Document Details

AccurateGuitar9838

Uploaded by AccurateGuitar9838

University of Medicine of Tirana

Tags

pharmacology medicine drugs medical_science

Summary

This document seems to be a pharmacology exam. The text includes multiple-choice questions on various drugs and their uses, along with their mechanisms of action.

Full Transcript

FARMAKOLOGJI 1. Ne nje pneumoni nga Staphylococcus aureus meticiline-rezistent, antibiotiku i zgjedhur eshte: A) vankomicina B) oksacilina C) gentamicina D) piperacilina E) klaritromicina 2. Medikamentet hipoglicemiante orale te klases se sulfanilureve: A) perdoren gjithmone si monotera...

FARMAKOLOGJI 1. Ne nje pneumoni nga Staphylococcus aureus meticiline-rezistent, antibiotiku i zgjedhur eshte: A) vankomicina B) oksacilina C) gentamicina D) piperacilina E) klaritromicina 2. Medikamentet hipoglicemiante orale te klases se sulfanilureve: A) perdoren gjithmone si monoterapi B) stimulojne sekretimine e insulines dhe mund te shkakojne hipoglicemi te rende C) indikohen ne diabetim mellitus tip 1 D) ndryshe nga biguanidet, nuk kane nevoje per pranine e qelizave beta pankreatike funksionues E) mund te antagonizojne efektin hipoglicemiant te biguanideve 3. Te tere agjentet antidiabetike te meposhtem mund te shkaktojne drejteperdrejte hipoglicemi, me perjashtim te: A) glipizidit B) klorpropamidit C) tolbutamidit D) metformines E) insulines Lantus 4. Tregoni se cili prej medikamenteve antitumorale te meposhtme nuk eshte antimetabolit: A) cisplatini B) metotreksati C) 5-fluorouracili D) citarabina E) 6-merkaptopurina 5. Cili prej medikamenteve te meposhtme mund te shkaktojne agranulocitoze te rende: A) klozapina B) nizatidina C) haloperidoli D) karboksicisteina E) kodeina 6. Cili prej medikamenteve te meposhtme mund te zhvilloje tolerance pas perdorimit te zgjatur: A) betabllokuesit B) statinat C) antidiabetiket orale D) benzodiazepina E) antagonistet e kalciumit 7. Salbutamoli eshte: A) beta2-adrenergjik stimulues B) beta-bllokues C) antiserotoninik D) antihistaminik E) antikolinergjik 8. Ne cilin rast mund te perdoret ne menyre te pershtatshme imipramina: A) pagjumesi B) epilepsi C) enureze noktune te adoleshentit D) glaukome E) mani 9. Inhibimi enzimatik: A) kerkon nje kontakt te perseritur ose te zgjatur te medikamentit me enzimen B) eshte nje fenomen me interes toksikologjik por jo terapeutik C) eshte nje fenomen pa asnje interes praktik D) percakton efektet farmakologjike dhe terapeutike te shume medikamenteve E) eshte gjithmone i parikthyeshem 10. Cili prej antibiotikeve te meposhtem eshte aktiv kundrejt haemophilusit: A) bacitracina B) teikoplanina C) cikloserina D) ampicilina E) penicilina G 11. Tregoni cili eshte avantazhi i rruges se administrimit sublingual: A) ben te mundur nje kontroll te sakte te posologjise B) absorbimi nuk eshte i shpejte C) medikamentet nuk i nenshtrohen metabolizmit gjate kalimit te pare D) ka risk te ulet per efekte te padeshiruara E) lehteson absorbimin e medikamenteve shume pak liposolubel 12. Mund te pritet nefrotoksicitet nga gjithe medikamentet e meposhtme, me perjashtim te: A) amfotericines B B) cisplatinit C) gentamicines D) amoksicilines E) vankomicines 13. Kortikosteroidet indikohen ne te tera patologjite e meposhtme, me perjashtim te: A) herpes simplex okular