🎧 New: AI-Generated Podcasts Turn your study notes into engaging audio conversations. Learn more

KODI_NR._08_L-032_I_PROCEDURËS_PENALE.pdf

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Full Transcript

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE Kuve...

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE Kuvendi i Republikës së Kosovës: Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: KODIN E PROCEDURËS PENALE PJESA E PARË DISPOZITAT E PËRGJITHSHME KAPITULLI I PARIMET THEMELORE DHE PËRKUFIZIMET Neni 1 Qëllimi dhe Fushëveprimi 1. Qëllimi i këtij Kodi është përcaktimi i rregullave të procedurës penale të cilat janë të detyrueshme për punën e gjykatave, prokurorisë së shtetit si dhe të pjesëmarrësve të tjerë në procedurën penale të paraparë me këtë Kod. 2. Me këtë Kod caktohen rregullat që garantojnë se asnjë person i pafajshëm nuk do të dënohet, ndërsa dënimi ose sanksioni tjetër penal mund t’i shqiptohet vetëm personit i cili ka kryer vepër penale sipas kushteve të parapara me Kodin Penal dhe me ligjet tjera të Kosovës në bazë të të cilave janë paraparë veprat penale sipas procedurës së zbatuar në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme para gjykatës kompetente. 3. Para marrjes së aktgjykimit të formës së prerë, liritë dhe të drejtat tjera të personit mund të kufizohen vetëm sipas kushteve të përcaktuara në këtë Kod. 4. Ky Kod është në përputhshmëri me: 4.1. Vendimin Kornizë të Këshillit për luftimin e krimit të organizuar (Vendimi 2008/841/ JHA); 4.2. Vendimin Kornizë të Këshillit për luftimin e formave dhe shprehjeve të caktuara të racizmit dhe ksenofobisë përmes legjislacionit penal (Vendimi 2008/913/JHA); 4.3. Direktivën e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për të drejtën në interpretim dhe përkthim në procedurë penale (Direktiva 2010/64/EU); 4.4. Direktivën e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për luftimin e abuzimit seksual dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe pornografisë së fëmijëve (Direktiva 2011/93/EU); 4.5. Direktivën e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për të drejtën në informim në procedurë penale (Direktiva 2012/13/EU); 1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 4.6. Direktivën e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për vendosjen e standardeve minimale për të drejtat, mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave të krimit (Direktiva 2012/29/EU); 4.7. Direktivën e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për të drejtën e qasjes në avokat në procedurë penale dhe në procedurë të urdhër arrestit Evropian, dhe për të drejtën për të informuar një palë të tretë për privimin e lirisë dhe për të komunikuar me palë të treta dhe autoritetet konsullore gjatë kohës së privimit të lirisë (Direktiva 2013/48/EU); 4.8. Direktivën e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për ngrirjen dhe konfiskimin e instrumentaliteteve dhe të ardhurave nga krimi në Bashkimin Evropian (Direktiva 2014/42/EU); 4.9. Direktivën e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për mbrojtjen e euros dhe valutave tjera nga falsifikimi përmes legjislacionit penal (Direktiva 2014/62/EU); 4.10. Direktivën e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për fuqizimin e aspekteve të caktuara të prezumimit të pafajësisë dhe të drejtës për të qenë prezent në gjykim në procedurë penale (Direktiva 2016/343); 4.11. Direktivën e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për ndihmë juridike për personat e dyshuar dhe akuzuar në procedurë penale dhe për personat e kërkuar në procedurën e urdhër arrestit Evropian (Direktiva 2016/1919); 4.12. Direktivën e Parlamentit dhe Këshillit për luftimin e terrorizmit (Direktiva 2017/541). Neni 2 Shqiptimi i sanksionit penal nga gjykata kompetente e pavarur dhe e paanshme Vetëm gjykata kompetente, e pavarur dhe e paanshme e themeluar me ligj mund t’i shqiptojë dënim ose sanksion tjetër penal kryerësit të veprës penale në procedurë të filluar dhe të zbatuar sipas këtij Kodi. Neni 3 Prezumimi i pafajësisë së të pandehurit dhe In Dubio Pro Reo 1. Çdo person i dyshuar ose që akuzohet për vepër penale konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës. 2. Mëdyshjet lidhur me ekzistimin e fakteve të rëndësishme për çështjen ose për zbatimin e ndonjë dispozite të ligjit penal interpretohen në favor të të pandehurit dhe të drejtave të tij sipas këtij Kodi dhe sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Neni 4 Ne Bis In Idem 1. Askush nuk mund të ndiqet dhe të dënohet për vepër penale për të cilën është liruar ose për të cilën është dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, përkatësisht nëse procedura penale kundër tij është pushuar me vendim të formës së prerë të gjykatës ose aktakuza është refuzuar me vendim të formës së prerë të gjykatës. 2. Me përjashtim të rasteve kur me këtë Kod është paraparë ndryshe, vendimi gjyqësor i formës së prerë mund të ndryshohet me mjete të jashtëzakonshme juridike. 3. Nenet 1 dhe 2 të Kodit Penal zbatohen përshtatshmërisht. 2 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE Neni 5 Gjykimi i drejtë, i paanshëm dhe në afat të arsyeshëm 1. Çdo person i dyshuar ose të akuzuar i garantohet gjykim i drejtë dhe i paanshëm. 2. Gjykata detyrohet të kujdeset që procedura të zbatohet pa zvarritje dhe të pengohet çdo keqpërdorim i të drejtave që u përkasin pjesëmarrësve në procedurë. 3. Çdo heqje lirie, e sidomos kohëzgjatja e paraburgimit në procedurë penale, duhet zvogëluar në kohën sa më të shkurtër të mundshme. 4. Kushdo që është privuar nga liria me arrest, menjëherë njoftohet në gjuhën që e kupton për arsyet e heqjes së lirisë. Kushdo që privohet nga liria pa urdhër të gjykatës sillet para gjyqtarit të gjykatës themelore në juridiksionin e arrestimit brenda dyzet e tetë (48) orëve. Gjyqtari vendos për caktimin e paraburgimit, në pajtim me Kapitullin X të këtij Kodi. Neni 6 Veprimet fillestare dhe fillimi i procedurës penale 1. Veprimet fillestare të policisë mund të fillohen nga zyrtari i policisë në pajtim me nenet 70 – 78 dhe 82-83 të këtij Kodi 2. Procedura penale fillohet vetëm me vendim të prokurorit të shtetit kur ekziston dyshim i arsyeshëm se është kryer vepër penale ose kur është ngritur aktakuzë e drejtpërdrejtë sipas dispozitave të këtij Kodi. 3. Prokurori i shtetit mund të fillojë procedurën penale në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni pas marrjes së informacionit nga policia, institucioni tjetër publik, institucioni privat, qytetari, media, nga informacioni i marrë në një procedurë tjetër penale ose pas ankimit ose propozimit të të dëmtuarit ose viktimës. Neni 7 Detyrimi i përgjithshëm për vërtetimin e plotë dhe të saktë të fakteve 1. Gjykata, prokurori i shtetit dhe policia të cilët marrin pjesë në procedurën penale detyrohen që saktësisht dhe tërësisht t’i vërtetojnë faktet të cilat janë të rëndësishme për marrjen e vendimit të ligjshëm. 2. Sipas dispozitave të parapara me këtë Kod, gjykata, prokurori i shtetit dhe policia që marrin pjesë në procedurë penale detyrohen që me vëmendje dhe me përkushtim maksimal profesional dhe me përkujdesje të njëjtë të vërtetojnë faktet kundër të pandehurit si dhe ato në favor të tij, dhe para fillimit të procedurës dhe gjatë zhvillimit të saj t’i mundësojnë të pandehurit dhe mbrojtësit të tij shfrytëzimin e të gjitha fakteve dhe provave që janë në favor të të pandehurit. Neni 8 Parimi i pavarësisë së gjykatës 1. Gjykata në punën e saj është e pavarur dhe vendos në bazë të Kushtetutës dhe ligjit. 2. Gjykata merr vendim në bazë të provave që shqyrtohen dhe verifikohen në shqyrtim gjyqësor. Neni 9 Barazia e palëve 1. Nëse me këtë Kod nuk parashihet ndryshe, i pandehuri dhe prokurori i shtetit në procedurë penale kanë pozitë të barabartë. 3 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 2. I pandehuri ka të drejtë të deklarohet dhe atij duhet t’i lejohet deklarimi për të gjitha faktet dhe provat që e ngarkojnë dhe t’i paraqesë të gjitha faktet dhe provat që janë në favor të tij. Ai ka të drejtë që të kërkojë nga prokurori i shtetit të thërret dëshmitarë në emër të tij. Ai ka të drejtë t’i marrë në pyetje dëshmitarët kundër tij dhe të kërkojë praninë dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve në favor të tij, në kushte të njëjta që vlejnë për dëshmitarët kundër tij. 3. I dëmtuari ose viktima ka të drejtë dhe i lejohet të bëjë deklaratë për të gjitha faktet dhe provat, ai ka të drejtë të marrë në pyetje dëshmitarët, ekspertët, dhe të kërkojë nga prokurori i shtetit që të thirren dëshmitarët. 4. Nëse prokurori i shtetit vlerëson se gjatë hetimit janë mbledhur prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin e bazuar mirë për të vazhduar në shqyrtim gjyqësor, prokurori i shtetit harton aktakuzën dhe paraqet faktet mbi të cilat ai e bazon aktakuzën dhe siguron provat për këto fakte. Neni 10 Njoftimi për shkaqet e akuzës, mos detyrimi për vetëfajësim dhe ndalesa kundër imponimit për pranim të fajit 1. Gjatë arrestimit të tij dhe marrjes në pyetje për herë të parë, paraqitjes së parë ose njoftimit të parë se ai është i pandehur në procedurën penale, i pandehuri menjëherë njoftohet në hollësi për llojin dhe shkaqet e akuzës kundër tij në gjuhën që ai e kupton. 2. Gjatë arrestimit të tij dhe gjatë marrjes në pyetje për herë të parë, paraqitjes së parë ose njoftimit të parë se ai është i pandehur në procedurën penale ose në çdo kohë gjatë procedurës penale, i pandehuri nuk ka detyrim të paraqesë mbrojtjen e vet ose të përgjigjet në ndonjë pyetje, dhe nëse mbrohet, nuk është i detyruar të akuzojë vetveten ose të afërmit e tij e as të pranojë fajësinë. Kjo e drejtë nuk përfshin rastin kur i pandehuri hyn vullnetarisht në marrëveshje për të bashkëpunuar me prokurorin e shtetit. 