05 AOK Objektivat e Sistemit Operativ PDF
Document Details
Uploaded by FancyCubism1728
UBT
Dr. Sc. Lavdim Beqiri
Tags
Summary
This document discusses operating systems, their objectives, and functions, in the context of computer science. It covers topics such as the role of operating systems in managing computer resources, application software, and the structure of operating systems. This is an academic document suitable for computer science students.
Full Transcript
Programi: Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri Lënda: Arkitektura dhe Organizimi Kompjuterik Objektivat dhe funksionet e sistemit operativ Dr. Sc. Lavdim Beqiri [email protected] Hyrje Edhe pse fokusi i në këtë lëndë është hardueri kompjuterik dhe nuk është fushë e softuare që duhe...
Programi: Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri Lënda: Arkitektura dhe Organizimi Kompjuterik Objektivat dhe funksionet e sistemit operativ Dr. Sc. Lavdim Beqiri [email protected] Hyrje Edhe pse fokusi i në këtë lëndë është hardueri kompjuterik dhe nuk është fushë e softuare që duhet të adresohet, ne ne kete kapitull do të flasim për rolin e sistemit operativ në menaxhimin e burimeve të kompjuterit. ▸ Sistemi Operativ është një program që i menaxhon burimet e kompjuterit, ofron shërbime për programuesit dhe oraret e ekzekutimit të programeve tjera. Kuptimi i sistemeve operative është thelbësor për të vlerësuar mekanizmat me të cilat CPU e kontrollon sistemin kompjuterik. Në këtë kontekst, më së miri spjegohen efekti i ndërprerjeve (interups) dhe menaxhimi i hierarkisë së kujtesës. ▸ Në këtë kapitull do të bëhet fjalë për funksionet e sistemi operativ, për ndikimin në arkitekturën dhe organizimin kompjuterik. 2 Hyrje Softveri mund të ndahet në grupe: ▸ Softveri aplikativ (shfrytëzues) ▸ Softveri sistemor (sistemi operativ) 3 Softveri aplikativ Përfshinë programet dhe të dhënat me anë të të cilave zgjidhen problemet e caktuara të shfrytëzuesit. Ato mund të jenë programe apo të dhëna: vetanake, standarde dhe modulare. ▸ Programet apo të dhënat vetanake i përpilon shfrytëzuesi individual për nevoja të veta. Gjatë përpilimit të tyre, merren parasysh kërkesat e vetë shfrytëzuesit, prandaj shumë vështirë përshtaten për nevoja të tjetërkujt. ▸ Programet apo të dhënat standarde, zhvillohen si gjeneralizim i programeve aplikative të cilat i kanë përpiluar shfrytëzuesit e caktuar. Te këto programe zakonisht nuk ekziston mundësia e ndërrimit të tyre dhe e përshtatjes me kërkesa të reja të shfrytëzuesit. ▸ Programet apo të dhënat modulare bashkojnë përparësitë e programeve vetanake dhe të atyre standarde. Këto janë programe të cilët përbëhen prej pjesëve të tyre-moduleve të cilat shfrytëzuesi mund t’i bashkojë sipas nevojave të veta për të fituar programin e dëshiruar. Gjatë realizimit të programeve-preferohet që problemi fillestar për të cilin shkruhet programi të ndahet në nënprobleme. Pas kësaj duhet që për secilin nënproblem të përpilohet nga një program adekuat të cilin shpesh e quajmë nënprogram, e pastaj të shkruajmë programin kryesor, i cili duke i bashkuar të gjitha këto nënprograme mundëson zgjidhjen e problemit të dhënë. 