B) statusit astmatik C) sindromes nefrosike D) kolagjenopative E) insuficience renale kronike 14. Cili eshte efekti i padeshiruara me i rende i klozapines: A) diskinezia tardive B) konstipacioni C) shenja ektrapiramidale D) agranulocitoza E) aritmite 15. Te tere medikamentet e meposhtme jane agoniste beta-adrenergjike, me perjashtim te: A) adrenalines B) izoproterenolit C) noradrenalines D) fentolamines E) dobutamines 16. Aktualisht ne kardiopatine ishemike perdoren te tere medikamentet e meposhtme, me perjashtim te: A) kortizonikeve B) nitroderivateve C) beta-bllokuesve D) ACE-inhibitoreve E) antiagreganteve trombocitare 17. Tregoni se cili prej efekteve te meposhtme nuk induktohet nga glukokortikoidet: A) shperndarja e alteruar e indit adipoz B) rritja e sintezes se proteinave ne nivel kutan C) inhibimi i sintezes se leukotrieneve D) rritja e glicemise E) imunosupresioni 18. Cili prej diuretikeve te meposhtme eshte me i pershtatshmi per trajtimin e hiperkalciurise: A) furosemidi B) triamtereni C) manitoli D) acetazolamidi E) hidroklortiazidi 19. Cili prej medikamenteve te meposhtme eshte nje beta-bllokues selektiv: A) praktololi B) atenololi C) sotaloli D) propranololi E) pindololi 20. Farmakovigjilenca eshte: A) observatori kombetar per monitorimin e shpenzimit farmaceutik B) faza IV e eksperimentimit klinik te medikamenteve (faza post-marketing) C) vleresimi i efikasitetit klinik te medikamenteve te reja D) enti europian pergjegjes per autorizimin e perdorimit klinik te medikamenteve te reja C) faza e fundit e eksperimentimit preklinik te medikamenteve 21. Cili prej medikamenteve te meposhtme eshte pergjegjes per toksicitet renal: A) bikarbonati i natriumit B) cimetidina C) ciklosporina D) azitromicina E) diazepami 22. Suksinilkolina perdoret si: A) ganglioplegjik B) vagolitik C) bllokues i receptoreve alfa-adrenergjike D) bllokues neuromuskulor E) bllokues i receptoreve beta-adrenergjike 23. Amiloridi eshte: A) nje diuretik i anses B) nje kursyes i kaliumit C) nje diuretik tiazidik D) nje inhibitor i anidrazes karbonike E) nje diuretik osmotik 24. Ne hipertiroidizem perdoren te tere medikamentet e meposhtme, me perjashtim te: A) metimazolit B) propiltiouracilit C) karbamazepines D) karbimazolit E) jodit 25. Gjysmejeta (t½) e nje medikamenti eshte: A) ne perpjesetim te drejte me klirensin total B) ne perpjesetim te zhdrejte me vellimin e shperndarjes C) ne perpjesetim te drejte me vellimin e shperndarjes D) varet nga biodisponueshmeria E) mund te reduktohet ne dozat toksike 26. Te nje pacient me hipoakusi dhe/ose vertigo nuk duhet te jepen: A) penicilina B) cefalosporina C) aminoglukozide D) karbapenike E) makrolide 27. Te nje pacient qe merr simvastatine, marrja e njekohshme e klaritromicines mund te shkaktoje: A) gastralgji B) shfaqjen e miopatise dhe te rhabdomiolizes C) çrregullime te akomodimit D) cefale E) vertigo 28. Pacientit me astme nuk i jepet: A) salbuterol B) digoksine C) propranolol D) bretil E) lidokaine 29. Nepermjet cilit prej mekanizmave vepron metformina: A) rrit numrin e receptoreve te insulines B) rrit kapjen e glukozes nga indet C) rrit çlirimin e insulines nga pankreasi D) rrit lipolizen dhe glikogjenolizen E) rrit prodhimin e acidit laktik 30. Propiltiouracili: A) inhibon dejodizimin e T4 B) stimulon formimin