3. Nga i pandehuri ose personi tjetër që merr pjesë në procedurë ndalohet dhe dënohet sipas ligjit në fuqi imponimi i pranimit të fajësisë ose ndonjë deklarim tjetër me anë të torturës, forcës, kanosjes apo nën ndikimin e drogës ose masave të tjera të ngjashme. Neni 11 Përshtatshmëria e mbrojtjes 1. I pandehuri ka të drejtë në kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes. 2. I pandehuri ka të drejtë të mbrohet personalisht ose me ndihmën e mbrojtësit i cili është anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës, sipas zgjedhjes së tij. 3. Në qoftë se i pandehuri nuk angazhon mbrojtës për të siguruar mbrojtjen e tij, kurse mbrojtja është e detyrueshme, të pandehurit i caktohet mbrojtës i pavarur, me përvojë dhe me kompetencë në përputhje me llojin e veprës penale dhe sipas kushteve të parapara me këtë Kod. 4. Sipas kushteve të parapara me këtë Kod, të pandehurit i cili nuk mund t’i paguajë shpenzimet e mbrojtjes dhe për këtë arsye nuk mund të angazhojë mbrojtës, me kërkesë të tij i caktohet një mbrojtës i pavarur me përvojë dhe me kompetencë konform me llojin e veprës penale, që paguhet nga mjetet e buxhetit, kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë. 5. Gjykata ose organi tjetër kompetent i cili e drejton procedurën penale detyrohet ta njoftojë të pandehurin për të drejtën e tij në mbrojtës që nga marrja në pyetje për herë të parë, paraqitja e parë ose njoftimi i parë se ai është i pandehur në procedurën penale, ashtu siç parashihet me këtë Kod. 4 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 6. Në pajtim me dispozitat e këtij Kodi, çdo person i privuar nga liria ka të drejtë në shërbimet e mbrojtësit që nga arresti. Neni 12 Ligjshmëria e privimit nga liria dhe vendosja në procedurë të përshpejtuar 1. Askujt nuk mund t’i hiqet apo kufizohet liria, përpos rasteve dhe në pajtim me procedurën e përcaktuar me ligj. 2. Çdo person i privuar nga liria me arrest ose me ndalim, ka të drejtë të kundërshtojë, sipas procedurës së paraparë me këtë Kod, ligjshmërinë e arrestimit ose ndalimit të tij, për të cilën vendos gjykata në procedurë të përshpejtuar ose urdhëron lirimin e tij kur ndalimi është i paligjshëm. Neni 13 Të drejtat e personit të privuar nga liria 1. Çdo person i privuar nga liria menjëherë njoftohet në gjuhën që ai e kupton për: 1.1. arsyet e arrestit të tij; 1.2. të drejtën në mbrojtës sipas zgjedhjes së tij; dhe 1.3. të drejtën që lidhur me arrestin të njoftojë ose të njoftohet anëtari i familjes ose personi tjetër përkatës sipas zgjedhjes së tij. 2. Personi i privuar nga liria me dyshimin se ka kryer vepër penale sillet menjëherë para gjyqtarit dhe jo më vonë se brenda dyzet e tetë (48) orëve nga arresti, ndërsa ai ka të drejtë në gjykim brenda një kohe të arsyeshme ose të lirohet në pritje të gjykimit. 3. Personi i privuar nga liria gëzon të drejtat e parapara me këtë nen gjatë gjithë kohës së heqjes së lirisë. Këto të drejta mund të hiqen vetëm nëse heqja dorë bëhet me shkrim në mënyrë vullnetare pasi të jetë informuar më parë për të drejtat e tij. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk varet as nga vendimi i mëparshëm i mundshëm i personit lidhur me heqjen dorë nga të drejtat e caktuara dhe as nga koha e njoftimit për këto të drejta. Neni 14 Gjuhët dhe shkrimi 1. Gjuha dhe shkrimet që mund të përdoren në procedurë penale janë gjuha shqipe dhe serbe, përveç nëse parashihet ndryshe me ligj. 2. Personi që merr pjesë në procedurë penale i cili nuk e flet ose nuk e kupton gjuhën në të cilën zhvillohet procedura, ka të drejtë të flasë gjuhën e vet dhe të jetë i informuar nëpërmjet përkthimit pa pagesë me faktet, provat dhe procedurën. Përkthimi duhet të jetë i cilësisë së mjaftueshme për të garantuar paanshmërinë e procedurës dhe sigurohet përmes një përkthyesi të pavarur. 3. I pandehuri, i cili nuk e flet ose nuk e kupton gjuhën e procedurës, ka të drejtë në përkthim të cilësisë së mjaftueshme në mënyrë që të garantohet paanshmëria e procedurës, veçanërisht për të siguruar që ai ka njohuri të rastit kundër tij dhe është në gjendje të ushtrojë të drejtën e tij të mbrojtjes. 4. I pandehuri, i cili nuk e flet ose nuk e kupton gjuhën e procedurës, ka të drejtën e përkthimit për komunikim me mbrojtësin e tij, nëse ai nuk e flet ose nuk e kupton gjuhën e të pandehurit: 5 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 4.1. kur i pandehuri merret në pyetje; 4.2. gjatë cilësdo seance dëgjimore; ose 4.3. kur paraqet parashtresë me shkrim ose ankesë. 5. Personi nga paragrafi 2, 3 dhe 4 i këtij neni njoftohet për të drejtën e tij në përkthim. Ai mund të heqë dorë nga kjo e drejtë nëse e di gjuhën në të cilën zhvillohet procedura gjyqësore. Nëse personi është i pandehur, heqja dorë e tillë bëhet pasi ai të ketë marrë këshilla ligjore paraprake ose nëse ka njohuri të plota për pasojat e heqjes dorë të tillë dhe që heqja dorë është e qartë dhe e dhënë vullnetarisht. Njoftimi për këtë të drejtë dhe deklarata e pjesëmarrësit ose të pandehurit shënohet në procesverbal. 6. Personi nga paragrafi 2, 3 dhe 4 i këtij neni ka të drejtë të kërkojë përkthim të ri nga gjyqtari kompetent ose organi tjetër i cili zhvillon procedurën penale, nëse cilësia e përkthimit nuk është e mjaftueshme për të mbrojtur paanshmërinë e procedurës. 7. Deklaratat, ankesat dhe parashtresat tjera mund të dorëzohen në gjykatë në gjuhën shqipe ose serbe, përveç nëse parashihet ndryshe me ligj. 8. Të pandehurit dhe personit i cili është në vuajtje të dënimit i cili nuk e kupton gjuhën e procedurës duhet siguruar, brenda një periudhe të arsyeshme kohore, përkthimin e thirrjeve gjyqësore, vendimeve dhe parashtresave, në tërësi ose pjesërisht, varësisht nga fakti nëse ato janë relevante për qëllimin e mundësimit të të pandehurit ose personit që është në vuajtje të dënimit të ketë njohuri të rastit kundër tij, në gjuhën të cilën ai e përdor në procedurë, ose dokumenteve të tjera të cilat janë thelbësore për të siguruar që ai të jetë në gjendje të ushtrojë të drejtën e tij të mbrojtjes dhe të sigurohet paanshmëria e procedurave. Dokumentet thelbësore përfshijnë çdo vendim i cili e privon personin nga liria, çdo aktakuzë dhe çdo aktgjykim. 9. Në vend të përkthimit me shkrim, mund të bëhet përkthimi ose përmbledhja gojarisht e dokumenteve thelbësore të parapara në paragrafin 8 të këtij neni, nëse përkthimi ose përmbledhja e tillë nuk paragjykon paanshmërinë e procedurës. 10. I pandehuri ka të drejtë të ushtrojë ankesë kundër vendimit me të cilin i mohohet përkthimi. 11. Shtetasi i huaj që ndodhet në paraburgim mund t’i dorëzojë gjykatës parashtresat në gjuhën që e kupton para, gjatë dhe pas shqyrtimit gjyqësor. Neni 15 E drejta në rehabilitim dhe kompensim Çdo person i cili është dënuar, arrestuar, ndaluar ose paraburgosur në mënyrë të paligjshme ka të drejtë në rehabilitim të plotë, kompensim të drejtë nga mjetet buxhetore dhe në të drejta të tjera të parapara me ligj. Neni 16 Detyrimi i gjykatës për të njoftuar palët Gjykata detyrohet të njoftojë të pandehurin ose pjesëmarrësin tjetër në procedurë për të drejtat që u përkasin sipas këtij Kodi, si dhe për pasojat e mosveprimit të tyre nëse ata, për shkak të mosdijes, nuk ndërmarrin veprimin e duhur në procedurë ose nuk i shfrytëzojnë të drejtat e tyre. Neni 17 Fillimi dhe kohëzgjatja e pasojave që kufizojnë të drejtat Kur dihet se fillimi i procedurës penale ka për pasojë kufizimin e disa të drejtave të caktuara dhe kur procedura penale zhvillohet për ndonjë vepër penale për të cilën është paraparë dënimi 6 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE me më shumë se tre (3) vjet burgim, pasoja e tillë hyn në fuqi nga momenti i konfirmimit të aktakuzës, po qe se me ligj nuk është përcaktuar ndryshe. Nëse procedura penale zhvillohet për ndonjë vepër penale për të cilën është paraparë dënim me gjobë ose dënim me burgim deri në tre (3) vjet, pasoja e tillë hyn në fuqi nga dita kur aktgjykimi dënues merr formë të prerë, përveç nëse përcaktohet ndryshe me ligj. Neni 18 Çështjet Paraprake 1. Në qoftë se zbatimi i ligjit penal varet nga një vendim paraprak nga gjykata në ndonjë procedurë tjetër e cila është duke u zhvilluar apo nga organi tjetër publik, gjykata e cila ka kompetencë në çështjen penale vetë mund të marrë vendim për çështjen e tillë në pajtim me dispozitat e zbatueshme për provat në procedurë penale. Vendimi i tillë zbatohet vetëm për atë çështje penale që është duke u gjykuar nga kjo gjykatë. 2. Kur gjykata në ndonjë procedurë tjetër ose organi tjetër publik ka marrë një vendim mbi një çështje paraprake të këtij lloji, vendimi i tillë nuk është detyrues për gjykatën e cila gjykon çështjen penale për të vendosur nëse është kryer vepër penale. Neni 19 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë Kod kanë këto kuptime: 1.1. Zyrtari i autorizuar i policisë - zyrtari i policisë apo cilido pjesëtar i Policisë së Kosovës apo pjesëtari i ndonjë shërbimi tjetër të autorizuar për të zhvilluar hetime penale ose për të ekzekutuar vendimin e prokurorit të shtetit apo të gjykatës. 1.2. Çështje e ndërlikuar - Çdo rast që përfshin, inter alia, më shumë se dhjetë të pandehur, aktivitet të organizuar kriminal, korrupsion, ose hetimi i së cilës kërkon prova të shumta mjeko-ligjore, analiza kontabiliteti ose bashkëpunim ndërkombëtar. 1.3. I dyshuar - personi për të cilin policia ose prokurori i shtetit dyshojnë se ka kryer vepër penale, por ndaj të cilit nuk është filluar hetim. 