Full Transcript

**Moduli V: Drejtues pedagogjik që mbështeten në të dhënat** Slajdi 1 **Lektor/Trajner: Dr.Alketa Hyso\ Grupi i I, Vlore\ FSHH, UV** **Leksion -- Java 2** **Tema: 2\ **Llojet e instrumenteve të ndryshme për mbledhjen e të dhënave\ sasiore dhe cilësore.\ Studimi dhe analiza e të dhënave - Lloje...

**Moduli V: Drejtues pedagogjik që mbështeten në të dhënat** Slajdi 1 **Lektor/Trajner: Dr.Alketa Hyso\ Grupi i I, Vlore\ FSHH, UV** **Leksion -- Java 2** **Tema: 2\ **Llojet e instrumenteve të ndryshme për mbledhjen e të dhënave\ sasiore dhe cilësore.\ Studimi dhe analiza e të dhënave - Llojet e ndryshme të instrumenteve për mbledhjen e të dhënave sasiore dhe cilësore, si edhe përdorimin e tyre. - Të dhënat e mbledhura përdoren në katër nivele kryesore: a\) në nivel kombëtar b\) në nivel rajonal, c\) në shkolla, d\) në klasa. - Mbledhja e të dhënave mbetet një hap i rëndësishëm në procesin e hulumtimit. - Instrumenti që ne zgjedhim për mbledhjen e të dhënave do të varet nga: - lloji i të dhënave që ne planifikojmë të mbledhim (cilësore apo sasiore) dhe - mënyra se si ne planifikojmë t'i mbledhim ato. - Për aktivitetet e ndryshme që janë planifikuar të zhvillohen përdorim metoda të ndryshme të mësimdhënies dhe të nxënit: - përmes realizimit të diskutimeve në grup si edhe - analizës së të nxënit mbështetur në përvoja. - Ndërkohë do të shfrytëzohen sistemet aktuale të mbledhjes dhe menaxhimit të të dhënave në shkolla, dhe - mundësi të tjera për ti mbledhur ato. - Elementët e mësimdhënies dhe të nxënit do të bashkëlidhen mes tyre duke përfshirë përdorimin e kompjuterëve individualë që bëjnë të mundur ushtrimin e aftësive për të analizuar dhe administruar të dhënat. - Kuptojnë procesin e kryerjes së hulumtimit sasior; - Identifikojnë procesin e kryerjes së hulumtimit sasior -- nga mbledhja e të dhënave te raportimi i gjetjeve falë këtij hulumtimi; - Vlerësojnë procesin e shndërrimit të të dhënave në një produkt i cili rrjedh nga gjetjet e hulumtimit (p.sh., politikat arsimore; përmirësimi i mësimdhënies e të nxënit dhe për matjen e ecurisë (performancës) së punës së mësuesve dhe arritjeve të nxënësve); - Njohin karakteristikat kryesore të llojeve të ndryshme të instrumenteve hulumtuese.. Kërkimi sasior 2. Instrumentat e të dhënave 3. Kategorite e pyetjeve kerkimore 4. Raste studimore 5. Detyra dhe prezantime **1. Hulumtimi sasior 7** - Hulumtimi sasior 8 - Hulumtimi sasior merret me burimet parësore dhe dytësore ku të dhënat paraqiten në formë numerike. - Këtu mund të përfshihen: - rezultatet e sondazheve me pyetje të mbyllura, - statistikat dhe informacioni i regjistrimit ose - të dhënat demografike. - Ekzistojnë dy lloje themelore të dizajnit të kërkimit sasior që përdoren nga psikologët dhe sociologët. - Të parët priren të përdorin dizajne eksperimentale në të cilat studiuesi manipulon në mënyrë aktive aspektet e një mjedisi, qoftë në laborator ose në një situatë në terren, dhe vëzhgon efektet e atij manipulimi mbi subjektet eksperimentale. Duhet të ekzistojë gjithashtu një \"grup kontrolli\" i cili vepron si një pikë krahasimi me grupin e subjekteve që marrin manipulimet eksperimentale. Një grup eksperimental është një grup që merr variablin ose trajtimin që studiuesit po testojnë, ndërsa grupi i kontrollit jo. Këto dy grupe duhet të jenë identike në të gjitha aspektet e tjera. - Në një dizajn sondazh/marredhenie korrelacionale, studiuesi nuk manipulon ndonjë nga variablat me interes, dhe të dhënat që lidhen me të gjitha variablat janë të mbledhura njëkohësisht. - Modeli qe implementohet ka lidhje me tematikën e problemit, dhe kërkimin. - Janë katër lloje