e hormonit tiroidien C) shkakton reduktimin e vellimit te tiroides D) inhibon transportin aktiv te jodit E) shkakton nje grumbullim jodi ne tireoglobuline 31. Adrenalina shtohet ne anesteziket lokale per: A) te nxitur hemostazen B) te stimuluar riparimin lokal te indeve C) te vonuar absorbimin e anestezikeve lokale D) te lehtesuar penetrimin e tyre pergjate degeve nervore E) te fuqizuar aksionin bllokues te kanaleve te Na+ 32. Cili prej medikamenteve te meposhtme perdoret ne menyre me te pershtatshme ne diabetin insipid: A) furosemidi B) triamtereni C) manitoli D) acetazolamidi E) hidroklortiazidi 33. Cili prej FANS te meposhtem ka potencialin me te ulet gastrotoksik: A) acidi acetil salicilik B) diklofenaku C) indometacina D) paracetamoli E) sulindaku 34. Cili prej medikamenteve perdoret per profilaksine e semundjes se membranave hialine: A) insulina B) kortikosteroidet C) hormonet e tiroides D) androgjenet E) beta2-stimuluesit 35. Neuroleptiket tipike (haloperidoli, klorpromazina) mund te provokojne efekte ekstrapiramidale si: A) sindroma e ngjashme me Parkinsonin B) distonite akute (spazme te gjuhes, grimasa, torticollis) C) diskinezia tardive (levizje stereotipike dhe te pavullnetshme) D) sindroma malinje nga neuroleptiket (e rralla, me katatoni, temperature te larte, hipertension) E) te tera pergjigjet jane te sakta 36. Te tera patologjite e meposhtme jane indikacion per dhenien e jodit, me perjashtim te: A) kontaminimit aksidental me izotope radioaktive B) krizes tireotoksike C) tiroiditit Hashimoto D) pergatitjes per nderhyrje kirurgjikale ne tiroide E) strumes endemike 37. Ne rast shoku anafilaktik duhet te jepet menjehere: A) kardiotonike B) adrenaline dhe kortizonike C) diuretike D) dopamine dhe antihistaminike E) ansiolitike 38. Shenjestra molekulare e nje medikamenti jane: A) receptoret B) enzimat C) acidet nukleike D) molekulat e transportit (kotransportuesit dhe antitransportuesit) E) te gjitha pergjigjet jane te sakta 39. Mekanizmi i veprimit te medikamenteve antipsikotike konsiston ne bllokimin e siteve receptoriale te neurotransmetuesit: A) histamine B) dopamine C) acetilkoline D) adrenaline E) GABA 40. Cila cefalosporine ka gjysmejeten me te gjate: A) cefamandoli B) cefsulodina C) ceftriaksoni D) cefonicidi E) cefatrizina 41. Medikamentet e meposhtme jane antituberkulare, me perjashtim te: A) izoniazidit B) rifampicines C) etambutolit D) azitromicines E) rifabutines 42. Te nje pacient me astme bronkiale ose SPOK, per anginen pectoris duhet te perdoret: A) nje beta-bllokues B) verapamili C) warfarina D) aspirina E) amlodipina 43. Toksiciteti kardiak kufizon perdorimin klinik te: A) aktinomicines D B) doksorubicines C) bleomicines D) cisplatinit E) amfetaminave 44. Cili prej medikamenteve antidiarreike te meposhtem shkakton me pak efekte kolaterale te lidhura me sistemin nervor qendror: A) kodeina B) loperamidi C) morfina D) difenoksilati E) parakodeina 45. Cili antibiotik perdoret ne rast meningiti nga streptococcus pneumoniae: A) oksitetraciklina B) fosfomicina C) gentamicina D) cefotaksime E) klindamicina 46. Te tere faktoret e meposhtem ndikojne mbi transportin placentar te nje medikamenti, me perjashtim te: A) fluksi placentar te gjakut B) peshes molekulare C) hidrosolubilitetit te medikamentit D) liposolubilitetit