Quitzat e Terapise PDF

Summary

This document is a dental therapy quiz with questions and answers.

Full Transcript

**Quitzat e Terapise** **Dr. Etleva Dobrovniku, 250 cope** **1-76 (të lehta)** **77-191 (të mesme)** **192-250 (të vështira)** **1-76 (të lehta)** 1.Smalti arrin trashësinë më të madhe në : A. Ekuator B. Tuberkula C. Qafën e dhembit D. Fisura Përgjigja e saktë( B) 2.Smalti e merr...

**Quitzat e Terapise** **Dr. Etleva Dobrovniku, 250 cope** **1-76 (të lehta)** **77-191 (të mesme)** **192-250 (të vështira)** **1-76 (të lehta)** 1.Smalti arrin trashësinë më të madhe në : A. Ekuator B. Tuberkula C. Qafën e dhembit D. Fisura Përgjigja e saktë( B) 2.Smalti e merr origjinën nga : A. Mezenkima B. Ektoderma C. Kreshta nervore D. Asnjë e vërtetë Përgjigja e saktë( B) 3\. Në proçesin e histogjenezës së indeve cili është indi që fillon të depozitohet i pari: A. Smalti B. Pulpa C. Cementi D. Dentina Përgjigja e saktë( D) 4\. Cementi qelizor formohet : A. Në embriogenezë B. Gjatë gjithë jetës C. S i përgjigje ndaj proçeseve karioze D. Si përgjigje ndaj defekteve kuneiforme Përgjigja e saktë( B) 5\. Hapësira periodontale është : A. 0.10 mm B. 0,45 mm C. 0,05mm D. 0,25 mm Përgjigja e saktë( D) 6\. Sasia ditore e sekretimit të pështymës është: A. 200-400 ml B. 1000-1500 ml C. 2000-2500 ml D. 500-700 ml Përgjigja e saktë( B) 7.Kariesi circular është frekuent në : A. Fëmijërinë e hershme B. Adoleshencë C. Adultë D. Moshat e vjetra Përgjigja e saktë( D) 8.Kanalzat dentinare janë të pranishme në: A. Dentinën sekondare B. Dentine primare C. Dentine terciare D. a+b+c Përgjigja e saktë( B) 9.Cilët nga dhëmbët coptojnë ushqimin dhe fillojnë bluarjen : A. Kaninët B. Frontalët C. **Premolarët** D. Molarët e parë Përgjigja e saktë( C) 10.Materialet e mbushjes së përkohshme përdoren: A. Për të mbrojtur pulpën B. Për të rindërtuar formën anatomike të dhëmbit C. Midis seancave të mjekimit D. Për të nxitur formimin e urës dentinare Përgjigja e saktë( C) 11.Cila nga pohimet është i vërtetë : A. **Dezinfektimi është një proçes i rezervuar për sipërfaqet e mëdha të mjedisit që janë të pamundura për tu sterilizuar** B. Dezinfektimi përdoret për instrumentat e vizitës dhe mjekimit C. Dezinfektimi realizohet me anë të autoklavës D. Dezinfektimi realizohet me ajër nën presion Përgjigja e saktë A 12-Raporti pluhur-zhive te amalgami është : A. **1:1** B. 2:1 C. 1:2 D. 0.5:1 Përgjigja e saktë A 13\. Lustrimi i mbushjeve të amalgamit bëhet : A. Menjëherë pas modelimit të tij B. 30 min pas vendosjes C. 2-3orë pas vendosjes D. 24-48 orë pas vendosjes Përgjigja e saktë( D) 14**.**Klasifikimi i Blakut ka të bejë me: A. Fazat e ndryshme të ecurisë të kariesit B. Histopatologjinë e kariesit C. Thellësinë e kaviteteve D. Lokalizimi i kaviteteve në sipërfaqet e dhëmbit Përgjigja e saktë( D) 15\. Klasa e tretë të Blakut lokalizohet në : A. Faqen aproksimale të dhëmbëve frontal B. Faqen aproksimale të molarëve dhe premolarëve C. Në 1/3 cervikale të dhëmbëve D. Faqen aproksimale të incizivëve me prekje të këndit prerës. Përgjigja e saktë( A) 16\. Shtresat izoluese vendosen në trashësi: A. 0.5-1mm B. 1-2mm C. 2-3mm D. 0.1-0.2mm Përgjigja e saktë( A) 17\. Pështyma seroze sekretohet nga gjendrat: A. Sublinguale B. Submandibulare C. Parotis D. Gjëndrat aksesore Përgjigja e saktë( C) 18\. Hidroksidi i kalçiumit kur përdoret si shtresë izoluese në kariesin profund përzihet me : A. Ujë të oksigjenuar B. Eugenol C. Solucion fiziologjik D. Alkol Përgjigja e saktë( C) 19\. Muskuli kryesor i faqes është : A. Muskuli platysma B. Muskuli risorius C. Muskuli zigomaticus D. **Muskuli buccinator** Përgjigja e saktë( D) 20\. Kavitetet karioze të lokalizuara në faqen linguale të incizivëve janë : A. Kavitete të klasës së III B. Kavitete të klasës së IV C. Kavitete të klasës së VI D. Kavitete të klasës së I Përgjigja e saktë( D) 21**.**Kavitetet e lokalizuara ne kuspidet e dhembeve posterior jane A. Kavitete të klasës së I B. Kavitete të klasës së VI C. Kavitete të klasës së IV D. Kavitete të klasës së II Përgjigja e saktë( B) 22.Smalti ushqehet nga : A. Pulpa B. Dentina C. Cementi D. Gingiva 23.Prizmat e smaltit janë me bazë : A. 3-këndore B. 8-këndore C. 6-këndore D. 12 këndore Përgjigja e saktë( B) 24.Cfarë këndi duhet të formojë freza me aksin e dhëmbit për rrumbullakimin e mureve: A. 15 gradë B. 30 gradë C. 45 gradë D. 90 gradë Përgjigja e saktë( C) 25**.** Kurora e një dhëmbi ka : A. 4 faqe B. 5 faqe C. 6 faqe D. 3 faqe Përgjigja e saktë( B) 26\. Në kavitetin e klasës së dytë mbushja fillon : A. Nga kaviteti aproksimal B. Nga kaviteti ndihmës C. Në të dy kavitetet njëkohsisht D. Të gjitha të vërteta Përgjigja e saktë( A) **27.**Palatine uvula gjendet në: A. Kufirin e pasëm të qiellzës së fortë B. Kufirin e sipërm të qiellzës së butë C. **Kufirin e poshtëm të qiellzës së butë** D. Në afërsi të mukozës nazale Përgjigja e saktë( C) 28.Inflamimi i gingivës është i pranishëm në kavitetet e klasës së: A. IV te Blakut B. I të Blakut C. II të Blakut D. VI të Blakut Përgjigja e saktë (C) 29.Cili nga materialet e mëposhtëme nuk përdoret si shtrese izoluese: A. Glass ionomer cementet B. Hidroksidi i kalçiumit C. Cement karboksilatet D. Providentina Përgjigja e saktë (D) 30.Sterilizimi me kuarc përdoret për : A. Anglin e turbinës B. Mikromotorët C. Graduarët D. Instrumentat e imët Përgjigja e saktë (D) 31.Shtresat izoluese përdoren për: A. Ti siguruar mbushjes përfundimtare adezion B. Për të mbrojtur pulpën nga ngacmimet C. Të rritur qëndrueshmërinë mekanike të mbushjes përfundimtare D. Të rritur qëndrueshmërinë e strukturës së mbetur të dhëmbit pas preparimit Përgjigja e saktë (B) 32\. Proçesi karioz përparon më shpejt në : A. Dentin B. Smalt C. Cement D. Në të tre indet njëlloj Përgjigja e saktë (C) 33\. Cilin nga solucionet e mëposhtëm duhet të përdorim për tualetin e kavitetit karioz: A. Alkol