon para se ta kontaktoni. Përgatisni një listë pyetjesh specifike për të intervistuarin tuaj. Analizojini me kujdes pyetjet tuaja që ato të jenë specifike dhe të drejtpërdrejta. Intervista Kur shkoni për të bërë një intervistë,duhet të jeni të përgatitur që ta drejtoni ju intervistën. Pikat e renditura më poshtë do t’ju ndihmojnë: Jini të sigurt dhe të sjellshëm Përdorni listën e pyetjeve, që keni përgatitur duke filluar me atë që është më pak kundërthënëse. Lëreni të intervistuarin të flasë. Jini objektivë. Mos jepni opinionet tuaja mbi çështjen. Ju jeni atje për të marrë informacion, jo për të debatuar. Disa përgjigje çojnë në pyetje shtesë. Mos hezitoni t’i pyesni. Kur i intervistuari del nga tema, bëhuni gati që me një pyetje specifike dhe të drejtpërdrejtë ta ktheni në temë. Merrni vetëm shënime të shkurtra, që do t’ju ndihmojnë ta kujtoni intervistën më vonë. Mos i kërkoni të intervistuarit të ngadalësojë të folurin që ju të jeni në gjendje të merrni shënime të detajuara. Pavarësisht qëllimit që ka intervista(në shkrimet akademike më së shumti ka qëllim mbledhjen e të dhënave për trajtimin e mëtejmë të një çështjeje të caktuar), ajo duhet zhvilluar në tërësi, me të njëjtin interesim edhe nëse e keni marrë”atë që ju duhet” që në fillim të saj. Gjatë shkrimit të pyetjeve, kujdesuni që pyetjet e juaja të jenë sa më të qarta. Sepse, sa më të qarta që të jenë pyetjet aq më të qarta do të jenë përgjigjet që merrni. Intervistat janë të llojeve të ndryshme: Problemore- trajtojnë një ngjarje të rëndësishme(intervista informuese\e thellë- nxerrja e përgjigjes së”fshehtë”). Portretet- paraqesin një personalitet të rëndësishëm,apo grupe të rëndësishme. Reklamat- ndërlidhen me afirmimin e rezultateve të një personaliteti,të ndonjë projekti në kolegj. Pa marrë parasysh llojin, secila intervistë në përmbajtjen e saj tematike ka rolin e vet. Intervista e mirë siguron material të duhur për punë. Ajo, nëse përdoret në formë të plotë, gjithsesi që do të jetë e strukturuar mirë dhe do të zgjojë interesin e publikut. Pyetjet në një intervistë janë të ndryshme: Pyetja faktike shtrohet kur kërkohet përgjigje e saktë rreth një çështjeje. (pyetje: a keni qenë sivjet në pushime? Përgjigje: jo, sivjet mu desh të punoj gjithë verën. Gjatë një interviste nuk duhet të bëjmë pyetje të mbyllura, sepse edhe përgjigjet do të jenë të tilla p.sh: Për gjendjen e krijuar në ndërmarrje a jeni ju përgjegjës? Jo! (përgjigjja e mbyllur) Pyetje e hapur: Drejtor i ndërrmarjes jeni ju. Pse keni lejuar krijimin e kësaj gjendjeje në të? Në këtë rast përgjigjja nuk mund të jetë e mbyllur. Të shkruash duke u nisur nga një intervistë Problem kryesor me të cilin takohen autorët kur shkruajnë duke u bazuar në një intervistë është të gjejnë çështjen kryesore që ka nxjerrë intervista. Fillimisht, ata duhet të përzgjedhin materialin e intervistës, duke e larguar atë pjesë që është më e parëndësishme. Pastaj, në materialin që kanë përzgjedhur për përdorim, duhet të gjejnë pikën më interesante dhe elementet detajuese që mundësojnë përplotësimin e temës. -Çfarë ju duk më interesante gjatë intervistës? -Për cilat tema foli më shumë subjekti? -Për çfarë gjërash u gjallërua më shumë subjekti gjatë intervistës? -Nga cilat tema dolën citimet më interesante? Shkrimi Akademik Ligjërata e Dhjetë Punimi hulumtues / tema e diplomës Në kërkim të temës Gjatë ligjëratave paraprake ju keni vërejtur se për përgatitjen e ndonjë eseje ose detyrë kursi, pavarësisht disiplinës që keni, kërkohet nga ju që të lexoni shumë gjatë dhe shpejt për të bërë