1.4. I pandehur - personi kundër të cilit zbatohet procedura penale. Shprehja “i pandehur” po ashtu përdoret në këtë Kod edhe si shprehje e përgjithshme për të “pandehurin”, “akuzuarin” dhe “personin e dënuar”. 1.5. I akuzuar - personi kundër të cilit është paraqitur aktakuza dhe është caktuar shqyrtimi gjyqësor. 1.6. Person i dënuar - personi i cili me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale. 1.7. I dëmtuar ose viktima - personi i cili ka pësuar dëm, duke përfshirë dëmtimin fizik, mendor ose emocional ose humbjen ekonomike të shkaktuar nga vepra penale, dhe anëtarët e familjes së personit, vdekja e të cilit është shkaktuar drejtpërdrejt nga vepra penale dhe që kanë pësuar dëm si rezultat i vdekjes së atij personi. 1.8. Dyshim i arsyeshëm - njohuri për informacionin që do të bindte një vëzhgues objektiv që një vepër penale ka ndodhur, po ndodh ose ka mundësi të konsiderueshme që do të ndodhë dhe se personi në fjalë mund të kryejë ose mund të ketë kryer veprën penale. Se çfarë mund të konsiderohet si “e arsyeshme” do të varet nga të gjitha rrethanat. 1.9. Dyshim i bazuar - njohuri për informacionin që do të bindte një vëzhgues objektiv që një vepër penale ka ndodhur, po ndodh ose ka mundësi të konsiderueshme që do 7 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE të ndodhë dhe se personi në fjalë ka më shumë gjasa që të ketë kryer veprën penale se sa që të mos e ketë kryer atë. Dyshimi i bazuar duhet të mbështetet në prova të artikulueshme. 1.10. Shkak i bazuar - njohuri për informacionin që do të bind një vëzhgues objektiv që një vepër penale ka ndodhur, po ndodh ose ka mundësi të konsiderueshme që do të ndodhë dhe se personi në fjalë ka gjasë të konsiderueshme të ketë kryer veprën penale. Shkaku i bazuar duhet të mbështetet në prova të artikulueshme. 1.11. Gjasa reale - baza për urdhër për kontroll ose për të justifikuar ndërhyrjen e qeverisë në privatësinë e ndonjë personi. Posedimi i provave të pranueshme që do të bindte një vëzhgues objektiv që një vepër penale ka ndodhur, po ndodh ose ka mundësi të konsiderueshme që do të ndodhë dhe se personi në fjalë ka gjasë të konsiderueshme të ketë kryer veprën penale. 1.12. Dyshimi i bazuar mirë - nënkupton bazën për ngritjen e aktakuzës. Posedimi i provave të pranueshme që do të bindte një vëzhgues objektiv që një vepër penale ka ndodhur dhe që është kryer nga i pandehuri. 1.13. Kompensimi - kompensimi i dëmeve nga personi i dënuar. Në fund të një procedure penale, gjykata urdhëron të pandehurin i cili është shpallur fajtor për një vepër penale që të kompensojë të dëmtuarin apo të dëmtuarit për dëmet që rezultojnë drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë nga vepra penale. 1.14. Dëmi - dëmi që drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë rezulton nga një veprim kriminal, duke përfshirë humbjen e pronës, humbjen e fitimit, heqjen e lirisë, dëmtimin fizik, dëmtimin psikik apo humbjen e jetës së bashkëshortit ose anëtarit të familjes së afërme. Shuma e dëmit do të vërtetohet nga mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës apo prokurori i shtetit. Gjykata mund të urdhërojë pagesën e dëmit bazuar në një vlerësim të arsyeshëm të vlerës monetare të dëmit të drejtpërdrejtë ose të shkaktuar në mënyrë të tërthortë si pasojë e veprës penale. 1.15. Palë në procedurë - prokurori i shtetit, i pandehuri dhe i dëmtuari ose viktima. I pandehuri nuk konsiderohet palë sipas nenit 384 të Kodit Penal të Kosovës. 1.16. Fëmijë - person që është nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet, në pajtim me Kodin e Drejtësisë për të Mitur. 1.17. I mitur - person që është i moshës mes katërmbëdhjetë (14) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, në pajtim me Kodin e Drejtësisë për të Mitur. 1.18. Organi publik - një organ i Republikës së Kosovës ose një organ njëjtë i autorizuar për të vepruar sipas Ligjit për Policinë apo Ligjit për Kompetencat, Përzgjedhjen e Rasteve dhe Caktimin e Lëndëve të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të EULEX-it në Kosovë. 1.19. Kontroll intim - kontrolli i cili përbëhet nga kontrolli fizik i zgavrave të trupit të personit, përveç gojës. 1.20. Gjyqtari kompetent - gjyqtari i cili sipas këtij Kodi ka përgjegjësi për çështjen në fjalë. Në shumicën e rrethanave, ky do të jetë gjyqtari që mbikëqyrë fazën e procedurës penale. 1.21. Kolegji shqyrtues - kolegji i përbërë prej tre gjyqtarësh i cili formohet nga departamenti i njëjtë ose nga gjykata themelore për të shqyrtuar dhe vendosur mbi një kundërshtim ose ankesë kundër urdhrit ose aktvendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake. 1.22. Trupi gjykues - trupi i përbërë prej kryetarit të trupit gjykues dhe dy (2) gjyqtarëve 8 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE profesional të cilët shqyrtojnë provat dhe gjykojnë gjatë shqyrtimit gjyqësor. 1.23. Gjyqtari i procedurës paraprake - gjyqtari i cili është caktuar në fazën e hetimit. 1.24. Kryetari i trupit gjykues - gjyqtari në departamentin e krimeve të rënda të gjykatës themelore i cili pranon aktakuzën, merr vendim për të gjitha propozimet paraprake dhe të provave në shqyrtimin fillestar dhe kryeson trupin gjykues që gjykon në shqyrtimin gjyqësor. 1.25. Gjyqtari i vetëm gjykues - gjyqtari në departamentin e përgjithshëm të gjykatës themelore i cili pranon aktakuzën, merr vendim për të gjitha propozimet paraprake dhe të provave në shqyrtimin fillestar dhe gjykon në shqyrtim gjyqësor. 1.26. Programi për Kompensimin e Viktimave të Krimit - program i përcaktuar me Ligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit me qëllim të kompensimit të viktimave të krimeve të dhunshme nëse plotësojnë kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në Ligj. 1.27. Mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës - përfaqësuesi i autorizuar i të dëmtuarit ose viktimës i cili përfaqëson interesat e të dëmtuarit ose viktimës para, gjatë dhe pas procedurës penale, e sipas nevojës edhe në procedurat tjera të ndërlidhura. 1.28. Përmbledhja, transkripti, regjistrimi – tri (3) lloje të procesverbaleve. Përmbledhja është një përshkrim i saktë i asaj se çfarë ka thënë një person. Transkripti është regjistrim fjalë për fjalë i asaj çfarë ka thënë një person. Regjistrimi mund të jetë regjistrim audio apo video me anë të mjeteve elektronike që mundëson përsëritjen e saktë të fjalëve që ka thënë një person. 1.29. Mbrojtësi kryesor - kur një palë përfaqësohet nga më shumë se një mbrojtës, një dhe vetëm një mbrojtës përfaqëson palën para gjykatës ose gjatë procedurave penale. 1.30. Thelbësisht të pambështetshme - prova apo informata është thelbësisht e pambështetshme nëse origjina e provës apo informatës është e panjohur, bazohet në thashetheme apo në dukje të parë prova apo informata është e pamundshme ose e pabesueshme. 1.31. Artikulueshëm - kur informata apo prova duhet të jetë e artikulueshme, pala e cila paraqet informacionin apo provën duhet të specifikojë në detaje informatën apo provën në të cilën mbështetet. 1.32. Mbështetje e provave - dokument i paraqitur nga pala në mbështetje të dëshmisë apo provës që nuk është drejtpërdrejtë e arritshme në shqyrtim gjyqësor. Mbështetja e provave cakton prova tjera të pranishme që mbështesin dëshminë apo provën në fjalë. Mbështetja e provave ka për qëllim të tregojë se prova në fjalë nuk do të ishte prova e vetme apo vendimtare në mbështetje të aktgjykimit me të cilin i pandehuri shpallet fajtor. 1.33. Aktakuzë e drejtpërdrejtë - aktakuzë e ngritur pa zbatim të hetimeve siç përcaktohet me nenin 99 paragrafi 2 lidhur me nenin 234 paragrafin 1 të këtij Kodi. 1.34. Sekuestrim i përkohshëm - është statusi ligjor i provës apo pasurisë së specifikuar që është ndalur nga policia dhe që është nën kontrollin apo mbajtjen e policisë qoftë në bazë të kontrollit apo në bazë të urdhrit ndalues të përkohshëm të lëshuar nga prokurori i shtetit në pajtim me nenin 260 paragrafi 4 të këtij Kodi. 1.35. Konfiskim - konfiskimi i përhershëm i pasurisë, i urdhëruar me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente në pajtim me këtë Kod. 1.36. Pasuri e specifikuar - mjeti, dobia pasurore, dhurata e njollosur ose pasuria që 9 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE mund t’i nënshtrohet kërkesës nga prokurori i shtetit në bazë të nenit 273 ose nenit 275 të këtij Kodi. 1.37. Pasuri - çfarëdo që ka vlerë, qoftë materiale apo jomateriale, të luajtshme apo të paluajtshme, përfshirë por pa u kufizuar në: 1.37.1.pronën, tokën, ndërtesat, apartamentet, shtëpitë, monedhat, stolitë, metalet e çmueshme, llogaritë bankare, makinat e çfarëdo lloji, aeroplanët, aksionet, letrat me vlerë, bonot, borxhet, pronën intelektuale të çfarëdo forme, instrumentet monetare përfshirë monedhat, paratë e gatshme, çeqet e udhëtarëve, çeqet personale, kreditë bankare, urdhërpagesat bankare, çeqet bankare, urdhërpagesat, çeqet e arkës të çfarëdo lloji, letrat e kredisë dhe/ose letrat me vlerë investimi apo instrumentet e negocueshme, në formë të bartësit apo në formë të tillë që titulli mbi to kalon pas dorëzimit, çfarëdo interesi, dividendë ose të ardhura apo vlera tjera që rrjedhin ose krijohen nga pasuritë e tilla; 1.37.2. instrumentet ligjore të cilat dëshmojnë interes në ndonjë pasuri, përfshirë por pa u kufizuar në titullin, pronësinë, hipotekën, servitutin apo interesin në ndonjë pasuri, dhe të drejtën e shfrytëzimit të pronës në pronësi shoqërore, pronësi publike dhe pronësi shtetërore. 