Biologji PDF
Document Details
Uploaded by Deleted User
Tags
Summary
These notes outline the different types of muscle tissue in animals, including skeletal, smooth, and cardiac muscle. The document also discusses digestive systems in various animals, from simple organisms like sponges and cnidarians to complex vertebrates like mammals. It covers the structures and functions of parts of the digestive system, including mouth, esophagus, stomach, intestines, and anus in different animals.
Full Transcript
Muskujt ndertohet nga qelizat muskulore, te cilet njihen edhe si fije muskulore. Qelizat muskulore formojne indin muskulor. Funksioni I tyre eshte qe te tkurren dhe te zgjaten, ku me kete mundesohet levizja. Ekzistojne 3 tipa te indit muskulor: Indi muskulor skeletor, I cili mbeshtjell skeletetin,...
Muskujt ndertohet nga qelizat muskulore, te cilet njihen edhe si fije muskulore. Qelizat muskulore formojne indin muskulor. Funksioni I tyre eshte qe te tkurren dhe te zgjaten, ku me kete mundesohet levizja. Ekzistojne 3 tipa te indit muskulor: Indi muskulor skeletor, I cili mbeshtjell skeletetin, duke mundesuar levizjen. Indi muskulor I lemuar, I cili nderton muret e brednshme te organeve te ndryshme. Indi muskulor I zemres, qe nderton muskulin e zemres. Shtazet e vetem pakurrizore qe nuk kane inde muskulore jane sfungjeret. Shumica e pakurrizoreve perbehen nga indi muskulor I lemuar. Te krimbat, muskuli eshte I ngjitur per lekure, kembenyjetuarit levizin me ane te kembeve dhe te kraheve qe perfocohen per skeletin, dhe levizja e tyre mundesohet me ane te muskujve te vendosur nen kitine. Butaket, levizin permes muskujt e shputes. Lekuregjemboret levizin permes kraheve, ose me gjemba. Peshqit levizin me ane te pendave, I cili vendoset me blloqe te muskujve. Ujetokesoret levizin me ane te indeve muskulore. Zvaraniket lvezin ose me gjymtyre apo me tere trupin, permes zgjatjes apo tkurjes se muskujve ne trup. Shpendet levizin me ane te kembeve, dhe fluturojne permes kraheve, te cilet kane muskuj te fuqishem, qe mundeson fluturimin Indet, organet dhe sistemet e organeve te tretjes se shtazeve SHtazet me organizem te thjeshte trupor (sfungjeret dhe grykoret), tretja e ushqimit behet ne qeliza trupore, ku keta shtaze nuk ka organe tretese, shperndarjen e ushqimit deri tek qelizat behet me ane te zgavrave trupore, e cila funksionon si zorre. Grykoret kane goje te rrethuar me disa zgjatime, qe sherbejne per kapjen e ushqimit. Nga goja ushqimi shkon ne hapesiren trupore, dhe nen ndikimin e enzimave, behet retja e tij. Krimbat e shtypur e kane nje sistem te perbere nga goja dhe zorra e mesme. Krimbat unazor dhe te rrumbullaket kane nje perberje te: gojes, ezofagut, zorres dhe vrimes anale. Butaket e kane me te organizuar systemin e tretjes se organeve, ne krahasim me krimbat. Ajo perbehet nga: goja, radula (organ per bluarjen e ushqimit), ezofagun e shkurter, lukthin, zorren, vrimen anale. Kembenyjetuarit, kane systemin te perbere nmga goja, ezofagu, lukthi, zorra e mesme dhe zorra e pasme, duke perfunduar me vrimen anale. Lekuregjemboret, kane systemin e cila fillon me gojen, me zorre dhe me pas me vrimen