një shkrim të frytshëm universitar. Për të qenë i frytshëm leximi i shpejtë duhet të përputhet me një nivel të lartë të kuptuari. Duhet ta testoni veten se sa arrini të kuptoni çështjet kryesore të tekstit. Një metodë të lexuarit që e ndërthur këtë quhet metoda VPL2R-vëzhgo,pyet,lexo,rikujto dhe rishiko. Etapa e vëzhgimit Lexoni paragrafin e parë (paragrafin tematik) dhe paragrafin e fundit (paragrafin përfundues) të një kapitulli ose faqeje nga shenimet. Lexoni fjalitë tematike për çdo paragraf të ndermjetëm. Përqendrohuni në titujt dhe nëntitujt,në rast se ka. Studioni grafikët dhe diagramet për tipare kryesore. Etapa e pyetjeve Çfarë dini që më parë lidhur me këtë temë? Çfarë ka të ngjarë t’ju tregojë autori? Çfarë ju nevojitet të gjeni në mënyrë të veçantë Etapa e leximit Lexojeni të gjithë pjesën me shpejtësi për të marrë thelbin e pjesës së shkruar: teknikat e gjurmimit me gisht mund t’ju vijnë në ndihmë në këtë pikë. Rikthehuni në etapën e pyetjeve dhe rishikoni përgjigjet që dhatë në fillim. Kërkoni në mënyrë të veçantë fjalë themelore, pohime themelore, fjalë orientuese. Mos u ndalni për të kërkuar në fjalor fjalët që nuk i njihni- vijoni që ta përfundoni leximin. Etapa e mbajtjes mend Mbylleni librin apo shënimet e mbajtura dhe përpiquni të rikujtoni sa më shumë të mundeni. Hartoni tituj kryesorë/shënime/diagrame/tabela (K6) që t’i keni si modele kryesore. Hapeni përsëri librin Kontrolloni saktësinë e atyre që rikujtuat; sugjerohet që periudhat e rikujtimit të jenë çdo 20 minuta. Etapa e përsëritjes. Pas ndonjë pushimi, përpiquni të sillni ndër mend çështjet kryesore. MODEL PIKASH PLANI I. Ç’është një punim diplome I.1. Përse duhet bërë punimi i diplomës I.2. Si mund të jetë i dobishëm një punim diplome I.3. Katër rregulla të thjeshta II. Zgjedhja e temës II.1. Punim monografik apo punim panoramik II.2. Punim historik apo punim teorik II.3. Punim “shkencor” apo punim politik II.3.1. Ç’është karakteri shkencor II.3.2. Tema historike-teorike apo me material të freskët II.3.3. Si të shmangim shfrytëzimin që na bën udhëheqësi Prezentoni idetë tuaja për punimin e diplomës.Si arritet deri të zgjedhja ? Si mund të gjejmë një temë diplome 1. Shtroni pyetje vetës: Çfarë temash me interesojnë mua? 2. Konsulto kurrikulumin 3. Kërko artikuj shkencor të kohëve të fundit 4. Kërko projekte aktuale, që zhvillohen. 5. Kërko probleme të përditshme të jetës profesionale 6. Këshillohu me mësimdhënësit 7. Intervisto kolegë në vendin tuaj të punës ose menaxherë 8. Kërko të përfshihesh në ndonjë nga hulumtimet që zhvillohen në universitet. MODEL PIKASH PLANI III. Kërkimi i materialit III.1. Gjetja e burimeve III.1.1. Cilat janë burimet e një punimi shkencor III.1.2. Burime të drejtpërdrejta dhe të tërthorta III.2. Kërkimi bibliografik III.2.1. Si ta shfrytëzojmë bibliotekën III.2.2. Si punohet me bibliografinë: skedari III.2.3. Citimi i bibliografisë IV. Plani i punimit dhe skedimi IV.1. Pasqyra e lëndës si një skicë e punimit IV.2. Skedat dhe shënimet IV.2.1. Lloje të ndryshme skedash IV.2.2. Skedimi i burimeve parësore IV.2.3. Skedat e leximit V. Hartimi i punimit... Si të strukturojmë temën e diplomës? Ndër metodat më të njohurat të strukturës së shkrimit akademik, është IMRaD, nga akronimi: I – Introduction apo Hyrje M – Method apo Metodologjia R – Results apo Rezultatet a – and apo dhe D – Discussion apo Diskutim Çdo shkrim akademik duhet të ketë këto aspekte të përfshira: Titullin, emrin e autorit, emrin e institucionit dhe vitin e publikimit. Abstraktin dhe/apo përmbledhjen Mirënjohjen