kryesore metodash projektimi të kërkimit sasior: - përshkrues, - korrelativ, - shkakor-krahasues/thuajse-eksperimental dhe - kërkim eksperimental. - Hulumtimi përshkrues synon të përshkruajë saktë dhe sistematikisht një popullatë, situatë ose fenomen. - Mund t\'u përgjigjet pyetjeve çfarë, ku, kur dhe si, por jo pyetjeve pse. - P.sh, Një përshkrim i dhuratave të Krishtlindjeve që fëmijët morën atë vit. - Analiza e të dhënave do të sugjerojë një përfundim, i cili mund të bëhet hipoteza për të hetuar më tej - Një dizajn kërkimor korrelativ heton marrëdhëniet midis variablave pa kontrolluar ose manipuluar ndonjë prej tyre nga studiuesi. - Një korrelacion pasqyron forcën dhe/ose drejtimin e marrëdhënies ndërmjet dy (ose më shumë) variablave. - P.sh Marrëdhënia midis dhuratave të Krishtlindjeve të një fëmije dhe nivelit të perceptuar të lumturisë. - Metoda e kërkimit shkasor (kauzal)-krahasues përdoret për të identifikuar një marrëdhënie shkak-pasojë midis dy variablave, ku një variabël është i varur dhe tjetri është i pavarur. - Shkakësia do të thotë se një gjë shkakton një tjetër - me fjalë të tjera, veprimi A shkakton rezultatin B. Nga ana tjetër, korrelacioni është thjesht një marrëdhënie ku veprimi A lidhet me veprimin B - por një ngjarje nuk shkakton domosdoshmërisht që të ndodhë ngjarja tjetër. - Hulumtimi eksperimental trajton marrëdhëniet midis dy ose më shumë variablave. Variablat e pavarur dhe të varur testohen eksperimentalisht për të nxjerrë një korrelacion midis tyre, për sa i përket natyrës dhe fuqisë së kesaj lidhjeje. Një vlerësim i tillë ndihmon në nxjerrjen e një marrëdhënieje shkak-pasojë. - Variablat e pavarur manipulohen për të zbuluar ndikimin e tyre në variablat e varur. Ndryshime të tilla regjistrohen gjatë një periudhe të caktuar kohore për të siguruar që konkluzionet e nxjerra në lidhje me marrëdhënien të jenë mjaft thelbësore dhe të besueshme. - Hulumtimi eksperimental merret me të dhënat sasiore dhe analizën e tyre statistikore. - Në një eksperiment të vërtetë, pjesëmarrësit caktohen rastësisht si në grupin e trajtimit edhe në grupin e kontrollit, ndërsa ata nuk caktohen rastësisht në një kuazi-eksperiment. - Një shembull i një kuazi-eksperimenti është studimi i një klase specifike të studentëve për të përcaktuar rezultate specifike të të nxënit. Pjesëmarrësit janë të paracaktuar sepse kanë qenë studentë në atë klasë përpara studimit. Ai ndryshon nga kërkimi eksperimental sepse ose nuk ka grup kontrolli, nuk ka përzgjedhje të rastësishme. - Per me teper lexoni skedarin: Java2\_Shtojce\_Hulumtimi\_Sasior.doc **2. Instrumentat për mbledhjen e të dhënave 17** - Intervistat ballë për ballë ose telefonike - Fokus grupet - Sondazhet (Anketat) - Vezhgimet (vrojtimet) - Polls (Rekorde mbi opinionin ose voten) - Analizë dokumenti **Intervistat 19** - Një intervistë është ndërvepruese sepse ka një shkëmbim rolesh, përgjegjësish, ndjenjash, besimesh, motivesh dhe informacioni. Rolet midis intervistuesit dhe të intervistuarit mund të ndryshojnë nga momenti në moment. - Përpara se të filloni një intervistë, jini të vetëdijshëm për ndjenjat tuaja dhe ato të palës tjetër (krenaria, frika, zemërimi, simpatia), motivet (siguria, përkatësia, liria, ambicia), besimet (sociale, politike, historike, ekonomike, fetare) dhe informacionin (fakte, të dhëna , opinionet). - Të gjitha intervistat kanë një lloj strukture: - Në intervistat më efektive, intervistuesi planifikon hapjen, zgjedh temat, përgatit pyetje, mbledh informacion dhe përcakton se si ta mbyllë intervistën. - Pyetjet - Bërja dhe përgjigjja e pyetjeve janë të rëndësishme në të gjitha intervistat. Pyetjet