Reforma urbane në Amerikë: nga Park Movement tek City Beautiful Movement PDF
Document Details
Uploaded by SuccessfulAmethyst4460
Tags
Summary
Ky dokument analizon lëvizjen e Parkut dhe City Beautiful në Amerikë, duke theksuar rëndësinë e planifikimit urban dhe të hapësirave të gjelbërta në krijimin e qyteteve. Ai shqyrton veprën e arkitektëve të njohur si Frederick Law Olmsted dhe roli i qyteteve në zhvendosjet sociale dhe ekonomike, si dhe duke komentuar mbi rritjen e qyteteve industriale dhe përpjekjet për t'i përmirësuar.
Full Transcript
**Reforma urbane në Amerikë: nga Park Movement tek City Beautiful Movement.** **Park Movement** Central Park, New York, Frederick Law Olmsted **City Beautiful Movement:** Plani Mcmillan për Washington d.c. 1902 Cleveland Mall Ohio, Daniel Burnham Plani i Chicagos, Daniel Burnham **Park Moveme...
**Reforma urbane në Amerikë: nga Park Movement tek City Beautiful Movement.** **Park Movement** Central Park, New York, Frederick Law Olmsted **City Beautiful Movement:** Plani Mcmillan për Washington d.c. 1902 Cleveland Mall Ohio, Daniel Burnham Plani i Chicagos, Daniel Burnham **Park Movement (Lëvizja e parqeve)** Në Amerikë në themel të kritikës mbi rritjen e jashtëzakonshme të qyteteve industriale lindi mendimi *anti-urban* dhe bashkë me të vullneti për të ndërhyrë në qytet për ta përmirësuar atë. *Henry David Thoreau*, studiuesi nga Cocordi, e braktis qytetin për të jetuar në natyrën e paprekur ende nga njeriu dhe për të shpëtuar integritetin e tij personal nga hipokrizia e shoqërisë tregëtare. Nga eksperienca e tij do të lindte "*Life on woods",* vepra që përshkruan njëvjecarin e kaluar pranë natyrës. Kjo do të ketë një rol të jashtëzakonshëm në ideologjinë progresiste të qytetit amerikan. Qyteti është qendra e jetës urbane dhe intelektuale por pikërisht në qytetin tregëtar dhe industrial , prona private, që përbën themelin e çdo përsoni që jeton në zonë agrare, kthehet në mjet pabarazije dhe kontrasti social. Mohimi i qytetit bën që të krijohet një lloj utopie në Amerikën buqësore, por edhe një detyrë konkrete për reformimin urban që shprehet me forma të veçanta ndërhyrjeje, ku një nga më rëndësishmet ka qenë lëvizja e krijimit të kopshteve urbane. Shprehja e parë praktike e këtyre tendendencave shihet në *varrezat suburbane,* tashmë që në traditën anglosaksone, paraqiten si parqe të mëdha suburbane, dhe shpesh janë të hapur për shkak të përdorimit të shpeshtë nga ana e popullsisë. Plani i Mount Auburn në Cambridge pranë Bostonit, duhet marrë si shembull me kalimet gjarpëruese, liqenet, grupet e pemeve, sipas teknikave të pejsazhit romanik. (kjo u ndoq nga qendra të tjera). Në këtë periudhë *varrezat park* filluan të projektoheshin ndryshe, me një vëmendje të veçantë e cila ishte e pamundur për momentin të transferohej në praktikën e qytetit industrial. Lëvizja për parqet urbane, Park Movement, morri vrull rreth mesit të shekullit, duke u ndikuar përsëdrejti nga shembujt anglez përmes projektuesve Andrew *Jackson Dowing dhe Frederick Law Olmseld.* Dowing u dallua si projektues landscape-i. Olmseld po ashtu, por thellohet dhe parashtron bindjet e tij mbi rëndësinë sociale të planifikimit urban. Në vitin 1851 Dowing përfshihet në projektin e *National Mall në Washington*, që e zgjidh sipas mënyrave piktoreske. Por mbi të gjitha Olmsted merret me programin e një parku të madh në New York. Në vitin 1851 përmes një Park Act bëhet e mundur blerja e një terreni të gjerë në Manhattan, për të realizuar Central Park. **Central Park New York\_ Frederick Law Olmsted** *"Do të vijë dita kur New Yorku do të jetë totalisht e ndërtuar, kur të gjithë boshllëqet dhe pjesët e mbushura do të jenë zënë plotësisht, kur varieteti piktoresk i shkëmbinjve të ishullit do të transformohet në themele për rrugë të gjata monotone dhe masa ndërtesash të larta dhe kuadratike. Nuk do të mbesi më asnjë kujtim i sipërfaqes së sotme, kaq e larmishme dhe piktoreske, veçse në hektarët e paktë të parkut".Olmsted* ![](media/image2.png) Central Park, Nju Jork Frederick Law Olmsted njihet si themeluesi i *landscape architecture* amerikane dhe projektuesi kryesor i parqeve kombëtare në Amerikë. Puna e tij e parë qe projekti i Central Park në New York City (1858-1876) në bashkëpunim me Calvert Vaux. Ai qe I pari që përdori principet e ***City Beautiful*** në Amerikë për të përbashkuar qytetin me natyrën dhe parkun. Sistemi I hapësirave të gjelbëruara të propozuara prej tij vendoset në brendësi të qytetit me një rol kryesor në lidhjen e përmasës metropolitane me territorit përreth. Falë Park Movement, Olmsted transformon gradualisht debatin mbi rekuperimin e vlerave dhe aspekteve romantike të fshatit përmes një ideje moderne. Në vitin 1853 përcaktohet