1.38. Mjet i veprës penale – nënkupton: 1.38.1. Pasuritë e përdorura për kryerjen e ndonjë veprimi në drejtim të veprës penale, përfshirë pasurinë e përdorur për të udhëtuar në apo nga vendi në të cilin është kryer ndonjë element i veprës penale, pavarësisht nëse mjetet e transportit janë përshtatur për të lehtësuar kryerjen e veprës penale ose jo; 1.38.2 Pasuria e cila ka ofruar strehimin e nevojshëm për kryerjen e veprimit në mbështetje të veprës penale, përfshirë, por pa u kufizuar në sendet e përdoruara për strehimin e personave të trafikuar, narkotikëve, apo substancave tjera ilegale; 1.38.3. Pasuritë e përdorura, në tërësi apo pjesërisht, për të financuar ndonjë veprim apo veprime në mbështetje të veprës penale; ose 1.38.4. Pasuritë, në tërësi apo pjesërisht, të nevojshme për të lehtësuar ndonjë veprim në mbështetje të veprës penale. 1.39. Dobi pasurore e veprës penale – nënkupton: 1.39.1. Pasuritë e fituara drejtpërdrejtë nga veprimet që përbëjnë vepër penale; 1.39.2. Të hollat e fituara drejtpërdrejtë nga veprimet që përbëjnë vepër penale; 1.39.3. Dobia e tërthortë: çfarëdo pasurie e cila është transformuar apo konvertuar, në tërësi apo pjesërisht, në pasuri tjetër, përfshirë riinvestimin e mëpastajmë apo transformimin e fitimeve të drejtpërdrejta. Gjithashtu përfshin të ardhurat apo dobitë tjera që rrjedhin nga vepra penale, apo nga pasuria në të cilën apo me të cilën dobitë e tilla janë transformuar, konvertuar apo përzier; 1.39.4. Të hollat e fituara në mënyrë të tërthortë si rezultat i veprimeve që përbëjnë vepër penale, përfshirë por pa u kufizuar në interesin apo rritjen e vlerës për shkak të kursit të këmbimit valutor, dhe mjetet e fituara në mënyrë të tërthortë nuk do të mund të krijoheshin pa të hollat e përshkruara në nënparagrafin 1.39.2. të këtij neni; 1.39.5. Pasuritë e blera me të hollat të cilat janë fituar në mënyrë të tërthortë në 10 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE pajtim me nënparagrafin 1.39.4. të këtij neni; 1.39.6. Çfarëdo përparësie materiale që rrjedh si rezultat, apo në lidhje me veprën penale për të cilën personi është shpallur fajtor; ose 1.39.7. Nëse të hollat të cilat janë dobi pasurore e veprës penale përzihen me të hollat të cilat nuk janë dobi pasurore e veprës penale, cilado shumë e cila mund të konfiskohet dhe e cila është e barabartë apo më e ultë se shuma e dobisë pasurore konsiderohet dobi pasurore e veprës penale. 1.40. Dhurata e njollosur – nënkupton: 1.40.1. Pasuritë e transferuara palës së tretë, që janë mjet apo dobi pasurore e veprës penale, kurdo pas datës së kryerjes së veprës penale për të cilën i pandehuri është dënuar, për kundërshpërblim vlera e së cilës nuk ishte dukshëm më e ulët se vlera e tregut në kohën e transferimit. Pavarësisht nga çmimi i paguar, personi ka marrë dhuratë të njollosur nëse e ka ditur ose është dashur të dyshonte se pasuria ishte mjet ose dobi pasurore e veprës penale ose nëse pala e tretë e ka ditur ose është dashur të dyshonte se qëllimi i transferimit ose blerjes ishte të shmanget konfiskimi; 1.40.2. Nëse vepra është kryer përgjatë një periudhe, data e referuar në nënparagrafin 1.40.1 të këtij neni është dita më e hershme kur ka filluar kryerja e veprës penale. 1.41. Pala e tretë mund të jetë si person fizik ashtu edhe juridik. KAPITULLI II KOMPETENCA E GJYKATAVE Nënkapitulli I - Kompetenca lëndore dhe përbërja e gjykatës Neni 20 Kompetenca e gjykatave 1. Kompetenca lëndore dhe kompetenca territoriale e gjykatës themelore për procedurë penale përcaktohet në Ligjin përkatës për Gjykatat. 2. Kompetenca lëndore e Gjykatës së Apelit për procedurë penale përcaktohet në Ligjin përkatës për Gjykatat 3. Kompetenca lëndore e Gjykatës Supreme për procedurë penale përcaktohet në Ligjin përkatës për Gjykatat. Neni 21 Caktimi i lëndëve brenda gjykatave 1. Procedura penale zhvillohet dhe çështja gjykohet në shkallë të parë në Departamentin e Përgjithshëm, Departamentin e Krimeve të Rënda apo ndonjë Divizion apo Departament të themeluar sipas Ligjit përkatës për Gjykatat që ka juridiksion mbi veprat penale. 2. Kur një fëmijë është i pandehur në një rast penal, ai rast do të ndahet nga çdo rast tjetër dhe do të shqyrtohet vetëm nga Departamenti për të Miturit në kuadër të Gjykatës Themelore, sipas Kodit përkatës të Drejtësisë për të Mitur në fuqi apo ligjit pasues. 3. Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore zhvillon dhe çështjen e gjykon në të 11 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE gjitha procedurat penale që nuk janë brenda juridiksionit të Departamentit për Krime të Rënda, Departamentit për të Miturit ose ndonjë Divizionit apo Departamentit të themeluar sipas Ligjit përkatës për Gjykatat që ka juridiksion mbi veprat penale. 4. Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore zhvillon dhe çështjen e gjykon në çfarëdo procedure penale ku prokurori i shtetit pretendon apo ka ngritur akuzë për një ose më shumë vepra të mundshme penale për të cilat është paraparë dënim me burgim mbi dhjetë (10) vjet si dhe veprat penale që konsiderohen krime të rënda sipas nenit 22 të këtij Kodi. 5. Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë zhvillon dhe çështjen e gjykon në të gjitha procedurat penale për lëndët në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në pajtim me dispozitat e Ligjit përkatës për Gjykatat. Neni 22 Veprat penale që konsiderohen krime të rënda për qëllime të këtij Kodi 1. Për qëllime të këtij Kodi, krime të rënda konsiderohen: 1.1. veprat penale të dënueshme me mbi dhjetë (10) vjet burgim; ose 1.2. veprat penale si në vijim: 1.2.1. sulmi kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 114 të Kodit Penal; 1.2.2. kryengritja e armatosur, në pajtim me nenin 115 të Kodit Penal; 1.2.3. pranimi i kapitullimit dhe okupimit, në pajtim me nenin 116 të Kodit Penal; 1.2.4. tradhtia ndaj vendit, në pajtim me nenin 117 të Kodit Penal; 1.2.5. rrezikimi i tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 118 të Kodit Penal; 1.2.6. vrasja e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 119 të Kodit Penal; 1.2.7. rrëmbimi i përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 120 të Kodit Penal; 1.2.8. dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 121 të Kodit Penal; 1.2.9. rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike, në pajtim me nenin 122 të Kodit Penal; 1.2.10. sabotimi, në pajtim me nenin 123 të Kodit Penal; 1.2.11. spiunazhi, në pajtim me nenin 124 të Kodit Penal; 1.2.12. zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mosruajtja e informacioneve të klasifikuara, në pajtim me nenin 125 të Kodit Penal; 1.2.13. veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 126 të Kodit Penal; 1.2.14. bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, në pajtim me nenin 127 të 12 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE Kodit Penal; 1.2.15. kryerja e veprës terroriste, në pajtim me nenin 129 të Kodit Penal; 1.2.16. ndihma në kryerjen e terrorizmit, në pajtim me nenin 130 të Kodit Penal; 1.2.17. lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit, në pajtim me nenin 131 të Kodit Penal; 1.2.18. rekrutimi për terrorizëm, në pajtim me nenin 132 të Kodit Penal; 1.2.19. trajnimi për terrorizëm, në pajtim me nenin 133 të Kodit Penal; 1.2.20. shtytja për kryerjen e veprave terroriste, në pajtim me nenin 134 të Kodit Penal; 1.2.21. fshehja ose moslajmërimi i terroristëve dhe grupeve terroriste, në pajtim me nenin 135 të Kodit Penal; 1.2.22. organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, në pajtim me nenin 136 të Kodit Penal; 1.2.23. udhëtimi për qëllime të terrorizmit, në pajtim me nenin 137 të Kodit Penal; 1.2.24. përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 138 të Kodit Penal; 1.2.25. gjenocidi, në pajtim me nenin 142 të Kodit Penal; 1.2.26. krimet kundër njerëzimit, në pajtim me nenin 143 të Kodit Penal; 1.2.27. krimet e luftës në shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës, në pajtim me nenin 144 të Kodit Penal; 1.2.28. krimet e luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktin e armatosur ndërkombëtar, në pajtim me nenin 145 të Kodit Penal; 1.2.29. krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të Konventave të Gjenevës, në pajtim me nenin 146 të Kodit Penal; 1.2.30. krimet e luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar, në pajtim me nenin 147 të Kodit Penal; 1.2.31. sulmet në konfliktet e armatosura që nuk kanë karakter ndërkombëtar kundër instalimeve që përmbajnë forca të rrezikshme, në pajtim me nenin 148 të Kodit Penal; 1.2.32. rekrutimi ose regjistrimi i fëmijëve në konfliktin e armatosur, në pajtim me nenin 149 të Kodit Penal; 1.2.33. përdorimi i mjeteve ose i metodave të ndaluara të luftimit, në pajtim me nenin 150 të Kodit Penal; 1.2.34.shtyrja e paarsyeshme e riatdhesimit të robërve të luftës ose e civilëve, në pajtim me nenin 151 të Kodit Penal; 13 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 1.2.35. përvetësimi i kundërligjshëm i sendeve nga të vrarët ose të plagosurit në fushëbetejë, në pajtim me nenin 152 të Kodit Penal; 1.2.36. rrezikimi i negociatorëve, në pajtim me nenin 153 të Kodit Penal; 1.2.37. organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës, në pajtim me nenin 154 të Kodit Penal; 1.2.38. shtytja për luftë agresive ose konflikt të armatosur, në pajtim me nenin 156 të Kodit Penal; 1.2.39. keqpërdorimi i emblemave ndërkombëtare, në pajtim me nenin 157 të Kodit Penal; 1.2.40. rrëmbimi i fluturakes, në pajtim me nenin 158 të Kodit Penal; 1.2.41. rrezikimi i sigurisë së aviacionit civil, në pajtim me nenin 159 të Kodit Penal; 1.2.42. rrezikimi i sigurisë së lundrimit detar, në pajtim me nenin 160 të Kodit Penal; 1.2.43. rrezikimi i sigurisë së platformave