janë mjetet që përdorin palët në intervistë për të marrë informacion, për të kontrolluar saktësinë e mesazheve të dërguara dhe të marra, për të verifikuar përshtypjet dhe supozimet dhe për të provokuar ndjenja ose mendime. - Intervista nje me nje/ balle per balle - Intervista e Fokus Grupit - Ai përbëhet nga një grup i vogël njerëzish (zakonisht 6 ose 12) si palë e intervistuar dhe një intervistues shumë i aftë, i cili bën një grup të vogël pyetjesh të zgjedhura me kujdes, të cilat fokusohen në një temë specifike. - Theksi në intervistat e fokus grupeve është në opinionet, njohuritë dhe përgjigjet e mbledhura nga dëgjimi dhe regjistrimi i kujdesshëm që mund të gjenerojnë hipoteza kërkimore, të stimulojnë ide dhe kreativitet, të analizojnë problemet e mundshme dhe të gjenerojnë përshtypje, shërbime, reklama, etj - Interviste me videokonference - Interviste me telefon - Intervista virtuale - Interviste me email - Përgatitja konsiston në përcaktimin e qëllimit tuaj, hulumtimin e temës dhe strukturimin e intervistës. - Qellimi - Çfarë lloj informacioni dëshironi: fakte, opinione, ndjenja, dëshmi eksperti, rrëfime të dëshmitarëve okularë? Një qëllim i qartë është thelbësor në përcaktimin e kohëzgjatjes së një interviste, zgjedhjen e një të intervistuari dhe vendosjen kur dhe ku të zhvillohet intervista. - Hulumtimi i temës - Kërkimi ju mundëson të përcaktoni informacionin e disponueshëm nga burime të tjera, të zbuloni fusha të temës që mbeten me interes të veçantë, të bëni pyetje të thella dhe të shmangni supozimet e rreme rreth ngjarjeve. Eshtë e rëndësishme gjatë intervistës që pyetjet tuaja të zbulojnë se i keni bërë detyrat e shtëpisë për të krijuar besueshmëri me të intervistuarin. - Strukturimi i intervistës - Planifikoni një strukture, por qëndroni fleksibël. Mësuesve iu drejtuan pyetjet e mëposhtme: - Çfarë kursesh jepni? - Cili është roli i një mësuesi të mire matematike? - Si do të sillej apo ndërvepronte ai mësues me nxënësit e nje klase? - Kur nxënësit tuaj nuk e mësojnë matematikën siç pritej, cilat janë zakonisht arsyet? - Si mësues, si i trajtoni këto arsye? - A keni pasur zhvillim/trajnim profesional për t\'ju ndihmuar të përshtatni mesimdhenien ne matematikë me kerkesat e kohes? - NËSE PO: Si ndiheni për sasinë e Zhvillimit/Trajnimit Profesional që keni marrë? - NËSE JO: Çfarë lloj zhvillimi profesional mendoni se do t\'ju ndihmonte të përshtatni mesimdhenien sipas kërkesave të kohës - A është përgjegjësia juaj të bëni përshtatje mes kurrikulës të matematikës dhe shkollave? - NËSE PO: Si i bëni ato përshtatje? - NËSE JO: E kujt është përgjegjësia dhe si u përshtatet kurrikula studentëve? - Fokus grup është një metodë për mbledhjen e të dhënave cilësore - Fokus grup mbështetet në opinionet, mendimet, idetë e respondentëve rreth një teme të caktuar kërkimore - Fokus grup është i ngjashëm në formë me një intervistë - Fokus grup zhvillohet si një intervistë në grup me 5- 13 respondentë - Fokus grup nuk është një shumë arithmetike e intervistimit të një grupi respondentësh - Fokus grup dhe intervistë në grup janë dy gjëra të ndryshme - Fokus grup përdoret për të mbledhur të dhëna të sintetizuara që dalin nga diskutimi i respondentëve me ndihmën e moderatorit - Respondentët e fokus grupit duhet të kenë lidhje me temën kërkimore - Fokus grup zgjat rreth 1- 2 orë - Studjuesi ose një individ i trajnuar luan rolin e moderatorit dhe një individ tjetër luan rolin e regjistruesit ose shënimmbajtësit - Fokus grup ngjason me intervistat gjysmë të strukturuara - Të dhënat e përftuara në fokus grup janë relativisht të pastrukturuara dhe bazohen në fjalët ose konceptet