zona nga Olmsted. Në 1858 fiton konkursin për projektimin e parkut. Parku do te hapej zyrtarisht në 1862 me një sukses të jashtëzakonshëm. Central Park është konceptuar në traditën piktoreske angleze. Ai është konceptuar si një skenë që ndryshon vazhdimisht, si vend ekujlibri metropolitan. Një sërë shërbimesh sociale, për sportin, argëtimin, edukimin realizojnë një integrim perfekt me qytetin, pa e prishur vazhdimësinë me pejsazhin. Në shembullin e New Yorkut lëvizjet për parqet e qytetit përhapen në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe shumica e qyteteve të mëdha amerikane fillojnë të pajisen me parqe të mëdha. *Në të gjithë rastet parku nuk përfaqëson një ikje romantike, por ai hyn në qytet si në element organik dhe organizimi, që duhet ti frenojë dhe drejtojë iniciativat spekulluese të privatëve.* Ndryshe nga sa ndodh në Angli ku parku shfaqet si një komponent i qytetit në zgjerimin e tij, në Amerikë ai përbën në instrument të mirëfilltë planifikimi. Kështu në Amerikë parqet, dhe parkways (rrugët park), kthehen në elemente drejtues të zhvillimit. Pikësëpari, pranohet tendenca e krijimit të sistemeve të vazhduar, ku sistemet e mëdha të gjelbërta lidhen në mënyrë lineare. Sistemet e parqeve kthehet në një rrjetë rakordimi brenda rregullsisë së rrjetit. Lëvizja e parqeve urbane përtej rezultateve të arritura është e rëndesishme nga pikëpamja ideologjike dhe e teknikave të projektimit të parqeve suburbane. Në planin kombëtar kjo coi në formimin e parqeve Kombëtare të mbrojtura (Conservation Movement). Në këtë sens u miratua si Park Kombëtar Montana dhe Wyoming. Më pas u miratua Forest Reserve Act që I jep të drejtën presidentit të deklarojë si rezerva shtetërore zona të caktuara të territorit. Një politikë e tillë përcakton zonat e mbrojtura. Kjo zgjerohet më pas për të gjithë zonat historiko-arkeologjike nëpërmjet Antiqueties Act. Rreth 1890 ndyshuan kërkesat për menaxhimin e qyteti. Ndryshon filozofia e Biznesit. Kapitali gjithmonë e më shumë interesohet për imazhin e tij publik. Ky pozicion i ri bëhet i dukshëm në *Ekspozitën Universale Kolombiane* në Chicago të vitit 1893. Nga sistemimi i jashtëzakonshëm i një fragmenti qyteti sipas shijes klasike lindi idelogjia e ***City Beautiful*** që për dy dhjetëvjecar nëpërmjet planeve dhe projekteve realizon administrimin më të përparuar të qytetit. Tema e *Civic art* dhe ideologjia e rilindjes Amerikane, i duken forcave ekonomike dominuese si dëshmi se nuk mund të jenë të pasuritë ata që e organizojnë qytetin. *Kështu **City Beautiful** konsiderohet nga opinioni i përgjithshëm si një zgjerim i Park Movement dhe Park Ways përmes një integrimi me nyjet më domethënëse në qytet të vendosura nën rregulla perspektive dhe arkitekture monumentale të unifikuara*. Në harkun kohor deri në 1910 shembujt më domethënës të kësaj lëvizjeje janë plani i Washingtonit, plani i S. Franciscos, Plani i Chicagos (Burnham, që ishte edhe profeti I kësaj levizjeje). **City Beautiful Movement** City Beautifil Movement lindi zyrtarisht në Chicago prej Panairit Kolombian të 1893 si rekuperim i projektimit arkitektonik në shkallë urbane. Lëvizja City Beautiful u shfaq në 1890 për të krijuar bukuri dhe rregull në qytetet e mbingarkuara dhe depresive të Amerikës. Ndërsa qëllimi ishte të arrihej një revolucion në planifikimin e qytetit, ligjshmeria e tij është shumë e dukshme në monumente dhe qendra qytetare brenda bërthamës urbane. Gjithashtu shumë kampuse universitare janë produkt i kësaj periudhe. Reformatorët e qytetit insistuan shumë në planifikimin e transportit. Ata theksuan lidhjet hekurudhore mes qendrës së qytetit dhe fshatrave satelit, me breza natyrorë të ndërmjetëm. Parqet dhe hapësirat publike të hapura përbëjnë në dëshmi të kësaj lëvizjeje, duke premtuar të sjellin ajër të pastër në qendër të qytetit. Por më së shumti City Beautiful lidhet me përmirësimet në qytet. Charles Mulford Robinson shkroi një artikull teorik *Improvement of Towns and Cities*. **Historia** Kjo lëvizje erdhi duke u rritur për shkak të Panairit ndërkombëtar Kolumbian të Chicagos në 1893. Terreni i gjerë i panairit përbënte një model për qytetin e idealizuar dhe përbëhej nga dhjetra objekte të Beoux-Arts pranë kanaleve dhe pasqyrave ujore rrezatuese. Kjo ofroi një kontrast dramatik me jetën reale, të stërmbushur me emigrantë punëtorë, por me dëshirën për të krijuar një rregull social dhe harmoni përmes planit. Ajo gjithashtu vendosi konceptin e ***bërthamës monumentale apo qendrës qytetare***, një sistem ndërtesash që kanë për qëllim të frymëzojnë bukurinë dhe harmoninë e qytetit. Planifikuesi Daniel Burnham dhe arkitekti i pejsazhit Frederick Law Olmsted, projektues të panairit të Chicagos, u bënë lider të City Beautiful