Java 2 Qeverisja Globale (PDF)
Document Details
Uploaded by Deleted User
Universum International College
2024
Samet Dalipi
Tags
Summary
This document is lecture notes for a Java 2 course related to global governance. It provides an overview, different components (e.g., global politics), and challenges. Covers topics including terrorism, conflicts, economic crises. The date provided is 14. 10. 2024.
Full Transcript
Qeverisja Globale Java 2 Samet Dalipi www.universum-ks.com DATE: 14. 10.2024 Përmbledhja e ligjeratës së kaluar Ne javen e kaluar u njoftuam me programin e lendes dhe kriteret e vleresimit. Objektivat e ligjeratës së sotme Studentёt do tё m...
Qeverisja Globale Java 2 Samet Dalipi www.universum-ks.com DATE: 14. 10.2024 Përmbledhja e ligjeratës së kaluar Ne javen e kaluar u njoftuam me programin e lendes dhe kriteret e vleresimit. Objektivat e ligjeratës së sotme Studentёt do tё mёsojnё pёrpjekjet tё cilat janё bёrё ne te kaluaren pёr tё koordinauar aktivitetet nё tejkalimin e sfidave globale. Do tё kuptojnё konceptet lidhur me qeverisjen globale. Qeverisja Globale Sulmet terroriste ne bote, smundjet, armet e shkaterrimit ne mase, konfliktet ne bote, krizat ekonomike boterore, interneti, demtimi i ambientit, peshkimi, lumenjet lundrues, ujrat e perbashket, shtetet e deshtuara,…jane sfida boterore qe kerkojne te menaxhohen, te qeverisen. Kush duhet te menaxhoj, zgjidh problemet? Shteti? Cili apo cilat shtete? A ka ndonje mekanizem nderkombetar? A ka qeveri te botes? A ka polici, ushtri boterore? Bashkepunimi nderkombetar e vetmja zgjidhje. Nje komision per qeverisjen globale (1995), e definoi ate si: “shume e rrugeve individuale apo kolektive, shteterore apo private per te menaxhuar ceshtjet e tyre te perbashketa. Ai eshte proces i vazhdueshem nepermjet te cilit interesat e ndryshme do te mund te zgjidheshin nepermjet aktiviteteve te perbashketa”. Qeveri/Qeverisje- ka dallime Qeveria si trup, grup individesh te zgjedhur nga institucionet legale ndermerr aktivitete te cilat mbeshteten nga autoritetet formale, nga forca e policise, per ti zbatuar politikat e veta. Qeverisja-fenomen me i gjere, perfshine pervec institucioneve edhe mekanizma joformal, joqeveritar, persona e organizata te cilat tentojne te plotesojne nevojat e deshirat e tyre… Pra, qeverisja globale nuk eshte qeveri globale, nuk ka strukture me autoritet hierarkik, … Qeverisja globale eshte pako e aktiviteteve qeverisese, e rregullave dhe mekanizmave formal e joformal, ne nivele te ndryshme ne boten e sotme-pjese te qeverisjes globale. Qeverisja globale-me qeveri globale? Përpjekjet e aktorëve ndërkombëtar për të menaxhuar problemet e përbashkëta me marrëveshje, paraqet një formë të qeverisjes globale apo regjionale. Rosenau e definon si “ sistem i rregullave në të gjitha nivelet e aktiviteteve njerëzore-nga familja te organizatat ndërkombëtare- në të cilat ndjekja e qëllimeve nëpërmjet ushtrimit të kontrollit ka pasoja transnacionale”. Qeveria ёshtё trup formal i ngarkuar me autoritet pёr vendimmarrje nё njё sistem politik. Udheheq me aktivitetet të cilat mbështeten nga autoritetet formale, nga fuqia policore për të siguruar zbatimin e politikave të përcaktuara, kurse, Qeverisje, i referohet aktiviteteve të mbështetura nga qëllimet e përbashkëta të cilat burojnë apo jo nga përgjegjësitë e përshkruara legale dhe formale dhe të cilat nuk mbështeten domosdoshmërish në fuqinë policore për të kapërcyer kundërshtimin e hapur dhe të arrijnë pëlqimin. Finkelstein, shtron çështjen e të kuptuarit të termave shumkuptimore, qeverisje dhe globale. I pari, mund të referohet si qeveri apo qeverisje e që përsëri nuk janë të njëjtë, dhe i dyti i cili mund të jetë sinonim i atyre, ndërkombëtar, ndërshtetëror, ndërqeveritar apo transnacional. Pra, qeverisja është fenomen më gjithëpërfshirës se sa qeveria. Kjo përfshinë institucionet qeverisëse por edhe mekanizmat joformal, joqeveritar përmes së cilëve individët, organizatat nën kontrollin e tyre ecin përpara, kënaqin kërkesat e tyre dhe plotësojnë nevojat e tyre. Është sistem kompleks i normave e sjelljeve të cilat ushtrojnë ndikim në sjelljen e aktorëve ndërkombëtar. Qeverisja Globale, është çdo aktivitet i qëllimshëm i cili synon të "kontrolloj" apo ndikoj dikë tjetër i cili ndodhet në hapësirën e banuar nga kombe ose në nivele të tjera, me synim të ndikimit në atë hapësirë, ose, qeverisje pa autoritet sovran, marrëdhënie të cilat kapërcejnë kufijtë nacional. Qeverisja Globale nuk është Qeveri Globale; nuk është një rend i vetëm botëror; nuk është autoritet me strukturë hierarkike. Ajo