Fiziopatologjia e termorregullimit (PDF)

Summary

Ky dokument shkencor i referohet fiziologjisë dhe patologjisë së termorregullimit si hipertermia dhe hipotermia ambientale, dhe përshkruan mekanizmat që rregullojnë temperaturën trupore. Artikujt theksojnë rëndësinë e termo-regullimit për shëndetin.

Full Transcript

PJESA E PËRGJITHËSHME Fiziopatologjia e termorregullimit, çrregullimet e temperaturës së trupit nga veprimi i agjentëve të jashtëm: Hipertermia ambientale....

PJESA E PËRGJITHËSHME Fiziopatologjia e termorregullimit, çrregullimet e temperaturës së trupit nga veprimi i agjentëve të jashtëm: Hipertermia ambientale. Hipotermia ambientale. Fiziopatologjia e ethes. Hipertermia malinje. 1 HIPERTERMIA AMBIENTALE Viktor Gjini, Dr. Shk. Tek një njeri i shëndoshë temperatura e trupit ruhet brenda kufijve normalë pavarësisht ndryshimeve të saj në mjedisin e jashtëm ose gjatë aktivitit fizik që kryhet. Një gjë e tillë ndodh edhe në shumicën e shpendëve dhe gjitarëve që janë qënie homeotermike, ose qënie me gjak të ngrohtë. Temperatura trupore normale luhatet brenda 36.8±0.4° C(98.6° F). E matur per rectum ajo është 0.6° C më e lartë. Temperatura trupore paraqet një ritëm cirkadian, ajo është më e ulët në orën 6 para dite dhe më e lartë në orët 4-6 pas dite, diferencë që luhatet 0,5-1° C, dhe përgjithësisht ruhet edhe gjatë gjëndjeve që karakterizohen me rritje të temperaturës trupore. Tek gratë gjatë gjysmës së dytë të ciklit menstrual, temperatura trupore është 0,5° C më e lartë se gjatë gjysmës së parë të tij. Edhe në fillim të menopauzës gratë kanë një temperaturë më të lartë, por që më vonë rikthehet në normë. Ruajtja pak a shumë konstante e temperaturës trupore realizohet nga bashkëveprimi i proçese të prodhimit dhe eliminimit të nxehtësisë. Termorregullimi Kontrolli i temperaturës trupore është rezultat i aktivitetit të bashkëvepruar të strukturave të ndryshme të SNQ duke filluar nga hipotalamusi, sistemi limbik, formacioni retikular, medula spinale, ganglioneve simpatike dhe termoreceptorëve. a) Termoreceptorët që sensojnë temperaturën trupore janë dy llojesh: Termoreceptorët sipërfaqësorë të vendosur në lëkurë dhe që i përgjigjen ndryshimeve të temperaturës së saj; Termoreceptorët e thellë te vendosur në hipotalamus ose pranë tij, që i përgjigjen ndryshimeve të lehta të temperaturës së gjakut që perfuzon këtë pjesë të SNQ. Termoreceptorët e thellë janë 10 herë më të ndjeshëm se ata sipërfaqësorë ndaj ndryshimeve të temperaturës trupore dhe nxitjen e mekanizmave termolitikë. b) Strukturat përpunuese qendrore(hipotalamike) që përcaktojnë në se temperatura e sensuar është normale, e rritur, ose e ulët dhe sipas rastit përcjellin impulset përkatëse tek mekanizmat efektore. Mendohet se janë 2 qendra të tilla, të vendosura në corpus striatus, ajo e pasme që drejton proceset e prodhimit dhe konservimit të nxehtësisë, dhe ajo e përparme, aktivizimi i së cilës nxit reaksionet termolitike. Keto 2 qendra lidhen me njera tjetrën me neurone të shumtë dhe aktivizimi i njërës frenon tjetrën. Impulset e lindura në to percillen drejt kores trunore dhe mekanizmave efektore. Impulset që mbërrijne drejt korteksit cerebral janë përgjegjës për ndjesimin e të ngrohtit apo të ftohtit si dhe ndërmarrjen e veprimeve të ndërgjegjshme që shoqërojne ekspozimin në ambiente të ngrohta ose të ftohta. Dëmtimi i qendrave hipotalamike rezulton në poikilotermi, gjendje kur temperatura e trupit barazohet me atë të mjedisit dhe varion në varësi të kësaj të fundit. Për qendrat hipotalamike të termorregullimit flitet më gjerësisht tek ETHJA. 