Seminars in Marketing Base PDF
Document Details
![PeacefulPenguin7096](https://quizgecko.com/images/avatars/avatar-9.webp)
Uploaded by PeacefulPenguin7096
Sead Baraku, Msc
Tags
Summary
This document is a set of seminar notes on marketing and business. It covers topics including consumer behavior, economic forces, and technological impacts. It includes multiple-choice questions and other aspects of the basics of marketing.
Full Transcript
Baza Marketingu Seminare Sead Baraku, Msc Përgjigjuni Po nëse thëniet e mëposhtme janë të vërteta dhe Jo nëse janë të gabuara: 1. Efekti që ka teknologjia mbi shoqërinë përcaktohet nga mënyra si aplikohet ajo. 2. Modelet e sjelljes k...
Baza Marketingu Seminare Sead Baraku, Msc Përgjigjuni Po nëse thëniet e mëposhtme janë të vërteta dhe Jo nëse janë të gabuara: 1. Efekti që ka teknologjia mbi shoqërinë përcaktohet nga mënyra si aplikohet ajo. 2. Modelet e sjelljes konsumatore tregojnë pjesë relative të të ardhurave vjetore të një familjeje ose shumën aktuale në lekë të shpenzuar në disa tipe produktesh. 3. Të përcaktosh saktësisht se cfarë do shoqëria është një detyrë e lehtë për tregtarët. 4. Edukimi i konsumatorit është një forcë e rëndësishme në lëvizjen konsumatore, pasi përgatit atë për të marrë vendime më të mençura në blerje. 5. Në një konkurrencë perfekte, hyrja në treg është më e vështirë. 6. Një monopol ekziston kur një firmë me disa konkurrentë potencial përpiqen të zhvillojnë një strategji marketing për të diferencuar produktet e tyre. 7. Është e pamundur të kesh së bashku një standart të lartë jetese dhe një cilësi të larte jete. 8. Katër etapat e ciklit të biznesit janë: lulëzimi, amulia, depresioni dhe inflacioni. 9. Të ardhurat e disponueshme janë të ardhura që përdoren për blerje makinash. 10. Të ardhurat diskrete mbeten pasi paguhen produktet e nevojës së parë. 11. Teknologjia vepron mbi gjitha aspektet e jetes sonë. 12. Firmat gjithmonë adoptojnë dhe përdorin teknologji të reja. 13. Teknologjia mund të ndihmojë tregtarët të jenë më produktivë. 14. Burimi kryesor i vlerave kulturore është familja. 15. Një faktor që ndikon gatishmërinë për të shpenzuar janë kushtet e përgjithshme ekonomike. 16. Kreditimi rrit fuqinë e ardhshme blerëse. 17. Forcat ekonomike përcaktojnë madhësinë e kërkesës për produkte. 18. Një individ mund të ketë një të ardhur të lartë dhe pasuri shumë të vogël. 19. Pasuria është një akumulim i të ardhurave të kaluara, burimeve natyrore dhe financiare. 20. Një oligopol ekziston kur një firmë ofron një produkt, i cili nuk ka zëvendësues duke e bërë këtë firmë burimin e vetëm të furnizmit. Baza Marketingu Seminare Sead Baraku, Msc Pyetje me zgjedhje shumëfishe. Zgjidhni alternative e saktë që I jep përgjigje pyetjes. 1. Cila prej të mëposhtmeve nuk është një karakteristikë e monopolit: a. Ka vetëm një konkurrues në treg b. Hyrja në treg është e vështirë c. Ekzistojnë zëvendësues për produktin d. Njohuria për tregun është perfekte e. Konkurrenca është shumë I kufizuar 2. Diferencimet në çmime quhen diskriminuese dhe janë të ndaluara n.q.s ato: a. Rrisin konkurrencën b. Ulin konkurrencën c. Ekzistojnë për shkak të dallimeve në kostot e shitjes të konsumatorëve të ndryshëm d. Asnjë nga të mësipërmet e. Të gjitha të mësipërmet 3. Në cilën prej mënyrave të mëposhtme teknologjia ndikon aktivitetet marketing: a. Ajo lehtëson ose ul presionin konkurues me të cilin tregtaret kanë të bëjnë b. Ajo mundëson prodhimin e produkteve me cilësi të lartë e çmim të ulët c. I ndihmon shitësit të jenë efiçientë d. I lejon tregtarët të komunikojnë me masë më të madhe njerëzish e. Përcakton tipet e produkteve që tregtarët ofrojnë për shitje 4. Në cilën prej tipeve të konkurrencës hyn prodhuesi Bayer i aspirinës: a. Konkurrencë monopolistike b. Monopoli c. Konkurrencë perfekte d. Oligopoli e. Asnjë nga të mësipërmet 5. Shoqeria dëshiron: Baza Marketingu Seminare Sead Baraku, Msc a. Standart të lartë jetese b. Cilësi të lartë jetese c. Standart