te medikamentit E) pH fetal 47. Efekti kolateral kryesor i terapise me hekur eshte/jane: A) çrregullimet gastrointestinale: B) kolla C) hipertensioni D) pergjumja E) alterimet e diurezes 48. Ne terapine e dhembjes kronike, udhezuesit indikojne: A) morfine me rruge subkutane B) morfine me rruge orale C) buprenorfine D) sekuencen FANS – opioide te dobeta – opioide te forta E) nje FANS 49. Te tere medikamentet e meposhtme jane potencialisht nefrotoksike, me perjashtim te: A) streptomicines B) amfotericines B C) cisplatinit D) vankomicines E) ciprofloksacines 50. Cili prej medikamenteve antihipertensive te meposhtme mund te shkaktoje kolle: A) antagonistet alfa1-adrenergjike B) sartanet C) ACE-inhibitoret D) antagonistet e kalciumit E) nitroderivatet 51. Tregoni se cila prej patlogjive te meposhtme eshte kundrindikacion per perdorimin e metoklopramt: A) diabeti B) patologjite anksioze C) nauzeja dhe te vjellat nga kemioterapia D) morbus Parkinson E) artriti reumatoid 52. Cili eshte antipiretiku i zgjedhur per nje sindrome febrile me natyre te mundshme virale te nje femije 5 vjeç: A) acidi acetil salicilik B) piroksikami C) fenilbutazoni D) celekoksibi E) paracetamoli 53. Nitroglicerina: A) dilaton kryesisht arteriolat B) dilaton kryesisht venat C) rrit pasngarkesen D) nuk provokon tolerance E) nuk duhet te perdoret se bashku me nje beta-bllokues 54. Acidi klavulanik eshte i rendesishem sepse: A) penetron lehtesisht te Gram+ B) eshte specifik per Gram+ C) eshte nje inhibitor i transpeptidazes se paretit qelizor D) inaktivizon beta-laktamazat bakteriale E) ka nje spekter veprimi te ngjashem me ate te penicilines 55. Cili efekt kolateral eshte karakteristik ne terapine me ampiciline: A) konstipacioni B) hiponatremia C) ekzantema makulopapulare D) anemia hemolitike E) nefriti 56. Qe te shfaqet efekti terapeutik i antidepresiveve triciklike, eshte e nevojshme qe nga fillimi i marrjes se medikamentit te kalojne: A) 3 minuta B) 3 ore C) 1 dite D) 2-3 jave E) 2 muaj 57. Nje i moshuar me diabet insulino-vartes duhet te marre nje trajtim me beta-bllokues per shkak te hipertensionit dhe te angines. Cili mund te jete medikamenti me i pranueshem: A) propranololi B) pindololi C) atenololi D) nadololi E) timololi 58. Nje prej penicilinave te meposhtme eshte betalaktamaze-rezistent. Cila: A) amoksicilina B) meticilina C) piperacilina D) tikarcinilina E) feneticilina 59. Cili prej medikamenteve te meposhtme eshte barbiturik qe perdoret si antiepileptik: A) pentobarbitali B) tiopentali C) fenobarbitali D) diazepami E) sekobarbitali 60. Medikamente me te efektshme per reduktimin e perqendrimeve plazmatike te triglicerideve jane: A) statinat B) probukoli C) fibratet D) rezinat sekuestruese te acideve biliare E) inhibitoret e lipazes pankreatike 61. Medikamenti me aktiv per nderprerjen e nje ataku hemikranie eshte: A) propranololi B) metisergidi C) klonidina D) triptanet E) amitriptilina 62. Induktimi enzimatik: A) pershpejton metabolizmin e medikamenteve B) ndodh brenda nje kohe te shkurter pas marrjes se substances induktuese C) eshte nje efekt qe shkaktohet vetem pas marrjes se medikamenteve D) nuk shkakton modifikime te dozes E) asnjera 63. Neuroleptiket jane medikamente qe indikohen ne trajtimin e: A) pagjumesise B) hipertensionit C) manise akute