Hyrje në Anatomi dhe Fiziologji PDF
Document Details
Uploaded by Deleted User
2023
Dr.Erina Ajazaj
Tags
Related
- Anatomy, Physiology, and Disease Foundations for the Health Professions 3rd Edition Test Bank PDF
- Test Bank for Human Anatomy and Physiology 11th Edition - Marieb - PDF
- Introduction to Human Body PDF
- Seeley's Anatomy & Physiology 10th Edition - Part 2 PDF
- Reviewer Anatomy And Physiology PDF
- Unit 1 2024-2025 Introduction to Anatomy and Physiology PDF
Summary
Ky dokument është një hyrje në lëndën e anatomisë dhe fiziologjisë së njeriut. Ai përfshin definicionet, degët dhe rëndësinë e anatomisë dhe fiziologjisë, si dhe disa koncepte bazë, të tilla si anatomia sistematike dhe topografike.
Full Transcript
Hyrje ne lenden e studimit te anatomise dhe fiziologjise se njeriut Dr.Erina Ajazaj Prizren,2023 Disa definicione te rendesishme: -Anatomi- eshte discipline e biologjise e cila studion formen dhe ndertimin e trupit te njeriut. Fjala anatomi rrj...
Hyrje ne lenden e studimit te anatomise dhe fiziologjise se njeriut Dr.Erina Ajazaj Prizren,2023 Disa definicione te rendesishme: -Anatomi- eshte discipline e biologjise e cila studion formen dhe ndertimin e trupit te njeriut. Fjala anatomi rrjedh nga gjuha greke “anatome” -analize e trupit te njeriut me ane te prerjes. -Anatomia sistematike- dege e anatomise e cila studion ndertimin e organeve dhe sistemeve te organeve. -Anatomia topografike - dege e anatomise e cila studion poziten e organeve si dhe raportin qe kane ato me njera-tjetren. -Anatomia kirurgjike-praktike - dege e anatomise e cila studion rendesine e njohjes se pozites se organeve dhe raportit te organeve me njera-tjetren,sepse ajo ndikon ne suksesin e kirurgut gjate nderhyrjeve. Anatomia sistematike Anatomia topografike Fiziologjia - eshte dege e biologjise e cila studion funksionet e indeve,organeve dhe qelizave te organizmave te gjalle. Ajo pershkruan edhe raportin mes ambientit te jashtem dhe organizmave te gjalle. Disa nga deget e fiziologjise jane: fiziologjia e ushtrimeve fizike,fiziologjia e te ushqyerit dhe fiziologjia e rritjes. Dega me e rendesishme e fiziologjise eshte : fiziologjia patologjike e cila dallon nga fiziologjia ( e cila pershkruan funksionet normale fiziologjike te trupit) sepse pershkruan patologjite apo funksionet jonormale te organeve. Lidhshmeria e fiziologjise me deget e tjera : fiziken dhe kimine. Fiziologjia eshte e lidhur ngushte me te gjitha deget e mjekesise sepse kur ne kemi njohuri paraprake per funksionin normal te nje organi,e kemi me te lehte ta percaktojme diagnozen,sherimin dhe profilaksen(parandalimin) e semundjes. p.sh njohja e traktit tretes ka bere te mundur njohjen e semundjeve te traktit tretes (digjestiv),zbulimi i insulines ka bere te mundur mjekimin e semundjes se diabetit,studimi i grupeve te gjakut ka bere te mundur transfuzionin e gjakut. Si ndihme per grumbullim te informacioneve te organeve,fiziologjia shfrytezon metodat fizike,kimike si dhe aparaturat e ndryshme,e ndonjehere edhe biopsine e organeve ,apo edhe largimin komplet te organeve. Me ane te deges se fiziologjise dhe metodave ndihmese te avancuara eshte reduktuar mortaliteti dhe morbiditeti. alveolus angulus