e respondentëve - Përgjigjet e respondentëve varen nga eksperiencat personale të respondentëve, si edhe nga ndërveprimi, reflektimi me anëtarët e tjerë të grupit - Studjuesi është lehtësues, jo intervistues - Studjuesi synon t'i përfshijë respondentët në diskutime, jo thjesht t'ju përgjigjen pyetjeve - Ky studim po heton arritjet e matematikës dhe aftësitë njohëse në klasat e mesme dhe 9 vjecare ne Shkollën Math Follow-Up Study, që u hap Financuar nga Fondacioni Heising-Simons (\#2013-26) dhe Instituti i Shkencave të Edukimit të Departamentit të Arsimit (\#R305A140126) SHBA. - Studimi përfshin një grup studentësh që morën pjesë në një studim të mëhershëm afatgjatë mbi aftësitë në matematikë. Studentët filluan follow-up study në vitin shkollor 2013-14 kur shumica ishte në klasën e 5-të, dhe ata u gjurmuan për katër vjet deri në klasën e 8-të në 2016, dhe në klasën e 11 në 2019. - Studentët me të ardhura të ulëta dhe minoritarë që ndjekin shkollat urbane shpesh hasin pengesa në rrugën drejt arsimit të lartë. Shtetet dhe distriktet shkollore kanë punuar për të reduktuar barrierat, duke përfshirë iniciativën e Tennessee-t për t\'u ofruar kolegj teknik pa taksë të gjithë maturantëve. - Distrikti për këtë studim zbatoi një kurrikulë të integruar të matematikës që synon të promovojë njohuri më të mira dhe sukses në matematikë. - Ky projekt është krijuar për të identifikuar trajektoret e rritjes dhe për të parashikuar pak a shumë treguesit për sukses nën këto iniciativa. - Në studim morën pjesë mbi 500 nxënës me të ardhura të ulëta, kryesisht minoritarë, që ekipi hulumtues i ka ndjekur nga parashkollori deri në klasën e 8-të, e pastaj deri në të 11. - Ky projekt do të përdorë një dizajn kërkimor afatgjatë dhe do të lidhë të dhëna nga projektet e mëparshme për të gjurmuar rritjen e njohurive të matematikës nga parashkollori deri në klasën e 12-të dhe për të arsyetuar mbi aftësitë e përftuara për ndjekje të degëve universitare STEM. - Projekti mund të identifikojë faktorët që mund të ndryshohen për të zgjeruar pjesëmarrjen në të ardhmen në fushat STEM.​ - Ekzaminoni rritjen e nxënësve në arritjet e matematikës përgjatë shkollës së mesme, dhe krahasoni ato me modelet e mëparshme. - Identifikoni faktorët tregues të arritjeve në matematikë. - Përshkruani besimet e nxënësve me të ardhura të ulëta dhe të minoriteteve për karrierën në STEM në shkollën e mesme, duke përfshirë mënyrën se si besimet e tyre kanë ndryshuar që nga shkolla 9 vjecare. Instrumenti i mbledhjes se te dhenave -- Fokus grup Afati kohor i fokus grupeve: - U zhvilluanf okus grupe për këtë projekt në dy pika kohore: - Gjatë vjeshtës së vitit 2016 (kur shumica e nxënësve ishin në klasën e 8-të). - Gjatë vjeshtës 2019 (kur shumica e nxënësve ishin në klasën e 11-të). - Informacioni për secilën prej këtyre pikave kohore të grupeve të fokusit është paraqitur në skedarin Rast\_Studimor \_Fokus \_Grup. **Vrojtimi 33** - Vrojtimi përbën ndoshta mënyrën më bazike të mbledhjes së të dhënave ku studjuesi regjistron atë që vrojton - Vrojtimi është akti i regjistrimit të të dhënave të një dukurie në momentin në të cilën ndodh (live) - Disa autorë e rendisin vrojtimin si një metodë cilësore - Disa të tjerë argumentojnë se numërimi - një nga llojet e vrojtimit është metodë sasiore - Vrojtimi nënkupton një proces kompleks, i cili paraprihet nga pyetjet kërkimore specifike - Vrojtim direkt -- Vrojtimi behet ne mjedisin ku ngjarja ndodh (Vrojtim indirekt : Vrojtohen rezultatet e nje veprimi) - Vrojtim i hapur- vrojtimi në të cilin respondentët janë në dijeni se po vrojtohen (vrojtimi ne fokus grup) - Vrojtim i mbyllur/i