Listën e tabelave dhe figurave Përmbajtjen Hyrjen Metodologjinë Rezultatet Diskutimin Konkluzionet Rekomandimet Referencat Aneksin apo shtojcat Titulli – Për çfarë shërbejnë titujt e artikujve shkencorë? Për të tërhequr vëmendjen e lexuesit apo për ta informuar atë? Një titull i mirë preferohet, që të jetë i shkurtër, por që përshkruan përmbajtjen në mënyrë adekuate, duke përmbajtur: Subjektin e temës Dizajnin e hulumtimit (eksperimental, deskriptiv, studim rasti etj.) Fushën ,,Titulli duhet të përmbledhë idenë e përgjithshme të artikullit dhe nëse është e mundur, të jetë me stil.” Një titull i mirë, nxit interesin e lexuesit dhe e stimulon atë për të lexuar edhe abstraktin (nëse jo studimin në tërësi). Krahaso titujt e mëposhtëm ,,Dëmet e duhanit në shtatzëni’’ ,,Njohuritë e grave shtatzëna për efektet negative të duhanpirjes gjatë shtatzënisë.’’ Shembull për diskutim: ,,Roli i rritjes së prodhimit vendor në zhvillimin ekonomik“ ,,Ikja e njerëzve nga fshati ,,Emigrimi i të rinjve jashtë vendit’’ Tema: Shpopullimi i fshatit Burimi:Ormiston,J.2002Idile rurale Glasgow:Contry Press Problemi: Zvogëlimi I popullsisë në zonat rurale Komunitetet rurale shpërbëhen Vendbanimet e të posaardhurve –fshatra ku ata flenë Arsyet: Mekanizmi i punëve bujqësore Krijimi i bashkimeve bujqësore Ferma më të mëdha ,me pak të punësuar Rënia e bujqësisë tradicionale dhe aktiviteteve që ndërlidhen me to. Pasojat:Shpërndarja e familjeve –me pak fëmijë Mbyllja e dyqaneve ,zyrave postare ,shkollave,qendrave shëndetësore Linjat e transportit me pak të pranishme Zgjidhjet: Subvencionimi i shtëpive për t’i nxitur familjet që mos të largohen. Zgjerimi i larmisë së aktivitetit ekonomik,p.sh.turizëm apo pushime të organizuara. Stimulimi i ekonomisë rurale-dyqane bujqësore,tregje bujqësore. Shtimi i llojshmërisë tradicionale-kërkimi I tregjeve të reja. Abstrakti Abstrakti është pjesa e parë e cila vije tek një punim pavarësisht nëse është i shkurter apo i gjatë (pra është punim seminari ose thellë shkencor siç është tema e diplomës. Gjithashtu është pjesa e cila i mundëson lexuesit të lidhet nga jeta e tij reale në temën e trajtuar në punim. Abstrakti paraqitet i pari në punim megjithate shkruhet pas përfundimit të punimit. Është një hyrje para hyrjes e cila tregon se çfarë është kërkuar dhe çfarë është arritur në punim.Në këtë pjesë paraqitet hipoteza dhe të arriturat në tendencen për ta vërtetuar atë. Kjo pjesë duhet të jetë e shkurtër , e qartë dhe tërheqëse. Si mund të shkruajmë abstraktin? Abstraktin mund ta shkruani edhe pa e shkruar punimin (kuptohet për veten tuaj). Në këtë rast është udhërrëfyes se si mendoni ta zhvilloni punimin edhe pse nuk duhet të bini në grackën e të shkruarit pas abstraktit sepse ju duhet të pasoni argumentet të cilat do t’i ndeshni gjatë kërkimit. Pastaj mund ta ndryshoni gjatë zhvillimit të punimit që gjithnjë t’iu jetë në ndihmë si udhërrëfyes. Abstrakti i cili i bashkëngjitet punimit është ai i cili shkruhet pasi të keni përfunduar së paku 80% të punimit dhe tanimë e keni të qartë idenë dhe përfundimin e tij logjik. Sa duhet te jetë i gjatë abstrakti Nëse punimi është deri më dhjetë faqe, atëherë abstrakti le të jetë një paragraf me 5-6 fjali. Nëse punimi është shkencor i përmasave të temës së diplomës dmth 60-80-120 faqesh, atëherë abstrakti le të arrijë 3/4 e faqes (duke mbetur pjesa e fundit për fjalët kyçe.). Në sugjerime të ndryshme nga ekspertë të ndryshëm sugjerohet një madhësi nga 100 deri më 300 fjalë. Përbërja e punimit Abstrakti është mini tema e juaj. E tërë