anale. Indet, organet dhe sistemet e organeve te tretjes te shtazet kurrizore Peshqit kane nje sistem te perbere nga goja, ezofagu, lukthin dhe zorren. Ujetokesoret kane nje sistem te perbere nga: goja, ezofagu, lukthi, zorra e holle, zorra e trashed he kloaka. Gjuha e ujetokesoreve eshte me e zhvilluar ne krahasim me peshkun, ku gjuha e tyre leviz per ta kapur ushqimin. Zvarraniket, kane dhembe qe sherben per tretjen e ushqimit. Shpendet e kane systemin e tretjes te perbere nga; goja, ezofagu, gusha ( e cila e ben me te lenget ushqimin), lukthi gjenderor, lukthi mekanik, zorra e holle, zorra e trashed he kloaka. Lukthi gjenderor e mundeson perzirjen e ushqimit me enzima, dhe fillon reaksioni kimi. Lukthi mekanik eshte muskulor dhe e bluan ushqimin, ku zogjet geltitin gurzi per ta ndihmuar tretjen e lukthit mekanik. Gjitaret kane nje sistem te perbere nga goja, ezofagu, lukthi, zorra e holle dhe e trashed he gjendrat e ndryshme, si gjendrat peshtymore, te lukthit, te melqise, dhe te zorreve. Ne goje gjenden dhembet dhe e bluan ushqimin, qe shoerbejne per bluarjen e ushqimit. Ne lukth, gjenden acidet qe ndihmojne tretjen e metjshme te ushqimit, me pas ushqimi kalon ne zorre te holle, ku behet tretja perfundimtare, e ndihmuar me lengjet e melqise dhe te pankreasit. Ushqimi I patretur kalon ne zorre dhe del permes vrimes anale. Per nga menyra e te ushqyerit, gjitaret dallohen si barngrenes, mishngrenes dhe barngrenes-mishngrenes. Barngrenesit, ushqehen me bime, ku ushqimet bimore treten me veshtire, ku barngrenesit kane sistem te tretjes me te gjate krahasuar me mishngrenesit. Barngrenesit e brejne ushqimin me dhembet paresor, dhe I bluan me dhembet dytesore. Mishngrenesi, ushqehen me mish, kane dhembe preres, qe sherbejne per ta kapur gjahun dhe ti prej e shqyer fijet e muskujve. Barngrenesit dhe mishngrenesit (omnivore) ushqehen edhe me bime dhe me shtaze. Kane dhembe nofulla, qe jane si forme e ndermjetme e dhembeve te mishgrenesve dhe te mishgrenesve. Ato kane dhembet preres, dhembet e qenit, paradhemballet dhe dhemballet. Semundjet e organeve te tretjes te shtazet dhe te njeriu Sistemi I tretjes preket nga krimbata parazit, ato te shtypur, te cilet jane levrizat-shiritat dhe kelbazat, dhe krimbat parasite te rrumbullaket, te cilet jane: askaridi, skraja e femijeve dhe trikina. Levizrat, te cilet jane krimba parasite, jetojne ne zorret e shtazeve te ndryshme. Koka e tyre fiksohet ne murrin e zorreve dhe mund te shkaktojne lendime te renda qe mund te shkaktojne VDEKJE. Qente, macat, delet, lopet, derrat, etj jane nikoqire per levizrat. Ne mund te infektohemi nga kjo nese e hajme vezet e trye, shembull konkret ngrenja e mishit te papjekur ose te pazier mire te kafsheve te infektuara. Levizra-shiriti eshte forma me e perhapur e semundjeve tretes, te cilet kane gjatesi 12 metra. Semundja me e rende eshte levizra e qenit, e cila rrezikon ti ndodhe dikuj qe perkdhel qenin e infektuasr dhe nuk I lan duart. Vezet e kesaj levizjre kalojne ne zorre ku mund te vendosen ne melqi, zemer, mushkeri, tru, etj. Kjo mund te menjanohet me intervenim kirurgjik. Kelbazat jane parasite te ndryshme qe gjenden