2 c) Mekanizmat efektore janë vazomotorë, sudomotorë dhe metabolikë. Gjithë sistemi i mësipërm vepron sipas parimit të "negative feed back". Rritja e temperaturës trupore inicion mekanizmat termolitikë, kurse rënia e saj bën të kundërtën. I gjithë ky sistem krahasohet me një termostat të rregjistruar për të ruajtur një temperaturë të caktuar. Në mënyrë skematike sistemi i termorregullimit jepet në diagramën e mëposhtme: GJAKU ARTERIAL QENDRAT TERMO-SENSITEVE QENDRA QENDRA TERMOPRODHUESE TERMOELEMINUESE - VAZOKONSTRIKSIONI I LEKURES - VAZODILATACIONI I LEKURES - RRITJA E METABOLIZMIT (NS simpatik) - FRENIM ADRENERGJIK - RRITJA E TONUSIT MUSKULAR - SHTIM I DJERSITJES - FRISONET Devijimi i temperaturës trupore 3-3.5° C nga vlerat normale nuk i cënon rëndë funksionet e organizmit. Konvulsionet tek fëmijët shfaqen më shpesh kur temperatura rritet >41° C, por mund të ndodhin edhe në temperatura më të ulta si 38,5 dhe 39 gradë celsius, sidomos tek neonatët, kjo për shkak të përfundimit më vonë të mielinizimit. Kur temperatura rritet mbi 42.2° C dëmtimet mund të bëhen të parikthyeshme, për shkak të denatyrimit të proteinave që ndodh në temperatura të tilla. Sidoqoftë, tek njerëzit normalë, si pasojë e funksionimit të mekanizmave termorregullatorë të sipërpërmendur, rrallë qëllon që temperatura të rritet >41° C. Kur temperatura trupore ulet nën 32.8° C humbet vetëdija, nën 25-26° C humbet kontrolli i mëtejshëm i temperaturës dhe shfaqet poikilotermia. Kontrolli i temperatures trupore prishet në disa grupe patologjish, ku përfshihen: 1) Sëmundjet e SNQ që mund të prekin qendrat përkatëse hipotalamike, ku përfshihen tumoret, infeksionet, insultet, M. Parkinson, traumat, sëmundjet e ndryshme psikike. 2) Sëmundjet endokrine dhe metabolike si tireotoksikoza dhe hipotireoza (hormonet e tiroides luajnë një rol të rëndësishëm në metabolizmin bazal), M. Addison (insuficienca suprarenaliene), diabeti i sheqerit, obeziteti, hipokalemia, alkoolozmi, etj. 3 3) Insuficienca kardiake kongjestive. Pacientë të tillë kanë një temperaturë trupore rreth 0.5° C më të lartë se personat normalë, për shkak të alterimit të termolizës nga vazokonstriksioni i lëkurës që shoqëron këtë sindrom, rolit izolues të edemave si dhe aktivitetit të shtuar muskular gjatë dispnesë. 4) Sëmundjet e lëkurës si ichtiosis, që karakterizohet me keratinizim të shtuar dhe humbje të gjendrrave të djerses, sclerodermia, dëmtimet funksionale dhe/ose organike të gjendrrave të djersës, etj. 5) Barnat e ndryshme si atropina, skopolamina (qe pakësojnë djersitjen), diuretikët (që predispozojnë për hipovolemi), metildopa, antihistaminikët, -bllokuesit, simpatomimetikët, etj. SINDROMAT E TË NXEHTIT Shoqëria njerëzore është ballafaquar me dëmtimet nga të nxehtit prej shekujsh. Në vitin 1743 një valë të nxehti në Pekin shkaktoi 11.000 viktima. Në një valë tjetër nxehtësie që përfshiu Italinë dhe Greqinë në vitin 1987 u regjistruan mijëra të vdekur kryesisht të moshuar. Përshkruhen 3 sindroma kryesore të të nxehtit. Pavaresisht specifikave që ka gjithësecila, ato kanë edhe pika të përbashkëta. Ato ndodhin përgjithësisht, por jo domosdoshmërisht, në temperatura të larta të mjedisit (në përgjithësi >32° C), në kushtet e lagështisë së lartë të mjedisit (>60%), gjatë/ose pas sforcimeve fizike, në personat e moshuar, në pacientë me sëmundje mendore, alkoolistët, ose ata që mjekohen me barna antipsikotikë, diuretikë, apo kolinergjikë, në personat që jetojnë në mjedise pak të ajrosura, etj. Sindromat e të nxehtit ndodhin kryesisht ditët e para të qendrimit në ambient të nxehtë, përpara se të ndodhë aklimatizimi. Aklimatizimi ndaj te nxehtit Përkufizohet si një tërësi masash përshtatjeje fiziologjike që shfaqen në një person normal si rezultat i ekspozimit të përsëritur në temperatura të larta. Ekspozimi i përditshëm prej 100 min në temperatura të larta do të rezultonte në aklimatizim thuajse maksimal pas 7-14 ditësh. Ky fenomen përfshin: 1) Përshtatjen cirkulatore ku përfshihen (a) rritja e volumit sistolik dhe debitit kardiak; (b) pakësimi i frekuencës kardiake maksimale, (c) vazodilatacioni periferik, sidomos ai i lëkurës, çka rrit në mënyrë të ndjeshme sasinë e gjakut që arrin në lëkurë dhe për pasojë edhe sipërfaqen e shkëmbimit të nxehtësisë midis organizmit dhe mjedisit të jashtëm, (d) spostimi i lëngjeve nga hapësira ekstra në atë intravaskulare për të ruajtur vëllinin qarkullues. 2) Modifikimin e djersitjes si një nga mekanizmat kryesorë të eleminimit të nxehtësisë. Ky modifikim përfshin: 4 (a) Shfaqjen më të shpejtë të djersitjes (uljen e pragut të djersitjes) dhe shtimin e sasisë së saj. Një person i papërshtatur mund të djersijë 1-2 l/orë, kurse një i aklimatizuar deri 3-4 l/orë. (b) Pakësimin e përqendrimit të kripërave në djersë, kryesisht të NaCl që, nga 65 mEq/l zbret në 5mEq/l. Ky është një mekanizëm kompensator për të ruajtur nivelin e tyre në organizëm. Megjithatë, në një person të aklimatizuar për shkak të sasisë së madhe të djersës së jashtëqitur mund të humbasë një sasi e konsiderueshme kripërash, ndaj për të evituar shfaqjen e sindromave të të nxehtit është e domosdoshme dhënia e kripërave, sidomos tek personat e rrezikuar. 3) Përshtatjen humorale Shkak për aktivizimin e mekanizmave humoralë është gjendja e dehidrimit hipertonik që krijohet nga djersitja profuze. Një gjë e tillë nxit prodhimin dhe sekretimin e HAD, i cili shkakton thithjen e ujit në tubulat kolektorë të veshkës, gjë që synon ruajtjen e volemisë. Pakësimi i vëllimit arterial efektiv nxit aksin renin-angiotenzin-aldosteron (RAA), që rezulton në ripërthithjen e Na dhe ujit në tubulat renale. Një gjë e tillë shoqërohet me kaliurezë të shtuar, që predispozon për hipokalemi. Në fund të javës së dytë të aklimatizimit sasia totale e kaliumit në organizëm bie me rreth 20%, fakt ky që duhet pasur parasysh në trajtimin e përshtatshëm dhe stabilizimin e gjendjes së këtyre personave. 4) Përshtatjen metabolike që konsiston në rritjen e efiçiencës metabolike. Në mënyrë të përmbledhur mekanizmat efektorë të aktivizuar për të ulur temperaturën trupore paraqiten në diagramën e mëposhtme: HIPOTALAMUS Nervat Nervat simpatike motore Nxitje Frenim Frenim GJENDRRAT VAZAT MUSKUJT E DJERSES KUTANE SKELETIKE Djersitja Vazodilatacion Tonusi muskular Frenim i frisoneve Avullimi Temperatura e lekures  Çlirimi i  Çlirimi i nxehtesise  Prodhimi i nxehtesise nepermjet rrezatimit nxehtesise dhe konduksionit 5 Faktorët predispozues për dëmtimet nga rritja e temperaturës së mjedisit. Duke pasur parasysh sa u tha me sipër për mekanizmat aklimatizues, dështimi i aklimatizimit, apo predispozimi për t'u dëmtuar më shpesh dhe më shpejt prej të nxehtit