Kapitulli 4 Lenda Zhvillim Fondesh PDF
Document Details
![InspirationalImpressionism3991](https://quizgecko.com/images/avatars/avatar-12.webp)
Uploaded by InspirationalImpressionism3991
Beder University
Tags
Summary
This document provides information on local fundraising techniques, describing the creation of local groups for fundraising events. It details various aspects, including the methods of establishing a local group, steps for initial mobilization, and the organizational structure, necessary elements for success. It also comprises different approaches to fundraising through events.
Full Transcript
Kapitulli 4 Teknikat Krijimi i një grupi lokal për mbledhjen e të dhënave Zhvillimi i fondeve nëpërmjet eventeve dhe grumbullimit të tyre të tyre mund te jetë një burim i rëndësishëm të ardhurash. Por organizimi i të tillë aktiviteteve kërkon kohë dhe mund. Qasjet kryesore janë dy : te për...
Kapitulli 4 Teknikat Krijimi i një grupi lokal për mbledhjen e të dhënave Zhvillimi i fondeve nëpërmjet eventeve dhe grumbullimit të tyre të tyre mund te jetë një burim i rëndësishëm të ardhurash. Por organizimi i të tillë aktiviteteve kërkon kohë dhe mund. Qasjet kryesore janë dy : te përdorësh stafin për të bërë punën ose vullnetarët. Të përdorësh stafin do të kushtojë më shumë, dhe kjo metodë mund të përdorët për krijimin e eventeve shumë të mëdha. Përdorimi i një grupi vullnetarësh është më e mirë si metodë, veçanërisht kur vullnetarët janë pasionantë dhe me entuziazëm për kauzën. Ata punojnë në mënyrë të pavarur por ti duhet tu sigurosh menaxhimin e duhur për të siguruar që ata do të operojnë efektivisht. E mira tjetër e të punuarit në këtë mënyrë është se sa më shumë grupe të mbledhësh aq më shumë para do të mbledhësh. Ti mund të ndërtosh baza lokale për mbledhjen e të ardhurave në zona të ndryshme ku secili grup do të jetë përgjegjës për zonën e tij. Hapat e parë Gjej personat të cilët kanë vullnetin e mirë për të zhvilluar fonde për kauzën tendë dhe më e rëndësishmja : Gjej një person i cili do të drejtojë grupin e tij. Ndërto një rregullore grupi ku do të përshkruhet se si do të punojë dhe marrëdhënie që do të ketë me organizatën për të cilën po punon. Ndihmo grupin për të identifikuar aktivitet e përshtatshme për ngritjen e fondeve. Supervizo dhe mbështet grupin gjatë punës së tij për të zhvilluar fondet. Konstitucionalizimi i grupit lokal Përjashto nevojën tendë për njerëzit që të krijosh grupin lokal për mbledhjen e të dhënave ty të duhet gjithashtu një kornizë ligjore ose rregullore se si ky grup do të funksionojë. Kryesisht janë dy modelet me të cilat mund të operojë ky grup : 1. Thjesht si një nën-komitet ose degë e organizatës kryesore, me jo një ndarje ligjore ku të identifikohet si entitet më vete. 2. Një organizatë e ndarë me të drejtat e saj, por me mision mbështetjen e organizatës kryesore bamirëse. Një strukturë e ndarë ligjore do të jetë më e shtrenjtë për të operuar, por do të ketë përgjegjësi të plotë dhe kontroll absolut mbi grupin lokal- i cili do të jetë tërësisht përgjegjës për mënyrën se si do të ngrihen fondet dha si do të shpenzohen ato. Krijimi i rregullores Marrëdhënia me organizatën. Mbështetja e cila do të sigurohet nga organizata. Përgjegjësitë e pjesëtarëve të komitetit. Emri i komitetit. Zona e operimit. Objektivat dhe qëllimi i komitetit- për çfarë ata po zhvillojnë fonde? Vlerat etike të cilat do të shoqërojnë organizatën në punën e saj. Struktura organizacionale. Rregullat për menaxhimin e parave dhe llogarive bankare. Shpenzimet për pjesëtarët e komitetit. Aktivitetet lokale për zhvillimin e fondeve. Kafet e mengjesit dhe aktivitete të tjera sociale Aktivitete sportive garuese Aktivitete të sponsorizuara si , vrapime , maratona, ciklizëm Aktivitete kulturore për turistët Panairet e punëve të dorës dhe shitjeve të objekteve të ndryshme Sfilatat e modës Premierat e filmave Koncertet dhe të tjera evente kulturore Ballot dhe mbrëmje kërcimi Mbledhje fondesh derë më derë Mbështetja dhe menaxhimi i grupit lokal Qëllimi i ngritje së një grupi lokal për zhvillimin e fondeve është sic thamë të kryejë punën e vështire të gjenerimit të parave ndërkohë që ti merresh me detyra të tjera të rëndësishme. Por po me aq rëndësi është që ti mbështetësh dhe menaxhosh këtë grup nëpërmjet : Sigurimit për grupin e një forme prezantimi, në mënyrë që ata të kuptojnë rëndësinë e punës së kryer nga organizata, të takojnë stafin dhe për tu njohur me ta. Nëse ata e shikojnë drejtpërdrejtë punën që po kryhet ata do jenë më entuziast për punën që do kryejnë