fikse të vendosura në pragun kontinental, në pajtim me nenin 161 të Kodit Penal; 1.2.44. piratëria, në pajtim me nenin 162 të Kodit Penal; 1.2.45. skllavëria, kushtet e ngjashme me skllavërinë dhe puna e detyruar, në pajtim me nenin 163 të Kodit Penal; 1.2.46. kontrabandimi me migrantë, në pajtim me nenin 164 të Kodit Penal; 1.2.47. trafikimi me njerëz, në pajtim me nenin 165 të Kodit Penal; 1.2.48. shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, në pajtim me nenin 228 të Kodit Penal; 1.2.49. rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, në pajtim me nenin 167 të Kodit Penal; 1.2.50. rrezikimi i personelit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe i personelit në marrëdhënie me to, në pajtim me nenin 168 të Kodit Penal; 1.2.51. marrja e pengjeve, në pajtim me nenin 169 të Kodit Penal; 1.2.52. përvetësimi, pranimi, shfrytëzimi, prodhimi, posedimi, transferi, ndryshimi, asgjësimi, shpërndarja ose dëmtimi i paautorizuar i materialeve nukleare apo radioaktive, në pajtim me nenin 170 të Kodit Penal; 1.2.53. kanosja për përdorimin ose kryerjen e vjedhjes apo të grabitjes së materialit nuklear ose radioaktiv, në pajtim me nenin 171 të Kodit Penal; 1.2.54. vrasja e rëndë, në pajtim me nenin 173 të Kodit Penal; 1.2.55. rrëmbimi, në pajtim me nenin 191 të Kodit Penal; 1.2.56. tortura, në pajtim me nenin 196 të Kodit Penal; 1.2.57. cenimi i së drejtës për të kandiduar, në pajtim me nenin 207 të Kodit Penal; 14 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 1.2.58. kanosja e kandidatit, në pajtim me nenin 208 të Kodit Penal; 1.2.59. parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar, në pajtim me nenin 209 të Kodit Penal; 1.2.60. cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve, në pajtim me nenin 210 të Kodit Penal; 1.2.61. keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve, në pajtim me nenin 211 të Kodit Penal; 1.2.62. dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin, në pajtim me nenin 212 të Kodit Penal; 1.2.63. falsifikimi i rezultateve të votimit, në pajtim me nenin 216 të Kodit Penal; 1.2.64. asgjësimi i dokumenteve të votimit, në pajtim me nenin 217 të Kodit Penal; 1.2.65. dhunimi, në pajtim me nenin 227 të Kodit Penal; 1.2.66. blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, në pajtim me nenin 267 të Kodit Penal; 1.2.67. prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike, në pajtim me nenin 268 të Kodit Penal; 1.2.68. kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit, në pajtim me nenin 272 të Kodit Penal; 1.2.69. organizimi, drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve apo substancave psikotrope, në pajtim me nenin 273 të Kodit Penal; 1.2.70. falsifikimi i parasë, në pajtim me nenin 296 të Kodit Penal; 1.2.71. falsifikimi i letrave me vlerë dhe instrumenteve të pagesës, në pajtim me nenin 287 të Kodit Penal; 1.2.72. pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, në pajtim me nenin 277 të Kodit Penal; 1.2.73. frikësimi gjatë procedurës penale, në pajtim me nenin 387 të Kodit Penal; 1.2.74. keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, në pajtim me nenin 414 të Kodit Penal; 1.2.75. keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik, në pajtim me nenin 415 të Kodit Penal; 1.2.76. keqpërdorimi i informatës zyrtare, në pajtim me nenin 416 të Kodit Penal; 1.2.77. konflikti i interesit, në pajtim me nenin 417 të Kodit Penal; 1.2.78. përvetësimi në detyrë, në pajtim me nenin 418 të Kodit Penal; 1.2.79. mashtrimi në detyrë, në pajtim me nenin 419 të Kodit Penal; 15 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 1.2.80. përdorimi i paautorizuar i pasurisë, në pajtim me nenin 420 të Kodit Penal; 1.2.81. marrja e ryshfetit, në pajtim me nenin 421 të Kodit Penal; 1.2.82. dhënia e ryshfetit, në pajtim me nenin 422 të Kodit Penal; 1.2.83. dhënia e ryshfetit zyrtarit publik të huaj apo personit të huaj zyrtar, në pajtim me nenin 423 të Kodit Penal; 1.2.84. ushtrimi i ndikimit, në pajtim me nenin 424 të Kodit Penal; 1.2.85. nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore, në pajtim me nenin 425 të Kodit Penal; 1.2.86. zbulimi i fshehtësisë zyrtare, në pajtim me nenin 426 të Kodit Penal; 1.2.87. falsifikimi i dokumentit zyrtar, në pajtim me nenin 427 të Kodit Penal; 1.2.88. arkëtimi dhe pagesa e kundërligjshme, në pajtim me nenin 428 të Kodit Penal; 1.2.89. përvetësimi i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo ekzekutimit të vendimit gjyqësor, në pajtim me nenin 429 të Kodit Penal. Neni 23 Gjyqtari i procedurës paraprake 1. Gjykata themelore mbikëqyrë hetimet penale duke caktuar, nëpërmjet një procesi transparent e të drejtë për caktimin e çështjeve, një gjyqtar nga departamenti përkatës për të shërbyer si gjyqtar i procedurës paraprake. 2. Gjyqtari i procedurës paraprake mbikëqyrë procedurën penale gjatë fazës së hetimit. Me paraqitjen e aktakuzës, gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka më kompetencë mbi të pandehurit e përmendur në aktakuzë. 3. Gjyqtari i procedurës paraprake është kompetent për të pranuar kërkesat nga prokurori i shtetit, i pandehuri, mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimave dhe i dëmtuari ose viktima dhe të nxjerr vendime dhe urdhra bazuar mbi këto kërkesa, në pajtim me këtë Kod. 4. Gjyqtari i procedurës paraprake është kompetent për të përcaktuar në mënyrë të pavarur nëse shqiptimi apo vazhdimi i privimit të lirisë së të pandehurit është proceduralisht apo kushtetutshmërisht i lejuar. Gjyqtari i procedurës paraprake ka për detyrë që të urdhërojë lirimin e të pandehurit, heqja e lirisë të së cilit nuk është proceduralisht apo kushtetutshmërisht e lejuar. Neni 24 Urdhrat dhe aktvendimet e gjyqtarit të procedurës paraprake 1. Gjyqtari i procedurës paraprake në departamentin e përgjithshëm apo në departamentin e krimeve të rënda është kompetent për të nxjerr aktvendime apo urdhra siç parashihet me këtë Kod. 2. Urdhrat e gjyqtarit të procedurës paraprake në departamentin e përgjithshëm apo në departamentin e krimeve të rënda mund të shqyrtohen nga kolegji shqyrtues i të njëjtit departament të asaj gjykate pas paraqitjes së kundërshtimit nga palët. Nëse nuk ka numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve, kryetari i gjykatës mund të caktojë gjyqtarët nga ndonjë departament tjetër për të shërbyer në kolegjin shqyrtues. 16 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 3. Aktvendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake mund të shqyrtohet pas ankesës së paraqitur në Gjykatën e Apelit. 4. Çdo urdhër i gjyqtarit të procedurës paraprake që prek të drejtat e të dëmtuarit ose viktimës mund të shqyrtohet nga kolegji shqyrtues i gjykatës themelore sipas paragrafit 2 të këtij neni brenda dyzet e tetë (48) orëve nga paraqitja e kundërshtimit. Prokurori i shtetit, mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimave mund të kërkojnë shqyrtimin e urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake në emër të të dëmtuarit ose viktimës apo vetë i dëmtuari ose viktima. 5. Afati për paraqitjen e kundërshtimeve kundër urdhrave të gjyqtarit të procedurës paraprake është dyzet e tetë (48) orë nga momenti kur pala pranon urdhrin, në pajtim me nenin 378 të këtij Kodi. 6. Afati për paraqitje të ankesave kundër aktvendimeve dhe urdhrave të gjyqtarit të procedurës paraprake është pesë (5) ditë prej kur pala e pranon aktvendimin apo urdhrin, në pajtim me nenin 378 të këtij Kodi, përveç nëse ndryshe parashihet me këtë Kod. Neni 25 Gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues dhe trupi gjykues 1. Me dorëzimin e aktakuzës nga prokurori i shtetit në gjykatën themelore, caktohet gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues me kryetarin e tij nga departamenti përkatës, nëpërmjet një procesi transparent e të drejtë për caktimin e çështjeve, për të gjykuar çështjen. 2. Në procedurën penale në kuadër të departamentit të përgjithshëm të gjykatës themelore, rasti gjykohet nga gjyqtari i cili shërben si gjyqtar i vetëm gjykues. 3. Në procedurën penale në kuadër të departamentit të krimeve të rënda të Gjykatës Themelore, rasti gjykohet nga trupi gjykues i përbërë nga tre (3) gjyqtarë, të caktuar në atë departament, njëri nga të cilët kryeson trupin gjykues. 4. Në procedurën penale në kuadër të Departamentit Special të gjykatës themelore, rasti gjykohet nga trupi gjykues i përbërë nga tre (3) gjyqtarë, të caktuar në atë departament, njëri nga të cilët kryeson trupin gjykues. Neni 26 Vendimet para Shqyrtimit Gjyqësor 1. Pas ngritjes së aktakuzës nga prokurori i shtetit në gjykatën themelore, para shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues merr vendime në përputhje me dispozitat përkatëse të këtij Kodi. 2. Shqyrtimi gjyqësor mbahet nga gjyqtari i vetëm gjykues apo nga trupi gjykues, siç përcaktohet me këtë Kod. Neni 27 Procedura për të Mitur Procedura kur të miturit janë kryes, ose kur fëmijët janë viktima apo dëshmitarë rregullohet me Kodin përkatës të Drejtësisë për të Mitur ose ligjin përkatës. Neni 28 Kolegjet Gjyqësore gjatë Ankesave 1. Gjykata e Apelit vendos mbi ankesat në kolegj prej tre (3) gjyqtarësh. 2. Gjykata Supreme vendos mbi ankesat në kolegj prej tre (3) gjyqtarësh. 17 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE Nënkapitulli II - Kompetenca territoriale Neni 29 Kompetenca territorial 1. Kompetenca territoriale në parim i jepet gjykatës themelore brenda territorit të së cilës është kryer ose është tentuar vepra penale ose brenda territorit ku është shkaktuar pasoja. 