Motivacioni dhe Motivet PDF
Document Details
Uploaded by CoolDaisy
University of Pristina
Tags
Related
Summary
This document discusses various theories of motivation in psychology. It covers topics such as Maslow's hierarchy of needs, drive theory, reinforcement theory, and goal-setting theory. The document further delves into the components of motivation, instincts, and criticisms of instinct theory.
Full Transcript
Motivet në Psikologji Njerezit dallojnë për nga llojet dhe fuqia e motiveve Këto ndryshime zakonisht janë të matshme Këto ndryshime mund te shkaktojnë apo janë të shoqëruara me ngjarje të rëndësishme jetësore. Ndryshimet zakonisht janë stabile për një kohë të caktuar. Motivet na bëjne të kuptojmë: p...
Motivet në Psikologji Njerezit dallojnë për nga llojet dhe fuqia e motiveve Këto ndryshime zakonisht janë të matshme Këto ndryshime mund te shkaktojnë apo janë të shoqëruara me ngjarje të rëndësishme jetësore. Ndryshimet zakonisht janë stabile për një kohë të caktuar. Motivet na bëjne të kuptojmë: pse njerzite po bëjnë dicka që janë duke bërë. Kurse, tiparet na bëjnë të kuptojnë si e bëjnë atë që janë duke e bërë. Teoritë e Motivimit ► Teoria e Hierarkisë së Nevojave (Maslow): Një strukturë hierarkike e nevojave njerëzore, nga nevojat bazë (ushqim, siguri) deri te vetëaktualizimi. Teoria e Dëshirave (Drive Theory): Sjellja është e nxitur nga dëshirat biologjike për të reduktuar tensionet fizike si uria apo etja. Teoria e Përforcimit (Reinforcement Theory): Sjellja motivuese bazohet në shpërblimet dhe ndëshkimet që pasojnë veprimet. Teoria e Vendosjes së Qëllimeve (Goal-Setting Theory): Qëllimet e qarta dhe sfiduese rrisin performancën dhe përqendrimin. Teoritë e Vetëvendosjes (Self-Determination Theories): Motivimi ndahet në dy lloje: Motivimi i Brendshëm: Nxitur nga kënaqësia personale. Motivimi i Jashtëm: Nxitur nga shpërblimet ose presioni social. Komponentët e Motivimit Aktivizimi: Fillimi i një veprimi motivues, si vendosja e një qëllimi. Drejtimi: Përpjekja për të arritur një qëllim të caktuar. Intensiteti: Sa shumë energji dhe fokus i dedikohet një detyre. Instinktet Instinkti – sjellje e lindur e pandryshueshme, e drejtuar nga qëllimi që ështe karakteristikë e të gjitha specieve ► ëiliam James krijoi një listë instiktesh njerëzore që udhëheqin sjelljen e njerëzve: ► Gjuetinë, rivalitetin, frikën, kurreshtjen, ndrojtjen, dashurinë, turpin edhe zemërimin. Kritikat ndaj teorisë së instikteve ► Sjellja më e rëndësishme e njeriut mësohet ► Sjellja e njeriut është rrallëherë e ngurtë, e pandryshueshme edhe gjendet ndër të gjitha speciet ► Veshja e cdo sjellje njerëzore me një instikt përgjegjës nuk sqaron “instiktin anti-shoqëror”. Konceptet kryesore Motivi – është një gjendje e mbrendshme, nevojë specifike që e udhëheq dhe e drejton sjelljen dhe aktivitetin e individit drejt një qëllimi apo objekti të caktuar. Nevoja – përshruhet si një tension që e përjeton individi Teoria e dobësimit të shtysës ► Një qasje tjetër konsideron se nevojat: ► Nevoja për ushqim ► Nevoja për ujë ► Krijojnë një gjendje tensioni apo një shtysë ► Sjellja e motivuar është një përpjekje për të dobësuar apo pakësuar gjendjen e tensionit ► Apo për ta rikthyer ekuilbrin/homeostazën ► Teoria e dobësimit të shtysës ka për qëllim dobësimin e