dhe do duan të bindin dhe persona të tjerë të bëhen pjesë e tyre. Të drejtosh grupin drejt metodave të zhvillimi të fondeve të cilat janë më të suksesshme duke qenë se ti je personi me eksperiencën kryesore. Dhënia e një buxheti grupit (duke qenë se ata do shpenzojnë disa para për të zhvilluar më shumë para) dhe objektivat e zhvillimit të fondeve të cilat duhen arritur. Mos prit shumë që në fillim. është më mirë për ata që të fillojnë me kujdes dhe avash. Vazhdo të tregosh interesin tënd personal në mënyrën se për cfarë ata po kryejnë, dhe mirënjohjen tendë për punën e tyre të fortë të vazhdueshëm Monitorimi i progresit dhe të jesh i aftë ti këshillosh ata nëse po hasin vështirësi. Tu sigurosh atyre literaturën e nevojshme për organizatën e cila shpjegon në mënyrë të qartë dhe fuqishme punën e saj. Disa pyetje për tu përgjigjur kur krijon një grup lokal Si do të jetë forma e grupit lokal ? Do të jetë një entitet më vete me një strukturë të sajë ligjore ? Apo duhet të jetë një degë e organizatës mëmë ? Kush është ligjërisht përgjegjës për paratë të cilat do të mblidhe ? (për të parë që po shpenzohen për qëllimin që po mblidhen) Sa është shkalla e lirisë që grupi ka për të bërë deklarata në publik të cilat lidhen me organizatën ? Cfarë roli ka në përcaktimin se si do të shpenzohen këto para ? Cfarë sanksionesh ka nëse po ndjen se grupi lokal po sjell probleme për organizatën kryesore ? Organizimi i nje eventi per zhvillim fondesh Te gjithë llojet e eventeve mund te organizohen per bamirësi. Nëse ke në plan të organizosh një koncert në qytetin tuaj, organizmin e një ndeshje sportive, ose festimin e përvjetorit të organizatës tuaj, ju nuk duhet të përllogarisni vetëm paratë që do të përfitoni por edhe kostot qe do të keni për organizmin dhe riskun e mundshëm për të humbur para. Për çdo event të krijuar i cili tërheq me mijëra mbështetës të rinj është një tjetër i cili dështon sepse sponsorizimi është larguar në momentin e fundit. Edhe pse mund të fitohen shumë para nga një event i organizuar mirë, shumë kërkojnë një sasi të madhe energjie dhe kthejnë mbrapsht vetëm fitime të vogla. Objektivat e Eventit Një event mund të jetë i përmasave dhe kompleksiteteve të ndryshme. Por e përbashkëta është se të gjithë eventet kërkojnë që ti të pyesësh pjesëtarët e organizatës ose publikun ose audiencën e përzgjedhur për të marrë pjesë, dhe ti do tu japësh diçka apo një shërbim për paratë e ofruara. Ndaj qëllimi nuk do të jetë thjesht e vetëm mbledhja e parave por sigurimi që edhe personat që ofrojnë paratë të kalojnë një kohë të bukur në event. Duhet të jesh mjaft i qartë që në fillim. Po e bën për (PR), për të njohur emrin ? Apo është për të zhvilluar sa më shumë fonde që të mundesh? Apo është një mundësi për të argëtuar mbështetësit e tu dhe për ti falënderuar për ndihmën e tyre deri më tani ? Objektivat e eventit do të ndihmojnë ty të krijosh formën e duhur të tij dhe si do ta organizosh. Cila do qoftë qëllimi i eventit gjithmonë sigurohu që mesazhi yt të merret edhe nëse mënyra e transmetimit është e thjeshtë. (nga pamfletet p.sh.) Pesë ingredientët Cilido qoftë eventi janë pesë grupet kryesore të njerëzve që duhen përfshirë. Në mënyrë që eventi të jetë i suksesshëm duhet që ti të bësh të mundur që këto grupe të punojnë së bashku në harmoni. Grupet janë : 1. Performuesit : Personat të cilët me aftësitë dhe talentet e tyre i japin jetë eventit. (muzikantët të cilët do të luajnë muzikë në një event muzikor. 2. Sponsorët : Personat të cilat japin para që eventi të ndodhë. 3. Media : Organi i cili bën të mundur që eventi të marrë mbulim sa më të gjerë. 4. Organizata ose OJF : Përbërësi tjetër je ti dhe organizata jote. Përfshirja jote i jep eventit një fokus dhe arsye të forta për ta sponsorizuar atë. Audienca mund të vijë për shkak se janë mbështetës të tu apo se përqafojnë punën tënde dhe të organizatës. 