B. Hipoklorit natriumi C. Solucion fiziologjik D. Ujë të oksigjenuar Përgjigja e saktë (C) 34.Një kavitet i përbërë okluzo-bukal bën pjesë në : A. Klasën e II të Blakut B. Klasën e I të Blakut C. Klasën e VI të Blakut D. Klasën e IV të Blakut Përgjigja e saktë (B) 35.Proçesi karioz në foramen mollaria bën pjesë në klasën e : A. II të Blakut B. IV të Blakut C. VI të Blakut D. I të Blakut Përgjigja e saktë (D) 36\. Freza Rond përdoret për: A. Dhënien e formës kavitetit B. Zgjerimin e kavitetit C. Largimin e masës karioze D. Lustrimin e mbushjes Përgjigja e saktë (C) 37.Cili nga pohimet nuk është i vërtetë: A. Amalgami ka qëndrueshmëri të lartë mekanike B. Amalgami përdoret në mbushjet e kavitetit të klasës së parë të Blakut C. Amalgami nuk e përcjell temperaturën D. Amalgami është aliazh i metaleve të rënda me zhivën Përgjigja e saktë (C) 38\. Për vendosjen e amalgamit në kavitet përdorim: A. Preselë B. Spatul C. Ekskavator D. **Fluar** Përgjigja e saktë (D) 39.Stripsi i celuloidit shërben për mbushjen e kavitetit të klasës së : A. III B. II C. I D. I dhe të II Përgjigja e saktë (A) 40\. Kavitetet e lokalizuara në faqen linguale të incizivëve bëjnë pjesë në : A. Klasën e III të Blakut B. Klasën e I të Blakut C. Klasën e IV të Blakut D. Klasën e VI të Blakut Përgjigja e saktë (B) 41\. Zbatimi i parimit mekanik në preparimin e kaviteteve synon : A. Të parandaloje kariesin sekondar B. Të ruaje sa më shumë indet e shëndosha C. Të siguroje qëndrueshmërine e mbushjes D. Të gjitha së bashku Përgjigja e saktë (C) 42\. Cilët nga përbërsit e mëposhtëm të pështymës luajnë rol në remineralizimin e indeve të forta të dhëmbëve: A. Vitaminat B. Proteinat C. Kripërat minerale D. Lizozima Përgjigja e saktë (C) 43\. Matrica shërben për : A. Separimin e dhëmbëve B. Marrjen e masës së imët C. Mbushjen e kavitetit të klasës së dytë D. Izolimin e kavitetit Përgjigja e saktë (C) 44.Shenja më e hershme klinike e kariesit është: A. Formimi i zgavrës B. Ndryshimi i ngjyrës C. Dhimbja nga të ëmblat D. Dhimbja nga të ftohtat Përgjigja e saktë (B) 45\. Teorite e lindjes së kariesit janë ndarë në biologjike dhe mortaliste bazuar në vlerësimin e : A. Rolit të faktorëve lokal në lindjen e kariesit B. Rolit të faktorëve të përgjithshëm C. Patogenezës së proçesit karioz D. Vitalitetit të smaltit Përgjigja e saktë (D) 46.Amalgami vendoset në kavitet: A. Pjesë-pjesë B. Në një porcion C. Varet nga kaviteti D. Në shtresa 3 mm Përgjigja e saktë (A) 47.Pluhuri i fleçerit përzihet me : A. Alkol B. Ujë të distiluar C. Ujë të oksigjenuar D. Meticelulozë Përgjigja e saktë (B) 48.Klasifikimi i Blakut bazohet ne : A. Ecurinë klinike të proçesit karioz B. Lokalizimin e proçesit karioz në sipërfaqet e dhëmbit C. Thellësinë e kaviteteve D. Indet që preken Përgjigja e saktë (B) 49\. Masa karioze shumë e zbutur hiqet me : A. Brozhdikerr B. Nervheqës C. Sond eksplorative D. Eskavator Përgjigja e saktë (D) 50\. Cilin nga acidet e mëposhtëme përdorin sistemet adezive të kompoziteve: A. Acid ortofosforik10% B. Acid polialkenoik 10% C. Acid hydrofluorik 10% D. Acid ortofosforik 37% Përgjigja e saktë (D) 51.Në vestibulim oris derdhet: A. Duktusi i gjendrave parotis B. Duktusi i gjendrave sublingualis C. Duktusi i gjendrave submandibulare D. Duktuset e të tre çifteve të gjendrave të mësipërme Përgjigja e saktë (A) 52.Sa është koha e acidifikimit: A. 5 sek B. 60 sek C. 15 sek D. 2 min Përgjigja e saktë (C) 53\. Cili është dhëmbi i parë i denticionit permanent që del në gojë: A. Molari i parë B. Incizivët central C. Incizivët lateral D. Premolari i parë Përgjigja e saktë (A) 54\. Përcaktimi i ngjyrës kryhet kur dhëmbi është: A. I thatë B. I lagur nga pështyma C. I lagur nga pështyma dhe në driten e reflektorit D. I lagur nga pështyma dhe në ndricim natyral Përgjigja e saktë (D) 55.Cili nga egzaminimet e mëposhtëme na jep të dhëna në lidhje me periodontin: A. Palpacioni B. Perkursioni C. Provat termike D. Elektrodiagnostiku Përgjigja e saktë (B) 56\. Cili nga indet e mëposhtëme fikson dhëmbin në alveolë: A. Periodonti B. Cementi C. Kocka alveolare D. Të gjitha Përgjigja e saktë (D) 57\. **Ruber dami shërben për :** A. Vendosjen e medikamenteve në kavitet B. Separimin e dhëmbëve C. **Izolimin e dhëmbit** D. Diagnostikimin e kariesit Përgjigja e saktë (C) 58\. Cili nga faktorët e mëposhtëm ndikon në cilësitë e amalgamit dentar: A. Raporti pluhur-zhivë B. Koha e perzierjes C. Shpejtësia e rrotullimeve të amalgamatorit D. Të gjithë faktorët e mësipërm Përgjigja e saktë (D) 59\. Personat që vuajnë nga hipoparatiroidizmi: A. Kanë incidencë të lartë të kariesit B. Kanë incidencë të ulet të kariesit C. Nuk ka lidhje midis semundjes dhe proceseve karioze D. Asnjë e vërtetë Përgjigja e saktë është (A) 60\. Në procesin karioz : A. Dhimbja vazhdon me largimin e shkakut B. Dhimbja largohet me largimin e shkakut C. Dhimbja është pa shkak D. Asnjë e vërtetë Përgjigja e saktë është (B) 61\. Cili nga pohimet është i vërtetë: A. Kariesi në smalt ka formën e një koni me bazë në drejtim të dentinës B. Kariesi në smalt ka formën e një koni me bazë në drejtim të sipërfaqes së dhëmbit C. Kariesi në smalt ka formën ovale D. Asnjë e vërtetë Përgjigja e saktë është (A) 62\. Rezina kompozite në kavitetin e preparuar vendoset në: A. Shtresa 3-4 mm B. Në një shtresë të vetme C. Në shtresa 2 mm D. Asnjë e vërtetë Përgjigja e saktë është (C) 63\. Ph i Ca(OH)2 është: A. 10-11 B. 7-8 C. 12.4-13.4 D. 5.4-6.4 Përgjigja e saktë është (C) 64\. Llaqet: A. Nxisin formimin e dentinës sekondare B. Bëjnë dezinfektimin e kavitetit C. Ndihmojnë në adezionin e mbushjes D. Obturojnë kanalzat dentinare Përgjigja e saktë është (D) 65\. Cila nga këto cilësi i përket cementit oksifosfat: A. Ndryshon ngjyrë pas forcimit B. **Ka një proces ekzotermik gjatë forcimit** C. Stimulon dentinogenezën D. Bën diskolorim të dhëmbit Përgjigja e saktë është (B) **66.