Movement. Kjo lëvizje gjeti shprehjen më të mirë në Planin e Burhamit dhe Bennetit për Chicagon. Qyteti eficent, qyteti funksional, qyteti praktik do të jenë disa nga konceptet kyçe të lidhura me këtë lëvizje. Një nga figurat më kyce që shtroi problemin e metodës shkencore në planifikim qe George Ford ( me formim Artet e Bukura në Paris dhe një diplome inxhinierie mekanike). Ford është i bindur se planifikimi duhet të transformohet nga një praktikë empirike në një shkencë të saktë dhe nga një ushtrim i plotë dhe i thelluar duhet të arrij në një logjikë të vetme bindëse për zgjidhjen e problemeve të shtruara. **Plani për Washingtonin ( nga Enfant tek Daniel Burham)** D:\\Dorina PAPA\\HISTORIA E PLANIFIKIMIT\\sem 2 dori\\5\_city beautiful movement chicago\\McMillan Plan.jpg Përpjekja e parë eksplicite për të shfrytëzuar stilin klasik arkitektonik Beaux-Arts, i cili doli nga *Ekspozita Kolumbiane Botërore* e vitit 1893, për synimin e qartë të zbukurimit dhe përmirësimit social ishte riprojektimi ***i Parkut të Senatit*** në Washington, për të përkujtuar njëqindvjetorin e qytetit. Më 1898 në Washington , ashtu si në qytete të tjera Amerikane u përmovua rinovimi i vendeve të përfaqësisë së qytetit. Plani **McMillan** 1901-1902, i quajtur për nder të senatorit James McMillan, *është përpjekja e parë e shteteve të bashkuara në planifikimin e qytetit.* Plani fillestar i Pierre L' Enfant nuk u realizua në pjesën me të madhe të tij, por ai tashmë kishte përcaktuar në përmasë monumentale qytetin. Antarët e Kongresit në një takim kërkuan gjallërimin e kryeqytetit përmes formave monumentale të Beaux- Arts. Duke përdorur përvojën e tyre në panairin botëror ata patën si qëllim ringjalljen e thelbit monumental të Washingtonit si *një shprehje e vazhdimësisë me baballarët* si dhe për të shfrytëzuar qendrën monumentale si mjet kontrolli social dhe përmirësimi qytetar. Si përfundim, qëllimi ishte realizimi i planit. Grupi i filloi hulumtimet e tij për planin e qytetit duke vizituar \"qytete të mëdha\" të Evropës: Vienë, Paris, dhe planifikimi i qyteteve gjermane ishin destinacionet e tyre në një përpjekje për të rimarrë frymën e L\'Enfant. Komisionerët mbetën veçanërisht të impresionuar me Parisin, duke e parë atë si një \" qytet të mirë-artikuluar, një vepër arti qytetare'. Rrugët e gjëra pariziane dhe kopshtet e Versajës patën një ndikim të madh mbi ta dhe veçanërisht stili Beaux-Arts, pati një ndikim të madh në planin përfundimtar. Plani në vetvete ishte një ripërpunim i Planit l'Enfant për të krijuar një bërthamë monumentale, një qendër të madhe publike, si dhe një seri kopshtesh publike. Fokusi i planit, ishte Mall-i në vetvete. Shkurtimisht, Komisioni propozoi që të rrethohej sheshi i Kapitolit me një sërë objektesh monumentale në përdorim të Kongresit dhe për Gjykatën e Lartë. Këto, së bashku me Bibliotekën ekzistuese të Kongresit, do të formojnë një kornizë për Kapitolin dhe kubenë e tij. Në perëndim shtrihet në hapësire e gjerë që të çon drejt Monumentit të Uashingtonit. Në drejtim me Mall-in në të dy anët do të ketë ndërtesa të mëdha kulturore dhe arsimore. Ndërtesat përreth ndërtesës së Capitol-it përfundimisht përfshinë Stacionin e madh të Burnham-it dhe Sheshin Kolombi.Vendosja e stacionit hekurudhor qe shumë e rëndësishme në planin e vitit 1901. Jo vetëm që ajo të demonstrojë maninë e Komisionit për simetri, harmoni, dhe të ndërtimit të ndërtesave në grup në vend të atyre individuale, por tregoi gjithashtu fuqinë e saj. Për dekada me rradhë hekurudha e Pensilavnisë pati stacionin e saj hekurudhor shumë pranë Kapitol Hill, ku linja e saj kalon nëpër Mall. Daniel Burnham, duke përdorur ndikimin e tij mbi presidentin e hekurudhës e bindi atë për të lëvizur stacionin e tij, si një çështje e bukurisë qytetare dhe besnikërisë kombëtare. ![http://www.library.cornell.edu/Reps/DOCS/spc\_rend.jpg](media/image4.jpeg) Në anë ne kundërt qëndron Monumenti i Uashingtonit, ankorohen 2 akset e pushtetit -- të ndërtesës Capitol dhe Shtëpinë e Bardhë. Në jug të monumentit u projektuan faqet, për memorialin kryesor që nderonte baballarët dhe zona për lehtësime për ushtrimin e sporteve. Përveç kësaj, një tjetër monument për Lincolnin ishte planifikuar për në perëndim të Monumentit të Uashingtonit, si dhe Memorial Bridge që të çon tek varrezat Arlington. Vendosja e Monumentit Lincoln (një vend shumë i debatuar, që Kryetari i Dhomës, një përfaqësues nga Illinois, e quajti një \"moçal i allkuar\") shërbeu për të mbyllur Mall-in, duke krijuar një bërthamë monumentale, një qendër qytetare kombëtare. Vizioni i l'Enfant për avenuen procesionale ishte i ngjashëm me Champs Elysees në Paris. Një tapet i gjelbërt i ngjashëm me Versajen dhe me kopshtet e pallatit Schonenbrun