gjendjes së tensionit apo nxitjes së trupit dhe rikthimin e gjendjes së homeostazës ► Homeostaza – gjendje ekuilbri në të cilën organizmi funksionin normalisht ► Shtysë – gjendje tensioni apo nxitjeje që motivon sjelljen ► Shtysa primare- shtysa të pamësuara, të bazuara në një gjendje psikologjike ► Shtysa sekondare- shtysa të mësuara, të tilla si ambicia që nuk bazohen në një gjendje psikologjike Teoria e nxitjes ► Teoria e nxitjes- organizmi kërkon një nivel optimal nxitjeje ► Ky nivel i nxitjes ndryshon gjatë ditës, nga një situatë në tjetrën ► Sjellja motivohet nga dëshira për të mbajtur një nivel optimal nxitjej në një moment të dhënë (bëni një shetitje kur jeni i mërzitur) Ligji Yerkes – Dodson ► Për të kryer shumicën e detyrave të thjeshta nevojitet një nivel optimal nxitjeje, por një nivel shumë i lartë nxitjeje mund të pengojë kryerjen e aktiviteteve të ndërlikuara Motivimi i brendshëm dhe i jashtëm ► Motivimi i brendshëm sigurohet nga vetë aktivitet e individit ► Kënaqësinë që e përjetojnë gjatë kryerjes së një aktiviteti ► Motivimi i jashtëm lidhet me pasojat e një aktiviteti ► Detyrat e shtëpisë që ua japin prindërit femijëve ► Sjellja mund të jetë e ndikuar edhe nga motivet e mbrendshme edhe të jashtme Motivet kryesore Motivet biologjike Motivet social-psikologjike Teoria Humaniste e Maslovit: Motivi për Vetë-Aktualizim Hierarkia e Motiveve sipas Maslovit Nevojat duhet të organizohen sipas hierarkisë Plotësimi i nevojave duhet të bëhet nga ato më të ulët deri tek ato më të larta Nevojat e ulta janë më të fuqishme dhe shkaktojnë më shumë presion Hierarkia e Nevojave sipas Maslovit Self- Actualization Esteem Belongingness Safety Physiological Motivet biologjike ► Motivi i urisë ► Motivi i etjes ► Motivi amnor ► Motivi seksual Motivet social-psikologjike ► Motivi për shoqëri apo për lidhje afektive ► Motivi për arritje ► Motivi për dominim apo fuqi ► Motivi luftarak ► Motivi i vetëaktualizimit Uria edhe etja ► Faktorët biologjik dhe emocional ► Studimet e herëshme theksojnë rëndësinë e hipotalamusit gjatë urisë edhe të ngrënit ► Studimet tjera treguan se edhe zonat e tjera të vendosura në korteks edhe në palcën kurrizore ndikojnë në rregullumin e nivelit të glukozës, yndyrarve edhe insulinës në gjak ► Leptina – është hormoni i cliruar nga qelizat dhjamore që rregullon orkesin. Niveli i lartë pakëson oreksin edhe stimulon trejten ► Grelina- hormon i cliruar nga stomaku i zbrazët i cili shton oreksin ► Insulina – prodhohet nga pankreasi edhe mban në ekuilibër nivelin e glukozës ► Por jo vetëm faktorët biologjike, edhe ata emocional ndikojnë në uri ► Era e një buke, orari për të ngrënë, mendimi për të ngrënë, ► Prezenca e njerzve të tjerë të cilët hanë Uria edhe etja ► Faktorët socialë edhe kulturorë ► Orari ► Mënyra e përmbushje së urisë ► Llojet e ushqimit ► Anoreksia ► Bulemia Motivi seksual ► Faktorët biologjik edhe emocional ► Shtysa kryesore e cila motivon sjelljen riprodhuese ► Hormonet sekuale ► Cikli i reagimit seksual ► Ekstimin ► Stabilizimi ► Orgazma ► Zgjedhja ► Faktorët kulturorë edhe social ► Një histori dashurie romantike mund të jetë nxitës për dikë e për dikë jo ► Koncepte edhe standarde të caktuara që përcaktojnë normat morale se cka është e pëlqyeshme apo jo. ► një studim i kryer në botë me cifte tregon