ne shtaze te ndryshem dhe tek njeriu. Vezet lene amvisin, duke kaluar ne urinen apo feqesin e tij. Nese vezet perfundojne ne uje, ato shenderohen ne larva dhe infektojne kermijte. Larva riprodhoet ne kermij, ku pasardhesit infektojne njeriun. Njeriu infektohet nga kjo parazit kur pi uje kenetash apo duke ngrene perime ne te cilat jane ngjitur larvat. Bagetite mund te infektohen nga kelbazat gjate kullotjes ne livadhe ne afersi te kenetave te infektuara. Askaridi eshte krimb I rrumbullaket me gjatesi 40cm. Infektimi ndodh duke I geltitur vezet e saj. Kafshet dhe njerezit infektohen kur pine uje te ndotur apo kur hajne ushqime te papastruara mire. Mbeshtjellesi I vezeve te askaridit jane te forte dhe tretet ne zorre, ku depertuar ne muret e zorreve dhe kalojne ne gjak. Me ane te gjakut, larvat shkojne ne melqi, zemer, mushkri, trake, etj, dhe rikthehen ne zorre. Infektuari ndien lodhje, dhe dhimbje koke. Ne rastin me te keq, shume krimba mund ta bllokojne zorren. Skraja e femijeve eshte 1cm dhe jeton ne zorre, femijet infektohen nga keto skraja ne stinen e pranveres, ku keta parasite merren kur prekim gojen me gishta te papaster. Skrajat femra migrojne ne vrimen anale poer te leshuar vezet dhe shkaktojne kruarje. Gjate kruarjes femijet perseri marrin vezet e skrajes, dhe nese nuk lahen duart mire, parazit perseri arrin ne goje dhe infektimin vazhdon. Kjo parazit sherohet me ane te ilaqeve. Trikina ka dimensione deri ne 4 mm. Larvat e saj gjenden ne muskujt e kafsheve te infektuara. Njeriu mund te infektohet kur ha mish jo te pjekur apo te zier mire. Krimbat shumohen ne zorre, pastaj larvat permes eneve te gjakut, prhapen ne muskuj. Prania e trikinave pengon aktivitetin normal te muskujve. Smeundja manifestohet me mundime, vjellje, dhimbje ne trup, temperature te larte. Ajo eshte pa sheruese, dhe rastet te renda perfundojne me vdekje. Sistemi I qarkulimit te lengjeve trupore-gjakut te shtazeve Sfungjeret, grykoret, krimbate shtypur dhe te rrumbullaket nuk kane organe per qarkullimin e lengjeve trupore. Sfungjeret e perdorin ujin e mjedisit per ti qarkulluar materiet, duke e kaluar ujin neper trupin e tyre. Pra eshte tip I hapur. Grykoret perdorin ujin e mjedisit dhe e qarkullojne ate neper zgavra gastrovaskulare. Qelizat qe kufizojne zgavren e trupit marrin nga uji gaze dhe lene ushqyese. Tip I hapur eshte Krimbi I tokes ka sistem te thjeshte te qarkullimit te gjakut. Ajo perbehet nga ena shpinore dhe barkore te gjakut, qe lidhen mes vete me kapilare. Ai ka zemer te thjeshte, qe permban hemoglobinen (pigmet I kuq) Kembenyjetuarit kane sistem te hapur te qarkullimit te gjakut, ku gjaku del nga enet e gjakut ne hapesira trupore. Kane zemer ne anen shpinore. Ai e bart ushqimin e tretur deri te qelizat dhe aty I largon mbetjes. Gjaku I insekteve nuk bart oksigjen sepse nuk ka hemoglobine. Butaket kane sistem te hapur te qarkullimit e gjakut, qe parfaqesohet nga ena shpinore, ku eshte edhe zemra. Lekuregjemboret nuk kane sistem te qarkullimit te gjakut, kane vete sistem enezor te qarkullimit te ujit. Peshqit kane qarkullim te thjeshte te gjakut, ajo perbehet nga zemra me dy dhomeza, dhe enet