5. Audienca : Disa njerëz shkojnë në evente bamirësie thjesht e vetëm se duan të shijojnë eventin, disa të tjerë shkojnë se duan të dhurojnë diçka për bamirësi ndërsa të tjerë sepse janë përkrahës të personave të cilët po e organizojnë. Cilido qoftë shkaku audience është një përbërës kyç për të organizuar një event. Të vendosurit se çfarë do të organizosh Një pikë e mirë për të filluar është të shikosh tregun. Kush janë personat të cilët do të vijnë në event-personat të cilët janë ndërkohë në kontakt me ty (donator, vullnetarët, ndjekësit e tu). Kush janë interesat e këtyre personave ? Janë atë të rinj apo të vjetër, aktiv dhe energjik, dhe veçanërisht të dhënë pas kauzës tënde ? Disa herë ti do dëshirosh të fillosh nga sponsorizimi, dhe të pyesësh një sponsor potencial se çfarë lloj paraje sponsorizuese është e mundur dhe në çfarë eventi ata janë të interesuar. Një tjetër alternativë mund të jetë mendimi në terma e disa llojeve madhore eventesh si p.sh ( evente sportive, evente kulturor dhe muzikor, ballo, darka, dhe panaire etj. Shumica e eventeve ndodhin vetëm një herë, megjithëse për ty do ishte mirë të krijoje një traditë të përvitshme në mënyrë që të kishe një burim të vazhdueshëm të ardhurash. Së fundmi duhet parë kohëzgjatja e eventit dhe kërkesat ligjore për ta ekzekutuar atë. Menaxhimi (qasjet kryesore) Bëje vetë. Ndoshta i vetmi problem i kësaj mënyrë është kostoja e mundësive që mund të të marrë ty ky event. Çfarë mund të ishe duke bërë me kohën nëse s`do i përkushtoheshe këtij eventi ? Sa para mund të bëje nëse s`do kishe ngecur me eventin ? Pothuajse çdo event kërkon vëmendje të vazhdueshme të detajeve, dhe kontroll të vazhdueshëm të fazave. Lërja një profesionisti. Natyrisht këtë duhet pasur parasysh pagesa e këtij personi. Krijo një komitet vullnetarësh të cilët do të marrin të gjithë përgjegjësinë e organizimit të eventit. Të duhet një ekip multidisiplinar i cili në përbërje të tij të ketë persona me aftësi të ndryshme në lidership, menaxhim, komunikim, inteligjencë financiare që të mbulojnë kështu çdo aspekt të eventit. Aspekte të rëndësishme të menaxhimit të një eventi Një buxhet i përcaktuar qartë. është esenciale për të kontrolluar kostot, buxheti do të japë një tregues të audiencës së cilës do duhet të tërheqësh dhe çfarë çmimi për të vendosur tek biletat. Koha e mjaftueshme. Megjithëse është e mundur të organizosh një event në pak kohë, sa më shumë kohë të kesh aq më mirë është. Më e mira është cikli vjetor, me planifikimin e eventit për vitin tjetër duke nisur direkt mbas mbarimit të vitit aktual. Kontrata ligjore. Ty do të duhet të bësh rregullime kontraktuale me performuesit dhe ambienetet që do të organizosh eventin ku palët të përcaktojnë qartë të drejtat dhe detyrimet që të shmangen paqartësitë. Administrim i mirë dhe mbajtje e saktë e të dhënave. Organizimi i evenit të parë do të jetë i vështirë por hera tjetër do të jetë shumë më e lehtë. Mbaj shënime për çdo gjë, që ta dish se c`duhet të bësh herës tjetër, p.sh nëse duhet siguracion, ku të shkosh për të dhe sa shumë duhet të paguash. Pas eventit shiko se çfarë shkoi keq dhe çfarë shkoi mirë. Reduktimi i Riskut Sponsorizimi financiar. Mundohu që të gjithë kostot e organizimit të mbulohen nga sponsorët në mënyrë që të mos kesh asgjë për të humbur dhe gjithçka për të fituar. Përkushtimin dhe garancinë. Një mënyrë për të krijuar një bamirësi është të kesh një komitet prej 20 personash ku secili prej tyre thotë se do të sjellë 12 persona në ballo. Ata marrin përgjegjësinë të shesin 12 bileta ose të paguajnë për ato vetë nëse nuk mund ti gjejnë dot aq persona. Kjo do të thotë se ti do kesh një audiencë të garantuar prej 240 personash. Shkurtimi i kostove. Performuesit, ambientet dhe kostot e çmimeve kushtojnë shumë dhe do ishte mirë të mos paguanit ose të paguanit sa më pak për të marrë sa më shumë nga eventi dhe të reduktosh riskun në të njëjtën kohë. Siguracioni. Mund të jetë e mundu të sigurohesh ndaj vjedhjeve ose dëmtimeve (në rast se diçka shkon keq) dhe për një event në ambient të hapur edhe siguracion ndaj kohës së keqe. Promovimi Promovimi efektiv do të bëjë të mundur që një event të kthehet nga një sukses modest në një sukses i cili do të sjellë shumë të ardhura. Fillimisht mendoni se kush do të vijë në event, ky është target grupi juaj. Më pas vendos se cila është mënyra më e mirë për të arritur tek ata, të cilën mund ta bësh duke shfrytëzuar mbulimin mediatik, pagesa për reklamimin , vendosjen e posterave etj. Për një event të rëndësishëm mundohu të marrësh sponsorship mediatik. Ata mund të krijojnë një përmbledhje se për çfarë eventi do të mbahet ose intervistimi i personave organizues. Radio mund të transmetojë vazhdimisht mbarëvajtjen e eventit duke dhënë datën dhe si të marrësh biletat. Një rrugë për të gjeneruar publicitet është përdorimi i të famshmëve të cilët do të ndjekin eventin ose do të performojnë në të. Kjo është e nevojshme nëse eventi do të jetë sportiv ose kulturor. Ose ju mund të ftoni një celebritet për të prezantuar eventin ose ofruar çmimet. Si të tërheqësh njerëzit në eventin tuaj Të kesh me të vërtetë një event tërheqës ku secili pjesëmarrës do të ndjehet i kënaqur qe merr pjesë në të. Të gjesh mjaft shitës