se ndryshon shkalla e kryerjes së marrëdhieneve seksuale ► Grup mosha 35-44 me një dendësi ma të madhe aktivitetit seksual në krahasim me grupomoshat tjera Motivi për arritje ► Individët që kanë nevojë të shprehur për arritje janë: ► Preferojnë aktivitet që ofrojnë sfidë ► Ndjenjë kënaqësi për detyrat për të cilat kanë rezultat vetë ► Preferojnë detyra ku mund të marrin feedback. Motivi për fuqi/dominim ► Gatishmëri dhe preferencë të patur ndikim në njerëz ► Personat me nevojë të madhe për guqi janë të interesuar në kotrollimin e situatave dhe të tjerëve Motivi për fuqi ► Personat më nevojë të madhe për fuqi nuk ia dalin të ballafaqohen me frustrim dhe konflikte – tregojne stress dhe kane tension te larte Motivi për lidhje afektive ► Ka bazë evolucionare, edhe është e ndëlidhur për nevojën për mbijetëse edhe riprodhim ► Këta persona tregojnë gatishmëri dhe preferencë për afërsi,butësi,komunikim për të tjerët. ► Personat më këtë nevojë të shprehur: ► Kalojnë më shumë kohë duke menduar për lidhjet ► Raportojnë emocione pozitive kur ndohen në afërsi me njerzitë Motivi i agresivitetit ► Sjella që synon dëmtimin e të tjerëve edhe motivi për të sjellur në mënyrë agresive ► Agresiviteti i lindur- që mund të kanalizohet në mënyrë konstruktive ► Agresiviteti i mësuar –që ndikohet nga normat, shembujt apo vlerat Motivi i vetë-aktualizimit ► është konceptuar nga psikologu humanist Abraham Maslow si nevoja më e lartë në hierarkinë e tij të nevojave. Ai përfaqëson dëshirën e një individi për të realizuar potencialin e tij të plotë dhe për të qenë versioni më i mirë i vetes. ► Karakteristikat kryesore të vetë-aktualizimit: 1. Zhvillimi i Potencialit Personal: 1. Kjo përfshin aftësinë për të eksploruar dhe zhvilluar talentet, aftësitë dhe interesat unike. 2. Për shembull, një artist që përpiqet të krijojë artin më të mirë që mundet ose një shkencëtar që kërkon të bëjë zbulime të rëndësishme. 2. Autenticiteti: 1. Të jetosh në përputhje me vlerat dhe parimet e tua personale, pa u ndikuar nga presionet e jashtme. 3. Përkushtimi ndaj qëllimeve të larta: 1. Vetë-aktualizimi shpesh përfshin angazhimin ndaj kauzave më të mëdha se vetja, si kontributi në komunitet, shërbimi ndaj të tjerëve ose zhvillimi i njohurive. 4. Kreativiteti dhe Inovacioni: 1. Vetë-aktualizimi shpesh lidhet me mendimin krijues dhe zgjidhjen e problemeve në mënyra unike dhe të reja. 5. Ndjenja e Plotësisë: 1. Njerëzit që arrijnë vetë-aktualizimin raportojnë shpesh ndjenja të qëndrueshme të kënaqësisë, përmbushjes dhe paqes së brendshme. Kush e arrin vetë-aktualizimin? Maslow besonte se vetë-aktualizimi është një arritje relativisht e rrallë, pasi individët duhet të kenë përmbushur më parë nevojat bazë (si ushqimi, siguria) dhe nevojat psikologjike (si dashuria dhe respekti). Personat që arrijnë këtë nivel kanë karakteristika të veçanta si aftësia për introspeksion, përballimi i sfidave me kurajë dhe aftësia për të pranuar veten dhe të tjerët ashtu siç janë. ► Shembuj praktikë të vetë-aktualizimit: Një mësues që përkushtohet për të ndihmuar nxënësit të realizojnë potencialin e tyre. Një udhëheqës që zhvillon një vizion frymëzues dhe e ndjek atë me integritet. Një individ që eksploron pasionet e tij në art, muzikë, shkencë ose sport për hir të kënaqësisë dhe përmbushjes personale.