e gjakut. Gjaku I pasur me dioksid karboni kalon neper zemer, ku bartet ne vereza ( e cila liron CO2 dhe pasuron me oksigjen), nga verzat, permes arterieve te gjakut, bartet ne qdo pjese te trupit. Ujetokesoret kane sistem te qarkullimit te gjakut ngajshem me peshqit, por ujetokesoret e kane qarkullimin me te shpejte, me nje zemer te ndare ne 3 dhomeza. Zemra me tri dhomeza eshte nje ndryshim I rendesishem me systemin e qarkullimit te gjakut, ku njera dhomez e merr gjakun e pasur me CO2 nga indet e trupit dhe tjetra dhomez e merr gjakun e perbere nga oksigjeni nga mushkerite e trupit. Gjaku leviz nga te dyjat ane, ne zgavren e 3, ku pompohet gjaku. Zvarraniket kane sistem te njejte te qarkullimit te gjakut ne krahasim me ujetokesoret, perveq krokodileve. Zemra ndahet ne 3 dhomeze, por te zvaraniket ne barkushe ndodhet nje perde qe e ndan ne 2 pjese barkushen. Edhe ketu gjaku I papaster pastrohet me gjakun e paster. Zogjte dhe gjitaret kane qarkullim te dyfishte te gjakut. Sistemi I qarkullimit perbehet nga zerma, arteries, kapilaret dhe venat. Ata e kane zemren ten dare ne kater dhomeze, qe e pompojne gjakun e paster (me oksigjen) ne te gjithe trupin. Ndarja e zemres ne 4 dhomeza mundeson qe gjaku I pasur me CO2 te mos perzihej me gjakun e paster. Disa nga semundjet e gjakut, te zemres dhe eneve te gjakut Analizat e gjakut mund te japin informacione te medha per semundje. Gjate analizesse gjakut maten disa parametra si: sedimentimi ig jakut, qe tregon shkallen me te cilen sedimentohet perberesit e gjakut, numri I perberesve te gjakut, etj. Semundjet serioze te gjakut jane anemia dhe leukemia. Anemia eshte mungesa e numrit te qelizave te kuqe te gjakut (eritrocite). Arsyet e saj mund te jene mungesa e hekurit, mungesa e vitaminave apo gjakderdhja e rende. Leukemia eshte lloj I kancerit qe prek qelizt e bardha te gjakut, shkaktaret kryesore jane: pirja e duhanit, ekspozimi ndaj rrezatimit dhe ekspozimi I kimikateve, etj. Hemofillia eshte creggullim e koagulimit te gjakut, kur gjaku nuk trashet sic duhet. Trombocitet e gjakut jane te nevojshme per koagulimin e gjakut, qe te mbyllin plage tendryshme dhe ta ndalojne gjakderdhjen. Crregullimi I koagulimit te gjakut mund te shkaktohet nga nje semundje e trasheguar apo perdorimit te medikamenteve. Tromboza eshte tjeter cregullim I koagulimit te gjakut, ku gjaku trahet Brenda eneve dhe mund ti bllokoje ato. Mungesa e aktiviteteve fizike, perdorimi I ilaqeve, pirja e duhant jane arsyet pse dikush mund te perballet me kete semundje.Bllokimet e eneve te gjakut mund te shkaktojne sulm ne zemer apo goditje ne tru. **Semundjet e zemres dhe eneve te gjakut** Aritmia ndodh kur zemra nuk ka rritem normal te rrahjeve, mund te jete shume ngadale apo shume shpejt ne menyre te parregult. Stenoza e zemres eshte semundje, e cila ngushton valvulat e zemres, ku ato nuk jane mjaftueshem te hapura per rrjedhen normale te gjakut. Deshtimi I zemres eshte kur zemra nuk pompon gjak sa duhet, dhe nevojat per gjak dhe oksigjen nuk plotesohen. Semundja e arterieve ndodh si rezultat I nguhstimnit te arterieve shkak te yndrave dhe te substancave te tjera ne murin e