fshehtë- vrojtimi në të cilin respondentët nuk janë në dijeni se po vrojtohen (kamerat e fshehta)- çështje etike?! - Vrojtim i thjeshtë- vrojtimi në të cilin studjuesi vrojton dukurinë nga jashtë dhe nuk ndërvepron me respondentët - Vrojtim me pjesëmarrje- vrojtimi në të cilin studjuesi ndërvepron me respondentët në rrethana natyrale - Vrojtim me pjesëmarrje ka për qëllim të mbledhë të dhëna intime të respondentëve (tradita kulturore, praktika të veçanta) - Vrojtim me pjesëmarrje përdoret në kërkimet etnografike cilësore (studiuesit perdorin vrojtimin per te kuptuar se si njerezit nderveprojne ne mjedisin e tyre natyral) - Vrojtim me pjesëmarrje përdoret: - Për të kufizuar interpretimin e studjuesit për dukuri të caktuara (imponimi i studjuesit) - Për të studjuar fusha specifike që nuk mund të studjohen në kushte normale - Për të kuptuar pse kryhen praktika të caktuara/tradita kulturore specifike - Pjesëmarrës i plotë- studjuesi tenton të bëhet anëtar i grupit të respondentëve - Vrojtimi eshte i mbyllur (i fshehtë) - Respondentët nuk dinë qëllimin e vrojtimit (vrojtuesi si spiun) - Pjesëmarrës si vrojtues- studjuesi zbulon përpara respondentëve rolin e tij. Pra eshte pjesemarres i plote - Vrojtues si pjesëmarrës- procesi i vrojtimit është më formal dhë më i strukturuar (pjesemarresit kane dijeni per qellimin e tij si vrojtues, nderveprimi me te me formal) - Vrojtues i plotë- studjuesi është objektiv, neutral, i shkëputur nga respondentët ![](media/image3.png) ![](media/image5.png) **Anketat dhe pyetësorët 38** - Një sondazh është një metodë kërkimore e thjeshtë për t\'u krijuar dhe e lehtë për t\'u shpërndarë, e cila ndihmon në mbledhjen e shpejtë të informacionit nga grupe të mëdha pjesëmarrësish. - Tradicionalisht, sondazhet e bazuara në letër tani mund të bëhen në internet, kështu që kostot mund të qëndrojnë mjaft të ulëta. Pyetjet sasiore priren të jenë pyetje të mbyllura që kërkojnë një rezultat numerik, bazuar në një sërë opsionesh, ose një përgjigje po/jo që mund të llogaritet shpejt. - Për të kryer një sondazh efektiv, ndiqni këto gjashtë hapa: - Përcaktoni se kush do të marrë pjesë në sondazh. - Vendosni llojin e sondazhit (me postë, në internet ose personalisht) - Hartoni pyetjet dhe paraqitjen e anketës. - Shpërndani pyetësorin. - Analizoni përgjigjet. - Shkruani rezultatet. - ndryshimi primar midis anketave dhe pyetësorëve është se pyetësorët janë instrumente për mbledhjen e të dhënave, ndërsa anketat janë metoda për mbledhjen dhe analizën e të dhënave. Pra, një anketë gjithmonë përmban një pyetësor, por përfshin gjithashtu përcaktimin e popullatës për të cilën jeni të interesuar, zgjedhjen e një metode të përshtatshme kampionimi, administrimin e pyetësorëve, pastrimin dhe analizën e të dhënave dhe interpretimin. - Një pyetësor është një listë pyetjesh që përdoren për të mbledhur të dhëna nga të anketuarit në lidhje me qëndrimet, përvojat ose opinionet e tyre. - Pyetësorët mund të përdoren për të mbledhur informacion sasior dhe/ose cilësor. - Hartimi i një pyetësori nënkupton krijimin e pyetjeve të vlefshme dhe të besueshme që adresojnë objektivat tuaja kërkimore, vendosjen e tyre në renditjen e duhur dhe zgjedhjen e një metode të përshtatshme për administrim. - Të zhvillojë një kuptim të mirë të fushës dhe temës në të cilën ai po krijon pyetësorin. Zhvilloni një ndërgjegjësim të plotë për qëllimet e studimit dhe natyrën e të dhënave të kërkuara. - Në këtë hap, studiuesi duhet të vendosë qëllimin e pyetësorit të tij. Për ta bërë këtë, studiuesi duhet të njihet me temën, të bëjë një rishikim të literaturës, të formulojë një hipotezë dhe më pas të përcaktojë