** Smalti ka: A. 96% lëndë organike dhe 4% lëndë inorganike B. 70% lëndë inorganike 30% lëndë organike C. 92% lëndë inorganike 8% lëndë organike D. **96%** lëndë **inorganike 4%** lëndë **organike dhe ujë** Përgjigja e saktë është (D) **67**. Matrica e smaltit sekretohet nga: A. Odontoblastet B. **Ameloblastet** C. Cementoblastet D. Qelizat e Malasese Përgjigja e saktë është (B) **68**. Përqindja e argjendit në aliazhin e amalgamit është: A. 55-60% B. **65-70%** C. 75-80% D. 24-29% Përgjigja e saktë është (B) 69\. Diferencimi i qelizave në odontogenezë ndodh në stadin e: A. Lamina dentis B. Sythave C. Kupës D. **Kambanë** Përgjigja e saktë është (C) 70\. Cili nga pohimet është i vërtetë: A. Smalti e ka origjinen nga mezenkima B. Smalti dhe dentina kanë origjinën nga ektoderma, ndërsa indet e tjera të dhëmbit nga mezenkima C. Pulpa e organit adamantin i jep origjinë pulpës së dhëmbit D. **Invaginacioni Hertwig-Brun i jep fillesë formimit të rrënjës së dhëmbi** Përgjigja e saktë është (D) 71\. Cili pohim është i vërtetë? A. T**ubulat dentinare përmbajnë në brendësi zgjatime të odontoblasteve** B. Tubulat dentinare përmbajnë në brendësi zgjatime të adamantoblasteve C. Tubulat dentinare kanë diametër më të madh duke shkuar nga pulpa drejt periferisë D. N**umri i tubulave zvogëlohet në drejtim të kufirit smalt --dentinë** Përgjigja e saktë është (A) **72**. Cila fazë i siguron qëndrueshmëri të lartë mekanike amalgamit: A. Faza γ2 B. Faza γ C. **Faza γ1** D. Faza η′ Përgjigja e saktë është (C) 73\. Bakteret pionere të pllakës bakteriale janë: A. Aktinomicetet B. Filamentet C. Laktobacilet D. Streptokoket Përgjigja e saktë është (C) **74. Folikujt e dhëmbëve permanentë fillojnë të formohen:** A. **Pas lindjes** B. **Në muajin e gjashtë pas lindjes** C. **Në vitin e gjashtë të jetës** D. **Në periudhën intrauterine** Përgjigja e saktë është (D) 75\. Cementet glassjonomere kanë veti pozitive sepse: A. Stimulojne dentinogenezën B. Treten në kloroform C. Bymehen në lageshtirë D. Ç**lirojn**ë **jone fluori** 76\. Sterilizimi: A. Është një proces që zhduk mikroorganizmat por jo sporet e tyre B. Është **një proces që zhduk mikroorganizmat si dhe sporet e tyre** C. Realizohet në temperatura mbi 200 gradë celcius D. **Në autoklava realizohet në temperatura 100-110 gradë celsius** **77-191 (të mesme)** 77.Linjat Ebner janë defekte në mineralizimin e: A. Smaltit B. Dentinës C. Cementit primar D. Osteocementit 78\. Dentina demineralizohet në pH: A. 5.5 B. 3.5 C. 2 D. 6.5 Përgjigja e saktë( D) 79\. Cili nga pohimet është i vërtetë: A. Adamantoblastet sekretojne lëndën organike të dentinës B. Adamantoblastet sekretojnë lëndën organike të smaltit C. Adamantoblastet luajnë rol të rëndësishëm në mineralizimin e smaltit dhe dentinës D. Adamantoblastet janë elementët qelizor në strukturën e smaltit matur Përgjigja e saktë( B) 80\. Cili nga përbërsit e mëposhtëm është përgjegjës për rolin mbrojtës të pështymës: A. Urea B. Fosfataza alkaline C. Mucina D. Imunoglobulina A sektretore Përgjigja e saktë( D) 81\. Kur sasia e sekretimit të pështymës është e ulët : A. Përqëndrimi i laktobacileve është i ulët B. Përqëndrimi i laktobacileve është i lartë C. Nuk ka asnjë lidhje midis sekretimit të pështymës dhe përqëndrimit të laktobacileve D. Përqëndrimi i bikarbonateve është i lartë Përgjigja e saktë( B) 82\. Rritja e viskozitetit të pështymës : A. Rrit predispozitën për karies B. Ul predispozitën për karies C. Nuk ndikon fare ne proçesin karioz D. Vështirson gëlltitjen e ushqimit Përgjigja e saktë( A) 83\. Shtimi i bakrit në formulën e amalgamit : A. Rriti qëndrueshmërinë mekanike të amalgamit B. Eleminoi fazën γ2 C. Rriti qëndrueshmërine ndaj korrozionit D. I siguroi aliazhit shkëlqim Përgjigja e saktë( B) 84.Cili nga pohimet e mëposhtëme nuk është i saktë: A. Amalgamet përcjellin nxehtësinë B. Absorbojnë dobët lagështirën C. **Nuk kërkojnë formë të rregullt gjeometrike të kavitetit** D. Kanë qëndrueshmëri të lartë mekanike Përgjigja e sakte (C) **85.**Cili nga pohimet e mëposhtëme është i saktë: A. Rezistenca ndaj abrazionit tek GIC(glass ionomer cemente) zvogëlohet me kalimin e kohës B. Rezistenca ndaj abrazionit te GIC nuk ndryshon me kalimin e kohës C. **Rezistenca ndaj abrazionit tek GIC rritet me kalimin e kohës** D. **Rezistenca ndaj abrazionit tek GIC konvencional është më elartë se te GIC rezin modifikuar** Përgjigja e saktë( C) 86\. Cila përgjigje nuk është e saktë: A. GIC(glass ionomer cemente) çlirojnë fluor B. **GIC nuk janë biokompatibël me indet e dhëmbit** C. GIC janë radiopak D. GIC sigurojnë rimineralizimin intern Përgjigja e saktë( B) 87\. Te GIC(glass ionomer cementet) rezin modifikuar komponenti rezin siguron: A. Adezionin me smaltin dhe dentinën B. Radioopacitetin C. Biokompatibilitetin D. **Uljen e sensitivitetit ndaj ujit** Përgjigja e saktë( D) **88.** Glass ionomer cementet nuk përdoren në : A. Mbushje në dhëmbët e qumështit B. Erozionet cervikale C. Në kariesin e rrënjëve D. **Në rindërtimin e tuberkulave** Përgjigja e saktë( D) 89\. Në cilin nga rastet e mëposhtëme nuk indikohet procedura e zbardhimit: A. Fluorozë B. Dekolorimet nga tetraciklina C. Dekolorimet nga duhani D. Pacientë me retraksion gingivar Përgjigja e saktë( D) A. Sasia e lartë e Laktobacileve është tregues i prodhimit të ulur të pështymës**.