në Vienë. Mall-i u unifikua dhe u zhvesh nga rrugët me dredha, ashtu si edhe stacioni hekurudhor dhe shinat u eliminuan. Ky sistem gjatësor ishte totalisht i mbjellë dhe i gjelbëruar. Pra, kjo referencë vizuale në qytetet Evropiane nuk ishte thjesht një aksident. Ata e morën enkas Evropën si një model të qartë për planin e tyre. Amerika kishte bërë çmos për të përcaktuar identitetin e vet që nga fillimi i saj, dhe në njëqind vjetorin e kryeqytetit kombëtar, ende nuk ishte mjaft e sigurtë në vetvete. Megjithatë, nuk ishin vetëm format evropiane që Komisioni përdori në planin e tij 1901. Stili Beaux-Arts të jep përshtypjen e të qenit paksa klasik, dhe kjo lidhet jo vetëm me demokracinë e Greqisë së lashtë dhe Republikës Romake, por edhe me Republikën e hershme amerikane dhe planin L'Enfant. Pikerisht sepse arkitektura klasike simbolizon trashëgiminë historike të Shteteve të Bashkuara." Në të kaluarën, Mall ishte thjesht një hapësirë e lirë për banorët e Uashington DC, me plan të ri se ai u rikonceptua si një lloj i ri kompleksi qeveritar, një qendër e kombinuar qytetare dhe kulturore që është në të njëjtën kohë një lëndinë kombëtare dhe një forum perandorak Kjo hapësirë e gjatë e lirë, - ***diçka mes të një parku dhe një bulevardi*** - dhe ndërtesa përgjatë skajeve të saj kanë shërbyer gjatë, në fakt, si një mbyllje e shenjtë, një tenemos për një demokraci. Fuqia në rritje të qeverisë dhe burokracia e saj kanë nevojë për një lloj legjitimiteti që forma klasike dhe aluzionet republikanë ofrojnë. Megjithatë kjo bërthamë monumentale nuk qe e vetmja pjesë e qytetit ku plani ndërhyri. Plani I vitit 1901 ishte shprehja e parë e The City Beautiful Movement në Amerikë. Duke besuar në fuqinë e bukurisë në qendrat urbane, jo vetëm për të rritur biznesin dhe cmimet e pronave por që të rivendoset krenaria qytetare. Ky zbukurim i qytetit beson në fuqinë e statujave, shatërvanëve, pemëve në bulevarde si një ilac ndaj rëndjes morale dhe crregullimeve sociale, por nuk parashikon zhvendosjen e te varfërve. Planifikuesit e mëparshëm, duke përfshirë Frederik Olmsted besonte në efektet rijetëzuese të bukurisë së shprehur në mjediset natyrore dhe në parqet. Plani i tij i famshëm për Parkun Qendror të Nju Jorkut u konceptua si një vend ku të gjitha klasat ekonomike mund të relaksoheni dhe të shoqërizonin, \"vendi i pajtimit të klasave\" dhe jo një vend ku banorët e qytetit (do të përshkohen me frymën qytetare / kombëtare idealiste, dhe të jenë të frymëzuar për të marr veten nga prishja morale drejt suksesit ekonomik. Potenciali për monumentalitet, bukuri, dhe ndërtesa komuniteti ishte i madh në riprojektimin e Washington DC. Por si Norma Evenson vëren në artikullin e saj \"Spaces Monumental\": \"Si një qytet të planifikuar, Washingtoni ofron mundësi për krijimin e unitetit në shkallë të madhe urbane: kompleksi aksial qeveritar mund të përfshihet në mënyrë harmonike në sistemin e rrugeve dhe zonat e banimit. *Plani i vitit 1901 për Washington DC nuk ishte në thelbin e tij një plan për rritjen metropolitane të qytetit, por për një qendër monumentale që do të evokoj forma klasike evropiane. Kjo është në mënyrë per të legjitimuar pushtetin e planifikuesve, fuqizimin e qeverisë dhe vetë Amerikën në arenën ndërkombëtare.* **Cleveland Mall Ohio, Daniel Burnham** **Cleveland Mall** është një park i gjatë publik në Cleverland, Ohio. Ai u konceptua në 1903 si pjese e Group Plan nga [Daniel Burnham](http://en.wikipedia.org/wiki/Daniel_Burnham), [John Carrère](http://en.wikipedia.org/wiki/John_Carr%C3%A8re), dhe [Arnold Brunner](http://en.wikipedia.org/wiki/Arnold_Brunner) si një hapësirë e madhe publike të zënë nga ndërtesa civile dhe qeveritare, të gjitha të ndërtuara në stilin neoklasik si: [Metzenbaum Courthouse](http://en.wikipedia.org/wiki/Howard_M._Metzenbaum_United_States_Courthouse) (1910), [Cuyahoga County Courthouse](http://en.wikipedia.org/wiki/Cuyahoga_County_Courthouse) (1912), [Cleveland City Hall](http://en.wikipedia.org/w/index.php?title=Cleveland_City_Hall&action=edit&redlink=1) (1916), [Public Auditorium](http://en.wikipedia.org/wiki/Public_Auditorium) (1922), [Cleveland Public Library](http://en.wikipedia.org/wiki/Cleveland_Public_Library) (1925), [Cleveland Public Schools](http://en.wikipedia.org/wiki/Cleveland_Public_Schools) [Board of Education](http://en.wikipedia.org/wiki/Board_of_Education) (1931). Në frymën e Beautiful City Movement, kjo zonë u shndërrua në një qendër civile madhështore e cila supozohej të kurorëzohej si terminali i Bashkimit në pjesën veriore të Mall-it në brigjet e Lake Erie. Megjithatë, vendndodhja e stacionit u zhvendos përfundimisht në jug - perëndim, në sheshin publik, ku u ngrit më në fund si një kullë si terminal. Edhe