4 Vështrimi i Sistemit Operativ Sistemi operativ është një grumbull i programeve, që e kontrollon ekzekutimin e aplikimit të programeve dhe vepron si një ndërfaqe në mes të aplikacioneve dhe pajisjeve harduerike. Mund të mendohet se ka dy objektiva: ▸ Lehtësi: E lehtëson punen me kompjuter dhe përdorim. ▸ Efikasiteti: Sistemi operativ e mundëson që resurset të përdoren në mënyrë efikase. 5 Vështrimi i Sistemit Operativ Sistemi Operativ / Computer Interface Hardueri dhe softueri përdoret për sigurimin e aplikacioneve për përdorues dhe është mënyrë shtresore ose hierarkike, siç përshkruhet në figurë. Përdoruesi i aplikacioneve, përgjithësisht nuk shqetësohet me arkitekturën e kompjuterit. Kështu që përdoruesi e shikon sistemi operativ sa i përket aplikacionit. Aplikacioni mund të shprehet në gjuhë programuese dhe zhvillohet nga programues i aplikacionit. Për të zhvilluar një program, aplikohen grup udhëzimesh në procesor që është plotësisht përgjegjës për kontrollimin e harduerit kompjuterik. Për ta lehtësuar këtë detyrë, sigurohet një grup programesh të sistemeve. Disa nga këto programe janë referuar si shërbime. Këto i implementojnë funksionet që përdoren shpesh e që ndihmojnë në krijimin e programit, menaxhimin e dosjeve dhe kontrolli i pajisjeve Input Output. Sistemi operativ i maskon detajet e harduerit nga programuesi dhe i siguron programuesit një ndërfaqe të përshtatshme për përdorimin e sistemit. Vepron si ndërmjetës, duke e bërë më të lehtë për programuesin dhe programet e aplikimit për të hyrë dhe përdorur ato lidhje dhe shërbime të lehtësuara. 6 Vështrimi i Sistemit Operativ Sistemi Operativ, zakonisht i ofron shërbimet në këto fusha: ▸ Krijimi i programit: Sistemi Operativ ofron shumëllojshmëri të objekteve dhe shërbimeve, të tilla si editorë dhe debuggers, për të ndihmuar programuesin në krijimin e programit. Në mënyrë tipike, këto shërbime janë në të formën e shërbimeve programeve që janë nuk aktualisht pjesë e sistemit, por janë të arritshme nëpërmjet sistemit operativ. ▸ Ekzekutimi i programit: Duhet të kryhen një numër hapash për të ekzekutuar një program. Udhëzimet dhe të dhënat duhet të ngarkohen në memorjen kryesore, pajisjet / skedarët I/O duhet të inicializohen dhe burimet e tjera duhet të përgatiten. Sistemi operativ i trajton të gjitha këto për përdoruesi. ▸ Qasja në pajisjet I/O: Secila pajisje I/O e kërkon specifikën e vet të vendosur të pranojë instruksione apo sinjale të kontrollit për operimin. Sistemi operativ kujdeset për detajet në mënyrë që programuesi të mund të mendojnë në terma të thjeshtë të lexoj dhe të shkruaj. ▸ Kontrolli në qasjen e dosjeve: Në rast të dosjeve, kontrolli duhet të përfshijë një kuptim jo vetëm nga natyra e pajisjes I/O, por edhe në format file në mediumin e magazinimit. Përsëri, sistemi operativ merret me detajet. Më tej, në rastin e një sistemi me shumta përdorues, Sistemi Operativ mund të sigurojë mekanizma mbrojtëse për kontrollin e qasjes në dosje. ▸ Qasja e sistemit: Në rast të ndarjes apo sistemit publik, Sistemi operativ e kontrollon qasjen e tërë resurseve specifike të sistemit. Funksioni i qasjes duhet të ofroj mbrojtje të resurseve deh të data nga përdoruesit e paautorizuar dhe duhet t’i zgjidhin konfliket për resurset e lidhjeve. 