** B. Në hypofunksionin e gjendrave të pështymës demineralizimi dhe aktiviteti karioz ulet C. Në hyposekretimin e pështymës favorizohet mikroflora kariogjenike e pasur me laktobacile dhe streptokoke mutans D. Mungesa e pështymes çon në një zhvillim të shpejtë të proçesit karioz në zona atipike si në faqet linguale,në kuspide,margo incizivale etj Përgjigja e saktë( B) 91\. Gërryerja mekanike,fiziologjike e dhëmbëve si rezultat i mastikacionit quhet: A. Abrazion B. Atricion C. Erozion D. Abfraksion Përgjigja e saktë( B) 92\. Cili prej bakterieve të mëposhtëme nuk luan rol në proçesin karioz: A. Streptococcus mutans B. Staphylococcus aureus C. Lactobacillus acidiphillus D. Actinomyces Përgjigja e saktë( B) 93\. Sipërfaqa e smaltit e pasur me fluorapatit : A. zvogëlohet me kalimin e kohës për shkak të konsumimit sipërfaqsor B. Rritet me kalimin e moshës C. Nuk ndryshon në lidhje me moshën D. Organizohet në disa shtresa Përgjigja e saktë( B) 94\. Klinikisht shenja fillestare e kariesit është : A. Ashpërsimi i sipërfaqes së dhëmbit B. Njolla e bardhë si shkumës C. Njolla e errët D. Ndjeshmeria nga të ëmblat Përgjigja e saktë( B) A. Ka ulje të aktivitetit karioz B. Ka kariese të arrestuar C. Ka proçese karioze atipike D. Ka proçese karioze kronike Përgjigja e saktë( C) A. Muri aksial B. Muri gingivar C. Muri lingual D. Muri vestibular Përgjigja e saktë( A) 97.Qëllimi i formave të retensionit në kavitetet e preparuara është të ndalojë zhvendosjen e mbushjes nga: A. Forcat laterale B. Forcat okluzale C. Forcat vestibulo orale D. A+B+C Përgjigja e saktë( D) 98.Thellesia e kavitetit te klases se V duhet te jete : A. Uniform B. Më e thellë në drejtim të gingivës C. Më e thellë në drejtim të margos prerëse D. Më e thellë në muret proksimale Përgjigja e saktë( B) 99.Cili nga përbërsit e mëposhtëm i siguron viskozitetin pështymës: A. Urea B. Kriperat minerale C. Imunoglobulina A sekretore D. Mucina Përgjigja e saktë( D) 100\. Cili nga përbërsit e mëposhtëm i siguron shkëlqim amalgamit: A. Bakri B. Kallaji C. Indiumi D. Zinku Përgjigja e saktë( D) 101.Cili nga pohimet e mëposhtëme nuk është i vërtetë: A.   Ka plastcitetin e duhur gjatë vedosjes në kavitet duke mundësuar edhe kondensim të mirë B.    Nuk ndryshon kimikisht C.   Absorbon lagështinë duke bërë të mundur adezionin e pllakës bakteriale D. Ka qëndrueshmëri të lartë ndaj presionit përtypës Përgjigja e saktë( C) 102\. Amalgami nuk indikohet të përdoret si mbushje përfundimtare në : A. Klasën e parë të Blakut B. Klasën e dytë të Blakut C. Kavitetet në qafat e molarëve dhe premolarëve D. Klasën e IV të Blakut Përgjigja e saktë( D) 103\. Në detektImin e kariesit aproksimal cili nga egzaminimet e mëposhtëme është më sensitive: A. Panorameksi B. Radiogarafia në kafshim C. Egzaminimi me sond dhe pasqyrë D. Elektrodiagnostiku Përgjigja e saktë( B) 104\. Cila nga pohimet e mëposhtëme nuk është i vërtetë: A. Smalti është ind aqelizor B. Smalti është asensitiv C. Smalti mund të ripërtërihet D. Smalti është i ndërtuar nga prizma Përgjigja e saktë( C) 105.Sa është thellësia e preparimit për fasetë: A. 1-1.5 mm B. 1.5-2mm C. 0,5-0,7 mm D. 0,2-0,3 mm Përgjigja e saktë( C) 106\. Në preparimin për fasetë margoja incizale : A. Preparohet B. Nuk preparohet C. Vetëm bizotohet D. Vetëm rrumbullakoset Përgjigja e saktë( A) 107. Dentina sekondare depozitohet në : A. Tavanin e dhomës pulpare B. Në gjithë perimetrin e dhomës pulpare C. Nën lezionin karioz D. Në dyshemenë e dhomës pulpare Përgjigja e saktë( B) 108\. Në pulpë me kalimin e moshës: A. Reduktohen elementetët qelizor B. Reduktohen elementët fibrilare C. Rritet vaskularizimi D. Asnjë e vërtetë Përgjigja e saktë( A) 109.Precipitimi i kripërave minerale në kanalzat dentinare çon në formimin e : A. Dentinës sekondare B. Dentinës terciare C. Dentinës së tejdukshme D. Asnjë e vërtetë Përgjigja e saktë( C) 110\. Cilat nga qelizat e mëposhtëme luajnë rol mbrojtës në pulpë: A. Fibroblastet B. Odontoblastet C. Histocitet D. Asnjë nga qelizat e mësipërme Përgjigja e saktë( C) 111.Shiritat Hunter --Shreger janë : A. Defekte në strukturën e smaltit B. Fenomene optike C. Shirita hiperkromatik D. Asnjë e vërtetë Përgjigja e saktë( B) 112.Qëllimi i acidifikimit është : A. Të sigurojë një sipërfaqe të pastër të smaltit B. Të rrisë sipërfaqen e bondimit të smaltit C. Të sigurojë mikroretensione në të cilat të penetroje rezina D. Të gjitha të mësipërmet Përgjigja e saktë( D) 113.Shpejtësia mesatare e rrotullimeve të turbinës është: A. 10 000 rpm B. 100 000 rpm C. 6 000 rpm D. 200 000 rpm Përgjigja e saktë( D) 114.Forma e jashtëme e kavitetit për inlej është : A. E njëjtë me atë të kavitetit për amalgam B. Më e gjerë se e kavitetit për amalgam C. Më e ngushtë se e kavitetit për amalgam D. Varet nga shtrirja e proçesit karioz Përgjigja e saktë( B) 115\. Në kavitetin e klasës së parë gjerësia e istmusit duhet të jetë sa: A. 1/4 e distancës interkuspidale B. 1/2 e distancës interkuspidale C. 1/3 e distancës interkuspidale D. Asnjë e vërtetë Përgjigja e saktë( A) 116\. Sa është thellësia minimale në kavitetet për amalgam: A. 0,5 mm B. 1mm C. 1,5-2mm D. 3mm Përgjigja e saktë( C) 117.Fibrat e Tomsit janë zgjatime protoplazmatike të : A. Fibroblasteve B. Cementoblasteve C. Odontoblasteve D. Osteoblasteve Përgjigja e saktë( C) A. Kanë veti më acide se fosfat cementi B. Përdoren si shtresa vecuese në kavitete të thella C. **Përdoren si mbushje provizore** D. Përdoren si mbushje përfundimtare në dhëmbët permanentë Përgjigja e saktë( C) 119.Cila nga patologjite e mëposhtëme ka origjinë kongjenitale: A. Erozionet B. Abrazioni C. Hipoplazia e smaltit D. Abfraksionet Përgjigja e saktë( C) 120.Pinlay është : A. Mbushje indirekte që mbulon në terezi ose në pjesën më të madhe sipërfaqen okluzale të dhëmbit B. Mbushje indirekte që mbulojnë 3/4 e kurorës C. Mbushje indirekte retensioni i të cilave realizohet me anë të kunjave pulpare ,parapulpar D. Mbushje indirekte që vendoset në kavitetin e preparuar që rrethohet me mure të forta të dhëmbit Përgjigja e saktë( C) 121\. Gingiva e lirë gjendet : A. E lidhur pas dhëmbëve dhe kockës alveolare B. **Në qafën e dhëmbit.