arteries, qe furnizon me gjak zemren apo pjese te tjera te trupit. Kjo mund te shkaktoj qe muskujt e zemres most e marring jak dhe oksigjen te mjaftueshem. Ka rast kur ena bllokohet teresisht dhe ndalon rrjedhjen e gjakut ne nje pjese te zemres, ku shkaktohet sulm ne zemer. Hipertensioni eshte semundje e cila shkaktohet nga ngushtimi I eneve te gjakut, ngrutesimi dhe humbja e elasticitetit te tyre, e cila mund te shkaktohet edhe nga kequshqyjerja dhe mungesa e eaktiviteteve fizike. Transfuzioni dhe grupet e gjakut Grupet e gjakut jane: A,B,AB dhe 0. Prania ose mosprania e disa substancave ne siperfaqen e qelizave te kuqe te gjakut percakton se cilit nga kater grupet I perket gjaku I nje personi. Eshte mjaft e rrezikshme qe te jipet gjaku ten je pacienti me faktore tjeter te grupit te gjakut nga ata qe jane te pranishem ne gjakun e pacientit, ku qelizat e bardha te gjakut, sulmojne gjakun e dhuruesit, sepse eshte I huaj dhe "armiqesor". Grupi O jep: O, A, B, AB ; Grupi A jep: A, AB, Grupi B jep: B, AB : Grupi AB I jep vetem vetvetes. Qelizat e kuqe te gjaut mund te kene nje substance te quajtur faktori Rh, Kushdo qe e eka kete substance ne qelizat e kkuqe te gjakut eshte Rh-pozitiv, nese substanca mungon, personi eshte Rh-Negativ. Grupi I gjakut rh-pozitiv nuk jep gjak personave me grup rh-negativ gjate transfuzionit sepse mund te shfaq probleme. Semundjet imunologjike dhe sistemi imunitar Trupi duhet te reagoj shpejt kunder agjenteve te huaj te demshem dhe ti shkaterroje ato. Kjo eshte detyra e qelizave te bardha te gjakut. Ka disa lloje te qelizave te bardha te gjakut, ku disa prej tyre kerkojne dhe njohin bakteret apo viruset e demshme. Kjo eshte e lehte, meqe trupat e huaj kane nje shtrese proteinike, e ndryshme nga proteina ne siperfaqen e qelizave njerzone. Keto proteina quhen antigjene. Disa mikroorganizma prdohojne substanca te demshme te quajtura toksina. Limfocitet prodhojne antitoksina per ti neutralizuar mikroorganizmat. Fagocitet rrethojne dhe tretin mikroorganizmat. Qelizat e bardha te gjakut krijojne antitrupa unike per cdo lloj antigjeni qe hasin, disa qendrojne ne gjak edhe pasi bakteret ose viruset jane te shkateruar. Kjo tregon qe nese microorganizma infektohet nga lloji I njejt I virusit, me shpejt do eliminohet rreziku. Ne kete rast thuhet se trupi ka imunitet. Kjo imunitet quhet imunitet natyror aktiv. Mjeket tani mund ta stimulojne systemin imunitar ten je personi perpara se ai preket nga nje semundje serioze. Ky process njihet si vaksihnim. Vaskinat perbehen nga mikroorgnazima, te cilet ne menyre atrificiale u eshte hequr aftesia per te shkaktuar semundje, por te cilet e ruajne antigjenet e tyre dhe shkaktojne reagim te sistemit imunitar. Vaksinat ndihmojne njerzit qe te mos preken nga semundje te ndryshme si: lija e madhe, tuberkulozi, fruthi, kola e keqe, etj. Kjo meteode e mbrojtjes quhet imunitet artificial aktiv. Ndonje here, njerzit kane nevoje qe te marrin antitrupa kur infektohen me ndonje mikroorganizem, dhe per ate arsye perdoret infuzioni, ku merret nga doza e gjakut prej personave qe paraprakisht kane qene te infektuar dhe kane antitrupa ndaj atij infeksioni.