biletash të cilët do të marrin përgjegjësi për të shitur të gjithë biletat. Targetimi i eventit tek një audiencë e cila është tanimë e identifikuar dhe lehtësisht e arritshme. Të gjithë duhet të inkurajohen të pyesin njerëzit në person ose në telefon.. dhe të mos bazohen thjesht tek ftesat e printuara. Marrja e një mbulimi nga shtypi lokal, në mënyrë që njerëzit të dëgjojnë se çfarë ke për të planifikuar. Përdorimi i të famshmëve për të marrë publicitet. Marrja e Sponsorshipit Eventet janë mundësi të shkëlqyera për të tërhequr sponsorshipe biznesi, sepse ato ofrojnë mundësi për të përcjellë mesazhin tek audienca juaj dhe është një shans për të argëtuar stafin dhe klientët e tu. Këtë e arrin nëpërmjet dhënies së parave dhe minimizimit të riskut. Sponsorët duhet të dinë detajet e eventit dhe audiencën e cila pritet të jetë e pranishme. Sa njerëz do të vijnë ? Të cilit profil social i përkasin ? Si ata do të ekspozohen ndaj mesazheve reklamuese ? Ti duhet të kesh një ide të qartë se sa shumë para do ti kërkosh sponsorit dhe se cfare do të kthesh në këmbim të kësaj shume. Krijimi i të Ardhurave Ekstra Për mjaft evente si p.sh një darkë gala, çmimi i biletës mund të përdoret për të mbuluar kostot e organizimit. Nëse do të gjenerosh më shumë të ardhura duhet të gjesh mundësi në të cilat të pranishmit në event të shqezojnë më shumë para. Më pshtë keni disa ide : Të lidhësh marrëdhënie me bizneset lokale për të reklamuar punën tënde. Kjo quhet reklamim i bazuar në vullnetin e mirë për të ndihmuar, dhe shitet mbi bazën ku ata po ndihmojnë një kauzë të mirë dhe lidhur më një event të suksesshëm. Të kesh një ankand, ku të reklamosh objekte interesante përgjatë zhvillimit të eventit. Të kesh një letër premtimi ndihme ku çdo person lutet të firmosë dhe pas kësaj të bësh një lutje për ndihmë gjatë eventit. Në mënyrë qe personat të përgjigjen bujarisht, ti duhet të thuash se për çfarë janë paratë dhe të sugjerosh për një nivel donacioni.... Një avantazh i madh i një eventi i cili ka shkuar mirë, është se ti mund të ndërtosh një klientelë për raste të ngjashme në të ardhmen. Duke mbajtur emrat e tyre dhe adresat e atyre të cilat kanë ndjekur eventin mund ti ftosh sërish në evente te ngjashme. Nevojitet gjithashtu të marrësh vëmendjen e personave të cilët po ndjekin e eventin në mënyrë që ata të kuptojnë më mirë kauzën dhe punën tuaj. Kjo mund të bëhet duke përdorur mënyrat qe diskutuam më lart, por edhe duke shtuar pjesëmarrësit ne listën tuaj të e-mail ku ata të marrin çdo lajmërim rreth punës tuaj, mund ti bësh pjesëtar honorifik që të mësohen me idenë e të qënurit një mbështetës. Organizimi i një eventi të veçantë mund të ndihmojë të arrish tek audienca të reja. Nëse jeni të interesuar për të ndërtuar një establishment kulturor, mund të krijosh një ekspozitë me piktura të krijuara për fëmijë. Ose nëse do të krijosh interes tek elitat e biznesit ose politikanët kryesor, një event në të cilin marrë pjese yjet e televizionit ose sportit ja vlen të konsiderohet. Evente te Sponsorizuara Të organizosh një event të sponsorizuar nuk është e njëllojtë me të krijuarit e një sponorizimi biznesi për eventin tuaj. Në një event të sponosorizuar, i cili mund të jetë një marshim ose një xhiro me biçikletë, pjesëmarrësit të cilët janë të përfshirë marrin familjet e tyre, miqtë e tyre dhe kolegët për të sponsorizuar eventin duke bërë një kilometër ose një etapë gare. Këto lloj eventesh janë mënyra të mira për të gjeneruar të ardhura dhe ndër më të përdorurat. ide të cilat janë të përdoruara gjerësisht janë : Të heqësh dorë nga pija dhe cigarja (sponsorizimi i sa ditëve të cilat i kalon pa pirë ose tymosur). Vrapime maratonë (sa kilometra mund të bësh). Aksione pastrimi (sa shumë mbeturina mund të mbledhësh). Organizimi i Eventit (3 Fazat) Faza e Parë : Përpara Eventit. Përpara eventit ti duhet të : Vendosësh për eventin dhe vendin ku do të marrë pjesë, në të përfshihet leja ose ndonjë kontratë sigurimi. Planifikosh promovimin. Të përgatisësh format e sponsorizimit dhe materialet shpjeguese rreth punës të organizatës tuaj. Të sigurosh mbështetjen e pjesëmarrësve për të ndihmuar në mbledhjen e firmave. Organizimi i vullnetarëve për të ndihmuar në organizimin e punëve ditore. Mikpritja e pjesëmarrësve përgjatë arritjes së tyre. Faza Dytë : Përgjatë ditës së Eventit Përgjatë ditës qe do të mbahet eventi, ti duhet të sigurohesh që çdo gjë ecën rrjedhshëm, të ketë numrin e ndihmesave të mjaftueshëm, dhe se ata janë të trajnuar shumë mirë. Duhet të sigurohesh qe çdo pjesëmarrës mikpritës si