** C. Pranë lidhëses muko-gingivare D. Asnjë nuk është i vërtetë Përgjigja e saktë( B) A. 1 javë B. 14-21 ditë C. Ditës së parë D. 2 muajsh Përgjigja e saktë( B) A. Kariesin kronik B. Kariesin akut C. Kariesin inaktiv D. Njollën karioze 124\. Cili nga pohimet e mëposhtëme është i vërtetë: A. Kariesi rampant prek vetëm infantët B. Kariesi rampant prek vetëm adoleshentët C. Kariesi rampant prek vetëm moshat e vjetra D. Kariesi ramapant prek të gjitha moshat Përgjigja e saktë(D ) A. **Dhëmbët e përparmë mandibulare dhe gingivat përreth tyre** B. Paradhëmballët C. Molarët D. Kaninin maksilar Përgjigja e saktë (A) 126\. Gutaperka tretet në: A. Alkol B. Eugenol C. Solucion fioziologjik D. Kloroform Përgjigja e saktë (D) 127\. Cili nga materialet e mëposhtëme ka qëndrueshmëri mekanike më të lartë: A. Fleçeri B. Gutaperka C. Kaviduri D. Oksid-zink eugenoli Përgjigja e saktë (C) 128\. Cili nga pohimet e mëposhtëme nuk është i vërtetë: A. Hidroksidi i kalçiumit ka pH të lartë alkalin B. Hidroksidi i kalçiumit nxit fosfatazën alkaline C. Hidroksidi i kalçiumit nuk ka veti baktericide D. Hidroksidi i kalçiumit ka shkrishmëri të vogël Përgjigja e saktë (C) 129\. Cila nga metodat e sterilizimit është më efektive : A. Sterilizimi me avuj kimik B. Sterilizimi me kuarc C. Sterilizimi me avull nën presion D. Sterilizimi me ajër të nxehtë të thatë Përgjigja e saktë (C) 130\. Cili nga pohimet e mëposhtëme nuk është i vërtetë? Materialet që përdoren për mbushje të përkohshme duhet të : A. Adaptohen lehtë B. Të kenë fortesinë e duhur C. Të mbyllin në mënyrë hermetike kavitetin D. Të shkrihen në prani të pështymës Përgjigja e saktë (D) 131.Kariesi fisural prek më shumë : A. Dhëmbët e sapoeruptuar B. Dhëmbët e adulteve C. Dhëmbët e të moshuarve D. Të tre grupet njëlloj Përgjigja e saktë (A) 132\. Kariesi recidivant lokalizohet : A. Nën mbushje B. Në anët e mbushjes C. Në bifurkacion D. 1/3 cervikale Përgjigja e saktë (A) 133.Cili nga pohimet e mëposhtëm nuk është i saktë: A. Kaviduri mbyll në mënyrë hermetike kavitetin B. Kaviduri nuk vepron mbi indet e dhëmbit C. Kaviduri i reziston presionit përtypës D. Kaviduri nuk forcohet në prani të pështymës Përgjigja e saktë (D) 134.Në një karies profund cilin nga preparatet e mëposhtëm do të përdorni si shtresë izoluese: A. Cement karboksilatet B. Cement oksifosfatet C. Hidroksidin e kalçiumit D. Oksid zink eugenolin Përgjigja e saktë (C) 135.Muret e kavitetit të preparuar duhet të jenë : A. Pingul me drejtimin e prizmave B. Paralel me drejtimin e prizmave C. Të formojne kënd 30 gradë me drejtimin e prizmave D. Nuk ka rëndësi drejtimi Përgjigja e saktë (B) 136\. Në amputimin vital përdoret: A. Ca(OH)~2~ B. Kreozot ,jodoform,oksid zinku C. Trikrezol-formalinë D. Dykal,kalcimol Përgjigja e saktë (A) 137.Frezat e diamantit janë superior në krahasim me frezat e çelikut në preparimin e : A. Smaltit B. Dentinës C. Cementit D. Masës karioze Përgjigja e saktë (A) 138\. Gjerësia e istmusit në kavitetet për inleje është: A. ¼ e distancës interkuspidale B. 1/3 e distancës interkuspidale C. \>1/2 e distancës interkuspidale D. Asnjë e vërtetë Përgjigja e saktë (B) 139\. Humbja e struktures dhëmbore nga një proçes kimik jobakterial quhet: A. Abrazion B. Atricion C. Erozion D. Abfraksion Përgjigja e saktë (C) 140\. Teoría Brännström e shpjegon mekanizmin e dhimbjes gjatë preparimit të kavitetit me : A. Lëvizjen kapilare të likidit në kanalzat dentinare. B. Praninë e fijeve nervore në 1/3 e dentinës C. Çlirimin e acetilkolinës D. Asnjë nga pohimet e mësipërme Përgjigja e saktë (A) 141\. Elektrodiagnostiku përdoret për : A. Përcaktimin e Apeksit B. Matjen e vitalitetit C. Diagnostikimin e kariesit aproksimal D. Në të gjitha Përgjigja e saktë (A) 142\. Në teorinë e Lukomskit vlerësohet: A. Roli i mikroorganizmave në lindjen e kariesit B. Roli i imunoglobulinës A sekretore C. Roli trofik i odontoblasteve D. Çrregullimet e balancit të proteinave dhe vitaminave Përgjigja e saktë (C) 143\. Cili nga përbërsit e pështymës është përgjegjës për zbërthimin e karbohidrateve: A. Mucina B. Ptialina C. Urea D. Lizozima Përgjigja e saktë (B) 144\. Cili nga përbërsit e mëposhtëm është përgjegjës për qëndrueshmërinë mekanike të kompoziteve: A. Lënda organike B. Lënda inorganike C. Silanet D. Adezivi Përgjigja e saktë (B) 145.Në kariesin aproksimal kaviteti Box preparohet : A. Për mbushjet me amalgam B. Për mbushjet me kompozit C. Për inlej D. Në të gjitha rastet e mësipërme Përgjigja e saktë (B) 146.Cili nga preparatet e mëposhtëme që përdoren si shtresa izoluese çliron fluor: A. Hidroksidi i kalçiumit B. Cement karboksilatet C. EBA cementet D. Glass ionomer cementet Përgjigja e saktë (D) 147\. Parimi biologjik në preparimin e kavitetve konsiston në : A. Eleminimin e kariesit sekondar B. Kursimin e indeve të shëndosha C. Sigurimin e qëndrueshmërisë së mbushjeve ndaj forcave të presionit përtypës. D. Të gjitha opsionet e mësipërme Përgjigja e saktë (B) 148. Në cilin nga kavitetet e mëposhtëme zbatohet më shumë parimi biologjik: A. Kavitetin e preparuar për amalgam B. Kavitetin e preparuar për inlej C. Kavitetin e preparuar për kompozit D. Në të gjitha kavitetet e mësipërme Përgjigja e saktë (C) 149.Klasifikimi i kompoziteve bazohet në : A. Sistemet e rezinave B. Madhësinë e grimcave mbushëse C. Sistemet adezive D. Asnjë prej opsioneve të mësipërme Përgjigja e saktë (B) 150\. Në egzaminimin subjektiv nuk bën pjesë: A. Historiku i sëmundjes B. Anamneza familjare C. Egzaminimi klinik me sond dhe pasqyrë D. Anamneza vitae Përgjigja e saktë (C) 151.Cili nga egzaminimet e mëposhtëme nuk është egzaminim ndihmës: A. Analizat e djakut B. Provat termike C. Elektrodiagnostiku D. Perkursioni Përgjigja e saktë (D) 152\. Ngjyrosja e dhëmbëve nga mosha vjen nga : A. Fluoroza B. Depozitimi i dentinës sekondare C. Trauma D. Tetraciklina Përgjigja e saktë (B) 153\. Dekolorimi nga përdorimi i pijeve me ngjyrë shkakton: A. Njolla ekstriseke B. Njolla intrinsike C. A+B D. Asnjë nuk është i vërtetë Përgjigja e saktë (A) 154\. Cili është indi më i mineralizuar i dhëmbit: A. Cementi B. Dentina C. Smalti D. Dentina sekondare Përgjigja e saktë (C) 155\. Me anë të radiografisë