është koleksion i aktiviteteve qeverisëse, rregullave e mekanizmave formal e joformal që ekzistojnë në niveleve të ndryshme në sistemin e sotëm ndërkombëtar. Këtyre iu referohemi si pjesë të qeverisjes globale. Cilat jane pjeset e Qeverisjes Globale? Ligji ndërkombëtar, (marrëveshjet apo konventat, praktikat e aplikuara, shkrimet e studiuesve ligjor, vendimet juridike dhe parimet e përgjithshme ligjore). Normat Ndërkombëtare, (disa nga marrëveshjet jo-obligative për shtetet). Organizatat qeveritare ndërkombëtare, (që përfshijnë së paku tri e që veprojnë në shtete të ndryshme sipas një marrëveshje ndërqeveritare). Organizatat joqeveritare ndërkombëtare, (organizata private në baza vullnetare me qëllim të arritjes së qëllimeve të përbashkëta). Marreveshjet ndërkombëtare, (rregulla për të qeverisurit e fushave të ndryshme të cilat shtetet i njohin si obligim për të respektuar dhe pranuar legjitimitetin e tyre, si përhapja e armëve bërthamore, tregtia, ndotja e ajrit,...) Pjeset e qeverisjes globale-vazhdim: Samitet apo konferencat globale, (takime të niveleve të larta përfaqësuese të aktorëve ndërkombëtar me tema globale të cilat afektojnë njerëzimin). Qeverisjet private, (fuqizimi i zhvillimit të sektorit privat vendosja e rregullave ndërkombëtare nga ana e tij si dhe përfshirja në fusha të cilat njëherë kanë qenë të sektorit publik nacional, si standardet ndërkombëtare të llogaritjes, përforcimin e rregullave kibernetike dhe të pronësisë intelektuale si në muzikë, software, publikimet në internet...) Organizimet e veçanta, (të cilat organizohen për ndonjë arsye madhore specifike e cila trajton çështje me rëndësi për mirëqenien në botë, e që nuk ka nevojë për formimin e ndonjë organizate ndërkombëtare e cila do të kishte atë qëllim, siç janë tribunalet e veçanta për krime lufte, konferenca për ndalimin e minave antikëmbësorike...). Sfidat e qeverisjes globale: Qeverisja globale ballafaqohet me sfida të cilat ndikojnë në efektshmërinë e saj. Pergjigjet e organizatave ndërkombëtare globale mbeten prapa shfaqjeve së problemeve për veprime kolektive; Problemet e mëdha - armët bërthamore, terrorizmi, pandemitë, ushqimi, uji dhe mungesa e lëndëve djegëse, ndryshimet klimatike, tregtia bujqësore - janë në përmasa globale dhe kërkojnë zgjidhje globale: problemet pa pasaporta në kërkim të zgjidhjeve pa pasaporta. Ka një shkëputje mes shpërndarjes së autoriteteve vendimmarrëse në institucionet ndërkombëtare dhe shpërndarjes së fuqisë ushtarake, diplomatike dhe ekonomike në botën reale; Ka edhe një disproporcion mes përqendrimit të autoriteteve vendimmarrëse në forumet ndërqeveritare dhe influencës vendimfmarrese në mes të aktorëve joshtetëror, si tregjeve, korporatave dhe aktorëve të shoqërisë civile; Ka një ndërveprim minues mes legjitimitetit dhe efiqiencës. Saktësisht, ajo që e bënë unike dhe vlerësuese samitet e G-8-ës, takimet informale mes një numri të vogël të udhëheqësve qeveritar të vendeve më të fuqishme të botës prapa dyerve të mbyllura dhe pa ndërmjetësues dhe pa procesverbal, është ajo që provokon ngarkesë të hegjemonizmit, fshehtësisë, dhe mungesë të përfaqësimit dhe legjitimimit. Ajo që dallon Kombet e Bashkuara dhe i jep legjitimitet unik, anëtarësia universale, e bënë atë një trup joefiqient në bërjen, zbatimin dhe futjen në veprim të vendimeve. Diferencat ne zhvillim ekonomik Veri-Jug apo lindje-perendim. Tendencat shtetcentriste ne rritje kundrejt atyre globaliste. Pyetje (pergjigjet i dergoni ne: [email protected]) Pyetje: Çka ёshtё qeveria? Çka nёnkuptoni me termin qeverisje? A ёshtё OKB qeveri? Kush merret me çёshtjet globale? Çka ёshtё qeverisja globale? Cilat janё sfidat e qeverisjes globale? Cili ёshtё roli i shteteve nё Qeverisjen Globale? Pse mё shumё i jipet rёndёsi njё takimi tё G-7 apo G-8 se sa njё mbledhjeje tё KS tё OKB-sё? Përmbledhje e ligjeratës së sotme Qeverisja globale përfshin aktivitete që i kapërcejnë kufijtë kombëtarë, në nivel ndërkombëtar, transnacional dhe rajonal dhe bazohet në të drejta dhe rregulla që zbatohen nëpërmjet një kombinimi stimujsh ekonomikë dhe moral. Janё konfliktet etnike apo ndёrshtetёrore, sëmundjet infektive, efektet nga ndryshimet klimatike, mungesa e ushqimit e varfёria, ato zhvillime tё cilat po kërcënojnë gjithnjë e më shumë sigurinë, lirinё, mirёqenien dhe stabilitetin global, duke ngritur dyshime rreth aftësisë së rendit aktual të qeverisjes globale për tu përballur me sfidat që po e rёndojnё njerёzimin nё shekullin e 21-të. Sfidat e qeverisjes globale jane ato te sigurise, sociale, ekonomike, ambientaliste, ekonomike, …