duhet, veçanërisht personat publik, raportuesit e mediave ku këta të fundit tu shpjegohet gjithçka rreth eventit. Të ketë pika shpjegimi se cili do të jetë itenerari i garës, ku janë tualetet, ndihma shëndetësore etj. Gjithashtu në fillim të eventit ti duhet të mbash një fjalim të shkurtër ku reklamon punën tënde në të cilën mund të krijosh mundësi të tjera për të “shitur” kauzën tënde. Faza e Tretë: Pas Eventit Pas eventit gjëja kryesore është të mbledhësh paratë nga pjesëmarrësit dhe të falënderosh pjesëmarrësit. Mbledhja e parave mund të jetë e vështirë. Kjo duhet të jetë përgjegjësia kryesore e pjesëmarrësve në event. Mbaj një regjistër të të gjithë pjesëmarrësve. Thekso rëndësinë e mbledhjes së parave. Jep një datë përtej të cilës nuk mund të kalohet dhënia e parave. Më pas mblidhi paratë në person duke telefonuar ose shkruar letra ose e-mail. Gjithashtu mund të ofrosh çmime për shumën më të madhe të parave të ofruara në mënyrë që secili të ketë një shtysë për të dhënë paratë e tij të sponosorizimit. Koleksionet Koleksionet Publike mund të të jenë një mënyrë e mirë për të gjeneruar të ardhura, nëse keni mjaftueshëm njerëz në angazhim të kësaj pune. Kjo metodë mund të marrë disa forma : 1. Koleksione shtëpi më shtëpi, ku ti troket në derë dhe kërkon për mbështetje, ose lë një zarf me kontaktet tuaja shoqëruar me një përshkrim të punës dhe merr ne telefon ditën tjetër. 2. Koleksione në rrugë dhe vendet publike (qendra tregtare apo kinema), ku zakonisht përdoret një kuti për të mbledhur paratë dhe në shkëmbim mund të dhurohet diçka e vogël simbolike. 3. Mbledhja e kutive të cilat lihen paraprakisht nëpër dyqane ku shkruhet qartazi kauza për të cilën po mblidhen paratë. Faktorë për tu mbajtur parasysh gjatë procesit të koleksionimeve. Kontrollo datat, në mënyrë që të shmangësh periudhat e pushimit ose evente të tjera koleksionimi që po ndodhin krahas tëndes. Kërko për ndonjë autorizim nga policia bashkiake, autoritetet vendore dhe nga pronarët ( për kinematë dhe qendrat tregtare) identifiko zonat ku do të mbledhësh paratë. Duhet të synosh për zonat e banimi të shtresave së mesme dhe vendet publike të cilat frekuentojnë ato. Gjithashtu mendo për kohën më të mirë për ta bërë këtë gjë, që zakonisht është mesdita kur ata kanë mbaruar angazhimet e tyre profesionale. Rekruto grupin e vullnetarëve, sa më shumë të kesh aq më shumë para do të marrësh. Përgatit materialet qe do të duhen si pamflete, kuti mbledhje parash, zarfe etj. Trajno grupin e vullnetarëve rreth kauzës dhe mënyrave se si do të mbledhin paratë. Organizo mënyrat se si do të mblidhen paratë, ku si mënyrë kryesorë është dërgesa në bankë sapo merr shumën. Falëndero vullnetarët dhe dhuruesit. Mbaj një mbledhje me vullnetarët për të diskutuar çfarë shkoi keq dhe çfarë shkoi mirë, në mënyrë qe të përmirësohet punë në të ardhmen. Kontaktimi direkt me E-Mail Tu dërgosh letra personave përbën një nga mënyrat më fleksible dhe të fuqishme në mbledhjen e të dhënave. Kontakti direkt më e-mail është një nga teknikat e shumta të përdorura nga marketingu i cili është përshtatur për mbledhje të dhënash. Ti mund të arrish tek një numër i madh njerëzish dhe të sigurosh mbështetjen e tyre dhe ndërkohë që e arrin këtë gjë, mund ti inkurajosh vazhdimisht për të dhuruar para. E-maili direkt mund të sigurojë një metodë të mirë për mbledhjen e të dhënave dhe mund të ofrojë shumë të mëdha dhe konstante nëse menaxhohet mirë Përbërësit kryesor të këtij medium është aftësia për drejtuar një mesazh të personalizuar, të gjatësisë që ti e zgjedh drejt një audience target në një kohë të caktuar. Kjo kërkon : 1. Një listë me adresa ku ti do të dërgosh e-maili-in. 2. Një “paketë komunikimi”- zakonisht një broshurë më një letër prezantuese dhe një mekanizëm për tu përgjigjur. Principi është të kuptosh drejt tre element : 1. Audiencën: mund të ketë luhatje të mëdha në shkallën e kthimit të përgjigjeve, ndaj duhet tu dërgosh letra personave të cilët kanë më shumë gjasa për tu përgjigjur. 2. Mesazhi: në mënyrë të ngjashme cfarë u thua ti atyre dhe cfarë u kërkon është shumë e rëndësishme. Një mesazh i fuqishëm i cili do ti angazhojë ata, është shumë herë me efektiv se një mesazh i shkruar kalimthi dhe pakujdes. 