2. Kur një vepër penale është kryer ose është tentuar të kryhet apo pasojat e saj janë shkaktuar në territorin e më shumë se një gjykate ose në kufijtë e atyre territoreve, kompetente është ajo gjykatë e cila e para e ka filluar procedurën gjyqësore si përgjigje në kërkesën e prokurorit të shtetit, apo nëse procedura nuk është filluar, atëherë kompetente është gjykata në të cilën së pari është dorëzuar kërkesa për fillimin e procedurës 3. Në rast se me ligj themelohet ndonjë departament i gjykatës themelore që ka kompetencë për hetimin dhe gjykimin e veprave të caktuara penale, departamenti i tillë do të ketë kompetencë mbi të gjitha procedurat penale për veprat e tilla penale. Neni 30 Kompetenca territoriale për veprat penale të kryera në fluturake Nëse vepra penale kryhet në fluturake e cila është e regjistruar në Republikën e Kosovës, apo në fluturaken e cila nuk është regjistruar në Republikën e Kosovës dhe sipas marrëveshjes për bashkëpunim juridik ndërkombëtar është transferuar çështja penale, kompetente do të jetë Gjykata Themelore në Prishtinë. Neni 31 Kriteret dytësore të kompetencës 1. Në qoftë se nuk dihet territori i përshkruar në paragrafin 1 të nenit 29 të këtij Kodi ose kur ky vend nuk është në territorin e Kosovës, kompetente është gjykata në territorin e së cilës i pandehuri e ka vendbanimin ose vendqëndrimin. 2. Në qoftë se gjykata në territorin e së cilës i pandehuri e ka vendbanimin ose vendqëndrimin e ka filluar procedurën, ajo gjykatë mbetet kompetente edhe nëse është mësuar vendi i kryerjes së veprës penale. 3. Në qoftë se nuk dihet vendi i kryerjes së veprës penale e as vendbanimi apo vendqëndrimi i të pandehurit, ose nëse të dyja janë jashtë territorit të Kosovës, kompetente është gjykata në territorin e së cilës arrestohet i pandehuri ose në territorin e së cilës i pandehuri vetë u dorëzohet organeve. Neni 32 Kompetenca për veprat penale ndërkufitare Në qoftë se një person kryen vepër penale në Kosovë dhe jashtë saj, kompetenca bie mbi gjykatën e cila është kompetente për veprën penale të kryer në Kosovë. Neni 33 Kompetenca territoriale e urdhëruar nga Gjykata Supreme Në qoftë se sipas dispozitave të këtij Kodi nuk mund të vërtetohet se cila gjykatë ka kompetencë territoriale, Gjykata Supreme e Kosovës cakton njërën nga gjykatat me kompetencë lëndore në të cilën do të zbatohet procedura. 18 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE Nënkapitulli III- Bashkimi i procedurës Neni 34 Kompetenca territoriale lidhur me bashkimin e procedurës 1. Kur personi i njëjtë është akuzuar për më shumë vepra penale të peshës së njëjtë, kompetente është gjykata në të cilën së pari është ngritur aktakuza, ndërsa, kur nuk është ngritur aktakuzë, kompetente është gjykata të cilës së pari i është dorëzuar aktvendimi i vulosur për fillimin e hetimeve. 2. Kur i dëmtuari ose viktima njëkohësisht ka kryer vepër penale ndaj të pandehurit, gjithashtu zhvillohet procedurë e përbashkët. 3. Në parim, të bashkëpandehurit i nënshtrohen kompetencës së gjykatës e cila ka kompetencë për njërin prej tyre dhe në të cilën së pari është ngritur aktakuza. 4. Në parim, gjykata e cila është kompetente për kryerësin e veprës penale është kompetente edhe për bashkëkryerësit dhe ndihmësit, pas kryerjes së veprës penale dhe për personat të cilët nuk kanë njoftuar për përgatitjen e veprës, kryerjen e saj ose kryerësin. 5. Të gjitha çështjet nga paragrafi 1 deri 4 të këtij neni, në parim shqyrtohen në procedurë të bashkuar dhe për to merret një aktgjykim. 6. Kur disa persona fajësohen për disa vepra penale, gjykata mund të vendos të zbatojë procedurë të bashkuar dhe të marrë një aktgjykim, me kusht që veprat të jenë të ndërlidhura dhe provat të jenë të përbashkëta. 7. Gjykata mund të vendosë të zbatojë procedurë të bashkuar dhe të marrë një aktgjykim, po që se, para të njëjtës gjykatë zbatohen procedura të ndara, kundër të njëjtit person, për disa vepra ose kundër disa personave, për vepër penale të njëjtë. 8. Për bashkim të procedurës vendos gjykata e cila është kompetente për zbatimin e procedurës së bashkuar, në bazë të propozimit të prokurorit të shtetit ose sipas detyrës zyrtare. Kundër aktvendimit me të cilin caktohet bashkimi i procedurës ose refuzimi i propozimit për bashkim nuk lejohet ankesë. 9. Deri në ngritje të aktakuzës, prokurori kompetent i shtetit ka kompetencë që ta bëjë bashkimin e procedurës. Neni 35 Veçimi i procedurës 1. Gjykata e cila sipas këtij Kodi është kompetente, për shkaqe të rëndësishme ose për arsye të efikasitetit, deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor mund të vendos veçimin e procedurave të zbatuara për disa vepra penale ose kundër disa të pandehurve dhe të procedojë ndaras ose çështjet e ndara ia dërgon një gjykate tjetër kompetente. 2. Aktvendimin për veçimin e procedurës e merr gjykata kompetente pas dëgjimit të palëve dhe mbrojtësit. 3. Kundër aktvendimit me të cilin lejohet veçimi i procedurës ose refuzimi i propozimit për veçimin e procedurës nuk lejohet ankesë. 4. Deri në ngritje të aktakuzës, prokurori kompetent i shtetit ka kompetencë që ta bëjë veçimin e procedurës. 19 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE Nënkapitulli IV - Kalimi i kompetencës territoriale dhe lëndore Neni 36 Kompetenca e deleguar dhe konflikti i kompetencës 1. Gjykata themelore është e detyruar që të shqyrtojë kompetencën territoriale të saj dhe nëse konstaton se i mungon kompetenca, shpall veten jokompetente, dhe pasi që aktvendimi të merr formën e prerë i dorëzon rastin gjykatës e cila ka kompetencë territoriale. 2. Në qoftë se gjykata themelore kompetente për shkaqe juridike ose faktike është penguar të zbatojë procedurën pas dëgjimit të palëve, kryetari i gjykatës themelore mund të kalojë procedurën te një degë tjetër brenda gjykatës themelore kompetente. 3. Nëse kalimi nga paragrafi 2 i këtij neni nuk është i mundshëm, kryetari i gjykatës themelore kompetente duhet të konsultohet me një tjetër gjykatë themelore që ka kompetencë lëndore dhe të pajtohen për transferimin e procedurës. 4. Në qoftë se dy gjykatat themelore nuk mund të përmbushin paragrafin 3 të këtij neni brenda dhjetë (10) ditëve, cilado prej tyre e njofton menjëherë për këtë Gjykatën e Apelit. Kolegji i Gjykatës së Apelit cakton njërën nga gjykatat për të zbatuar procedurën. 5. Para marrjes së aktvendimit mbi konfliktin e kompetencës lëndore, gjykata kërkon mendimin e prokurorit të shtetit i cili është kompetent për të vepruar para asaj gjykate, të dëmtuarit ose viktimës apo mbrojtësit të viktimës ose përfaqësuesit të viktimës dhe të pandehurit apo mbrojtësit të tij. 6. Rreth Konfliktit të kompetencës lëndore në mes të dy departamenteve të një gjykate e vendos kryetari i asaj gjykate. 7. Veprat penale që supozohet të jenë kryer nga anëtarët e gjyqësorit dhe prokurorisë së shtetit stafi civil i prokurorive apo gjykatave në Kosovë apo anëtari i ngushtë i familjes së gjyqtarit dhe prokurorit hetohen, ndiqen dhe gjykohen nga zyra prokuroriale dhe gjykata që ushtron kompetenca dhe juridiksion në rajon tjetër nga ai ku gjyqtari, prokurori apo stafi civil ushtrojnë zakonisht funksionet e tyre. Zyra prokuroriale dhe gjykata që ka kompetencë territoriale caktohet me sistem rotacioni sipas kritereve të mëposhtme: 7.1. nëse vepra penale e pretenduar ka ndodhur në rajonin e Pejës, Mitrovicës apo Ferizajit, kompetente është prokuroria dhe gjykata e Prishtinës; 7.2. nëse vepra penale e pretenduar ka ndodhur në rajonin e Prishtinës apo të Gjilanit, kompetente është prokuroria dhe gjykata e Prizrenit; 7.3. nëse vepra penale e pretenduar ka ndodhur në rajonin e Prizrenit apo të Gjakovës, kompetente është prokuroria dhe gjykata e Gjilanit. 8. Në rastet kur ka rrethana për përjashtim nga nënparagrafi 7.1 deri në nënparagrafin 7.3, të vendosë zyra e Kryeprokurorit të shtetit për akuzën, ndërsa Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës për rastet e gjyqësorit. 9. Kundër aktvendimit nga ky nen nuk lejohet ankesë. 10. Për qëllime të këtij Neni, shprehja “anëtari ngushtë i familjes” ka këtë kuptim: 10.1. Anëtar i ngushtë i familjes – bashkëshorti ose bashkëshortja, bashkëshorti jashtëmartesor ose bashkëshortja jashtëmartesore, prindi, prindi adoptues dhe fëmija, fëmija i adoptuar. 20 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE Nënkapitulli V - Pasojat e mungesës së kompetencës Neni 37 Detyrimet e gjykatës jokompetente dhe konfirmimi i aktakuzës 1. Gjykata jokompetente detyrohet të ndërmarrë ato veprime procedurale për të cilat ekziston rrezik nga vonesa. 2. Pasi aktakuza konfirmohet, gjykata nuk mund të shpall veten jokompetente në pikëpamje territoriale dhe palët nuk mund të paraqesin kundërshtim për shkak të mungesës së kompetencës territoriale. KAPITULLI III PËRJASHTIMI Nënkapitulli I - Përjashtimi i gjyqtarëve Neni 38 Bazat për përjashtimin e gjyqtarëve 1. Gjyqtari përjashtohet nga shqyrtimi i rastit kur: 1.1. është vetë palë apo i dëmtuar me veprën penale e cila është subjekt i rastit konkret gjyqësor; 1.2. është bashkëshort, bashkëshort jashtëmartesor, ish – bashkëshort, person në afri gjinie në vijë të drejtpërdrejtë të çfarëdo shkalle ose në vijë anësore deri në shkallën e katërt, person në afri krushqie deri në shkallën e dytë me të pandehurin, mbrojtësin e tij, prokurorin e shtetit, të dëmtuarin ose viktimën ose mbrojtësin e viktimave apo përfaqësuesin e viktimës; 1.3. është kujdestar ligjor, nën kujdestari ligjore, fëmijë i adoptuar ose prind adoptues, prind birësues ose fëmijë i birësuar i të pandehurit, mbrojtësit të tij, prokurorit të shtetit ose të dëmtuarit ose viktimës; 1.4. në çështjen e njëjtë penale ka marrë pjesë në procedurë si prokuror, mbrojtës, mbrojtës i viktimave apo përfaqësues i viktimës ose është pyetur si dëshmitar apo ekspert; 1.5. ekziston konflikti i interesit siç përcaktohet me legjislacionin përkatës. 