7 Vështrimi i Sistemit Operativ ▸ Zbulimi i gabimve dhe përgjigjja: Shumëllojshmërisa e gabimeve mund të ndodhë kur punon sistemi operativ. Kjo përfshin gabime të brendshme apo të jashtme hardwuerike, sic është gabimi i memorjes, ose pajsijes, dhe lloje të ndryshme të gabimeve softerike, sic është rrjedha aritmerike, tentimi në qasje në lokacione të memories dhe pamundësia e sistemit operativ të qaset në aplikacion. Në secilin rast, sistemi operativ duhet të përgjigjet duke i pastruar gabimet. Përgjigjja mund të dalloj nga programi dhe shkaktimi i gabimit. ▸ Accounting: Sistemi Operativ mbledhë statistikat e përdorimit për burime të ndryshme dhe monitoron parametrat e performancës siç është koha e përgjigjes. Në çdo sistem, ky informacion është i dobishëm për ta parashikuar nevojën për përmirësime në të ardhmen dhe për akordimin e sistemit për të përmirësuar performancën. ▸ Intruction set architecture (ISA): E përcakton repertorin e gjuhës së makinës së udhëzimeve që një kompjuter mund të ndjekë. Kjo ndërfaqe është kufi në mes të hardware dhe software. ▸ Ndërfaqja binare e aplikacionit (ABI): E përcakton një standard për transportueshmëri binare nëpër programe. E përcakton ndërfaqen e thirrjeve të sistemit në sistemin operativ, burimet dhe shërbimet e pajisjeve në dispozicion në një sistem përmes setit të arkitekturës të përdoruesit. ▸ Application programmin interfave (API): API jep qasje në program në resurset hardwerike dhe shërbimet e disponushme në sistem. 8 Sistemi Operativ ▸ Softveri sistemor ose Sistemi Operativ, përmban programet dhe të dhëna, pa të cilat kompjuteri nuk do të mund të aktivizohej fare dhe pa të cilët nuk kishte mundur t’i kryej detyrat të cilat ia parashtron shfrytëzuesi. ▸ Sistemi operativ (SO) është softuer i cili e menaxhon ndarjen e resurseve të kompjuterit dhe siguron një ndërlidhje për programet që të kenë qasje në këto resurse. Sistemi operativ përpunon të dhënat sistemore dhe të dhënat hyrëse të përdoruesit dhe i përgjigjet këtyre duke caktuar dhe menaxhuar detyrat dhe resurset e brendshme të sistemit në formë të shërbimit për përdoruesit dhe programet e sistemit. ▸ Në themel të gjithë softuerëve sistemorë, ose sistemi operativ i kryen detyrat elementare siç janë kontrolli, shpërndarja e memories, caktimi i prioriteteve sistemore, kontrolli i pajisjeve hyrëse dhe dalëse, mundësimi i përdorimit të rrjetës kompjuterike dhe menaxhimi i fajllave. Pjesa më e madhe e sistemeve operative kanë ndonjë aplikacion i cili mundëson ndërlidhje për menaxhimin e sistemit operativ. Sistemi operativ është platformë për softuerët tjerë që përdoren në kompjuter. 9 Sistemi Operativ Sistemet operative bashkëkohore që mund të hasen nëpër kompjuter përfshijnë: ▸ Windows 10, Linux Ubuntu, Mac OS X etj. Përderisa sistemi operativ Windows është i popullarizuar te përdoruesit e kompjuterëve të zakonshëm, sistemi operativ Linux është shumë i popullarizuar te kompjuterët serverë. Sidoqoftë shumë lloje të Linux-it janë duke përfituar popullaritet te përdoruesit e kompjuterëve të zakonshëm. Sistemet operative Windows, Linux dhe Mac OS X kanë versionet e tyre për Desktop si dhe për Server. Përveç Microsoft Windows, dizajni i të gjitha sistemeve operative