Summary

Ky dokument ofron një shpjegim të antigjenëve, klasifikimin dhe karakteristikat e tyre. Ai detajon mënyrën se si antigjenët hyjnë në organizëm dhe reagojnë, duke përfshirë faktorë të ndryshëm të imunogjenicitetit dhe antigjenicitetit. Gjithashtu, diskutohet natyra kimike e antigjenëve dhe rrugët e hyrjes së tyre në organizëm.

Full Transcript

LENDA: Imunologji Leksion. 4 TEMA: Antigjenet,klasifikimet,karakteristikat - Elementet bazë nxitës te sistemit imunitar jane: ***Antigjen do të quhet çdo lëndë e huaj që duke u futur në organizëm eshte e afte te shkaktoje një përgjigje imunitare qelizore apo humorale dhe njëkohësisht, si pasoj...

LENDA: Imunologji Leksion. 4 TEMA: Antigjenet,klasifikimet,karakteristikat - Elementet bazë nxitës te sistemit imunitar jane: ***Antigjen do të quhet çdo lëndë e huaj që duke u futur në organizëm eshte e afte te shkaktoje një përgjigje imunitare qelizore apo humorale dhe njëkohësisht, si pasoje e kesaj pergjigje, te mund të bashkeveproje me antitrupat specifike apo qelizat të nxitura si rezultat i futjes së tij.*** - Me **imunogjenicitet** kuptojmë cilësinë që ka antigjeni i futur për të nxitur nje pergjigje imunitare. - **Imunogjeniciteti** ndryshon ne vartësi të sasisë së antigjenit që depërton në organizëm. - Koncepti **imunogjenicitet** dallohet nga: **Antigjeniciteti** që është cilësia që ka antigeni për t\'u lidhur me antitrupa specifikë për të pas futjes së një antigeni në organizëm. P.sh, antigenët e quajtur jo të plotë apo **haptenët** nuk kanë cilësi imunogjenike, por kanë antigjenicitet. Ajo pjesë e antigenit që lidhet me antitrupin specifik quhet **përcaktues antigenik** ose **epitop**. Cdo molekule antigjenike permban zakonisht shume epitope ne siperfaqen e saj qe jane te ndryshem dhe nga ana strukturore. Keshtu psh. nje **antitrup monoklonal** qe bashkevepron me nje **percaktues antigjenik** zakonisht nuk bashkevepron me epitope te tjere te ndryshem ne te njejten molekule. - Antigjenët i ndajmë në **të plotë (1)** dhe **jo të plotë (2).** - Në bazë të afërsisë gjenetike me individin Antigenet ndahen në **autoantigjene** (1), **aloantigjene** (2), **izoantigjene** (3), **ksenoantigjene** (4): **Autoantigjenët** janë **specifikë** për **individin**. Sëmundje ku perfshihen autoantigjenet quhen **sëmundjet autoimune**. Për arsye të ndryshme inde të veçantë nuk njihen nga sistemi imunitar, pra sillen si antigjene të huaj dhe ndaj tyre prodhohen (auto)antitrupa të cilat bashkeveprojne me to dhe krijojnë komplekse imune që janë shkaktarë të këtyre patologjive. **Aloantigjenët** jane antigjene qe i gjejmë **në individë te ndryshem të të njëjtës specie**, p.sh **faktori Rhezus**, grupet ABO të gjakut apo antigenët e KMPI (kompleksi madhor i pajtueshmërisë indore). **Izoantigjenët** janë antigjenë që përmbahen në dy individë të ndryshëm të të njëjtës specie të prodhuar nga e njëjta vezë. **Ksenoantigjenët** jane antigjenë qe i përkasin specieve të ndryshme. P.sh serumet imune të përgatitura në kafshë. Ato prodhohen kur bejmë transplantin e kornese tek njerezit dhe atij i vihet kornea e demit psh.. - **Cila është natyra kimike e Ag?** Grupin më të madhe të antigenëve e përbëjnë **proteinat**. **Polisakaridet** kanë cilësi antigenike sidomos këto cilësi të tyre përforcohen kur ato janë në trajtë glikoproteinash (si polimere). Cilësi antigenike kanë edhe **lipidet** vetëm kur janë me proteina si p.sh kardiolipina. Veç këtyre si antigenë mund të sillen edhe **acidet nukleike** si **ADN**, **ARN**, lëndë sintetike ose molekula të ndryshme si dinitroklorbenzeni, acidi benzensulfonik etj. - **Rrugët e futjes së Ag në organizëm:** **Klasifikimi i antigenëve nga pikpamja e sistemit imunitar:** Nga kjo pikpamje antigjenët mund t\'i ndajmë në **antigjenë ekzogjene** dhe në **antigjenë endogjenë**. **Antigjenet ekzogjene intraqelizore:**

Use Quizgecko on...
Browser
Browser