D) konvulsioneve E) dhembjes 64. Pacientet me ulçere peptike duhet t’i evitojne te tere medikamentet e meposhtme, me perjashtim te: A) kafeines B) FANS C) nikotines D) prednizonit E) metoklopramidit 65. Efekti maksimal (Emax) qe arrin nje medikament eshte nje matje e: A) fuqise B) efikasitetit C) pergjigjes kuantale D) madhesise se antagonistit E) treguesit terapeutik 66. Kontraceptivet hormonale femerore mund te provokojne zhvillimin e: A) adenomes hepatike B) kisteve te ovarit C) karcinomes se ovarit D) gastritit E) glakomes 67. Ne intoksikimin nga substancat opioide, pupilat jane: A) miotike B) midriatike C) anizikorike D) hiperfleksike E) te ndermjetme 68. Nje perdorim klinik i benzodiazepinave eshte: A) morbus Parkinson B) glaukoma C) cefalea D) pagjumesia E) ulçera peptike 69. Medikamentet “gjenerike” kane keto karakteristika, me perjashtim te: A) prodhohen me rruge industriale B) jane te dobishme per patologji multiple pasi jane jospecifike C) jane bioekuivalente per sa i perket specialitetit te caktuar D) nuk jane te mbrojtura me patente E) nuk jepen detyrimisht me recete 70. Cili prej medikamenteve perdoret per trajtimin e infeksione fungale sistemike: A) ciprofloksacina B) anfotericina B C) penicilina D) amiodaroni E) streptomicina 71. Cili prej te meposhtmeve eshte nje indikacion klinik i medikamenteve antihistaminike H2? A) astma bronkiale B) ulçera peptike C) ankthi D) diarrea E) riniti sezonal 72. Studimi i faktoreve qe percaktojne luhatjet e perqendrimit plazmatik te nje medikamenti quhet: A) farmakodinamika B) mbikeqyrja farmakoceutike C) farmakogjenetika D) farmakokinetike E) farmakovigjilenca 73. Cili prej te meposhtmeve eshte nje indikacion klinik i medikamenteve antihistaminike H1: A) konvulsionet B) ulçera gastrike C) ankthi D) diarrea E) riniti sezonal 74. Cili prej medikamenteve te meposhtme mund te perdoret per trajtimin e tumoreve te gjirit: A) tamoksifeni B) propranololi C) prednizoloni D) vitamina D E) nizatidina 75. Metabolizmi i kalimit te pare: A) rrit biodisponueshmerine e medikamentit B) ka nje rendesi metabolike te pakte C) rrit gjithmone toksicitetin e medikamentit D) redukton biodisponueshmerin e medikamentit E) redukton gjithmone toksicitetin e medikamentit 76. Cili prej medikamenteve te meposhtme eshte aktiv ne infeksionet nga pseudomonas aeruginosa, por mund te shkaktoje ototoksicitet dhe nefrotoksicitet: A) karbenicilina B) gentamicina C) kloramfenikoli D) rifampicina E) eritromicina 77. Me çfare mund te antagonizohet depresioni respirator i induktuar nga morfina: A) buprenorfine B) pentazocine C) nalokson D) metadon E) kodeine 78. Cili prej efekteve kolaterale eshte i mundshem gjate terapise me karbeniciline: A) nefrotoksiciteti B) disfunksioni trombocitar C) ototoksiciteti D) mielodepresioni E) hiperkalemia 79. Glukokortikoidet nderveprojne me: A) kanalet jonike B) tirozine kinazen C) proteinat G D) receptoret brendaqelizore E) lipidet 80. Cili prej medikamenteve te meposhtme mund te shkaktoje vartesi: A) kalcitonina B) benzodiazepinat C) betabllokuesit D) antikoagulantet orale E) antihistaminiket 81. Imipenemi eshte: A) nje inhibitor i beta-laktamazes B) nje aminoglukozid C) nje antifungal D) nje makrolid E) nje antibiotik beta-laktamik 82. Cili prej medikamenteve te meposhtme antagonizon efektin