dentare nuk mund të përcaktojmë: A. Topografinë e kanaleve B. Lokalizimin e proçesit karioz C. Stadin e inflamacionit në pulpë D. Numrin e rrënjëve Përgjigja e saktë (C) 156.Cili nga preparatet e mëposhtëme nxit formimin e urës dentinare: A. Cement karboksilati B. Eugenati C. Oksifosfat cementi D. Hidroksidi i kalçiumit përgjigja e saktë (D) 157.Cili është agjenti aktiv i pastave që përdoren për zbardhjen e dhëmbëve : A. Perhidroli B. Karbamid peroksidi C. Ujë i oksigjenuar D. Superoksoli Përgjigja e saktë (B) 158.Cili nga acidet e mëposhtëme bën pjesë në likidin e glass-ionomer cementeve: A. Acidi fluorhidrik B. Acidi polialkenoik C. Acidi ortofosforik D. Acidi citrik Përgjigja e saktë (B) 159\. Cili nga materialet e mëposhtëme përdoret njëkohësisht si për mbushje të përkohshme ,mbushje perfundimtare, si shtresa izolues: A. Kompomeret B. Glass-ionomer cementet C. Karboksilat cementet D. Kompozitet Përgjigja e saktë (B) 160\. Cili nga materialet restorativ është biokompatibël me indet e dhëmbit: A. Kompozitet B. Amalgami C. Glass-ionomer cementet D. Asnjë prej tyre Përgjigja e saktë (C) 161.Cili nga materialet e mëposhtëm ka qëndrueshmëri mekanike më të vogël: A. Kompomeret B. Kompozitet C. Amalgami D. Glass ionomer cementet Përgjigja e saktë (D) 162\. Cili nga materialet e mëposhtëm shkakton ngjyrosje të indeve të dhëmbit: A. Amalgami B. Kompozitet C. Kompomeret D. Glass-ionomer cementet Përgjigja e saktë (A) 163.Cili nga materialet e mëposhtëm është më radioopak: A. Kompoziti B. Amalgami C. Glass ionomer cementi D. Kompomerët Përgjigja e saktë (B) 164\. Pika e kontaktit: A. Mbron papilën interdentare nga mbeturinat ushqimore B. Shpërndan presionin përtypës në rrafshin horizontal C. Eleminohet në proçeset karioze aproksimale D. Të gjitha të vërteta Përgjigja e saktë (D) 165.Në kavitetet për amlgam këndi që formohet midis mbushjes dhe strukturës së dhëmbit (Cavo-surface margo) është: A. 45ᵒ B. 30ᵒ C. 90ᵒ D. 6ᵒ Përgjigja e saktë (C) 166\. Amortzimi hidraulik i presionit përtypës në periodont kryhet nga: A. Fibroblastet B. Enët e gjakut C. Mbeturinat epiteliale te Malases D. Mbaresat nervore Përgjigja e saktë (B) 167\. Cili është shkaku i inflamimit të papilës interdentare: A. Mbushjet e varura B. Kariesi aproksimal C. Kariesi sekondar në mbushjet aproksimale D. Të gjitha të vërteta Përgjigja e saktë (D) 168\. Foetor ex oris shkaktohet nga: A. Sëmundjet e heparit B. Sëmundjet gastrike C. Sëmundjet e tëmthit D. Të gjitha të vërteta përgjigja e saktë (D) 169\. Pulpa radikulare ka : A. Më shumë enë gjaku se pulpa koronare B. Më shume elemente qelizor se pulpa koronare C. Më shumë elemente fibrilar se pulpa koronare D. Të gjitha të vërteta Përgjigja e saktë (C) 170\. Masën për inlej porcelani e marrim me : A. Alginat B. Silikone C. Dyll D. Allci Përgjigja e saktë (B) 171.Cili është shkaku i rënies së mbushjeve me kompozit: A. Kariesi sekondar B. Prania e lagështisë në kavitet C. Mosrespektimi i kohës së acidifikimit D. Të gjitha shkaqet e mësipërme Përgjigja e saktë (D) 172\. Zëvendësimi i mbushjeve me kompozit në dhëmbët e trajtuar me agjentë zbardhues bëhet: A. Menjëherë pas proçedurës së zbardhimit B. 1 javë pas zbardhimit C. Pas 2 javësh nga zbardhimi D. Pas 1 dite Përgjigja e saktë (C) 173\. Cila nga vitaminat e mëposhtëme luan rol në mineralizimin e dhëmbëve: A. Vitamina A B. Vitamina C C. Vitamina D D. Të gjitha përgjigja e saktë (C) 174\. Cila nga vitaminat e mëposhtëme luan rol në formimin e indit lidhor: A. Vitamina A B. Vitamina C C. Vitamina D D. Të gjitha Përgjigja e saktë (B) 175\. Cementet karboksilate: A. Kanë veti më acide se fosfat cementi B. Përdoren si shtresa veçuese në kavitete të thella C. **Përdoren si mbushje provizore** D. Përdoren si mbushje përfundimtare në dhëmbët permanentë **176**. Linjat Retzius gjenden në: A. **Smalt** B. Kufirin smalt-dentinë C. Kufirin smalt --cement D. Dentinë **177.** Dentina terciare është dentina që krijohet: A. Gjatë odontogjenezës B. Gjatë gjithë jetës C. **Si përgjigje ndaj kariesit, abrazionit, atricionit, erozionit, traumave etj** D. Asnjë përgjigje e saktë **178**. Në lëndën organike të smaltit ka: A. Kolagjen të tipit të parë, glukozaminoglikane, fosfoproteina B. Enamelin, fosfolipide, fosfoproteina, mukopolisaharide C. Kristale tëhidroksiapatitit D. **Enamelin, ameloblastine, tufteline** **179.** Zona granulare e Tomsit gjendet në: A. Kufirin smalt-dentinë B. Cementin qelizor C. Cementin joqelizor D. **Kufirin dentinë-cement** 180\. Në zbardhimin në klinikë cili nga përqendrimet e karbamid peroksidit përdoret: A. 10% B. 15% C. 35% D. Asnjë nga këto % **181**. Cili nga elementet e mëposhtëm ndikon në tkurjen fillestare të amalgamit: A. Ag B. **Sn** C. Zn D. Hg **182.** Faza γ2 është lidhja: A. Ag2Hg3 B. Ag-Sn C. Ag-Cu D. **Sn7Hg8** 183\. Kaviteti i preparuar për mbushje me kompozit nuk kërkon: A. Bizotim të smaltit B. Kavitet retentiv C. Acidifikim D. Heqje të mureve të varura 184\. Cili është pH kritik për inicimin e procesit karioz A. 6,5 B. 3.5 C. 5.5 D. 7.5 185\. Në procesin karioz : A. Dhimbja largohet me largimin e shkakut B. Dhimbja vazhdon me largimin e shkakut C. Dhimbja është pa shkak D. Asnjë përgjigje e saktë 186\. Në një kavitet të preparuar për inlej muret anësore duhet të jenë: A. Pingul B. Të divergojnë C. Të konvergojnë D. Asnjë përgjigje e saktë 187\. Në kavitetet për inlej këndi që formohet midis mbushjes dhe strukturës së dhembit (Cavo-surface margo) është: A. 45ᵒ B. 30ᵒ C. 90ᵒ D. 6ᵒ A. **Mbulimi i pulpës në kavitete të thella** B. Shtresë veçuese në karies sipërfaqësor C. Mbushje provizore e kavitetit në seancat ndërmjetëse D. Si material për devitalizimin e pulpës 189\. Medikamentet që vendosen në kavitet në prani të lageshtisë: A. **Humbin efektin e tyre terapeutik** B. Ndryshojnë ngjyrë C. Ndryshojnë volumin D. Hiqen me lehtësi 190\. Inlejet përgatiten prej: A. Ari B. Porcelani C. Kompoziti D. Të treja së bashku 191\. Bizotimi i margove të kavitetit: A. Largon smaltin e pasur me fluoride B. Rrit sipërfaqen e bondimit C. Të dyja së bashku D. Zvogëlon në minimum sipërfaqen e bondimit **192-250 (të vështira)** 192.Prezenca e Zinkut në amalgamin e argjendit : A. Redukton proçeset oksiduese B. Shkakton bymim të vonshëm të mbushjes C. A+B D. Asnjë e vërtetë Përgjigja e saktë( C) 193\. Bymimi i vonshëm i amalgamit fillon: A. Pas 24 orësh B. Pas 2 vjetësh C. Pas 3-5 ditësh D. Pas 3-5 muajsh Përgjigja e saktë( C) 194.Llaqet indikohen në mbushjet me amalgam sepse: A. Përmirsojnë adaptimin marginal B. Jane izolues të mirë termik C. Parandalojnë fenomenet galvanike D. Të gjitha opsionet e mësipërme Përgjigja e saktë( A) 195.Cili nga pohimet e mëposhtëme nuk është i vërtetë: A. Pelikula përcakton mikroflorën fillestare bakteriale B. Pelikula luan rol të rëndësishem në transportin selektiv të joneve C. Pelikula është e pasur me qeliza bakteriale D. Pelikula është një shtrese proteinike aqelizore Përgjigja e saktë( D) 196\. Në cilat nga lezionet e mëposhtëme është i mundur proçesi i rimeneralizimit: A. Erozione B. Atricione C. Abrazione D. Macula alba Përgjigja e saktë( D) 197\. Në sistemet vetacidifikues të fortë : A. pH=\2 C. pH\>1 D. pH=1.5 Përgjigja e saktë( A) 198\. Kariesi insipient aproksimal zakonisht lokalizohet në : A. Pikën e kontaktit B. Vestibularisht pikës së kontaktit C. Lingualisht pikës së kontaktit D. Nën pikën e kontaktit në drejtim të gingivës Përgjigja e saktë( D) 199.Formula numerike e instrumentave e vendosur në bishtin e tyre është sipas kësaj renditje: A. Gjerësi,gjatësi, kënd B. Gjatësi,gjerësi,kënd C. Kënd,gjatësi ,gjerësi D. Kënd,gjerësi,gjatësi Përgjigja e saktë( A) 200.Bizotimi i margove të kavitetit: A. Largon shtresën sipërfaqsore të smaltit të pasur me fluoride B. Rrit sipërfaqen e bondimit C. A+B D. Rrit sipërfaqen e bondimit Përgjigja e saktë( C) 201.Madhësia e grimcave të qelqi te glass ionomer cementeve është **:** A. 100µ B. **15-1µ** C. 0,1mm D. 0.01mm Përgjigja e saktë( B) 202.Cili nga pohimet e mëposhtëme është i vërtetë: A. Në karriesin e arrestuar lezioni është në ngjyrë bezhë të hapur dhe i butë në sondim B. Në kariesin e arrestuar nuk është e pranishme skleroza tubulare C. Në karriesin e arrestuar lezioni është në ngjyrë kafe të errët dhe i fortë në sodim D. Në kariesin e arrestuar proçesi progreson shpejt Përgjigja e saktë( C) 203\. Në një kavietet të klasës së parë cilët nga kompozitet e mëposhtëm do të preferoni: A. Kompozit mikrombushës B. Kompozit hibrid C. Kompozit nanombushës D. Kompozit fluid Përgjigja e saktë (B) 204\. Si ndikon smear layer-i në adezionin e rezinave kompozite: A. Pozitivisht B. Negativisht C. Varet nga kaviteti D. Nuk ndikon fare Përgjigja e saktë (B) 205\. Zbardhimi i dhëmbëve vital nuk mund të kryhet në : A. Dhëmbë me dhomë pulpare të madhe B. Dhëmbë me sensitivitet të lartë C. Dhëmbë me retraksion gingivar D. Në të gjitha rastet e mësipërme Përgjigja e saktë (D) 206.Cili nga pohimet e mëposhtëme nuk është i vërtetë: A. Inlejet zëvendësojnë defekte të mëdha duke i rikthyer dhëmbit formën dhe funksionin. B. Inlejet riformojnë pikën e kontaktit C. Inlejet realizohet shumë mirë sipërfaqja proksimale dhe okluzale D. Inlejet ndryshojnë vëllimin Përgjigja e saktë (D) 207.Në rastet e frakturave të inlejeve cili prej tyre mund të riparohet: A. Inlejet e porcelanit B. Inlejet e kompozitit C. Inlejet e metalit D. Asnjë Përgjigja e saktë (B) 208.Cili nga inlejet e mëposhtëm shkaktojn më shumë konsumim sipërfaqsor të dhëmbëve antagonist: A. Inlejet e porcelanit B. Inlejet e kompozitit C. Inlejet e arit D. Të gjithë shkaktojnë të njëjtin konsumim Përgjigja e saktë (A) 209\. Në restaurimet e mbylljeve të diastemave duhet: A. Duhet të theksohen elementët vertikale të dhëmbit B. Duhet të theksohen elementët horizontale C. Duhet të theksohet perikimata gingivare D. Duhet të zbuten elementet vertikale Përgjigja e saktë (A) 210\. Metodat fizike të diagnostikimit japin të dhëna të rëndësishme në: A. Proçeset karioze B. Pulpitet akute C. Anomalitë e strukturës D. Trauma Përgjigja e saktë (D) 211\. Raporti ideal gjerësi --gjatësi i incizivëve central për të patur një buzëqeshje të bukur është: A. 0.75-0.80 B. 0,40-0,50 C. 0,20-0,30 D. 1:1 Përgjigja e saktë (A) 212.Cili nga pohimet është i vërtetë: A. Me rritjen e madhësisë së grimcave mbushëse të kompozitet rritet ashpërsimi i sipërfaqes B. Me zvogëlimin e madhësisë së grimcave mbushëse të kompozitet rritet ashpërsimi i sipërfaqes C. Me rritjen e madhësisë së grimcave mbushëse te kompozitet zvogëlohet ashpërsimi i sipërfaqes D. Madhësia e grimcave mbushëse nuk ndikon në ashpërsinë e sipërfaqes Përgjigja e saktë (A) 213\. Sistemet inhibuese te kompozitet: A. Bëjnë të mundur lidhjen midis rezinës dhe mbushësit B. Luajne rol në cilësite optike C. Parandalojnë proçesin e polimerizimit spontan D. Sigurojnë cilësitë estetike Përgjigja e saktë (C) 214\. Fasetat nuk indikohen në : A. Frakturat e dhëmbëve në adoleshencë B. Dhëmbë devital të dekoloruar C. Errozione labiale të mëdha D. Bruksizëm Përgjigja e saktë (D) 215\. Trashësia e smear layer në muret e kavitetit të preparuar : A. Nuk varet nga ashpërsia e frezave B. Rritet me rritjen e ashpërsise së frezave të diamantit C. Zvogëlohet me rritjen e ashpërsisë së frezave të diamantit D. Asnjë e vërtetë Përgjigja e saktë (B) 216\. Lezionet jokarioze karakterizohen nga: A. Dhimbje natën B. Dhimbje pa shkak C. Hipersensitivitet dentinar D. Dhimbje në perkursion Përgjigja e saktë (C) 217.Cili nga solucionet e mëposhtëme shkakton emboli gazore në pulpë: A. Alkoli B. Solucioni fiziologjik C. Uji i oksigjenuar D. Uji i distiluar Përgjigja e saktë (C) 218\. Cili është shkaku i dekolorimit të një dhëmbi të vetëm: A. Fluoroza B. Përdorimi i tetraciklinës C. Trauma D. Porfiria Përgjigja