pse plani nuk u realizua plotësisht, ai u realizua në masë të madhe dhe mbetet një nga shembujt më të plotë në Shtetet e Bashkuara. Mall-i ju shtua regjistrit Kombëtar të Vendeve Historike në vitin 1975. Mall i Cleverland është i ndarë në tre seksione A, B, dhe C. Ai jugor është emëruar zyrtarisht Sheshi memorial i veteranëve dhe Mall C është Strawbridge Plaza. Plaza Memorial, e cila kufizohet me St. Clair Avenue, është vendi i shatërvanit të jetës së përjetshme, i njohur gjithashtu si shatërvani i përkujtimit të Luftës. http://groupplan.dhellison.com/media/images/ss/GroupPlanCommission/color-group-plan-scan\_L.jpg Qendra e Konventës së Cleverlandit është nën sektorët B dhe C, si dhe ka në plan të zgjerojë pjesën veriore si pjesë e Komisionit të Planifikimit të Qytetit të Cleverland , për të rinovuar ose zëvendësuar objektin ekzistues. ***Eksperienca amerikane përbën momentin qëndror duke paraprirë disa forma të planifikimit që sot njihen me emërtesat " brez i gjelbërt", " rrjet ekologjik", sistem i gjelbërimit etj.*** **Plani i Chicagos 1909. Daniel Burnham (1846-1912) Make no small plans.** ![](media/image7.jpeg) Në vitin 1909, Daniel Burnham dhe Edward Bennet publikuan planin e Chicagos i cili pati në impakt të jashtëzakonshëm në zhvillimin e ardhshëm të qytetit. Plani i Chicago përcakton me tonin e tij autoritar planin e urbanizimit dhe deklaron se ky i fundit është një kusht përcaktues i modernizmit. Në Chikago kemi një rritje të crregullt të qytetit me pasojë jo vetëm mbipopullim por edhe kushtet e jetesës. Plani thoshte se njerëzit duhet ti kthejnë vëmendjet në ato pjesë të qytetit ku mund ti siguroheshin të gjitha kushtet më të mundshme të jetesës. Chikago u kthye papritur në një metropol të madh dhe u quajt qyteti më i madh i Amerikës dhe i gjithë botës. Rritja spektakolare e Chikagos solli si rezultat kaosin per rritjen e shpejtë dhe veçanërisht për fluksin e njerëzve të nacionaliteteve të ndryshme pa\ tradita të përbashkëta, ose zakonet e jetës. Chikago u bë një metropoli i madh që përfshin afro dyqind kilometra katrorë dhe më shumë se 2 milionë banorë. Zgjerimi i qytetit ishte \"aq i shpejt sa ishte e pamundur për të planifikuar disponibilitetin ekonomik nga fluksin e madh të njerëzve. C:\\Documents and Settings\\eltjana\_shkreli\\Desktop\\Plani i Chicagos\\Plani i Chicagos\\Bird\'s eye view of Chicago, 1857.jpg *Chicago 1857* Krijimi i Chikagos erdhi vetëm në sajë të tregëtisë së madhe që u bë në vend. Wright bëri nje nga hartat më të hershme të Chikagos dhe ndërtoi me shpenzimet e tij shkollën e parë publike të qytetit. Në 1861Wright thuhet parashikoi se brenda një të katërtën e një shekull popullsia e qytetit do të arrinte 1 milion. Nuk ka asnjë dëshmi se Daniel H. Burnham të këtë shqiptuar fjalët për të cilat ai është më i famshëm*: \"Mos bëni plane të vegjël: ata duhet të kenë fuqinë për të ndezur gjakun e burrave*.\" Plani i tij i Çikagos së vitit 1909 frymëzoi transformimin më mbresëlënëse urban nga periudha e Napoleonit të III dhe të Georges Eugene Haussmann që e kishin zbukuruar Parisin. Shenjat e lëna nga Burnham janë të njohura: Michigan Avenue dhe ura me 2 nivele, Wacker Drive, Navy Pier, Union Station, zonat e pyjëzuara dhe Burnham Park në brigjet e liqenit, Northerly Island dhe tri muzetë, e gjithë kjo del nga plani I tij. Me idetë e tij është zhvendosur Chicago River , jane zgjeruar dhe drejtuar rruget kryesore të qytetit dhe janë riorganizuar hekurudhat. **Vizioni i Burnhamit për hapësirat e gjelbërta dhe Plani i Chicagos.** Ndërsa po merrej me planin e Chicagos Burnham paraqiti vizionin e parkut Grant dhe Jackson. Per hapësirën e re te gjelbert buzë lumit, Burnham sugjeroi një sërë ishujsh artificial, porte , plazhe , lëndina dhe fusha. Spc e quajtën projektin " Outer Park Boulevard" apo " South Shore Development". Bunrham sugjeroi që kjo shtesa e planit, përgjatë liqenit të ishte totalisht rezidenciale, por shumë shpejt të vendosej që do të kishte në park publik, dhe në kënd lojërash për fëmijët. Hapësira lineare e gjelbërt ka arsye skenike. **Plani i Chicagos** ![](media/image9.jpeg)Plani i Chigacos përbën shprehjen maksimale të të ashtuquajturës Lëvizje për zbukurimin e qytetit ( City Beautiful Movement). Ai është propozimi më i plotë për rikrijimin e në qyteti. I përgatitur nën drejtimin e Commercial Club, nga Burham dhe Edward Henet, përqendrohet në çdo aspekt të Chikagos, propozon reforma drastike, drejt të cilave duhet të orientohen të gjithë transformimet e ardhshme të qytetit. Ky plan ka për qëllim të tërheq vëmendjen e publikut. Në relacion janë paraqitur pamje gjatë natës të liqenit apo lumit të Chicagos, pamje të shesheve apo boulevardeve. Kjo me qëllim krijimin e një vizioni të qytetit të transformuar. Nga