e cilësi të lartë jetese d. Programe më të rregullta televizive e. Shfrytëzim total të teknologjisë 6. Të ardhura diskrete mund të përdoren: a. Për të paguar taksat b. Për të blerë ushqime c. Për të blerë makina d. Për të rritur fuqinë blerëse të tanishme, reduktuar fuqinë blerëse të ardhshme e. Asnjë nga të mësipërmet 7. Të ardhurat efektive janë të njëjta me: a. Të ardhurat e disponueshme b. Të ardhurat e konsumatorëve c. Pasurinë d. Fuqinë blerëse e. Të ardhurat diskrete 8. Për të monitoruar me efektivitet ndryshimet në ambjentin marketing tregtarët mund të angazhohen në: a. Përdorimin e konceptit marketing b. Kontrollin dhe analizën ambjentale c. Mbledhjen e informacionit d. Kërkimin marketing e. Menaxhimin ambjental 9. Veprimi i një firme, e cila u përgjigjet forcave të ambjentit marketing dhe mundohet t’I zbusë ato është marketing: a. Reaktiv b. Agresiv c. Proaktiv d. Konkurrues e. Asnjë nga të mësipërmet 10. Cfarë tip konkurrence ekziston kur pak shitës kontrollojnë një pjesë të madhe të ofertës së produktit: a. Monopoli b. Oligopoli Baza Marketingu Seminare Sead Baraku, Msc c. Konkurrenca monopolistike d. Konkurrencë e plotë 11. Përpjekjet e individëve të pavarur, grupeve, organizatave për mbrojtjen e të drejtave konsumatore shpesh njihen si: a. Etike b. Përgjegjësi shoqërore c. Koncept marketing d. Përgjegjësi konsumatore e. Konsumerizëm 12. Përberësi i marketingut miks, që është lehtësisht i kontrollueshëm është: a. Produkti b. Konsumatori c. Promocioni d. Çmimi e. Shpërndarja f. Nuk është i njëjtë në të gjitha situatat 13. Për ti siguruar kënaqësi blerësve, aktivitetet marketing mund të fillojnë me: a. Krijmin e produkteve të cilësisë së lartë b. Përqëndrimin në një grup blerësish për të përcaktuar çfarë I kënaq ata c. Vendosjen e produkteve në duart e konsumatorëve d. Përpjekjet për të ndryshuar produktet e ofruara duke mbajtur çmime të ulta e. Orvajtjen për të kënaqur nevojat ekzistuese të blerësve 14. Në menaxhim strategjik të marketingut, menaxherët marketing fokusohen në aktivitet të ndryshme të menaxhimit strategjik. Cila prej të mëposhtme nuk është një prej këtyre detyrave: a. Analiza e mundësive te tregut b. Përzgjedhja i tregut të synuar c. Menaxhimi i aktiviteteve marketing d. Analiza e mundësive ekonomike e. Zhvillimi i marketing miks Baza Marketingu Seminare Sead Baraku, Msc 15. Një grup personash për të cilët një firmë përpiqet të krijojë një marketing miks, të përshtatshmëm me nevojat e preferencat e këtij grupi njihet si: a. Grup konsumator b. Treg i synuar c. Konsumator i synuar d. Treg e. Treg primar 16. Nëse Emi ka një të ardhur vjetore prej 200.000 lekësh, paguan 60.000 lekë qera, 12.000 lekë shërbime komunale dhe 50.000 llekë taksa vjetore, atëherë e ardhura e saj e disponueshme është: a. 78000 b. 14000 c. 90000 d. 150000 e. 200000 17. Fuqia blerëse e një personi është një funksion i: a. Të ardhurave të disponueshme b. Të ardhurave të kaluara, burimeve natyrore, dhe burimeve financiare c. Rrogave, qerave dhe investimeve d. Të ardhurave, pasurive dhe kredisë e. Të ardhurave diskrete 18. Organizatat që kujdesen për ambjent të pastër nga ndotjet ose produkte me pak yndyrë u janë përgjigjur ndryshimeve: a. Teknologjike b. Të ambjentit ligjor c. Demografike d. Vlerave kulturore e. Forcave politike 19. Kur kompania Coca-Cola merr informacionin e mbledhur përmes kërkimit dhe përpiqet të vlerësojë dhe interpretojë çfarë duhet të ketë parasyesh në përpjekjet e saj marketing për pijet e buta, mund të thuhet se kompania Coca-Cola është angazhuar në ___________ambjentale: a. Kontrollin b. Forcat Baza Marketingu Seminare Sead Baraku, Msc c. Menaxhimin d. Manipulimin e. Analizën 20. Kontrolli ambjental merret me ________ e informacionit rreth ambjentit marketing, ndërsa analiza ambjentale përqëndrohet në _________ e këtij informacioni. a. Vlerësimin; mbledhjen b. Vlerësimin; interpretimin c. Mbledhjen; vlerësimin d. Interpretimin; observimin e. Mbledhjen; observimin