Presented: Kosove Borxhi publik dhe rritja ekonomike (PDF)
Document Details
Uploaded by MindBlowingHexagon6681
Arsim Selimi
Tags
Summary
This presentation analyzes public debt and economic growth in Kosovo from 2009-2019. Data is presented in graphs and tables. The presentation explores the correlation between public debt and economic growth in Kosovo.
Full Transcript
Ligj. 15 1 Borxhi publik ne Kosove Republika e Kosovës si vendet e tjera është e ngarkuar me borxh publik. Kosova është e përqendruar në stabilizimin e shtyllave të zhvillimit social-politik dhe ekonomik duke provuar përforcimin në rritjen pozitive të PBB-së, bilancin e treg...
Ligj. 15 1 Borxhi publik ne Kosove Republika e Kosovës si vendet e tjera është e ngarkuar me borxh publik. Kosova është e përqendruar në stabilizimin e shtyllave të zhvillimit social-politik dhe ekonomik duke provuar përforcimin në rritjen pozitive të PBB-së, bilancin e tregtisë dhe pagesave, industrisë dhe degëve të tjera të ekonomisë, punësimit, kursimeve dhe investimeve në sektorin fiskal, etj. 2 Ndryshe nga vendet e tjera, Kosova ka një histori të borxhit publik i cili është më specifik, pasi që Kosova ka borxh publik të trashëguar nga koha e ish Jugosllavisë. Pra, gjatë periudhës kur Kosova ishte pjesë e federatës autonome të Jugosllavisë, ajo mori fonde nga Banka Botërore në emër të borxhit publik. Punuar nga: Arsim Selimi 3 Në rastin tonë, nëse krahasojmë borxhin publik me PBB-në atëherë vërejmë se borxhi publik ka një përqindje shumë të ulët në raport me PBB-në, kjo situatë tregon llogaridhënie dhe stabilitet makroekonomik, të ndihmuar gjithashtu nga institucionet përkatëse të vendit të cilat kishin vendos rregullat fiskale përmes Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike në Kosovë. 4 Ministria e Financave (MF) është autoriteti i vetëm për të hyrë në borxhe sovrane, ajo ka autoritetin dhe përgjegjësinë për t'u kujdesur për të gjithë menaxhimin dhe administrimin e kredive dhe programet e autorizuara për garantimin e huasë të Republikës së Kosovës, përfshirë kufizimet, zhvillimin të një Programi të Menaxhimit të Borxhit dhe një Strategjie të Menaxhimit të Borxhit. 5 Që pas luftës (1999) dhe fillimit të funksionimit të institucioneve në Kosovë, politika fiskale ose veçanërisht bilanci i buxhetit u karakterizua nga teprica ose nivele të ulëta të deficitit buxhetor. Por në vitin 2009 në Kosovë kishte një rritje të deficitit buxhetor prej 85.6 milion euro ose 2.2% të PBB-së. Politikat ekzistuese ishin të kushtëzuara dhe mënyra e vetme që Qeveria e Kosovës kishte për të financuar deficitet buxhetore ishte përmes tepricave buxhetore të akumuluara nga vitet e mëparshme. 6 periudhën 2009 – 2019 200 201 201 201 201 201 201 201 201 201 201 9 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Borxh 249. 260. 253. 336. 323. 326. 371. 373. 422. 416. 409. i Ndërk 01 08 71 60 76 35 17 77 15 43 10 ombët ar Borxh 0.00 0.00 0.00 73.3 152. 256. 377. 478. 574. 676. 791. i Brend 1 51 52 78 97 27 62 94 shëm Gjith. 249. 260. 253. 409. 476. 582. 748. 852. 996. 1,09 1,20 Borxh i 01 08 71 92 27 87 95 74 42 3.05 1.05 Përgji thshë m Garan 0.00 0.00 0.00 0.00 0.00 10.0 10.0 20.0 44.0 43.7 42.6 citë Shtet 0 0 0 0 0 8 ërore Gjith. 6.12 5.91 5.27 8.10 8.94 10.6 13.0 14.5 16.6 16.9 17.4 Borxh i 5 7 8 3 0 6 Përgji t (% e Në tabelën 1 tregohet ecuria e borxhit publik nga 2009 në 2019, e cila tregon se çdo vit ka një rritje, veçanërisht në fund të vitit 2015 kur ka borxhin më të rëndësishëm që nga viti 2009, viti kur filloi të zbatohej borxhi publik. Të dhënat për borxhin publik janë të shprehura si përqindje e BPV-së. Portofoli i Borxhit Shtetëror të Kosovës është krijuar në vitin 2009. Në atë kohë, portofoli përbëhej prej vetëm një kredie të quajtur Kredia e Konsoliduar C nga Banka Botërore. Ndërsa, nga viti 2012 rritjes së Borxhit të Përgjithshëm ka filluar t’i kontribuoj emetimi i Letrave me Vlerë të Republikës së Kosovës. Ndërsa në fund të vitit 2019 Borxhi i Përgjithshëm arriti vlerën 1,201.05 milion Euro që krahasuar me vitin paraprak shënoi një rritje prej rreth 9.88%. 8 Grafiku 1: Borxhi publik në Kosovë për periudhën 2009 – 2019 9 Tabela 2: Rritja ekonomike në Kosovë për periudhën 2009-2019 200 201 201 201 201 201 201 201 201 201 201 9 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 BPV 3.6 3.3 4.4 2.8 3.4 1.2 4.1 4.1 4.2 3.8 4.2 10 Grafiku 2: Rritja ekonomike në Kosovë për periudhën 2009-2019 11 Grafiku 5: Krahasimi në mes të borxhit publik dhe rritjes ekonomike në shtetin e Kosovës 12 Në figurën më lartë kemi bërë një krahasim në mes të borxhit publik dhe rritjes ekonomike, siq shihet nga figura linja me ngjyrë të kuqe paraqet borxhin publik të shprehur si përqindje e GDP-së, ndërkaq linja me ngjyrë të kaltër paraqet rritjen ekonomike të shprehur si përqindje. Nga figura mund të konstatojmë që këto 2 variabla janë të lidhura negativisht mes vete, pasi në pjesën më të madhe të periudhës studimore kur kemi pasur rritje të borxhit publik ka pasur ulje të GDP-së dhe anasjelltas. Pra mund të themi që rritja ekonomike është ndikuar nga borxhi publik. 13