ana tjetër plani propozon në vazhdimësi historike të urbanistikës monumentale. Ka në kapitull mbi qytetin me tempuj antik dhe modern. Por origjina e Planit të Chicagos mund të thuhet se është Panairi Botëror I mbajtur në Jackson Park, në liqenin e Michiganit, në 1893. Sistemimi I ndërtesa provizore, ku secili arkitekt duhet tëbënte propozimin e tij per të prodhuar një efekt të jashtëzakonshëm të së terës, u sugjeroi mundësinë e sistemimit në të njëtën mënyrë të qytetit. Nga ana tjetër Chicago, metropoli i Middle West-it , është qendra më e madhe hekurudhore e Shteteve të Bashkuara; 22 linja kryesore kryqëzohen këtu. Gjatë mesit të dytë të shek. XIX popullsia rritet shumë. Karakteristikat natyrore të Chicagos janë pak dhe shumë të thjeshta: liqeni, prateria ( fshati në krah), të dyja në dukje të pakufizuara, me përjashtim të lumit 2 degët e të cilit formojmë diagonale natyroredhe e ndajnë qytetitn në 3 sektor : Nord, Ovest dhe Jug. Para takimit me degën veriore shkon paralel me liqenin e jugut për rreth pesë kilometra, hapësira në mes të lumit dhe liqenit praktikisht të formuar një sektor të katërt, përbën qarkun e biznesit. Pas Zjarrit të 1877 Chicago u rindërtua sipas të nëjtave linja, vetëm se u ndërtua me gur në vend të drurit. Kemi të bëjmë me një planimetri si një rrjetë e ndarë në njësi 2.5 km2. Kriteri i rritjes është përmes shtimit të njësive të këtij lloji, në cilindo drejtim të jetë e nevojshme. Nuk mund të jemi dakord me projektuesit se ky sistem drejtëzijëzor rrjete mund të jetë më i miri i mundshëm. Por terreni i sheshtë sygjeron aplikimin më të mirë. Dhe bregu i liqenit që shtrihet gati ekzaktësisht nga veriu në jug formon një bazë natyrale për këtë sistem drejtëvijëzor. Mungesa e linjave diagonale apo rrethore është fatale për efektshmërinë e qarkullimit. Në Chicago duket se ka shumë pak diagonale, mbi të gjitha mbetje rrugësh fshati. Skema ideale e një qyteti bregdetar duhet të jetë e impostuar përreth një vatre, sesa sipas një rrjeti. Pra linjat rrëzore duket të jenë të brendshme të planit dhe jo një shtim I mëvonshëm. Që kur Penn hoqi rrjetin kuadratik në Pensilvani, amerikanët u opsesionuan aq sa e konsideronin si elementin themelor. Edhe Enfant në Washington vendosi një rrjet kuadratik, por ku mbivendosi diagonale Skema rrugore e Chikagos , pasi u pre dhe u rimodelua disa herë , I afrohet një sistemi me dy gjysëm rrathë rrugësh, ai më I madhi I jashtëm dhe një I brendshëm. Propozimet e planit do ti ekzaminojmë sipas 5 grupeve: 1. Lidhjet suburbane, 2. Sistemi I parqeve dhe rrugëve 3. Trasporti 4. Rrugët urbane 5. Zemra e Chicagos. 1. **Lidhjet surburbane** 2. **Sistemi i parqeve dhe i shëtitoreve** Sistemi i propozuar i parqeve ndahet në 3 sektorë: - Sektori përballë liqenit, - parqet e qytetit dhe - parqet natyrale territoriale. Në këtë sektor, Chicago është e pajisur më mirë se në cdo aspekt tjetër të planit. Ka tri parqe në liqen: Jackson, Lake , Lincoln, dhe një së parqesh për qyteitn, Washington, Garfield, Douglas, Humboldt, që me rrugët e tyre lidhëse formojnë një gjysëm rreth qytetit, sipas një sistemi shumë më të strukturuar se cdo qyteti industrial anglez. Në ballin e liqenit propozohet një park i vazhduar përgjatë 3 km nga Jackson Park në Wilmette, duke perfshirë Lake Park dhe ekzistuesin Lincoln Park. Kjo shëtitje e vazhduar parqesh përgjatë liqenit ndahet në 3 pjesë ; pjesa jugore, qëndore dhe veriore. Sektori verior konsiton në një lagunë të gjerë dhe të vazhduar, që përdoret si port për barkat. Një fashë e gjelbërt e ndan nga liqeni, me një rrugë bregu në pjesën e jashtme. Në pamje të parë, shkalla dhe përmasa e këtij parku duhet e jashtëzakonshme. , vlerësohet që ky realizim do të jetë më i lehtë dhe më ekonomik nga të gjithë propozimet e planit. Çdo vit shkarkohen nga liqeni dentride të mjafueshme për të fituar 10 ha nga liqeni, që mund të përbëj sipërfan e nevojshme për ndërtimin e një parku. ![](media/image11.jpeg) Stacioni qëndror përmban Grand Park-un ekzistues, përballë të cilit, në të njëjtën gjatësi do të realizohet në port barkash shumë i madh me dallgë thyese të projektuara për nga liqeni. Shumë pranë, në veri dhe në jug, kalojnë Avenue te mëdha pranë hyrjes së qytetit. Hapësira ndërmjet molit verior dhe portit të barkave zihet nga një basen ujor, hyrja e lagunës dhe është e rezervuar për spetakle ujore; ky do të perbëj parkun e atletikë së qytetit. Hapësira ndërmjet molit verior dhe portit do të përmbaj grykën e Lumit Chicago dhe të gjithë basenet tregëtare veriore. Projekti i kësaj zone, është jashtë zakonisht i kuruar, për të zhvilluar dhe vlerësuar liqenin ku kulmon me portin qëndror. Një pjesë e vogël 2 km e quajtur Lake Shore River, ekziston ndërmjet fundit të Chicago Boulevard dhe