informacionin e kërkuar për të testuar hipotezën. - Përcaktoni audiencën e synuar - Në këtë hap, studiuesi duhet të identifikojë audiencën e tij të synuar. - Identifikoni të dhënat e kërkuara - Në këtë hap, studiuesi duhet të përgatisë një listë të informacionit/të dhënave të kërkuara. - Vendosni përmbajtjen dhe formatin e pyetjes - Në këtë hap, studiuesi duhet të zhvillojë pyetjet e kërkuara së bashku me formulimin e tyre dhe formatet e përgjigjeve. - Zgjidhni llojin e pyetjeve - Në këtë hap, studiuesi duhet të zgjedhë llojin e pyetjeve që do të përdoren në kërkim. Në studimet eksplorative përdoren kryesisht pyetje të hapura, ndërsa në kërkime sasiore përdoren pyetje të mbyllura. - Bëni një plan të analizës statistikore - Në këtë hap, studiuesi duhet të vendosë se cilat teste statistikore do të përfshihen në hulumtim. - Dizajnoni sekuencën dhe paraqitjen dhe pyetjen - Në këtë hap, studiuesi harton sekuencën e pyetjeve dhe paraqitjen e pyetësorit. - Test dhe rishikim pilot - Në këtë hap, studiuesi kryen një test pilot dhe bën rishikime në pyetësorë sipas nevojës. - Finalizoni dhe zbatoni - Në këtë hap, studiuesi duhet të finalizojë pyetësorin. [Instrument për situatat e rastit: Pyetësori ] - Planifikoni një pyetësor. (Zhvilloni një ndërgjegjësim të plotë për qëllimet e studimit dhe natyrën e të dhënave të kërkuara. - Zgjidhni tematikën. (Vendosni qëllimin e pyetësorit). - Zgjidhni grupin target - Formuloni pohimet (permbajtja, formati, lloji i pyetjeve, mbani parasysh testet që do të përfshini në hulumtim) - Bëni një pilotim si do funksiononin pohimet - Bëni përmirësimet e pohimeve dhe strukturës në përgjithësi - Zhvilloni pyetësorin - Mblidhni të dhënat - Përpunoni të dhënat - Hartoni raportin me përfundimet përkatëse **Instrumente të plotësuara nga respondentët 44** **Shembull: Pyetësor i strukturuar:** **Nr.** **Pohime/pyetje** **Gjithmonë** **Shpesh** **Ndonjëherë** **Asnjëherë** --------- --------------------------------------------------------------------------- --------------- ------------ ---------------- --------------- 4 3 2 1 **1** Mësuesi bën vlerësimin e nxënësve bazuar në performancën e tyre akademike         **2** Mësuesi harton testin bazuar në programin e lëndës         **3** Mësuesi shpall online rezultatet e vlerësimit të nxënësve         **Instrumente të plotësuara nga studjuesi 45** *Intervistë vs Pyetësor gjysmë i strukturuar* +-----------+-----------+-----------+-----------+-----------+-----------+ | **Nr.** | **Pohime/ | **Gjithmo | **Shpesh* | **Ndonjëh | **Asnjëhe | | | pyetje** | në** | * | erë** | rë** | +===========+===========+===========+===========+===========+===========+ | | | 4 | 3 | 2 | 1 | +-----------+-----------+-----------+-----------+-----------+-----------+ | **1** | Mësuesi |   |   |   |   | | | bën | | | | | | | vlerësimi | | | | | | | n | | | | | | | e | | | | | | | nxënësve | | | | | | | bazuar në | | | | | | | performan | | | | | | | cën | | | | | | | e tyre | | | | | | | akademike | | | | | | | | | | | | | | Ju lutem | | | | | | | argumento | | | | | | | ni | | | | | | | përgjigje | | | | | | | n | | | | | | | tuaj | | | | | +-----------+-----------+-----------+-----------+-----------+-----------+ | **2** | Mësuesi |   |   |   |   | | | harton | | | | | | | testin | | | | | | | bazuar në | | | | | | | programin | | | | | | | e lëndës | | | | | | | | | | | | | | Ju lutem | | | | | | | argumento | | | | | | | ni | | | | | | | përgjigje | | | | | | | n | | | | | | | tuaj | | | | | +-----------+-----------+-----------+-----------+-----------+-----------+ - Një pyetësor që pershkruan - NDJENJAT E STUDENTIT RRETH MATEMATIKES - Shih skedarin Pyetesor\_Student\_Feelings\_About\_Maths.pdf **Analiza e dokumenteve 47** - Analiza e dokumenteve është një metodë e mbledhjes së të dhënave e cila përfshin analizën e përmbajtjes nga dokumentet e shkruara në mënyrë që të bëhen arsyetime logjike bazuar në parametrat e studimit. - Metoda përdoret kryesisht në kërkimin cilësor si metodë e analizës cilësore - Procesi përfshin vlerësimin e dokumenteve elektronike dhe fizike për t\'i interpretuar dhe kuptuar ato, për të avancuar me tej bazuar në informacionin që ata ofrojnë. - **Të dhënat publike**: Të dhënat publike janë të dhëna zyrtare të aktiviteteve të një organizate, zakonisht një agjenci qeveritare ose institucion arsimor, në të cilat çdokush mund të ketë akses. Shembujt përfshijnë manualet, informacionin e regjistrimit, të dhënat e lindjes dhe vdekjes dhe të dhënat gjyqësore. - **Dokumentet personale:** Dokumentet personale i referohen rrëfimeve të përvojave të një individi. Shembujt përfshijnë ditarët, revistat, emailet, bloget dhe postimet e mediave sociale. - **Dëshmi fizike:** Provat fizike përfshijnë objektet e gjetura brenda mjedisit të kërkimit. Shembujt përfshijnë fletushka, postera dhe materiale trajnimi. Studiuesit përdorin materiale dokumentare sepse informacioni që ai përmban mund të shërbejë për shumë qëllime, duke përfshirë: - Sigurimi i kontekstit të kërkimit. - Paraqitja e pyetjeve që mund të përfshijnë studiuesit në hulumtimin e tyre. - Situata sugjeruese që studiuesit duhet të vëzhgojnë. - Sigurimi i njohurive shtesë që studiuesit mund t\'i konsiderojnë të vlefshme. - Duke shërbyer si një mjet për të konfirmuar provat e gjetura në kërkime të tjera. - Studiuesit shpesh përdorin të dhënat e zbuluara gjatë analizës së dokumenteve në një proces të quajtur ***triangulation***, *i cili ndodh kur studiuesit krahasojnë dy ose më shumë burime të dhënash në të njëjtën kategori për të përcaktuar ngjashmëritë dhe dallimet e tyre.* Ky proces ka një rol të rëndësishëm në krijimin e besueshmërisë. - Rendisni burimet tuaja - Vendosni se si të organizoni informacionin - Organizimi i informacionit nga analiza e dokumentit tuaj përfshin përcaktimin e dy elementeve: interpretim (fjalët, frazat ose imazhet) dhe kategori (gjinia ose feja, ose të korruptuar, besnikë). Pasi të përcaktoni elementët e informacionit tuaj, mund të përdorni një sistem kodimi për ta organizuar atë sipas temës, gjë që e bën më të lehtë analizimin e rezultateve tuaja. - Bëni kopje për shënimet - Sigurohuni për autenticitetin - Kontrolloni për paragjykime. - Beni pyetje rreth dokumentit - Vlerësoni dokumentin (Ju mund të identifikoni modele në të dhënat, të nxirrni informacione të dobishme lidhur me pyetjen rreth së cilës keni përqendruar kërkimin tuaj) - Pyetjet kërkimore parashtrojnë një çështje e cila shërben si *[fokusi]* i hulumtimit të kërkuesit - Pyetjet e zakonshme bëhen pa u thelluar shumë në përmbajtjen e tyre - Formulimi i pyetjeve kërkimore kërkon: - qartësim - strukturim - që të përftohet informacioni adekuat dhe specifik i kërkuar pas investigimit të një dukurie në studim - Pyetjet kërkimore parashtrojnë një çështje e cila shërben si *[fokusi]* i hulumtimit të kërkuesit - Pyetjet e zakonshme bëhen pa u thelluar shumë në përmbajtjen e tyre - Formulimi i pyetjeve kërkimore kërkon: - qartësim - strukturim - që të përftohet informacioni adekuat dhe specifik i kërkuar pas investigimit të një dukurie në studim - Pyetjet kërkimore diktojnë llojin dhe paradigmën e kërkimit: - Sasior - Cilësor - Miks - Pyetjet kërkimore udhëheqin hulumtimin - E anasjellta nuk vërtetohet: - ***metodologjia nuk përcakton pyetjet kërkimore*** - Pyetjet kërkimore shërbejnë si bazë e formulimit të qëllimit dhe objektivave të kërkimit - Pyetjet kërkimore udhëheqin të gjithë procesin kërkimor: - mbledhja e të dhënave - përpunimi dhe analiza e tyre - interpretimi dhe hartimi i përfundimeve **Kategoritë e pyetjeve kërkimore** - Pyetje kërkimore [eksploruese] - *Eksplorojnë:* - *proceset* - *dukuritë* - *që përzgjidhen për t'u studjuar, kur niveli i të kuptuarit të tyre është i kufizuar në audiencat që u drejtohet.