është më i mundshëm në rastet e mëposhtme: Prodhimi i tepërt dhe/ose i vazhdueshëm i nxehtësisë prej organizmit. Dëmtimet e të nxehtit shfaqen më shpesh në persona që punojnë, ose ushtrohen në temperatura të larta të mjedisit. Po ashtu më të prirur për dëmtime të tilla janë pacientët që vuajnë nga hipertireoza, feokromocitoma, apo pacientë që marrin barna simpatomimetikë (amfetaminë). Moseleminimi i përshtatshëm i nxehtësisë Më të prirur janë pacientët me sëmundje të zemrës, të cilët janë të paaftë të rrisin volumin goditës dhe debitin kardiak për të siguruar eleminimin adekuat të nxehtësisë. Dehidrimi është një faktor tjetër që pengon aklimatizimin e përshtatshëm dhe predispozon për shfaqjen e sindromave të të nxehtit. Çrregullimet e funksionit të lëkurës të karakterizuara me uljen e aftësisë së saj djersitëse është një faktor tjetër që predispozon për dëmtime nga të nxehtit. Sindromat kryesore që hasen gjatë temperaturave të larta janë: krampet nga të nxehtit, raskapitja nga të nxehtit dhe goditja nga të nxehtit. Dy format e para janë pasojë e veprimit të mekanizmave aklimatizues, ndaj temperatura trupore e personave të prekur në përgjithësi është normale. Goditja nga të nxehtit ndodh si pasojë e dështimit të mekanizmave termorregullatorë, ndaj temperatura trupore e këtyre pacientëve është e rritur. Krampet nga të nxehtit që ndryshe quhen edhe "krampet e minatorëve", përbëjnë formën më të lehtë të dëmtimeve nga të nxehtit. Temperatura e lartë e mjedisit të jashtëm nuk është domosdoshmëri për shfaqjen e tyre, sepse ato mund të ndodhin edhe në temperatura jo shumë të larta, por në ambiente me lagështirë të tepërt, sidomos në persona obezë dhe të veshur trashë. Karakterizohen nga krampe (kontraksione të dhimbshme) të muskujve skeletike, sidomos të atyre punues. Kur lokalizohen në muskulaturën e barkut mund të simulojnë një abdomen akut. Këto krampe përgjithësisht ndodhin pas aktivitetit fizik, gjatë relaksimit, në dallim me krampet muskulare të sportistëve, që ndodhin gjatë sforcimit dhe qetësohen me masazh muskular. Temperatura trupore e personave të prekur, si rregull, është normale dhe dersitja e shtuar. Shkaku qendron në varfërimin sodik si pasojë e djersitjes së tepërt, ndaj mjekimi konsiston në nxjerrjen në ambient të freskët dhe të ajrosur dhe dhënien e kripës. Në raste të rralla mund të vihen re edema të këmbëve, apo artikulacioneve, të cilat lidhen me rritjen e presionit hidrostatik në vazat e lëkurës, që predispozon për daljen e lëngjeve 6 jashtë tyre. Ato nuk kanë të bëjnë me dëmtimin e funksionit kardiak apo renal, nuk kanë asnjë rëndësi klinike dhe nuk meritojnë mjekim me diuretikë. Raskapitja nga të nxehtit sikurse edhe krampet, është një nga format më të lehta të dëmtimeve nga të nxehtit, por që haset dendur në shërbimet e urgjencës. Shkaktohet nga varfërimi sodik ose hidrik. Raskapitja nga varfërimi sodik prek më shpesh personat e papërshtatur, sidomos ata që punojnë ose sforcohen në mjedise të nxehta. Këta paciente jo rrallë marrin sasi të mjaftueshme uji, por jo kripë. Klinikisht paraqesin alteracione të gradave të ndryshme të vetëdijes, dhimbje koke, dobësi të shprehur trupore, diare, mialgji, takikardi, hiperventilim, etj. Presioni arterial është normal ose i ulur. Temperatura trupore është përgjithësisht normale, lëkura e lagur nga djersët. Në matjet laboratorike bien në sy hiponatremia dhe hipoosmolariteti jashtëqelizor i cili nxit