tema është në atë pjesë. Shkurt-e-shqip, si thotë populli. Pra, abstrakti shkruhet me fjalë të thjeshta duke iu ikur termeve shkencore që kanë të bëjnë me temë sa më shumë që është e mundur dhe duke mos përdorur shkurtesa. Me fjalë të tjera abstrakti shpalos problemin dhe zgjidhjen në një rrjedhë të kuptueshme dhe të shkurtër. Nga pjesët që duhet abstrakti t’i ngërthejë dhe pyetjet të cilave duhet përgjigjur janë: Motivimi juaj/ shpalosja e problemit ◦ Përse është me rëndësi të trajtohet ky problem? ◦ Çfarë boshllëku shkencor, teorik ose praktik kërkimi juaj plotëson? ◦ Përse e realizon këtë kërkim? Përbërja e punimit!? Qasja e problemit ◦ Si e keni realizuar kërkimin? ◦ Çfarë hapa ndërmorët që të realizoni kërkimin (psh. krahasuar punime shkencore, ose krahasuar produkte, ose realizuar intervista, ose kombinuar taktika te ndryshme kërkimore etj.) Rezultatet e arritura ◦ Çka arritët në problemin e shtjelluar? ◦ Pati sukses kërkimi juaj për të arritur rezultate pozitive? ◦ Arritët rezultate negative? ◦ Çfarë mësuat, përpiluat, zbuluat gjatë këtij kërkimi? ◦ Çfarë nënkuptojnë të arriturat tuaja? Mirënjohjet – mund të vendosen pas abstraktit apo para referencave. Mirënjohjet zakonisht shkruhen për ndonjë ndihmë të rëndësishme financiare, që keni marrë. Falënderim për njerëzit, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në punën tuaj, ose edhe falënderime të natyrës personale. Rregull i pashkruar: Përdoreni mirënjohjen me kujdes. HYRJA Hyrja është një koment analitik i pasqyrës së lëndës: “Në këtë punim synojmë të trajtojmë temën e prejardhjes së popullit shqiptar. Studimet e mëparshme shumë probleme i kanë lënë të hapura, ekzistojnë madje edhe pikëpamje të kundërta. Të dhënat e mbledhura kanë qenë të pamjaftueshme. Në kreun e parë do të përpiqemi të zgjidhim filan çështje; në të dytin do të trajtojmë aksh problem. Së fundi, do të përpiqemi të vërtetojmë këtë e atë. Nuk duhet harruar që kemi caktuar disa kufij të saktë, të cilët janë këta e ata... Brenda këtyre kufijve metoda që do të zbatojmë është si më poshtë... etj.”. HYRJA Roli i një hyrjeje provizore është që t’ju japë mundësi për t’i përcaktuar idetë tuaja sipas një linje bazë, e cila nuk do të ndryshojë, përveçse në ato raste kur ju do të bëni një riorganizim të vetëdijshëm të pasqyrës së lëndës. Në këtë mënyrë do të jeni në gjendje t’i kontrolloni ndryshimet që mund të bëni si dhe idetë e reja që mund t’ju lindin. Kjo hyrje shërben gjithashtu për t’i treguar udhëheqësit se ç’kërkoni të bëni. Por, mbi të gjitha, shërben për të parë nëse i keni tashmë të sistemuara mendimet. HYRJA Hyrja dhe pasqyra e lëndës duhet të rishkruhen herë pas here, ndërkohë që vijon edhe puna me temën. Pasqyra e lëndës dhe hyrja në variantin e tyre përfundimtar do të jenë të ndryshme prej atyre të fillimit. Varianti i fundit natyrisht do të ketë më pak premtime se sa varianti i parë i hyrjes, ku nuk keni qenë aq të kujdesshëm për arsye se kishit të bënit kryesisht me një skicë pune. HYRJA Hyrja shërben për të përcaktuar se cila do të jetë qendra dhe periferia e punimit tuaj, një dallim ky shumë i rëndësishëm. Duhet të jeni shumë më tepër shterues për qendrën e punimit sesa për atë që e keni konsideruar si periferi të tij. Për të përcaktuar qendrën ose objektivin e punimit, duhet të dini paraprakisht rreth brendisë së materialit që dispononi. Ja pse titulli, hyrja provizore dhe pasqyra e lëndës janë ndër gjërat e para që duhen bërë. PËRFUNDIMET PËRFUNDIMI përbën një vëzhgim ose konkluzion të bazuar në një fakt të caktuar apo një grup faktesh.