e saktë (C) 219\. Tkurrja e polimerizimit te kompozitit : A. Rritet në kavitetet ekstensive B. Zvogëlohet në kavitetet ekstensive C. Rritet në kavitetet minimal D. Nuk lidhet me përmasat e kavitetit Përgjigja e saktë (A) 220\. Cili nga materialet e mëposhtëme realizon adezion jon shkëmbyes me indet e dhëmbit: A. Amalgami B. Kompozitet C. Glass ionomer cementet D. Asnjë prej tyre Përgjigja e saktë (C) 221.Cili është komplikacioni më i shpeshtë në zbardhjen e dhëmbëve: A. Gangrena pulpare B. Polipi pulpar C. Gingiviti hipertrofik D. Hipersensitivitet dentinar Përgjigja e saktë (D) 222\. Agjenti zbardhues në gingivat e paizoluara shkakton: A. Djegie të gingivave B. Hipertrofi gingivare C. Hiperplazi të gingivave D. Gingivit ulcero-nekrotik Përgjigja e saktë (A) 223\. Përdorimi jo korrekt i furçës së dhëmbëve mund të shkaktoj: A. Hipoplazi te smaltit B. Defekte kuneiforme C. Erozion D. Amelogenezis imperfekta Përgjigja e saktë (B) 224\. Në dekolorimin e gradës së tretë nga fluoroza cilin nga trajtimet e mëposhtëme do të zgjidhni: A. Zbardhimin në shtëpi B. Zbardhimin në klinik C. Trajtim restorativ fasetë D. Asnjë nga trajtimet e mësipërme Përgjigja e saktë (C) 225.Në një fëmijë 12 vjeç për trajtimin e një dhëmbi të dekoloruar si pasojë e traumës do të zgjidhni: A. Teknikën termokatalitike B. Walking Bleach teknik C. Fasetë D. Koronë porcelani Përgjigja e saktë (C) 226.Qëndrueshmëria mekanike e glass-ionomer cementeve: A. Zvogëlohet me rritjen e raportit pluhur-likid B. Rritet me rritjen e raportit pluhur- likid C. Nuk ndikohet nga raporti pluher- likid D. Varet nga adezioni me indet e dhëmbit Përgjigja e saktë (B) 227\. Sa është vlera e monomerit rezinoz HEMA në likidin e glass ionmer cementeve: A. 5-7% B. 30-40% C. 18-20% D. 60-70% 228\. Koefiçenti i bymimit termik te materialet restorative vlerëson: A. Qëndrueshmërinë mekanike B. Qëndrueshmërinë dimensionale C. Përcjelljen e temperaturës D. Konsumimin sipërfaqsor Përgjigja e saktë (B) 229\. Cili nga materialet e mëposhtëm restorativ ka konsumimin më të madh sipërfaqsor: A. Amalgami B. Kompozitet C. Kompomeret D. Glass-ionomer cementet Përgjigja e saktë (D) 230\. Faza gama 2 në formulën e amalgamit duhet të eleminohet sepse: A. Rrit konsumimin siperfaqsor B. Rrit korrozionin C. Rrit thyeshmerinë e materialit D. Është e paqëndrueshme në vëllim Përgjigja e saktë (D) 231.Cili nga faktorët e mëposhtëm ndikon në adezionin e kompoziteve: A. Përbërja e smaltit dhe dentinës B. Smear Layer C. Vetia lagëse e adezivit D. Të gjitha Përgjigja e saktë (D) 232\. Cili nga faktorët e mëposhtëm ndikon në efektin e agjentit zbardhues: A. Koha e ekspozimit B. pH C. Përqëndrimi i principit aktiv D. Të gjithë faktorët e mësipërm Përgjigja e saktë (D) 233\. Shtimi i rezinës në formulën e glass inomerëve konvencional u siguron atyre: A. *Ulje të sensitivitetit ndaj ujit* B. *Cilësi të e larta fizike* C. *Cilësi të mira estetike* D. Të gjitha të vërteta Përgjigja e saktë (D) 234.Skleroza tubulare e dentinës është më e shprehur në : A. Kariesin akutisima B. Kariesin akut C. Kariesin e arrestuar(inaktiv) D. Kariesin kronik Përgjigja e saktë (C) 235.Mbushja e kaviteteve të mëdha karioze realizohet me: A. Inlej ari B. Pinlej kompoziti me shtifte parapulpar C. Inlej porcelani D. Të gjitha të vërteta Përgjigja e saktë (D) 236\. Njolla e bardhë është e dukshme në smaltin e njomur nga pështyma kur: A. Demineralizimi ka prekur shtresën sipërfaqsore tësmaltit B. Demineralizimi ka avancuar në gjysmën e trashësisë së smaltit C. Demineralizimi ka ndodhur në të gjithë trashësinë D. Asnjë përgjigje e saktë Përgjigja e saktë është (C) 237\. Pelikula ndihmon në: A. Remineralizimin e smaltit B. Përbërjen e mikroflorës fillestare të pllakës C. Demineralizimin e smaltit D. Asnjë përgjigje e saktë 238\. Smalti është: A. Transparent B. Opak C. Translucent D. Asnjë përgjigje e saktë 239\. Në moshat e reja smalti ka: A. Translucencë të lartë B. Densitet të lartë C. Translucence të ulët D. Asnjë përgjigje e saktë 240\. Cila nga sheqernat e mëposhtme është më shumë kariogjenike: A. Glukoza B. Fruktoza C. Laktoza D. Sukroza Përgjigja e saktë është (D) 241\. Aplikimi i Primerit të sistemeve adezive: A. E bën dentinën me hidrofile B. E bën dentinën me hidrofobe C. Eleminon smear layerin D. Nuk ndikon në sipërfaqen e dentinës 242\. Matrica organike e rezinave kompozite përmban: A. Bisfenol glycidyl metakrilat B. Glycidil metakrilat C. Dimetil metakrilat D. Metil metakrilat 243\. Shtimi i grimcave mbushëse te kompozitet: A. Zvogëlon tkurrjen e polimerizimit B. Rrit tkurrjen e polimerizimit C. Rrit qëndrueshmërine mekanike të kompozitit D. Ul rezistencën ndaj abrazionit 244\. Shkaku kryesor i frakturës së istmusit në mbushjet me amalgam të klasës së dytë është: A. Prania e lageshtirës B. Thellësia jo e duhur e istmusit C. Gjerësia jo e duhur e istmusit D. Asnjë përgjigje e saktë 245\. Transiluminimi me fibra optike shërben për të detektuar: A. Kariesin sekondar B. Kariesin okluzal C. Kariesin cervical D. Kariesin aproksimal 246\. Te kompozitet hibride prania e mbushësit inorganik është: A. 35-50% B. 70-80% C. 60-70% D. 85-90% Përgjigja e saktë është (B) 247\. Hipoplazia e smaltit karakterizohet nga: A. Mungesë totale të smaltit B. Sasi të pamjaftueshme të smaltit C. Sasi normale të smaltit por defekte në kalcifikimin e tij D. Asnjë përgjigje e saktë 248\. Smalti është përgjegjës për ndriçimin e: A. Grupin e valëve me gjatësi të gjatë B. Grupin e valëve me gjatësi të shkurtër C. Gjithë spektrit të dritës D. Asnjë përgjigje e saktë 249\. Dentina është përgjegjëse për: A. Kromen B. Valoren C. Opaleshencën D. Asnjë përgjigje e saktë 250\. Përqëndrimi i HCO3¯ : A. Rritet me uljen e sektretimit të pështymës B. Nuk ndikohet nga sekretimi i pështymës C. Ulet me uljen e sekretimit të pështymës D. Asnjë përgjigje e saktë

Use Quizgecko on...
Browser
Browser