zhvendosjen e lëngjeve drejt hapësirës intraqelizore. Raskapitja nga varfërimi hidrik prek kryesisht moshat e mëdha, ata me sëmundje të aparatit kardio-vaskular, SNQ, ata që marrin sasi të pamjaftueshme uji gjatë ekspozimit në temperatura të larta. Fillimisht paraqesin etje të shprehur e më pas dhimbje koke, konfuzion mendor, ankth, axhitim, etj. Presioni arterial është i ulur, sikurse edhe diureza. Presioni arterial mund të bjerë në vlera shumë të ulëta dhe të arrihet deri në gjendje kolapsi nga mospërputhja e shprehur midis masës qarkulluese të pakësuar dhe shtratit vaskular të zgjeruar. Temperatura trupore është përgjithësisht normale, ose pak e rritur. Në dallim nga raskapitja prej varfërimit sodik, ajo prej varfërimit hidrik karakterizohet me pakësim të sasisë së djersës së jashtëqitur.Në matjet laboratorike bie në sy hipernatremia dhe rritja e osmolaritetit të likidit jashtëqelizor, që detyron zhvendosjen e lëngjeve jashtë qelizës (dehidrim intraqelizor), çka shpjegon etjen e shprehur të personave të prekur. N.q.s. nuk trajtohet në kohë dhe në mënyrë adekuate kjo formë mund të thellohet në goditjen nga të nxehtit. Mjekimi konsiston në nxjerrjen në ambient të freskët dhe të ajrosur si dhe korrigjimin e çrregullimeve hidroelektrolitike. Goditja nga të nxehtit është një gjendje e rëndë që karakterizohet me dështimin e mekanizmave termorregullues, që rezulton në rritjen e temperaturës trupore në vlera ekstreme (zakonisht >41° C) dhe dëmtime indore dhe organore multisistemike. Shkalla e dëmtimeve është në funksion jo vetëm të temperaturës së mjedisit, por edhe të faktorëve të tjerë siç janë kohëzgjatja e ekspozimit, gjendja e perfuzionit indor, prania ose jo e aktivitetit fizik, faktorë individualë, etj. Dëmtimin më të rëndë, dhe më karakteristik e pëson SNQ, kryesisht truri. Klinikisht karakterizohet me gjendje komatoze, pasojë e edemës cerebrale. Haset në formën klasike dhe atë të efortit. Goditja klasike nga të nxehtit prek kryesisht moshat e rritura, sidomos ata që vuajnë nga sëmundje të aparatit kardio dhe cerebrovaskular, apo nga sëmundjet e përmendura më lart. Shfaqet kur temperatura e mjedisit arrin vlera të larta. Pacientët paraqesin hipertermi (temperatura trupore >41° C), dëmtime të rënda të vetëdijes (duke filluar nga konfuzioni 7 mendor deri në koma) dhe ndërprerje të djersitjes si pasojë e dëmtimit të qendrave cerebrale që kontrollojnë këtë proces. Goditja nga të nxehtit e efortit ndodh kur nxehtësia e prodhuar në organizëm nga puna e tepërt muskulare e tejkalon termoeleminimin. Haset më shpesh tek sportistët, ku përbën shkakun e 3 të vdekshmërisë midis atleteve. Edhe këta pacientë paraqesin hipertermi dhe alteracione serioze të vetëdijes, por, në dallim nga forma klasike, lëkura e tyre është e njomë si rezultat i ruajtjes së djersitjes. Përpara se të bien në gjendje kome, pacientët mund të paraqesin ankesa dhe shenja të tjera si cefale, kriza konvulsive, etj. Përveç SNQ dëmtohen edhe sistemet e tjera si ai kardiovaskular (hipotension, aritmi, insuficiencë kardiake, etj), mëlçia (nekrozë e hepatociteve dhe rritje e transaminazave), veshkat (insuficiencë renale akute nga mioglobinuria dhe rhabdomioliza), muskujt (rhabdomioliza difuze), çrregullime metabolike (acidozë metabolike laktike në formën e efortit dhe alkalozë respiratore hiperkapnike në atë klasike), elektrolitike (hipokalemi në formën klasike, kurse në atë të efortit mund të