të përmendura janë të inspiruar, ose të trashëguar drejtpërdrejtë nga sistemi operativ Unix. Sistemi operativ Unix ishte i zhvilluar pranë Bell Labs në fund të viteve të 1960-ta dhe ka hedhur farën për zhvillimin e shumë sistemeve operative. Shumë nga konceptet thelbësore të sistemeve operative moderne, ishin të paraqitura për herë të parë në sistemin operativ Unix dhe në derivatet e tij. 10 Historiku Ekzistojnë sisteme operative të ndryshme, por i pari qe është shfrytëzuar ka qene DOS-i (Disk Operating System) i paraqitur nga firma "IBM" ne vitin 1981. Për te punuar me DOS, është dashur që shfrytëzuesit të kenë njohuri te avancuara për punën me kompjuter. Firma Microsoft, ka ndikuar që përdorimin e kompjuterit të fillojnë ta përdroin edhe përdoruesit e zakonshëm, duke e paraqitur fillimisht sistemin operativ Windows 3.11. Gjithashtu ka edhe firma tjera që prodhojnë sisteme operative te tjera, si UNIX, LINUX etj... 11 Llojet e Sistemeve Operative Command Line Interface (CLI): Graphical User Interface (GUI): Përdoruesi shtyp komandën në një vend. Përdoruesi ndërvepron me menynë dhe ikonat. 12 Ekzistojnë disa lloje të programeve të cilat shfrytëzohen në kompjuter. Disa nga këto programe shërbejnë për aktivizim të kompjuterit, gjegjësisht të komponentëve të tij, disa të tjerë për mbarëvajtje të kompjuterit në punë, ndërsa disa të tjerë për kryerje të veprimeve të caktuara, p.sh. përpunimin e tekstit (siç është word), rregullim të fotografive (photoshop), dëgjim të muzikës, etj. Programet të cilat shërbejnë për punë të kompjuterit quhen sisteme operative. Grupi tjetër i programeve kompjuterike janë programet aplikative, ose sofveri aplikativ. Sistemi operativ është një bashkësi e programeve e cila udhëheqë me punën bazike të pjesës teknike-hardverit të kompjuterit. Funksionimi i kompjuterit sipas Von Neumann-it, nënkupton hyrjen, përpunimin, kujtimin dhe daljen e të dhënave. Sistemi operativ paraqet një lidhje programore në mes të programeve aplikative dhe hardverit të kompjuterit. Programet aplikative për punën e tyre normale shpesh “ftojnë” pjesët programore ose funksionet e sistemit operativ. 13 Qëllimi i Sistemit Operativ Zhvillimi i kompjuterëve dhe zhvillimi i sistemeve operative janë në varshmëri dhe në lidhje të ndërsjellët me njëri-tjetrin. Detyrat kryesore të sistemit operativ janë: ▹ Udhëheqja me memorie të kompjuterit; ▹ Udhëheqja me disqe dhe qasja në të dhëna; ▹ Kryerja e detyrave; ▹ Kontrolli dhe leximi i njësive hyrëse dhe dalëse; ▹ Paraqitja e të dhënave në ndërfaqe (grafika). Secili program është bashkësi e instruksioneve për procesorin që d.m.th. se procesorët më të fortë (më të mirë) duhet të përkrahen nga sistemet operative më komplekse. Sistemi operativ përbëhet nga bërthama (kernel), sistemi i fajllave, pjesa për ekzekutim të programeve, ndërfaqja grafike, lidhjet komunikuese nëpërmes protokolleve të rrjetit, ndërfaqja programore. 