2. Gjyqtari përjashtohet si gjyqtar i vetëm gjykues, kryetar i trupit gjykues, anëtar i trupit gjykues, anëtari i kolegjit të apelit apo kolegjit të Gjykatës Supreme nëse ka marrë pjesë në procedura të mëhershme në të njëjtin rast penal. Megjithatë, gjyqtari nuk përjashtohet kur ai ose ajo ka qenë vetëm i përfshirë në procedurat e mëparshme në të njëjtën çështje penale si anëtar i kolegjit shqyrtues. 3. Gjyqtari gjithashtu mund të përjashtohet nga ushtrimi i funksionit gjyqësor në rast konkret, nëse përpos rasteve nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni, paraqiten rrethana që e vënë në dyshim paanshmërinë e tij. Neni 39 Procedura për përjashtim 1. Gjyqtari posa të mësojë se ekziston ndonjë arsye për përjashtim nga neni 38, paragrafi 1 ose 2 i këtij Kodi ndërpret çdo aktivitet lidhur me çështjen dhe për këtë e njofton kryetarin e gjykatës, i cili sipas procedurave apo rregullave të brendshme të gjykatës cakton zëvendësimin e tij. Në 21 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE rastin e përjashtimit të kryetarit të gjykatës, ai kërkon drejtpërdrejt nga kryetari i Gjykatës së Apelit që të caktojë zëvendësimin. Derisa të caktohet gjyqtari zëvendësues, gjyqtari i cili e merr vendimin mbi përjashtimin sipas nenit 41 të këtij Kodi, ka kompetencë të ndërmarrë veprime që janë domosdo të nevojshme për të mbrojtur integritetin e procedurës ose të drejtat e palëve. 2. Në qoftë se gjyqtari konstaton se ekzistojnë rrethana të cilat arsyetojnë përjashtimin e tij nga neni 38, paragrafi 3 i këtij Kodi, ai për këtë e njofton kryetarin e gjykatës. Derisa të merret vendim për përjashtim, gjyqtari mund të ndërmerr vetëm ato veprime të cilat janë domosdo të nevojshme për të mbrojtur integritetin e procedurës ose të drejtat e palëve. Neni 40 Kërkesa për përjashtim 1. Përjashtimin e gjyqtarit mund ta kërkojnë edhe palët. 2. Pala mund të kërkojë përjashtimin e gjyqtarit mbi bazat e përcaktuara në nenin 38, paragrafi 1 dhe 2 i këtij Kodi sapo të ketë mësuar për ekzistimin e arsyeve për përjashtim dhe këtë mund ta bëjë më së largu deri para përfundimit të shqyrtimit gjyqësor. 3. Në rast të përjashtimit për arsyet e parapara në nenin 38, paragrafi 3 i këtij Kodi, pala përjashtimin e kërkon para fillimit të shqyrtimit gjyqësor, por kërkesa mund të bëhet edhe pas fillimit të shqyrtimit gjyqësor e deri para përfundimit të shqyrtimit gjyqësor nëse pala provon që nuk ka mundur ti paraqes arsyet për përjashtim para fillimit të shqyrtimit gjyqësor. 4. Kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit apo të Gjykatës Supreme pala mund ta bëjë në ankesë ose në përgjigje në ankesë. 5. Pala mund të kërkojë përjashtimin vetëm të gjyqtarit që e trajton çështjen. 6. Pala detyrohet që në kërkesë të shënojë rrethanat me të cilat e mbështet pretendimin për ekzistimin e bazës ligjore për përjashtim. Shkaqet e paraqitura në kërkesën e mëparshme për përjashtim e cila është refuzuar nuk mund të paraqiten përsëri në kërkesë. Neni 41 Vendimet mbi kërkesat për përjashtim 1. Kërkesat për përjashtim sipas nenit 40 të këtij Kodi vendosen menjëherë e jo më vonë se shtatë (7) ditë nga dita e parashtrimit të kërkesës përveç nëse parashihet ndryshe me këtë Kod, nga: 1.1. kryetari i gjykatës themelore vendos mbi kërkesën për përjashtimin e gjyqtarëve të gjykatës themelore; 1.2. kryetari i Gjykatës së Apelit vendos mbi kërkesën për përjashtimin e kryetarit të gjykatës themelore ose mbi kërkesën për përjashtimin e kryetarit të gjykatës themelore dhe gjyqtarit tjetër të së njëjtës gjykatë; 1.3. kryetari i Gjykatës së Apelit vendos mbi kërkesën për përjashtimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit; 1.4. kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës vendos mbi kërkesën për përjashtimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit, kërkesën për përjashtimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe gjyqtarit tjetër të së njëjtës gjykatë ose kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit të Gjykatës Supreme të Kosovës. Kolegji i kryesuar nga zëvendës kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës vendos mbi kërkesën për përjashtimin e kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës ose mbi kërkesën për përjashtimin e kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe gjyqtarëve tjerë të së njëjtës gjykatë. 22 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 2. Para marrjes së aktvendimit për përjashtim dëgjohet gjyqtari apo kryetari i gjykatës, e sipas nevojës zhvillohen edhe hetime të tjera. 3. Kundër aktvendimit me të cilin pranohet kërkesa për përjashtim nuk lejohet ankesë. Aktvendimi me të cilin kërkesa për përjashtim refuzohet mund të kundërshtohet me ankesë të posaçme. 4. Në rast të mungesës së gjyqtarit nga nënparagrafët 1.1 deri 1.4 të këtij neni, vendimi merret nga gjyqtari që e zëvendëson atë. Neni 42 Ndërprerja e ushtrimit të veprimeve pas kërkesës për përjashtim të gjyqtarit Kur gjyqtari mëson se është bërë kërkesë për përjashtimin e tij, ai detyrohet që menjëherë të ndërpresë çdo veprim në atë çështje, e kur kemi përjashtim nga neni 38, paragrafi 3 i këtij Kodi, ai deri në marrjen e aktvendimit mbi kërkesën mund të kryejë vetëm ato veprime për të cilat ekziston rrezik nga vonesa. Nënkapitulli II - Përjashtimi i prokurorëve të shtetit Neni 43 Bazat për përjashtimin e prokurorëve të shtetit 1. Prokurori i shtetit përjashtohet nga trajtimi i rastit kur: 1.1. është palë apo është dëmtuar me vepër penale e cila është subjekt i rastit konkret gjyqësor; 1.2. është bashkëshort, bashkëshort jashtëmartesor, ish – bashkëshort , person në afri gjinie në vijë të drejtpërdrejtë të çfarëdo shkalle ose në vijë anësore deri në shkallën e katërt, person në afri krushqie deri në shkallën e dytë me të pandehurin, mbrojtësin e tij, të dëmtuarin ose viktimën, mbrojtësin e viktimave ose përfaqësuesin e viktimës; 1.3. është kujdestar ligjor, nën kujdestari ligjore, fëmijë i adoptuar ose prind adoptues, prind birësues ose fëmijë i birësuar i të pandehurit, mbrojtësit të tij ose të dëmtuarit ose viktimës; 1.4. në çështjen e njëjtë penale ka marrë pjesë në procedurë si gjyqtar, mbrojtës, mbrojtës i viktimave ose përfaqësues i viktimës ose është pyetur si dëshmitar apo ekspert; ose 1.5. ekziston konflikti i interesit siç përcaktohet me legjislacionin përkatës. 2. Prokurori i shtetit është përherë i detyruar që të përjashtojë veten me të mësuar se ekzistojnë arsye për përjashtimin e tij. 3. Pala në çdo fazë mund të kërkojë përjashtimin e prokurorit të shtetit posa të mësojë për ekzistimin e shkaqeve për përjashtim. 4. Për Procedurën e përjashtimit të prokurorit zbatohen përshtatshmërisht dispozitat e këtij Kodi për përjashtimin e gjyqtarit. Nënkapitulli III - Përjashtimi i pjesëmarrësve të tjerë Neni 44 Bazat për përjashtimin e pjesëmarrësve të tjerë në procedurë penale 1. Mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës, procesmbajtësi, përkthyesi, specialisti dhe eksperti përjashtohet kur: 23 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 1.1. është palë ose është dëmtuar me veprën penale; 1.2. është bashkëshort, bashkëshort jashtëmartesor, person në afri gjinie në vijë të drejtpërdrejtë të çfarëdo shkalle ose në vijë anësore deri në shkallën e katërt, person në afri krushqie deri në shkallën e dytë me të pandehurin, mbrojtësin e tij, prokurorin, të dëmtuarin ose viktimën; 1.3. është kujdestar ligjor, nën kujdestari ligjore, fëmijë i adoptuar ose prind adoptues, prind birësues ose fëmijë i birësuar i të pandehurit, mbrojtësit të tij, prokurorit, të dëmtuarit ose viktimës; 1.4. në çështjen e njëjtë penale ka marrë pjesë në procedurë si gjyqtar, prokuror, mbrojtës, ose është pyetur si dëshmitar apo ekspert; ose 1.5. ekziston konflikti i interesit siç përcaktohet me legjislacionin përkatës. 2. Bazat për përjashtim të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni zbatohen edhe për përfaqësuesin e viktimës, përveç në rastet e përcaktuara në nënparagrafët 1.1 deri 1.3 të këtij neni lidhur me marrëdhënien e tij me të dëmtuarin ose viktimën. 3. Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari i vetëm gjykues, gjyqtari i procedurës paraprake ose kryetari i kolegjit shqyrtues apo kolegjit ankimor vendos për përjashtimin e procesmbajtësit, përkthyesit, specialistit, ekspertit, mbrojtësit të viktimave dhe përfaqësuesit të viktimave. 