këtë edhe hiperkalemi nga rhabdomioliza difuze), etj. Në bazë të këtyre dëmtimeve qëndron shkatërrimi i sistemeve enzimatike termolabile, që në varësi të shkallës së dëmtimit dhe kohëzgjatjes së tij mund të jenë të rikthyeshme ose jo. Mjekimi i pacientëve të goditur nga të nxehtit përbën urgjencë mjekësore dhe konsiston në aplikimin e masave reanimatore dhe uljen sa më të shpejtë të temperaturës. Për këtë qëllim pacientet duhen futurë vaska, apo banja me ujë të ftohtë deri sa temperatura trupore të zbresë nën 39° C. Jo më pak të rëndësishëm janë korrigjimi i çrregullimeve hidroelektrolitike dhe acido-bazike, mjekimi i sëmundjeve bazë, etj. 8 HIPOTERMIA AMBIENTALE Vikor Gjini, Dr. Shk. Aklimatizimi në temperatura të ulëta. Aftësitë adaptuese të organizmit në temperaturë të ulët janë shumë më të kufizuara se në temperaturë të lartë. Në kushte të tilla organizmi reagon duke rritur termogjenezën dhe duke pakësuar termoeleminimin. Rënia e temperaturës trupore nxit vazokonstriksionin e lëkurës. Në një person të shëndoshë eutermik me peshe 70 kg fluksi kutan i gjakut është rreth 200-250 ml/min. Gjatë stresit termik ky fluks rritet deri 7000 ml/min, kurse gjatë ekspozimit në temperature të ulët ai zbret deri në 50 ml/min. Një fenomen e tillë është më i shprehur në pjesët e zbuluara të trupit siç janv duart dhe gishtat e tyre. Kjo realizon shuntimin e gjakut nga kjo pjesë e organizmit dhe kufizon humbjen e nxehtësisë. Për të ndihmuar aklimatizimin në temperatura të ulëta njerëzit përdorin veshjet e trasha që synojnë të pakësojnë sipërfaqen e kontaktit midis organizmit dhe mjedisit dhe intensitetin e shkëmbimit të nxehtësisë midis tyre. Mekanizmi kryesor i rritjes së prodhimit të nxehtësisë gjatë ekspozimit në temperatura të ulëta është rritja e aktivitetit të muskujve skeletikë, që manifestohet me dridhjet e pavullnetshme të tyre (frisonet) (shivering thermogenesis). Këto janë rezultat i tkurrjeve sinkrone i grupeve të vogla njësish motore, që nuk jep lëvizje, apo zhvendosje të anësive. Rënia e temperaturës trupore nxit termoreceptorët hipotalamikë, që rezulton në rritjen e çlirimit të katekolaminave, stimulimin e funksionit tiroidien, përgjigje këto që nxisin reaksionet termogjenike të organizmit. Tek fëmijët e vegjël një rol të rëndësishëm termogjenik luan indi dhjamor kafe i vendosur nën lëkurë në regjionin cervikal pranë shpatullave, qafës, vazave të thella të gjakut, si dhe më thellë përreth aortës medulës spinale dhe veshkave (nonshivering thermogenesis). Ky ind karakterizohet nga vaskularizim i shtuar dhe bollëk mitokondresh ( me përmbajtje të lartë citokromesh të pasura me hekur ç’ka i jep ngjyrën kafe). Aktivizimi i sistemit nervor simpatik nxit hidrolizën e triglicerideve të këtij indi në glicerol dhe acide të lira yndyrore, që rezulton në prodhimin e nxehtësisë. Në dallim nga indi dhjamor i bardhë (normal), ai kafe nuk çliron acide yndyrore, por i përdor ato për risintezën e triglicerideve. Nonshivering thermogenesis është veçanërisht e rëndësishme te gjitarët e vegjël. 