14 Qëllimi i Sistemit Operativ Sistemi operativ duhet të përpiqet të plotësojë këto kërkesa: ▸ Drejtimi i burimeve të sistemit të përpunimit ▸ Lehtësimi i komunikimit në mes të përdoruesit dhe kompjuterit. ▸ Sistem operativ siguron mjedis për ekzekutimin e programeve duke siguruar shërbime të nevojshme nga këto programe. ▸ Kërkesat e shërbimeve të programeve të bien në pesë kategori. ▹ Kontrolli i procesit ▹ I/O Operimi ▹ Ndërprocesimi - Komunikimi ▹ Mirëmbajtja e informatave 15 Aktivitetet e sistemit operativ ▸ Drejtimi i kujteses masive (file system); (HDD Hard Disk Drive) ▸ Drejtimi i performances RAM (Random Acces Memory); ▸ Drejtimi i proceseve; (Proccesor CPU si prsh Intel Core i-7 etj; ▸ Drejtimi i nderfaqes (paraqitja grafike) se perdoruesit; (Karta grafike si prsh Nvidia GTX Monster Z); ▸ Perdorimi njekohesisht i shume perdoruesve ne te njejten makine; ▸ Kryerje e njekoheshme e shume proceseve mbi te njeten makine. 16 Struktura e sistemeve Gjatë lëshimit në punë të kompjuterit, programi i parë që ekzekutohet është sistemi operativ. Ai mbetet i aktivizuar tërë kohën gjatë punës së kompjuterit duke i shpërndarë “punët” të cilat duhet kryer procesori dhe duke udhëhequr me rrjedhën e informacioneve përbrenda hardverit të kompjuterit. Për llojet e ndryshme të kompjuterëve, me fjalë të tjera për hardverë të ndryshëm i cili është i ndërtuar ekzistojnë edhe sistemnet operative të ndryshme, kështu që gjatë blerjes së kompjuterit shfrytëzuesi është mirë të interesohet se cili sistem operativ do të përdoret për kompjuterin e porositur. Sistemet Operative janë përgjithesisht të përbere nga një bashkesi modulesh, secili me një funksion të përcaktuar. Modulet e ndryshme të sistemit operativ veprojnë në mes tyre sipas rregullave të përcaktuara në menyrë që të realizohen funksionet bazë të makinës. 17 Sistemi punues Terminologjia që prërdoret kur kemi të bëjmë me krahasimin e sistemeve operative: ▸ Mono-Tasking - Sistemet Operative që e bëjnë punën vetëm me një program të vetem, njihen me emrin mono-tasking (një detyrësh). Nuk është e mundur të ndërpritet kryerja e një programi për t’i dhënë CPU-në një tjeter programi. Kështu kanë funksionuar Sistemet e para (psh MSDOS). ▸ Multi tasking - Kompjuter që është në gjendje të veproj me disa aplikacione në të njëjtën kohë. Sistemet Operative që lejojnë kryerjen e shumë programeve njihen si shumë-detyrësh multitasking (psh. Windows 7, Linux Ubuntu). ▸ Multi User – Munden që në të njejtë kohe të veprojnë dy apo më shumë përdorues (usera) me programet dhe t’i ndajnë pajisjet periferike në të njëjtën kohë, si printeri, folldera të përbashkët, posta elektronike etj. ▸ Multi processing – Kur kompjuteri mund të ketë dy ose më shumë njësi përpunuese qendrore (CPU) të cilët i ndajnë punët-proceset. ▸ Multithreading - Një program mund të ndahen në pjesë të vogla që mund të ngarkohen sipas nevojës nga sistemi operativ. Multi threading lejon programet individuale të jenë multi tasking. 18 Organizimi hyrje/dalje (Input-Output) Pothuajse të gjitha sistemet oprative e përdorin organizimin hierarkik të sistemit të dosjeve. Elementi që bën rigrupimin e shumë dosjeve së bashku quhet drejtoria (directory). Drejtuesi i mekanizmave të I/O (Input/Output) është moduli i SO i ngarkuar me dhënien e detyrave apo mekanizmave që bëjnë kërkesë për tu kontrolluar. Nga ata varet cilësia dhe tipi i pajisjeve të lidhura në kompjuter dhe të njohura nga sistemi. 