Lincoln Park; kjo zonë nuk do të preket duke qenë se aty ndodhen rezidencat më të rëndësishme të privatëve. Në sektorin në brendësi të qytetit propozon të formoj tre hapesira të reja jashtë atyre ekzistuese, përveç parqeve më të vegjël dhe zonave për lojëra afër qendrës. Këto tri parqe përcaktojnë origjinën edhe fundin e një rruge shumë të gjerë dhe të gjatë 25 km. Ky bulevard kolosal është ndoshta gjëja më pak bindëse e planit, pavarsisht se guximi është për tu admiruar, rrezja është shumë e gjerë për të pasur ndonjë efekt. Dhe së fundmi, duke u nisur nga këto tri parqe janë parashikuar parkways që të cojnë drejt resorteve natyrore, të lidhura kryesisht përgjatë luginave të lumenjve. Amerikanët i pëlqejnë parqet por duan që ti lidhin përmes në sistemi të vazhduar me qytetin. Propozimi i zgjatjes së Champs Elysèes në fshatin jashtë Parisit, drejt Saint Germain, do të prodhonte në Paris atë që ndodhi në Chikago. **Transporti** Pjesa e tretë e propozimeve ka të bëjë me problemin e transportit të njerëzve dhe mallrave. Ajo është zhvilluar sipas tri drejtimeve: menaxhimit dhe shpërndarjes së mallrave, përqendrimit të stacioneve hekurudhore të pasagjerëve, shërbimit të transportit publik urban.\ Të heqësh hekurudhën nga Mall-i i Washingtonit, dhe ta përqëndrohet në një stacion fundor të vetëm ishte diçka e thjeshtë, në krahasim me lidhjen dhe unifikimin e 22 linjave të mëdha kryesore të Chikagos. E megjithatë, çështja e transportit është më jetikja, pasi: \"prosperiteti komerciale i komunitetit varet nga kostoja për ton e mallrave të trajtohen brenda dhe jashtë territorit.\"\ Problemi i trafikut të mallrave përmblidhet në nevojën për të krijuar një strukturë të centralizuar apo strukturë shpërndarëse, që do të përdoret nga të gjitha linjat. Duke e vendosur në një distancë prej zemrës së qytetit, shmangen vonesat e shkaktuar anga trafiku dhe mbipopullim. Ky stacion është supozuar në një distancë të përcaktuar nga degëzimi jugor i lumit të Chikagos, duke pasur parasysh se sot 95 për qind e lëvizjes mallrave me hekurudhë, dhe vetëm 5 për qind nga uji. ![](media/image13.jpeg) Porti në veri është vendosur tashmë në buzë të lumit Çikago. \"Të katër komponente, shënojnë stacionin e mallërave, dy porte, dhe sistemet e lidhjes do të formojnë një mekanizëm gjithëpërfshirës për të trajtuar pothuajse të gjithë transportin e mallrave në Çikago në çdo kohë.\"\ Kështu, pasi u lokalizua stacioni dhe u lidh me sistemet ushqyese të jashtme, mbetet të organizohet instrumenti i shpërndarjes në qytet. Ky më së shumti ekziston tashmë në formën e një sistem tunelesh nëntokësore nën qarkun qendror. Ky sistem është i lidhur tani me stacione të ndryshme mallrash, dhe drejtpërdrejt me qendra të mëdha tregëtare. Është propozuar, për të zhvilluar dhe plotësuar këtë sistem, i cili do të veprojë në mënyrë shumë me të efektshme nëse lidhet me një stacion qëndor mallërash, në mënyrë që të formojnë një rrjet të shpërndarjes nëntokësore për të furnizuar dyqane, qendra tregëtare , për të liruar kështu rrugët nga zonat terciare dhe trafiku i rënduar. Ky është aplikimi literale i sistemit të dyfishtë të rrugëve të propozuara nga Leonardo Da Vinçi. Disa prej stacioneve të mallrave, mund edhe të përdoren si pika shpërndarjeje për tregti me pakicë, që s është aq e rëndësishme sa për të përdorur rrjetin nën tokësor. Duke marre parasysh se krijimi i një stacioni qëndror, është një sipërmarrje e jashtëzakonshme, plani sygjeron një hipotezë alternative që mund të realizohet duke lidhur në mënyrëe më efikase stacionet e ndryshme të shpërndara, përmes një sërë nyjesh tangenciale apo brezash , tangjent me në nyje të vetme rreth lagjes qëndrore. Magazinat e vendosura pergjatë këtyre nyjeve mund të marrin mallëra drejtpërdrejt pa përdorur sistemin e shpërndarjes. Në rast të realizimit të stacionit qëndror, këto nyje mund të jenë pjesë e sistemit te lëvizjes. C:\\Documents and Settings\\eltjana\_shkreli\\Desktop\\Plani i Chicagos\\Plani i Chicagos\\Burhnamh lakefront.jpg Diagrama që përshkruan këtë tregon për një rritje të industrive në jug-perëndim në drejtim të kanalit, larg qendrës së qytetit, ku presupozohet të vendoset stacioni qëndror; Propozimet për lëvizjen e paragjerëve janë shumë të thjeshta. E para ka të bëj me stacionet hekurudhore. Ato tashmë ndodhen të shpërndara pa asnjë rregull, por aty ku shoqëria e hekurudhave mendonte se ishte më e përshtatshme. Propozimi është që të sistemohen sipas dy grupeve kryesore. I pari konsiston në krijimin e në sërë srtacionesh qëndrore të bashkëngjitura në rrugën e 12, që do të jenë në shërbim të linjave veriore; tjetra ndodhet në degën jugore të Chicago River, dhe zë të gjtihë hapësirën ndërmjet 2 rrugëve paralele ( Clinton Street dhe Canal