bronkodilatator dhe vazodilatator te izoproterenolit: A) kokaina B) feoksibenzamina C) fentolamina D) propranololi E) reserpina 83. Ne te tera semundjet e meposhtme ne te ardhmen mund te perdoret terapia gjenike me perjashtim te: A) fibrozes kistike B) hemofilise C) ulçeres peptike D) tumoreve E) AIDS 84. Cili prej medikamenteve te meposhtme eshte analgjezik: A) haloperidoli B) pentazocina C) kanamicina D) adrenalina E) suksinilkolina 85. Te gjithe medikamentet e meposhtme jane beta-stimulues, me perjashtim te: A) salbutamolit B) orciprenalines C) izoprenalines D) propranololit E) formetorolit 86. Cili prej FANS perdoret si antiagregant trombocitar: A) paracetamoli B) nimesulidi C) nabumetoni D) aspirina E) ibuprofeni 87. Kur deshirohet te arrihet dilatacioni pupilar por jo cikloplegjia, medikamenti i zgjedhur eshte: A) omatropina B) pilokarpina C) izoproterenoli D) tropikamidi E) fenilefrina 88. Ne cilin prej indeve te meposhtme shperndahen pergjithesisht me ngadale medikamentet: A) mushkeri B) melçi C) ind kockor D) tiroide E) muskul skeletik 89. Cili prej te meposhtmeve nuk eshte nje neurotransmetues: A) acetilkolina B) noradrenalina C) penicilina D) dopamina E) 5-hidroksitriptamina 90. Amiodaroni eshte nje medikament: A) hipnoinduktor B) antiacidik C) antiaritmik D) beta-mimetik E) beta-bllokues 91. Eliminimi i penicilines G ndodh: A) kryesisht nepermjet sekretimit tubular B) kryesisht nepermjet filtrimit glomerular C) kryesisht me rruge biliare D) me filtrim glomerular dhe sekretim tubular ne raport pothuajse te njejte E) me rruge pulmonare 92. Nje reaksion alergjik ndaj nje medikamenti: A) zakonisht eshte ne varesi te dozes B) varet nga doza vetem kur medikamenti jepet me rruge sistemike por jo kur jepet me rruge lokale C) ndermjetesohet gjithmone nga prodhimi i antitrupave D) ka gjithmone gravitet te lehte ose te moderuar E) induktohet betem nga medikamentet e sintezes 93. Sekretimi i acidit gastrik mund te ndikohet nga: A) antagonistet e receptorit H2 B) inhibitoret e pompes protonike C) antagonistet muskarinike, p.sh. pirenzepina D) te tera pergjigjet jane te sakta E) alkooli 94. Te tera efektet e meposhtme jane manifestime te mbidozimit te barbiturateve, me perjashtim te: A) eksitimit B) konfuzionit mendor C) letargjise D) hipotermise E) hipotensionit 95. Te nje pacient me glaukome kundraindikohet perdorimi i: A) barbiturateve: B) antidepresiveve triciklike C) antibiotikeve D) benzodiazepinave hipnogjene E) amfetaminave 96. Cila prej klasave te meposhtme inhibon HMG-CoA reduktazen: A) statinat B) beta-bllokuesit C) fibratet D) estrogjenet E) ACE-inhibitoret 97. Cila prej substancave mund te shkaktoje hepatit toksik: A) trikloretileni B) tetrakloruri i karbonit C) halotani D) izoniazidi E) te gjitha pergjigjet jane te sakta 98. Terapia me estrogjene shoqerohet me te tera efektet e meposhtme te padeshirueshme, me perjashtim te: A) hiperplazise endometriale B) nauzese C) dhembjeve te gjinjve D) hipoglicemise E) hemikranias 99. Efektet e padeshirueshme me te rendesishme te fenotiazines jane: A) cefalea B) paraliza spastike C) korea D) fotofobia E) çrregullimet ekstrapiramidale 100. Kokaina ka veprim te tipit: A) simpatikolitik B) miorelaksant C) parasimpatikomimetik D) anestetik lokal E) spazmolitik

Use Quizgecko on...
Browser
Browser