19 Arkitektura 32 dhe 64 bit Sistemi 32 bit - Arkitektura x86 e Procesorëve ▹ Të aftë për të adresuar 4 GB RAM ▹ Çdo makinë virtuale merr 1 MB memorie dhe qasje në harduer ▹ x86 përdor procesor të tipit Complex Instruction Set Computer (CISC) ▹ procesorët x86 përdorin më pak regjistra se procesorët x64 Sistemet Operative 64 bit dhe Arkitektura x64 e Procesorëve ▹ Të aftë për të adresuar 128 GB RAM Windows Server 2008 dhe 192 GB RAM Windows Server 2008 R2 ▹ Performanca të shtuara për menaxhimin e memories ▹ Karakteristika të shtuara të sigurisë ▹ Arkitektura x64 është kompatibile dhe e përputhshme me x86 ▹ Proceson më shumë instruksione komplekse dhe në nivel shpejtësisë shumë më të lartë. 20 Krahasimi i Sistemeve Operative Sistemet Operative për Desktop ose Workstation ▹ Përdoret për punë me aplikacione ▹ Përkrahë vetëm shfrytëzues, usera ▹ Përkrahë vetëm aplikacionet për shfrytëzues ▹ Ndan fajllat dhe follderat ▹ Ndan pajisjet periferike Sistemet Operative për rrjeta komjuterike ▹ Përkrahë shumë shfrytëzues ▹ Përkrahë aplikacionet për shumë shfrytëzues ▹ I fuqishëm dhe i sigurtë ▹ Ofron siguri të lartë ▹ Përdoret në rrjetat kompjuterike 21 Sistemet e pranishme në treg Në treg janë të pranishme një sasi e madhe sistemesh operative. Në të kaluarën prirja e shtëpive prodhuese të sistemeve ishte që të zhvillonin sisteme operative për arkitekturën e tyre, prirja e sotme është ajo që sistemet operative të përdoren në platforma të ndryshme. Disa nga prodhuesit e sisteme operative janë: ▹ Linux ▹ Apple Mac OS X ▹ Microsoft Windows 22 Linux Një nga sistemet më të sigurta. Linux Ubuntu... 23 Linux 24 Apple Mac OS X Mac OS është sistemi operativ i kompjuterave për linjën Macintosh të Apple Computer të kompjuterave personalë. Një tipar popullor i versionit të tij të fundit, Mac OS X, është një ndërfaqe desktopi me disa karakteristika të pamjes 3-D. OS X ka një dizajn modular të krijuar për të bërë më të lehtë shtimin e veçorive të reja në sistemin operativ në të ardhmen. Drejton aplikacione UNIX si dhe aplikacione më të vjetra Mac. 25 Microsoft Është sistemi operativ më i përhapur. Në vazhdim, po e shiqojmë evulimin e sistemeve operative nga Microsoft. 26 MS Dos 27 Windows 3.1 (1990, 1992) 28 Windows 95 (gusht 1995) 29 Windows 98 (qershor 1998) 30 Windows NT (korrik 1993) 31 Windows ME (shtator 2000) 32 Windows 2000 (shkurt 2000) 33 Windows XP (tetor 2001) 34 Windows server 2003 (prill 2003) 35 Windows Vista (Janar 2007) 36 Windows server 2008 (prill 2003) 37 Windows 7 (tetor 2009) 38 Windows server 2012 (shtator 2012) 39 Windows 8.1 (tetor 2013) 40 Windows 10 (korrik 2015) 41 Windows server 2016 (tetor 2016) 42 Windows server 2019 (tetor 2018) 43 Windows server 2022 (gusht 2021) 44 Windows 11 (tetor 2021) 45 Përcaktimi për llojin e sistemit Për të zgjedhur një sistem të duhur operativ: ▹ Krijohet një profil i saktë i përdoruesit duke analizuar aktivitetet e përditshme, javore, mujore dhe kompjuterike. ▹ Zgjidhet softueri dhe hardueri i përshtatshëm për të kënaqur kërkesat ekzistuese dhe të ardhshme të përdoruesit. 