9 HIPOTALAMUSI Nervat Nervat simpatikë TRF motorë Adenohipofiza Nxitje TSH Medula adrenale Tiroide Frenim Katekolaminat T3, T4 Nxitje GJENDRRAT VAZAT INDI DHJAMOR INDE MUSKUJT E DJERSES KUTANE NGJYRE KAFE TE TJERE SKELETIKE Djersa Vazokonstriksion Nonshivering Tonusi muskular thermogenesis Frisone Avullimi  Temperatura e lekures  Çlirimi  Çlirimi i nxehtesise Prodhimi Prodhimi i nxehtesise nepermjet rrezatimit i nxehtesise i nxehtesise dhe konduksionit Shpejtësia e rënies së temperaturës trupore varet nga temperatura e mjedisit, kohëzgjatja e ekspozimit në të, gjendja aktuale e organizmit, shkalla e rritjes së termogjenezës, etj. Këto mekanizma frenohen kur temperatura trupore zbret deri në 300° C, pas kësaj kemi rënien e temperaturës trupore në mënyrë pasive dhe barazimin e saj me atë ambientale. Në mënyrë të përmbledhur mekanizmat efektorë të aktivizuar për të ulur temperaturën trupore paraqiten në diagramën e mësipërme. Nga sa u përmend më sipër kuptohet se temperatura trupore mund të ulet nëpërmjet veprimit të paktën një prej 3 mekanizmave të mëposhtëm: 1) Pakësimit të prodhimit të nxehtësisë prej organizmit; 2) Humbjes së tepërt të saj; 3) Dëmtimit të mekanizmave rregullues të temperaturës. 10 Pakësimi i prodhimit të nxehtësisë prej organizmit është një shkak tepër i rrallë i gjendjeve hipotermike, që mund të vihet re gjatë karencave të thella energjetike, apo gjatë çrregullimeve metabolike të karakterizuara me ulje të funksionit tiroidien. Megjithatë, aktivizimi i mekanizmave të tjerë termokonservues bën që rënia e temperaturës trupore në këto raste të jetë përgjithësisht i parëndësishëm. Hipotermia aksidentale Është një komplikacion i shpeshtë që shfaqet gjatë ekspozimit të zgjatur në temperatura të ulëta të mjedisit. Ajo përkufizohet si një gjendje e karakterizuar me rënien e paqëllimshme të temperaturës së brendshme trupore nën 35° C në mungesë të dëmtimeve të qendrave termorregulluese hipotalamike. Në historinë njerëzore përshkruhen raste aksidentesh masive nga ekspozimi i zgjatur në temperaturë të ulët. Hannibali humbi thuajse gjysmën e ushtrisë së tij prej 46 000 vetësh gjatë kalimit të Pirenejve në vitin 218 BC. Kryekirurgu i Napoleonit, Larrey, tregon se vetëm 350 nga 12 000 ushtarët francezë mbijetuan të ftohtit rus gjatë tërheqjes nga Rusia në vitin 1812. Ai është i pari që raportoi vdekje masive të ushtarëve pas ngrohjes së menjëhershme në zjarret e ndezur. Aksidente të tilla janë të shpeshta edhe në kohët moderne. Rreth 10% e ushtarëve amerikanë të vdekur në luftën e Koresë mendohet të kenë qenë viktima të të ftohtit. Shtrirja e gjerë e sporteve të dimrit jashte palestrave e ka rritur numrin e personave të konstatuar me hipotermi aksidentale. Zhvillimi i saj favorizohet nga faktorë të shumtë si mosha (në një studim të kryer në Britaninë e Madhe më 1973, 11.4% e personave të moshuar u gjetën hipotermikë), gjendja e shëndetit (pacientët miksedematozë, adisonikë, ata me pamjaftueshmëri të funksionit hipofizar, diabetikët, pacientët me insuficiencë kardiake, cirrozë hepatike, etj, janë më të prirur për të tilla ngjarje), ushqyerja (eksperimentet e kryera kanë treguar se 85% e lepujve të ushqyer me dietë të pasur me yndyrna i rezistuan qendrimit në temperaturën -2° C, përkundrejt 50% të lepujve të ushqyer me dietë eukalorike, por të pasur me glucide), barnat e ndryshme që ndikojne mbi proceset e termorregullimit, etj. Pas ekspozimit në temperaturë të ulët ndodh aktivizimi i mekanizmave adaptues (të përmendur tek aklimatizimi), nga të cilët hipertonia simpatike, vazokonstriksioni kutan dhe rritja e tonusit muskular jane të menjëhershëm. Severiteti i dëmtimeve korrelon me atë të hipotermisë, që klasifikohet në 3 grada, e lehtë (35-32.2° C), e moderuar (32.2-28° C) dhe e rëndë (

Use Quizgecko on...
Browser
Browser