4. Në qoftë se zyrtari i autorizuar i policisë zbaton veprime hetimore në bazë të këtij Kodi, për përjashtimin e tij vendos prokurori i shtetit. Po qe se me rastin e ndërmarrjes së këtyre veprimeve merr pjesë procesmbajtësi, për përjashtimin e tij vendos personi zyrtar i cili ndërmerr veprimet. KAPITULLI IV PROKURORI I SHTETIT Neni 45 Kompetenca dhe struktura e prokurorive të shtetit Kompetencat dhe struktura e Prokurorive Themelore, Prokurorisë Speciale, Prokurorisë së Apelit dhe Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për të hetuar dhe ndjekur çështjet penale përcaktohen me Ligjin përkatës për Prokurorin e Shtetit dhe Ligjin përkatës për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Neni 46 Pavarësia e prokurorit të shtetit Organet publike nuk mund të ndikojnë në mënyrë formale apo joformale, e as të drejtojnë veprimet e prokurorit të shtetit në trajtimin e çështjeve individuale penale apo në hetime. Neni 47 Detyrimi i prokurorit të shtetit ndaj të pandehurit Gjatë hetimit të veprave penale, prokurori i shtetit detyrohet të analizojë provat dhe faktet fajësuese dhe shfajësuese dhe të sigurojë që hetimi të kryhet duke respektuar në tërësi të drejtat e të pandehurit dhe të sigurojë që provat të mbledhen në përputhje me këtë Kod. 24 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE Neni 48 Detyrat dhe kompetencat e prokurorëve të shtetit 1. Detyrat dhe kompetencat themelore të prokurorit të shtetit janë të përcaktuara në Ligjin përkatës për Prokurorin e Shtetit dhe Ligjin përkatës për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Përveç këtyre detyrave dhe kompetencave, prokurori i shtetit ka edhe detyrat dhe kompetencat e mëposhtme: 1.1. prokurorët e shtetit janë të autorizuar për të përfaqësuar interesat publik para gjykatave të Republikës së Kosovës dhe të kërkojnë nga gjykata që të urdhërojë masa në pajtim me këtë Kod; 1.2. në lidhje me veprat penale të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare apo me propozimin e të dëmtuarit, prokurori i shtetit ka kompetencë që të negociojë dhe të pranojë marrëveshje vullnetare për bashkëpunim apo pranim të fajësisë me të pandehurin; 1.3. prokurori shtetit i prezanton gjykatës informacionet dhe të dhënat relevante të cilat mund të ndikojnë në përcaktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit. Neni 49 Kompetenca territoriale e prokurorëve të shtetit Prokurori i shtetit ka kompetencë për të vepruar para gjykatës përkatëse në pajtim me Ligjin përkatës për Prokurorin e Shtetit dhe Ligjin përkatës për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Neni 50 Kompetenca e prokurorëve të shtetit në çështjet urgjente Kur ekziston rrezik nga shtyrja, veprimet procedurale mund të ndërmerren edhe nga prokurori i shtetit që nuk është kompetent, me kusht që menjëherë të njoftohet prokurori i shtetit që është kompetent. Neni 51 Tërheqja nga ndjekja penale Prokurori i shtetit mund të tërhiqet nga ndjekja deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor para gjykatës themelore, kurse në procedurat para gjykatës më të lartë, ai mund të tërhiqet nga ndjekja vetëm në rastet e parapara me këtë Kod. KAPITULLI V MBROJTËSI Neni 52 E drejta e të pandehurit për të pasur mbrojtës 1. I dyshuari dhe i pandehuri kanë të drejtë të kenë mbrojtës gjatë gjithë fazave të procedurës penale. 2. Para çdo marrjeje në pyetje të të dyshuarit ose të pandehurit, policia ose organi tjetër kompetent, prokurori i shtetit, gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues udhëzon të dyshuarin ose të pandehurin për të drejtën e tij në angazhimin e mbrojtësit dhe që mbrojtësi mund të jetë prezent gjatë marrjes së tij në pyetje. 3. Në rastet kur nuk parashihet mbrojtja e detyruar, nga e drejta për të pasur mbrojtës mund të hiqet dorë, nëse heqja dorë bëhet qartë dhe vullnetarisht pas informimit të plotë për të drejtën 25 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE e tij në mbrojtje. Heqja dorë duhet bërë me shkrim dhe duhet nënshkruar nga i dyshuari apo i pandehuri dhe nga organi kompetent që e zbaton procedurën, ose mund të bëhet gojarisht në audio apo videokasetë, autenticiteti i të cilës verifikohet nga gjykata. 4. Personat nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet nuk mund të heqin dorë nga e drejta për të angazhuar mbrojtës. 5. Personat të cilët tregojnë shenja të çrregullimeve ose të paaftësisë mendore nuk mund të heqin dorë nga e drejta në angazhimin e mbrojtësit. 6. Kur i dyshuari ose i pandehuri i cili ka hequr dorë nga e drejta në angazhimin e mbrojtësit më vonë e kërkon sërish këtë të drejtë, ai këtë mund ta ushtrojë menjëherë. 7. Po qe se vetë i dyshuari apo i pandehuri nuk angazhon mbrojtës, përfaqësuesi i tij ligjor, bashkëshorti apo bashkëshorti jashtëmartesor, personi i gjinisë së gjakut në vijë të drejtë, prindi adoptues, fëmija i adoptuar, vëllai, motra dhe prindi birësues mund të angazhojnë mbrojtës për të, por jo kundër vullnetit të tij. Neni 53 Kualifikimet e mbrojtësit 1. Për mbrojtës mund të angazhohet vetëm avokati i cili është anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës. 2. Mbrojtësi ia paraqet autorizimin me shkrim policisë, prokurorit të shtetit apo gjykatës pranë së cilës zbatohet procedura. I dyshuari ose i pandehuri gjithashtu mund t’i japin mbrojtësit autorizimin edhe gojarisht dhe kjo shënohet në procesverbalin e policisë, të prokurorit të shtetit apo gjykatës pranë së cilës zbatohet procedura. Neni 54 Kufizimet në përfaqësim nga mbrojtësi 1. Në një procedurë penale mbrojtësi nuk mund të mbrojë dy ose më tepër të pandehur në të njëjtën çështje, pavarësisht se a është bërë veçimi i procedurës apo fazës së procedurës. Një mbrojtës nuk mund të përfaqësoj personin juridik dhe personin fizik në të njëjtin rast, përveç nëse personi fizik është i vetmi person që ka në pronësi, menaxhon dhe është i punësuar nga personi juridik. 2. I pandehuri mund të ketë deri në tre (3) mbrojtës dhe e drejta për mbrojtje konsiderohet se është përmbushur kur në procedurë merr pjesë njëri nga mbrojtësit. 3. Nëse i pandehuri ka më shumë se një mbrojtës, njëri nga ta caktohet si mbrojtës kryesor nga i pandehuri. Në rast se i pandehuri nuk bën një gjë të tillë, mbrojtës kryesor konsiderohet ai i cili e ka dorëzuar i pari autorizimin. Kur mbrojtësit kryesor i dorëzohen dokumentet, përfshirë aktakuzat, kërkesat, përgjigjet, ankesat dhe dokumentet tjera të cilat duhet t’i zbulohen të pandehurit, konsiderohet se dorëzimi u është bërë të gjithë mbrojtësve që përfaqësojnë palën. Vetëm parashtresat e paraqitura nga mbrojtësi kryesor shqyrtohen nga gjykata. Sidoqoftë, nëse mbrojtësi kryesor nuk është në dispozicion për ta dorëzuar parashtresën, mbrojtësi tjetër mund ta dorëzojë parashtresën me pëlqimin e të pandehurit. Neni 55 Përjashtimi i mbrojtësit 1. Mbrojtës nuk mund të jetë i dëmtuari ose viktima, bashkëshorti apo bashkëshorti jashtëmartesor i të dëmtuarit ose viktimës, e as personi që është në gjini gjaku në vijë të drejtë në cilëndo shkallë, në vijë anësore deri në shkallën e katërt ose të krushqisë deri në shkallën e dytë me të dëmtuarin, viktimën apo prokurorin. 26 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 2. Mbrojtës nuk mund të jetë as personi i cili është thirrur si dëshmitar, përveç nëse sipas këtij Kodi është liruar nga detyra e të dëshmuarit dhe ka deklaruar se nuk do të dëshmojë ose nëse mbrojtësi pyetet si dëshmitar në rastin nga neni 123 paragrafi 1 nënparagrafi 1.2 i këtij Kodi. 3. Mbrojtës nuk mund të jetë as personi, i cili në të njëjtën lëndë ka vepruar si gjyqtar, prokuror i shtetit apo zyrtari i autorizuar. Neni 56 Mbrojtja e detyruar 1. I pandehuri duhet të ketë mbrojtës në këto raste: 1.1. nga marrja në pyetje për herë të parë e deri në përfundim të procedurës penale me vendim të formës së prerë kur i pandehuri është memec, shurdh, i verbër ose shpreh shenja të çrregullimeve apo paaftësisë mendore dhe kështu është i paaftë që të mbrohet vetë me sukses; 1.2. nga arrestimi, gjatë seancës për caktimin e paraburgimit dhe gjatë kohës derisa ai gjendet në paraburgim; 1.3. nga momenti i marrjes në pyetje për herën e parë për vepër penale të dënueshme me të paktën pesë (5) vjet burgim; 1.4. në procedurë sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike kur i pandehuri është memec, shurdh ose shpreh shenja të çrregullimit apo të paaftësisë mendore ose është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm; 1.5. në të gjitha rastet kur i pandehuri kërkon të hyjë në marrëveshje për pranimin e fajësisë; ose 1.6. në të gjitha rastet kur i akuzuari gjykohet në mungesë sipas nenit 303 të këtij Kodi. 2. Në qoftë se i pandehuri në rastin e mbrojtjes së detyruar nuk angazhon mbrojtës, e angazhimin nuk e bën askush nga personat në nenin 52 paragrafi 7 i këtij Kodi, gjyqtari kompetent ose organi tjetër kompetent që e zbaton procedurën i cakton një mbrojtës sipas detyrës zyrtare me shpenzime publike. Kur mbrojtësi caktohet sipas detyrës zyrtare nga momenti i marrjes në pyetje, i pandehuri njoftohet për këtë me rastin e dorëzimit të aktakuzës. 3. Në qoftë se i akuzuari në rastin e mbrojtjes së detyruar mbetet pa mbrojtës gjatë procedurës dhe nëse ai nuk angazhon mbrojtës tjetër, gjyqtari kompetent ose organi tjetër kompetent që e zbaton procedurën cakton një mbrojtës të ri sipas detyrës zyrtare në shpenzime publike. 4. Personi juridik nuk ka të drejtë në mbrojtës të caktuar me shpenzime publike. 5. Në rastet e mbrojtjes së detyruar, mund të hiqet dorë nga e drejta për të pasur mbrojtës në pajtim me nenin 52, paragrafi 3 të këtij Kodi. Në raste të tilla, avokati i caktuar sipas detyrës zyrtare mbahet për të vepruar si “avokat në gatishmëri” me të vetmen përgjegjësi për të qenë i pranishëm dhe për ta këshilluar të dyshuarin ose të pandehurin gjatë tërë procedurës. Në qoftë se i dyshuari ose i pandehuri tërheq heqjen dorë, avokati në gatishmëri bëhet mbrojtës. Neni 57 Mbrojtësi me shpenzime publike kur mbrojtja nuk është e detyruar 1. Kur nuk ekzistojnë kushtet për mbrojtjen e detyruar, të pandehurit i caktohet mbrojtës me shpenzime publike me kërkesën e tij, nëse: 1.1. sipas gjendjes pasurore të tij nuk mund ti përballojë shpenzimet e mbrojtjes; dhe 27 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE 1.2. plotësohet një nga kushtet e mëposhtme: 1.2.1. procedura penale zhvillohet për vepër penale për të cilin është paraparë dënimi me burgim prej tre (3) apo më shumë vjet burgim; ose 1.2.2. këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë pavarësisht nga dënimi i paraparë. 2. I pandehuri njoftohet nga gjyqtari kompetent ose organi tjetër kompetent i cili e zbaton procedurën për të drejtën e tij në mbrojtës me shpenzime publike, sipas p

Use Quizgecko on...
Browser
Browser