46 Kërkesat minimale Përdoruesi mund të kenë nevojë për të përmirësuar apo të blej pajisje shtesë për të mbështetur kërkesat e aplikacioneve apo edhe sistemit operativ. Një analizë e kostos do të tregojë nëse blerja e pajisjeve të tjera është një ide më e mirë se sa ajo e përmirësimit. Përmirësimet harduerike janë: ▹ Kapaciteti RAM memories ▹ Madhësia e hardiskut ▹ Shpejtësia e procesorit ▹ Kartela video, etj. 47 Instalimi i Sistemit Operativ Arsyet për të kryer një instalim të pastër të një OS: ▹ Kur një kompjuter ka kaluar nga një punonjës tek në një tjetër ▹ Kur sistemi operativ është i korruptuar ▹ Kur i ndrohet hardisku Përpara se të instalohet OS duhet të merren këto masa: ▹ Ruajtja e të dhënave; ▹ Beje të ditur përdoruesin se të dhënat do fshihen (jo çdo herë); 48 Procedura e instalimit Metodat e instalimit të sistemit: ▹ Instalimi i OS nga një server përmes rrjetit ▹ Instalimi nga një folderi hardiskut i cili përmban kopjen e OS ▹ Instalimi i OS nga CD, DVD ose USB Ndarja e particioneve dhe formatimi ▹ Disku mund të ngahet në pjesë (particione) logjik; ▹ Duhet krijuar fajllat e sistemit; ▹ Shumica e sistemeve operative, e kanë mundësinë që në mënyrë automatike të ndahen particionet dhe formatimin e diskut. 49 Përgatitja e Diskut të Ngurt ▸ Pjesa e parë e procesit të instalimit ka të bëjë me formatimin dhe ndarjen e particioneve. ▸ Pjesa e dytë përgatit hardiskun për të pranuar fajll sistemin. ▸ Fajll sistemi siguron strukturën e direktorive që organizon sistemin operativ, aplikacionet, konfigurimet dhe të dhënat. ▸ Shembuj të fajll sistemeve: ▹ Fajll sistemi FAT32 ▹ New Technology File System (NTFS) 50 Instalimi i Sistemit Operativ DVD ose USB instaluese e Win 10 duhet të vendoset në PC/Laptop. Në BIOS duhet të zgjedhet si mundësi e parë e ngritjes nga DVD ose USB e pastaj nga Disku. Kujdes: Para se të shtypni butonin Next, lexoni me kujdes mundësitë e procesit. 51 Tani mund të përzgjedhni Gjuhën (Language) duke bërë zgjedhjen e drejtë. Gjithashtu, tani bëhet përzgjedhja e formatit të kohës dhe valutës (Time and Currency format) si dhe e gjuhës së tastierës. 52 Pamja e ekranit na ben te qarte se ka filluar instalimi I sistemit Operativ Windows 10. Tani duhet shtypur butonin për instalim (INSTALL NOW) pas së cilit hapen mundësit tjera tëinstalimit. Për të kryer riparim të Sistemit duhet shtypur Riparo tani (Repair Now) 53 Duhet të vendoset numri serik, tani do të klikojmë “I don’t have a product key” 54 Duhet të vendosim se cilin lloj të Windows 10 dëshirojmë ta instalojmë. 55 Pamja në ekran na bën të qartë se duhet të bëjmë zgjedhjen e tipit të instalimit. Ekzistojnë dy mundë si: UPGRADE dhe CUSTOM. UPGRADE - rasti kur kemi të bëjmë me instalim të WIN 10 në PC-në me OS më të ulët. Ne klikojmë Custom: 56 Ku do të bëhet instalimi I SO Win 7? Në ekran do të paraqiten të dhënat e disqeve të PC-se. Disku nuk është i particionuar. Rekomandohet që instalimi të bëhet në diskun me hapësirë të lirë jo më pak se 15 GB Shtyp butonin Drive Options (Advanced). 57 Tani mund të bëhet krijimi i particioneve të reja. Preferohet që të jenë dy particione, C dhe D, ashtu që njëri të shfrytëzohet për instalim të SO e tjetri për vendosje të dokuemnteve apo të imazhit të SO. 58 59 Përzgjedhja e gjuhes dhe testatures 60 Shenojeni email adresen, pasatj caktojeni nje pin. 61 Windows 10 është instaluar. 62 “ Faleminderit për vëmendje! Ndonjë pyetje? Mund të shkruani në: [email protected] 63