Street. Kemi të ëjmë me linën e kapërcimit në nivel dhe nëntokësore, me një sërë stacionesh dhe zyrash prenotimi në nivelin e rrugës, që krijojnë aksesin e linjave të ndryshme. Kjo do të eliminoj disa segmente nga zona terciare qëndrore. **Rrugët urbane** Projektimit i rugëve të brendshme të qytetit konsiston kryesisht në korrigjimin e gabimeve kthyesore dhe të papranueshme të modelit të rrjetit kuadratik: mungesa e diagonaleve. Në Çikago tashmë ka disa, të tilla si Milwaukee Avenue - mbetje e rrugës së vjetër në Milwaukee - apo Blue Island Avenue. Ato duhet të zgjerohen përmes prishjes së blloqeve, sipas metodës së Haussmann-it. Rrugët që përcaktojnë njësinë e madhe të zgjerimit, duhet të zgjerohen , disa si shëtitore, disa si rrugë trafiku lokal apo kombëtare. ![](media/image15.jpeg)Një nga problemet kryesore të trafikut që haset është devijimi i fluksit kryesor nga veriu në jug, përmes qendrës së qytetit, siç ndodh tani, duke shkaktuar trafik në zona tashme kaotike. Shpresohet që rruga e madhe e unazës, të mund të ndihmoj në këtë, duke e zhvendosur qendrën veriore të popullsisë në perëndim të zemres së qytetit. Në rruge e gjerë rrethore që eviton territore të zëna nga industria dhe tregëtia do të tërhiqte trafikun nga distanca të konsiderueshme në të dy krahët trafik që do të ndiqte këtë linë deri sa të arrinte në rrugë hyrëse pas pjeses që qyteti që shtë destinacioni përfundimtar. Chicago river do të transformohet si Sena e Parisit me mole në nivelet ë ndryshme, poshtë për mallërat dhe tregëtine. **Zemra e Chikagos.** Së fundi, pasi qyteti është lidhur me rrethinat, pasi u realizuan hapësirat e lira sportive, pasi u bë efiçent sistemi i transportit, u zgjeruan rrugët e brendshme dhe u zgjidhën problemet e trafikut, mbeti gjeja më e rëndësishme: Si ti bësh bashkë të gjtihë gjerat dhe ti shkrish në në organizëm të vetëm, pra në në zemër që funksionon. Parisi , siç e dimë, ka në zemër me formën e Luvrit, dhe në aks që prej tij kalon në Place della Concorde, por që nuk lidhet me ndërtesat kryesore të qytetit. Chicago propozon ta përmirësoj këtë pikë. Në Chicago ekziston një vend ku barkat dhe zyrat bashkohen. Kjo quhet zemra financiare, por kjo nuk ka efekte radikale në të tërën. Propozimi është që të krijohet dhe të hapet në linjë qëndrore,kryesore, në aks me qytetin. Kjo rrugë e re ndodhet në mes të Avenues 12 dhe Washington, 2 rrugë kryesore që përcaktojnë katrorin njësi të rritjes më afër qendrës, dhe si pasojë vendos raportet qëndore me kalimet e tjera kryesore perëndim lindje, si Avenue Chicago dhe 22 që vazhdojnë duke krijuar nyjet e projektuara në liqen. Aksi i madh lindje-perëndim i quajtur Congress Street, që mbulon 30 km në drejtim të perëndimit nga balli i liqenit deri sa arrin fshatin dhe resortin e Salk Creek, perfaqëson elmentin kyç të të gjithë planit; është shtylla kurrizore e Chicagos. Lidhja me bazën e përfaqësuar nga Michigan avenue, rruga që praktikisht formon waterfrontin e qytetit, përfaqëson qendrën nga ku hiqet rruga e madhe gjysëmrrethore. Në këtë linjë janë vendosur tre qëndrat më të mëdha tërheqëse të qytetit, që kulmojnë përtej rrugës gjysëmrrethore në parkun qëndror. 1. Qendra intelektuale, Grand Park, me pamje nga proti monumental. Në këtë park janë vendosur 3 ndërtesa të mëdha; Field Natural History dhe Science Museum në qendër , me Galleinë e Artit dhe bibliotekën në secilin krah: pranë kësaj të fundit është vendosur Michigan Avenuer dhe Opera House. 2. Michigan Avenue dhe Chicago River është qendra financiare. Këtu duket në shesh i vogël, me një lloj kopështi. 3. Pasi kalohet Chicago River dhe përtej grupit të stacioneve të Canal Street, arrihet qendra e qytetit, e vendosur në hyrje të Congress Streeet, Halsted street dhe blue Island Avenue. Këtu është përcaktuar një hapësirë e gjerë me pesë ndërtesa, nga të cilat mendohet se ajo qëndrore duhet të jetë Bashkia, një grup ndërtesash federale dhe shtetërore. Nga qendra e qyteti në dalje Congress Street kthehet në rruge me pemë, aq sa nuk dallohet më Central Park, ku kryqëzohet me Grand Circuit Boulevard dhe më pas kthehet në parkway deri sa përfundon në fshat. ***Mos bëni plane të vegjël; nuk do ta kenë të mjaftueshem sistemin e qarkullimit për të vënë në lëvizje gjakun e njerëzve, ka mundësi që as të mos realizohen. Bëni plane të mëdhenj, synoni lartë, në shpresat dhe veprat e mëdha, dhe mos besoni se një skemë logjike dhe e, pasi të bëhet publike do të vdesi.*** Daniel Burnham Bibliografia: Ciucci, Dal Co, Manieri Elia, Tafuri, *The american City*, MIT, Masachuset, 1979 Carl Smith, *The plan of chicago, Daniel Burnham and the Remaking of the American City*, The University of Chicago Press, Ltd., London, 2006 ( ebook, i disponueshëm) Sitografia: Video: ( 11min)