* - *Hulumtimi eksplorues zakonisht kryhet kur një studiues sapo ka filluar një hetim dhe dëshiron të kuptojë temën në përgjithësi.* **Kategoritë e pyetjeve kërkimore** - Pyetje kërkimore [përshkruese ] - *Fokusohen në kuantifikimin e një çështjeje apo dukurie që është marrë në studim:* - *Sa janë përmasat e dukurisë?* - *Ku është e përhapur dukuria?* - *Cilat janë proporcionet e prekura të popullatës?* **Kategoritë e pyetjeve kërkimore** - Pyetje kërkimore [shpjeguese ] - Kuptohen si pyetjet që përmbajnë pjesëzën "Pse" - Investigojnë shkaqet dhe pasojat: - Pse ka ndodhur një dukuri e caktuar? - Si ka ndodhur një dukuri në studim? - Cilat janë proceset me të cilat lidhet një dukuri e caktuar? **Kategoritë e pyetjeve kërkimore** - Pyetje kërkimore [vlerësuese ] - Fokusohen në vlerësimin e praktikave apo dukurive të caktuara - Parashikojnë hartimin e rekomandimeve se si mund të përmirësohen praktika të caktuara: - Çfarë funksionon më mirë? - Sa e mirë është një praktikë e caktuar? - Sa efektive është dukuria në studim? **[Pyetje për diskutim: ]** - Cilat janë mekanizmat që përdoren në shkolla për të monitoruar proceset e ndryshme mësimore/të nxënit? - Çfarë lloji të dhënash mblidhen dhe si përpunohen e përdoren ato? - Jepni mendime individuale ose në grup: - A është ky informacion i duhur, i mjaftueshëm dhe i njëtrajtshëm ? - Si mund të përmirësohen këto sisteme (për t'i shërbyer qëllimit/misionit dhe vizionit)? - Çfarë të dhënash të tjera mund të përfshihen, dhe me çfarë lloj masash? **Pyetje për diskutim:** - Diskutim mbi pikat e forta dhe të dobëta të sistemit/procedurave aktuale të monitorimit, dhe mbi cilësinë e sasinë e të dhënave të përshtatshme - Përzgjidhet një nga idetë e paraqitura për të sjellë argumente lidhur me detyrat individuale ose në grup: - Supozohet se të dhënat nuk janë të besueshme dhe të përshtatshme për kushtet tona. - Supozohet se nuk janë adresuar pyetjet e përshtatshme dhe kjo vërehet pas analizës së të dhënave. - Supozohet se analiza e të dhënave nuk sjell dobi për shkollën, atëherë mund të thuhet se analiza nuk është mbështetur sa duhet në fakte - Vendosni për një nga instrumentet lidhur me mbledhjen e të dhënave për t'u njohur me të dhënat e mbështetura në evidenca, referuar vlerësimit të situatës së shkollës sipas këtyre fushave, me qëllim: - − identifikimin dhe hulumtimin e rrethanave socio-kulturore në të cilin funksionojnë shkollat, - − njohjen me qasjet e drejtimit të shkollës për të rritur përfshirjen e prindërve dhe të komunitetit për të mbështetur institucionin dhe qëllimet e tij, - Diskutime në grupe të mëdha për të dhënë përshtypjet (feedback) për secilin prej instrumenteve të paraqitura - [Detyrat ose Prezantimet ] Detyrat ose Prezantimet 62 - Shqyrtim i dokumentit "Standardet profesionale për formimin e drejtuesve të institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar" (2019) për të identifikuar realizimin e vlerësimit që ka vendosur standarde, kritere dhe tregues të qartë për drejtorët e shkollave lidhur me përshkrimin e rolit të tyre drejtues përsa i përket mbështetjes në të dhëna për mësimdhënien dhe të nxënit.

Use Quizgecko on...
Browser
Browser