3. Koha: koha se kur do te dërgosh letrën është me mjaft rëndësi. Kështu në vendet me traditë kristiane, periudha para krishtlindjeve funksionon më së miri, pasi ësht një periudhë ku njerëzi ndjehen më të predispzuar për të dhënë. Ose nëse ka ndodhur një katastrofe natyrore, e-maili duhet dërguar fill pas ndodhisë, që angazhimi juaj të jetë i besueshëm. Tre tipet e e-mailit direkt. E- Mail-e të “ftohta” me persona me të cilët ti nuk ke pasur kontakte të mëparshme. E-Mail-e të “ngrohta” me bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e tu aktual të cilët ti i di se janë të interesuar në punën tënde. E-maile “Reciprokë” ku ti shkëmben lista me një organizatë tjetër dhe përdor listën e tyre për të marrë mbështetës të rinj dhe ata përdorin tënden për të njëjtën gjë. Guida për një E-mail cilësor. Të përdorësh emocion në shkrimin e e-mail. Të përfshish histori rreth individëve. Të kërkosh për para në mënyrë direkte. Të përdorësh gjuhë të thjeshtë dhe të shmangësh zhargonin. Të bësh të gjithë materialin e shkruar, tërheqës nga ana pamore. Portretizo kërkesën tënde si një kërkesë e cila ka nevojë për mbështetje dhe jo duke e viktimizuar. Merr vëmendjen e e lexuesit direkt më një rresht i cili ngjall kureshtje. Lexo fillimisht se çfarë do të dërgosh. Kërkesa personale Takimi dhe biseda me donatorë potencial në person siguron mundësi të mira për mbledhje të dhënash. Si teknikë ka shumë ngjashmëri me e-mail-in direkt për zhvillim fondesh. Ti duhet të identifikosh personat të cilët do të takosh, komunikosh me ta dhe gjithashtu njëkohësisht ti motivosh për të dhuruar. Vetëm se mediumi është i ndryshëm, ti duhet ti takosh ata në person ose duke përdorur telefonin. Kjo metodë përfshin : Takimet ballë për ballë, Bërja e Prezantimeve, Telefonimi. Vizita miqësore Vizitat miqësore përfshijnë takimet ballë për ballë me personat të cilët të kanë ndihmuar më parë. Një vizitë ku ti bisedon për punën tënde, të zbulosh më shumë rreth interesave të atyre, dhe të përpiqesh të kesh një marrëdhënie më të ngrohtë me ta. Ky është një investim mjaft i mirë ku ti shpreson se mund të të çojë drejt një përkushtimi më të madh për të dhuruar para. Meqë ke të bësh me persona të cilët kanë një marrëdhënie paraprake me ty, ti duhet të sigurohesh qe : Të kesh informacion për ndihmën e mëparshme të cilën ata kanë dhënë, në mënyrë që ti vësh në dukje se si ndihma e tyre ka mbështetur punën tuaj. Një përmbledhje të shkurtër rreth punës së organizatës, në mënyrë që të flasësh për punën aktuale dhe planet e së ardhmes me një qasje interesante dhe faktike. Te kesh një ide për ndihmën qe të duhet dhe se si ata mund të ndihmojnë. Prezantimi nëpër Evente Shumë organizata kanë mundësinë që të kenë folësit e tyre në konferenca apo takime të ndryshëm. Kjo është një mundësi për të folur në mënyrë direkte me njerëzit e pranishëm për punën e organizatës tuaj. Kjo mund të jetë një mundësi për të folur rreth nevojave për zhvillim fondesh dhe të ngjallësh interes tek njerëzit për të të mbështetur. Prezantimi duhet të jetë i menduar me kujdes. Duhet të jetë i “prerë” për audiencën specifike të së cilës po i drejtohet. Për këtë duhen mbajtur parasysh :... Për sa gjatë duhet të flasësh. Planifiko fjalimin tënd. Por mbaj mënd se është më mirë të flasësh me pak improvizim se të lexosh një letër gjithë kohës. Nise më një shaka ose një histori për të tërhequr vëmendjen. Shpjego përfshirjen tënde në organizatë, dhe injekto një ndjesi përfshirje personale ndaj kauzës. Përdor studimet e rastit dhe historitë personale për të shpjeguar punën tënde. Mos përdor zhargon. Tërhiq emocionet e audiencës- zemrat e tyre dhe jo logjikën. Të kesh kartëvizita të parapërgatitura, pamflete shpjeguese për ti dorëzuar tek personat e interesuar. Thuaj personave për të telefonuar nëse ata janë të interesuar. Kërkesa me anë të telefonit Të bësh kërkesa me anë të telefonit ka shumë nga karakteristikat e kontaktit të drejtpërdrejtë. Por është shumë herë me eficente sepse mund të kontaktosh më shumë njerëz në një periudhë të dhënë kohore. Gjithashtu mund të krijosh fushata të mëdha telefonatash duke përdorur vullnetarët. Telefonimi mund të përdorët me sukses për të : Kërkesat emergjente, kur ka një urgjencë të veçantë. Kjo mund të jetë ndonjë katastrofë natyrore apo situata te tjera te ngjashme. Qasje masive, ku ti përpiqesh të marrësh mjaft mbështetës për të dhënë diçka. Telefonata të “ftohta” por mos harro qe telefonimi është disi personal dhe ka persona të cilët mund të jenë të ftohtë dhe abuziv. Çfarë të duhet për të pasur sukses në kërkesat personale Njerëz që janë me të vërtetë të aftë me të folurën në publik. Ndoshta ti fillimisht duhet ti nënshtrosh ata në disa programe trajnimi ku të përmirësojnë aftësitë e të folurit dhe përgjigjuri. Dhurues të cilët kanë ofruar tashmë të paktën një herë donacione në të kaluarën. Vullnetarë me aftësi të ngjashme