Leksione SHKRIM AKADEMIK Prizren 2024 PDF

Summary

This document is lecture notes on academic writing. It discusses the role of academic writing in the academic world, and highlights the importance of reading and writing in the academic context. It is a lecture from Shkrim Akademik, Prizren, in 2024.

Full Transcript

SHKRIM AKADEMIK Prizren - 2024 Leksione  NJOHJA ME SHKRIMIN AKADEMIK, FUSHËN E VEPRIMIT TË TIJ DHE KARAKTERISTIKAT E PËRDORIMIT...

SHKRIM AKADEMIK Prizren - 2024 Leksione  NJOHJA ME SHKRIMIN AKADEMIK, FUSHËN E VEPRIMIT TË TIJ DHE KARAKTERISTIKAT E PËRDORIMIT Hyrje Bota akademike është një botë fjalësh që përmban informacion, teori, fakte ide.Fjalët prodhojnë dije produkte, konflikte, mirëkuptim, veprime, art. Fjalët gjenden në tekste, në tabela, programe, libra etj.Tempujt e fjalëve, bibliotekat, janë pjesë e të gjitha mjediseve zyrtare dhe familjare. Bota akademike është në luftë dhe përpjekje mes intelektualit dhe fjalëve të shkruara.Në botën akademike duhet të mbijetosh me zotësinë për të zotëruar fjalën. Mes fjalëve duhet të përzgjedhësh më të rëndësishmet dhe më pak të rëndësishmet.Për të seleksionuar mes botës së fjalëve duhet të lexosh në detin e fjalë NJOHJA ME SHKRIMIN AKADEMIK, FUSHËN E VEPRIMIT TË TIJ DHE KARAKTERISTIKAT E PËRDORIMIT   Shkrimi akademik paraprihet nga të lexuarit akademik. Ata zhvillohen së bashku dhe pasurojnë njëri- tjetrin vazhdimisht.  Leximi për qëllime akademike ndryshon nga leximi që bëhet në arsimin parauniversitar.  Leximi akademik karakterizohet nga :  Numri i madh i faqeve;  Kërkesa për të mbajtur shënime;  Përmbledhja e materialeve nxjerrja e ideve, mbajtja e qëndrimit kritik etj.  Kuptimi mbi të shkruarit NJOHJA ME SHKRIMIN AKADEMIK, FUSHËN E VEPRIMIT TË TIJ DHE KARAKTERISTIKAT E PËRDORIMIT   Të shkruarit është një shprehi komunikative e rëndësishme që ka lindur qysh në lashtësi, si një nevojë e njerëzimit për të komunikuar dhe për të përcjellë mesazhe në një mënyrë tjetër.  Të shkruarit realizon komunikimin e njerëzve në kohë dhe në hapësirë. Përmes të shkruarit shoqëria njerëzore në shekuj ka ruajtur dhe transmetuar mesazhet më të rëndësishme të saj;shpikjet, ngjarjet,kulturën etj. Të shkruarit luan një rol të rëndësishëm   Megjithëse të shkruarit vlerësohet si një proces dhe shprehi vetiake, ai i ka shërbyer shoqërisë si mjet i rëndësishëm për realizimin e lidhjeve humane shumëshekullore. Duke filluar nga bibliotekat më të vjetra në botë, nga papiruset e lashta, dhe duke arritur deri në ditët tona tek përdorimi i internetit, dëshmohet më së miri për rolin dhe shërbimet që i ka bërë shkrimi njerëzimit.  Të shkruarit luan një rol të rëndësishëm në shkollimin e çdo individi në një shoqëri të hapur. Të shkruarit i jep mundësinë çdo individi për të regjistruar, shprehur dhe shkëmbyer në mënyrë të saktë ide, dhe mezazhe. Përparësitë e procesit të të shkruarit janë të llojeve të ndryshme   Shumë prej tyre lidhen me ndryshime të thella të dijeve intelektuale, deri dhe tek mënyra e të jetuarit në këtë botë që ata jetojnë dhe në atë që ata aspirojnë.  Ka edhe përparësi të tjera, që janë më të kufizuara, por me përmirësime e rrjedhoja pozitive, si përmirësimet në fjalorin dhe gjuhën në përdorim etj. Kështu, mund të përmendim disa përparësi;   Kështu, mund të përmendim disa përparësi;   Të rinjtë gjejnë veten kur shkruajnë për përvojat e tyre.   Të shkruarit i shtyn të rinjtë në mendime më të thella.   Të shkruarit u ngre kuriozitetin të rinjve, i bën ata më të gjallë më vëzhgues.   Të shkruarit zgjeron ndërgjegjësimin e të rinjve për përvojën dhe sfidat e shokëve.   Të shkruarit sjell frymë bashkëpunimi.   Të shkruarit përmirëson aftësitë lexuese të të rinjve.   Nxënësit lexojnë si shkrues dhe shkruajnë si lexues.   Të shkruarit përmirëson të mësuarit e thelluar të nxënësve.

Use Quizgecko on...
Browser
Browser