për vizitat miqësore. Material të mirë pamor që mund të përdoret për të ilusturuar një prezantim. Kërkesat kapitale dhe fushatat për çmime të mëdha. OJQ-të janë të afta të tërheqin shuma të mëdha parash herë pas here, dhe kjo është një nga aspektet kryesore të ndërtimit të një kapitali të sigurt për të vazhduar kauzën. Në shumë drejtime të gjenerosh të ardhura të mëdha është ne njëjta gjë me llojet e tjera të gjenerimit të të ardhurave, thjesht duhet të pyesësh në mënyrë efektive. Por meqenëse ti po pyet për shuma të mëdha është e nevojshme të planifikosh me kujdes fushatën tënde dhe të vendosësh burimet e nevojshme për të qenë të suksesshëm Më poshtë gjendet fazat e këtij procesi me etapat që duhet të ndiqen për të realizuar me sukses këtë proces. Planifikimi i kërkesës 1. Planifikimi i zhvillimit, me vizatime dhe kostot. Ti duhet të jesh i aftë të justifikosh zhvillimin si të rëndësishëm për punën tënde dhe të ardhmen e organizatës. Për këtë të nevojitet të bësh një plan biznesi për zhvillimin i cili do të të sigurojë se do të kesh mjaftueshëm para për të vazhduar punën. 2. Vendosja e fizibilitetit (realizueshmërisë). Shumë organizata vendosin të marrin një konsulent për të ofruar këshilla se si duhet të ndërtojnë një kërkesë. Një nga hapat e parë të konsulentit është të ndërtojë një studim fizibiliteti i cili mbi të gjitha do të tregojë nëse një kërkesë do të ketë gjasa të jetë e suksesshme. 3. Planifikimi i strukturës së kërkesës. Kjo me shumë gjasa do të kërkojë të përfshish një komitet i cili do të shikojë kërkesën dhe udhëheqjen e saj. Funksioni i këtij komiteti është të gjenerojë të ardhura të mëdha, dhe njerëzit në të duhet të rekrutohen për aftësitë të tyre të të pyeturit mbi çdo kërkesë tjetër. 4. Rishikimi i burimeve të mundshme të financimit. Një mjet i mirë planifikimi është një mënyrë për të zbuluar numrin dhe madhësinë e donacioneve të kërkuara. Kjo liston çmimet që ti dëshiron të fitosh dhe të ndihmon të identifikosh donatorët potencial dhe të jep drejtim... 5. Dokumentimi dhe kërkimi. Për çmime madhore ti duhet të ndërmarrësh disa kërkime fillestare, dhe gjithashtu të eksplorosh për grante qeveritare. 6. Përgatitja e deklaratës së rastit. Ky është një dokument jetik i cili do të jetë plani strategjik për kërkesën dhe do të përfshijë : Një historik të organizatës dhe punës së saj. Një përshkrim të projektit. Koston e projektit. Komponentët individualë të projektit. Dhurimet qe nevojiten për të arritur këtë target. Plani për të gjetur dhe zhvilluar fondet. Burimet e pritura të parave. 7. identifikimin e personave të cilët do të drejtojnë kërkesën, dhe kontaktimi i tyre nëse janë të gatshëm për të ndihmuar. Kjo bëhet zakonisht duke ndërtuar një listë me biznesmenët më të mirë dhe persona të tjerë me ndikim nga fusha të ndryshme, duke përfshirë kontaktet personale. Faza private Detyra e parë është të bindësh anëtarët e komitetit të kërkesës për të rënë dakord që të japin. është e rëndësishme që dhurimet e parë të jenë në shuma të mjaftueshme për të siguruar që shumat e mëvonshme edhe nëse janë më të vogla të mos kërcënojnë jetën e projektit. Sapo të kesh arritur marrëveshjen me ta për të dhuruar, ata duhet të lëvizin te detyra për të kontaktuar persona të tjerë. Për këtë ti duhet të kesh të gatshme një listë me persona të mundshëm që mund të dhurojnë. Shpesh herë donacionet e mëdha kërkojnë kohë për tu arritur, ndaj mos prit qe gjithçka të mbyllet me një takim të vetëm. Ajo që mund të ndodhë me shumë gjasa, është që mund të ketë një seri takimesh përpara se donatori të ofrojë ndihmën e tij. Objektivi i fazës private është të mbledhë premtimet në masën e 50 % të kërkesës target. Kjo do të japë një ndihmesë mjaft të madhe fazës publike së kërkesës kur të lancohet. Faza publike Faza publike nis me lancimin. Kjo mund të bëhet në shumë mënyra. Sigurisht që duhet të përfshijë një konferencë për shtyp e cila duhet të ndiqet nga një event, ku ti të kesh ftuar donatorët potencial të cilët akoma nuk janë zotuar për të të ndihmuar. Në fazën publike shumë nga paratë që do të fitosh do të merren nga një numër i madh njerëzish por në shuma të vogla. Kjo mund të bëhet nëpërmjet kontaktit personal ose kontaktit me e-mail. Një fushatë marrëdhëniesh me publikun është e rëndësishme për ti dhënë kërkesës suaj një profil të vazhdueshëm. Disa nga kërkesat më të mëdha rekrutojnë komitete PR. Kështu ti duhet të kesh me patjetër dikë i cili punon fort në publik dhe me marrëdhëniet me mediat i cili reklamon fushatat e tjera të dhurimit. Te zhvillosh fonde nga nxënësit e shkollave Te zhvillosh fonde nga fëmijët dhe nga shkolla është pak a shumë e njëjta gjë, duke qenë se shkollat janë vendet ku mund ti arrish më lehtësisht ata. Ndaj nëse kërkon mbështetjen e njerëzve të rinj atëherë shkollat janë vendi më i mirë për të nisur. Duhet pasur parasysh fakti se mosha e tyre e re i bën më të ndjeshëm dhe vulnerabël, ndaj duhet pasur kujdes ne qasjen ndaj atyre. Nuk duhet të vendosësh presion për të të ndihmuar dhe gjithmonë duhet kërkuar leja e prindërve dhe drejtorit të shkollës. Në përgjithësi fëmijët kanë më tepër kohë sesa para në dispozicion, por ata janë një urë e mirë lidhëse për të siguruar kontakte më familjarët ose miqtë e tyre dhe këta të fundit mund të ndihmojnë në forma monetare dhe jo vetëm. Ndaj duke targetuar këtë grup ata do të ndihmojnë për të : Ndihmuar të zhvillosh më shumë të ardhura për kauzën tënde. Të cilat nuk do të jenë gjithmonë të shumave të mëdha ; Përfshirë njerëz të tjerë në kauzën tënde ; Vendosin një bazë të rëndësishme për mbështetje të mëvonshme. Nëse ata përfshihen që në moshë të vogël për të ndihmuar kauza të ndryshme ata do të vijojnë ta bëjnë dhe në të ardhmen. Qasja ndaj fëmijëve. Si duhet bërë kontakti ? Nëse jeni një OJF lokale ose kombëtare, ti duhet të kesh qasje ndaj shkollave në vendin ku operon. Fillimisht duhet të kontaktosh me drejtuesit-et e shkollës, ku një vizitë personale do të ishte qasja më e mirë. Kur mendon për të përfshirë të rinjtë në kauzën tënde, një guidë interesante është për ti bërë aktivitetet e tua : Argëtuese-që ata të shijojnë atë që po bëjnë; Edukuese- që ata të mësojnë rreth problematikës ; Vetëm më pas duhet të vijë diskutimi rreth zhvillimi të fondeve. Reklamimi për mbështetje Të paguash për reklamim në një gazetë apo revistë mund të jetë një mënyrë e fuqishme për të promovuar kauzën tënde, por është një metodë e shtrenjtë për tu paguar. Reklamimi mund të marrë formën e : 1. Reklamim mediatik : i cili mund të mbulohet nga media lokale, nëpërmjet reklamave të ndryshme që mund të jepen në hapësirat publicitare. 2. Reklamim në revista dhe gazeta. 3. Pamflete të vendosura midis fletëve të një reviste apo gazete. 4. Postera të vendosura nëpër stenda të ndryshme. Tregëtimi Një nga format më të veçanta të zhvillimi të të dhënave është gjenerimi i të ardhurave nëpërmjet aktiviteteve tregtuese të cilat fillimisht shënjojnë mbështetësit dhe dhuruesit aktual. Kjo përfshin : 1. Shitjet nëpërmjet katalogëve. 2. Dyqaneve të bamirësisë. 3. Publikimi të shitjeve. Dyqanet bamirëse Për të drejtuar një dyqan, kërkohet një përpjekje e madhe menaxhimi. Më poshtë janë tre pikat jetike që duhen ekzekutuar me kujdes : 1. Vendndodhja : Të gjesh vendndodhjen e duhur është esenciale. Dyqani duhet të jetë i vendosur në një rrugë tregëtare ku kalojnë shumë njerëz. Dhe duhet të jetë pranë qendrave të banimit ku vullnetarët mund të arrijnë me lehtësi. 2. Stafi. Shumë dyqane bamirësie varen në masë të madhe nga vullnetarët e tyre për stafin. Fillimisht duhet punësuar një menaxher profesionist i cili do të koordinojë të gjithë grupin prej 20-30 vullnetarësh. Trajnimi, supervizimi dhe menaxhimi i grupit si i tërë është një faktor kyç i cili do të përcaktojë suksesin. 3. Mallrat. Dyqanet bamirëse tentojnë të shesin tre tipe mallrash. Mallra të cilat i dhurohen organizatës për të gjeneruar para (si p.sh mallra të përdorur teknologjik, bizhuteri etj) ; mallra të prodhuar nga grupet vulenrabël të cilët mbron organizata (si p.sh gratë rome të cilat thurin shporta) ; mallra të cilat i prodhon vetë organizata (si p.sh kartolina, stilolapsa etj). Gjithashtu edhe cilësia e mallrave është një faktor i rëndësishëm, dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme ku dyqani po shet mallra të dhuruara të cilat duhet të jenë të pastruara, rregulluara para se të vendosen në shitje. Katalogët dhe mënyra të tjera tregëtimi. Shitjet nëpërmjet katalogëve i ofrohen mbështetësve nëpërmjet porosive nga internet ose agjentëve lokal. Organizatat e suksesshme mund të përfitojnë 10 % nga tregëtimi në këtë mënyrë sepse kostoja e mallrave, marketingut dhe menaxhimit duhen marrë parasysh. Produkte si posterat, bluzet me mëngë të shkurtra, stikerat dhe mallra të tjera promovuese sigurojnë një burim mjaft përfitues të ardhurash. Çelësi këtu është njohësh se është njëlloj e rëndësishme si mesazhi dhe dizenjo. Çdo përpjekje bëhet për të inkurajuar shitjet, edhe nëse mallrat janë të sponsorizuar ose paguara. Humbjet në këtë fushë ndodhin për shkak se mallrat nuk shiten ose prodhimi është në nivele tepër optimiste.